ne dashuri, mjafton nje rreze dielli, nje pike shiu a nje grimce ajri per t'u ndier ne parajse...
ne dashuri, mjafton nje rreze dielli, nje pike shiu a nje grimce ajri per t'u ndier ne parajse...
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Ja një rast që tregon se marrëdhëniet e tilla nuk janë të pamundura dhe të pasuksesshme.Postuar më parë nga Dritë
I miratoj këto që thënë. Pikërisht kështu është. Po të komandoi gruaja, je i parëndësishëm për të. Kam lexuar edhe shkrime të tjera nga ty dhe kam parë se je vajzë e mençur. Respekt për ty!Postuar më parë nga Kënga
Sigurisht që edhe ato kanë dëshirë, por jam i mendimit se sa më e vogël të jetë në moshë, aq më e lehtë është ta edukosh. Shumica e këtyre tridhjetëvjeçareve janë shtrembëruar në mënyrë të pariparueshme dhe ashtu të shtrembra siç janë, nuk e kuptojnë as vetë se çfarë kërkojnë. Njeriu i keqedukuar është si një motor i dalë nga faza që edhe pse vazhdon të punojë, gjithë kohën do të punojë keq.Postuar më parë nga Kënga
aspak nuk eshte problem diference e madhe ne moshe vete nga natyra vajzat jane me te zhvilluara dhe me te pjekura se djemte psh nje vajze 18 ose 20 vjece smund ta krahasosh kurre me nje djale te kesaj moshe cunat ne kete moshe jane trala la,keshtu qe duhet te jete shume vite me i madh qe te pakten ti puqen mendimet dhe te krijohet nje lidhje serioze.............vellai im ka 12 vjet diference me nusen,se mendon njeri qe kane shume diference se vellai im duket sikur eshte 2-3 vjet me i madh,ia kalojne per mrekulli
Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi
Bato e ke lexuar "Pushimet e Cufos" te Gaqo Bushakes. E pyet Cufo Tipin: pse po rri me kotelet. Vetem ato me pranojne per komandant thote Tipi![]()
Edhe puna jote. Gruaja do te bindet nese ka konsiderate, respekt, terheqje per ty, jo se do e "mesosh" ti te bindet. Me detyrim s'behet gje. E ke te humbur qe tani betejen.
Kujdes se do biesh ne dashuri me kengen dhe ajo ka djalin sa ty
Bato, nje keshille te jap:
Nuk ka si 30 vjecaret. Sidomos kur i gjen te mirmbajtura .
Nje femer duket se c`vlera ka, pikerisht ne kete moshe. Aty eshte stacioni femeror, per te ndare te bukurat nga te pabukurat, te mencurat nga budallaqet, te zonjat nga te humburat.
Nuk do ja hidhja syte kure nje 20 vjecareje, perpara nje 30 vjecareje.
Mblidh mendjen BATOOOOOOOOOOOOOOOOOOO![]()
Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
Diferenca ideale midis burrit dhe gruas në martesë duhet të jetë 15 vjet. Kërkuesit e Universitetit të Vjenës kanë realizuar një studim në popullsinë suedeze duke verifikuar lidhjet mes fëmijëve dhe prindërve. Rezultati? Pjesa më e madhe e fëmijëve të stresuar jetojnë në familje në të cilat mes burrit dhe gruas ka diferencë të vogël moshe. “Burrat kanë tendencë të dëshirojnë gratë më të reja, pasi i gjejnë ato më tërheqëse, ndërsa gratë kërkojnë një partner mashkull të stabilizuar dhe që të jetë plot me siguri në vetvete. Të gjitha këto karakteristika i gjen më me lehtësi tek burrat më të mëdhenj në moshë”,- shpjegon udhëheqësja e këtij studimi. Përveç studimit të publikuar së fundi, ka dhe studime të tjera që mbështesin këtë tezë, e cila për shumë njerëz lë vend për diskutim. Të njëjtin përfundim ka arritur dhe një studim i bërë në Universitetin e Finlandës në vitin 2001. Studiuesit e Universitetit të Finlandës duke studiuar popullsinë e veriut të Finlandës arritën në konkluzione të njëjta: Burrat me gra, që kanë një diferencë deri 15-vjeçare, kishin më shumë fëmijë të mbarë.
Fëmijët
Për fëmijët, diferenca ndikon mirë, po për vetë riprodhimin? Sipas një studimi të ri në këtë fushë, çifti ideal për riprodhim është i formuar nga një burrë që është 6 vjet më i madh se partnerja e tij. E thotë natyra: me këtë diferencë moshe ekzistojnë mundësitë më të mira dhe shanse të mëdha për t’u riprodhuar. Burrat preferojnë gratë, apo shoqe më të reja se vetja, pasi kjo maksimizon mundësinë për të bërë fëmijë, ndërsa shanset ulen ndjeshëm kur gruaja është më e madhe se burri. Gratë, në të njëjtën kohë, rreken të preferojnë burrin më të madh, sepse ky zakonisht siguron më shumë të ardhura për të mbajtur fëmijët. Kështu që, stereotipi kulturor që sheh njeriun të preferojë gratë më të reja është thjesht fryt i një tendence natyrore, e bërë për të lehtësuar riprodhimin. Kërkimi nxjerr në dritë pastaj se kur personat kanë një fëmijë me një partner, dhe një tjetër me një tjetër, ky partner i dytë ka gjithmonë tendencën për të qenë më i ri se i pari, kjo qoftë në rastin e burrave, ashtu dhe në atë të grave.
Pershendetje Bato!
Po thuaje te shkreten, ti nuk dashke grua qe ta duash, ta rrespektosh e ta konsiderosh si njeriun me te afert te jetes sate, por dashke nje roberesh ta edukosh apo programosh te jet cdo her nen urdherat e komandat tua.
Kujdes, edhe ato ne mosha te vogla jan mbush sherr e nuk te del hesapi ashtu si e ke llogaritur!
Pasi qe koka tema "diferenca ne moshe'.....a mendoni se mundet me funksionu nje lidhje nese vajza eshte 2 vite me e madhe se djali....psh: 22 vjet vajza dhe 20 djali ..?
P.S.Bato nese e don s'ka rendesi mosha![]()
Shembullin qe dhash une ishte i suksesshem sepse ata dy gjeten prehje, dashuri dhe mirekuptim tek njeri tjetri qe nga fillimi.
Ne ata 35 vjet martese nuk jan munduar te ndryshojne personalitetin e tjetrit me imponime por kan pranuar nj-tj me anet pozitive dhe negative qe kishin.![]()
Te edukojsh nje 20 vjecare? lol
Vajzat nuk edukohen ne moshen 20 vjece, edukimi fillon shume me heret sepse ne moshen 20 vjece ajo vec eshte e formuar si njeri.
Ne shkrimet tua nuk lexoj as "dashuri", as "mirekuptim" e as "prehje", po vetem "edukim", "dominim", "komande ne familje" etj, e keta motive nuk jane baze per nje martese te shendoshe, ta kesh parasysh se do te deshtojsh qe nga fillimi.
Shko kerko nje nuse ne ndonje fshat ne maj te malit ku vajza ruan tere diten bagetine dhe ska pare jete dhe bote. Po edhe ajo, nje dite kur ta njohtoje anen tjeter te jetes te thote lamtumire... ose do te lexojme diku ne shtypin e dites se Batoja ka gjete vdekjen ne rrethana misterioze dhe ka lene pas vehtes nje vejushke te lumtur...![]()
Krijoni Kontakt