Ali Ahmeti = bashkėpunėtori “Ibar”?
Shkup, 27 tetor – Dosja e bashkėpunėtorit “Ibar” ėshtė dorėzuar sot nė Komisionin pėr Lustrim.
Njė qytetar nga fshati Poroj i rrethit tė Tetovės, me inicialet B. A., ka dorėzuar sot nė Komisionin pėr verifikimin e fakteve dokumentet qė dėshmojnė pėrfshirjen e funksionarit tė lartė tė BDI-sė dhe ish-themeluesit tė UĒK-sė, nė aktivitetet e shėrbimeve sekrete serbe.
Dosja “Ibar” u publikua dje nga e pėrditshmja maqedonase “Dnevnik”, ku nė mėnyrė tė zgjeruar pėrshkruhen aktivitetet dhe fushėveprimi i bashkėpunėtorit.
Ndryshe, “Ibar”, qė thuhet se ėshtė i lindur nė Zajas, kishte vepruar nė Zvicėr, nė mesin e emigrantėve shqiptarė. Aktivitetet e tij kanė qenė tė bashkėrenduara me bashkėpunėtorin “Daja” dhe “Strelac”, ndėrsa ato kanė pasur pėr qėllim informimin e shėrbimeve serbe lidhur me veprimin e aktivistėve pėr pavarėsinė e Kosovės, siē janė Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Ramush Haradinaj, Agim Ēeku, Jakup Krasniqi, Azem Syla - daja i Hashim Thaēit, Abaz Zerja, Hydajet Hyseni, Ramė Buja, Bardhyl Mahmuti, Emrush Xhemaili dhe tė tjerė.
Ndėrkohė, anėtari i Shtabit Gjeneral tė UĒK-sė, Beqir Sinani, sot nė njė konferencė pėr shtyp ka thėnė se ėshtė i bindur se partia e Ahmetit ka bashkėpunuar me shėrbimet sekrete.
“Kėtu jam pėr shkak tė deklaratės sė mbrėmshme tė BDI-sė, e cila ishte shumė e rrezikshme, e cila thėrret nė gjakderdhje...veē pse ne shqiptarėt nuk jemi tė gatshėm t’i mbrojmė ata. Gjendja momentale e shqiptarėve tė Maqedonisė ėshtė edhe njė argument se ata kanė bashkėpunuar me shėrbimet qysh nga fillimi. Jo vetėm se besoj, por edhe jam i bindur”, ka thėnė Beqir Sinani, transmeton portali Zhurnal.
Me njė kumtesė pėr mediet, ndaj kėtyre deklarimeve ka reaguar Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI).
“Historia bazohet nė fakte dhe pasi qė bėhet fjalė pėr njė histori tė afėrt, fatmirėsisht ekzistojnė fakte dhe dokumente qė dėshmojnė pjesėmarrjen apo jo pjesėmarrjen nė luftė, e sidomos nė strukturėn udhėheqėse dhe komanduese tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, e me kėtė dhe pjesėmarrjen nė strukturėn e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė”, thuhet nė reagimin me shkrim tė BDI-sė.
Nga ana tjetėr, edhe sekretari i pėrgjithshėm i BDI-sė, Abdylaqim Ademi ka reaguar sot duke thėnė se “dosja ka pėr qėllim diskreditimin e liderit tė tij partiak, Ali Ahmeti”, qė ka lėnė tė nėnkuptohet se kush fshihet prapa nofkės “Ibar”.
koha.net
Ish shefi i UDBA-sė, Spasiq: Dosja ‘Ibar’ dhe tė tjerat janė tė vėrteta
http://www.shqipmedia.com/2010/10/is...ne-te-verteta/
Ai lajme i serbis ma, serbet shkruajn ne "Danas" e ne shahemi mese veti jo ai shpiun jo ai!!!
kjo teme, sipas meje duhet mu mbyll,shume bajat po me duket,pa baza
lol![]()
o ti zotri mos sill propagande serrbe ktu ne forume se me ket probagande serrbe kapas problem edhe vet natoja gjat bombardimeve ne serrbi po citoj GJEJMI MI SHIJEN zedhensin e natos kur ju thoshte serrbeve se ju pota kishite te zhvilluare ekonomin si propaganden do te ishi tigri i ballkanite,prandaj mos mashtrohi let me kto shkrime spaku ne shqiptaret kemi shum pervoj me ket propagande andaj kujdes.
Sherbimet Secrete Ka Gjith Andej Por Mos Te Bim Preh E Armiqve Shekullor
MPB: Dosjet pėr funksionarėt e BDI-sė tė falsifkuara
Publikuar: Sot, mė 28 tetor 2010
Shkup, 28 tetor - Pas ekspertizės sė bėrė, Ministria e Punėve tė Brendshme (MPB) ka konstatuar se dosjet pėr tre funksionarė tė lartė tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI) janė tė falsifikuara, njofton Lajm i Shkupit.
Burime partiake pėr gazetėn Lajm njoftojnė se rezultatet e ekspertizės sė bėrė nga MPB i janė dorėzuar edhe Komisionit pėr lustrim, kurse vėrtetėsia e dosjeve duhet tė konfirmohet ose demantohet edhe nga arkivi i shtetit, Agjencia ushtarake e inteligjencės dhe nga Agjencia pėr zbulim.
Sipas informatave tona rezultate tė ekspertizės kanė arritur nga MPB-ja ku thuhet se dosjet janė tė falsifikuara, deklaroi njė burim i lartė nga radhėt e BDI-sė.
Edhe nė Komisionin pėr lustrim tė mėrkurėn kanė konfirmuar se kanė marrė rezultatet e ekspertizės nga njėri prej katėr institucioneve, por nuk kanė dashur tė bėjnė tė ditur se pėr cilin institucion bėhet fjalė.
Ėshtė e saktė se na kanė arritur rezultatet nga njėri prej institucioneve kompetente dhe shumė shpejtė do tė kemi mbledhje nė tė cilėn do tė shqyrtohen kėto rezultate, deklaruan nė Komisionin pėr lustrim.
Dosjet para dy javėve u dorėzuan nė Komisionin pėr lustrim nga profesori Shpend Lushi, i cili tha se i ka gjetur nė oborrin e shtėpisė sė tij. Pėrfaqėsuesit e Bashkimit Demokratik pėr Integrim kanė deklaruar se qėllimi i dosjeve qė po paraqiten nė opinion ėshtė diskreditimi i kryetarit tė kėsaj partie Ali Ahmeti.
"Kjo ėshtė luftė e drejtpėrdrejtė pėr t'u diskredituar vepra dhe personaliteti i themeluesit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, sukseset e dy ushtrive shqiptare, nė pėrgjithėsi historisė sė ndritshme tė popullit shqiptar dhe sukseset e liderit tonė Ali Ahmeti dhe bashkėpunėtorėve tė tij. Tė akuzohet, siē pėrmendi, njėri nga themeluesit e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe njeriu i parė i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, e tani kryetar i partisė mė tė madhe shqiptare nė Maqedoni BDI, duhet tė jesh nė gjendje tė rėndė mentale shėndetėsore ose tė jesh i zhytur nė borxh tė madh ndaj shėrbimeve nė rajon", deklaroi Ademi.
Nė ndėrkohė ėshtė paraqitur me prononcim edhe Beqir Sinani, nė cilėsinė e ish anėtarėt tė Shtabit tė pėrgjithshėm tė UĒK-sė.
Gjendja momentale e shqiptarėve nė Maqedoni tė jep fakt qė dosjet janė origjinale dhe ju besoj dosjeve. Mendoj qė gjendja e shqiptarėve kėtu nė Maqedoni veēanėrisht pas luftės nuk ka qenė asnjėherė mė e poshtėruar, mė e denigruar se sa sot. Mendoj qė duhet shokėt nga Kosova edhe nga Shqipėria tė reagojnė shumė shpejt qė tė mos lejojnė tė ndodhė gjakderdhja mes shqiptarėve pėr mbrojtjen e elementeve anti shqiptare, deklaroi Sinani.
BDI pėrmes njė deklarate e ka quajtur Sinanin anėtar tė vetėshpallur tė Shtabit tė UĒK-sė.
Pas luftės dalin shumė tė vetėshpallur anėtarė tė shtabit tė pėrgjithshėm tė ushtrisė dhe komandantė. Nė njė hovė ēmendurie, ato qė falsifikojnė dosje tani mundohen tė falsifikojnė edhe historinė dhe tė vėrtetėn e luftės. Ju apelojmė krerėve tė PDSH-sė mos manipuloni me njerėz, mos i vini nė pozitė tragjikomike njerėzit se kjo nuk mund tė ju ndihmojė tė ndryshoni historinė. Shenjtėria e UĒK-sė nuk duron nėnēmime tė kėtilla, e sidomos jo nga ata qė ishin nė anėn e kundėrt tė luftės, thuhet nė reagimin e BDI-sė.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt