Close
Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 396
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Parlamenti i ri tek Piramida - Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PS

    TIRANE-Parlamenti miratoi dje, prishjen e Piramidës dhe ndërtimin në vend të saj, të godinës së re të legjislativit. Projektvendimi me kërkesë të disa deputetëve të PD-së u miratua me 71 vota pro dhe 64 kundër, në fund të seancës së djeshme parlamentare, e cila ishte shumë e rrëmujshme. Në këtë vendim saktësohet ndërtimi i Kompleksit të ri parlamentar në vendin ku ndodhet Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori”, në Tiranë, sipas planvendosjes së parashikuar. Projekti i kompleksit të ri parashikohet të realizohet me anë të konkursit ndërkombëtar, me ftesë për marrje pjesë të studiove më të njohura ndërkombëtare, sipas detyrës së projektimit që i bashkëlidhet vendimit, por që ende nuk është bërë publik. Vlerësimi i projekteve të paraqitura do të kryehet nga një juri ndërkombëtare e përbërë prej pesë arkitektësh të shquar, vendas dhe të huaj. Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi dhe akteve të tjera ligjore, do të krijohet edhe një komision shtetëror, ku do të bëjnë pjesë veç Kryetares së Kuvendit, Kryeministrit edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Në këtë komision janë edhe Ministri i Punëve Publike e Transpoirteve, i Financave dhe dy krerët e grupeve më të mëdha parlamentare në Kuvend e Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. 7 ditë, pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi do të përcaktojë studiot e njohura ndërkombëtare që do t’ju dërgohet ftesa për të marrë pjesë në këtë konkurs si dhe do të miratojë rregulloren e organizimit të Konkursit ndërkombëtar.

    Ideja për ndërtimin nga e para të sallës së re të Kuvendit, së bashku me komisionet dhe me zyrat që sot ndodhet te ish-godina e Komitetit Qendror u bë publike gati një muaj më parë nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kjo, sipas saj, është një sfidë për tu realizuar në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Nga ana tjetër, në nisje të këtij sesioni, Kuvendi shpenzoi 73.2 milionë lekë për rikonstruktimin e sallës së seancave parlamentare. Është bërë konfigurimi, heqja dhe rivendosja e sistemit elektronik, i cili është sistemi më modern në Europë. Ndërkohë për projektin që do të fillojë të vihet në jetë dhe që mendohet të përfundojë për një periudhë dy-vjeçare do të bëhet një ligj i veçantë, ku do të përcaktohen edhe fazat vijuese të ndërtimit, çmimet, etj.

    (d.b/GSH/BalkanWeb)

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Budallallek!

    E kisha degju nanen Jozefine per transferimin e parlamentit te ri tek piramida, por se dija se behet fjale per nje ri-ndertim. Piramida eshte nje nga ndertesat e bukura te Tiranes, qe, me nje rikonstruksion, mund te sherbeje shume mire per aktivitete kulturore. Nqs hotel Dajti behet ministri, piramida prishet e behet parlament, aty prane k/ministria, cfare do behet me bulevardin historik, paraden sociale historike te popullit tiranas?!


    A po, mozaikun e muzeumit jam dakord ta zevendesojne me nje mozaik te Nene Terezes. Ose, meqe ra fjala, muzeun historik fare mire mund ta bejne parlament.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 22-10-2010 më 12:38

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Cmenduri!

    Shpenzime te jashtezakonshme dhe te panevojshme. Parlamenti sa u rikonstruktua, pse duhet bere nje i ri. Spitalet ne Shqiperi jane ne gjendje te mjeruar keta i harxhojne paret per llukse despotesh. E tmerrshme!

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    budallallek me oke.
    materialet per ndertimin e piramides kane ardhur te gjitha nga importi.
    vetem duralumini ka kushtuar nje thes me para.

    eh mer sale nuk calon gomari nga veshet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Gjynah. Nga ana arkitekturore nuk ishte e shemtuar. madje, shume e kendshme me dukej.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk eshte mire doktori.
    as jozi.

    dicka ka ndodhur.

    marrezi e madheshtise u a ka erresuar arsyen.

    po mir ata.. po Bodja cben.. po ata 71 deputetet si nuk kan turp..

    duan te hedhin ne ere 3 thas me para..
    te tre.. para te popullit shqiptar..

    1- thesi me para qe harxhoj ramiz adil carcan-aliu me pelqimin e nexhos e sules mbas ikjes nga qo bote te shokit enver.. per ti bere nje piramid keopsit.. te tyre..

    ajo piramide ka kushtuar.. pikat e fundit te gjakut te popullit shqiptar..

    cdo gje erdhi nga jashte..

    hekuri cimento xhami mermeri e llambatinat..kur thon beratasit.. erdhen me pamporre e aeroplana.. e u blene sa frengu pulen.. e per punen e mijra mjeshtrave nga gjith shqiperia.. ato spo i llogarisim..se ramizi me tallon i ushqente e me zp i pagonte..

    piramida eshte aty.. akoma.. e forte se ka brenda beton e hekur e djers e gjak te puntorise shqiptare..

    e pra kte thes me valute don ta hedhe ne ere jozi me saliun qe te kemi parlament te ri..per ke do thoni.. per ca pleshta staliniste te llojit taulant brace.. qe do i sherbejne perseri nje ed-veri qelbanik te llojit edvin..

    2- thesi dyte..
    per te hedhur ne ere kte thes.. duhet hedhur ne ere dhe thesi dyte..pra puna per shkaterrimin e piramdes qe gjthashtu ka kosto te madhe..
    Iken pra 2 thase..

    pastaj ndertimi i godines se re.. pra thesi nr 3- qe gjithashtu eshte nje super thes me valute..

    pra plot tre thase.. ne hava..

    jo sali mos.. e bej kete se te merr historia si te cmendur..


    ..

  7. #7
    kjo nga doli se nuk e kisha degjuar ndonjehere as si propozim apo ide

  8. #8
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Dhe çudirat nuk kanë të sosur!!!!!
    Skanë kaluar as dy muaj nga rikonstruksioni që ju bë sallës së parlamentit që ka kushtuar 80 000 000 lekë të reja !!!!!!
    Pa pritur njoftohet për një kompleks të ri parlamentar ku vetëm konkursi për të përzgjedhur studion projektuese do të kushtojë 47,7 milion.
    Këta janë çmëndur fare.

  9. #9
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    "Shqipria po ndryshon - Shqipria po ndryshon!!!!"
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #10
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    5.5 milion euro hidhen si te ishin 5.5 qindarka....


    Digjen 5 milionë euro për teatër
    21/10/2010 20:45

    Vendimi për ndërtimin e godinës së re të parlamentit të Shqipërisë tek ish piramida në Tiranë, është i papritur, me shumë nxitim dhe financiarisht një paradoks që i shkakton buxhetit dëm financiar.
    Ideja për herë të parë u bë publike vetëm pak javë më parë nga kryearja e Kuvendit, zonja Topalli.

    Ky vendim nga ana financiare duket paradoks pasi deklarata e zonjës Topalli u bë fare pak ditë pasi ajo vetë kishte promovuar sallën e re të rikonstruktuar të Kuvendit për të cilën nga buxheti i shtetit u harxhuan 79 milionë lekë.

    Ndërtimi i një godine të re të Kuvendit praktikisht i kthen të pavlefshme paratë e shpenzuara për sallën e re aktuale.

    Ndërtimi i parlamentit të ri, zhvlerëson edhe investimin e nisur nga Ministria e Kulturës që tek ish piramida të ndërtohet teatri kombëtar. Për këtë investim janë lëvruar 5 milionë euro me gati dy vjet më parë.

    Puna për rikonstruksionin ka kohë që ka nisur dhe ish piramida është zhveshur tërësisht nga fasada, ndërkohë që në ambjentet e brendshme janë bërë investime të rëndësishme që kapin deri tani 30 përqind të vlerës.

    Ndërprerja e investimit se aty mund të ndërtohet parlamenti i ri, djeg jo vetëm paratë e përdorura, por edhe pjesën e papërdorur të këtij fondi. Vetëm për këto dy arsye dëmi që i shkatohet buxheti të shtetit nga keqadministrimi i qeverisë për investimet që ajo kryen pa koherencë dhe pa asnjë parashikim arrijnë mbi 5.5 milionë euro.

    Ndërkohë nëse ish piramida shëmbet për të ndërtuar godinën e re të kuvendit, sipas arkitekteve të njohur duhen të pakten një fond prej 10 milionë euro.

    Pa përfshirë pajisjet brenda saj dhe shpenzimet për shkatërrimin e objektit të vjetër.

    Ndërsa për rikonstruksionin e ish piramidës për ta përshtatur për ambjentet e Kuvendit sipas vlerësimeve paraprake duhen rreth 30 milionë euro.

    Pra ndërtimi i një salle të re paraprakisht krijon një kosto në buxhet që varion nga 10 milionë deri ne 30 milionë euro.

    Por vlera e piramidës sot në treg në këtë gjendje që është llogaritet me vlerën e tregut.

    Nuk ka një vlerësim paraprak të kësaj pasurie, por piramida për shkak të volumit, sipërfaqes dhe aksesit për të qenë funksionale ka një vlerë disa herë më të madhe se hoteli “Dajti” në krah të saj për të cilin qeveria e shiti 30 milionë euro, pasi vetëm për ndërtimin e saj përpara viteve ’90 janë harxhuar, sipas arkitetit të saj zotit Klement Kolaneci, të paktën 30 milionë lekë, pa përfshirë investimet brenda objektit.

    Ndaj prishja e saj krijon një kosto edhe më të madhe.

    Për të gjitha këto argumenta ndërtimi i sallës së re të parlamenti jo vetëm shkakton dëm buxhetit të shtetit për të cilin Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të gjejë përgjegjësit, por kërkon investime shtesë të cilat në kushtet e buxheti aktual që po vuan nga pesha e defiçitit të lartë të shkaktuar nga borxhet e qeverisë, duket paradoks financiar me një shkëlqim po aq të rremë se ai i muzeut të ish-diktatorit Hoxha vite më parë
    [/QUOTE]

  11. #11
    Pak rremuj keta artikujt qe here japin shumat me lek dhe here me dollare. O jepi te gjitha leke, ose te gjitha dollare.

  12. #12
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Po ju rreshket truri , c'fare dreqin duan me piramiden ?
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    E perse duhet ajo piramida e Keopsit kur vete Keopsi eshte zhdukur.....?
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    plan shum i mire kuvendi ne zemer te shqiperise aty ku eshte piramida. kthimi i kesaj ne godine ku thuhet do ti sherbeje kultures eshte kot fare, mauzoleumi i enverit nuk mund te perdoret per asgje sepse vetem per ate u krijua nga driteshkurtri ramiz prandaj duhet çkulur me themel. Nje shtepi ku kane ndodh krime te llahtarshme nuk e blen askush, por ajo shembet dhe ndertohet nje e re.

  15. #15
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    A B S U R D E !

    Një investim prej 5.5 milion euroverdhushkash për një kuvend të ri? Nuk i pëlqeu syrit të kryeparlamentares rikonstruktimi i ekzistentit që i kushtoi një djall e gjysëm xhepit të shtetit? Sikur do të ndërtohej teatri kombëtar aty... Ah të zinjtë, ah të mjerët!
    Elegance is an attitude.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Kjo do jetë dhurata me e bukur qe mund ti bëhet Shqiperisë, ne 100 vjetorin e pamvarsisë.
    Mbi varrin (piramiden) e diktatorit, ne zemer te Tiranës, olimpi i demokrasisë të Republikës së Shqipërisë, PARLAMENTI.

  17. #17
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga djaliepirotas Lexo Postimin
    E perse duhet ajo piramida e Keopsit kur vete Keopsi eshte zhdukur.....?
    Cili Keops qenka zhdukur - ai eshte ulur kembekryq, si asnje here tjater ... gju me gju me saline, fatosne, shtangistne, edverne qe korrin llastaret ... jozi ruen hajdaret ... shoki ramiz mban litaret ... shoçja nexhi fsheh llahtaret ...

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Nuk ka problem;leket e popullit jane.....Pastaj po luftojne komunizmin!.

  19. #19
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Kjo do Aë dhurata me e bukur qe mund ti bëhet Shqiperisë, ne 100 vjetorin e pamvarsisë.
    Mbi varrin (piramiden) e diktatorit, ne zemer te Tiranës, olimpi i demokrasisë të Republikës së Shqipërisë, PARLAMENTI.
    dhurate e bukur mund te jete nje rruge e asfaltuar, nje hekurudhe.
    piramida eshte gjeja me e bukur ne tirane, asaj mund ti besh shtesa per ndryshime por jo ta prishesh fare.

  20. #20
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ka fillu edhe ky Brari me mendu e me shkru si Mustafa Nano per te mos thene Maks Velo.
    Nejse,nuk kam kohe me u mare me Velot,por thjesht desha te them se ky eshte nje lajm i mire.Nje lajm pak i vonuar por i mirepritur me ne fund.Me nje godine moderne ne forme L plotesohet me se miri edhe bulevardi kryesor i Tiranes.Sigurisht qe edhe ngritja e stadiumit te ri meriton vleresim.Besoj se ka ardhur gjithashtu koha tja nderojn edhe emrin.Besoj se edhe Moli vete do te ishte dakord me kete.E kam urryer ate ndertese monstruoze pothuaj me shume se kam pas urry ate sistem kanibalesh qe e shkretuan ate toke me keq se mongolet.Bile po te ishte ne doren time edhe ate monstren qe e quajne "Muzeu Kombetar" do ta shkulja nga rrenjet.Se ku e ka "kombetaren" ajo monster nje Zot e di.Megjithate urime dyshes guximtare Berisha e Topalli, se po te ishte per logjiken e te tjereve atehere Shqiperia nuk duhet te ndertoje as rruge,as fabrika cimento,as Tece as,Hece,as gazsjelles,as te mbjelle ullinj e agrume.Me kujtohen shpesh nostalgjiket kur flasin per tarracat me agrume qe ndertoi rinia "socialiste" me pune "vullnetare".Eshte per te qeshur,por sot vetem dy tre fshatra te Sarandes prodhojne me shume mandarina e portokalle sesa prodhohej ne gjithe Shqiperine e para 1990.Oops, edhe une i infektuar me krahasimet alla enveriste qe c'do gje e krahasonte me vitin 1938.Ec aty Berisha,edhe nje mandat tjeter te pakten per te kryer disa pune te mira per Shqiperine.Se keta te tjeret vetem llafe kane dhe cuditerisht keto llafe mjaftojne per tja mbyllur gojen nje pjese te mire te popullsise.Jane me siguri ata qe akoma ngopen me lugen boshe (luga e florinjte) te Ver Hoxhollit dhe Met Shehllarit.

Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Homoseksualiteti
    Nga Psikostudenti në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 02:01
  2. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54
  3. Parlamenti europian rrëzon projektin e Korridorit 8
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 16:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •