Close
Faqja 32 prej 40 FillimFillim ... 223031323334 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 396
  1. #311

    Qosja e Vinca, kundër rrënimit të Piramidës

    Votimi i Parlamentit shqiptar për rrënimin përfundimtar të Piramidës në Tiranë ka nxitur reagime në kryeqytetin kosovar. Pas akademikut Rexhep Qosja kundër shembjes së Piramidës, reagon ashpër edhe shkrimtari dhe profesori universitar, Agim Vinca.

    Në një intervistë për Top Channel, Vinca thotë se kuvendi i Shqipërisë dënoi me vdekje një objekt monumental, në zemër të kryeqytetit shqiptar.

    Parlamentarët aktualë e kanë bërë veshin të shurdhër. Kurrë nuk është vonë për t’i thirrur arsyes, kurrë nuk është vonë që një vendim që mund të ketë pasoja edhe ashtu për realitetin e konfrontuar politik dhe shumë të lëkundur të Shqipërisë të ndryshohet dhe te gjendet një zgjidhje tjetër më e përshtatshme, e cila edhe do ta shënonte mirë 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, por edhe do ta ruante një objekt, që sipas specialistëve ka vlera arkitektonike”, tha Vinca.

    Vinca thotë se politikanët shqiptarë janë dehur nga vetëbesimi që u jep pushteti. Sipas tij, ideja e shembjes së të “të vjetrës” dhe e “luftës me fantazmat”, pushtetarët e Tiranës nuk duan ta dëgjojnë, e aq më pak ta marrin parasysh zërin e arsyes dhe forcën e argumentit.

    "Tirana është kryeqytet jo vetëm i Shqipërisë, por në njëfarë mënyre i të gjithë shqiptarëve. Ne na lidhen fije të shumta emocionesh dhe kujtimesh dhe mendoj se oligarkia politike e Tiranës duhet ta merrte parasysh opinionin publik, që me sa di unë është shprehur kundër rrënimit të Piramidës, sepse kjo është një sindromë e trashëguar nga kaluara, një sindromë në thelb jo demokratike dhe është një lloj vandalizmi kulturor dhe politik", tha Vinca, duke theksuar se vetë historia do t’i gjykojë ata që kanë hedhur një hap të tillë.

    Kohë më parë kundër prishjes së Piramidës kishte reaguar ashpër edhe akademiku Rexhep Qosja. Ai pati vlerësuar se ky është shembulli unik dhe veprimi më i shëmtuar që do të mund të ndodhte në historinë e një shteti dhe një populli që pretendon ecjen drejt Evropës.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #312
    As une nuk jam dakord me shembjen e piramides. Me cudisin disa ketu qe jane te mendimit qe "eshte veper e vuajtjeve"... pse, po te prishet do harrohen ato vuajtje? Po te prishet do shuhet e shkuara? Te tjere e lidhin me faktin qe Top Channel eshte aty.... c'justifikime kot!
    Piramida eshte nje objekt i madh, qofte ai i lidhur me Enverin apo me Saliun, pak rendesi ka. Ne tirane po ndertohen dita- dites objekte te larta, qe zene goxha hapesire... kshuqe sa kot ia vune syrin piramides per t'a prishur.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #313
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Gabim i madh është, sepse qeveria dhe qeveritë shqiptare kanë 70 vjet që nuk kanë bërë asgjë për përmirësimin e jetës në vend, përderisa problemet i "zgjidhi" emigracioni në një vend të begatë që po të shfrytëzohej qoftë 40% i potencialit natyror, e jo njerëzor ka vend për 5-6 milionë banorë pa frikë.

    Qeveria Shqiptare nuk meriton një monument të tillë, sepse ky monument as nuk po na shoqërohet me një vizion të ri, por edhe sikur të ketë një të tillë, le ta ndërtojnë diku tjetër. Piramida është vepër unike arkitektonike, pamvarësisht se kujt ju ndërtua.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #314
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Komunistët Qosja dhe Vinca: Të mbrohet piramida e kohës së Enver Hoxhës


    http://www.botasot.info/mesme/20priamida093423.jpg

    Pas Rexhep Qosjes kundër shembjes së Piramidës së Enver Hoxhës reagon ashpër edhe komunisti Agim Vinca.
    Në një intervistë për Top Channel Vinca thotë se kuvendi i Shqipërisë dënoi me vdekje një objekt monumental, në zemër të kryeqytetit shqiptar.
    "Parlamentarët aktualë e kanë bërë veshin të shurdhër. Kurrë nuk është vonë për t'i thirrur arsyes, kurrë nuk është vonë që një vendim që mund të ketë pasoja edhe ashtu për realitetin e konfrontuar politik dhe shumë të lëkundur të Shqipërisë të ndryshohet dhe te gjendet një zgjidhje tjetër më e përshtatshme, e cila edhe do ta shënonte mirë 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, por edhe do ta ruante një objekt, që sipas specialistëve ka vlera arkitektonike", tha Vinca.
    Vinca thotë se politikanët shqiptarë janë dehur nga vetëbesimi që u jep pushteti. Sipas tij, ideja e shembjes së të “të vjetrës” dhe e “luftës me fantazmat”, pushtetarët e Tiranës nuk duan ta dëgjojnë, e aq më pak ta marrin parasysh zërin e arsyes dhe forcën e argumentit.
    "Tirana është kryeqytet jo vetëm i Shqipërisë, por në njëfarë mënyre i të gjithë shqiptarëve. Ne na lidhen fije të shumta emocionesh dhe kujtimesh dhe mendoj se oligarkia politike e Tiranës duhet ta merrte parasysh opinionin publik, që me sa di unë është shprehur kundër rrënimit të Piramidës, sepse kjo është një sindromë e trashëguar nga kaluara, një sindromë në thelb jo demokratike dhe është një lloj vandalizmi kulturor dhe politik", tha Vinca, duke theksuar se vetë historia do t'i gjykojë ata që kanë hedhur një hap të tillë.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #315
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ca nuk te degjojne veshet,
    po krahasohet kulla eifel me nje cope ndertese te rrenuar me nje bunker ne maje si e ashtuquajtura piramida?

  6. #316

    flasim pa dorëza...

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Ca nuk te degjojne veshet,
    po krahasohet kulla eifel me nje cope ndertese te rrenuar me nje bunker ne maje si e ashtuquajtura piramida?
    përshëndetje xfiles, derisa e thotë një i huaj, mbase edhe ka të drejtë.
    shqiptarëve sikur t'u punonte truri a di sa përfitimet do të kishin nga simbolet komuniste gjithandej nëpër Shqipëri.
    mua ma merr mendja se simbole të tilla sikur në Shqipëri zor se i gjen kund në botë, prandaj për njerëzit që nuk kanë njohuri për Shqipërinë, a di sa atraktive do të ishin.
    Unë them kjo piramidë mund të shërbej si një muze brilant i asaj kohe.
    Nëse Shqipëria dikur ia ka parë "sherrin" komunizmit, sot me pak mend mund të përfitojnë nga kjo.
    paramendo, këtu ne Danimarkë ka bunkere nga LDBotërore, të cilat i ka ndërtuar gjermani. Në pjesën perëndimore të Danimarkës janë po thuaj të gjithë përgjatë gjithe¨bregdetit. Nuk i kanë prishur danezët. Kemi qenë për t'i vizituar disa ku është dashur edhe të paguanim. Po nëse nuk merr direkt nga këto, mjafton që turistet që vijnë për t'i parë këto prela do të lënë para qoftë në hotele a butiqe të tjera.
    Paramendo sa me vlerë do të ishte sikur të ishte ruajtur dikund ( nuk jam i sigurt nëse po ) në një fshat një kooperativë bujqësore, e të bëhej muze. A di sa atraktive do të ishte për turistët. Se është diçka e padëgjuar në botë!
    Për t'iu imponuar botës duhet gjetur dicka që ata nuk e kanë. E kjo është ajo që bota nuk e ka. Ta zëmë nëse i thua nje të huaji eja shkojmë në Tropojë në Bajram Curr dhe t'i flasësh për Bajram Currin ta zëmë, ai fare nuk është i interesuar. Apo ta zëmë ALi Pashë Tepelena e ku ta di unë. Fatkeqësisht përsonalitetet që i kemi, hiq SKënderbeun dhe Nënën Tereze, të tjerët nuk janë interesant për botën.

    Njeriu është i lndur nga natyra kurreshtar dhe i interesojnë gjerat e reja ( risitë ).

    thashë në fillim flasim pa dorëza se ka një dorë njerëzish që i japin kuptim tjetër temës. Unë nuk do të fyhem nga ata, se tashme¨jam mesuar me disa, por të mësohemi të flasim pa eufori, pa paragjykime e pa fyerje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 16-07-2011 më 18:11
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #317
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2010
    Postime
    31
    Nuk eshte befasi kur njeri maqedon-shqiptar e tjetri malazezo -shqiptar nxjerrin nga zemra diktaturen dhe sherbehen me te kunder Shqiperise e Kosoves, ne kohen kur Shqiperia eshte antare e Natos dhe e lire te udhetoje kudo ne Bote.Ndersa Kosova si nje ish territor i pushtuar nga padronet e Qosjes dhe Vinces sot u doli nga dora dhe kjo nuk u pelqen sahanlepirsve te nostalgjise maqedano-malazeze.Permendoret komunizmit kane marre fund; ato jane rrenuar brenda qenies shqiptare gjithandej. Si permendore te shpirtit u kane mbetur ketyre dy zogjve maqedano-malazez qe edhe ne Kosove ndihen te nenshtruar sepse Kosova tashme barazohet me shtet nga ta vijne .Kjo e prek thelle sedren e semuar te deshtakve ardhacak ku me nervoze e shijojne lirine e demokracine ne Shqiperi dhe Kosove.Kane pat fatin e keq qe as ne Kosove as ne Shqiperi krrokamat e tyre nuk gjeten mbeshtetje , dua te them se shqiptaret me vetedije te plote i nxorren horrat jashte lojes politike. Dhe se fundi e nxoren jashte loje edhe mikun e tyre, Edvin Ramen kjo u dhemb me shume; kjo eshte permendorja e tyre e vertete e dhembjes fizike shpirterore-ideollogjike.

  8. #318
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    përshëndetje xfiles, derisa e thotë një i huaj, mbase edhe ka të drejtë.
    shqiptarëve sikur t'u punonte truri a di sa përfitimet do të kishin nga simbolet komuniste gjithandej nëpër Shqipëri.
    mua ma merr mendja se simbole të tilla sikur në Shqipëri zor se i gjen kund në botë, prandaj për njerëzit që nuk kanë njohuri për Shqipërinë, a di sa atraktive do të ishin.
    Unë them kjo piramidë mund të shërbej si një muze brilant i asaj kohe.
    Nëse Shqipëria dikur ia ka parë "sherrin" komunizmit, sot me pak mend mund të përfitojnë nga kjo.
    paramendo, këtu ne Danimarkë ka bunkere nga LDBotërore, të cilat i ka ndërtuar gjermani. Në pjesën perëndimore të Danimarkës janë po thuaj të gjithë përgjatë gjithe¨bregdetit. Nuk i kanë prishur danezët. Kemi qenë për t'i vizituar disa ku është dashur edhe të paguanim. Po nëse nuk merr direkt nga këto, mjafton që turistet që vijnë për t'i parë këto prela do të lënë para qoftë në hotele a butiqe të tjera.
    Paramendo sa me vlerë do të ishte sikur të ishte ruajtur dikund ( nuk jam i sigurt nëse po ) në një fshat një kooperativë bujqësore, e të bëhej muze. A di sa atraktive do të ishte për turistët. Se është diçka e padëgjuar në botë!
    Për t'iu imponuar botës duhet gjetur dicka që ata nuk e kanë. E kjo është ajo që bota nuk e ka. Ta zëmë nëse i thua nje të huaji eja shkojmë në Tropojë në Bajram Curr dhe t'i flasësh për Bajram Currin ta zëmë, ai fare nuk është i interesuar. Apo ta zëmë ALi Pashë Tepelena e ku ta di unë. Fatkeqësisht përsonalitetet që i kemi, hiq SKënderbeun dhe Nënën Tereze, të tjerët nuk janë interesant për botën.

    Njeriu është i lndur nga natyra kurreshtar dhe i interesojnë gjerat e reja ( risitë ).

    thashë në fillim flasim pa dorëza se ka një dorë njerëzish që i japin kuptim tjetër temës. Unë nuk do të fyhem nga ata, se tashme¨jam mesuar me disa, por të mësohemi të flasim pa eufori, pa paragjykime e pa fyerje.
    ketu nuk te kundershtoj dot,
    ke plotesishte te drejte,
    po nuk jemi ne shqiptaret nga ata qe perfitojme duke perdorur trurin,
    ne biem pre e emocioneve te pallogjikshme.

    personalisht nuk eshte se jam pro prishjes sepse eshte simbol komunist, pak rendesi ka se cfare simboli eshte, po te pakten ta rregullojne, ta mirmbajne.
    ajo nuk shihet me sy ne gjendjen qe eshte bere, si bunker ne mes te tiranes.

  9. #319
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    edhe une nuk jam per prishjen e piramides.

    ajo eshte vetem nje veper e realizmit socialist.

    ps.nuk mund te krahasohet me Reichtagun psh.vari lesht cfare thone ambasadoret.

  10. #320
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Aq me teper qe edhe ndertesa e re qe propozohet s'me duket kushedi se cfare. Si fotokopje e muzeut historik, me ca si sifona. lol


Faqja 32 prej 40 FillimFillim ... 223031323334 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Homoseksualiteti
    Nga Psikostudenti në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 02:01
  2. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54
  3. Parlamenti europian rrëzon projektin e Korridorit 8
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 16:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •