Close
Faqja 4 prej 40 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 396
  1. #31
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Po me Piramidën ç’patën xhanëm?

    Po me Piramidën ç’patën xhanëm?
    Adri Nurellari

    botuar tek gazeta Shqip

    Vendimi i çuditshëm për të prishur piramidën dhe për të ndërtuar aty Parlamentin e ardhshëm ngjalli jo vetëm mërzi për shkatërrimin e kësaj ndërtese emblematike të kryeqytetit, por edhe ngriti shumë pikëpyetje në mbarë opinionin publik.

    Gjëja e parë që të bie në mendje është papërgjegjshmëria me të cilën shpërdorohen fondet dhe prona publike. Për Parlamentin tashmë është bërë një konkurs në qershor 2007, është zgjedhur fitues projekti i përgatitur nga Campi, Reinhart dhe Jano, për t’u ndërtuar në pjesën e prapme të ndërtesës së zyrave të Kuvendit. Pak muaj më herët është bërë një rikonstruksion që ka kushtuar mbi 80 milionë lekë, për të cilin u krekos aq shumë Kryetarja e Parlamentit. Po ashtu, ndaj Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” tashmë është nisur një proces rikonstruktimi, janë bërë tashmë punime dhe janë thirrur në të kaluarën edhe konkurse për ta modernizuar piramidën, duke e shndërruar në një qendër të arteve moderne. Të gjitha këto veprime kanë mbajtur kosto nga buxheti, dhe të gjitha ato pare çohen dëm, sepse dikujt i ka shkuar në mendje befas pa përfillur kostot që të heqë dorë nga nismat e mëparshme dhe ta ndërtojë Parlamentin te piramida. Gjithashtu këta vendimmarrës të papërgjegjshëm nuk kanë bërë llogari vlerën e ndërtesës që ka për t’u prishur, edhe pse ngrehina është relativisht e re dhe tërësisht funksionale.

    Së dyti, të vjen çudi për mungesën e theksuar të seriozitetit të vendimmarrësve, të cilët nuk e kanë për gjë që të ndërrojnë mendje në rrugë e sipër dhe të vënë në zbatim teka të reja. Kjo gjë dëshmon për një nivel të lartë të arbitraritetit të titullarëve të cilët qeverisin me dorë të hekurt dhe vullneti i tyre është baza absolute, ndërkohë që mungon tërësisht fryma institucionale e vazhdimësisë së impenjimeve të marra më herët, sikurse ishte rasti i projektit të miratuar të Parlamentit, si dhe planeve për transformimin e QNK-së.

    Një shqetësim i tretë dhe më domethënës ka të bëjë me vetë vlerën historike të kësaj ndërtese që prej kohësh është shndërruar në një ndër vendet më simbolike dhe karakteristike të fytyrës së Tiranës. Gjithashtu ka të bëjë edhe me vetë domethënien që ka pasur në të kaluarën piramida, duke përfaqësuar si pak ndërtesa të tjera të ngelura në Tiranë gjurmët e së kaluarës. Fatkeqësisht në Tiranë ka një traditë të keqe për të prishur ndërtesat me rëndësi, sikurse ka qenë bashkia e vjetër, xhamitë, kishat, tregu etj., dhe është e pafalshme që ne të tregohemi kaq bukëshkalë me trashëgiminë historike dhe kaq të pakujdesshëm me brezat e ardhshëm që meritojnë të marrin të pacenuara sa më shumë monumente nga e kaluara.

    Së katërti, ky veprim tregon edhe një nivel të lartë imoraliteti për sa i përket ligjërimit politik të pushtetarëve, të cilët përdorin standarde të dyfishta sipas leverdisë. Nëse ata do të besonin me të vërtetë në argumentet me të cilat aq zellshëm kanë kundërshtuar gjatë vitit të kaluar projektin e Edi Ramës për ndërtimin e sheshit të Tiranës, apo për shkatërrimin e teatrit disa vite më përpara, ata kurrsesi nuk do të çonin ndër mend të preknin piramidën.

    Si pikëpyetje e pestë mund të shtrohen motivet e dyshimta për të cilën është në plan shkatërrimi i piramidës dhe që lënë të mendojnë për vazhdimin e gjuetisë së shtrigave ndaj televizionit më të rëndësishëm në Shqipëri, “Top Channel”. Synimi për t’i përzënë nga ambientet publike të marra me qira si ndëshkim për qëndrimin editorial, është bërë tashmë histori e vjetër, sikurse e dëshmon edhe çështja e turbullt e ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”. Gatishmërinë për të “djegur jorganin për një plesht” të kësaj mazhorance hakmarrëse ne e kemi parë për muaj me radhë me rastin qesharak të mbikalimit të “Zogut të Zi”, edhe pse në atë rast të paktën mund të pretendohej ndonjë argument teknik apo procedural, kurse ky i tanishmi është dukshëm një rast tekash apo huqesh.

    Së gjashti, në mënyrë të natyrshme të lind një keqardhje për vlerat konkrete arkitektonike të piramidës. Ajo është një ndërtesë shumë autentike dhe interesante, e vendosur në harmoni të mirëfilltë me rrethinat, e dizenjuar e plotë e me karakter të qartë, me një formë që duket si rreze drite, që dalin nga qendra dhe shpërndahen si të ishin krahë shqiponje, duke shpalosur një pamje të hijshme që bën pjesë në aq shumë kartolina dhe fotografi private.

    Padyshim, një ndër veprat arkitekturore më dinjitoze të kohës kur është ndërtuar, që dallon shumë prej ndërtesave të tjera që janë në ndërtuar kuturu nëpër Tiranë dhe që shpesh janë plagjiarizma të lodhura të kopjuara nga tjetërkund.

    Në rend të shtatë vlen të përmendet edhe shqetësimi për zvogëlimin në përgjithësi të ambienteve publike, të cilat i shërbejnë zbukurimit dhe pasurimit të jetës së qytetarëve. Pra, një vazhdim i shkatërrimit të shesheve, parqeve apo ambienteve sportive, duke zvogëluar mundësitë për të pasur një jetë të shëndetshme kulturore e sportive, ndërkohë që popullsia e kryeqytetit është duke u rritur. Në një vend të varfër si yni, QNK-ja ishte shndërruar në një oaz e pikë reference për jetën modeste kulturore e artistike të qytetit dhe ka gëluar me ekspozita, shfaqje, koncerte, panaire e seminare. E gjithë kjo hapësirë për këto aktivitete do të zhduket e nuk do të kompensohet tjetërkund, duke pësuar fatin që patën parqet e lulishtet, palestrat si ajo e “Qemal Stafës”, pishinat dhe pjesë të kompleksit “Dinamo”, ish-ekspozita “Shqipëria sot” e kështu me radhë.

    Një shqetësim i nëntë lidhet me shanset që ofronte projekti i një Parlamenti të ri për të vënë në jetë idenë e Tiranës policentrite, që aq shumë është proklamuar në retorikën e fushatave nga të gjitha forcat politike. Nëse do të ishte me të vërtetë e domosdoshme pasja e një ndërtese të re, atëherë alternativa më e mirë do të ishte që Parlamenti i ri të ndërtohej krejt nga e para në periferi të Tiranës, pse jo në Kinostudio apo Kamzë për t’u dhënë jetë e rëndësi zonave në zhvillim dhe për ta çuar Parlamentin sa më afër popullit dhe sa më larg bllokut (të ri apo atij të vjetër).

    Në numrin e 10 të çudive që ngjall nisma, një ndër më të mprehtat është padyshim edhe çështja e kostos së ndërtimit të Parlamentit të ri. A është me të vërtetë e domosdoshme kjo ndërtesë pikërisht në këto kohë të vështira ekonomike, ku buxheti është i mbytur në fyt me borxhe dhe qeveria ka nisur shkurtime kudo e ka lënë përgjysmë të tjera projekte infrastrukturore? Pse vjen pikërisht tani ndërtimi i një ndërtese luksoze të re, “qeresteja” e së cilës mund të shkojë në dhjetëra milionë euro, kur Kryetarja e Parlamentit bën shkurtime të skajshme në shpenzimet e tjera operative të Kuvendit e u heq dieta e makina deputetëve? Nëse me të vërtetë nevojitet një sallë e re, atëherë pse mos të përshtatet e përdoret vetë piramida, e cila që në fillim është menduar si ndërtesë polifunksionale. Fundja ku ka më bukur që tempulli i demokracisë të vendoset pikërisht në fronin ku ka sunduar kulti i individit.

    Një shqetësim i njëmbëdhjetë ka të bëjë me vetë mënyrën e rrufeshme me të cilën u mor vendimi, pa u konsultuar apo pa e diskutuar publikisht projektidenë e ndërtimit të Parlamentit mbi rrënojat e Piramidës. Gjithë kjo mungesë transparence, gjithë ky ngut, dhe mospyetje e opinionit publik lidhur me këtë nismë, me të vërtetë e ndot në mënyrë të turpshme ndërtimin e një Kuvendi të ri të popullit pa marrë në konsideratë fare mendimin e popullit. Kur pushtetarët nuk janë të aftë të mbjellin, nxisin e marrin konsensus edhe për një gjë kaq teknike dhe që na përket të gjithëve, siç është ndërtesa e Parlamentit të ri, ç’mund të presim pastaj nga realizimi i të tjerave nismave që kërkojnë konsensus të gjerë, siç janë për shembull reformat drastike që nevojiten për gjyqësorin në kuadër të integrimit europian!?

    Këto pikëpyetje të mësipërme dhe plot të tjera të ngjashme, dalin natyrshëm kur ballafaqohesh me vendime të pabluara të marra shpejt e shpejt, të ndikuara nga ngarkesa emocionale dhe nga një arrogancë e shpërfillje e skajshme lidhur me opinionin apo mendimin e palëve të tjera. Ka ardhur koha që t’i jepet fund këtij stili delirant dhe amator të të administruarit të pushtetit, duke menduar në mënyrë dritëshkurtër pa marrë në konsideratë impaktin afatgjatë dhe vullnetin e publikut, si dhe t’i vihet fre njëherë e mirë shkatërrimit të monumenteve, që i përkasin memories sonë kolektive dhe trashëgimisë sonë historike.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Po pallatin e kongreseve ka ne plan ta prishi, lol?
    Duhet zhdukur cdo gjurme nga e kaluara? Ky Sala me duket si Don Kishoti qe luftonte me mullinjte e eres. WAKE UP!
    Feelings change - memories don't.

  3. #33
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nuk ka problem;leket e popullit jane.....Pastaj po luftojne komunizmin!.
    xD






    Deri ku do luftohet komunizmi , deri sa te heqim dhe tullen e fundit ?
    Ne cdo vend te botes ruhen disa kodina qe perfaqsojne nje periudh kohe te historis .
    Hitleri i ka masakru judet , por kodinat ku ka punuar e qendruar ruhen me fanatizem.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    murik..

    mos te kan premtu ty ndoj furrik..

    un shkruaj ne kte forum sepse kam nji bindje.. qe askush nga keta qe merren me politik si une ketu .. nuk ka lidhje me shtet e qeveri e partira.. pra thot cfar mendon.. pra sikurse une.. dhe tjeret thon cfar i thot mendja pa menduar se fitojn ndoj kock..gjekundi..

    besoj dhe ti furrik..ashtu..murik.. nuku ke te bec me ndonje parti e qeveri e nuku merr ndoj qindark gjekundi per kto qe thua..

    se vaj halli pastaj..

    keshtu murik..
    ti thac keto qe te rrish i qete.. se nuku kam mbet per qindarkat e pushtetit ne shqiperi.. apo te partive..

    kush eshte i dh.jere vet ndoshta.. ashtu mendon dhe per tjeret..
    kurse un.. me beso se besoj se askush ketu nuk paguhet per cka thot ketu..

    ne teme tani..

    msus..

    luvri.. ka qen rezidence e monarkise ne franc..
    me von republikanizma.. qe i coj dhe ne gijotine ca monarka.. nuku e shembi luvrin.. po e ber galeri arti.. e vete mileti te shikoje..
    un ala skam qen.. ne luver po dhe ndonje qef me i pa skam..
    me mir shkoj e shikoj po munda.. borshin.. apo divjaken.. ose peshkopine.. lol.

    po ashtu ne petrograd.. zimnij dvarjec-i.. i careve.. o msus i nderuar.. nuk u shemb po e ben te famshmen galeri arti.. ermitazh.. qe i thone e qe i turren cdo dite turiste nga gjith bota.. sot e 100 vjet..

    po ashtu ne pekin nuk u shemben parqet e ndertesat e famshme te perandoreve..

    sikur te na kish plasur naft e gaz sa me u d.hi ne të.. sikurse norvegjise apo nigerise apo arabise.. edhe mund te luhej me kto gjera.. pra prish e nderto te reja..

    jemi ne shqiperi..

    jemi ne tirane..ku cdo shtylle elektrike i ngjan kokes se nje plake shtrige qe i ngrihen leshrat perpjete..
    pra cdo kok shtylle ne tirane mban.. telat e elektrikut.. telat e telefonise.. telat e internetit.. telat e kabell tevese.. telat e dyqanxhiut poshte.. telat e hajdutit lart qe vjedh korent.. telat e dreqit e te birit..
    pse..
    sepse ska as fuqi as deshir as qeveria as ku.rvo-bashkia ti coje ku e kan vendin..pra nen toke..

    se do b.ithe.. do qilizem te nentokes.. e kjo qilizme nuku shitet me metra katror sikurse pallatet e edvin leskajt.. e prandaj nuk e ben kush..
    mora shembull vetem dicka te vogel.. me tregu sa nevoja ka para luksit te nji parlamenti te ri..

    le po folem per spitale e cerdhe kopshte shkolla.. e pastaj biblioteka e institucione te domosdoshme..
    ahu..

    pra skemi aq para sa te shembim..

    kush shembet?

    takova nje dizaj nje arkitekt.. ne shqiperi

    e di me tha se x ndertese.. mund te bjere nga casti ne cast sepse.. hekuri brenda betonit te saje eshte shkrumbuar krejt tha..
    pra soletat jan tani.. beton i dekompozuar te cilit hekuri i eshte transformuar ne pluhur..
    dhe keshtu tha si kjo ndertes jan plot tha ne shqiperi..

    kurse piramida eshte e re..
    ne fund te viteve 86- e lart u be e aty u shkri krejt paraja e popllit dhe krejt talenti i inxhiniereve e teknikve me te mire qe kishte shqiperia..

    ato pllakat e bardha te mermerit.. qe ka tall b.ithen rrugacera e tiranes mbas 90 tes.. .. kan ardhur nga barcelona.. cop per cope te mbeshtjella sejcila me ambalazh special.. e vaporri madh e maunja madhe shku e ja per ti marre.. e pra kan kushtuar nje djall e gjisem..

    ishte nje marrezi e ramizit ajo pune..
    tani ajo u be..

    pra djersa e paraja u harxhua..
    pse me e prish?

    per taulant ballen?
    apo per tako ngjelen..
    po Jo o msus.. se fatos beja e ed paloka.. bejne pARLAMENT DHE NE NJI BARRAKE AKSIONISTESH..

    PRA JEMI PARA NJI BUDALLAKIE QE.. PO U BE.. SALI BERiSHA VETE NE BURG MBAS DISA VITESH.. per k.oqe tallje me parane e shtetit..

    kjo do jet akuza..

    nikoqirlliku.. eshte cilesia e nji burrshtetasi modest..
    megalomania eshte krim ndaj popullit..

    as qe hyn enveri ne keto ceshtje..
    eshte thjesht ceshtje.. e respektit per djersen e popullit.. ose..e mos kokcarjes per kte pasuri.. dhe.. plus pastaj.. injorance e pafalshme..

    vetem se e kan shprehur kte ide.. jozi me saliun.. kan humb shum pike..

    tmerresisht shum..

    kush i meson kta te dy te bejne kte gomarllik kaq te madh.. e kte sherbim fantastik bllokqenve..

    turp te ken te dy..

    ose dikush po i drogon e te dy kan shkalluar..

    nuk ka per tja fal kush kte shperdorim te pasurise se shtetit..


    ..

  5. #35
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nuk eshte mire doktori.
    as jozi.

    dicka ka ndodhur.

    marrezi e madheshtise u a ka erresuar arsyen.

    po mir ata.. po Bodja cben.. po ata 71 deputetet si nuk kan turp..

    duan A hedhin ne ere 3 thas me para..
    te tre.. para te popullit shqiptar..

    1- thesi me para qe harxhoj ramiz adil carcan-aliu me pelqimin e nexhos e sules mbas ikjes nga qo bote te shokit enver.. per ti bere nje piramid keopsit.. te tyre..

    ajo piramide ka kushtuar.. pikat e fundit te gjakut te popullit shqiptar..

    cdo gje erdhi nga jashte..

    hekuri cimento xhami mermeri e llambatinat..kur thon beratasit.. erdhen me pamporre e aeroplana.. e u blene sa frengu pulen.. e per punen e mijra mjeshtrave nga gjith shqiperia.. ato spo i llogarisim..se ramizi me tallon i ushqente e me zp i pagonte..

    piramida eshte aty.. akoma.. e forte se ka brenda beton e hekur e djers e gjak te puntorise shqiptare..

    e pra kte thes me valute don ta hedhe ne ere jozi me saliun qe te kemi parlament te ri..per ke do thoni.. per ca pleshta staliniste te llojit taulant brace.. qe do i sherbejne perseri nje ed-veri qelbanik te llojit edvin..

    2- thesi dyte..
    per te hedhur ne ere kte thes.. duhet hedhur ne ere dhe thesi dyte..pra puna per shkaterrimin e piramdes qe gjthashtu ka kosto te madhe..
    Iken pra 2 thase..

    pastaj ndertimi i godines se re.. pra thesi nr 3- qe gjithashtu eshte nje super thes me valute..

    pra plot tre thase.. ne hava..

    jo sali mos.. e bej kete se te merr historia si te cmendur..


    ..
    Brari, nuk e besoj qe e ki me gjithemend, por ke bere shaka! Megjitheate pershendetje.
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  6. #36
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    murik..

    mos te kan premtu ty ndoj furrik..

    un shkruaj ne kte forum sepse kam nji bindje.. qe askush nga keta qe merren me politik si une ketu .. nuk ka lidhje me shtet e qeveri e partira.. pra thot cfar mendon.. pra sikurse une.. dhe tjeret thon cfar i thot mendja pa menduar se fitojn ndoj kock..gjekundi..

    besoj dhe ti furrik..ashtu..murik.. nuku ke te bec me ndonje parti e qeveri e nuku merr ndoj qindark gjekundi per kto qe thua..

    se vaj halli pastaj..

    keshtu murik..
    ti thac keto qe te rrish i qete.. se nuku kam mbet per qindarkat e pushtetit ne shqiperi.. apo te partive..

    kush eshte i dh.jere vet ndoshta.. ashtu mendon dhe per tjeret..
    kurse un.. me beso se besoj se askush ketu nuk paguhet per cka thot ketu..

    ne teme tani..

    msus..

    luvri.. ka qen rezidence e monarkise ne franc..
    me von republikanizma.. qe i coj dhe ne gijotine ca monarka.. nuku e shembi luvrin.. po e ber galeri arti.. e vete mileti te shikoje..
    un ala skam qen.. ne luver po dhe ndonje qef me i pa skam..
    me mir shkoj e shikoj po munda.. borshin.. apo divjaken.. ose peshkopine.. lol.

    po ashtu ne petrograd.. zimnij dvarjec-i.. i careve.. o msus i nderuar.. nuk u shemb po e ben te famshmen galeri arti.. ermitazh.. qe i thone e qe i turren cdo dite turiste nga gjith bota.. sot e 100 vjet..

    po ashtu ne pekin nuk u shemben parqet e ndertesat e famshme te perandoreve..

    sikur te na kish plasur naft e gaz sa me u d.hi ne të.. sikurse norvegjise apo nigerise apo arabise.. edhe mund te luhej me kto gjera.. pra prish e nderto te reja..

    jemi ne shqiperi..

    jemi ne tirane..ku cdo shtylle elektrike i ngjan kokes se nje plake shtrige qe i ngrihen leshrat perpjete..
    pra cdo kok shtylle ne tirane mban.. telat e elektrikut.. telat e telefonise.. telat e internetit.. telat e kabell tevese.. telat e dyqanxhiut poshte.. telat e hajdutit lart qe vjedh korent.. telat e dreqit e te birit..
    pse..
    sepse ska as fuqi as deshir as qeveria as ku.rvo-bashkia ti coje ku e kan vendin..pra nen toke..

    se do b.ithe.. do qilizem te nentokes.. e kjo qilizme nuku shitet me metra katror sikurse pallatet e edvin leskajt.. e prandaj nuk e ben kush..
    mora shembull vetem dicka te vogel.. me tregu sa nevoja ka para luksit te nji parlamenti te ri..

    le po folem per spitale e cerdhe kopshte shkolla.. e pastaj biblioteka e institucione te domosdoshme..
    ahu..

    pra skemi aq para sa te shembim..

    kush shembet?

    takova nje dizaj nje arkitekt.. ne shqiperi

    e di me tha se x ndertese.. mund te bjere nga casti ne cast sepse.. hekuri brenda betonit te saje eshte shkrumbuar krejt tha..
    pra soletat jan tani.. beton i dekompozuar te cilit hekuri i eshte transformuar ne pluhur..
    dhe keshtu tha si kjo ndertes jan plot tha ne shqiperi..

    kurse piramida eshte e re..
    ne A te viteve 86- e lart u be e aty u shkri krejt paraja e popllit dhe krejt talenti i inxhiniereve e teknikve me te mire qe kishte shqiperia..

    ato pllakat e bardha te mermerit.. qe ka tall b.ithen rrugacera e tiranes mbas 90 tes.. .. kan ardhur nga barcelona.. cop per cope te mbeshtjella sejcila me ambalazh special.. e vaporri madh e maunja madhe shku e ja per ti marre.. e pra kan kushtuar nje djall e gjisem..

    ishte nje marrezi e ramizit ajo pune..
    tani ajo u be..

    pra djersa e paraja u harxhua..
    pse me e prish?

    per taulant ballen?
    apo per tako ngjelen..
    po Jo o msus.. se fatos beja e ed paloka.. bejne pARLAMENT DHE NE NJI BARRAKE AKSIONISTESH..

    PRA JEMI PARA NJI BUDALLAKIE QE.. PO U BE.. SALI BERiSHA VETE NE BURG MBAS DISA VITESH.. per k.oqe tallje me parane e shtetit..

    kjo do jet akuza..

    nikoqirlliku.. eshte cilesia e nji burrshtetasi modest..
    megalomania eshte krim ndaj popullit..

    as qe hyn enveri ne keto ceshtje..
    eshte thjesht ceshtje.. e respektit per djersen e popullit.. ose..e mos kokcarjes per kte pasuri.. dhe.. plus pastaj.. injorance e pafalshme..

    vetem se e kan shprehur kte ide.. jozi me saliun.. kan humb shum pike..

    tmerresisht shum..

    kush i meson kta te dy te bejne kte gomarllik kaq te madh.. e kte sherbim fantastik bllokqenve..

    turp te ken te dy..

    ose dikush po i drogon e te dy kan shkalluar..

    nuk ka per tja fal kush kte shperdorim te pasurise se shtetit..


    ..
    Dakord mer Brar, por pse munohesh me fol si lab s'e kuptoj?

  7. #37
    Mendoi qe bunkerat ne shqiperi, jan gjeja me e turpshme qe kujton te kaluaren e keti vendi.

    Piramida ka mund te ruhet si simbol i se kaluares, i vemti problem : Po kushton shtrenjt ne mirmbajtje ! Pata lexuar dikur ...
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  8. #38
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Ore shum i llogjikshem me dulket ky Brari mua, nese ky eshte Brari atehere i bie ket qene me studime gjith ket kohe dhe se tani eshte pjek e flet me llogjik. Sa per ju te tjeret nuk kam piken e dyshimit se jeni autentiket, dukeni jo per gje...

    Ps: Brari me gjith mend me ke habit, ke fol tamem si nje qytetar i thjesht. Do me marri malli per ate Brarin e mitingjeve...

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Albtelekom asnjë investim për kabllot e internetit, Tirana si rrjetë merimange

    Muret dhe tarracat e pallateve “nxijnë” nga kabllot

    Kabllot e internetit e të telefonit të lënë nga Albtelekom në mëshirë të fatit duket se kanë zaptuar gjithë kryeqytetin. Në çdo lagje të kryeqytetit kabllot që janë vendosur për shërbimet e internetit e të shërbimit të telefonisë fikse janë vendosur herë të kapur nëpër shtylla e herë teknikët e papërgjegjshëm të Albtelekomit i kanë lënë të valëviten nëpër ajër.

    Për këtë shkak ndodh shpesh herë edhe ndërprerja e linjave për shumë kohë. Kompania e shpërndarjes së telefonisë fikse nuk investon për përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve. Problemet e shumta me rrjetin e shpërndarjes së linjave të telefonisë fikse apo linjat e tjera që shpërndan Albtelekom, janë të panumërta. Por më problematik se këto është fakti se kudo në të gjitha zonat e kryeqytetit, syri të sheh litarë pa fund. Duke marrë shkas nga ky problem i cili jo Aëm për syrin e keq por edhe shpesh për bezdisjen ndaj banorëve të cilët edhe pse paguajnë për internetin e telefonin nuk gjejnë shërbimin e kërkuar gazeta “SOT” sipas një vëzhgimi të kryer ditën e djeshme ka konstatuar se edhe pse nga Albtelekom është konstatuar se ka filluar sistemimi i rrjetit të kabllove nën tokë kjo gjë duket sikur nuk ekziston. Kudo në lagjet e kryeqytetit duket sikur kabllot kanë zaptuar edhe atë pak hapësirë boshe, që gjendet midis ndërtesave e pallateve. Miliona kabllo varen edhe në afërsi të dritareve të qytetarëve. Por jo vetëm kaq, në kohën me shi këto kabllo janë krejtësisht të zbuluar e shpesh herë linjat e shërbimeve të ofruara nga Albtelekom për internetin e telefoninë fikse ndërpriten duke krijuar probleme për qytetarët. Si e vetmja kompani e cila ka përgjegjësi për rrjetin e linjës së telefonave Albtelekom ka lënë në qiell të hapur miliona kabllo që shpërndajnë në familjet e kryeqytetasve linjat e telefonit, dhe në lidhje me këtë nuk ka vënë në zbatim asnjë projekt. Telat të cilët në të shumtën e rasteve priten apo vjetrohen edhe nga kushtet atmosferike duket sikur janë me miliona, nëse përpiqesh vërtet ti numërosh. Kjo formë e shpërndarjes së linjave të telefonit, duket sikur ka zaptuar kryeqytetin dhe është kthyer për të në një rrjetë të vërtetë merimange.



    gazeta sot.


    -----


    kush na sjell ndoj foto nga lesh e lija ne tirane?

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Te shembet dhe te digjet toka per ndene te per 40 dite e nete me radhe.
    Cfare i takon Enverit..tju jepet te bijve dhe merr fund kjo histori me piramida dhe Keopsa.
    Ata qe i ha meraku per paret e atij populli jane bijte e atyre qe ja moren shpirtin atij populli per me ndertu njat soj permendoreje per Enverin e Markesizem Leninizmit.
    Ajde...Perpara nga fitorja ne fitorje....

Faqja 4 prej 40 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Homoseksualiteti
    Nga Psikostudenti në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 02:01
  2. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54
  3. Parlamenti europian rrëzon projektin e Korridorit 8
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 16:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •