Close
Faqja 17 prej 25 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 241
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Po kur te rritet e ti shtohet djallezia asaj te vogles si thua ta lere ky e te marri ndonje minorene? Apo pretendoni se po e more te vogel do ngelet ashtu si e gjetet?

    Ti xfiles je ne fakt shume maskilist me aq sa te kam lexuar ne tema te ndryshme. E ul shume femren.
    Tek pjesa e pare e postimit ke nje fare te drejte.
    Une per vete do e marr te madhe.

    Po ku e paske pare ti qe jam maskilist?
    Duhet te ofendohem une nga kjo?
    Po ti thuash nje femre "feministe" a eshte ofendim apo lavderim?

    Po ku e ke pare moj aman qe ul femren une.

    O bato po ku je o burr i dheut tregoji vendin ketyre feministeve qe na bjen me qafe kot .

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-06-2007
    Postime
    44
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    po dhe ti na 'shkrive' ama. Po c'krahasim na solle, nje pershkrim . Bah, po ku jetoni mo, ne pyll? Vetem 20 vjecare ka dhe 60 vjecare? Epo domosdo, te ajo 20 vjecarja do shkosh, se ndryshe je t*rap.


    e di si eshte kjo puna e kesaj teme, ti biem shkurt? e keni balls? yes? go for it, dashuria nuk pyet per moshe. Vetem mos enderroni shume. Qashttu. lol
    O pinku, ç'ke që u mërzite kështu? Unë nuk thashë që ka vetëm 20 dhe 60 vjeçare, Ti duket s'je as njëra,, as tjetra, po ç'pate që u mërzite. Ai krahasimi që thua ti, është hiperbolë. Dhe përdoret për të vënë në dukje diçka nëpërmjet ekzagjerimit, që të duket më qartë ideja. Është si ajo darka në shtëpinë e atyre miqve, që ishin mbledhur rreth tavolinës e po bisedonin, tregonin historira. Njëri, një burrë nja 100 kile që donte të ngacmonte pak shoqen e vet, nja 50 kile kjo, tregoi atë historinë se si, kur miu dhe elefanti po kalonin mbi një urë, miu i thotë, "e shikon, i mik, si tundet ura nën këmbët tona." Kjo, ngaqë atë ditë, tek kishin kaluar mbi një urë druri, shoqja i kishte thënë pak a shumë të njëjtat fjalë. Tani, ai s'mund ta tregonte historinë siç ishte, se do ngriheshin gratë e tjera dhe do thoshin që urën e tundnin të dy bashkë, do ngatërronin dynjanë me teoritë e proporcionalitetit, apo të peshës së bashkuar, apo të shfaqjeve të maskilizmit prej meshkujve, e të tjera llogje, darka do prishej - e ç'kuptim do kishte pastaj që ishin mbledhur miqtë për të kaluar pak kohë gëzueshëm së bashku. Dhe e tërë kjo, kur ai tipi donte vetëm të thoshte se urën e tund pesha, se fakti që dikush ndodhet mbi urë kur ajo po tundet nuk do të thotë se është ai njeri që po e tund urën, se shfaqja e dy ngjarjeve njëra pas tjetrës nuk do të thotë patjetër që aty ka shkak-pasojë, por vetëm rastësi, bashkëkohësi, etj, etj. E, në fund të fundit, donte vetëm të ngacmonte pak shoqen e vet.
    Eh, pink, tani që më bëre t'i shpjegoj të tëra këto, ia hoqe tërë lezetin asaj historisë time. Se gjërave u ikën lezeti kur bëhen për t'u shpjeguar. Sa për atë punën e dashurisë, ama, ke të drejtë, qashtu thom edhe unë: go for it.

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga alx_x6 Lexo Postimin
    Shyqyr është forumi e na bën të buzëqeshim ndonjëherë, se, si periudhë vere, edhe programet e humorit, edhe debatet politike janë rralluar shumë.
    Një mashkull tërhiqet nga femrat më të reja se është ligj i natyrës. E ka të ngulur thellë në kokë ligjin e përcjelljes së jetës (që është i dyti më i fortë pas atij të ruajtjes së jetës) dhe s'ka perëndi t'ia shkulë prej andej. Le të bëhen tërë testimet e botës e t'i vihen një mashkulli dy foto, ajo e një 20 vjeçareje e ajo e një 50-60 vjeçareje, qoftë kjo e dyta edhe më e bukura e botës, sytë do venë tek e para, qoftë edhe më e shëmtuara. Pastaj do bredhin sa andej-këndej, po tërheqja e parë do jetë e reja. Ndikimet kulturore e qytetëruese, që e bëjnë një mashkull të vlerësojë pastaj edhe gjëra të tjera tek një femër, janë tjetër muhabet.
    Më pëlqyen këto që ke shkruar, përveç fjalisë së fundit. Këto të ashtuquajtura ndikime kulturore e qytetëruese, zakonisht janë sjellje dhe veprime jashtë natyrës njerëzore dhe shumica e njerëzve këto nuk i pranojnë me dëshirë. Disa detyrohen t'i pranojnë, e disa hiqen sikur i pranojnë, sepse kështu u duhet vetja modernë. Natyrën njerëzore nuk mund ta ndryshosh. Pavarësisht se si vijnë kohët dhe ligjet, tek gjinia tjetër do të vlerësosh përherë atë që është vlerësuar.

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Per vete ky dallimi madh me mashkull sme pelq shum .
    Eshte mir kur jan diku tek 3 apo 4 vite max 5 vite .
    Dmth te dy polet si meshkuj me femra te reja . Apo femra me meshkuj te rinj ehe sma mbushin mendjen , duhet shume pune si nga mashkulli ashtu nga femra .
    Ne vend qe te kesh nje lidhje do te duket vetja si dado .
    Në teori duket mirë kështu si thua ti, 4-5 vjet, po unë mendoj se maksimumi mund të shkojë deri në 10 vjet diferencë.

    Nuk më pëlqen kur i barazon gjërat dhe thua që është e njëjta gjë sikur një grua më e madhe se burri. Nuk është e njëjta gjë, apo jo?

    Po të jesh e sinqertë me veten, do ta pranosh që është kështu siç them unë.

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Yes
    P.S: BATO, edhe pse nuk me ke qejf ngaqe jam shkodrane, mos thuaj se nuk t'u bera avokate
    Nuk është e vërtetë që nuk i kam qejf shkodranet, po disa krahinoristëve këtu u përgjigjem me gjuhën e tyre, se nuk marrin vesh ndryshe.

    Sa për punën e virgjërisë, nuk mund ta mohojmë vlerën e saj. Është tjetër gjë ta pranosh të keqen nga halli dhe tjetër gjë të thuash se cila është e mira.

    Në qoftë se edhe ti je e sinqertë me veten, mos thuaj që nuk ka rëndësi. Duhet t'i themi gjërat siç janë, jo të marrim veten me të mirë.

    Citim Postuar më parë nga xfiles
    O bato po ku je o burr i dheut tregoji vendin ketyre feministeve qe na bjen me qafe kot .
    Po çfarë vendi t'u tregosh, ato kanë përkrahjen e stafit. Në çdo debat që kam pasur me to dhe e kam fituar, më kanë fshirë shkrimet. Ndonjëherë fshijnë të gjithë temën ku shkruaj unë. E mban temën e pantallonave? E zhdukën dhe më thanë që u fshi gabimisht.

    Feministet nuk janë vajza të këqija, përkundrazi, janë vajza të mira dhe energjike, por janë të keqedukuara dhe e shpenzojnë energjinë e tyre në drejtimin e gabuar. Unë nuk i urrej, por ndiej keqardhje për to.

    Në këto kohë degradimi ato mund t'i kenë të gjitha, por boshllëkun e tyre nuk e fshehin dot. Sot ato mund të kenë çdo gjë, pavarësi, meshkuj me shumicë, punë, veturë, komandë në familje etj. por boshllëkun e tyre shpirtëror nuk e fshehin dot dhe nuk kanë atë që është më e rëndësishme se çdo gjë: dijen e vërtetë.

    X, nuk e kam lexuar mendimin tënd për këtë temë. Ti çfarë shijesh ke? Të pëlqejnë më të vogla apo të së njëjtës moshë?

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Tek pjesa e pare e postimit ke nje fare te drejte.
    Une per vete do e marr te madhe.

    Po ku e paske pare ti qe jam maskilist?
    Duhet te ofendohem une nga kjo?
    Po ti thuash nje femre "feministe" a eshte ofendim apo lavderim?

    Po ku e ke pare moj aman qe ul femren une.

    O bato po ku je o burr i dheut tregoji vendin ketyre feministeve qe na bjen me qafe kot .
    Mua s'me ngelet qejfi po me quajte feministe, biles e vleresoj.
    E xfiles nuk do rri tani te hap arkivin, por te pakten mua kete pershtypje me ke lene, sorry.
    Feelings change - memories don't.

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Feministet nuk janë vajza të këqija, përkundrazi, janë vajza të mira dhe energjike, por janë të keqedukuara dhe e shpenzojnë energjinë e tyre në drejtimin e gabuar. Unë nuk i urrej, por ndiej keqardhje për to.

    Në këto kohë degradimi ato mund t'i kenë të gjitha, por boshllëkun e tyre nuk e fshehin dot. Sot ato mund të kenë çdo gjë, pavarësi, meshkuj me shumicë, punë, veturë, komandë në familje etj. por boshllëkun e tyre shpirtëror nuk e fshehin dot dhe nuk kanë atë që është më e rëndësishme se çdo gjë: dijen e vërtetë.

    X, nuk e kam lexuar mendimin tënd për këtë temë. Ti çfarë shijesh ke? Të pëlqejnë më të vogla apo të së njëjtës moshë?
    Po jam dakord,
    une kam shije te gjera, dmth femra me diapazon nga +10 ose -8(se ndryshe i bie te jene minorene), nuk ka te thoje vetem mosha por duam apo nuk duam ne eshte faktor shume determinant. Nje femer e re qofte edhe jo shume e bukur ka mundesi te te terheqe me shume instiktivisht se sa nje femer me e pjekur por me e bukur. Te dyja palet kane avantazhet e veta, femrat e medha per seks dhe shoqeri, te voglat per seks dhe qellime me serioze . Ka qene nje kohe kur isha me i ri qe kisha pak fiksim vajzat e medha, tani avash avash e kam spostuar shijen tek vajzat e vogla.

    Mund te kete shume arsye por do ishte i kote ti rradhisja sepse do ishin thjesht justifikime, njeriu thjesht deshiron dhe ndjen, nuk duhen arsye per te justifikuar asnje lloj deshire.

    Po instikti biologjik eshte ai qe udheheq zemrat e te dyja paleve pa e kuptuar, dhe normalisht tek nje vajze e re ne moshe te terheq trupi i saj me i pershtatshem per riprodhim.
    Po e njejta gje vlen edhe per vajzat, ato vete kerkojne meshkuj me te medhenj ne moshe qe kane pervoje te madhe ne jete dhe ofrojne mundesi me te medha per sigurine ekonomike dhe mbrojtjen familjare, jane gjera qe i pranojne vete femrat, ashtu si ne kerkojme me te vogla ne moshe, eshte mese e natyrshme.

  8. #168
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Mua s'me ngelet qejfi po me quajte feministe, biles e vleresoj.
    E xfiles nuk do rri tani te hap arkivin, por te pakten mua kete pershtypje me ke lene, sorry.
    e pra, atehere pse duhet ta marr une per ofendim kur me thone "maskilist"? Une e marr per kompliment, megjithese realisht nuk jam aq sa duhet.
    ska problem, mos be sorry, sikur te me interesonin mua pershtypjet e sejcilit prej jush ketu nuk do thoja ate qe mendoja.

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Ka qene nje kohe kur isha me i ri qe kisha pak fiksim vajzat e medha, tani avash avash e kam spostuar shijen tek vajzat e vogla.
    Mendoj se kjo ndodh me të gjithë, ose në mos me të gjithë, me shumicën. Kur janë shumë të rinj pëlqejnë vajza më të mëdha në moshë, ndërsa kur rriten, pëlqejnë më të vogla.

    Citim Postuar më parë nga xfiles
    Po instikti biologjik eshte ai qe udheheq zemrat e te dyja paleve pa e kuptuar, dhe normalisht tek nje vajze e re ne moshe te terheq trupi i saj me i pershtatshem per riprodhim.
    Është e qartë se ajo që na tërheq më shumë tek të rejat është instinkti biologjik, po them se ky është edhe shkaku që të bukurat na tërheqin më shumë. Unë e mendoj kështu: paraqitja e mirë fizike tek femra është një tregues gjenesh të mira dhe ato ajo i trashëgon kur fëmija lind vajzë dhe i ngjan nënës, ndërsa kur fëmija lind djalë dhe i ngjan babait, një nënë e bukur mundëson një përcjellje më të mirë të gjeneve të babait. Mendon se është e saktë kjo?
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 09-08-2011 më 18:03

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Edhe femrat jo te bukura mund te bejne femije te bukur. Kur punoja me femijet e vegjel kishim dy femije si yje jo te nje moshe dhe ngjanin shume me njeri-tjetrin.. Nena nuk ishte e keqe, por as e mire shume. Kur pashe babain e kuptova. Kishte pat gen dominues babai.
    Bohhh dhe femijet e mi te dy burrit i kane ngjare. Mua hic!
    Feelings change - memories don't.

Faqja 17 prej 25 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •