Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Thumbs down Thaçi pajtohet për dialog me Serbinë para zgjedhjeve

    Prishtinë, 22 tetor – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pajtuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të nisë para zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Burime të të “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se një ofertë nga zyra e lehtësuesit të këtyre bisedimeve, Robert Cooper, ka bindur edhe Qeverinë e Kosovës që dialogu të fillojë para se të mbahen zgjedhjet nacionale, ndërkaq Serbia ka kohë që ka shprehur qëndrimin e saj se është për nisje të dialogut sa më shpejt që të jetë e mundur.

    Oferta, të cilën Cooper e ka dorëzuar personalisht ditë më parë në Prishtinë dhe Beograd, është që përfaqësues nga të dyja vendet të kenë një takim të përbashkët, ku do të flasin për çështjen e të pagjeturve. Në takim, siç kanë shpjeguar burimet, Brukseli nuk ka kërkuar që të marrin pjesë liderët, por gjithsesi ka kërkuar që delegacioneve nga të dyja vendet t`u prijnë një zyrtar i afërt me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe një zyrtar i afërt me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq.

    “Takimi duhet të ndodhë brenda javësh”, kanë thënë zyrtarë evropianë.

    Përderisa Brukseli tashmë e di emrin e zyrtarit që do ta kryesojë delegacionin nga Serbia, kryesuesi i delegacionit kosovar ende nuk është zgjedhur nga kryeministri Hashim Thaçi.

    Burimet e gazetës kanë thënë se kryeministri Thaçi planifikon që në kuadër të delegacionit kosovar të dërgojë në takim tërë komisionin qeveritar për persona të pagjetur, ndërkaq ende po mendon për zyrtarin e afërt të tij, që Brukseli ia ka kërkuar si kryesues delegacioni.

    Një zyrtar i lartë qeveritar i ka thënë “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti se Thaçi nuk është i interesuar që kryesuesi i delegacionit të ketë profil politik, edhe pse ka mundësi që të jetë ndonjëri nga këshilltarët e tij.

    “Nuk do të jetë përfaqësues politik. Ai që do ta kryesojë delegacionin nuk do të jetë as në listën zgjedhore të PDK-së”, i ka thënë gazetës ky burim.

    Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, në anën tjetër e ka zgjidhur dilemën me kryesuesin e delegacionit që do të dërgojë në këtë dialog. Burime të “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se presidenti serb do ta zyrtarizojë shumë shpejt si kryesues të ekipit serb këshilltarin e tij Jovan Ratkoviq, i cili është një emër jo fort i njohur për opinionin kosovar. Ai është këshilltar i Tadiqit për marrëdhënie me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, ndërsa në Serbi njihet edhe si një prej themeluesve të lëvizjes "Otpor" (Rezistenca), e cila pati ndihmuar në rrëzimin e Slobodan Milosheviqit në vitin 2000.

    Nisjen e shpejtë të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës e ka konfirmuar për gazetën edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

    Në një intervistë për “Kohën Ditore” të botuar të mërkurën, Kuçi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marrë përgjegjësinë për atë që ai e ka quajtur nisje e dialogut për çështje humane.

    “Bisedimet e njëmendta në këtë vend do të fillojnë pas zgjedhjeve dhe legjitimitetit të qeverisjes. Ka tema, siç është ajo e të pagjeturve, që janë diskutuar edhe më herët, dhe bisedimet për një temë të tillë mund të vazhdojnë, por bisedimet politike do të fillojnë vetëm pas zgjedhjeve. Ne jemi pajtuar që të jemi konstruktivë dhe të mbrojmë interesin e vendit”, ka thënë Kuçi.

    Dorëheqja e ish-presidentit Fatmir Sejdiu dhe futja e vendit në krizë institucionale pati bërë që Qeveria e Kosovës të kundërshtonte mundësinë e nisjes së bisedimeve para zgjedhjeve.

    Mesazhi i sekretares Clinton se nuk mund të priten zgjedhjet dhe presioni i madh i Brukselit që dialogu të fillojë para mesit të dhjetorit kur në BE nisin pushimet e fundvitit, kanë bërë që Qeveria e Kosovës të bindet për bisedimet, por vetëm për çështje humane dhe jopolitike.

    Edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, është pajtuar ditë më parë që dialogu Beograd-Prishtinë të fillojë me tema për çështje jetësore, sikurse janë zgjidhja e problemeve të personave të pagjetur. Në një intervistë për gazetën beogradase “Politika”, Tadiq ka thënë se bisedimet nuk duhet të drejtohen nga presidenti, kryeministri apo ministrat, por sipas tij “është në interesin e serbëve dhe të shqiptarëve” që ekspertët të diskutojnë për çështje jetësore.

    Kryetari i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, ka thënë për “Kohën Ditore” se nuk ka ndonjë informacion për avancimin e bisedimeve me Serbinë. Përfaqësues të Prishtinës dhe të Beogradit ka kohë që bisedojnë për çështjen e të pagjeturve edhe me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Edhe ky dëshiron ta kryej detyren deri në fund si himë govna!

    U bët thirrje popullit të Kosoves dhe mbarë shqiptarë kudo ku jetojnë në trojet etnike dhe diasporë , që te kundërshtoi cdo dilog me shkije derisa mos te plotësohen disa kushte themelore :

    Pranimi i Kosoves si shtet nga shkijet
    Pranimi i Kosoves në OKB me te drejta te plota
    Zhbërja e planit të ahtisarit
    Zhbërja e komunave false te serbis në Kosovë.
    Largimi i institucioneve te shtetit te shkijeve nga Kosova

    Vetëm atëher do të kemi bazë për të biseduar me shkije , dhe atë për:

    Dëmshpërblimin nga shkatrimi që i ka bërë serbia Kosoves gjatë luftës.
    Dëmshpërblimi për të gjithë të vrarët në luftë.
    Kthimi i te gjitha arkivave shtetrore që mbahen dhunshëm në serbi.
    Ndrimi i teritorit Kosva ia kthen komunen e Leposaviqit serbis - dhe Kosoves i kthehen tri komunat shqitare në lugines së Presheves.

    Në pika te trasha jan pra këto qështje.
    Qështje te tjera , të nivelit më të ulët fillojn pas dakordimit te pikave te para
    !

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC,U KRYMB!
    hasa NUK PO DON ME SHKU PA E KRYMB ME KA KREJT KOSOVEN , BAC!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •