Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 137
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Postime
    323

    Qeveria e Kosoves dhe korrupsioni

    Te nderuar pjesmarres e hapi kete teme duke ju be thirrje qe ketu te shkruajme gjithe ate qe dijme e perflitet dhe mundesishte sa ma shume fakte per korrupsionin dhe krimin qe ne ēfardo menyre ka te beje me Qeverin dhe Institusionet tjera te Kosoves.
    Hapjen e kesaj teme me shtyri nje artikull qe do ta sjelle me poshte ku flitet me tone te buta per korrupsionin ngase nga frika sepse fatkeqesishte sot ajo qe quhet Qeveri e Kosoves nuk eshte gje tjeter vetem sherbimi (sekret) kriminal i PDK me perjashtime.


    artikulli;

    KDI: Institucionet, neglizhente ndaj korrupsionit



    Instituti Demokratik i Kosovės (KDI), pėrkatėsisht Qendra pėr Avokim dhe Kėshilla Ligjore (QAKL), qė funksionon nė kuadėr tė kėtij instituti nė partneritet me Transparency International, ka reaguar ndaj neglizhencės sė institucioneve pėr ta plotėsuar infrastrukturėn ligjore qė lufton korrupsionin.
    Kjo qendėr - nė njė konferencė pėr media tė mbajtur tė enjten - ka vlerėsuar se deri mė tani, lufta kundėr korrupsionit ka qenė mė shumė deklarative.

    Merita Mustafa, menaxhere e programit “Transparenca dhe Antikorrupsioni”, ka thėnė se njė shqetėsim mjaft serioz ėshtė mungesa e vullnetit pėr ta ndėrtuar infrastrukturėn e duhur ligjore qė lufton korrupsionin, ku mungojnė ligjet bazike qė ndihmojnė luftimin e korrupsionit.

    “Deri mė tani, mungon Ligji pėr Financimin e Partive Politike, Ligji pėr Konfiskimin e Pasurisė, Strategjia anti-korrupsion ėshtė miratuar nga Qeveria pa u marrė parasysh rekomandimet e Kėshillit Evropian dhe tė shoqėrisė civile. Qeveria ka miratuar Ligjin pėr Deklarimin e Pasurisė sė Zyrtarėve tė Lartė, por nė ligj mungon elementi thelbėsor i transparencės - mos-bėrja publike e pasurisė sė zyrtarėve”, ka thėnė Mustafa.

    Vėrejtjet e ekspertėve tė Kėshillit tė Evropės – sipas saj – kanė treguar se strategjia nuk ka pėrshkruar aktivitete specifike dhe se nuk ka pasur lidhje tė qartė nė mes tė strategjisė anti-korrupsion dhe planit tė veprimit.

    Kjo qendėr ka kėrkuar nga Qeveria e Kosovės, qė tė intensifikojė pėrpjekjet nė bėrjen e ligjeve themelore qė luftojnė korrupsionin – dhe ka rekomanduar ndėrmarrjen e masave konkrete nga institucionet pėrgjegjėse: Nxjerrjen sa mė tė shpejt e Ligjit pėr Financimin e Partive Politike; pėrfshirjen e rekomandimeve tė Kėshillit tė Evropės dhe instancave tjera ndėrkombėtare nė Ligjin pėr Financimin e Partive Politike; nė strategjinė anti-korrupsion, tė vendosen objektivat dhe prioritetet e qarta pėr politikat kundėr-korrupsion; paraprakisht tė bėhet vlerėsimi i situatės - studim i mirėfilltė; Tė bėhen publike pasuritė e personave publik. /Telegrafi/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po ka mjaft tema balit per Qeverin e Republikes se Kosoves
    por nejse bani qef vetes edhe ti si disa me par
    se realiteti eshte krejt ndrysh nga kjo prralla e jote



    qe nji nder ato tema te ngjashme dhe qe e ka hap ai jarani sa per ti ba qejfin veti si ti.
    tema:
    Qeveria Thaēi e korruptuar, sikur qeveritė e mėhershme (Temė me disa faqe 1 2 3 ... Faqja e Fundit)
    Sabriu
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=107715

    ----------------------------------

    pastaj temat:
    Qeveria e Republikės sė Kosovės me plan anti-korrupsion
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=108632

    Qeveria e Kosovės miraton Planin pėr Integrim Evropian pėr periudhėn 2008-2010
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=100581



    Shteti i Kosovės nė fund tė ranglistės rajonale pėr korrupsion

    Gallup Internatinal njoftoi se qytetarėt e Kosovės i besojnė Qeverisė sė Kosovės dhe renditjen e Kosovės nė fund tė ranglistės rajonale pėr korrupsion

    KOSOVĖ,29 MARS 2009(VushtrriaPRESS)-Kryeministri Hashim Thaēi gjatė javės qė po e lėmė pas ka prezantuar njė informatė pėr tė arriturat dhe sfidat e deritanishme nė procesin e Integrimit Evropian, si dhe ecuria e pėrgatitjes sė takimit tė parė tė Forumit tė Nivelit tė Lartė. Nė prezantim, kryeministri Thaēi ka vlerėsuar angazhimin e deritashėm tė tė gjithė segmenteve kosovare nė procesin e integrimeve evropiane dhe ka kėrkuar njė angazhim edhe mė tė shtuar, nė mėnyrė qė nė takimin e 31 marsit tė Forumit tė Nivelit tė Lartė. Qeveria ka shqyrtuar dhe ka aprovuar raportin vjetor financiar mbi tė hyrat dhe shpenzimin e buxhetit tė Kosovės pėr vitin 2008. Sipas kėtij raporti, plani buxhetor i viti 2008 ka qenė 888.900.000 euro, ndėrsa plani pėr tė dalat 1,177.944.000 euro. Tė hyrat e realizuara gjatė kėtij viti kanė qenė 942.525.000 euro (6 % mė shumė), ndėrsa realizimi i tė dalave ka qenė 950.526.000. Rritje tė konsiderueshme, sipas raporti, kanė shėnuar investimet kapitale pėr kėtė vit, nė masėn 124%. Me nismėn e Ministrit tė Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ėshtė aprovuar propozim – vendimi pėr shpronėsimin e pronave tė paluajtshme pėr nevoja tė ndėrtimit tė autostradės Vėrmicė – Merdar nė segmentin Vėrmicė – Prizren . Dhe ėshtė aprovuar propozimi pėr themelimin e Komisionit Ndėrministror pėr pėrcjelljen e realizimit tė projektit tė autostradės Vėrmicė-Merdar. Me Projekt-Udhėzimit Administrativ pėr Kontrollin e Emisioneve tė Bashkėdyzimeve Organike tė Avullueshme gjatė Deponimit, Zbrazjes, Mbushjes dhe Transportimit tė Karburanteve, tė aprovuar sot nga Qeveria e Republikės sė Kosovės, do tė vihet kontrolli i emisioneve tė bashkėdyzimeve organike tė avullueshme gjatė deponimit zbrazjes, mbushjes dhe transportimit tė karburanteve. Udhėzimi administrativ do tė zbatohet nė instalimet, operimet dhe automjetet qė shfrytėzohen pėr deponim, mbushje dhe transport tė karburanteve nga njė terminal nė tjetrin apo nga njė terminal nė stacionet shėrbyese. Ndėrsa, Projekt-Udhėzimit Administrativ pėr Caktimin e Taksės pėr Regjistrimin e Plehrave Artificiale do tė pėrcaktojė shumėn e taksės qė duhet paguar pėr regjistrim tė plehrave artificiale. Importi, eksporti dhe tregtia me plehra artificiale nė Republikėn e Kosovės do tė rregullohen me kėtė Udhėzim Administrativ. Projektligji pėr Standardizimin qė ėshtė aprovuar sot nga Qeveria e Republikės sė Kosovės dhe ėshtė proceduar nė Kuvend pėr aprovim pėrcakton rregullat qė zbatohen pėr zhvillimin e tė gjitha veprimtarive tė standardizimit nė nivel tė Kosovės dhe organizimin dhe funksionimin e Agjencisė Kosovare tė Standardeve si organ i vetėm kosovar i standardizimit nė Republikėn e Kosovės. Nė mbledhjen e sotme tė Qeverisė, Kryeministri Hashim Thaēi ka prezantuar Projektligjin pėr Anėtarėsim nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe Organizatat e Grupit tė Bankės Botėrore.Ky Projektligji paraqet rregullimin ligjor tė detyrimeve qė Republika e Kosovės duhet t’i plotėsojė me qėllim tė anėtarėsimit nė kėto organizata financiare ndėrkombėtare. Projektligji ėshtė aprovuar nga Qeveria me rekomandimin pėr procedim tė pėrshpejtuar nė Kuvendin e Kosovės. Nė fund tė mbledhjes, kryeministri Hashim Thaēi ka vlerėsuar analizat dhe hulumtimet lidhur me zhvillimin e proceseve nė Republikėn e Kosovės. Me kėtė rast ėshtė apostrofuar hulumtimi i organizatės Gallup Internatinal, qė ka apostrofuar besimin e lartė tė qytetarėve tė Kosovės ndaj Qeverisė sė Kosovės dhe renditjen Kosovės nė fund tė ranglistės rajonale pėr korrupsion. Kryeministri Hashim Thaēi ka kėrkuar vazhdimin e angazhimit tė kabinetit qeveritar pėr tė rritur edhe mė shumė progresin dhe performancėn pozitive pėr zhvillimet e gjithėmbarshme nė Kosovė, thuhet nė njė komunikatė tė Kryeministrisė sė Republikės sė Kosovės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 30-04-2009 mė 18:23
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Kriza ekonomike kosovarėt i ka prekur nė kafshatėn e gojės

    Shkruar nga Lulzim Demolli ,Koha Ditore
    e enjte . 30 prill 2009


    Ekspertė tė ekonomisė e konsiderojnė tė pamoralshme tė thuhet se nė Kosovė nuk ka krizė ekonomike
    Ekspertėt e ekonomisė habiten kur dėgjojnė nga pėrfaqėsuesit e Qeverisė se Kosova nuk ėshtė prekur nga kriza ekonomike. Ata thonė se kosovarėt krizėn ekonomike po e ndiejnė nė kafshatėn e gojės.



    E kryeministri i Kosoves po mbjelle fidane dmth po luan "ko..." por me duket se se shpejti do te korre kastrveca sa krahu...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    haaaaaaaaaaaa
    nervoza a po po
    kur e pat qe eshte Qeverij eshte ne fund te listes per korrupcion
    tash edhe pak e kini me fillue me sha
    gajret burra se ka edhe ma keq per ju
    me ju tregue diqka po kam frig se mos po tranoheni
    qe PDK ka me qeveris edhe 30 vite haaaaaa
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ne pik te dites ne mesin e institucionit qe do duhej ta luftonte hajnin ndodhi hajnia me spektakulare e shekullit.
    Qevera pa pik turpi i ka futur veshet ne lesh dhe behet sikur nuk po ndodh asgje,populli i gjor kujt ti drejtohet neser kur ai te ket nevoj per ndihem.
    Ky istitucion ka humbur besimin sepse kur populli e din qe ata jan vet hajdut kujt ti mbeshteten.
    Po te kishum shtet te se drejtes qeveria do binte mbrenda 24 orve do burgoseshin kreret me te lart te policis dhe vetem keshtu do te dergonin sinjale se shteti me gjithate eshte i qendrueshem.
    Edhe ne zanzibar nuk ndodhin keso aferash korruptive kurse kryeministri pa pik turpi del para kamerave dhe flet demagogji se ne po e luftojm korrupcionin,ky popull ose duhet ta zgjoj qeverin ose te zgjohet vet nga gjumi sepse shteti nuk formohet duke vjedhur kush sa te mundet dhe ku te doj.
    Ne qdo shtet demokratik po te ndodhte mbrenda 24 orve do burgoseshin akteret e kesaj ngjarje,por me sa duket kjo hajni eshte e dirigjuar nga lart per te mshef faktet e hajnave te lart politik.
    Nuk ka dilem qe kjo do ti kethehet si bumerang qeveris por perse duhet ne populli te vuajm per teket e politikuajve analfabet qe nuk din tjeter perveq hajnis
    turp

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-04-2009
    Postime
    15
    Eshte per te ardhur mire raporti i tille qe Korrupcioni eshte ne shkallen me te ulet, per hire te investimeve potenciale nga investitoret e huaj. Sigurisht qe meritat per zvoglimin apo mosperkrahjen e korrupcionit i shkojne Qeverise Thaqi.

    Duhet pranuar se Qeveria Thaqi eshte qeveria qe ka shpallur Pavarsine e Kosoves, poashtu duhet pranuar qe Qeveria Thaqi eshte me e organizuar ne fusha te caktuara ne krahasim me Qeverite e meparshme, vlene te permendet Ministria e Arsimit e cila padyshim ka bere nje avancim me te theksuar ne krahasim me ish Ministrat tjere, sidomos me mbylljen e Universiteteve private. Poashtu ka ndryshime evidente ne rruget e Kosoves, per cka duhet ti shenohen poenat Ministrise se Transportit. Mirepo, minusat patjeter qe shkojne per Ministrine e Energjise dhe Minierave ( pa furnizim te mjaftushem te rrymes nuk do te kete investime), Ministrine e Shendetesise, e sidomos Ministrine e Puneve te Brendshme ( me rastin e vjedhjes se 47 kg heroine e cila do t'iu shitet qytetareve te Kosoves) si dhe te gjithe atyre qe kane pranuar decentralizimin e Kosoves pa parakushte qe se pari te zgjidhet qeshtja e Mitrovices.

    Per me tutje, sa i perket kendveshtrimit qe Kosova ne fund te ranglistes rajonale per korrupcion, me intereson ta di se cili institucion ( cfar raporte ka me Qeverine?) e ka caktuar kete vleresim, si dhe a eshte marrur parasysh qe edhe mundesite pe te korruptuar jane me te vogla, pasi se 40 % e popullates jeton ne varferi, dhe 20 % apo me shume jetojne ne varferi te skajshme, ( kto informata mund ti gjeni ne raportet e Bankes Boterore, apo edhe ne Departamentin e Statistikave prane Ministrise se Sherbimeve Publike), poashtu duhet te mirret parasysh qe paga mesatare ne Maqedoni eshte 500 euro, ndersa ne Kosove nuk e di qe e kalon 250 euro.

    Duke i pasur te gjitha keto statistika per cfar korrupcioni mund te flasim, kur nuk ka mundesi qe te behen korrupcione te shpeshta dhe te vogla, kur dihet qe nuk ka qytetari i Kosoves euro te mjaftueshme per te mbijetuar muajt. Kur eshte prezente varferia, dhe papunesia ne shkallen me te larte ne rajon, madje bindshem ne krahasim me shtetet e rajonit kryesojme ne ranglista, si mund te kryesojme me korrupcion ?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Nuk mendojn gjith keshtu ..

    A besoni se ka korrupsion ne institucionet e Kosovės?

    Po, gjithnjė e mė shumė: 11815 vota (79.5 %)
    Po, gjithnjė e mė pak: 2317 vota (15.59 %) ktu votojn Llapi me bashkshorten e shoqerin e tij.
    Jo, nuk ka aspak: 729 vota (4.91 %) Ktu voton Thaci me Jakupin e Limen me shoqeri..

    Gjithsej vota: 14861 vota

    rtklive.com
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Postime
    323

    Lexone kete artikull i botuar ne Kohen Ditore

    Pėr patriotizmin dhe mashtrime tė tjera

    Shkruar nga Bardh Rugova
    e premte . 24 prill 2009



    Njėsia pėr matjen e patriotizmit quhet hashimometėr. Katėr hashimometra bėjnė njė Jakup


    Hashim Thaēi ėshtė patriot. Thotė se nuk ka deficit tė patriotizmit nė jetėn e tij dhe, duke e thėnė kėtė, janė tė kuptueshme edhe shumė gjėra tė tjera. Tash ai ka tė drejtė tė bėjė ēfarė tė dojė (ose tė mos bėjė asgjė) dhe gjithēka do t’i falet, sepse ai ėshtė patriot, sepse ai e do popullin e tij, qė i bie tė jemi ne.Madje, prej tij do ta japim edhe njėsinė e re tė matjes sė vlerės mė tė lartė shqiptare: tė patriotizmit. Njėsia themelore matėse do tė quhet hashimometėr. Katėr hashimometra bėjnė njė Jakup, e minus dy hashimometra bėjnė njė spiun shtetėror.Nė tė vėrtetė, nė Kosovė zor se ka ndonjė koncept mė manipulues se ai i patriotizmit. Madje, ky manipulim kap njė spektėr shumė tė gjerė. Ai mė i thjeshti vjen nga muzika. Kėngėtarė me vlera tė dyshimta, para, gjatė dhe pas luftės, i kanė rrjepur xhepat e bashkėvendėsve tė tyre duke shitur kiē me nga tri nota dhe dy-tri fjalė tė tilla si: Kosovė, nanė, liri, gjak, lot, hero dhe dy-tri vena tė prera a dy-tri koka, varėsisht nga kėndvėshtrimi i kėngės. Kaq janė patriotike kėto kėngė, sa ndonjėri nga kėngėtarėt mund tė arrijė vlerėn prej dy hashimometrash, apo nja gjysmė Jakupi. Natyrisht, synimi i kėtyre kėngėve asnjėherė nuk ka qenė ushqimi i vlerave tė kulturės kosovare. Ato kėngė si tė tilla asnjėherė nuk i kanė bėrė nder popullit. Vetėm ua kanė mbushur xhepat kėngėtarėve “patriotė”. Mirėpo i njėjti kiē, i pajetė, siē ėshtė kiēi mė, e ka kapluar edhe skenėn politike tash e sa vjet dhe nuk ka djall qė do ta heqė qė aty.Autori anglez i shekullit XVIII, Samuel Johnson, thotė: Patriotizmi ėshtė streha e fundit e tė dobėtėve.Institucionet e Kosovės nuk do tė duhej tė thirreshin nė patriotizėm. Do tė duhej tė thirreshin nė rezultatet e tyre tė punės. Do tė duhej tė tregonin pėr rritjen e pagave (por jo tė tyret personale), pėr rritjen e cilėsisė sė jetės, pėr zhvillimin ekonomik, pėr suksese nė sferėn ndėrkombėtare, pėr guxim qė tė merren vendime si vend sovran e jo si marioneta tė ambasadave tė Dragodanit... Natyrisht, nuk mund tė pritet ndonjė mrekulli nga njė Qeveri qė ka vetėm njė vit e gjysmė nė pushtet, por, tė paktėn, pėrderisa nuk ka ndonjė rezultat tė madh pėr t’u mburrur, nuk ka nevojė tė kėrkohet strehim nė “strehėn e patriotizmit”.Fundi i fundit, shpeshherė me punėn e tyre, institucionet kosovare i kanė lėnė emėr tė keq edhe vetėm konceptit patriotizėm.Si mund t’i thotė vetes patriot deputeti qė ka marrė 500 euro shpėrblim, pėr shkak se ka pasur rastin ta shpallė pavarėsinė e Kosovės, pėr tė cilėn njerėz tė zakonshėm tė Kosovės, nėpėr periudha tė ndryshme, kanė kontribuar me ēka kanė pasur mė tė shtrenjtė?Si mund ta kuptosh ndryshimin e moralit tė njė individi qė ofron jetėn e tij pėr popullin gjatė luftės dhe pastaj mashtron, plaēkit dhe vret tė njėjtin popull, duke deklaruar publikisht: pėr ēfarė kam luftuar unė?!Mijėra e mijėra njerėz kanė dhėnė jetėn nėpėr periudha tė ndryshme pėr kėtė vend. Mijėra e mijėra njerėz kanė kontribuar me atė qė kanė mundur nėpėr periudha tė ndryshme pėr kėtė vend. Shumė sakrificė e pėrbashkėt ėshtė bėrė. Katėrqind mijė shqiptarė tė Kosovės (sipas shėnimeve tė Washington Postit) janė rrahur, paraburgosur dhe arrestuar nga policia serbe vetėm gjatė viteve nėntėdhjetė. Dhjetėra mijė shqiptarė tė Kosovės kanė lėshuar punėn dhe jetėn komfore, duke mbetur nė baltė, pėr shkak se kanė dashur qė t’i rezistonin pushtetit serb, nėpėrmjet mosnėnshtrimit, mospranimit tė masave tė dhunshme. Intelektualė tė shquar shqiptarė janė dėrguar “nė izolim”, janė rrahur e maltretuar, pėr shkak se dija e tyre, karakteri dhe vepra ishin rrezik pėr pushtetin serb.Asnjė prej tyre nuk ka rrahur gjoks pėr bėmat e tij dhe asnjė nuk ka kėrkuar qė atdheu t’ia kthejė borxhin. Asnjė nuk ka uzurpuar, as mėsyrė tenderė. Shumica e familjeve tė dėshmorėve nuk e kanė as sot pėrkujdesjen e duhur tė institucioneve, asnjė nga tė rrahurit dhe tė arrestuarit, e as familjet e tyre nuk kanė marrė ndonjė medalje tė paktėn. Shumė nga punėtorėt qė dikur patėn lėshuar punėn si rezistencė ndaj pushtetit serb, edhe tash janė tė papunė, ose janė nė pension e pa pension. Intelektualėt e maltretuar janė lėnė nė harresė me paga tė sektorit tė arsimit qė janė dhjetėfish mė tė ulėta se pagat e disa nga zyrtarėt e institucioneve tė Kosovės dhe me pėrbuzjen e po kėtyre zyrtarėve tė krekosur qeveritarė qė i shikojnė me nėnēmim nėpėrmjet xhamave tė errėt tė xhipave tė tyre.Nė kontekstin kosovar, thirrja nė patriotizėm nuk ėshtė vetėm “strehė e fundit e tė dobėtit”, por mė shumė se kaq, ėshtė uzurpim i ri nė shoqėrinė kosovare: uzurpim meritash pėr atė qė, nė tė vėrtetė, e ka bėrė tėrė njė popull nėpėr shumė breza.

    Njė Qeveri e vėrtetė patriotike, institucionet e vėrteta patriotike, nė sfondin e tanishėm kosovar, do tė pėrpiqeshin tė kontribuonin mė shumė pėr popullin qė i ka zgjedhur e mė pak pėr luksin personal.

    Atdhedashuria do tė duhej tė ishte dashuri pėr atdheun dhe pėr vėllezėrit tanė qė rrojnė nė tė apo pėr veten tonė qė rron nė atdhe?


    Me fjalė tė tjera: Shkallė tė reja tė krahasimit tė mbiemrave nė gjuhėn shqipe: i mirė, mė i mirė, mė i miri, patriot

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Duke lexuar kete artikull te ngritet neveria per keta qeveritare qe per kah sjelljet nuk jane larg arrogances se pushtetit serbe ne kulmin e fuqise se tij.
    Prej instalimit te saj pos vurjes se do pllakave ne kufijte e Kosoves dhe prerjen e shiritave per disa metra asfalt dhe se fundi mbjellja e rasatit te specave kjo kuazi qeveri nuk ka ofruar asgje per popullin.
    Keta fshatare qe e kan okupu Prishtinen duhet te kthehen ne katundet e tyre se per ndryshe keq shume keq....


    Ja deshmi per korrupsion,kriminalitet shiqoni kete video;



    percillne me kujdes vendin dhe pergjegjet e Thaēit i nxene ne befasi dhe pastaj gjykoni vet

    Turp besa e nivelit te nje rrugaqi...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga veli44 Lexo Postimin
    Duke lexuar kete artikull te ngritet neveria per keta qeveritare qe per kah sjelljet nuk jane larg arrogances se pushtetit serbe ne kulmin e fuqise se tij.
    Prej instalimit te saj pos vurjes se do pllakave ne kufijte e Kosoves dhe prerjen e shiritave per disa metra asfalt dhe se fundi mbjellja e rasatit te specave kjo kuazi qeveri nuk ka ofruar asgje per popullin.
    Keta fshatare qe e kan okupu Prishtinen duhet te kthehen ne katundet e tyre se per ndryshe keq shume keq....


    Ja deshmi per korrupsion,kriminalitet shiqoni kete video;

    http://www.youtube.com/watch?v=p701alb9GK8

    percillne me kujdes vendin dhe pergjegjet e Thaēit i nxene ne befasi dhe pastaj gjykoni vet

    Turp besa e nivelit te nje rrugaqi...
    Aiiiiii po sa her u demantue kjo rren more bal
    po kot i gezohesh se populli eshte kah e perkrah dhe kah e mbeshtet fuqishem Kryeministrin Hashim Thaēin dhe Qeverin e ti
    prit balit deri ne viesht e i shef votat se kush do te fitoi
    po ju disave u ka rrok panika qysh tash heret
    e po mundoheni me trillue diqka per ket qeveri
    por ne realitet po bani mire
    sepse qdo rren e juaja po qon uji ne mullirin e PDK-se e Qeveris Thaēi
    qe zgjedhjet vendore te ardhshme do ti fitoi te gjitha Komunat e Kosoves
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Llap a ka korrupsion ne Kosove?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    ...... mund te fshihet..
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Llap a ka korrupsion ne Kosove?
    un mendoi se ka por se shpejti do ti keputen rrenjet
    dhe ne krahasim me vendet tiera te rajonit jemi ne fund te listes
    per fat te mire
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Korrupcion ka pasur,ka dhe do kete kjo ska dileme.
    Por si kurr deri me tash eshte duke u luftuar ne Kosove,kjo qendron vetem nese nuk deshirojme ta pranojme.
    Per e mira nuk ka funde ashtu siq nuk ka funde as e keqja.

  15. #15
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Me te madhe ka korupsion, s'mun te thuhet qe ska' KA.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Ne pik te dites ne mesin e institucionit qe do duhej ta luftonte hajnin ndodhi hajnia me spektakulare e shekullit.
    Qevera pa pik turpi i ka futur veshet ne lesh dhe behet sikur nuk po ndodh asgje,populli i gjor kujt ti drejtohet neser kur ai te ket nevoj per ndihem.
    Ky istitucion ka humbur besimin sepse kur populli e din qe ata jan vet hajdut kujt ti mbeshteten.
    Po te kishum shtet te se drejtes qeveria do binte mbrenda 24 orve do burgoseshin kreret me te lart te policis dhe vetem keshtu do te dergonin sinjale se shteti me gjithate eshte i qendrueshem.
    Edhe ne zanzibar nuk ndodhin keso aferash korruptive kurse kryeministri pa pik turpi del para kamerave dhe flet demagogji se ne po e luftojm korrupcionin,ky popull ose duhet ta zgjoj qeverin ose te zgjohet vet nga gjumi sepse shteti nuk formohet duke vjedhur kush sa te mundet dhe ku te doj.
    Ne qdo shtet demokratik po te ndodhte mbrenda 24 orve do burgoseshin akteret e kesaj ngjarje,por me sa duket kjo hajni eshte e dirigjuar nga lart per te mshef faktet e hajnave te lart politik.
    Nuk ka dilem qe kjo do ti kethehet si bumerang qeveris por perse duhet ne populli te vuajm per teket e politikuajve analfabet qe nuk din tjeter perveq hajnis
    turp
    Thaēi: Do tė jemi tė pa kompromis ndaj shkelėsve tė ligjit

    Bazuar nė hetimet e para preliminare tė kėsaj vjedhje dhe me vendimin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė Sheremet Ahmetit, janė suspenduar me pagesė tre zyrtarė policorė, 1 major dhe dy oficerė policie.

    Kėto veprime janė veprimet fillestare tė kėtij procesi hetimor, i cili do tė vazhdojė nė kontinuitet dhe duke u bazuar nė rezultatet e hetimeve tė brendshme do tė ndėrmerren edhe masa tė tjera varėsisht nga tė gjeturat e kėtyre hetimeve.

    Deri tani nuk flitet pėr dorėheqje apo shkarkim tė mundshėm tė ndonjė eprori tė policisė.

    Kėtė rast e kanė dėnuar edhe institucionet e Kosovės.


    Kryeministri i Republikės sė Kosovės Hashim Thaēi, ka thėnė se do tė jenė tė pa kompromis ndaj gjitha atyre qė shkelin ligjin. “Edhe policia, por edhe ne kemi reaguar dhe do tė jemi tė pa kompromis ndaj gjithė atyre njerėzve qė kanė bėrė lėshime, qė kanė shkelur ligjin dhe atyre njerėzve, tė cilėt kanė arritur deri nė atė nivel tė kriminalitetit pėr tė depėrtuar”, tha Kryeminuistri Thaēi.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Postime
    323

    Institucionet rrisin luksin me paratė e buxhetit

    Shkruar nga Salie Gajtani-Osmankaq

    e hėnė . 04 maj 2009 Koha Ditore

    Qeveria nuk mban premtimin pėr shkurtim tė shpenzimeve pėr mallra e shėrbime
    Institucionet i kanė rritur shpenzimet pėr mallra dhe shėrbime, duke blerė mobile nė vlerė prej gati 9 milionė eurosh gjatė vitit 2008. Kjo ėshtė pėr njė milion euro mė shumė se nė vitin 2007. Institucionet, po ashtu, kanė shtuar shpenzimet pėr derivate dhe lėndė djegėse pėr afro 4 milionė euro, krahasuar me njė vit mė parė


    -----------------------------------------------------

    Krimi dhe korrupsioni ne kolltuke te rije...e pensionet 45 euro

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shkon nė pesė numri i policėve tė suspenduar

    Nga Express mė 04.05.2009 nė ora 14:43
    (Update)Listės sė zyrtarėve policorė tė suspenduar pėr shkak tė skandalit me tė vjedhjes nė objektet e Policisė i janė shtuar edhe njė nėnkolonelė dhe njė major. Me kėto dy suspendime qė kanė ardh nga Drejtori i Policisė, Sheremet Ahmeti, numri i pėrgjegjėsve tė suspenduar arrin mė pesė.

    “Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės - Sheremet Ahmeti, janė suspenduar edhe dy zyrtarė policor – njė nėnkolonel dhe njė major”, thuhet nė njoftimin e policisė.

    Nėnkoloneli i suspenduar ėshtė Drejtor i Drejtorisė Kundėr Krimit tė Organizuar (DKKO) kurse majori zėvendės i tij.

    Kėto veprime janė vazhdim i kėtij procesi hetimor i cili do tė vazhdojė nė kontinuitet dhe duke u bazuar nė rezultatet e hetimeve tė brendshme do tė ndėrmerren edhe masa tė tjera varėsisht nga tė gjeturat e kėtyre hetimeve.


    Nė anėn tjetėr Task Forca e krijuar ėshtė duke vazhduar hetimet me intensitet tė shtuar qė personat e dyshuar pėr vjedhjen e rėndė sa mė parė tė vihen para organeve tė drejtėsisė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga veli44 Lexo Postimin
    Shkruar nga Salie Gajtani-Osmankaq

    e hėnė . 04 maj 2009 Koha Ditore

    Qeveria nuk mban premtimin pėr shkurtim tė shpenzimeve pėr mallra e shėrbime
    Institucionet i kanė rritur shpenzimet pėr mallra dhe shėrbime, duke blerė mobile nė vlerė prej gati 9 milionė eurosh gjatė vitit 2008. Kjo ėshtė pėr njė milion euro mė shumė se nė vitin 2007. Institucionet, po ashtu, kanė shtuar shpenzimet pėr derivate dhe lėndė djegėse pėr afro 4 milionė euro, krahasuar me njė vit mė parė


    -----------------------------------------------------

    Krimi dhe korrupsioni ne kolltuke te rije...e pensionet 45 euro

    Qeveria e Republikės sė Kosovės miratoi sot Kornizėn Afatmesme tė Shpenzimeve 2010-2012



    Prishtinė, 30 prill 2009


    Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi ka vlerėsuar se Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, e cila po aprovohet sot ėshtė pėrgatitur nė pėrputhje me agjendėn dhe bazėn ligjore tė funksionimit tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Ky dokument ėshtė pėrgatitur nė diskutim dhe konsulta tė vazhdueshme me ekspertė vendorė dhe ndėrkombėtarė.


    Nė hartimin dhe diskutimin e Kornizės Afatmesme tė Shpenzimeve kanė marrė pjesė nė mėnyrė aktive edhe ministrat e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, ka vlerėsuar kryeministri Hashim Thaēi.


    Pėr parandalimin pėrhapjen e gripit tė Derrave nė Kosovė, qeveria nė mbledhjen e sotme ka ndarė shumėn emergjente prej 120,000 eurosh.


    Qeveria e Republikės sė Kosovės do ta mbėshtes me 39,760 euro Festivalin e Lirisė, qė mbahet nė Dhjetė vjetorin e Lirisė sė Kosovės, me 12 dhe 13 qershor tė kėtij viti. Nė kėtė festival pritet tė marrin pjesė artistė nga vendi dhe bota.


    Manifestimet pėr shėnimin e dhjetėvjetorit tė Masakrės sė Dubravės, qė do tė organizohet nga Shoqata e tė Burgosurve Politik, Qeveria e Republikės sė Kosovės do t’i mbėshtes me 4150 euro.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    Thaēi: Do tė jemi tė pa kompromis ndaj shkelėsve tė ligjit

    Bazuar nė hetimet e para preliminare tė kėsaj vjedhje dhe me vendimin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė Sheremet Ahmetit, janė suspenduar me pagesė tre zyrtarė policorė, 1 major dhe dy oficerė policie.

    Kėto veprime janė veprimet fillestare tė kėtij procesi hetimor, i cili do tė vazhdojė nė kontinuitet dhe duke u bazuar nė rezultatet e hetimeve tė brendshme do tė ndėrmerren edhe masa tė tjera varėsisht nga tė gjeturat e kėtyre hetimeve.

    Deri tani nuk flitet pėr dorėheqje apo shkarkim tė mundshėm tė ndonjė eprori tė policisė.

    Kėtė rast e kanė dėnuar edhe institucionet e Kosovės.


    Kryeministri i Republikės sė Kosovės Hashim Thaēi, ka thėnė se do tė jenė tė pa kompromis ndaj gjitha atyre qė shkelin ligjin. “Edhe policia, por edhe ne kemi reaguar dhe do tė jemi tė pa kompromis ndaj gjithė atyre njerėzve qė kanė bėrė lėshime, qė kanė shkelur ligjin dhe atyre njerėzve, tė cilėt kanė arritur deri nė atė nivel tė kriminalitetit pėr tė depėrtuar”, tha Kryeminuistri Thaēi.
    E paska denu ashper a,hallall i kofte.
    Po ai eshte dashte te shkarkohet ministri i mbredeshem se paku,e ne vende tjera do te binte e ter qeveria po hajt ti zagarica e llapit se qaq din ti ma shum nuk din.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •