Close
Faqja 38 prej 40 FillimFillim ... 283637383940 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 396
  1. #371
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Bobobo

    Me ca mshtrusash ordiner ka t'beje populli shqiptar.

    Do bejme stadium?
    Do bejme parlament?
    Do sjellim uje 24 ore?
    Do rrisim rrogat? lol
    Do e bejme shqiperine plot hidrocentrale?lol
    Do mbjellim 1 milion rrenje ulliri?

    Nderkohe te vetmen gje qe e kane kthy ne realitet ka qene importi plehrave lol. Bravo ,kjo justifikon pjesen derrmuse te premtimeve.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  2. #372
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Idetë per prishjen e Pallatit te Kulturës dhe Piramidës nje goditje ndaj historise se

    Nuk është hera e parë dhe e rastit që në Shqipëri ideohen të prishen godina, që në mos janë pika referimi dhe karakteristikë të një qyteti të paktën janë frute të arkitekturës përkatëse të periudhave ku janë ndërtuar .
    Idea për të prishur ndërtimet bazë dhe karakteristike të një epoke të caktuar nuk është e re, në fakt është një filozofi e vecantë e një klase sunduese e cila kërkon të përjetësojë apo të dëshmojë se është e fortë dhe se vetëm ajo klasë mund të përjetësojë vlerat e saj, kurse klasat apo koalicionet, ose grupet e tjera të mundura nuk janë gjë tjetër (sipas filosofisë paranojake ) përvec se vepra mjerave të një të kaluare që ka marrë fund dhe që nuk kthehet me..
    Kjo është pjesërisht e vërtetë sepse e kaluara nuk kthehet më, por e kaluara është pjesë e historisë dhe si e tillë ka lënë gjurmë qoftë në ndërgjegjen e njerëzve në formën e nostalgjisë dhe kujtimeve të mira apo të hidhura por edhe në formën e kujtesës kolektive e cila dëshmohet nga ndërtimet përkatëse.
    Argumentat se godina të caktuara përmbajnë në vetvete kujtesën e regjimeve të caktuara si psh, Pallati i Kulturës dhe Piramida nuk janë të sakta për disa argumenta bazë:
    - Godinat përkatëse janë realizuar nga grupe arkitektësh nga më të mirët e asaj kohe,
    - Godinat në fjalë nga më cilësoret dhe përmbajnë elemente karakteristikë të cilat i bëjnë këto godina si pika referimi për Tiranën dhe përmbajnë një simbolikë të vecantë për qytetin,
    - Për godinat janë harxhuar shuma të konsiderueshme buxheti të asaj kohe para të taksapaguesve të asaj kohe, buxhet dhe fonde që e kanë justifikuar punën arkitekturore të mrekullueshme sepse i kanë hequr Tiranës pamjen e një qyteti anadollak duke i dhënë asaj pamjen e një qyteti europian
    Prishja e këtyre godinave do të shkaktonte shumë probleme të cilat janë diskutuar disa herë në panelet e mediave televizive të blera e të stërblera nga grupet politike të caktuara, por nuk kanë qënë të pakta rastet kur arkitektë të vecantë kanë dhen argumenta të sakta dhe bindëse për mos prishjen.
    Unë po ngre problemin jo sepse kam ndonjë nostalgji të veçantë për të kaluarën komuniste sepse në fakt e kam vuajtur ndoshta më shumë se disa që bërtasin e ulurasin kundër komunizmit por po ti gërmosh të kaluarën e tyre dalin se kanë qënë përfitues të mjerë të asaj kaste, por insistoj se është një gabim i madh prishja e tyre. Problemi qëndron se kur fleton historinë e Shqipërisë dhe të Shqipëtarëve shikon se pjesë të tëra të historisë dhe të dëshmive historike janë zhdukur. Ka heshtje historike për periudha të tëra që nga shekujt e parë e deri në shek e XI-XII. Ka heshtje historike për shekujt XVI-XVIII ose ka vecse disa kronika gojore apo dëshmi që nuk gjëndn në Shqipëri dhe trevat shqiptare por diku në Stamboll, Romë, Mali Athos, disa në Beograd, e më pak në Bukuresht, Sofje dhe Athinë e Janinë, ndoshta diku tjetër (u përket historianëve ti gjejnë). Edhe në shek e XIX-fillimet e shek XX deri pas mbarimit të luftës së dytë Botërore. Sot në periudhën post-komuniste, me ndërrimin e sistemeve shikohet përsëri tendenca e zhdukjes së dëshmive historike nëpërmjet ideve të prishjes së godinave që në fakt janë jo vetëm rentabile dhe bashkëkohore por edhe janë simbolikë dhe pikë referuese e qytetit. Kjo mesa duket do të ndodhë dhe në qytete të tjera. Destruktiviteti dhe tendenca nihiliste ndaj të kaluarës egzistojnë dhe janë në fakt një `uthull e fortë`në kastat e drejtuesve të vendit të shqiponjave vite me rradhë.
    Pse ka ndodhur kjo ?
    Nëse ne 6- 7 shekujt e e pas erës së re deri në shek e XI-XII, mungesa e dëshmive dhe e fakteve (se kush ka jetuar në këtë vend , cfarë ka qënë gjuha kryesore, në cfarë gjuhe kanë shkruar vëndalinjtë, ku gjenden librat, letrat, papiruset, kush kanë qënë prijësit vendalinj dhe prijësit e huaj si anë jetuar, cfarë godinash kanë patur ) mund të justifikohet me momentin e fillimeve shtet formimit dhe ndërhyrjes dhe lëvizjeve të popullatave ashtu dhe të kryqëzatave, -periudha pas shek XV deri në fillimet e shek të XIX , periudhat deri ne krijimin e shtetit shqiptar mund të thuhet me bindje dhe fakte historike se pushtuesi turk dhe sundimtarët e vendit në shërbim të yre zbatuan me përpikmëri largimin e një pjese të madhe të popullatës dhe bashkë dhe të edhe kujtesën kolektive, por dhe shkatërruan cdo gjë që gjetën në trevat shqiptare ku banonte një popull kokëfortë, duke detyruar gjithashtu dhe të ndërronte fenë.
    Një nga thëniet më të ashpra dhe më raciste të dëgjuara ndonjëherë ka qënë thënia e Sulltan Mehmetit i cili përfundoi pushtimin e Shqipërisë më 1478 me pushtimin e Shkodrës dhe largimin e të tërë popullatës qytetare të asaj treve për në Venedik, Raguza dhe Kroaci. Sulltan Mehmeti tha pas vdekjes së Skënderbeut: `Nuk do të lë gur mbi gur në këtë vend``. Urdhëri i tij u cua deri në fund dhe u zbatuar dhe nga Sulltanë të tjerë pasardhës. U cvarrosën eshtrat e Skënderbeut, u prish varri, u prishën të tëra kështjellat shqiptare, u larguan dhe u vranë të tërë banorët e qyteteve të këtyre kështjellave. Pas nja 60 vjetësh heshtje, u sollën në fushat e shkretuara të Shqipërisë banorë nga Anadolli, Irani, Abkazia, dhe filluan të ndërtoheshin fshatra- qyteza të reja me banorë të ardhur. Vonë shumë, vonë nga shek XVII-XIX, filluan të zbresin malësorët e veriut dhe të jugut për në qytezat e ndërtuara në fusha. Durrësi , Apollonia , Shkodra e famshme u katandisën në fshatra të vogla, dhe vetëm me krijimin e pashallëqeve Shkodra rimori veten së bashku me Janin,ën. Por Historia u zhduk, librat, dorëshkrimet nuk janë, kështjellat nuk janë, njerëzit e famshëm ë asaj kohe u zhdukën, filluan të nderohen kulti i Sulltan Muratit në një tyrbe në Kosovë, 100.000 kosovarë pritën sulltanin e fundit para abdikimit më 1911.
    U desh ndërhyrja e intelektualëve shqiptarë-rilindasve ortodoksë, e myslimanë të moderuar, si dhe disa katolikëve që Shqipëria të kujtohej se ishte komb i veçante. Por ndarja e madhe ishte vendosur. Kishte realitete të reja. Kombi shqiptar ishte dyzuar. U krijuan dy lobe të fuqishme politike krejtësisht armiqësore me njëri tjetrin kur ishte fjala për Pushtet- Para.
    `Gjaku i tyre i shprishur` vlonte nga mllefet dhe mëria për të sunduar dhe sa herë e merrte pushtetin, gjithashtu shkatërronte deri në rrëzë veprat e tjetrit. U desh arsimimi që të zbuste këtë mllef patologjik anadollak; megjithatë urrejtja patologjike kundër kundërshtarit që shihej si armik nuk njihte kufi, aq sa atyre që merrnin pushtetin nuk u bënte syri tërr në se përdornin dhe fqinjët për të mposhtur vëllain e tyre kundërshtar, duke i bërë kështu një dëm të pallogaritshëm vendit, i cili i ndarë në disa pjesë i ka munguar stabiliteti politik dhe ekonomik pikërisht për shkak se interesat e fqinjëve korrespondonin cuditërisht me interesat e politikanëve që ishin në fuqi.
    Me pak fjalë ky mllef patologjik ndaj kundërshtarit fatkeqësisht është trashëguar dhe sot e kësaj dite, packa se emrat dhe realiteti është tjetër, por interesat janë më tepër me erë anadollako-bizantine se sa interesa qytetarësh që interesohen për vendin.
    Këto interesa krejtësisht të kundërta, kur vjen puna për të marrë pushtetin janë duke dëmtuar ose mund të dëmtojnë në potencë kujtesën kolektive dhe historinë e vendit e cila edhe kështu është e cunguar dhe pa fakte shkencore, por më tepër ndikohet fuqimisht nga politikanë të vecantë qofshin ato monarkistë e komunistë në të kaluarën e afërt ashtu dhe nga politikanët e post komunizmit sot.
    Argumentat e tyre plot sofizma, urrejtje dhe mllefe të së kaluarës, dëshira për hakmarrje, dhe asgjësim deri në memorien kombëtare të periudhave të caktuara ë historisë duke shkatërruar objekte të rëndësishme dhe shumë të mira arkitekturore- të krijojnë frikën dhe mosbesimin se politikanët shqiptarë mund ta dëmtojnë integritetin e vëndit në të ardhmen pa pikë frikë dhe brejtje ndërgjegje, duke e ditur fare mirë se nuk do tu hyjë gjëmb në këmbë.
    Helbete , nuk është gjithashtu e rastit që Hymni ynë kombëtar është i vetmi hymn në botë që flet për tradhëtarët e kombit, sepse këta faqezinj përbëkan shumicën në parlamentet e shqipwtarwve..
    Është mirë që për vendime të rëndësishme të bëhemi europianë e të mos i marrrë vendimet një njeri apo një grup pushtetarësh, por le t`ja lënë referendumit ta zgjedhë verdiktin, qoftë për prishjen e objekteve të rëndësishme, qoftë për marrjen e vendimeve për të hyrë apo për të dalë nga ndonjë Bashkim Europian, NATO, Lidhje Arabe, apo nga ndonjë marrëzi tjetër.
    Ka ikur koha kur drejtuesi i vendit është sundimtar. Kush mendon kështu nuk mund të plotësojë 11 kërkesat e BE, për anëtarësim, dhe sigurisht do të dëmtojë edhe gjëra të tjera si kujtesën kolektive dhe historinë e Shqipërisë

  3. #373
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Pallati (Padhoshi) i kultures = Pompoziteti i Revolucionit Komunist. Nuk ka gje me shtypese dhe tmerruese se nje kollonade mermeri e cila qendron hapur vetem per librarine Adrion (Miku i Edverit) dhe bingo-kafeve te zakonshme shqiptare. Shembja e Pallatit duhej te ndodhte fiks pas renies se komunizmit bashke me gjith referencat e revolucionit kulturor kinez.

    Piramida = Mauzoleu (Varreza simbolike) i xhaxhit Edver Dritan Hoxhes, duhej qe me nje projekt apostafat te shkulej nga vendi qe ka zene dhe te vendosej tek gropa e plehrave ne Kashar e me kohe te mbulohej nga dheu. Ku i dihet, mbase pas nja 200 vites ndonje arkeolog amator e rizbulonte si "Piramida e Faraonit te vetem ne Europe".

    Sigurisht, ky eshte mendimi im personal ... dhe jam 100% i sigurt qe eshte ndryshe nga juaji "so, bugger off".
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  4. #374
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Shqiperia me ate ekonomi mizerabel, nuk e ka luksin te shpenzoje per te prishur piramide dhe ndertuar parlament duke shpenzuar qindra milione euro.
    Mos e beni si gabeli, kur ka kos dhe b... lyen.

  5. #375
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Askush nuk e ka prekur ne itali arkitekturen fashiste, edhe pse per nga stili eshte me e dobet se arkitektura italiane ne pergjithsi.
    Sipas llogjikes se scionit, i bie te prishen te gjitha ministrite shqiptare bashke me godinen e universitetit, te gjitha jane arkitekture fashiste.
    Zot ruaje shqiperine nga shqiptaret.

    http://www.google.com/search?q=archi...T&ved=0CDAQsAQ
    Ndryshuar për herë të fundit nga Billy Joe : 27-03-2012 më 18:07

  6. #376
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641

  7. #377
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga Billy Joe Lexo Postimin
    Askush nuk e ka prekur ne itali arkitekturen fashiste, edhe pse per nga stili eshte me e dobet se arkitektura italiane ne pergjithsi.
    Sipas llogjikes se scionit, i bie te prishen te gjitha ministrite shqiptare bashke me godinen e universitetit, te gjitha jane arkitekture fashiste.
    Zot ruaje shqiperine nga shqiptaret.

    http://www.google.com/search?q=archi...T&ved=0CDAQsAQ
    Sipas llogjikes komuniste Billy Joe, jo sipas llogjikes time. Perse nuk thash per Muzeun kombetar, Hotel Tiranen apo dhe per Pallatin e kongreseve ose dhe godina te tjera, jo se jane yje por kan pak njerzillek.

    Ti duhet te dallosh arkitekturen Ruse me tipare kollonadash qe skane pamje te lire nga Arkitektura Evropiane pse jo dhe fashise. Nese sipas llogjikes tende, arkitektura fashiste eshte arkitekture e keqe, athere zoti rujt Shqiperine nga driteshkurterit. Nese arkitektura fashise projektonte katin e banimit +3.60m (Godinat afer Tregut te ri) Arkitektura Ruse qe e ke xhan e projektonte -2.60m . Llogarit ti vete se perse beheshin ashtu. Dhe ju thafte goja nese dikush del sot te thote te prishim godinat e periudhes se mbreterise!

    Kollonade ka dhe tek Rektorati, por me nje dallim te madh ama, nese ajo shemtia tek sheshi Skenderbej nuk ka pamje te lire dhe perfundon me nje fasade idiote te brendshme dhe e cila ka me shume funksion si tretoar; nga ana tjeter Kollonada Fashiste ka pamje te hapur nga Dajti (Eshte tjeter muabet bastardizimi me fastfoodin McKollonat).

    Dhe qe ta marresh vesht ti, nje nga sugjerimet per ri-sistemimin ose dhe prishjen e Kollonades vinte nga francezet e Architecture Studio, qe ne nje forme i kethente Tiranes Tregun qe e prishen projektuesit Ruse kur ndertuan shemtine.

    Meqe u kujtova, e di Pirro qe projektuesit e Palloshit ne qender jane ruse dhe jo shqiptare si po mundohet te na i shesi?

    Keshtu muabeti, Billy llogjika Bardhe e Zi nuk funksionon tek une... nuk shkrova ketu keshillat e partise time Fashiste por shkrova mendjen time dhe dallimin esencial qe ka nje Objekt i Bukur me nje Objekt te Shemtuar. Une nuk shkrova me llogjiken e militantit, por profesionistit sepse i njof shume mire te dy periudhat. Ndaj, here tjeter kur te me drejtohesh mua me llogjiken e antarit te byrose politike, mendohu dy here.

    Pyetja qe shtrohet dhe nje here eshte:

    Per c'fare sherben sot Pyramida e Keopsit perpos strehe per Top-Qener-it, Mumjes se Xhaxhit, dhe Halese Publike?

    Sigurisht, nuk pres ndonje pergjigje nga Pirro i shkrete sepse ai e ka hallin ne tjeter vend ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 27-03-2012 më 19:08
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  8. #378
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Qellimi eshte qe nje grup biznesmenesh te bejne Euro/$$$ nga shkaterrimi i
    pallatit te kultures dhe piramides dhe ndertimit te 2 godinave te reja.
    Shteti do financoje bizneset e ndertimit,bizneset sigurisht do vjedhin
    dhe ndonje zyrtar qe do jape aprovimin per shkaterrim dhe ndertim
    do marre leke nga bizneset si dhurate per nderin e bere.
    Ate pallatin e kultures nuk duhet ta prishin,ne ish banoret eTiranes
    kemi shume kujtime.. si bibloteka,salla e koncerteve dhe lokali lart
    ku kam pire gjithmone ponch portokall dhe sinqerisht
    do me vinte shume keq qe kur te rikthehem ne Tirane
    te mos e shoh me pallatin e kultures.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #379
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Ti nuk kupton more djale, vjen e me flet ketu sikur shqiperia te kete paret e kuvajtit
    Une nuk thashe askund qe me pelqen arkitektura komuniste apo fashiste, dhe ndertesa fashiste kam pare me mijera ne te gjithe italine(lene shume per te deshiruar nga stili krahasuar me arkitekturen tjeter italiane).
    Ke mijera pallate ne tirane te sitilit komunist, te cilat ti nuk i prish dot, sepse duhet te nxjerresh ne mes te kater rrugeve qindra mijera njerez.
    Shqiperia nuk ka para te shpenzoje qindra milione euro per nje palo parlament, parlamentin ku jane e kane me shume luksoz se duhet ata palo deputete-veterinere leca culo.
    Tiranes i duhet rregulluar infrastruktura mizerabel dhe te pastrohet nga plehrat ne fillim

    Kush do i paguaje parate e parlamentit te ri? ti?!

    Ha muco pi muco, nuk behet ky vend.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Billy Joe : 27-03-2012 më 19:47

  10. #380
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Qellimi eshte qe nje grup biznesmenesh te bejne Euro/$$$ nga shkaterrimi i
    pallatit te kultures dhe piramides dhe ndertimit te 2 godinave te reja.
    Shteti do financoje bizneset e ndertimit,bizneset sigurisht do vjedhin
    dhe ndonje zyrtar qe do jape aprovimin per shkaterrim dhe ndertim
    do marre leke nga bizneset si dhurate per nderin e bere.
    Ate pallatin e kultures nuk duhet ta prishin,ne ish banoret eTiranes
    kemi shume kujtime.. si bibloteka,salla e koncerteve dhe lokali lart
    ku kam pire gjithmone ponch portokall dhe sinqerisht
    do me vinte shume keq qe kur te rikthehem ne Tirane
    te mos e shoh me pallatin e kultures.
    Ish banoret duhet te pyesin ca ish-banore, se perpara se te ndertohej pallati i kultures c'kishte aty?
    P.sh. nje banor i mocem, profesor tek Fakulteti i Arkitektures thoshte qe grushti me te madh qe i eshte dhene ndonjehere qendres se Tiranes ka qene koha kur sovjetiket ndertuan Palloshin e Kultures, duke prishur ndoshta nje nga vlerat me thelbesore te periudhes perpara fashiste, ate qe quhej "Tregu i Tiranes" sigurisht me te gjith objektet pjesmarrese ne ate ansambel (me sa di une ka pasur dhe disa objekte fetare).

    Ti ke shume te drejte ne lidhje me abuzimin qe behet per ceshtje parash dhe perfitimi por te kuptohemi qarte, ne vendin e Pallatit te Kongreseve sipas planit francez nuk parashikohet asnje ndertim hiq dy godinat 80 metroshe aty ku me perpara ishte Gropa e Hajdinit . Pra dhe ne qofte se prishet ai Pallat, eshte menduar te ndertohet si nje godine kulturore me fryme moderne e perendimore.

    Respekte,
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 27-03-2012 më 19:39
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

Tema të Ngjashme

  1. Homoseksualiteti
    Nga Psikostudenti në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 02:01
  2. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54
  3. Parlamenti europian rrëzon projektin e Korridorit 8
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 16:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •