Close
Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 396
  1. #41
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Nuk dua ti futem debatit per fondet, por vetem desha te sqaroj disa miq ketu qe thone qe piramida eshte objekt i bukur!

    Qe ta merni vesh juve:

    Piramida eshte projektuar si "Varr Monumental", qe ndryshe quhet nje Mauzoleum, qe mbante nje kopje te varrit te nje despoti Politik. Me sakte, Mauzoleumet e shekullit XX jane shpikje Orientale-Komuniste, kryesisht dukuri neper shoqerite despotike orientale ku udheheqesi shihej si "baba" politik por edhe shpirteror.

    Piramida, eshte nje shembull tipik i arkitektures despotike orientale, dhe ndoshta eshte nje nga godinat me groteske sot ne Evrope. Eshte aq e huaj ne ate vend (analogji) sa nje Vile Sheiku Arab ne lagjen Soho te Londres. Vila e Sheikut mund te jete objekti me i bukur ne bote por askush nuk mund te mohoje faktin qe ndodhet ne nje vend te huaj.

    E gjith kjo me larte, permblidhet me mire me fjalet:

    Piramida, eshte nje "VARR shume i bukur" ne Vendin me te bukur te Tiranes.

    Me respekt,

    G

  2. #42
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Nje pyetje per ata qe kane kohe te pergjigjen.

    Cfar funksioni ka sot piramida ne Tirane, apo cfare veprimtarie zhvillohet aty?....kam kaluar shpesh andej por asnjehere nuk kam hy ne mbrendi, apo nuk kam pyetur per te.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Te shembet pa dyshim dhe bashke me te zhduken dhe grahmat e fundit te pinjolleve te bllokut qe e shofin kete "varr monumental" te Enverit si shpresen e tyre te fundit.
    Ah Neritan, cbere qe dole dhe ktheve turmen e Tiranes ate diten e xhuma?....
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 24-10-2010 më 14:19 Arsyeja: kot mer jahuuu
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  4. #44
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Epo cdo gjeje i vjen dita te prishet e ndertohet dicka tjeter.
    Mgjth do ishte me e mira te ndertonin dicka tjeter ne vend te parlamentit sepse shqiperia ka nevoje per spitale e shkolla e jo per pallate qe rrine bosh shumicen e kohes.

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Kjo eshte nje nga inisiativat me te mira qe ka ndermare Shqiperia demokratike ne keto 20 vjet. Piramida e diktatorit Hoxha duhej te ishte shkaterruar 2 dekada me pare e nuk duhej te ishte pritur 100 vjetori i themelimit te shtetit shqiptar.

    Perse duhet shkaterruar piramida?

    Piramida duhet shkaterruar pasi u ndertua per te perjetesuar diktatorin Enver Hoxha ne mendjet e shqiptareve. Forma e piramides nuk ishte rastesi, ishte analogji me piramidat e Egjiptit, ku faraonet i ndertonin per te perjetesuar veten e tyre me mendimin se do te jetonin ne to edhe pas vdekjes. Te njejten gje u mundua te bente edhe Enver Hoxha e rregjimi i tij qe la pas, kthimin e Hoxhes ne nje faraon shqiptar te cilit shqiptaret duhet t'ia kishin friken edhe per se vdekuri. Objektivi tjeter i piramides ne mes te metropolit me te madh shqiptar, kish per qellim qe te mbante gjalle ne mendjet e shqiptareve kultin e diktatorit. Ky ishte djalli qe u mbylli shqiptareve kishat e xhamite, u ndaloi me ligj te praktikonin besimin e tyre, dhe nga ana tjeter na ngriti ne mes te Tiranes e cdo cep te Shqiperise kultin e tij. Ai nuk donte qe te nderohej nga shqiptaret, ai deshironte te adhurohej si zot prej tyre.

    Shkaterrimi i piramides nuk eshte thjeshte nje simbolike: ajo ka per te ndihmuar ne shembjen e piramides se Enver Hoxhes e komunizmit nga ato dy brezat e shqiptareve qe u linden e rriten nen ate rregjim, qe jane gjalle edhe sot e kesaj dite. Enver Hoxha vdiq. Rregjimi i tij u shkaterrua. Simbolet e tij te frikshme ne cdo cep te Shqiperise u shkaterruan. Edhe keta dy breza mund te fillojne te bejne divorcin me te shkuaren e tyre te dhimbshme.

    Ajo qe me gezon mua me shume se sa shkaterrimi i piramides eshte nisma per ndertimin e institucionit me te shenjte demokratik mbi germadhat e shtepise se diktatorit: ndertimin e Kuvendit te Shqiperise. Kuvendi i Shqiperise eshte Tempulli i Lirise. Per aq kohe sa do te kete nje Kuvend, per aq kohe sa shqiptaret do te zgjedhin me voten e tyre te lire perfaqesuesit e tyre ne ate kuvend, demokracia shqiptare do te jete e sigurt edhe per brezat qe do te vine.

    Kurre me ne jete te jeteve nuk do te kete me vend ne ate vend te vogel si Shqiperia per diktatore qe terrorizojne e shtypin nje popull te tere. Rrenjet e demokracise e lirise do te jene te thella e te shendosha e do te shtrihen ne dekada e shekuj.

    Nese arrijne qe te ndertojne kete veper brenda nentorit 2012, do te jete dicka madheshtore. Do te jete jo vetem nje kuvend, do te jete nje pike turistike, ku shqiptaret e djegur nga komunizmi, do te shpien femijet e niperit e mbesat e tyre, tu tregojne se si ky tempull i demokracise eshte ndertuar mbi rrenojat e piramides se faraonit komunist, qe i vodhi ketij populli 5 dekada jete ne liri.

    Albo

  6. #46
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    [QUOTE=Albo;2903877]Kjo eshte nje nga inisiativat me te mira qe ka ndermare Shqiperia demokratike ne keto 20 vjet. Piramida e diktatorit Hoxha duhej te ishte shkaterruar 2 dekada me pare e nuk duhej te ishte pritur 100 vjetori i themelimit te shtetit shqiptar.

    Perse duhet shkaterruar piramida?

    Piramida duhet shkaterruar pasi u ndertua per te perjetesuar diktatorin Enver Hoxha ne mendjet e shqiptareve. Forma e piramides nuk ishte rastesi, ishte analogji me piramidat e Egjiptit, ku faraonet i ndertonin per te perjetesuar veten e tyre me mendimin se do te jetonin ne to edhe pas vdekjes. Te njejten gje u mundua te bente edhe Enver Hoxha e rregjimi i tij qe la pas, kthimin e Hoxhes ne nje faraon shqiptar te cilit shqiptaret duhet t'ia kishin friken edhe per se vdekuri. Objektivi tjeter i piramides ne mes te metropolit me te madh shqiptar, kish per qellim qe te mbante gjalle ne mendjet e shqiptareve kultin e diktatorit. Ky ishte djalli qe u mbylli shqiptareve kishat e xhamite, u ndaloi me ligj te praktikonin besimin e tyre, dhe nga ana tjeter na ngriti ne mes te Tiranes e cdo cep te Shqiperise kultin e tij. Ai nuk donte qe te nderohej nga shqiptaret, ai deshironte te adhurohej si zot prej tyre.

    Shkaterrimi i piramides nuk eshte thjeshte nje simbolike: ajo ka per te ndihmuar ne shembjen e piramides se Enver Hoxhes e komunizmit nga ato dy brezat e shqiptareve qe u linden e rriten nen ate rregjim, qe jane gjalle edhe sot e kesaj dite. Enver Hoxha vdiq. Rregjimi i tij u shkaterrua. Simbolet e tij te frikshme ne cdo cep te Shqiperise u shkaterruan. Edhe keta dy breza mund te fillojne te bejne divorcin me te shkuaren e tyre te dhimbshme.

    Ajo qe me gezon mua me shume se sa shkaterrimi i piramides eshte nisma per ndertimin e institucionit me te shenjte demokratik mbi germadhat e shtepise se diktatorit: ndertimin e Kuvendit te Shqiperise. Kuvendi i Shqiperise eshte Tempulli i Lirise. Per aq kohe sa do te kete nje Kuvend, per aq kohe sa shqiptaret do te zgjedhin me voten e tyre te lire perfaqesuesit e tyre ne ate kuvend, demokracia shqiptare do te jete e sigurt edhe per brezat qe do te vine.

    Kurre me ne jete te jeteve nuk do te kete me vend ne ate vend te vogel si Shqiperia per diktatore qe terrorizojne e shtypin nje popull te tere. Rrenjet e demokracise e lirise do te jene te thella e te shendosha e do te shtrihen ne dekada e shekuj.

    Nese arrijne qe te ndertojne kete veper brenda nentorit 2012, do te jete dicka madheshtore. Do te jete jo vetem nje kuvend, do te jete nje pike turistike, ku shqiptaret e djegur nga komunizmi, do te shpien femijet e niperit e mbesat e tyre, tu tregojne se si ky tempull i demokracise eshte ndertuar mbi rrenojat e piramides se faraonit komunist, qe i vodhi ketij populli 5 dekada jete ne liri.

    Albo[/QUOTE
    Here pas here e thua ndonje gje te mencur ti mik.Nuk kam c'i shtoj fare shkrimit te mesiperm.Le te kuptojne ata qe kane mend..

  7. #47
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqiptare, 24/10/201

    Piramida - viktima e radhës e korrupsionit
    Nga Fatmir Toçi

    Para dy ditësh Kuvendi i Shqipërisë, me kërkesën e vetëm tre deputetëve të maxhorancës, votoi në rrëmujë e sipër, pa diskutime dhe pa e kaluar më parë në komisionet përkatëse parlamentare, siç bëhet për çdo ligj që vjen nga qeveria, vendimin për kthimin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës (Piramidës) në godinë për një Kuvend të ri të Shqipërisë. Këtij vendimi i paraprinë dy dalje publike të kryeministrit të vendit, z. Sali Berisha dhe të kryetares së Kuvendit, zj. Jozefina Topalli, mesa duket për të tatuar pulsin se si do të reagonte opozita dhe opinioni publik shqiptar.

    Në pak radhë u shprehën disa shkelje ligjore dhe procedurale të kësaj nisme nga ana e ligjvënësit, një nxitim me shumë truke për të vënë në jetë dëshirën e lidershipit të maxhorancës, që gjithsesi, siç do ta shohim në vijim të këtij shkrimi, bëhen thjeshtë për interesa të pastra të klanit qeverisës, duke fshehur e mbuluar një vrimë të zezë korrupsioni dhe për hapur rrugën mundësive të tjera korruptive, duke gjetur si rast Piramidën, e cila edhe simbolikisht nga emri që mbart po shfaqet si e tillë. Akoma më të dyshimtë, në mos të papërgjegjshme, deri në kufijtë e paradoksit, e bën veprimtarinë e kësaj qeverie vendimi i djeshëm i saj në lidhje me QNK (Piramidën), kur menjëherë pas miratimit në Kuvend të ligjit për hapjen e tenderit për projektin e Kuvendit të ri në vendin ku sot ndodhet QNK, miratohet një fond prej 4 milionë lekësh të reja për vazhdimin e rikonstruksionit të kësaj qendre me destinacionin e parë si teatër dhe bibliotekë. Dhe për këtë kurban u bënë fondet e akorduara më parë për trashëgiminë kulturore, konkretisht për rikonstruksionin e Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

    Piramida, e projektuar si muze për udhëheqësin komunist të kohës me vendim të qeverisë së atëhershme në vitin 1985, u inaugurua në vitin 1988 dhe i kushtoi vendit 4 milionë dollarë, që për kohën që flasim ishte një shifër marramendëse, absurde për gjendjen ekonomike të shqiptarëve. Pas rënies së komunizmit dhe ndryshimeve që ndodhën në fillimin e viteve ’90, ajo u kthye në qendër ndërkombëtare kulture, duke u kthyer realisht në një qendër të rëndësishme kulturore për kryeqytetasit, në një vend ku nuk reshtën së organizuari veprimtari nga më të rëndësishmet, që nga promocioni i artit dhe librit, deri te spektaklet e panairet kombëtare. Në një qytet si Tirana, ku nuk ka një tjetër qendër kulturore me vendndodhje dhe përmasa të tilla Piramida u kthye në qendër simbol të jetës kulturore duke bërë që të harrohet edhe qëllimi përse ishte ndërtuar një objekt i tillë.

    Për shkak të amortizimit në vitin 2004, një vendim i Këshillit të Ministrave i akordoi kësaj qendre 36 milionë lekë për një projekt (që nuk u realizua kurrë) për ta kthyer në teatër. Ndërrimi i pushtetit një vit më pas u kthye në akuza për qeverinë e mëparshme duke i konsideruar 36 milionët e akorduar për projektin e rikonstruksionit të godinës si një vjedhje dhe abuzim me fondet e taksapaguesve. Por vetëm një vit pas zgjedhjeve, më 2006 qeveria e Berishës akordoi 130.000 euro për projektin e kthimit të QNK-së në teatër dhe Bibliotekë Kombëtare (!), si dhe 5 milionë e 600 mijë euro për zbatimin e këtij projekti.

    Akuzat për qeverinë e mëparshme u harruan dhe në vitin 2007 iu hap rruga një firme franceze (që rezulton si fituese e tenderit) për të filluar punimet. Në fakt, që prej tre vjetësh aty nuk është parë këmbë francezi dhe Piramida i është nënshtruar një operacioni të pashembullt shkatërrimesh nga një brigadë prej jo më shumë se 10 punëtorësh, që e kanë degraduar këtë pasuri të çmuar kombëtare në një gërmadhë mu në mes të Tiranës.

    Veç fatura e prishjeve në këtë objekt prej gati 5000 m2 ka vajtur deri tani në rreth 6 milionë euro, të paguara nga taksat e shqiptarëve vetëm për të shkatërruar. Sindromë e njohur e kësaj qeverie, por mesa duket edhe një kompleks nga i cili nuk po shpëton kryetari i maxhorancës së sotme dhe që ka lidhje me të kaluarën e tij komuniste. Për shkak të këtij kompleksi duhet zhdukur edhe fizikisht çdo objekt që i kujton z. Berisha diktaturën, edhe pse bota ruan sot si memorie nga e kaluara edhe kampet e përqendrimit, edhe burgjet dhe vendet ku janë ushtruar torturat më çnjerëzore. A ka simbolikë më të qëlluar që një objekt i projektuar dhe ngritur si kult i një diktatori të kthehet në qendër kulturore, ku në çdo moment të gëlojë jeta dhe gjallëria nga rinia, krijuesit, intelektualët dhe njerëzit e çdo lloj moshe e shtrese shoqërore? Por kryetarit të maxhorancës do t’i duhet të prishë edhe shumë objekte të tjera për të trembur djajtë që i ka brenda vetes, pasi pjesa qendrore e Tiranës lidhet me kujtesën historike të kryeqytetit. Duhet të prishë kompleksin ministror në qendër të Tiranës, godinën e universitetit, godinën e Kuvendit (ish-godina e KQ të PPSH-së), Kryeministrinë që e ka zënë Sali Berisha etj, etj.

    Përpos kompleksit të mësipërm është mirë që t’u thuhet hapur shqiptarëve se përse po bëhet kjo lëvizje e re qeverisë shqiptare në emër të ndërtimit të një godine të re për Kuvendin e Shqipërisë; aq më tepër kur vetëm para pak muajve u harxhuan nga paratë e shqiptarëve për rikonstruksionin dhe arredimin e sallës ekzistuese të Kuvendit jo pak, por 750 milionë lekë. Të gjithë e kujtojmë shfaqjen pompozë deri në kufijtë e groteskut të kryetares së Kuvendit në ditën e parë të sesionit të dytë të kësaj legjislature, a thua se rikonstruksioni nuk u bë me shpenzimet e buxhetit, por me paratë e kryetares. Gjithashtu, u kujtojmë shqiptarëve se që prej një viti është në fuqi një vendim qeverie dhe ekziston një projekt, për të cilin janë paguar një milion euro, për ndërtimin e Kuvendit të ri të Shqipërisë duke adaptuar godinën ekzistuese, atje ku më parë ngrihej godina e KQ të PPSH-së.

    Qëllimi se pse duhet bërë kurban i arkitekturës ekzistuese shqiptare pikërisht Piramida duket që është i qartë:

    Së pari, kjo është një lëvizje e dëshpëruar për të mbuluar vjedhjen spektakolare të gati 6 milion eurove të hedhura në vrimën e zezë të korrupsionit. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për taksë korrupsioni 20 apo 30 për qind që u vihet bizneseve, por për ndarje të parave të shqiptarëve midis hajdutëve të veshur me pushtet në masën 100 për qind.

    Së dyti, është gjetur një sektor tjetër për të justifikuar nxjerrjen e parave nga “thesi i të gjithëve”, për një vepër që nuk është në kohën e duhur për t’u ndërtuar, në një kohë kur kjo qeveri është zhytur në borxhe dhe niveli jetik i pjesës më të madhe të shqiptarëve ka arritur në kufijtë e mbijetesës.

    Së treti, duket qartë që qeveria është e pazonja që të zbrazë mjediset e QNK-së të dhëna me qira me kontrata afatgjate, në mënyrë të veçantë të një kanali televiziv të pavarur, politikat editoriale të të cilit duket që nuk i kanë shkuar pas fillit dhe për shtat maxhorancës së sotme dhe kryetarit të saj. Presioni ndaj kësaj medie me të gjitha format dhe mjetet ka qenë angazhimi i të gjitha strukturave shtetërore dhe tani, me sa duket, është gjetur një “raison d’etat” i pakontestueshëm për të prishur kontratën ligjore me këtë subjekt.

    Por për të realizuar qëllimet e saj qeverisë së sotme do ti duhet më parë t’i japë përgjigje shqiptarëve se ku shkuan më shumë se 6 milionë euro të hedhura për rikonstruksionin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës dhe për ta kthyer atë në teatër dhe bibliotekë kombëtare? A ishte thjesht një trill femre, një aferë e zakonshme përfitimi apo domosdoshmëri rikonstruksioni i sallës ekzistuese të Kuvendit ku u hodhën 75 milionë lekë të reja në një sallë që nuk funksionon si duhet dhe i kanë filluar problemet teknike dhe akustike që ditën e parë të vënies në shfrytëzim?

    Përse u harxhuan një milion euro për një projekt godine kuvendi mbi atë ekzistuese, kur ai nuk ka për t’u zbatuar kurrë? A ka seriozitet dhe akordancë midis institucioneve të qeverisë shqiptare në një kohë kur aktualisht janë në fuqi dy vendime qeveri për ndërtimin e dy godinave të Kuvendit në dy vende të ndryshme dhe me projekte të ndryshme?

    Dhe së fundi, çfarë do t’u thuhet shqiptarëve për mungesën dhe gjendjen skandaloze të institucioneve të kulturës, në Tiranë dhe gjithë vendin, kur në një kryeqytet si Tirana nuk ka Teatër Kombëtar të përshtatshëm, Bibliotekë Kombëtare me hapësirat e nevojshme të mjaftueshme; madje, nuk ka asnjë qendër tjetër të mirëfilltë kulturore, siç ishte dhe siç mund të jetë Piramida në qendër të kryeqytetit, me funksionet dhe me imazhin e duhur.

    Reagimi i shumë specialistëve, analistëve dhe mediave të ndryshme, që sapo ka filluar, është shprehja e kundërshtisë ndaj këtij vendimi që kërkon të shkatërrojë një prej veprave moderne më të realizuara të arkitekturës shqiptare që, bashkë më Sheshin “Skënderbej” dhe kompleksin ministror i kanë dhënë vetë imazhin kryeqytetit tonë, Tiranës. Kërkojmë rishikim të këtij vendimi absurd të kësaj maxhorance, rishikim të procedurale të nxituara dhe kontradiktore të kryera deri tani, si dhe transparencë të plotë në lidhje me qëllimin e vërtetë të këtij vendimi.

    Dhe në emër të kësaj transparence kërkojmë një vendimmarrje sa më të gjerë, deri te mendimi i jo vetëm komunitetit të njerëzve të kulturës, arkitektëve, specialistëve etj, por dhe gjykimi i gjithë banorëve të Tiranës.

    Tirana nuk është pronë e një njeriu, e një grushti njerëzish, qofshin edhe pushtetarë, dhe as e një force politike, e cila duket që nuk ka as votat e mjaftueshme të shqiptarëve për të qeverisur. Tirana i takon të gjithë banorëve të saj dhe drejtimet e zhvillimit të saj janë problem i të gjithëve.

  8. #48
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Normal mer daj ,ky muhabet eshte i lexushem. Josefina i harxhoj nja gjys milioni euro per rikonstruktimin e parlamentit me taksat e popullit? tashi thone do prishim piramiden qe mesa kom lexu une do nja 5 milion euro per t'u prish ,edhe nja 30M per ta rindertu shko 35M. Ah se harrova po me at fondin per teater kombetar ca u bo? ishte nja 6M EURO ne mos gaboj?

    Bir nona vet cna ka gjet me kto politikan , populli ska buke me honger ,ska pune ,ska lek ,kto mendojne per karriket e veta ,sepse e gjithe kjo bohet qe ne zgjedhjet e 2013 t'kene me ca ta mashtrojne popullin sic ishte rruga kombit qe akoma pa u ndertu ka fillu me u prish.
    Against all odds..

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Vendim i mire, te shpresojme qe te ndertohet nje parlament per nje komb qe per pak vjet do jete 8 milionesh.
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta sot

    -

    Olldashi: Ura e re e Bunës, brenda vitit 2010 për qarkullim

    Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi inspektoi punimet në urën e lumit Buna dhe siguroi se brenda dhjetorit ajo do të përfundojë. Aktualisht në të është duke u punuar në pjesën metalike. Ai ka folur edhe për projekte të tjera që qeveria ka për Shkodrën duke përmendur si më të rëndësishmin thellimin e lumit Buna për ta bërë atë të lundrueshëm. “Tashmë na ka mbetur vetëm të bëjmë projektin për thellimin e lumit Buna duke e bërë atë të lundrueshëm. Kjo do ta bëjë Shkodrën edhe më shumë atraktive duke i dhënë asaj dhe një rrugë tjetër, por këtë herë ujore”, u shpreh Olldashi. Ura e re mbi lumin Buna është e gjatë 275 metra me një gjerësi prej 13.5 metrash. Fondi i akorduar për ndërtimin e saj kap shifrën e 7 milionë dollarëve, një investim ky i Bankës Islamike për Zhvillim dhe Qeverisë Shqiptare. Ministri është ndalur edhe në ndërtimin e infrastrukturës rrugore me Malin e Zi, ku projekti më kryesor është ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë-Ulqin.


    ...


    te tilla lajme me gezojne.
    fare nuk ja shoh koston sepse mendja e zemra ta ndjen se.. eshte pun e mire.
    sikurse rruga e kombit. sikurse rruga e mrekullushme lushnje-fier e neser ajo qe pritet te perfundoje fier-vlore.

    bravo olldash.

    kurse loja e budallakia me piramiden eshte lajm i keq.
    llogjika nuk i pertyp interpretimet butaforike qe bejne kto dite permenc rd e pd e ca ketu.
    e kini gabim.
    nuk prishet nje ndertes e bere ne 1988-ten.
    thirrini kaplloqes o sali joz e kompani..


    ..

  11. #51
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Tani meqe "ne" komunistet jemi prekur thelle se po na prishet Mauzoleumi i Idhullit Tone, dhe aty do ndertohet Tempulli i Demokracise (i ju demokrateve) mua me lind nje pyetje:

    Kush e mban gjalle enverizmin? Piramida? Apo Dosjet?

    Monumenti u terhoq zvarre, varri iu hodh ne ere, PS (si bije legjitime e PPSH) eshte bere kashte e ****...po ju thoni qe enverizmi eshte akoma gjalle. Dakort jam.
    Piramida e mban gjalle apo Dosjet?

    Jo e di pse e bej kete pyetje, se me 99% ai Baballari i Demokracise (Sali Magjari I), nuk e di pse do na degjoje "ne" komunisteve dhe ajo Piramida s`ka per t`u shembur.

    Po ky muhabeti eshtesi Maliqi qe tha "Une do iki, po megjithate do rri ketu edhe nja 5-6 muaj, se ashtu jane ca pune".

    Sala ka hall se Dhenderrushi ka ndermend te beje protesta. Epo o per votat o per Piramiden do dalin njerezit.

    Po ne fund hedh bast qe Piramida s`ka per t` shembur. Po edhe nqs shembet, "ne" komunisteve c`do na gjeje? C`na gjeti kur hodhet monumentin? C`na gjeti kur i vute dinamitin varrit te Enverit?

    Atehere c`do na gjeje se do shembni ca pllaka importi tek Piramida?

    Kurse ato Dosjet, ose "jane djegur" (qe dmth kane perfunduar ne ndonje raft te CIA-s a KGB-se) ose jane aty. Ne asnje rast nuk kane per t`u prekur.

    Keshtuqe jemi te gjithe te kenaqur. "Ne" komunistet nuk ka c`na gjen, poe dhe "demokrateve" (qe kane kenduar dikur per Sigurimin) mund te bertasin te sigurte "Sheeeembniiii Piramiden"..."Poooshteee Enveeri".

    S`ka Dosje? S`ka fajtore. Ku ka me mire.
    Ah po, mund te shembim Piramiden, dhe kenaqemi te gjithe. Demokratet se "permbysin qelbesiren" dhe komunistet sepse u shkon uji ne mulli.
    -

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    Nga Fatmir Toçi


    Së treti, duket qartë që qeveria është e pazonja që të zbrazë mjediset e QNK-së të dhëna me qira me kontrata afatgjate, në mënyrë të veçantë të një kanali televiziv të pavarur, politikat editoriale të të cilit duket që nuk i kanë shkuar pas fillit dhe për shtat maxhorancës së sotme dhe kryetarit të saj. Presioni ndaj kësaj medie me të gjitha format dhe mjetet ka qenë angazhimi i të gjitha strukturave shtetërore dhe tani, me sa duket, është gjetur një “raison d’etat” i pakontestueshëm për të prishur kontratën ligjore me këtë subjekt.


    Ja dhe e vetmja arsye perse banda e Tan Leprit, që për turpin tonë kanë të drejtë të therriten deputet, është kundër prishjes së piramidës dhe ndertimit ne ate vend te parlamentit: TV "TOP CHANNEL ".

  13. #53
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shqip Online, 25/10/2010

    Shteti mitoman
    Ilir Yzeiri

    Mitomania është një sëmundje mendore që prek njerëzit dhe që shfaqet më së shumti atëherë kur pacienti gënjen vend e pavend. Duke analizuar disa nga qeveritë e vendeve europiane, Jacque Attali, një nga intelektualët më të shquar të kohës sonë, thotë se mitomania është një sëmundje që prek edhe shtetet dhe shfaqet atëherë kur shteti bëhet i paaftë që të respektojë vendimet apo ligjet që miraton vetë. Ai gënjen gjithë botën, natë e ditë dhe harton e prodhon tekste të gënjeshtërta e të pazbatueshme dhe flet për shifra parash imagjinare e bën shpenzime gjithashtu të paimagjinueshme. Për të përmbushur premtimet e tij, ai gënjen gjithë botën dhe në fund, si gënjeshtar që është, nis të gënjejë edhe vetveten. Ai bëhet kështu një shtet mitoman dhe nuk pyet më, madje as që do t’ia dijë nëse ajo që thotë është e vërtetë apo jo.

    Shteti ynë mitoman na thotë se ka ndërtuar 6000 km rrugë dhe do të ndërtojë edhe 5000 të tjera. Mirëpo kush udhëton nëpër Shqipëri vëren se jo vetëm që nuk janë ndërtuar kaq kilometra rrugë, por nganjëherë të ngjan sikur edhe ato të ndërtuarat janë shkurtuar.

    Modeli i shtetit tonë mitoman është sjellja sidomos me Piramidën. Po ta analizosh nga pikëpamja e psikanalizës apo e fenomenologjisë, shteti ynë mitoman është sjellë me Piramidën sikur të ishte vërtet një i sëmurë mendor. Te Piramida shteti ynë mitoman shihte dy fantazma: fantazmën e Enver Hoxhës dhe fantazmën e “Top Channel”-it. Fantazma e parë i ngacmonte dhe i përkëdhelte sedrën e liderit, të njëshit. Egoja e mitomanit kthehej në sjellje karikaturore dhe projektonte në nënvetëdije përngjasime me paraardhësit. E kini vënë re se si Kryeministri ynë ose kryemitomani ynë, përmend vend e pavend Skënderbeun, mbretin Zog, ndërsa Enver Hoxhën jo, sepse vendin e tij e lakmon pra dhe, ashtu në ëndërr, përdëllehet kur mendon se edhe ai do të kujtohet si ata të dy, pa këtë të fundit, se vendin e tij po e zë ai. Ndaj Piramida nuk është për të një godinë e bukur në qendër të Tiranës që duhet ruajtur me arkitekturën që ka, jo, ajo është ngrehina që i kujton rivalin dhe ajo duhet zhbërë. Aty është gjithashtu edhe një media që ai nuk e përtyp dot.

    Natyrisht tani duket sikur ai nuk ka nevojë më për “Top Channel”, sepse ka aq shumë media në dispozicion, sa nuk i numëron dot. Por për një mitoman nuk është kështu. Te “Top Channel” ai sheh gjithmonë atë që nuk e ka: kjo media vjen erë qytet, mban më shumë parfum metropoli dhe ka shumë pak provincializëm. “Top Channel”, që kur u ideua në fillim, u ideua dhe u ngjiz me anën më të bukur shqiptare, me shumë qytetërim dhe me shumë tharm tiranas brenda. Gjithë të tjerat bien pak erë fshat, pak erë provincializëm dhe kryemitomanit tonë, në mënyrë të pavetëdijshme, i del në ëndërr pikërisht kjo pamje dhe kjo anë e pasqyrës që ai dhe qeveria e tij nuk e kanë, ndaj edhe Piramida apo vendi që e mban këtë strukturë duhet zhbërë. Në fillim, si për të konkurruar imazhin që prodhonte “Top”-i, ai vendosi ta bëjë teatër. Shumë bukur. Vetëm me këtë imazh mund të konkurrohej imazhi i “Top”-it.

    Mirëpo karakteristikë e mitomanit është gënjeshtra dhe shumë shpejt edhe ai vetë u bind se duhej një gënjeshtër tjetër. Nuk mund të thuash me siguri se kur u mor vendimi për të gënjyer prapë, para se të harxhoheshin paratë për rikonstruksionin e Parlamentit të sotëm apo pas. Kjo ka pak rëndësi, një qeveri mitomane ka vetëm një pasion: të gënjejë dhe të shpenzojë para. Gënjeshtari është brilant, se ai nuk jep detaje, ai deklaron.

    Ndaj askush nuk duhet të çuditet nëse pas gënjeshtrës që po dëgjojmë këto ditë, të dëgjojmë nesër një gënjeshtër tjetër. Dhe Jacque Attali përfundon: “Vjen një ditë dhe shteti, duke mos pasur më mundësi reale që të veprojë, kënaqet duke prodhuar gënjeshtra. Dhe ashtu si njerëzit e infektuar nga kjo sëmundje mendore, ai gënjen përditë e më shumë: inflacioni legjislativ dhe deficiti publik janë forma që merr në politikë deliri verbal i një mitomani” (L‘Express, 28.04.2010), përfundon ai.

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    izeiri e ka sjell isufi.. lart.. e ka ndritur me gomarlliqet qe thote..

    ja cthote ki harabush mes tjerash..

    ---------------------
    Natyrisht tani duket sikur ai nuk ka nevojë më për “Top Channel”, sepse ka aq shumë media në dispozicion, sa nuk i numëron dot. Por për një mitoman nuk është kështu. Te “Top Channel” ai sheh gjithmonë atë që nuk e ka: kjo media vjen erë qytet, mban më shumë parfum metropoli dhe ka shumë pak provincializëm. “Top Channel”, që kur u ideua në fillim, u ideua dhe u ngjiz me anën më të bukur shqiptare, me shumë qytetërim dhe me shumë tharm tiranas brenda. Gjithë të tjerat bien pak erë fshat, pak erë provincializëm dhe kryemitomanit tonë, në mënyrë të pavetëdijshme, i del në ëndërr pikërisht kjo pamje dhe kjo anë e pasqyrës që ai dhe qeveria e tij nuk e kanë, ndaj edhe Piramida apo vendi që e mban këtë strukturë duhet zhbërë. Në fillim, si për të konkurruar imazhin që prodhonte “Top”-i, ai vendosi ta bëjë teatër. Shumë bukur. Vetëm me këtë imazh mund të konkurrohej imazhi i “Top”-it.
    ----------------


    ...

    ja ti bejme pak analize ketij kopili bllokqenesh..

    saliu thot ky..paska shum media pro tije sa nuku i numeron dot..

    e verteta eshte e kunderta.. qe mafia anti-berishe i ka panumerim mediat e veta qe ska nevoj ti numeroj fare.. kurse sali ngrati e ka a s'e ka nje cop klan..dhe ate me bishta..

    top chanelli thot ki mashtrus vjen era qyteterim.. era parfum chanell 5 etjer etjera..

    po harroj ki pis qe dhe para ca ditesh qe mafia e top chanellit kur festoj ditlndjen e ish bosit dritan.. vazhdoj te injoroje sikurse minuten e pare e deri me sot.. faktin e tmerrshem tragjik.. se ne ferrarin e kuq te mijarderit dritan.. ishte dhe nje njeri.. nje vajze.. nje shqiptare.. nje qytetare.. nje bij nene.. ( thone se dhe nje femije e kish pasur me Dritanin) nje kolege e punonjse e topit.. e ngrata entela.. qe u coptua nga aksidenti qe beri pronari i topit qe ish mesuar te fluturoje mes njerzve te mjere te tiranes e te demonstroje forcen e pasurine e vene djallezisht..
    e pra topi chanall si ne lajmn e pare si ne pervjetoret qe ja ben bosit.. ne kto vite.. hesht kriminalisht per viktimen e mjere..

    ku ka qytetari ketu mo yzeir ..
    po si mo jusuf e sjell ti si argument.. kte palaco..yzeririn..

    kjo eshte mo bllokmena.. qytetaria.. per ju?

    qytetaria do ishte sikur.. qe ne minuten e pare e deri me sot topo chanellua ti kujtoje te dy.. te vraret ne ferrar.. si vrasesin dritan..si viktimen entele..

    pra ajo qe ben topo chanelli i edvinit.. ka nje emer.. e ne i themi kesaj monstruozitet..

    po loja e felliqur e birose politike te topit qe vuri nje vajze fshati te luaje thejatro me illi pangon.. qytetari eshte mo..

    nejse..

    te dalim tek.. ajo qe saliu sipas fatmir tockes se edvinit dhe yzeirit te rucit.. dashka te heq qafe top chanellin..

    fare nuk eshte e vertete..sepse piramida eshte pron e qeverise.. dhe se qeveria ka te drejte brenda dites ta largoje topin ..
    e verteta eshte se saliu.. i ka dhene dhe piramid dhe ekspozit dhe kinostudio.. chanellit te topeve te edvnit.. pra 3 gjigande topit chanell.. i ka pas ne dispozicion..

    sepse.. saliu eshte nga ata. qe kush ja ki plaken.. ai e mban ne pellemb te dores..

    e kush e don e coptohet per te.. as don tja dije se a merr fryme dikund..
    keshtu eshte ai..

    ja te marrim nje shembull..

    u kput tu i cu lule monstres edvin kto dite..

    pse..mos ka ndonji detyrim protokollar a moral.. a politik e shteteror.. jo aspak..


    po sa demokrat te shquar jan tu ngordh urije sot.. e sa te tille kan vdekur te harruar.. neper bodrume e kasolle.. dhe nuk u kujtua saliu te pyes.. dale mo cbenet me filanin..
    jooo perkundrazi.. kuleta e ilir beqes na paskish qen shqetsim.. se mos nuku ish mbushur mire nga edvini.. vangjo m.uto dakua apo flam.uti i gjirokastres.. e o burra dhe ju ministrat e mi jepini bllokqenit ilir hamit beqo ramiz nexh.. ca tendera.. se mo i mbetet hatëri.. e ska fuxhut te na ja kije mamane pd-se e demokracise..

    ki eshte saliu..

    pra yzeiri e tocka fatmir.. ja fusin kot..
    dalim te piramida kto dite..

    cfar ndodhi kto dite..

    shqiperia fitoj te drejten te leviz lirisht.. nje e drejte e mohuar prej 70 vjetesh..

    dhe eshte veper e bllokqenerise se vjeter e te re.. kjo bllokade e gjate..pafund..

    e pra sali berisha ja mbrriti ksaj dite..qe te jet ai.. kolosi qe me pun e mund.. e theu bllokaden..
    ishte bllokqeneria deri ne sekonden e fundit.. qe beri te pamunduren ti mbaje shqiptaret larg europes..

    pikerisht kur lavdia e merituar e lartesoj berishen ne sy te cdo shqiptari.. ky hajvan.. pra berisha cohet e i vet-ngre bela vehtes me piramiden..

    e i jep goje me fol tockave te sketerres staliniste.. e te na hiqen si mbrojtes te qytetarise.. e se gjoja i dhimbsen parate e popullit..

    e po ki fatmir tip yzeir qen me zinxhir.. eshte ai qe bredh ne cdo fshat te laberise te psonise causher per revolucion kanibal..

    pra nuk pret saliu ti derrmoje bllokqenerit me armen e tij te forte..pra te punes.. te rrugve.. te natos e liberalzimit te vizave.. por si hajvan qe eshte shkon e i ben vehtes autogol me piramid..
    do ta shkaterroj thot..

    cop mishi..

    e tani topi eshte ne kembet e ed vin rucit.. se vet ja pasoj kryekali sali.. e tash ja tregon ai edruci super hajdut saliut mire.. e mire..

    ja con ine ramen dhe.. e ben saliun objekt.. pra tabele qitje per prokurorine e median..
    sepse vertet kan cka thone.. sepse po i thot vete saliu.. se ku mund te me zini mat o bira ku vash bllokqene..
    e pra ky autogolist i tmerrshem.. nuk ze mend..
    prandaj pd duhet te bej gati zevendesuesin.. e saliut.. sa nuk eshte vone.. sa pd nuk eshte mbytur e rrokollisur ne hale.. si ldk-ja..
    disa djem te arsyeshem qe nuk flasin budalleqe.. duhet ti thone.. boll ma..
    e ata aty jan.. ne pd.. ka plot..

    saliu mbytet ne nji lug uje..
    piramida qe ai thot se do ta shembe.. do ta shembe ne fakt ate vete.. .. sepse eshte i vetmi rast qe.. dhe edvin mashtrusi ka goj te flase.. bashk me ndustrin e tij te demagogjise..

    me habit jozi..

    ka shkallu dhe ajo..

    ..

    nje FLMN te madhe banoreve fukarenj te TREBINJES.. qe i dhan nje dru dje bllokqenerise duke votuar njeriun e maxhorances..

    saliu le ti coje lule enverit te ri edvin rames.. le ti beje peshqesh argumenta qe te punoje mashina demagogjike selim-roz-iste.. sikurse me piramiden..
    trebinja e vogel.. beri te kunderten.. ajo i coj nje shpulle percelluese mafies selim rozi-ste.. sepse ate meriton..dhe ja coj tamam ne diten e dasmes se sundimtart te tiranes e de facto dhe te gjithe .. shqiperise..


    i lumte..

    populli di si "uron"..



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 25-10-2010 më 12:04

  15. #55
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    la e me la figuren e ish-komunistit bllokqenist, sali berisha, sot krieminister, komandant i taborrit ndraghettist ...

    detira jote, more bar, eshte te lartesosh figuren e zgjebosur te salis, e cila nuk eshte aspak me e mire se e tos buzukut, ilir shtangistit apo edverit ... jane te gjithe produkt sigurimso-punist, hane ne nje çanak, jane te zgjebosur enveriste, kleptokrate te marrosur, uriahip-lejfeniste te nakatosur ...

  16. #56
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nuk eshte mire doktori.
    as jozi.

    dicka ka ndodhur.

    marrezi e madheshtise u a ka erresuar arsyen.

    po mir ata.. po Bodja cben.. po ata 71 deputetet si nuk kan turp..

    duan hedhin ne ere 3 thas me para..
    te tre.. para te popullit shqiptar..

    1- thesi me para qe harxhoj ramiz adil carcan-aliu me pelqimin e nexhos e sules mbas ikjes nga qo bote te shokit enver.. per ti bere nje piramid keopsit.. te tyre..

    ajo piramide ka kushtuar.. pikat e fundit te gjakut te popullit shqiptar..

    cdo gje erdhi nga jashte..

    hekuri cimento xhami mermeri e llambatinat..kur thon beratasit.. erdhen me pamporre e aeroplana.. e u blene sa frengu pulen.. e per punen e mijra mjeshtrave nga gjith shqiperia.. ato spo i llogarisim..se ramizi me tallon i ushqente e me zp i pagonte..

    piramida eshte aty.. akoma.. e forte se ka brenda beton e hekur e djers e gjak te puntorise shqiptare..

    e pra kte thes me valute don ta hedhe ne ere jozi me saliun qe te kemi parlament te ri..per ke do thoni.. per ca pleshta staliniste te llojit taulant brace.. qe do i sherbejne perseri nje ed-veri qelbanik te llojit edvin..

    2- thesi dyte..
    per te hedhur ne ere kte thes.. duhet hedhur ne ere dhe thesi dyte..pra puna per shkaterrimin e piramdes qe gjthashtu ka kosto te madhe..
    Iken pra 2 thase..

    pastaj ndertimi i godines se re.. pra thesi nr 3- qe gjithashtu eshte nje super thes me valute..

    pra plot tre thase.. ne hava..

    jo sali mos.. e bej kete se te merr historia si te cmendur..


    ..


    Pajtohem me Brari.

    Esht cmenduri te shkaterrosh piramiden e cila esht kthyer nje nder simbolet e tiranes.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  17. #57
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Ajo qe me gezon mua me shume se sa shkaterrimi i piramides eshte nisma per ndertimin e institucionit me te shenjte demokratik mbi germadhat e shtepise se diktatorit: ndertimin e Kuvendit te Shqiperise. Kuvendi i Shqiperise eshte Tempulli i Lirise. Per aq kohe sa do te kete nje Kuvend, per aq kohe sa shqiptaret do te zgjedhin me voten e tyre te lire perfaqesuesit e tyre ne ate kuvend, demokracia shqiptare do te jete e sigurt edhe per brezat qe do te vine.
    E ke gabim aldo .

    Nuk ka lidhje demokracia me godinen.
    Eshte simbol i nje periudhe te historis, ku gjithe bota mundohen ta ruajn , ne mundohemi ti shkatrrojme .
    Nuk ka tulla komuniste , ka vetem ideale ose me sakte bindje komuniste .

    Shembja e kesaj godine eshte vendimi me i pakuptimt , deri diku dhe abuzim fondesh .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    E ke gabim aldo .

    Nuk ka lidhje demokracia me godinen.
    Eshte simbol i nje periudhe historis, ku gjithe bota mundohen ta ruajn , ne mundohemi ti shkatrrojme .
    Nuk ka tulla komuniste , ka vetem ideale ose me sakte bindje komuniste .

    Shembja e kesaj godine eshte vendimi me i pakuptimt , deri diku dhe abuzim fondesh .
    Shume dakort me Izan.

    A thua me shembjen e asaj godine do harrohen vuajtjet e komunizmit njehere e pergjithmone? Kemi nevoje te mos e harrojme te kaluaren ne fakt, se na duhet te mos biem ne riperseritje te saj.
    Feelings change - memories don't.

  19. #59
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Shume dakort me Izan.

    A thua me shembjen e asaj godine do harrohen vuajtjet e komunizmit njehere e pergjithmone? Kemi nevoje te mos e harrojme te kaluaren ne fakt, se na duhet te mos biem ne riperseritje te saj.
    Mos kini merak se kudo qe te hidhni syte ne Shqiperi do te gjeni shenja te pafundme te periudhes me te erret te historise tone te re dhe te vjeter.Jane pafund ndertesat uniforme, te shpelara, te rrjepura si mos me keq.Jane kodrat e malet e zhveshura qe ai sitem donte ti kthente ne toka buke gjoja.jane me qindra mijra bunkere e tunele armatimi qe edhe nje shteti te pasur do ti duheshin shekuj ndoshta per ti zhdukur.Keshtu qe mos qani shume se keni plot shenja qe ju kujtojne ate kohe.

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    apollon.. ti mir ben qe pajtohesh me mua..por.. piramida nuk perben simbol..
    simboll te ben puna ne nje ndertese..
    ne se ne nji ndertese vlon puna shkencore apo kulturore apo shkollore gazmore balet theatrore.. opera koncertore.. ahere kjo ndertes merr vlera..

    pra une nuk e dua piramiden se eshte simboll..
    e dua se eshte ndertese qe kushton miliona e miliona.. dhe keto miliona nuk jan ne rrezik te shemben se.. po themi i eshte prishur themeli e eja ta rrezojme te mos na i zere brenda shkencetaret apo aktoret apo femjet..
    nuk kemi problem te tille..

    problemi nr 1 qe kemi eshte se.. cdo fshat cdo lagje cdo qytet ka nevoje per miliona me bo shkolla kopshte spitale ..
    athere coji atje.. se duhen.. e jo me i perdor me pagu buldozera e eskllavatora per shembje te nj objekti qe qendron i forte.. e pastaj o burra miliona me pagu ndertim tjeter..
    e pse..

    ka frik nga enveri kush..
    jo

    ja e beri ndertsen e re..
    u hap parlamenti..

    bezzzhh ndalojne bemeverat.. e xbret rende rende qe aty.. prap enveri.. e vjen me cant ne dore po me trup te eriont brace.. apo te taulanti ballë.. e pas tij nexhmija po me surrat qefsere seseresh apo mime kodhelesh..

    pra ckemi,,
    ne komedi..

    prishem beton e mermer.. e u a beme gati nje te re.. enverucve te rinj..

    qesh bota pastaj me ne..

    sikurse qeshin tani bllokmenet..
    te cilve u jep tendera.. ky qe thot se do shemb enverin.. me traktor..
    lol.

    pra o burrani cojini llaf sali joz berishes..
    kujdes nga skicofrenia..e megalomania..
    mo u tallni me parane e popllit..





    ..

Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Homoseksualiteti
    Nga Psikostudenti në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 02:01
  2. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54
  3. Parlamenti europian rrëzon projektin e Korridorit 8
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 16:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •