-
Shpergulja E Shqiptarve me Dhune Nga Trojet e Veta
Nė historinė e gjatė tė shqiptarėve janė identifikuar disa personalitete tė huaja, tė cilėt me angazhimin e tyre politik, akademik apo publik, kanė marrė statusin e armikut dhe tė simbolit tė sė keqes. I tillė ėshtė konsideruar Bismarku qė ka thėnė se Shqipėria ėshtė vetēse njė shprehje gjeografike, pra nuk egziston. Kėtė status ka edhe Ilia Graēanini me Naēertaniene tij apo gjenerali famėkeq grek Zervas. Por nė kėtė klub antishqiptarėsh, njė vend nderi zė padyshim akademiku serb, Vaso Ēubrilloviē. Ish anėtar i bandės sė nacionalistėve serbė qė vranė nė Sarajevė mė 1914 Arkidukėn Ferdinand tė Austrisė, qė shpėrtheu Luftėn e Parė Botėrore, Ēubrilloviē ka qenė prej vitit 1930, asistent, docent dhe profesor nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Beogradit. Pas Luftės II Botėrore ka qenė nė funksione tė larta shtetėrore deri nė postin e ministrit tė qeverisė federative. Anėtar i Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė dhe njėri prej anėtarėve mė me autoritet tė Akademisė Serbe tė Shkencave dhe Arteve. Nė vitin 1970 mbante postin e drejtorit tė Institutit Ballkanologjik tė Beogradit. Prej disa vjetėsh ėshtė zgjedhur edhe anėtar Korrespondent i Akademisė sė Shkencave tė Bashkimit Sovjetik. Pėr veprimtarinė e tij ėshtė dekoruar disa herė pas Luftės II Botėrore. Vdiq mė 1990.
Nė 7 mars tė vitit 1937, Vaso Ēubrilloviē mbajti njė referat nė Klubin Serb tė Kulturės nė Beograd., me titullin kuptimplotė Pėrzėnia e arnautėve (nė serbisht Iseljavanje Arnauta). Ishte njė tekst prej jo mė shumė se 15 faqesh, por qė do tė kthehej mė vonė nė njė manifest tė vėrtetė tė antishqiptarizmit. Nė kėtė version tė shkurtuar qė po boton Mapo, pėrfshihet e gjithė platforma e njė mendjeje tė errėt, pėr tė vrarė, masakruar, denigruar, pėrzėnė me forcė dhe tjetėrsuar territoret shqiptare nė jug tė Serbisė, duke propozuar metoda tė hollėsishme dhe institucione tė posaēme pėr arritjen e kėtij qėllimi. masa sanitare: zbatimi me dhunė i tė gjitha dispozitave edhe nėpėr shtėpi, prishja e mureve dhe e gardheve rreth shtėpive, zbatimi rigoroz i masave veterinare, gjė qė do tė pengojė nxjerrjen e bagėtive nė treg etj. Gjithashtu, duhen zbatuar edhe masa praktike me efikasitet. Kur ėshtė fjala pėr fenė, shqiptarėt janė shumė tė ndjeshėm, prandaj edhe kėtu duhet tė preken. Kjo nuk mund tė arrihet me keqtrajtimin e klerikėve, me prishjen e varrezave. . ., shkruan Ēubrilloviē nė traktatin e tij famėkeq, nė kėtė himn tė urrejtjes etnike qė u bė mė vonė Bibla frymėzuese e tė gjithė diktatorėve qė polli ajo tokė nė vitet nė vazhdim.
Si do ti pėrzėmė shqiptarėt
Problemi i shqiptarėve nė jetėn tonė nacionale e shtetėrore nuk ėshtė i tanishėm. Ky problem ka luajtur njė rol tė madh nė mesjetė, por mori rėndėsi vendimtare nga fundi i shek. XVII, nė kohėn kur masat serbe u shpėrngulėn nė drejtim tė veriut nga tokat e dikurshme tė vjetra tė Rashkės dhe nė vend tė tyre u vendosėn malėsorėt shqiptarė. Ata gradualisht zbresin nga malet e tyre dhe vendosen nė fushėn pjellore tė Metohisė e Kosovės dhe, duke depėrtuar nė veri, pėrhapen nė drejtim tė Moravės Jugore e Perėndimore, nėpėrmjet maleve tė Sharit zbresin nė drejtim tė Pollogut e prej andej nė drejtim tė Vardarit. Nė kėtė mėnyrė, deri nė shek. XIX u krijua trekėndėshi shqiptar, i cili, duke u mbėshtetur nė boshtin e vet Dibėr-Rogozna nė prapavijėn e vet etnike, u fut thellė deri nė Nish dhe i ndau tokat tona tė vjetra tė Rashkės nga Maqedonia dhe Lugina e Vardarit.
Kjo pykė shqiptare e populluar me elementė anarshistė shqiptarė, nė shek. XIX pengoi ēdo lloj lidhjeje tė fortė kulturore, arsimore dhe ekonomike midis tokave tona veriore e jugore. Kjo ishte arsyeja kryesore qė Serbia, vetėm nė vitin 1878, nėpėrmjet Vranjės e Malit tė Zi e Shkupit, krijoi dhe mundi tė mbajė lidhje tė vazhdueshme me Maqedoninė e tė ketė atė ndikim kulturor e politik nė Luginėn e Vardarit, ashtu siē pritej, pėr shkak tė favorshme gjeografike-rrugore e traditave historike nė ato vise... Kėtė pykė shqiptare filloi ta copėtonte Serbia, qysh nė kryengritjen e parė, duke i dėbuar banorėt mė veriorė shqiptarė qė nga Jagorina. Duke kuptuar e zbatuar konceptet e gjera shtetėrore tė Jovan Ristiqit, Serbia shkėputi nga ajo pykė edhe njė pjesė mbas marrjes sė Toplicės e Kosanicės. Nė atė kohė, krahinat ndėrmjet Jastrepces e Moravės Jugore qenė spastruar plotėsisht nga shqiptarėt.
Pjesėn tjetėr tė trekėndėshit shqiptar e kishte pėr detyrė ta shpartallojė shteti ynė i sotshėm nga 1918 e kėtej, por ai nuk e bėri kėtė... Metodat e deritanishme tė politikės sonė tė kolonizimit nė jug nuk kanė dhėnė ato rezultate, tė cilat, nė tė vėrtetė, duhej ti arrinin dhe qė tani qėndron si detyrė e jonė e madhe shtetėrore...
Problemet e kolonizimit tė krahinave jugore
. . . Gjatė shqyrtimit tė problemit tė kolonizimit tė vendeve jugore, fjala ėshtė pėr krahinat qė ndodhen nė veri e nė jug tė malit tė Sharit. Kjo nuk ėshtė e rastit. Ky bllok shqiptarėsh pėrreth maleve tė Sharrit ėshtė i njė rėndėsie tė madhe nacionale-shtetėrore e strategjike pėr shtetin tonė . . . Forca mė e madhe e ekspansionit serb qė nga fillimi i krijimit tė shtetit tė parė serb e kėtej, qė nga shek. IX, ėshtė mbėshtetur gjithnjė nė kontinuitetin e atij ekspansioni, si dhe tė tokave tė vjetra tė Rashkės nė tė gjitha drejtimet, madje edhe nė drejtim tė jugut. Por ky kontinuitet u ndėrpre nga shqiptarėt dhe, pėrderisa tė rivihet lidhja e vjetėr e pandėrprerė midis Serbisė e Malit tė Zi me Maqedoninė nė gjerėsinė e saj nga Drini deri tek Morava Jugore, ne nuk do tė jemi tė sigurt nė posedimin e kėsaj toke. Nga pikėpamja etnike, maqedonasit do tė na afrohen neve plotėsisht, vetėm atėherė kur do tė kenė mbėshtetjen e vėrtetė etnike nė tokėn amė serbe, tė cilėn nuk e kanė pasur deri mė sot. Kėtė ata do ta fitojnė vetėm me shkatėrrimin e bllokut shqiptar. Blloku shqiptar, nga ana ushtarako-strategjike, zė njė pozitė nga mė tė rėndėsishmet nė vendin tonė, vendshpėrndarjen e lumenjve ballkanikė nė drejtim tė Adriatikut, detit tė zi e tė Egjeut. Mbajtja e kėsaj pozite strategjike vendos, nė njė masė tė mirė, fatin e Ballkanit Qendror, sidomos fatin e komunikacionit tė rėndėsishėm ballkanik Moravė-Vardar. . . Ėshtė detyrė imperative pėr tė gjithė ne qė kėto pozita kaq tė rėndėsishme strategjike tė mos i lėshojmė qė tė na i mbajė nė duar elementi i huaj dhe armik. . .
Pėrveē kėtij blloku prej 18 rrethesh, shqiptarėt dhe pakicat e tjera nacionale nė krahinat jugore jetojnė tė shpėrndarė dhe prandaj nuk janė aq tė rrezikshėm pėr jetėn tonė nacionale dhe shtetėrore. Tė nacionalizosh krahinat pėrreth maleve tė Sharrit do tė thotė tė groposėsh pėrgjithnjė ēdo iridentizėm, tė sigurosh pėrgjithnjė pushtetin nė kėto toka. . . Ky problem do tė zgjidhet vetėm atėherė, kur kolonitė tona qė zbresin nga veriu do tė takohen me njėra-tjetrėn nė Kosovė e Metohi, rreth maleve tė Sharit, tė Pollogut dhe tė mos ketė mė boshllėk deri te qendrat e banuara maqedonase.
Me shpėrnguljen e shqiptarėve ndėrpritet lidhja e fundit ndėrmjet myslimanėve tanė nė Bosnjė e tė Novi Pazarit, si dhe me botėn tjetėr myslimane. Fakti qė ata shndėrrohen nė pakica fetare, e vetmja pakicė nė Ballkan, do tė shpejtojė nacionalizimin e tyre.
Pėrmbledhje:
Shqiptarėt ėshtė e pamundur tė zmbrapsen vetėm me anė tė kolonizimit gradual, ky ėshtė i vetmi popull qė arriti, gjatė njėmijė vjeēarit tė fundit, jo vetėm tė mbahet nė bėrthamėn e shtetit tonė, Rashkės e Zetės, por dhe tė na sjellė dėme, duke shtyrė kufijtė tanė etnikė nė drejtim tė veriut dhe lindjes. . . E vetmja mėnyrė dhe i vetmi mjet ėshtė forca brutale e njė pushteti tė organizuar shtetėror, gjė qė ne i kemi pasur gjithmonė mbi ta. Qysh nga 1912 e kėtej nuk kemi pasur suksese nė luftė me ta. Faji pėr kėtė ėshtė i yni, mbasi kėtė pushtet nuk e kemi shfrytėzuar si duhet. Pėr ndonjė nacionalizėm tė tyre nė dobi tonėn, as qė mund tė flitet, por, pėrkundrazi, duke u mbėshtetur tek Shqipėria, zgjohet ndjenja e tyre nacionale e nėse nuk do ti qėrojmė hesapet me ta ose ia lėmė kohės, pėr 20-30 vjet do tė kemi njė irredentizėm tė tmerrshėm, gjurmėt e tė cilit tashmė po duken dhe, nė mėnyrė tė pashmangshme, do ti vėnė nė pikėpyetje tė gjitha zotėrimet tona nė jug.
Problemi ndėrkombėtar i kolonizimit
Po tė nisemi nga pikėpamja se ngushtimi gradual i shqiptarėve me anė tė kolonizimit tonė tė ngadalshėm ėshtė i paefektshėm, atėherė na mbetet e vetmja rrugė, shpėrngulja nė masė. Nė kėtė rast, kemi parasysh dy shtete, Shqipėrinė dhe Turqinė. .Turqia moderne, me sipėrfaqe tė mėdha nė Azinė e Vogėl e Kurdistan, akoma tė pabanuara e tė papunuara, krijon mundėsi tė pakufizuara pėr kolonizim tė brendshėm. . . Pėr kėtė janė mundėsitė mė tė favorshme qė atje tė mund tė ēohet pjesa mė e madhe e shqiptarėve tanė tė shpėrngulur.
Mė parė theksojmė se nuk duhet tė kufizohemi nė pėrēapjet diplomatike vetėm me Ankaranė, por duhet tė pėrdoren tė gjitha mjetet pėr ta bindur Tiranėn qė tė pranojė njė pjesė tė tė shpėrngulurve... Gjatė bisedimeve rreth kėsaj ēėshtjeje duhet vėnė nė dijeni qeveria shqiptare se ne nuk do tė ngurrojmė aspak pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė kėsaj ēėshtjeje, nė tė njėjtėn kohė, duhet ti paraqitet mundėsia e subvencionit pėr kolonizim, mbi tė cilat nuk do tė ushtrohet kontroll dhe me anė tė kanaleve tė fshehta mund tė angazhohen, eventualisht, njerėzit e shquar nė Tiranė qė tė mos e kundėrshtojnė tėrė kėtė punė.
Turqia ėshtė dakord qė, fillimisht, tė pranojė rreth 200 mijė tė shpėrngulurit tanė, duke i cilėsuar kėta shqiptarė, e kjo ėshtė forma mė e pranueshme pėr ne. Dėshirėn e Turqisė duhet ta pranojmė me tė dyja duart dhe ta shfrytėzojmė sa mė parė Konventėn pėr shpėrngulje. Gjatė shpėrnguljes duhet studiuar konventa, tė cilėn, ajo, vitet e fundit, e ka pėrfunduar pėr tė tilla ēėshtje me Greqinė, Rumaninė dhe Bullgarinė, duke pasur kujdes nė dy gjėra: nga ajo tė kėrkohet qė tė pranojė njė kuotė sa mė tė madhe, ndėrsa nga ana financiare i duhet dhėnė njė ndihmė sa mė e madhe, sidomos pėr rregullimin e ēėshtjes sė transportit sa mė shpejt. Padyshim qė ky problem do tė ngjallė sadopak shqetėsim ndėrkombėtar, gjė qė ėshtė e pashmangshme nė kėto raste. Kurdoherė qė kanė ndodhur veprime tė tilla nė Ballkan nė kėta qindvjeēarėt e fundit, gjithnjė ėshtė gjetur ndonjė fuqi e madhe qė ka protestuar, mbasi nuk i pėrshtateshin interesave tė saj. . . Opinioni botėror do tė shqetėsohet pak. Megjithatė, bota sot ėshtė mėsuar edhe me gjėra mė tė kėqija dhe ėshtė e preokupuar me probleme tė pėrditshme, aq sa nga kjo anė nuk duhet tė shqetėsohemi; shpėrngulja e disa qindra mijėra shqiptarėve nuk do tė ēojė nė shpėrthimin e njė lufte botėrore. Vetėm organet kompetente duhet tė dinė se ēfarė ėshtė e nevojshme dhe tė luftohet me kėmbėngulje pėr realizimin e saj duke mos u bazuar nė pengesat e mundshme ndėrkombėtare. . . Rreziku mė i madh qėndron nė atė, qė mund tė pėrzihen nė kėtė ēėshtje aleatėt tanė tė mėdhenj, Franca dhe Anglia. Nė kėtė rast, atyre u duhet pėrgjigjur me gjakftohtėsi e vendosmėri, sepse ėshtė nė interesin e tyre sigurimi i linjės Moravė Vardar, gjė qė u pa edhe gjatė luftės sė madhe tė fundit dhe kjo do tė jetė mė e sigurt, pėr ne dhe pėr ata, vetėm atėherė kur ne do ti sundojmė plotėsisht kėto vise rreth malit tė Sharit e nė Kosovė.
Mėnyra e shpėrnguljes
Tashmė kemi theksuar se ėshtė efikase vetėm shpėrngulja nė masė e shqiptarėve nga trekėndėshi i tyre. E, qė tė arrihet njė shpėrngulje nė masė, si kusht i parė ėshtė krijimi i njė psikoze tė pėrshtatshme, e cila mund tė krijohet nė shumė mėnyra. . .
Nė radhė tė parė, ėshtė e nevojshme qė, pėr shpėrnguljen e shqiptarėve, tė bėjmė pėr vete klerin e tyre dhe njerėzit me influencė, me para ose me shtrėngim. Duhet tė gjenden sa mė parė agjitatorėt, tė cilėt do tė propagandojnė pėr shpėrnguljen. . . Ata duhet tė pėrshkruajnė bukuritė e viseve tė reja nė Turqi, jetesėn e lehtė dhe tė kėndshme atje, tė ndezin nė masė fanatizmin fetar dhe tu zgjojnė krenarinė shtetėrore turke. Shtypi ynė mund tė bėjė shėrbime kolosale, duke pėrshkruar shpėrnguljet e rehatshme tė turqve nga Dobruxha dhe stabilizimin e mirė tė tyre nė viset e reja. Propagandimi nė kėtė mėnyrė do tė krijonte nė masėn tonė shqiptare predispozicionin e duhur pėr shpėrngulje.
Mjet tjetėr do tė ishte shtrėngimi nga aparati shtetėror. Ai duhet tė shfrytėzojė ligjet deri nė fund, nė mėnyrė qė ta bėjė sa mė tė padurueshėm qėndrimin e shqiptarėve te ne: gjoba, burgime, zbatimin nė mėnyrė tė pamėshirshme i tė gjitha dispozitave policore. . .tė detyrohen sa mė shumė njerėz tė punojnė angari dhe tė merret ēdo masė tjetėr qė mund tė praktikojė njė polici me pėrvojė; masa ekonomike: mosnjohja e tapive tė vjetra nė punėt e kadastrės nė kėto vise, duhet tė pėrfshihet menjėherė vėnia e taksave tė pamėshirshme, detyrimi i shlyerjes tė tė gjitha borxheve private e publike, marrja e kullotave shtetėrore dhe komunale, zhveshja nga koncesionet, heqja e lejeve afariste pėr kafenė, dyqanet tregtare, marrja e lejeve pėr monopole, pushimi nga puna shtetėrore, private, vetadministruese etj. Kjo do tė shpejtojė procesin e shpėrnguljes; masa sanitare: zbatimi me dhunė i tė gjitha dispozitave edhe nėpėr shtėpi, prishja e mureve dhe e gardheve rreth shtėpive, zbatimi rigoroz i masave veterinare, gjė qė do tė pengojė nxjerrjen e bagėtive nė treg etj. Gjithashtu duhen zbatuar edhe masa praktike me efikasitet. Kur ėshtė fjala pėr fenė, shqiptarėt janė shumė tė ndjeshėm, prandaj edhe kėtu duhet tė preken. Kjo nuk mund tė arrihet me keqtrajtimin e klerikėve, me prishjen e varrezave. . . Kolonėve tanė, nė rast nevoje, duhet tu shpėrndajmė armė. Nė kėto vise duhet tė organizohet aksioni i vjetėr ēetnik dhe tė ndihmohet fshehurazi nė detyrat e tij. Medoemos duhet lėshuar njė valė malazezėsh prej bjeshkėve qė tė shkaktojnė konflikte tė gjera me shqiptarėt nė Metohi. Ky konflikt duhet tė pėrgatitet nėpėrmjet njerėzve tė besuar, tė nxitet dhe ti jepet hov, nė mėnyrė qė tė krijohet njė psikozė e vėrtetė sikur shqiptarėt kanė ngritur krye dhe, nga ana tjetėr, krejt ngjarja duhet paraqitur me keqardhje si konflikt vėllezėrish e fisesh dhe, nė rast nevoje, mund ti jepet karakter ekonomik. Nė fund tė fundit, mund tė nxiten edhe turbullime lokale, tė cilat do tė shtypen nė mėnyrė tė pėrgjakshme me mjetet mė efikase, por jo aq me ushtri sa me kolonė, me fise malazeze dhe me ēetnikė.
Mbetet edhe njė mjet, tė cilin Serbia e ka pėrdorur nė mėnyrė shumė praktike pas vitit 1878, duke djegur ilegalisht fshatra dhe blloqe qytetesh shqiptare.
Organizimi i shpėrnguljeve
. . . Rrethet qė duhet tė shpėrngulen. . . janė: Dibra e Sipėrme, Pollogu i Poshtėm, Pollogu i Sipėrm, Mali i Sharrit, Drenica, Peja, Istogu, Vuēiterna, Stavica, Llapi, Graēanica, Nerodimja, Gjakova, Podgori, Gora, Podrimja, Gilani dhe Kaēaniku. Nga kėto rrethe, qė sė bashku pėrbėjnė pykėn shqiptare, pėr ne, aktualisht, mė tė rėndėsishme janė: Peja, Gjakova, Podrimja, Gora (Dragashi), Shari, Podgori, Istogu dhe Drenica nė veri tė malit tė Sharrit. Kėto janė rrethe kufitare dhe duhen shpėrngulur me ēdo kusht. Rrethet nė thellėsi si: i Kaēanikut, Gilanit, Nerodimes, Graēanicės, Llapit, Vuēiternės etj., mundėsisht duhen dobėsuar, sidomos ai i kaēanikut dhe i Llapit, ndėrsa tė tjerat duhen kolonizuar gradualisht e sistematikisht dhe kjo duhet tė realizohet gjatė dhjetėvjeēarit.
Mjetet qė u pėrmendėn mė sipėr duhen pėrdorur nė radhė tė parė nė rrethet kufitare, nė qoftė se dėshirojmė qė kėta tė shpėrngulen.
Gjatė shpėrnguljeve tė para duhen pasur parasysh kėto gjėra: nė radhė tė parė tė kihet parasysh shpėrngulja e fshatrave dhe mandej e qyteteve. Fshatrat janė mė kompakte, prandaj paraqesin rrezik. Nuk duhen shpėrngulur vetėm tė varfrit, por edhe njerėz tė mesėm e tė pasur, tė cilėt pėrbėjnė kolonėn vertebrale tek ēdo popull. Tė varfrit, duke qenė pa mbėshtetje ekonomike. . . pėrulen shpejt. Kjo ėshtė njė ēėshtje me shumė rėndėsi dhe kėtė e theksoj me qėllim, mbasi ėshtė njė nga shkaqet kryesore pėr mossuksesin sa duhet tė kolonizimit tonė nė jug, sepse i shpėrngulėm tė varfrit, kurse tė pasurit mbetėn dhe kėshtu qėndrojmė gjithnjė nė tė njėjtėn gjendje, ku, si rezultat, shumė pak sipėrfaqe toke u pėrfitua pėr vendosjen e kolonėve tanė. Gjatė pėrgatitjes sė psikozės pėr shpėrngulje, duhet bėrė ēmos qė tė largohen fshatra tė tėra, nė fund tė fundit familje tė tėra. Me ēdo kusht duhet pasur parasysh qė tė mos mbeten kėtu pjesė familjesh tė shpėrngulura. Shteti ynė nuk do tė shpenzojė miliona pėr tua lehtėsuar jetėn shqiptarėve, por pėr ti hequr qafe sa tė jetė e mundur mė parė. . . Duhet kombinuar shpėrngulja e individėve dhe e fshatrave tė tėra, nė qoftė se dėshirojmė tė kemi lehtėsi gjatė procesit tė shpėrnguljes.
Sapo tė bien dakord pėr tu shpėrngulur duhet tu jepet ndihmė e gjithanshme. Tu paguhet menjėherė pasuria dhe tė shkėputen nga ana administrative, dokumentet e udhėtimit tu jepen pa asnjėfarė formaliteti, tė ndihmohen pėr tė shkuar deri nė stacionin e parė hekurudhor, duke u vėnė nė dispozicion trena deri nė Selanik dhe prej aty tė ēohen menjėherė nė vapor pėr nė Azi. Ka shumė rėndėsi qė udhėtimi tė jetė i rehatshėm dhe pa shpenzime. Udhėtimin me tren, mundėsisht, ta bėjnė pa pagesė njėkohėsisht tė ndihmohen edhe me ushqime, mbasi nga kjo varet shumė shpėrngulja nė masė ose jo. . . I shpėrnguluri duhet tė kalojė nga dora nė dorė, duke mos e ndier peshėn e kėsaj lėvizjeje. Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė krijohet lumi i shqiptarėve tė shpėrngulur, i cili do tė zbrazė jugun tonė nga shqiptarėt.
Dr. VASO ĒUBRILOVIĒ
d.v. 7 mars 1937
(Vijon )
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 26-10-2010 mė 15:08
-
-
Problemi i vendosjes sė kolonėve nė vendet e boshatisura, nuk ėshtė mė i vogėl nga largimi i shqiptarėve.
Pyetja e parė qė shtrohet ėshtė: cilėt duhen vendosur atje? Mė e natyrshme ėshtė qė atje tė vendoset elementi ynė nga krahinat pasive, nė radhė tė parė malazeze, hercegovinase, licanase dhe kraishnicase. Malazezėt janė mė tė pėrshtatshėm pėr shumė arsye, mbasi Metohia, Drenica dhe Kosova janė vendet mė tė natyrshme, ku vėrshojnė ata nga malet e tyre tė varfra. Shtimi i popullsisė nė Mal tė Zi ka sjellė varfėri, gjė qė kohėt e fundit ka shkaktuar lėvizje tė vazhdueshme social-politike, jo tė favorshme pėr pushtetin tonė shtetėror dhe mjaft tė rrezikshėm porsa i pėrket rendit e qetėsisė nė tė ardhmen. Nuk na intereson qė atyre tu japim misėr e pensione, pėr kėtė e vetmja zgjidhje ėshtė ēuarja e tyre nė krahinat pjellore tė Metohisė, Drenicės e Kosovės, sepse afrohen nė mentalitet e temperament me shqiptarėt. Malazeztė janė arma mė e pėrshtatshme pėr mposhtjen dhe largimin e shqiptarėve. Nė radhė tė parė, ata duhen pėrdorur nė viset shqiptare nė veri tė malit tė Sharit, por krahas tyre duhen kolonizuar edhe me njė sasi liēanas, kraishnicas, serbėsh, ēaēakėsh, uzhiēanas dhe topliēanas. . .
Kurbetlinjve serbo-jugorė, nė jug tė malit tė Sharrit, duhet tu krijohen kushte tė pėrshtatshme, me qėllim qė tė arrijnė tė fusin nė dorė toka pjellore. . . Pėrgjithėsisht, fshati i serbėve tė jugut ka tė drejtė tė kėrkojė nga ne mė shumė kujdes e preokupacion, sesa po i kushtojmė sot. Kolonizimi me anė tė kėtyre varfanjakėve nė Pollog (tė Sipėrm e tė Poshtėm) e nė Dibėr, si dhe dhėnia e kullotave kėtyre nė vend tė shqiptarėve, do tė bėjė qė tė kuptohet se ky ėshtė shtet i tyre, prandaj do tė dinė ti mbrojnė kufijtė me gjak.
Pranė tyre, nė jug tė malit Shar dhe tė Malit tė Zi tė Shkupit mund tė kolonizohet me vranjanėt, leskovēanėt, epirotasit dhe vllastiēanėt, sidomos ata tė fshatrave malore pasive. . .
(Kolonėt red.) me forcėn e ligjit duhet tė lidhen mbas tokės. Kjo, me qėllim qė tė ambientohen dhe ta duan krahinėn e vatrėn e tyre, e nė rast se nuk ia arrijnė ata, atėherė, tė paktėn, fėmijėt e tyre. Pėr kėtė, jo mė pak se 30 vjet, duhet tu ndalohet me ligj kolonėve zotėrimi i plotė mbi tokėn, edhe pse u jepen menjėherė tapitė si posedues tė saj. . .
Mbas vitit 1878, kur nga kėto vise (Toplica e Kosanica red.), u shpėrngulėn shqiptarėt. . . pa asnjė lėkundje, Serbia kėrkoi dhe mori huanė e saj tė parė nga jashtė, pėr tia paguar Turqisė tokat e marra. Ajo nuk krijoi ndonjė ministri tė reformės agrare apo aparat tė shtrenjtė pėr ēėshtjen e kolonizimit, por, megjithatė, ēdo gjė u krye shpejt dhe nė mėnyrė praktike. Organet e policisė ua ndanė tokat tė gjithė atyre qė dėshironin tė punonin. Si rezultat, erdhėn malazezėt, senicasit, vranjanėt, kosovasit etj., dhe pėr 30 vjet pas 1878-ės, Toplica dhe Kosanica, dikur tė quajtura shqiptar-hane famėkeqe, i dhanė Serbisė nė luftėrat e 1912-1918 regjimentin mė tė mirė, regjimentin e 2-tė tė hekurt. Toplica dhe Kosanica, me gjakun e bijve tė tyre, nė ato luftėra, i paguan dhe i stėrpaguan ato disa dhjetėra milionė dinarė qė i shpenzoi dikur Serbia pėr kėta kolonė.
Vetėm duke ndjekur kėtė shembull dhe duke ditur se ēfarė kėrkohet, duke mos u kursyer as nė gjak as nė parį, shteti ynė do tė mund tė krijonte nga Kosova e Metohia njė Toplicė tė re.
Pra, kolonėve u duhen siguruar tė gjitha kushtet e jetesės pėr disa vjet, nėse dėshirojmė qė ata tė mbeten atje. Pa mėshirė, duhet tė shuajmė ēdo spekulim qė bėhet me shtėpitė dhe pronat e shqiptarėve tė shpėrngulur. Shteti duhet tė ruajė pėr vete tė drejtėn e pakufizuar tė disponimit tė pasurisė sė tundshme e tė patundshme tė tė shpėrngulurve dhe, menjėherė mbas largimit tė tyre, tė vendosė aty kolonėt e vet. Kjo duhet bėrė me qėllim, mbasi rrallė ka ndodhur qė tė shpėrngulet krejt fshati njėherėsh. Nė kėto fshatra duhet, nė radhė tė parė, tė vendosen malazezė, si njerėz arrogantė, tė papėrmbajtur dhe tė paarsyeshėm, tė cilėt, me sjelljet e tyre, do ti detyrojnė shqiptarėt e mbetur qė tė shpėrngulen, e mandej tė sillen nė kėto vende kolonė nga vise tė tjera.
Nė kėtė referat trajtohet vetėm problemi i kolonizimit tė Serbisė Jugore, por jo mė pak i rėndėsishėm pėr ne ėshtė edhe problemi i Vojvodinės, sidomos trekėndėshi hungarez nė Baēka, Senta Kulla, Baēka-Topolla. Tė shkatėrrosh atė nė Vojvodinė, ėshtė njėsoj sikur tė shkatėrrosh bllokun shqiptar rreth malit tė Sharrit. . .
Teknika e kolonizimit
E njė rėndėsie tė veēantė pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė polemizuar ėshtė ekzistenca e njė aparati, i cili do tė drejtojė tė gjitha punėt. . . .
Nė tė ardhmen, kolonizimi i duhet besuar Shtabit tė Pėrgjithshėm. Ja sepse: thjesht pėr arsye mbrojtėse, ushtria jonė ėshtė e interesuar qė, nė kufijtė, sidomos nė sektorėt mė delikatė, tė vendosė elementin e vet. Pėr kėtė ajo do tė bėjė ēmos qė tė sigurojė kufijtė me njė kolonizim sa mė tė fortė. Shtabi i Pėrgjithshėm, si institucion primar i mbrojtjes sė interesave nacionale, mund ti japė shumė gjithė politikės sonė tė kolonizimit. . .
Tėrė kompleksin e punės, Shtabi i Pėrgjithshėm do tė mund ta drejtonte nėpėrmjet njė Kėshilli Shtetėror pėr kolonizimin. Ky kėshill do tė ishte krejtėsisht autonom, duke qenė drejtpėrdrejt nėn urdhrat e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe do tė kishte nėn pushtetin e vet tė gjithė organizmat e kolonizimit tonė. Nė kėtė kėshill duhet tė hyjnė pėrfaqėsues tė disa ministrive tė interesuara, tė shoqatave nacionale, organizatave teknike dhe tė institucioneve shkencore. . . . Ėshtė e nevojshme lidhja organike nė politikėn tonė tė kolonizimit ndėrmjet pushtetit shtetėror, iniciativave private dhe institucioneve shkencore. Iniciativat private mund tė veprojnė nė shumė drejtime, si p.sh. Mbrojtja Popullore, Sokollashat, Shoqata Ēetnike etj., mund tė ndėrmarrin veprime tė atilla ndaj shqiptarėve, pėr tė cilat nuk ėshtė e pėrshtatshme tė angazhohet pushteti. . . .
Akademia Mbretėrore Serbe e Shkencave dhe Universiteti i Beogradit, mė tė interesuarit, tė ndėrmarrin iniciativėn pėr njė organizim shkencor tė punės sė kolonizimit te ne. Ata duhet tė marrin iniciativėn pėr tė krijuar njė Institut Kolonizimi, detyra e tė cilit do tė ishte marrja me studimin e kolonizimit. Pushteti shtetėror, nga ana e tij, duhet tė veēojė nga disa ministri dhe nga tė gjitha institucionet qė janė marrė deri tani me kėtė ēėshtje, organizma dhe tė krijojė njė institucion tė veēantė, Inspektoratin e Kolonizimit.
Nė krye tė Inspektoratit tė Kolonizimit do tė qėndronte Inspektori i Pėrgjithshėm, i emėruar me dekret, me propozim tė ministrit, Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe Kryeministrit. E gjithė puna nė institutin pėr kolonizim, si dhe nė inspektoratin pėr kolonizim, do tė vihej nė jetė me udhėzime dhe nėn mbikėqyrjen e Kėshillit Shtetėror, ndėrsa inspektori i pėrgjithshėm do tė varej nga shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm.
Instituti pėr kolonizim do tė ndahej nė seksione: 1) seksioni i organizimit, 2) i arsimit dhe i kulturės, 3) i financės, 4) i bujqėsisė, 5) i ndėrtimit, 6) i higjienės etj. Seksionet, nė marrėveshje me shoqatat dhe institucionet tekniko-shkencore, si dhe me shoqėritė kombėtare, do tė studiojnė probleme tė kolonizimit, do tė formulojnė direktiva etj., duke i dhėnė kėshtu politikės sonė tė kolonizimit njė material me vlerė, tė pėrpunuar dhe shkencor pėr tė marrė vendime. Nė krye tė kėtij instituti do tė vihen njerėz nga Kėshilli Shtetėror, tė pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė ministrive pėrkatėse, pėrfaqėsues tė Universitetit, tė Akademisė sė Shkencave dhe tė atyre organizatave private, nacionale dhe arsimore-kulturore, tė cilat do tė zgjidhen ose emėrohen nė kėtė Kėshill. Nė kėtė rast do tė kihet kujdes qė tė mos sillen njerėz dosido, por njerėz qė kanė njohuri dhe pasion pėr kėtė punė tė madhe.
Drejtuesit dhe nėpunėsit e institutit zgjidhen me konkurs. Instituti do ti servirė Inspektoratit pėr Kolonizim materiale tė pėrpunuara shkencėrisht pėr zbatimin e politikės sė kolonizimit. Nė rast mosmarrėveshjeje nė mendime midis Inspektoratit pėr Kolonizim dhe institutit nė fjalė, pėr ndonjė ēėshtje themelore, fjalėn vendimtare e jep Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm.
Inspektorati pėr Kolonizim duhet tė ketė organet e tij ekzekutive nė terren, tė zgjedhura nga njerėz tė frymėzuar e tė gatshėm pėr kėtė punė, pavarėsisht nėse janė ose jo nė punė shtetėrore. Prandaj, mundėsisht, kėta duhen zgjedhur me konkurs dhe tė emėrohen me propozim tė Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, ndėrsa tė komprometuarit dhe njerėzit e paaftė tė hiqen. Gjatė punės, inspektorati dhe organet e tij duhet ti shmangin gjithnjė e mė tepėr formalitetet burokratike, duke pasur parasysh vetėm njė gjė: shpėrnguljen sa mė parė tė shqiptarėve dhe vendosjen e kolonėve tanė menjėherė.
Aparati policor do tė luajė njė rol mjaft tė rėndėsishėm nė kėtė ēėshtje. Pėr kėtė ėshtė e nevojshme tė zgjidhen nėpunės nga mė energjikėt. . . dhe tė dėrgohen atje. Transferimi i tyre duhet tė bėhet me pėlqimin e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe pėr njė punė kaq tė vėshtirė duhen shpėrblyer nga kreditė sekrete. . .
Pėr tė gjithė territorin e pėrmendur prej 18 rrethesh, duhet emėruar njė komisar i posaēėm, i cili do tė zbatonte urdhrat e inspektorit shtetėror pėr kolonizimin. Kryetarėve tė rretheve u duhen dhėnė kompetenca tė veēanta dhe instruksionet pėrkatėse pėr kėtė ēėshtje. . . .
Mjetet financiare
. . . Ēdo shtet ka interesat e tij parėsore dhe dytėsore. Nė interesat parėsore futet, pa dyshim, edhe detyra e shtetit qė tė sigurojė vetveten nė krahinat e pasigurta nacionale, tė kolonizuara me elementin e vet. Para kėsaj detyre dhe kėtij reokupacioni bien poshtė tė gjitha angazhimet e tjera. Pėr kėtė problem, tė hollat mund dhe duhet tė gjenden. . . Kur mbretėria e vogėl serbe (mė 1880 red.) pavarėsisht nga sakrificat e mėdha financiare, edhe pse ishte shtet i ri, nuk ngurroi qė huan e parė ta pėrdorė pėr kolonizimin, po Jugosllavia jonė e sotme, mos vallė nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė njė sakrificė tė tillė? Po, ajo mundet dhe duhet ta bėjė kėtė. Para sė gjithash, le tė llogarisim pėrafėrsisht se sa do ti kushtonte shtetit tonė shpėrngulja e 200.000 shqiptarėve dhe vendosja e njė numri po aq tė madh kolonėsh tanė.
Shpėrngulja e 40.000 familjeve shqiptare, duke e llogaritur mesatarisht njė familje prej 5 anėtarėsh dhe shpenzimet prej 15.000 dinarė pėr ēdo familje, do tė kushtonte, nė maksimum, 600.000.000 dinarė. Shpenzimet e kolonizimit pėr vendosjen e 40.000 familjeve tona, mund tė arrijnė nė maksimum 200.000.000 dinarė. Pėr gjithė kėtė punė, nė asnjė rast, nuk do tė shpenzohen mė tepėr se 800.000.000 dinarė, dhe ja sepse:
- Shqiptarėt e shpėrngulur do tė lenė, jo vetėm tokėn, por edhe shtėpinė e veglat e punės. Kėshtu, jo vetėm qė do tė mund tė vendoset pjesa mė e madhe e kolonėve tanė nė shtėpitė e shqiptarėve, por, me njė ndihmė sadopak tė vogėl nė bagėti dhe ushqime, kėta do tė marrin veten nga ana ekonomike dhe do tė bėhen tė pavarur.
- Gjatė krijimit tė kolonive tė reja, atje ku e lyp nevoja, duhet tė pėrdoret forca ushtarake, ashtu siē ka qenė pėrdorur gjatė ndėrtimit tė Sremska Races dhe tė rindėrtimit tė fshatrave tė shkatėrruara nga tėrmeti nė vitin 1931 nė jug. Pėr njė punė tė tillė, ti jepet ushtrisė e drejta dhe mundėsia qė me thirrjen e rezervistėve nė stėrvitje, ose me zgjatjen e afatit tė shėrbimit ushtarak, tė krijojė njė lloj shėrbimi tė detyrueshėm pune pėr qėllime publike, ashtu siē i krijuan Stamboliski nė Bullgari Trudova Povenost dhe Hitleri nė Gjermani Arbajt. . . adinst. . . .
Tė marra sė bashku, shuma prej disa qindra milionė dinarėsh nuk ėshtė ndonjė shpenzim i madh pėr shtetin, nė krahasim me pėrfitimet qė ai do tė ketė nė fakt. Nga sigurimi i pikave tona mė nevralgjike nė jug, me vendosjen e elementit tonė nacional, ne kursejmė, nė rast lufte, disa divizione. . . .
Pėr njė detyrė tė tillė nacionale, strategjike-ushtarake dhe ekonomike, shteti e ka pėr detyrė dhe duhet tė sakrifikojė disa qindra milionė dinarė. . . Ai mund dhe duhet tė gjejė disa qindra milionė dinarė, qė do tė na kthejnė pėrsėri nė djepin e shtetit tonė.
Konkluzione
Duke marrė parasysh tė gjitha sa u thanė mė sipėr, nuk ėshtė e rastit qė gjatė shqyrtimit tė ēėshtjes sė kolonizimit nė jug, nisemi nga pikėpamja se mėnyra e vetme mė efikase e zgjidhjes sė kėtij problemi, ėshtė shpėrngulja e shqiptarėve nė masė. . . Kur pushteti shtetėror dėshiron tė ndėrhyjė nė interes tė elementit tė vet, nė luftė pėr tokėn, mund tė ketė sukses vetėm nė rast se vepron brutalisht. Pėrndryshe, vendasi i rrėnjėzuar nė vendlindjen e tij dhe i aklimatizuar, ėshtė gjithnjė mė i fortė se koloni. Kjo, nė rastin tonė, duhet pasur sa mė parė parasysh, se kemi tė bėjmė me njė racė tė varfėr, me rrėnjė dhe pjellore. Pėr tė pati thėnė i ndjeri Cvijiq, se ėshtė mė ekspansivja nė Ballkan. . . .
Statistikat tona tė viteve 1921-1931. . . . tregojnė se edhe politikėn tonė tė kolonizimit e mundi pjelloria e grave shqiptare. Nga kjo duhet tė nxjerrim konkluzione dhe tė shpejtojmė, derisa ende ka kohė qė tė korrigjohet.
E gjithė Evropa ndodhet nė njė gjendje kaotike. Ne nuk dimė se ēna sjell dita e nata. Nacionalizmi shqiptar edhe nė viset tona po rritet. Ta lėsh gjendjen kėshtu siē ėshtė, do tė thotė tė lejosh qė, nė rast tė ndonjė konflikti botėror ose tė ndonjė revolucioni social, qė nė njė tė ardhme janė tė mundur, si njėri edhe tjetri, tė vėsh nė pikėpyetje tė gjitha zotėrimet tona nė jug. Pra, qėllimi i kėtij referati ėshtė qė kjo tė evitohet.
Dr. VASO ĒUBRILOVIĒ
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt