Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe që shtynë agjenda islamike në Kosovë

    Emri:  dbb31cd5d0f38e8f6ccbb5456d140857_L.jpg

Shikime: 688

Madhësia:  178.2 KB

    Inteligjenca kosovare në disa dokumente ka analizuar figurën e Fuad Ramiqit. Ajo pretendon që Ramiqi është i rekrutuar i Kundërzbulimit serb (KOS) dhe se edhe sot vazhdon të punojë në interes të organizatave që trashëguan punët e KOS’it, por tash me agjendë të re.




    Aty ngrihen dyshime për rolin e tij ne FARK dhe në momentin e vrasjes së Ahmet Krasniqit. Inteligjenca pretendon që e di veprimtarinë e tij në detaje, madje që e njeh edhe për së afërmi personalitetin e tij sa që dijë edhe pijen e tij të preferuar. “Pija e preferuar e Ramiqit është kapuçino e vogël”, thuhet ndër të tjera në këto dokument të cilat i posedon Gazeta Express.

    Ushtarak i suksesshëm dhe agjent i Kundërzbulimit serb (KOS), por politikan deri tash i dështuar.

    Kështu e përshkruan inteligjenca kosovare Fuad Ramiqin, një person kontrovers, ish-zyrtar i së paku dy partive, kandidat i pavarur, dhe tash lobues i vijës ekstreme të të drejtave të myslimanëve në Kosovë si dhe fytyra e partisë së dytë islamike në vend, partisë LISBA.

    “Besohet se Fuad Ramiqi është rekrutuar nga KOS-i qysh në fillim të viteve të 90’ta...personeli që i ka mundësuar veprimtarinë ushtarake Ramiqit nga KOS ishin: Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenovic (Mlekce) dhe Simon Tomanov, zëvendës i eprorit të KOS-it Aleksadër Vasiljeviq”, thuhet në disa dokumente analitike për figurën e Ramiqit të cilat i ka siguruar Gazeta Express.

    “Besohet që edhe sotRamiqi vazhdon të jetë i lidhur me strukturat ushtarake të Serbisë që trashëguan KOS-in; si VBA apo VOA.... Por tash e vazhdon aktivitetin për këtë organizmit si mbrojtës i vlerave të islamit”.

    Në këto dokumente analitike inteligjenca kosovare si fakte për këtë lidhje të tij përmend ngritjen e tij në karrierë, sidomos pozitat që ai mbajti në ushtri në Krahinën Autonome të Bosnjës Perëndimore. Kjo krahinë njihet edhe si “Shteti i Fikret Avdiq”, një figurë kontroverse për popullin boshnjak, tek i cili, sipas këtyre dokumenteve, Ramiqi u gradua si kapiten i klasës së parë i deleguar nga KOS-i e ku për detyrë pati ndërtimin e shërbimit të kundërzbulimit të “Shtetit të Fikret Abdiqit”.

    Fuad Ramiqi, një figurë publike kosovare, për inteligjencën mbetet i dyshimtë si njeri që punon i lidhur me strukturat që trashëguan lidhjet e KOS-it edhe për faktin që ai qe i martuar me një grua boshnjake, si dhe për ta ai vazhdon të mbaj takime të rregullta me persona që për strukturat e shtetit mbesin shërbëtorë të shtetit serb në Kosovë (gazeta i posedon emrat).

    Ramiqi në makinën e Erdoganit?

    Për figurën e Ramiqit, që tash po ndërton një parti e cila nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, por po përgatitet për hyrje të fuqishme në skenën politike kosovare në zgjedhjet e ardhshme nacionale, inteligjenca e vendit ngrit dyshime edhe për kontributin e tij në Forcat e Armatosura të Republikë së Kosovës (FARK).

    Ramiqi, që tash është person kontaktues nga komisioni për verifikimin e veteranëve, vetëm për një pjesë të ushtarëve të FARK-ut, një formacion ushtarak i krijuar nga Qeveria kosovare në ekzil e Bujar Bukoshit, thuhet që u kyç në mënyrë të dyshimtë.

    Për strukturat e shtetit mbetet i dyshimtë edhe një moment kur Fuad Ramiqi, sipas tyre, në vizitën e parafundit të Kryeministrit turk, Reccep Tayyp Erdogan, qe vozitur në makinën zyrtare të këtij të fundit që nga Prizreni, në kthim, deri në Aeroportin “Adem Jashari”.

    Inteligjenca beson që Fuad Ramiqi vazhdon të mbajë lidhje të fuqishme edhe me iranianët, dhe si pikë-kontakti përmendet një organizatëjo-qeveritare me emrin ‘Kosova” në Prizren si dhe shoqërimi i tij me një imam të Bashkësisë Islame të Kosovës, Mazllum Mazllumi, i përmendur edhe më herët si imam kontrovers.

    Ku ishte Fuad Ramiqi kur u vra Ahmet Krasniqi?

    Inteligjenca pretendon që ka në dorë faktet që ai u betua në FARK dhe para ministrit të mbrojtje së Bukoshit, Ahmet Krasniqit, vetëm një ditë para atentatit kundër këtij të fundit. Çuditërisht, sipas inteligjencës, ai ditën e dytë të tij si ushtar i FARK’ut, ditën kur u vra Krasniqi, nuk u duk askund, derisa më vonë ai do të bëhej këshilltar i zëvendësit të Krasniqit, Halil Bicaj.

    “Asnjëherë nuk u kuptua se ku ka qenë Fuad Ramiqi ditën kur u vra Ahmet krasniqi”, thuhet në dokumente që posedon Gazeta Express.

    Më vonë, inteligjenca beson që Ramiqi u ngrit në detyrën e ndihmësit të Bicajt si dhe vazhdonte të shoqërohej me Nebi Rexhën, kushëri i Abedin Rexhës - Komandant Sandokanit.

    Nebi Rexha u emërua edhe si shef i inteligjencës ushtarake në FARK, pozitë që do ta merrte pas tij Ramë Maraj, një këshilltar politik i ish-Presidentit Ibrahim Rugova

    Karriera e dështuar politike e Ramiqit


    Fuad Ramiqi për inteligjencën kosovare deri tash mbetet një politikan i dështuar. Ai ishte një nga krijuesit e Partisë së Drejtësisë, partia e parë, sipas inteligjencës, me disa pjesë të programit të linjës islamike nga e cila u largua në vitin 2004. PD aktualisht drejtohet nga Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.

    Ata pretendojnë që nga aty u përzu, dhe ai vazhdoi më pastaj si kandidat i pavarur, edhe në garën për Kuvend të Kosovës e edhe në garën për kryetar të Vitisë, ku dështoi.

    Ramiqi në zgjedhjet e vitit 2010 hyri si kandidat i LDK-së për deputet, por dështoi edhe kësaj herë, vlerëson inteligjenca.

    Ai do të provonte edhe botën e OJQ-ve, por jo fillimisht me Lëvizjen “Bashkohu”, që më vonë u bë edhe parti, tash partia LISBA.

    Ai në listën e OJQ-ve të Kosovë figuron edhe si themelues i OJQ-së “Forumi Mysliman i Kosovës”, ku bashkë-themelues janë edhe Ismet Salkovic, Mihret Salkovic, Zahit Ibrahimovic, Halil Ibrahimi e Faik Miftari.

    Ai më vonë nisi aktivitetin publik në çështje të mbrojtës së vlerave islame me Lëvizjen “Bashkohu”, ku loboi për ndarjen e një copë toke në Prishtinë për ndërtimin e një xhamie më të madhe, mundësisht përballë Katedrales, vlerësohet në raportet e inteligjencës.

    Çështja tjetër për të cilën loboi “Bashkohu” e Ramiqit ishte e drejta e femrave për mbulesë islame në shkollat e mesme publike.

    Inteligjenca e vendit beson që Ramiqi është kryesori i partisë LISBA, ani pse ai nuk emërua kryetar i saj as në krijim e as në kuvendin parë të saj. Ata besojnë se Ramiqi nëpërmjet kësaj partie do të vazhdoi kryerjen e obligimeve që ka si i rekrutuar nga KOS.

    Megjithëse LISBA gëzon një certifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), inteligjenca vlerëson se pati fakte për ta refuzuar kërkesën e tyre për regjistrim si subjekt politik. Madje vlerësojnë se edhe tash mund ti merret certifikata kryesisht në emër të qëndrimeve të tyre kundër rendit kushtetues të Kosovës.

    Inteligjenca ka bërë edhe një analizë të zhvillimit të partisë LISBA, që ata e shohin vetëm si partia e Fuad Ramiqit.


    Besojnë që ata në të ardhmen do të hapin zyra në krejt Kosovën, dhe si për fillim do të shfrytëzojnë për këto qëllime hoxhallarët e BIK-ut, që i takojnë rrymës së islamit radikal.

    Gazeta Express këto ditë ka botuar edhe një intervistë me Shefqet Krasniqin, imamin e Xhamisë së Madhe të Prishtinës dhe profesorin e Fakultetit ët Studimeve Islame (FSI), i cili nga inteligjenca përshkruhet si bashkëpunëtor shumë i afër i Ramiqit. Në këtë intervistë, Krasniqi ka thënë që drejtuesit e LISBA-së janë konsultuar me të, si dhe konsultohen edhe me hoxhallarë të tjerë.

    Inteligjenca kosovare në përgjithësingrit dyshime për lidhjet e Ramiqit me KOS-in serb, mbajtje e lidhjeve të tij nga organizata që trashëguan punën e KOS-it, dyshimet për veprimtarinë e tij në FARK e sidomos mungesën e tij në ditën kur u vra Ahmet Krasniqi. Për këtë beson që ka fakte, dhe që e njeh mirë figurën e tij, sa që ka përshkruar edhe lokalet ku ai rrinë.

    Inteligjenca beson që e njeh aq mirë sa që shkruan në fund që “Pija e preferuar e Ramiqit është ‘kapuçino e vogël’./express/

    http://infokosova.net/lajme/item/161...mike-ne-kosove
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe që shtynë agjenda islamike në Kosovë

    Asgje e panjohur dhe e pathene...

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe që shtynë agjenda islamike në Kosovë

    Oh god mua me shume me habit fakti gjithe ata djem te rinj me ato mjekrra si arab. Good god cfare shofin ne ate kulture?????
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe që shtynë agjenda islamike në Kosovë

    KY qenka akuzuar si dikur ne Shqiperi poliagjentet amerikano-sovjetik. Agjent i serbeve po, turqeve po ene i Iranit po ... Fakte ska vetem thashetheme me shit gazeta

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe që shtynë agjenda islamike në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Oh god mua me shume me habit fakti gjithe ata djem te rinj me ato mjekrra si arab. Good god cfare shofin ne ate kulture?????
    Pa pune, pa te holla, pa perspektive...
    Shpresat per nje jete me te mire ne boten tjeter, qe ju predikohen nga fundamentalistet e ndryshem jane se paku dicka ne krahasim me asgje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe që shtynë agjenda islamike në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Pa pune, pa te holla, pa perspektive...
    Shpresat per nje jete me te mire ne boten tjeter, qe ju predikohen nga fundamentalistet e ndryshem jane se paku dicka ne krahasim me asgje.
    Mos ja baj gajlen ti atyre ! Ata kane edhe pune edhe te holla edhe te kesaj bote te shkurter por edhe te botes tjeter . Ata jane shume te logjikeshem i nderuar . Sepse ata thone ne para se te vijme ne kete bote skemi qene fare ne kete bote , apo me te tjera fjale , kjo bote eshte e dyta per ta , dhe ata mendojne dhe shpresojne qe do ta presin edhe nje bote tjeter . Sepse ata e kane kuptuar qellimin e botes dhe boterave , pse jemi ketu , ku do te shkojme , cila eshte e ardhmja dhe qellimi i krijimit te tone etj . Ne kete mendim te paster dhe te logjikeshem eshte e gjithe prespektiva e njeriut nese je qe mendon me shume . Kurse ti Antiproanti si mohues i fese se tyre , te lidhe me kete bote bote vetem me letrat (te hollat) ! E ne shek 21 ja ka letra me bollek qe kurr me par ska pasur , por prespektive njerzore nuk po ka dhe nuk do te kete kurr , pa ideologjin e ketyre djemeve ! Sepse nese e kupton keta djemt pretendojne se kane gjeture rrugen e cila permbush prespektiven njerzore ne kete bote , dhe fundin e njeriut nga kjo permbushje e prespektives ne boten tjeter qe do ti pret . Dhe po ti njifeje me mire keta djemt , ndyshe do e kishe menduar !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ceni-1 : 07-11-2013 më 03:05
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  7. #7
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe që shtynë agjenda islamike në Kosovë

    Kush mund t'i beson ketij artikulli ? E dim te gjithe qe kjo gazet eshte dritarja neper te cilen shiqon dhe dirigjon SHIK-u ne Kosove ! E dime te gjithe qe krimineli i cili duhët arrestuar per vrasjën e Ahmet Krasniqit eshte Thaçi me dajë, dhe aj sy-gjarperi Xhavit Haliti ! Por vemendja dirigjohet tjeter kah, ka shoku i Ahmetit, pra Fuadi !

    Perpos qe pin kapuçino te vogel, nuk u dha kurrefar fakti se Fuadi qenka agjent i serbise ! Un s'jam Fuadi, por sikur t'isha ai, do ta kisha sulmuar qysh sot ne mengjes kete gazet me nje padi, deri sa do i kishte shpalosur te gjitha provat mbi tavoline ! Dhe ndoshta kesisoji, do kishim arritur deri tek zbardhja e krimit ndaj Ahmet Krasniqit, duke konkluduar me burgosjen definitive te bandes kriminale t'PDK-es !
    … ///

  8. #8
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe që shtynë agjenda islamike në Kosovë

    Po EURO_DOGANA a si e pat emrin ai kruyeministri i Perendorise qe na ka shkatrruar gjithe ata shekuj, ai a eshte kriminel? Ai eshte miku i Thaçit dhe i Ramiqit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 07-11-2013 më 08:33
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe që shtynë agjenda islamike në Kosovë

    Ramiqi paralajmëron padi kundër medias

    Prishtinë, 7 nëntor - “Fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe që shtyn agjenda islamike në Kosovë”, ishte titulli i djeshëm i një gazete elektronike kosovare, që ka ngjallur reagime të mëdha në shoqërinë kosovare. Një shkrim i tillë, i publikuar fillimisht në një media, e pastaj i transmetuar edhe në shumë të tjera dhe në rrjete sociale, për vetë protagonistin e shkrimit është një shpifje e madhe dhe sulm ndaj islamit.

    Fuad Ramiqi, për gjithë atë që është shkruar kundër tij, kinse bazuar në një dosje të AKI-së, do të ngre padi ndaj medias, sot ose nesër më së largu, deklaroi ai.

    Kjo është një shpifje dhe cenim i integritetit tim personal, që nuk është hera e parë që bëhet nga gazeta ‘Express’ dhe qarqe të ndryshme që në agjendën e vet e kanë ekskluzivisht luftimin e islamit dhe tendencat që ata ta paraqesin një situatë më ndryshe, duke ju shmangur problemeve serioze që i ka Kosova, qoftë në cenimin e integritetit dhe sovranitetit të saj, gjendjes ekonomike etj”, ka thënë Ramiqi për Indeksonline.
    http://www.koha.net/?page=1,13,164866

  10. #10

    Për: Fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe që shtynë agjenda islamike në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Po EURO_DOGANA a si e pat emrin ai kruyeministri i Perendorise qe na ka shkatrruar gjithe ata shekuj, ai a eshte kriminel? Ai eshte miku i Thaçit dhe i Ramiqit!
    Po të bënin masakra turqit mbi shqiptarët,këtu sot nuk do ishin mbi 20 milion shqiptarë në të gjth botën.Përkundrazi turku e gjeti shqiptarinë nën thunddrat e masakrave sllave të cilët siç e kan zakon masakronin çdo gjë me dhunë kurse pjesën tjetër e sllavizonin poashtu me dhunë.Kujtoni bosnjën dhe kosovën mu në mesë të evropës kuçedr u masakruan me qindra mijëra boshnjakë e shqiptarë kurse mbi nji milion i shpërngulën për pak kohë....si keni fytyrë more të flisni kur po i kaloni tërë limitet e humanizmit.
    Se kush mendoni ju se është ma i denj sot që të investon në ballkan?Serbia,bullgaria ,greqia...?
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •