Pershendetje Ela
Nese vjell shpesh mbrenda dites athere medoemos duhet A konsulltohesh me mjekun tend. Me rendesi eshte ta kontrollojsh edhe peshen tende, nese humb peshe ki parasysh se duhet ti nenshtrohesh trajtimit mjeksor sepse humbja e tepert e peshes nuk eshte mire per ty dhe bebin. Ka edhe medikamenta A lehta kunder vjelljeve A cilet mund te ti rekomandoje mjeku jot. Mua personalisht nuk me kane ndihmuar por di raste kur ju kan ndihmuar disa shtatzeneve.
Une gjate shtatzanive mia kam vuajtur aq shume qe skam fjale ta pershkruaj. Ne cdo shtatzani kam humb pesh deri gati 17 kg muajte e para, pastaj duheshte me jave te tera te marr infuzione intravenoze per ti kompenzuar elektrolitet e humbura sepse tere diten e kaloja ne banjo duke vjell. Cdogje me irritonte, nuk duroja as eren e ushqimeve e as ujin nuk mundesha ta pi.
Fatkeqesisht te vjellat me kane munduar deri ne lindje, uroj nga zemra qe ty mos te te mbajne aq gjate. Zakonisht nga java e 12 ose 16 kalojne, bej durim.
Experimento me pije dhe ushqime te lehta, psh caj kamomili, ndonje leng portokalli, buke te thate, keksa etj. Nese cajin e kamomilit nuk e duron lukthi jot, provo ta pish te ftohte nga frigoriferi (njejte edhe me lengun e portokallit vepro).
Me rendesi eshte te pish lengje qe mos dehidrojsh, nese nuk mundesh ta bejsh athere duhet te i kompenzojsh lengjet ne menyre intravenoze me infuzione.
Pervec asaj duhet ti largohesh edhe stresit, nese ke mundesi te marresh pushim mjeksor e te rish ne shtepi, beje te lutem.
Te pershendes dhe te uroj shtatzani dhe lindje te lehte!

Krijoni Kontakt