Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1

    Opinion: Dorëheqja e Sejdiut shembull i mirë për qeveritë shqiptare

    MIT’HATI, SEJDIU DHE INSTITUCIONI I DORËHEQJES


    Nga Fadil Lushi

    * Që nga koha e Mit’hatit institucioni i dorëheqjes politike te shqiptarët do t’i futet një gjumi të vdekjes që të zgjohet në momentin kur Fatmir Sejdiu, duke u gjendur në një alternim mes postit të presidentit të shtetit dhe kryetarit të partisë politike - Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të zgjedhë këtë të fundit. Këtë zgjedhje nuk do ta bëjë pse institucioni i presidentit të shtetit paskësh qenë një post më i avancuar dhe më autoritar, krahas postit të kryetarit të partisë dhe anasjelltas, por pse deshi që me këtë dorëheqje, përfundimisht ta riartikulojë filozofinë e politikëbërjes në hapësirat kosovare, nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, do të zgjedhë rrugët më të përshtatshme që çojnë drejt demokratizimit të mirëfilltë të shoqërisë kosovare, një shoqëri që ende vuan shëndetin e brishtë, një shëndetlig që detyrohet t’i shtrohet një kurimi intensiv dhe nën mbikëqyrjen e rreptë të ndërkombëtarëve.

    * Dhe, kështu siç analizohet, kjo dorëheqje duhet të Aë një leksion i avancuar politik, (që humanizon dhe emancipon institucionet) jo vetëm për shtetet rreth Kosovës, por edhe për shtetin amë të Shqipërisë, ku në vijimësi frymon politika recidiviste, e rrezikshme dhe joparimore, qoftë ajo në rrafsh qendror, po edhe në rrafsh vendor, pavarësisht se bëhet fjalë për politikën e pozitës a opozitës, të cilat toptan mëtojnë ta rimarrin e ta grabisin pushtetin absolut!?

    * E gjithë kjo politikëbërje e shtetit amë, është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me teorinë e Monteskies lidhur me ndarjen e domosdoshme të pushtetit. Sipas kësaj teorie, pushteti duhet t’i takoj pozitës dhe opozitës. Ndofta, politikës shqiptare i duhet një dorëheqje kolektive, me përjashtim të presidentit të shtetit, Bamir Topi, i cili kundërshtoi politikën e grushtit të hekurt dhe politikën e pushtetit absolut të kryetarit të qeverisë dhe të kryeparlamentares së Parlamentit shqiptar.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    shkrimi i plotë

    Të nderuar lexues! Shkrimin tim të radhës më duhet ta filloj gjithsesi me një paragraf nga retrospektiva politike, patriotike dhe nacionaliste e eruditit shqiptar, të birit të Abdyl Frashërit. Thonë se Mit’hati në qeverinë e Ismail Qemal bej Vlorës kishte ushtruar detyrën e ministrit. Duke qenë i zhgënjyer dhe i pakënaqur me punën dhe rezultatet e asaj qeverie, ai e kishte braktisur vullnetshëm atë post të ministrit, që më vonë të shkonte në Elbasan, ku kishte parapëlqyer të merret me mësimin fillestar të fëmijëve elbasanas. Njohësit e mirë të kësaj historie do ta konceptojnë faktin se Mit’hati ishte një ndër politikanët e parë shqiptarë që ndërtoi dhe respektoi, ashtu thjeshtë dhe skajshëm, institucionin e dorëheqjes.

    Që nga koha e Mit’hatit institucioni i dorëheqjes politike te shqiptarët do t’i futet një gjumi të vdekjes që të zgjohet në momentin kur Fatmir Sejdiu, duke u gjendur në një alternim mes postit të presidentit të shtetit dhe kryetarit të partisë politike - Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të zgjedhë këtë të fundit. Këtë zgjedhje nuk do ta bëjë pse institucioni i presidentit të shtetit paskësh qenë një post më i avancuar dhe më autoritar, krahas postit të kryetarit të partisë dhe anasjelltas, por pse deshi që me këtë dorëheqje, përfundimisht ta riartikulojë filozofinë e politikëbërjes në hapësirat kosovare, nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, do të zgjedhë rrugët më të përshtatshme që çojnë drejt demokratizimit të mirëfilltë të shoqërisë kosovare, një shoqëri që ende vuan shëndetin e brishtë, një shëndetlig që detyrohet t’i shtrohet një kurimi intensiv dhe nën mbikëqyrjen e rreptë të ndërkombëtarëve.

    Andaj, ky gjykim i matur, i guximshëm dhe i rëndësishëm politik, pra kjo dorëheqje, te spektri politik shqiptar, po edhe tek ai botor, do të provokojë e do të ngjallë një interesim dhe kureshtje të veçantë, pasi që ky gjykim dhe ky gjest politik a etik i Fatmir Sejdiut, njëherë e përgjithmonë do ta shembë përdhe atë kështjellën e nacionalizmit primitiv, provincial dhe patriotizmin e rremë kosovar dhe në përgjithësi shqiptar. Për këtë fenomen politik shqiptar (që rrallë mund të haset në shtetet me demokraci të brishtë) me të drejtë jepen komente nga më të ndryshmet. Ato komente vijnë nga komentues politik nga Prishtina, Tirana, Shkupi, Lugina, Mali i Zi e gjetiu.

    Komentet, po edhe analizat, do të jenë serioze, analitike, do të jenë respektive, disa kompetente, ca racionale, ca inkopetente, disa emocionale, disa të konsumuara dhe në instancë të fundit edhe cinike. Në vazhdë të këtyre analizave, dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit të shtetit do të konceptohet nga disa politikanë edhe si largim i dhunshëm, i detyruar, i jashtëzakonshëm, po edhe si i parakohshëm!? Në vazhdim të këtyre komenteve ndaj institucionit të dorëheqjes do të ketë edhe të tilla ku thuhet se dorëheqja e Fatmir Sejdiut kinse na qenka një ojnë e radhës e një politikani të vonuar, e një karrieristi që punën e presidentit nuk e paska bërë konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nuk e paska bërë me përkushtim, me besnikëri dhe ndershmëri!? Këto analiza ose komente bëhen nga njerëz, të cilët për udhërrëfyes të përbashkët kanë nacionalizmin primitiv a egoizmin e gazetarisë provinciale, patriotizmin e tyre të rremë si dhe ironinë therëse, një ironi që i postohet adresës politike dhe kombëtare të ish-presidentit të shtetit të Kosovës. S’do mend se këtyre analizave u mungojnë provat, disa lëngojnë nga egoizmi katundaresk, kurse disa mundohen ta anashkalojnë dhe ta heshtin këtë mesele.

    Megjithatë, pjesa dërrmuese e analistëve këtë dorëheqje të Sejdiut e quajnë edhe si një dorëheqje, “... epokale, trimëruese, morale dhe gjithsesi institucionale”, nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, kjo dorëheqje nuk e nderon vetëm etikën e tij politike, por e nderon edhe politikën kosovare në përgjithësi. Njëkohësisht, kjo dorëheqje te popullata do të ngjallë optimizëm dhe besim ndaj institucioneve, në veçanti ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, si një institucion më i lartë i drejtësisë. Tekefundit, kjo gjykatë tregoi se është e paprekshme dhe e pavarur. Dhe, kështu siç analizohet, kjo dorëheqje duhet të jetë një leksion i avancuar politik, (që humanizon dhe emancipon institucionet) jo vetëm për shtetet rreth Kosovës, por edhe për shtetin amë të Shqipërisë, ku në vijimësi frymon politika recidiviste, e rrezikshme dhe joparimore, qoftë ajo në rrafsh qendror, po edhe në rrafsh vendor, pavarësisht se bëhet fjalë për politikën e pozitës a opozitës, të cilat toptan mëtojnë ta rimarrin e ta grabisin pushtetin absolut!?
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    Lexim të këndshëm!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    doreheqja per nje vend si shqiperia nuk eshte gje e mire.
    ai qe jep doreheqje, me mire mos ta kishte nisur politiken.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    doreheqja per nje vend si shqiperia nuk eshte gje e mire.
    ai qe jep doreheqje, me mire mos ta kishte nisur politiken.
    Përshëndetje SKrapari.
    Nuk them të mos merren me politikë, por ta ndiejnë peshën e fajësisë. Politikanët tanë në këtë aspekt i kemi kaq lëkurëtrashë e kaq ndërgjegjetrashë sa gjatë mandatit të tij po u dogj e gjithë Shqipëria a Kosova, ai "krihet", d.m.th. nuk e ndien peshën e fajësisë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Me shume keqardhje, por krahasimin qe paska bere zoteria Lushi, eshte sikur te krahasosh majen e malit te sharrit me majen e Himalajave.

    Nderkohe ne te njejtin shkrim me poshte e vazhdon: se Mit’hati në qeverinë e Ismail Qemal bej Vlorës kishte ushtruar detyrën e ministrit. Duke qenë i zhgënjyer dhe i pakënaqur me punën dhe rezultatet e asaj qeverie, ai e kishte braktisur vullnetshëm atë post të ministrit, që më vonë të shkonte në Elbasan, ku kishte parapëlqyer të merret me mësimin fillestar të fëmijëve elbasanas. Njohësit e mirë të kësaj historie do ta konceptojnë faktin se Mit’hati ishte një ndër politikanët e parë shqiptarë që ndërtoi dhe respektoi, ashtu thjeshtë dhe skajshëm, institucionin e dorëheqjes.

    nderkohe qe ky i dyti, Sejdiu pra u kap ne flagrance duke shkelur kushtetuten...e jo se ishte i pakenaqur me arritjet apo mosarritjet e qeverise se shtetit te tij, me nje fjale u kap me "pele per dore" siç thone ne popull dhe nuk i mbeti surratit mistrec me, pos qe te ofronte doreheqjen e tij si "akte moral".

    Paradoksi te jete edhe me i madh, qe po i njejti surrat, pasi ka bere m... andej si "president" eshte ne gjendje te vendose edhe me tutje, te sjelle nje vend ne krize institucionale.

    Ne te ardhmen do duhej, kur eshte fjala per doreheqjet, hiç aty ato kur behen per shkaqe te ndryshme subjektive, por keto kur dikush eshte i detyruar te largohet pas nje shkelje qe i ben kushtetutes, ligjeve do duhej automatikisht shkakrkuar edhe nga te gjitha funksionet vendimarrese. Çfare kane per te thene e treguar me shume ata surrata, pos qe do bejne edhe nje m.. tjeter te radhes... te tilleve do u kisha thene: mbylle, ama qepe u pa pune e jote! tani ec zhduku !

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin
    Me shume keqardhje, por krahasimin qe paska bere zoteria Lushi, eshte sikur te krahasosh majen e malit te sharrit me majen e Himalajave.

    Nderkohe ne te njejtin shkrim me poshte e vazhdon: se Mit’hati në qeverinë e Ismail Qemal bej Vlorës kishte ushtruar detyrën e ministrit. A qenë i zhgënjyer dhe i pakënaqur me punën dhe rezultatet e asaj qeverie, ai e kishte braktisur vullnetshëm atë post të ministrit, që më vonë të shkonte në Elbasan, ku kishte parapëlqyer të merret me mësimin fillestar të fëmijëve elbasanas. Njohësit e mirë të kësaj historie do ta konceptojnë faktin se Mit’hati ishte një ndër politikanët e parë shqiptarë që ndërtoi dhe respektoi, ashtu thjeshtë dhe skajshëm, institucionin e dorëheqjes.

    nderkohe qe ky i dyti, Sejdiu pra u kap ne flagrance duke shkelur kushtetuten...e jo se ishte i pakenaqur me arritjet apo mosarritjet e qeverise se shtetit te tij, me nje fjale u kap me "pele per dore" siç thone ne popull dhe nuk i mbeti surratit mistrec me, pos qe te ofronte doreheqjen e tij si "akte moral".

    Paradoksi te jete edhe me i madh, qe po i njejti surrat, pasi ka bere m... andej si "president" eshte ne gjendje te vendose edhe me tutje, te sjelle nje vend ne krize institucionale.

    Ne te ardhmen do duhej, kur eshte fjala per doreheqjet, hiç aty ato kur behen per shkaqe te ndryshme subjektive, por keto kur dikush eshte i detyruar te largohet pas nje shkelje qe i ben kushtetutes, ligjeve do duhej automatikisht shkakrkuar edhe nga te gjitha funksionet vendimarrese. Çfare kane per te thene e treguar me shume ata surrata, pos qe do bejne edhe nje m.. tjeter te radhes... te tilleve do u kisha thene: mbylle, ama qepe u pa pune e jote! tani ec zhduku !
    Përshëndetje Pirate
    gjithë këto të meta që theksove i kam pasur parasysh para se ta bëja postimin e shkrimit të analistit Fadil Lushi, prandaj jam hamendur ta postoja a mos ta postoja. Mirëpo shkrimi ka një porosi të mirë:

    1. T'i vetëdijësoj politikanët tanë me lëkurë të trashë që shpesh dinë të jenë piratë e gjatkatar që të japin dorëheqje kur bëjnë faje ( nuk po i quaj krime ) dhe

    2. Të vetëdijësohet populli që t'ua qesë ndërmend këtyre bandillëve në raste fajesh ( prapë nuk po them krimesh ) t'ua kërkojnë dorëheqjen ose fundja mos t'ua japin votat në zgjedhje këtyre fajtorëve ( prapë nuk po them këtyre kriminelëve ).
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Doreheqja e Sjediut nuk ka asnje paralelizem ne kete bote.Nuk jep njeri doreheqjen nga posti me i larte i Shtetit,per te drejtuar nje parti Politike.Sejdiu zgjodhi gabim,sepse kishte mundesine tu tregonte Shqiptareve se ishte i afte ti conte drejt Evropes duke thelluar reformat dhe duke e vendosur veten mbi partite politike.Ai me doreheqjen u tregua thjesht nje njeri qe nuk del dot nga guacka e LDK-se.Ky nuk eshte shembull per tu ndjekur,perkunder eshte shembulli me i keq i te berit politike.Sejdiun nuk e zgjodhen qe ti jepnin thjesht nje kolltuk te bute,por te bente realitet endrat e Shqiptareve,ndersa ai i braktisi.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Sejdiu nuk mund te zgjidhte ndermjet postit te kryetarit te Kosoves dhe kryetarit te partise (LDK)ai pas vendimit te gjykates kushtetuese ishte i detyruar te jape dorehqje nga posti i kryetarit te Kosoves,ne te kunderten Sejdiu do te shkarkohej nga Kuvendi i Kosoves.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2010
    Postime
    21
    kur duhej ta bente nuk e beri, kur e beri e beri....berllog. tani kur e beri si e beri i mbetet popullit te kosoves qe ata qe bejn berllog qe te mos shprehem ndryshe , ti drejtoi drejt e aty ku e kan vendin. ja qe nuk arritem te dim se e kishte seriozisht kur flet se ishte me se e nevojshme ta bente per kosoven. thua se vetem ai apo ata si ai din te bejn berllog kur duhet e kur nuk duhet.tani kur e futi kosoven ne kriza te ndryshme del e krekoset se e beri per kosove. neve na duhet nje si topi, ai me kohe do te jepte doreheqje nga njera pozit dhe mbaroi e jo si ky i joni sa e lane me dy pozita shkelqente , por kur i thane te shkrihej u shkri si mos me keq.ai qe njehere e shkel kushtetuten do ta shkel sa here ti jepet rasti.nese i japim rast le ta shkel prap.dardha e ka bishtin thone, dhasht zoti e edhe bishti i shkon mbrapa , i pa ngrir.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •