Seminarist, e kam thene disaher se vertete je i quditshem ne shumė raste! JO PSE NUK DIN POR ZAKONISHT NUK DON ME DITUR.
Ti e din se Kisha katolike pėrkujton me 18 gusht dy shėnjtorė, qė derdhėn gjakun pėr Krishtin nė trojet shqiptare, por asnjė histori nuk na tregon se keta njerez luftuan kunder tjetrit me dhune: e kemi fjalėn pėr Shėn Florin e Shėn Laurin, nga qyteti i Ulpianes nė tokėn e Dardanisė, Kosova e sotme.
Me thuani u lutem se Floriani dhe Laurini, luftuan me kallash, shpata apo me sopata? Kemi shmebullin ku tradita na mėson se Flori dhe Lauri, ose Floriani dhe Laurini, siē njihen shpesh dy vėllezėrit binjakė, erdhėn nga vise tė largėta nė shekullin e 2-tė nė Dardani, e pikėrisht nė Ulpiana, afėr Prishtinės, ku, me pelqimin e sundimtareve vendas, ngriten njė Kishė tė krishterė, tė cilen ia kushtuan Jezu Krishtit. Jetuan nė gjysmen e parė tė shekullit tė 2-tė dhe, kur persekutimi ndaj krishterimit u shtri edhe nė trevat ilire, u martirizuan nė Kosovėn e sotme, duke mbrojtur kėshtu tokėn e tė parėve tanė me gjak tė derdhur pėr tė deshmuar Krishtin.
Per dallim nga ato akuza qe lexoj ne kete temė, keta shenjtėr nuk duket se luftuan dhe as qe ushtruan dhunė ndaj askujt por u martirizuan pėr tė deshmuar Krishtin.
Krijoni Kontakt