Nga kush dhe si qeveriset Kosova?
Ardian Zejnaj
As kėrcėnimi dhe as fyerja “nuk ia heq pushtetin armikut, por e para e benė tė mbrohet mė mirė, ndėrsa tjetra e dendėson urrejtjen e tij pėr ty dhe e benė mė tė zellshėm nė pėrgatitjen e mjeteve pėr tė tė dėmtuar”, ka shkruar Makiaveli. Fillova me kėtė thėnie pėr t’i dhenė njė pėrkufizim tė pėrafėrt gjithė asaj qė ka ndodhur, sidomos, ditėve tė fundit nė politikėn kosovare, ku jemi gjendur nė mes tė njė pėrballje tė ashpėr fjalėsh mes pozitės dhe opozitės. Kjo pėrballje, nėse asgjė tjetėr, do tė nxjerr nė pah aftėsitė dhe dobėsitė e palėve nė ballafaqim.
Nė tentim pėr t’iu kundėrvė dhe hedhė poshtė akuzat e opozitės, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė Kuvendin e Kosovės, (14 maj), u sugjerojė deputetėve tė saj qė t’i lexojnė raportet e kohėve tė fundit, tė cilat e rendisin si tė fundit Kosovėn pėr shkallėn e ulėt tė korrupsionit. Por, ky sugjerim i Thaēit nuk zgjati mė shumė se njė ditė, pasi qė UNDP-i (15 maj) publikojė Raportin pėr Paralajmėrim tė Hershėm, ku shkruante se gjendja nė Kosovė nuk ėshtė mirė, se situata ekonomike ėshtė e keqe dhe po shkon drejtė thellimit tė krizės, se siguria ka degraduar, se kredibiliteti dhe besimi tek puna e qeverisė po bie, se korrupsioni po fiton betejėn kundrejt ligjit, se papunėsia ėshtė e madhe dhe varfėria po rritet, se drejtėsisė njerėzit nuk i besojnė etj.
I gjendur nė kurth, kryeministri Thaēi ndryshojė fjalėt, duke deklaruar, vetėm njė ditė pas, se “unė nuk punoj me opinione tė sondazheve”. Si goditje e dytė pėr kryeministrin, po kėtė ditė arriti lajmi, se niveli i korrupsionit nė Kosovė po shqetėson administratėn amerikane dhe se kėtė shqetėsim do t’ia shpreh udhėheqjes sė Kosovės, gjatė vizitės sė tij nė Kosovė, (18 maj), zv/presidenti i SHBA-ve, Joe Biden. Deklarimet e tilla tė pamatura dhe nė diskontinuitet nga Thaēi nuk janė as mė pak dhe as mė shumė se, shprehje e njė paaftėsie nga ana e kryeministrit dhe qeverisė qė drejton, pėr t’i ndryshuar gjėrat nė njėrėn anė, dhe humbje e vizionit pėr tė ardhmen e Kosovės, nė anėn tjetėr.
Raporti i UNDP-sė nė fakt nuk ka thėnė asgjė te re, pėrveē qė ka rikonfirmuar atė qė e kemi thėnė nė vazhdimėsi, por qė nuk pranohet nga pushteti. Raporti ka vėrtetuar njė gjendje tė rend politike, ekonomike dhe tė sigurisė, e cila po shkon ēdo ditė e mė shumė drejtė recesionit. Nė vend qė tė shohim pėrmirėsim tė gjėrave, Raporti thotė se Kosova po drejtė njė thellimi tė krizės sė gjithanshme, e cila ėshtė rezultat i mungesė sė vizionit pėr t’i bėrė gjėrat. Ky Raport vėrteton pohimet, se ka kohė qė qeveria ėshtė shkėputur nga realiteti i pėrditshėm dhe ka harruar njerėzit dhe interesat e tyre.
Kjo gjendje, nėse jo qeverinė, tė tjerėt duhet t’i alarmojė dhe t’i nxisė pėr ta kuptuar drejtė drejtimin qė ka marr gjendja nė Kosovė. Njerėzit e kėtij vendi duhet t’i bėjnė shumė pyetje vetės dhe tė hapin debat pėr shkaktarėt e kėsaj situate, ta pyesin vetėn dhe tė tjerėt se: nga kush dhe si po qeveriset Kosova? Deputetja e koalicionit PDK-LDK, Melihate Tėrmkolli, ėshtė pėrgjigjur se, “qeverisja e tanishme ėshtė kriminale dhe se Kosova po qeveriset nga kriminelėt”. Kjo ėshtė akuzė e rendė gjithėsie, por e cila tė kujton kualifikimet po kaq tė rėnda qė dėgjonim edhe nga PDK-ja kur ishte nė opozitė, pėr koalicionin e kaluar LDK-AAK, pėr tė cilin deklaronte se po “udhėhiqet nga para-politika”.
Megjithatė, cili do qė tė jetė kualifikimi pėr kėtė qeverisje, ajo qė ėshtė me kryesorja ėshtė, se njerėzve qė qeverisin kėtė vend u mungon vizioni apo fotografia e tė ardhmes sė kėtij vendi. Pra, problemi ėshtė se, ata nuk e dinė si duhet apo do tė duhej tė dukej Kosova, ta zėmė, pas pesė vjetėve? Kjo tregon se Kosova qeveriset pa agjendė apo ad-hoc, sot pėr nesėr, e cila qasje nuk mund tė na ofrojė fare tė ardhme. Kjo logjikė e tė qeverisurit mund t’i ofrojė tė ardhme dhe pėrfitim vetėm njė grupi tė caktuar njerėzish, tė cilėt do t’i pėrmbledhja brenda “qeverisjes sė natės”.
Njerėzit e “qeverisjes sė natės” janė shumė me tė fuqishėm se ata tė qeverisjes sė ditės, tė cilėt kanė pushtetin mbi qeverinė e ditės dhe ia diktojnė agjendėn. Nė fakt “qeverisja e natės” e shantazhon dhe e ka futur nė kurth, me dėshirėn e saj, qeverisjen e ditės, e cila nuk ėshtė e aftė tė futet nė “konflikt apo ta luftojė” atė, sepse ėshtė zėnė peng. “Qeverisja e natės” ėshtė shumė me e fuqishme dhe me rrezikshme, sepse i ka nė dorė frenjėt dhe vendos se, ēfarė duhet tė ndodh ditėn e nesėrme? “Qeverisja e natės” kontrollon tenderėt, ekonominė informale, punėsimin, emėrimin dhe shkarkimin e njerėzve nga pozitat e ndryshme, informacionin, ndihmon rritjen e korrupsionit, kriminalitetit dhe veprimtarive tė tjera, qė shkojnė tėrėsisht nė favor tė interesave tė ngushta dhe assesi nė interes tė Kosovės.
Njė situatė e tillė sigurisht se shqetėson tani amerikanėt, mė herėt evropianėt (Raporti i Progresit i Komisionit Evropian), duhet tė na shqetėsojė shumė mė shumė neve qė e pėrjetojmė mbi kurrizin tonė ēdo ditė kėtė realitet. Kjo qeverisje e dyfishtė ėshtė pasojė e mungesės sė guximit dhe aftėsive pėr t’u pėrballur me tė keqen nga ata qė kanė ardhur nė pushtet me moton pėr ndryshime dhe luftim tė dukurive negative qė kanė pėrcjell qeverisjet e kaluara. Kjo lloj qeverisje tregon kontinuitetin e mendėsisė sė tė qeverisurit nga shekullit XX, ku krijohen heronj duke e “luftuar” kundėrshtarin dhe jo duke u angazhuar pėr ta ndėrtuar tė ardhmen e pėrbashkėt! Kjo mendėsi qeverisėse dėshmon se ėshtė e korruptuar dhe e kriminalizuar! Tregon se ėshtė e papėrgjegjshme apo injorante qė tė shikon nga pozita e lartė me pėrbuzje poshtė, duke refuzuar kėrkesat dhe ankesat e opinionit publik, por edhe duke pėrqeshur e injoruar kritikat qė shkojnė nė adresė tė punės sė saj.
Kjo mėnyrė e tė qeverisurit po i shkakton shumė humbje vendit dhe po shkatėrron tė ardhmen njerėzve nė Kosovė, ngase nuk po lejon dhe nuk do tė lejojė qė tė zhvillohen proceset nė Kosovė, siē e kėrkon qytetari i kėtij vendi! Sado qė qeverisja e ditės mund tė angazhohet pėr t’i quar pėrpara proceset, “qeverisja e natės” ėshtė ajo qė dikton tėrėsisht procesin qė ndodh pėr tetė orė punė gjatė ditės. Kėto veprime janė duke dėmtuar rendė angazhimet e sinqerta pėr tė ndėrtuar njė shtet funksional, tė sė drejtės dhe tė zhvilluar ekonomikisht.
Kjo mendėsi e tė qeverisurit ėshtė duke shkatėrruar shpirtin protestues dhe kėrkues tė njerėzve nė Kosovė, sepse faktikisht po u dėrgohet sinjal qė tė mos guxojnė tė ankohen, sepse kryeministri nuk merr parasysh asnjė ankesė tė tyre ose nė vazhdimėsi do tė jenė tė mashtruar (kujtoni protestat dhe grevat qė kanė pėrfunduar me premtimin e plotėsimit tė kėrkesave, por qė asnjėherė nuk janė plotėsuar ato). Kjo sjellje po krijon tek njerėzit bindjen, se nė Kosovė nuk mund tė ndryshohet asgjė, pėrmes rrugės paqėsore dhe se ata kanė dy zgjidhje, ose tė vazhdojnė tė heshtin, ose tė durojnė derisa tė plas kupa!
Por, njė gjė nuk duhet harruar, se krijimit tė kėtij ambienti i ka ndihmuar dhe po i ndihmon edhe faktori ndėrkombėtar nė Kosovė, pėr interesa tė caktuara, qė atyre u shkojnė me shumė pėr shtati. Ata, me veprimet e veta janė duke dėmtuar ndėrtimin e demokracisė dhe zhvillimin e debatit nė Kosovė. Nuk ėshtė demokraci, nėse pėr ēdo gjė je i udhėzuar tė veprosh sipas njė linjė qė ta caktojnė tė tjerėt, kjo ėshtė demokraci e kontrolluar. Nuk ėshtė dhe nuk mund tė ketė debat, nėse vetėm paraprakisht ėshtė vendosur rezultati. Kjo qasje, qė i shkon pėrshtati linjės politike tė ndėrkombėtarėve, po sjellė mungesė debati dhe po krijon shoqėri parazite nė Kosovė. Edhe kur temat hapen, me shpejtėsi vjen sinjali, qė e gėzon pushtetin, se duhet tė pėrfundoj debati, (Pieter Feith: “regjistrimi i popullsisė fillon nė vitin 2011, ndėrsa zgjedhjet parlamentare mbahen nė fund tė vitit 2011”).
Prania ndėrkombėtare nė Kosovė nuk duhet harruar, se po e dėmton shumė ecjen, zhvillimin dhe rritjen e demokracisė nė Kosovė, sepse duke mbyllur debatet dhe ndaluar hapjen e temave tė ndjeshme, shoqėrinė e Kosovės po e fut ēdo ditė e mė shumė nė qorrsokak! Qasja e tillė po ua le shtegun e hapur politikanėve tė ndryshėm nė Kosovė qė tė krijojnė qeveri tė ditės dhe “qeveri tė natės”. Kjo na thotė se kėtu ka njė pakt tė heshtur mes palėve, qė qeveria e ditės tė mbetet nė pushtet, ( me ndihmėn e “qeverisė sė natės”), ndėrsa qė “qeverisja e natės” tė vazhdojė e pa trazuar qė ta vjedhė dhe shkatėrrojė tė ardhmen e njerėzve nė Kosovė, kurse bashkėsia ndėrkombėtare tė ndihet dhe mbetet e qet. Kjo po na tregon ēdo ditė e mė shumė se, nga kush dhe si qeveriset Kosova?
Makiaveli shkruante, se “ėshtė menēuri ta fshehėsh pakėnaqėsinė tėnde ndaj tė tjerėve, pėr sa kohė qė kjo nuk tė turpėron ose tė dėmton”. Mendoj se njerėzit e kėtij vendi e kanė mbajtur mjaftė shumė nė vetvete pakėnaqėsinė e tyre ndaj kėsaj qė po ndodh nė dhe me vendin e tyre, por duket shumė hapur se ēdo ditė e mė shumė janė duke u turpėruar dhe dėmtuar nga ajo qė po i ngjet. Mendoj se njerėzit e kėtij vendi ēdo ditė e mė shumė po turpėrohen dhe dėmtohen nga vendimet dhe tė bėmat e udhėheqėsve sė tyre, tė ndihmuar nga tė dy krahėt e lartshėnuar, prandaj edhe po shfaqin pakėnaqėsitė ndaj tyre.
Krijoni Kontakt