Close
Faqja 44 prej 51 FillimFillim ... 344243444546 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 431 deri 440 prej 505

Tema: FC Barcelona

  1. #431
    Shaqiri #11 Maska e The.ReaL
    Anėtarėsuar
    01-06-2006
    Vendndodhja
    Corleone....
    Postime
    2,707
    LoL , une e kisha per shaka , e ky kendej i ngrit nervat meniher , nuk ke faj je ende i ri e ke nevoje per pjekuri trunore , sa per trofe te Realit fillon nga 1902.

    Edhe mos keqkupto hera tjera , se edhe 'hajgaret' jane pjesė e tifozllekut.
    SPECIAL ONE

    RAUL # 7

  2. #432
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar mė parė nga The.ReaL Lexo Postimin
    LoL , une e kisha per shaka , e ky kendej i ngrit nervat meniher , nuk ke faj je ende i ri e ke nevoje per pjekuri trunore , sa per trofe te Realit fillon nga 1902.

    Edhe mos keqkupto hera tjera , se edhe 'hajgaret' jane pjesė e tifozllekut.


    Jo prej 1902 po prej 1945

  3. #433
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Postime
    110
    Tani shpesh shtrohet pyetja, si je , a jo si ke qene.

  4. #434
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Barēa, simboli i bukur i Katalonjes e dhimbja qe u mposht me dashuri

    Po lexoja shtypin sportiv si ēdo mengjes tjeter te dites sime, dhe tek shfletoja gazeten "Sport Ekspres", vemendjen ma terhoqi nje titull mbi historine e nje klubi futbolli dhe qytetit te ketij klubi. Kisha degjuar dhe me perpara per bemat e diktatorit Franko ndaj Barcelones si qytet e klub futbolli, por sot i lexova me qarte dhe kuptova me mire se ēfare vuajtjesh kishte kaluar ky klub e me tej i tere ai qytet, qe sot eshte nje nga me te lakmuarit ne Europe, si per Historine, Arkitekturen, Plazhin e sidomos per futbollin. Mendova te ndaj me ju kete histori.


    Barēa, simboli i bukur i Katalonjes e dhimbja qe u mposht me dashuri

    Kur ajo finale e Kupes se Gjeneralizmit (Kupa e Spanjes) me 13 qershor te vitit 1943 perfundoi me fitoren 11-1 te Realit te Madridit, askush tek Barcelona dhe as ne Katalonje nuk besonte se dote vinte ndonjehere ndonje dite e bardhe. Barēa kishte fituar 3-0 ndeshjen e pare finale ne fushen e saj dhe ishte favorite per a fituar kupen, por ndersa ndeshja pritej te fillonte, ne dhomat e zhveshjes se katalansve ndodhi diēka. Shefi i sigurimit te regjimit te Fraknos hyri aty dhe u tha: “Po luani vetem nga zemergjeresia e regjimit”.

    Ky ishte vetem njeri nga momentet e zeza te ketij klubi, qe per nje periudhe shume te gjate kohe jetoi nen nje klime tensioni, ne nje dimer pangjashmerisht te gjate, ku diellit zakonisht nuk i binte rruga per nga qyteti i bukur bregdetar, por mbahej i “burgosur” atje tej, ne zemer te spanjes, ne Kastilje, per te ngrohur vetem kryeqytetin Madrid.

    Nuk dihet se cila eshte origjina e asaj toke qe njihet si Katalonje dhe qe vendasit e kane quajtur Catalunya, por dihet se ajo ka pare shume gjak te derdhur dhe shume lot, natyrisht me teper sesa klubi i futbollit i Barcelones, qe eshte si nje lloj misionari, nje lloj maratonomaku per te ngjitur emrin dhe identitetin katalanas deri ne Olimpin e Perendive.

    Besohet se banoret e sotem jane nje perzierje e iberikeve te vjeter, te ardhurve romane dhe goteve gjermane qe shkelen atje 1600 vjet me pare. Nje shpjegim e quan “Toka e keshtjellave”. Me 1492 ata u bashkuan me Kastiljen dhe krijuan Spanjen dhe me parate e tyre (dhe te hebrejve qe me vone i shporren) u financuan udhetimet e medha te Kristofor Kolombit qe zbuluan Ameriken..

    Nje dite shtatori te gati 200 vjeteve me pare (1714), topat e mbretit te Spanjes, Filipit te V-te Burbon hapen zarr mbi qytet duke shkaterruar pa dallim. Emri “katalan” nuk ishte me i modes, madje regjimi ndertoi nje lagje te vecante, te quajtur “Citadelle”, ku jetonin te fortifikuar besniket e mbretit dhe administrata qe drejtonte qytetin.

    Themelimi i futbollit ne Barcelone ndodhi para pllakosjes se fatkeqesise se radhes. Me 29 nentor 1899, u themelua klubi me emrin anglez, “Football Club Barcelona” dhe nder themeluesit e tij ishte nje Karles Pujol; besohet ndonje stergjysh i Karles Pujolit te sotem. Keshtu filloi jeta.
    Nuk ia vlen te flitet per presidentin themelues, Hans (Zhoan) Gamper, zviceranin qe drejtoi per 25 vjet dhe qe i siguroi klubit stadiumin si prone, per te pasur te ardhura te sigurta per gjithe jeten ne vazhdim. Jeta e tij pati nje fund tragjik, me nje vetevrasje, por Barcelona nuk u zhduk bashke me te, perkundrazi mbijetoi per ta mbajtur gjalle ate emer ne te gjitha kohet.

    I njohur eshte edhe episodi i 14 qershorit 1925, kur turma prej 60 mije tifozesh ne stadiumin “Les Corts” kendoi himnin britanik dhe fershelleu ate spanjoll, “krim” per te cilin u mbyll stadiumi per 6 muaj.

    Me 1926, Barēa u be klub profesionist, ndersa me 1928 nje poeme u shkrua per te, pasi u fitua Kupa e Spanjes. Poeti Rafael Alberti krijoi “Oda e Platko”-n qe mori shtyse nga loja heroike e portierit katalanas, Franc Platko, ne ate finale ndaj Realit te Sociedadit qe u fita 2-1 pas nje maratone te vertete. U deshen 3 ndeshje, me 20 (1-1), 22 (1-1) dhe 29 maj (3-1), per te percaktuar fituesin. Ne ate ekip ishte nje emer teper i madh qe brezat e sotem duhet ta njohin. Ai ishte Zhose Samittier, nje nga emblemat e barcelonizmit.

    Me pas nisi lufta dhe nje dite te zeze te 6 gushtit 1936, trupa te Frankos (falangistet) ekzekutuan presidentin e Barcelones, Zhosep Sunjol, perfaqesues i partise pro pavaresise. Ai u vra prane qytetit te Guadarrames.
    Ky ishte nje moment percaktues ne historine e klubit. Sunjol u shpall martir i barcelonizmit dhe jeta e “blaugranave” mori tjeter kuptim. Gjaku vazhdoi te derdhej dhe me 16 mars 1938, qyteti i Barcelones u bombardua nga ajri, 3 000 mbeten te vrare, ndersa u goditen dhe zyrat e klubit. Ishin pilote italiane, te reparteve ajrore te Benito Musolinit dhe te vendosura ne ishullin spanjoll te Majorkes qe hodhen 44 tone bomba mbi te, sipas kerkeses se bere nga vete Franko, duke demtuar edhe Katedralen historike te qytetit.

    Me 1939, “Udheheqesi i Spanjes”, Kaudilio Fransisko Franko, erdhi ne fuqi dhe praktikisht Katalonja u be vendi i pushtuar. Emri i klubit u ndryshua ne Spanjoll, duke u quajtur tani si Club de Futbol Barcelona, u hoq flamuri katalan nga emblema, ndersa ne Katalonje u ndalua dhe te flitej gjuha amtare, ndonese privatisht banoret nuk e nderprene ate komunikim.

    Edhe ne kete klime te tmerrshme, edhe pas humbjes 11-1 me 1943, serish Barcelona mbeti ne kembe. Me 19545 u fitua titulli kampion, i pari ne spanje qe nga 1929. trajnjer ishte pikerisht Zhosep Samitier, lojtari qe fitoi kupen e famshme te Spanjes me 1928.

    Me 1951 ndodhi diēka tjeter, diēka qe tregoi se ne klub nuk flitej vetem per futboll. Ne nje te diele me shi, tifozet u larguan nga stadiumi “Les Corts me kembe pas fitores 2-1 ndaj Santanderit, pa autobus dhe pa tramvaj. Ky ishte nje solidarizim per nje greve qe ishte shpallur nga Sindikata e Transportit urban. Klubi nisi te shihej me simpati ne te gjithe Spanjen, jo vetem ne Katalonje, si luftetar per te drejtat dhe lirine

    Me 1961, Barcelona nuk mund t’ia linte dikujt tjeter krenarine si ekipi i pare qe eleminoi Realin e Madridit nga kupat e Europes, ne gjysmefinale te kupes se kampioneve, ndonese u mund ne finale 2-3 nga Benfika e Eusebios.

    Me 1968, “blaugranet” fituan Kupen e Spanjes (Kupen e Gjeneralisimit) 1-0 ndaj Realit te Madridit ne “strofken e ujkut” ne “Bernabeu”, ndersa ne tribune ishte vete Franko.
    Kjo ndeshje ja vlen te mbahet mend gjate. Ne stolin katalanas ishte si trajnjer nje specialist i quajtur Salvador Artigas, nje emer jo shume I njohur per brezin e sotem, por qe ishte nje personazh I jashtezakonshem I kohes se tij, pasi kishte qene pilot I forcave ajrore republikane ne Luften Civile, pra kunder Frankos.
    Ai ishte i vetmi pilot republican ne luften civile (1936-1939) qe nuk u stervit ne Bashkimin Sovjetik dhe avioni i fundit republikan qe u ngrit ne ajer ne ate lufte civile qe shkaktoi 500 000 viktima, ishte avioni i drejtuar nga Artigas, njeriu qe perfundoi ne nje kamp perqendrimi francez, ne Gyrs (Gurs), prej nga u nxor nga nje tjeter antifashist si Benito Diaz qe e mori tek Zhirodins i Bordose. Ne France, Artigas luajti futboll te nivelit te larte dhe fitoi kampionatin me 1941 ndersa Lufta e Dyte Boterore vazhdonte dhe ky ishte titulli i pare Kampion i Bordose ne historine e saj.

    Me 1949, Artigas u kthye ne Spanje si lojtar, shenje e sigurte se terrori i viteve te para te Frankos kishte perfunduar. Regjimi “mbylli njerin sy” per te kaluaren e tij dhe me 1967-1969 ai u be trajnjer i Barcelones. Kulmi i paradoksit dhe ironise, qe historia e ka shpesh, ndodhi me 1969, pasi ai u largua nga Barēa.
    Salvador Artigas, ish-piloti republikan dhe ish-armiku i Frankos, u be trajnjer i Kombetares se Spanjes per 4 ndeshje, ndonese se bashku me te madhin madrilen Migel Munjoz dhe me Luis Molovin.
    Njeriu i madh vdiq me 1997, ne kohen kur mund te jetonte i qete ne shtepine e tij, ne moshen 83-vjecare dhe per te u krijuar nje kryeveper pikture.

    Pikerisht me 1974, ne vitin kur Barcelona u kthye tek titulli i pare kampions pas shume vjetesh, (titulli i fundit me 1960), nen drejtimin e Rinus Mishelsit dhe Johan Krujfit, diktatori Franko u semur rende. Ai vdiq me 20 nentor te 1975, e njejta date si ajo e vdekjes (ekzekutimit) te Primo de Kameres, paraardhesit te tij politik dhe themeluesit te Falanges, partise qe sundoi Spanjen per dekada me radhe.

    Vdekja e Frankos solli tranzicionin dhe vendosjen e kushtetutes se pare Demokratike me 1978, ktheu ne fron Mbretin dhe ndersa Spanja behej gjithnje e me demokratike, Katalonja mori autonomine dhe hodhi hapa drejt pavaresise.

    Ndryshimi eshte i qarte, i prekshem. Qe nga fillimi i Kupave te Europes, me 1955 e deri me 1991, Barcelona luajti vetem 4 here ne Kupen e Kampioneve. Me 1959-1960, 1960-1961, 1974-1975 dhe 1985-1986. ne keto 4 pjesemarrje, blaugranet arriten 2 here ne finale, duke humbur ndaj Benfikes dhe Steauas (me 1986).

    Qe nga viti 1978 e deri me sot, kane kaluar 33 vjet. Ne keta 33 vjet, Barēa ka pasur dhe ka vetem 3 presidente. Le t’i marim me radhe.

    Me 1978 president u be Zhsep Luis Nunjes, njeriu qe drejtoi klubin deri me 2000. Ai themeli akademine e famshme, La Masia, sipas keshilles se Krujfit.
    Mbajeni mend kete date: 20 tetor 1979. Ate dite u themelua kjo shkolle e madhe, qe eshte bere sot po aq e njohur sa shkolla e Ajaksit. Me 200 u largua Nunjes dhe erdhi Johan Laporta, njeriu qe Krujfi e quan njeriun me te rendesishem ne arritjen e Barcelones se sotme, pasi ai mori trajnjeret Rajkard dhe Guardiola. Tani, president eshte Sandro Rosel, njeriu qe doli ne fushate kunder Laportes, por qe nuk preku asgje nga ato qe ish-Presidenti la si trashegimi.

    Barēa mban 2 rekorde boterore te blerjes se lojtareve, ate te blerjes se Krujfit dhe te Maradones, por nje tjeter moment i madh, ndoshta nga me te rendesishmit, eshte ardhja e dyte e Johan Krujfit, tashme si trajnjer. Me 1988, Krujfi erdhi pas sukseseve tek Ajaksi dhe hodhi bazat e Barcelones se madhe qe do te vinte.
    Ai kujton: “Me 1988, gjendja tek Barcelona ishte e mjerueshme. Te gjithe ankoheshin se gjyqtaret ishin me Realin, por e verteta ishte qe Reali ishte me i mire. Ne nisem punen dhe dale ngadale arritem te luanim po aq mire sa Reali, madje dhe me mire se sa ata, ndaj edhe fituam”.

    Qe nga 1991 e deri tani, Barcelona ka fituar 12 tituj Kampion te Spanjes, ndaj 9 qe kishte fituar ne te gjithe historine qe nga 1928 deri me 1990. Katalanasit moren pjese 17 here ne Champions (ndihmuar dhe nga formula e saj), fituan edhe 4 Liga te Kampioneve si dhe jane stabilizuar tani si skuarda me e mire e spanjes per 2 dekadat e fundit.

    E ardhmja duket e shkelqyer, sidomos ne nje Spanje gjithnje e me te decentralizuar. Kjo sepse kjo Barcelone eshte simbol qe ka ditur te kaloje pengesa te pakapercyeshme, vrasje, konfiskime, poshterime. Dhe nuk ka harruar asgje, veēse nuk ndjen urrejtje. Bukuria e lojes se saj nuk ka vend per verejtje, por vetem dashuri per jeten dhe futbollin.

    Burimi: "Sport Ekspres"
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #435
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Artikull i papare. Nje pjese vlen te citohet edhe njehere:

    "Qe nga fillimi i Kupave te Europes, me 1955 e deri me 1991, Barcelona luajti vetem 4 here ne Kupen e Kampioneve. Me 1959-1960, 1960-1961, 1974-1975 dhe 1985-1986. ne keto 4 pjesemarrje, blaugranet arriten 2 here ne finale, duke humbur ndaj Benfikes dhe Steauas (me 1986)."

    Qe te mos flase njeri se Barcelona nuk ka pasur sukses me pare ne Europe... Nuk ka pasur sukses se nuk e kane lejuar te marre pjese.
    Duket qarte suksesi kur mendon qe ne 4 pjesmarrje ka dy finale, njeren nga te cilat (me Steaua-n) e ka humbur me 11 metersha.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  6. #436
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Shkrim shum i mir flm qe e solle Madaber
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  7. #437
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Postime
    110
    @ MaDaBeR

    Te jame mirenjohes per kete artikull

  8. #438
    Shaqiri #11 Maska e The.ReaL
    Anėtarėsuar
    01-06-2006
    Vendndodhja
    Corleone....
    Postime
    2,707
    LoL , kam menduar qe konvertimi eshte vetem tek fetė tani paska edhe ne futboll :P
    SPECIAL ONE

    RAUL # 7

  9. #439
    Mė shumė lojėra se kushdo tjetėr.

    Barēa ka luajtur 62 ndeshje kėtė sezon tė fundit.Skuadra ka luajtur ēdo ndeshje nė mundshme: 2 nė Super Kup, 38 nė Kampionat, 9 nė Kupėn e Spanjės, 13 nė Champions League,mė shumė ndeshje se ēdo skuadėr nė kompeticionet Europiane.

    http://www.fcbarcelona.cat/web/engli...608117920.html
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  10. #440
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    LExova qe Fabregasin duan ta blejne,Arsenali ka dhen leje por kerkon diku 50 miljon!! eshte e vertete kjo?
    Jetė e rėndė.......!!!

Faqja 44 prej 51 FillimFillim ... 344243444546 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •