Close
Faqja 24 prej 25 FillimFillim ... 1422232425 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 241
  1. #231
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Yes
    Dashuria është vetë Dashuri, dhe nuk ka nevojë që të rëndohet më gjëra të tjera, qofshin edhe idilike. Por nuk bie dakort, që qëllimi i saj është riprodhimi.
    Po sipas teje cili është qëllimi i saj, meqë nuk qenka riprodhimi?

    Citim Postuar më parë nga Yes
    Prap bie dakort me këtë pjesë...
    Më vjen mirë që e përkrah shumicën e gjërave që them, po me kalimin e kohës besoj se do të bindesh dhe për të tjerat.

    Citim Postuar më parë nga alx_x6
    Ajo që po thosha është se mendja e njeriut është luani me gjithë kafaz. Është e kotë të përpiqesh të injorosh instinktet, ashtu siç është po aq e kotë përpjekja për të hedhur poshtë peshën dhe ndikimin që ka ushtruar zhvillimi i njeriut në kohë për të arritur në nivelin e sotëm. Njeriu sot është ky që është, nuk është thjesht një kafshë me instinke - por as edhe vetëm një qenie civile, e qytetëruar, siç përpiqen ta paraqesin ndonjëherë. Kush injoron njërën a tjetrën, i hap së pari probleme vetes, mbasandaj të tjerëve. Të dyja duhen kuptuar e sjellja e njeriut në përgjithësi duhet parë në këtë prizëm. Studimet pafund që bëhen sot vetëm sa konfirmojnë përdite e më shumë këtë ide. Sjellja dhe motivimi për veprim i njeriut nuk është as një utopi qeniesh të përkryera ndërgjegjshëm, as një shtysë e thjeshtë dhe e pastër instinktesh, por një kombinim i të dyjave - në masa të ndryshme tek njerëz të ndryshëm.
    Që t'i kthehem temës dhe linjës së diskutimeve të fundit - freskia dhe bukuria kanë rëndësi, kjo e fundit parë edhe nën prizma individuale përveç një karakterizimi të përgjithshëm. Por nuk besoj se këtu ka të bëjë shumë paraqitja e bukurisë morale - ajo ka vlerë për aq sa njeriu i jep vetë peshë. Duke mos e përzier fare luanin në këtë muhabet, kjo e fundit ka të bëjë thjesht me lëndën me të cilën njeriu e ka të ndërtuar kafazin e vet në kokë.
    Qytetërimi i sotëm dhe instinktet janë dy gjëra të ndryshme që e përjashtojnë njëra-tjetrën. Janë plotësisht të kundërta dhe në luftë të vazhdueshme me njëra-tjetrën. Janë aq të kundërta saqë pranimi i vetëm një instinkti, bie ndesh dhe e rrëzon të gjithë kështjellën prej plehu që ti e quan qytetërim modern.

    Mohimi i njërës apo tjetrës dihet që sjell probleme, po duke qenë se janë kaq të ndryshme e të kundërta, atëherë vetëm njëra duhet të jetë e vërteta dhe e drejta, nuk mund të jenë të dyja.

    Shikoj që ti ke një mendim shumë pozitiv për qytetërimin e sotëm, kështu që dua të të tregoj se çfarë quaj unë qytetërim. Meqë të pëlqejnë shembujt, po marr disa shembuj:

    Kemi një fshatar të pashkolluar, me opinga me baltë, që ka një pronë të vogël dhe jeton me punë të ndershme. Nga ana tjetër kemi një njeri dinak, që bëhet i pasur me mënyra jo të ndershme. Më vonë ai merr në dorë shtetin dhe qeveris me mënyra të pista.

    Ti mund të thuash që ky i dyti është më i qytetëruar, por nuk është ashtu. Qytetërim do të thotë ndershmëri dhe ndërgjegje. Ti nuk shikon këto, por lustrën e këpucëve.

    Meqë jemi në forum, po marr një shembull tjetër. Nuk është qytetërim kur moderatori tregohet hileqar, të fshin shkrimet ose të lufton me mënyra të tjera të ulëta. Qytetërim është kur moderatori është i ndershëm, i drejtë dhe i paanshëm.

    Që t'i kthehemi temës, freskia dhe bukuria janë tërheqëse për këdo, por pranimi i këtij instinkti e rrëzon kështjellën prej plehu, që është e ndërtuar mbi themelet e barazisë artificiale.

    Citim Postuar më parë nga Sea Melody
    Une jam ne lidhje me nje mashkull qe ka 35 vjet,ndersa une kam 20,e njejta gje me ndodh edhe mua.Meshkujt e moshes sime ma shpifin,me duken sikur femij,ende te pagdhendur,nuk kuptohem dhe sme interesojne,gjithmone me kan pelqyer meshkujt me te vjeter,me te pjekur,dhe eshte e vertet qe mund te pershtatesh,por varet edhe tipi i njeriut,jo gjithmone ndodh qe lidhja mund te ec mire. Mua gjithqka me ka shkuar mire deri sot,kemi edhe plane per fejese.
    Më pëlqeu postimi yt se është i sinqertë dhe i vërtetë. Më vjen mirë kur shoh vajza si ty, edhe pse janë të rralla.

    Citim Postuar më parë nga Pleakley
    Bato, no offence por ndersa burri rritet hormonalisht - gruaja rritet menderisht. Pra burri Rritet por kurre nuk Piqet. Merr nje vajze dhe nje djale 14 vjecare. Nga trupi, paraqitja dhe gjithashtu nga hormonet kjo vajze arrin pjekurine e saj; Ne te kundert ky djale edhe pse hedh shtat dhe hormonalisht arrin kulmin - pjekuria e tije eshte ....hmm si te te them - verja vete emrin ti. Ngelen Cunake.
    Nje lidhje qe kerkon ti me nje vajze 10 vjet me te vogel i bie qe te krijoni disi nje balance te pakten ne pjekuri. Ne hormone asnjehere nuk krijohet kjo balance - Qendron gjithmone nje Competition.
    Dy fjalitë e tua të para më bënë të buzëqesh, ndërsa të tjerat çojnë ujë në mullirin tim. Ashtu është, vajzat fizikisht dhe mendërisht piqen më shpejt dhe prandaj them që ato duhen martuar të reja e me burra më të mëdhenj në moshë. Pjekja e tyre më e shpejtë është treguesi natyror që mbështet ato që them unë.

  2. #232
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    o bato ne radh te pare dashuria snjef mosh por nga ana tjeter duhet te menduar sa do e ket zgjatesin kjo dashuria ndersa ai/ajo plaket ska fuqi as me pjerdh
    kurse tjetri lulezon
    per mendimim tim diferenca e moshes sduhet te kaloj 7 vjet nga ana e cunave
    kurse per femrat mos i merni me te medha

    nejse mendimi im ky
    Partizoni

  3. #233
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Nqs pasioni eshte i forte dashnia nuk njeh moshe.

    Rast konkret, Sofia Loren dhe Carlo Conti. Carlo i ndjere ishte ne karroce dhe ajo perseri e adhuronte te shoqin.

    Kur shef keto rastet e dashnise me diference ne pleqni fillon te besosh se dashnia nuk eshte vetem seks ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #234
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-06-2007
    Postime
    44
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Qytetërimi i sotëm dhe instinktet............
    Unë këtë linjë diskutimi nuk e ndjek dot më. Jo se është e vështirë, po ka aq shumë konfuzion sa s'kam dëshirë të merrem me të. Ti kërkon mbretërimin e forcës së instinktit dhe këtë kërkon ta realizosh me hallatet e qytetërimit. Flet për instinktet si shtysa kryesore dhe pastaj kërkon që këto instinkte të shpien në realizimin e vlerave që s'i përkasin botës së instinkteve, por pjesës së qytetërimit, si e vërteta, e drejta, ndershmëria a ndërgjegja e ku di unë tjetër ç'ke ndërmend.
    Bota e instinktit as që e di e as që ia ndien hiç ç'është e vërteta, e drejta, etj, etj, këto janë koncepte që i ka shpikur mendja e përpunuar, e qytetëruar e njeriut. Në kërkon të jetosh sipas llogjikës së instinkteve, bëje, or mik, askush nuk të pengon. Po mos kërko pastaj të mbizotërojë e drejta dhe e vërteta e ndershmëria e të tjera si këto, se këto gjëra, për instinktet, janë llogje pa kuptim.

  5. #235
    Po dihet se mashkulli duhet te jete me i madh se i bie motori edhe qe ta heqesh qafe sa me shpejt
    edhe femra me e vogel qe ti bej yzmetin invalitit
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  6. #236
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Po dihet se mashkulli duhet te jete me i madh se i bie motori edhe qe ta heqesh qafe sa me shpejt
    edhe femra me e vogel qe ti bej yzmetin invalitit
    Pervec qe injoranca eshte ne maksimum , krijon disa fjali palidhje.. Se kuptoj pse ke kaq shume deshire te tregosh veten ...
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  7. #237
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Pervec qe injoranca eshte ne maksimum , krijon disa fjali palidhje.. Se kuptoj pse ke kaq shume deshire te tregosh veten ...

    Ka mungese vemendjeje ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #238
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Po dihet se mashkulli duhet te jete me i madh se i bie motori edhe qe ta heqesh qafe sa me shpejt
    edhe femra me e vogel qe ti bej yzmetin invalitit
    Po sigurisht, kjo egziston vetem ne shqiperi! edhe e zbatojne ato te urtat edhe te mirat.
    kane ndryshu ca kohet! :P
    Disa i la xhaxhi enveri me pasoja trashegimie
    She's the morphine queen of my vaccine.

  9. #239
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga alx_x6 Lexo Postimin
    Unë këtë linjë diskutimi nuk e ndjek dot më. Jo se është e vështirë, po ka aq shumë konfuzion sa s'kam dëshirë të merrem me të. Ti kërkon mbretërimin e forcës së instinktit dhe këtë kërkon ta realizosh me hallatet e qytetërimit. Flet për instinktet si shtysa kryesore dhe pastaj kërkon që këto instinkte të shpien në realizimin e vlerave që s'i përkasin botës së instinkteve, por pjesës së qytetërimit, si e vërteta, e drejta, ndershmëria a ndërgjegja e ku di unë tjetër ç'ke ndërmend.
    Bota e instinktit as që e di e as që ia ndien hiç ç'është e vërteta, e drejta, etj, etj, këto janë koncepte që i ka shpikur mendja e përpunuar, e qytetëruar e njeriut. Në kërkon të jetosh sipas llogjikës së instinkteve, bëje, or mik, askush nuk të pengon. Po mos kërko pastaj të mbizotërojë e drejta dhe e vërteta e ndershmëria e të tjera si këto, se këto gjëra, për instinktet, janë llogje pa kuptim.
    Me fjalën instinkt mund të luash si të duash dhe kjo e jotja më duket një përpjekje për t'iu shmangur debatit. Unë nuk e kam fjalën për këto lloj instinktesh që flet ti dhe instinkt për mua nuk do të thotë joqytetërim dhe jondershmëri. Që të mos bëjmë lojëra fjalësh por të merremi me thelbin, çfarë të thashë në postimin 196?

    "Instinkti është dëshira për të jetuar dhe trashëguar"...

    dhe më pas:

    "Kur ne sot po humbasim ato gjëra për të cilat u munduam dhe luftuam me mijëra vjet, kjo tregon që nuk jemi në rrugë të mirë"

    Pra, po humbasim gjënë më kryesore, trashëgiminë, mirëpo ti nuk shikon këtë, shikon zhvillimin teknologjik. Ti shikon ekranet e telefonave që sot janë me prekje dhe nesër mund të jenë me frymë. Këto gjëra nuk kanë vlerë përpara trashëgimisë.

    Zhvillimi njerëzor dhe zhvillimi teknologjik janë dy gjëra të ndryshme. Zhvillim njerëzor quhet kur ka ndershmëri, ndërsa ky zhvillim teknologjik që ndërtohet mbi hilenë, është kundër zhvillimit njerëzor.

  10. #240

    Ti qenke metodik dhe i ngeshëm, lum miku.
    Hajt tumira!

Faqja 24 prej 25 FillimFillim ... 1422232425 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •