Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Me gjoks zbuluar...

    Me gjoks zbuluar...

    22/10/2010



    I madh apo i vogėl, natyral apo me silikon, gjoksi nė shumė kultura ka qenė dhe vazhdon tė mbetet njė mjet i fuqishėm joshjeje, njė “laborator” biokimik dhe biznes i madh

    I madh apo i vogėl, natyral apo me silikon, gjoksi nė shumė kultura ka qenė dhe vazhdon tė mbetet njė mjet i fuqishėm joshjeje, njė “laborator” biokimik dhe biznes i madh. Kur syri tė shkon atje, tė heqėsh shikimin ėshtė gjithmonė njė problem. Po pėrse u pėlqen kaq shumė, sidomos meshkujve? Cila ėshtė masa e duhur? Kush janė mė tė mėdhenjtė nė botė? Ja se ē‘mund tė zbuloni pėr kėto “objekte” kaq shumė tė adhuruara dhe tė dėshiruara nga tė gjithė meshkujt.

    Njė poster publicitar gjigand, ku pėrmes kėtij gjoksi jashtėzakonisht tė madh bėhet reklama e njė shampoje trupi, ėshtė vendosur nė rrugėt e Lubjanės nė Slloveni, por kėtij kalimtari duket se nuk i bėn fare pėrshtypje, ndoshta sepse seksi nuk shet mė?

    Funksioni kryesor i tij ėshtė ushqyerja e fėmijės me gji. Por si formohet qumėshti? Ai sintetizohet brenda strukturave tė quajtura lobe, tė ngjashme me kokrrat e rrushit. Kėtu prodhohet qumėshti, qė pėrmes njė sistemi kompleks tubash tė vegjėl dhe tė hollė arrin deri te thithat. Lobet, edhe pse nė formė tė atrofizuar, gjenden edhe te meshkujt. Ėshtė vėrtetuar se nuk ėshtė e nevojshme tė kesh njė gjoks tė madh pėr ta ushqyer fėmijėn me gji. Edhe njė nėnė me gjoksin mė tė vogėl, nėse gjithēka funksionon mirė, gjatė ushqyerjes sė fėmijės me gji mund tė arrijė tė prodhojė deri nė njė litėr qumėsht nė ditė (njė lopė mund tė prodhojė deri nė 25). Nė foto, njė grua etiopiane e tribusė Mursi, teksa ushqen fėmijėn e saj me gji. Copat e drurit tė vendosura nė buzėn e poshtme dhe ngjyrosja e trupit me tė bardhė konsiderohen si shenja bukurie.

    Po si ka mundėsi qė njeriu, primatėt dhe thuajse tė gjithė gjitarėt, kanė vetėm dy gjinj, ndėrsa shumė kafshė tė tjera kanė mė shumė? Kjo varet nga fakti se sa kėlyshė do t’i duhet tė ushqejė nė tė njėjtėn kohė: njė grua, njė elefant, apo njė rinoceront rrallė sjellin nė jetė mė shumė se njė pasardhės nė njė herė tė vetme. Shumė ndryshe ėshtė kur flasim pėr enrec-in, njė gjitar i vogėl me prejardhje nga Madagaskari, qė me 22 gjinjtė e tij mban rekordin mes kafshėve. Po ashtu balena e kaltėr, gjitari mė i madh qė ekziston (30 metra gjatėsi dhe njė peshė prej 150 tonėsh) ėshtė prodhuesja mė e madhe e qumėshtit: deri nė 70 lira nė ditė. Tė vegjlit e saj, duke e pirė, mund ta rrisin peshėn deri nė 90 kilogramė nė ditė.

    Gjinjtė pėrbėhen kryesisht nga dhjami, qė nis tė akumulohet rreth lobeve dhe nėn lėkurė gjatė pubertetit. Pikėrisht kjo masė dhjamore e lejon nėnėn ta ushqejė me gji fėmijėn edhe nė rastin e mungesės sė ushqimit dhe dietave shumė tė varfra: mjafton qė tė pijė dhe organizmi i saj e shndėrron ujin dhe kripėrat minerale nė qumėsht pėr tė vegjlit. Po pėrse humbet formėn? I gjithė faji ėshtė i gravitetit: gjėndrat e qumėshtit kanė pak lidhje me indin muskulor rrethues dhe forma e gjoksit varet ekskluzivisht nga lėkura pėrreth tij. Palestra, kremrat apo ushtrimet fizike mund tė bėjnė shumė pak kundėr zbutjes sė indeve tė shkaktuara nga shtatzėnitė, ushqyerja me gji, apo thjesht nga kalimi i viteve. Uji i ftohtė mund tė ndikojė nė tonifikimin e tij.

    Nė fund tė vitit 2008, “Facebook” ka eliminuar nga faqet e veta fotot e nėnave qė ushqenin me gji fėmijėt, duke i konsideruar si tė papėrshtatshme. “Njė gji i zbuluar nė formėn e tij tė plotė dhunon rregullat e ‘Facebook’-ut”, ka deklaruar pėr median Barry Schnitt, zėdhėnėsi i rrjetit social. Shumė gra manifestuan nė shenjė proteste, duke i ushqyer me gji fėmijėt tė gjitha njėkohėsisht.

    Por qumėshti i nėnės nuk ėshtė vetėm pėr fėmijėt: kuzhinieri amerikan, Daniel Angerer, e pėrdor pėr tė prodhuar djathė. I lehtė, i tretshėm dhe natyrisht i ėmbėl. “Ėshtė mė i shėndetshėm se ai me qumėshtin e lopės. Pėr mė tepėr ėshtė shumė natyral”, deklaroi Lori Mason Angerer, gruaja e Daniel pėr “New York Post”. Tregtimi i djathit me qumėsht gjiri ėshtė ndaluar nga autoritetet amerikane, sepse nuk pėrfshihet nė listėn e produkteve tė qumėshtit. Edhe tė sapolindurit mund tė nxjerrin ndonjėherė qumėsht nga gjinjtė e tyre tė vegjėl, por kjo substancė ėshtė shumė e ngjashme me kulloshtrėn, domethėnė qumėshtin e parė qė nėna prodhon menjėherė pas lindjes. Ky fenomen, qė i detyrohet pėrqendrimit shumė tė lartė tė estrogjeneve nė gjakun e tė porsalindurit, mund tė manifestohet edhe te meshkujt dhe largohet vetė brenda disa javėve.

    Mė shumė se tre milionė gra nė botė i janė nėnshtruar njė operacioni pėr zmadhimin e gjoksit. Vendin e parė e mban SHBA me 370 mijė raste. Por tė ribėsh gjoksin duket se nuk ėshtė shumė ekonomike: ēmimi mund tė shkojė nga pesė deri nė dhjetė mijė euro. Legjenda mė e pėrhapur urbane rreth gjoksit “tė bėrė” tregon se ato mund tė shpėrthejnė nė avion. Nė tė vėrtetė, ėshtė gėnjeshtėr: protezat e silikonit mund tė prishen, por jo tė shpėrthejnė pėr shkak tė lartėsisė. Silikoni ėshtė njė lėng i qėndrueshėm dhe nė kabinat e avionėve ajri ėshtė i presuar. Njė ndėrhyrje kirurgjikale pėr zmadhimin e tij mund tė zgjasė rreth njė orė dhe kėrkon gati 2 ditė pushim absolut. Shpesh ėshtė parė se operacione tė tilla mund tė shkaktojnė probleme me shėndetin. Pėr sa i pėrket masės ideale, konsiderohet 2-shi.

    Operacioni pėr zmadhimin e gjoksit mendohet tė jetė “paradhoma” e tradhtisė: kėshtu tregon njė studim i fundit i bėrė nga Universiteti i La Sapienzas nė Romė, nga profesor Giulio Basoccu, docent i kirurgjisė estetike. Kėrkimi u realizua te 3000 gra me moshė nga 25 deri nė 40 vjeēe, tė fejuara dhe tė martuara, qė nė pesė vitet e fundit e kishin rritur gjoksin e tyre pėrmes ndėrhyrjeve kirurgjikale. 35 pėr qind e tė intervistuarave, domethėnė njė nė tre gra, deklaruan se pas ribėrjes sė gjoksit kishin pasur mė shumė tė dashur. 38% e grave thanė se, edhe pse nuk kishin arritur deri te tradhtia, kishin parė njė interes mė tė madh nga ana e meshkujve, qė e shohin gjoksin si mjet tė fuqishėm joshjeje. “Pacientet, deklaroi Basoccu, thanė se me gjoksin e ri janė ndier mė gra dhe pjesa mė e madhe e tyre rrėfyen se u pėlqente tė nxirrnin nė pah dekoltenė, duke blerė veshje tė ndryshme nga ato qė kishin veshur mė parė, por qė i kishin ėndėrruar gjithmonė”.

    Po pėrse gjoksi i madh u pėlqen shumė meshkujve, ose mė mirė pjesės mė tė madhe tė tyre? Seksologėt shpjegojnė se gjoksi ėshtė objekt dėshirash i tė porsalindurve qė nga vitet e para tė jetės. Te disa, kjo dėshirė, qė shpesh lidhet me kujtimet pėr nėnėn kur ishin tė vegjėl, vazhdon tė mos ndryshojė edhe nė moshė tė rritur. Kjo ėshtė arsyeja kryesore se pėrse burrat tėrhiqen nga gjoksi i madh.

    Me kalimin e moshės, dihet qė gjoksi nuk mund tė jetė mė i bukur si dikur. Por nuk ėshtė e thėnė qė edhe nė kėtė kohė njė gjoks i tillė tė mos ketė adhuruesit e vet: mjaftojnė pak ngjyra dhe njė penel pėr ta shndėrruar nė njė vepėr arti, si ai i kėsaj modeleje nė konkursin ndėrkombėtar tė “Body art” nė Shėn Pjetėrburg.

    Me spektakleve tė para, ku femrat kanė dalė me gjoksin zbuluar, ėshtė pikėrisht kabareja e Moulin Rouge, lokali i famshėm parisian i hapur nė vitin 1870. 60 balerinat e tij nė atė kohė kishin karakteristika fizike thuajse perfekte: tė gjata 1.75 cm, njė gjoks jo shumė tė madh, njė pėrgatitje tė madhe nė kėrcimet klasike dhe shumė vullnet. Kėto kritere zbatohen ende sot. Zakonisht ato nisin tė performojnė shumė tė reja dhe kontrata e punės firmoset nga prindėrit. Pjesa mė e madhe e tyre vjen nga Australia. Jeta e tyre private dhe profesionale “mbikėqyret” nga rregulla tė ashpra: tė gjitha duhet tė prezantohen nė lokal nė orėn 07:30, nuk mund tė shėndoshen dhe dobėsohen sipas dėshirės. Po ashtu, ngjyra dhe modeli i prerjes sė flokėve mbahet nėn vėzhgim. Pėr tė realizuar spektaklin ėshtė e nevojshme ndėrhyrja e rreth 350 personave, nga tė cilėt 80 nė sallė dhe 20 nė kuzhinė, pėrveē artizanėve qė merren me prodhimin e kėpucėve dhe veshjeve me pendė. Spektakli kushton rreth 7 mijė euro nė vit, para qė duhen pėr tė realizuar 1000 kostume, 800 palė kėpucė dhe pėr tė blerė shumė kilogramė me temina shumėngjyrėshe.

    Gjoksi ėshtė mjet joshjeje nė shumė kultura: pėrfaqėson esencėn femėrore dhe njė mjet erotik shumė tė fortė. Kjo tėrheqje ka nisur herėt, qė kur meshkujt nisėn tė ndjenin kėnaqėsinė gjatė marrėdhėnieve intime. Nė kėtė foto, mijėra gra me gjoksin zbuluar kėrkojnė tė zėnė vendin e gruas sė 14-tė tė Mbretit tė Svaizlandit.

    Gjoksi mė i madh nė botė ėshtė ai me numėr 9 dhe i pėrket brazilianes Sheyla Hershey, qė ka hyrė nė librin “Guinness”. Por pėr tė arritur deri kėtu, Sheyla-s iu desh t’u nėnshtrohej plot 9 ndėrhyrjeve kirurgjikale. Gjoksi mė i madh natyral ėshtė ai i amerikanes 50-vjeēare, Norma Stitiz.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    nuk e di se cila nga keto me gjoks te madh
    beri cmos te hynte ne Guinness edhe tani eshte semure keq nga nje virus sja mbaj mend emrin
    allall ja ariti qellimin debilja edhe shkatroj jeten
    amerikane hesapi
    keto luajne ne video sexi edhe e quajne veten aktore
    ah cte ben trucka
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  3. #3
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Keto nuk mbushin per zotin vene vene silikon .Pffffff sdo ta beja kurre.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •