Shkėlqimi i CR7 dhe rėnia e shokut Messi
Ndoshta titulli duket paksa i ēuditshėm, por kėsaj radhe vendosėm qė tė pėrdorim titullin e librit tė Dritėro Agollit, Shkėlqimi dhe Rėnia e Shokut Zylo, me njė modifikim fare tė vogėl, nė atė qė tani ne e quajmė Shkėlqimi i CR7 dhe Rėnia e Shokut Messi.
Ju kujtohet njė vit mė parė kur keni pasur rastin ta lexoni njė prej editorialeve mė tė veēanta qė si subjekt pati Lionel Mesin dhe jashtėtokėsorizmin e tij. Por, harrojeni tani Messin, sepse kėtu pari ka filluar tė ri-shkėlqejė njė yll i ri, njė yll qė ėshtė lindur i tillė, qė po lė gjurmė si i tillė, e qė do vdesė si i tillė, Cristiano Ronaldo i njohur si CR7.
Sezoni i jashtėzakonshėm i Cristiano Ronaldos me Manchester United, kur pati shėnuar 42 gola nė tė gjitha garat, e dėrgoi portugezin te skuadra me lojėn mė tė mirė sot nė botė, Real Madridi. Sezoni i parė pėr Ronaldon ishte sa fantastik aq edhe zhgėnjyes, pasi qė nė skenė ishte njė aktor tjetėr, i quajtur atėkohė si joplanetar, Lionel Messi.
Sezoni i ri 2010-2011 duket tė ė destinuar plotėsisht pėr Cristiano Ronaldon. Superylli portugez ka shėnuar deri nė kėtė moment dhjetė gola nė La Liga, pa e pėrfshirė atė goditjen fenomenale ndaj Milanit.
Ronaldo kėtė sezon po tregon gjithēka dhe kur themi gjithēka, kemi tė bėjmė me GJITHĒKA. Ndaj Milanit, Ronaldo kreu pothuajse vetė gjithė punėn. Heroi i vitit tė kaluar nė Bernabeu, Pato, shkaktoi njė goditje dėnimi. Mė pas, vjen nė skenė njeriu i duhur pėr ekzekutime. Pasi kapi topin me njė lehtėsi tė jashtėkonshme, e pėrcjellur me klas e elegancė tė paparė, Cristiano e lė topin nė fushėbetejė, pėr tia dhėnė goditjen kundėrshtarit.
Shikon njėherė Ozilin, i cili hedhė flokėt menjėanė me shenjė qė Ronaldo ta marrė pėrgjegjėsinė. Shikon njėherė pėrreth dhe pėrqėndrohet te portieri Amelia. Shikimi i tij prej njė ikone shpon ndėrgjegjen e porterit tė Milanit, qė humb veten dhe nuk di ta pozicionojė si duhet murin e gjallė. Zhvendohet tri hapa mbrapa, hap kėmbėt nė stilin e tij, frymon thellė dhe gjithė sytė kthehen kah CR7. Fillon vrapin dhe tė gjithė ngadalė ngriten nė kėmbė, tė shtangur nė pritje tė konkluzionit dhe
ndizet i gjithė stadiumi. Cristiano Ronaldo ka shėnuar gol ndaj Milanit, tė cilit iu gėzua mė shumė se njė fėmijė. Gjithė Bernabeu nė kėmbė.
Me qė jemi tek golat, mbetemi tek golat dhe te ndeshja e zhvilluar ndaj Racing Santanderit ku portugezi realizoi katėr gola. Shpejtėsia e Ronaldos u shfaq edhe njėherė nė horizont, kur Gonzalo Higuain lanson njė top nė zonė. Cristiano Ronaldo si tigėr i vėrtetė hyn brenda dhe realizon gol. Pas golit tė parė qė dėshmoi shpejtėsinė, i kthehemi golit tė tretė qė shfaq qėndrueshmėrinė. Njė harkim ashtu tė zakonshėm, nuk e kap dot Cristiano, qė pasi shkoi nė publik, u kthye si vigan, mashtroi njė herė e lehtė mbrojtjen mysafire dhe shėnoi gol tė bukur nga afėrsia.
Definitivisht Crisitano Ronaldo po rikthehet nė formėn mė tė mirė, duke lėnė nėn hije Lionel Messin. Ronaldo ka filluar tė shfaqė shpejtėsinė rinore, qėndrueshmėrinė e njė kolosi, moralin e njė tigri, kreativitetin e njė piktori nė asistime, shpejtėsinė e njė leopardi, dhe
ēfarė ka tjetėr qė nuk kemi pėrmendur pėr kėtė njeri, pėr kėtė njeri qė ėshtė shembull i fėmijėve tanė, shembull i njė mentaliteti qė nuk e ka nė fjalor tė vetin fjalėn dorėzim.
Nė ringjalljen e Ronaldos ka luajtur rol serioz strategu mė karizmatik nė histori tė futbollit, Jose Mourinho, qė si mjeshtėr i moralit qė ėshtė, arriti qė ta zgjojė nga foleja skifterin e quajtur CR7. Motivatori i Ronaldos, tani duket tė jetė njėkohėsisht dhe shkatėrruesi i Messit, pasi qė ishte Mourinho ai qė zbuloi vaksinėn kundėr sėmundjes sė quajtur Barcelona, me ērast duhet tė ndalėsh bakterien e quajtur Lionel Messi.
Por, ēdo anė e bardhė, ka dhe anėn e zezė tė saj. Nė fakt, nuk ėshtė qė kemi tė bėjmė me ndonjė tė zezė tė madhe, por pėr ata qė njohin Ronaldon ėshtė ēėshtje brengosėse. Ju kujtohet Alessandro Nesta dhe fluturimet e tij nė publik nga Ronaldo? Atė fansat duan ta shohin mė shpesh. Janė driblimet ato pėr tė cilat po flasim. Nė driblim, Messi mbetet kampionė i kampionėve, por nuk ėshtė e thėnė qė Ronaldo nuk di tė driblojė, por ende nuk e ka gjetur elementin e tij, elementin e driblimit nė vrap, shkatėrrues pėr rivalėt.
Pėr Lionel Messin dhe aftėsitė e tij nuk ka nevojė tė flitet shumė, pasi qė ai ėshtė i dėshmuar nga sezoni i kaluar. Por, a thua vallė pse ka dėshtuar Messi nė Botėror? Nėse kėtu ka faj Maradona, pse vallė El Messiah nuk po tregon atė qė tregoi sezonin e kaluar? Ėshtė pikėrisht ajo arseyja Xavi dhe Iniesta. Kur kėta dy futbollistė, njėri prej tyre nėse ėshtė i lėnduar, atėherė lėndohet nė njėfarė mėnyre edhe Lionel Messi. Pa dy mjeshtrit e futbollit, dy artistėt e Camp Nou, i ashtuquajturi Zoti nga Samuel Etoo, Lionel Messi, nuk po arrin qė tė shfaqė elegancėn dhe prepotencėn ikonike tė sezonit tė kaluar, kur theu, shkatėrroi e djegi gjithēka. Duket se tani ia ka lėnė vendin rivalit tė tij tė pėrbetuar, Ronaldos.
Kėtu ėshtė vendi qė tė flasim pėr Ronaldon e jo pėr rivalin e tij Lionel Messi, por medoemos duhet tė pėrmendet fakti, qė el Messiah kėto ditė nuk po dėgjohet, pėrkundėr golave. Tani rolet siē duket janė ndėrruar nė krahasim me sezonin e kaluar. Tani jashtėtokėsori ėshtė Ronaldo, heroi ėshtė Ronaldhe lojtari mė i mirė nė botė ėshtė Ronaldo
apo jo?
Natyrisht, pėrgjigjen e kėsaj pyetje do ta kuptojmė mė 28 nėntor nė el Classico, por duam tė dimė nga ju lexues tė nderuar, tifozė tė Real Madridit dhe Barcelonės, tė Lionel Messit e Cristiano Ronaldos, e tė futbollit nė pėrgjithėsi, se a ka filluar shkėlqimi i Ronaldos dhe rėnia e Lionel Messit? Cili ėshtė lojtari mė i mirė i planetit? Shprehuni nė hapėsirėn pėr komente
.
/Telegrafi/
____
E pash lojėn mbrėmė dhe me tė vėrtet me pėlqej loja qė bėri Reali dhe Ronaldo. Urime pėr fitoren dhe shpresoj qė kėtė here ta fitoni El Clasicon pas 4 humbjeve radhazi me duket. (:
Krijoni Kontakt