Close
Faqja 14 prej 40 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 396
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Piramida nuk i përket Tiranës

    Disa ditë më parë, vetëm me votat e mazhorancës, Kuvendi miratoi vendimin "Për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar" në vendin ku sot është Piramida e ish-diktatorit Enver Hoxha. I menduar të inaugurohet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Parlamenti i Ri do të jetë shumë më tepër se thjesht një godinë, ose një Parlament; ai do të jetë simboli i përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për liri e pavarësi; përpjekjeve për të qenë të barabartë e dinjitozë me të gjithë qytetarët e tjerë europianë; do të jetë simboli i ëndrrës dhe dëshirës së shqiptarëve për t'u shkëputur përfundimisht nga ndikimet dhe simbolet e të kaluarës komuniste.

    Të gjithë menduam që votimi do të ishte një shans për opozitën e sotme, të dëshmonte që ishte shkëputur përfundimisht nga e kaluara e saj e errët komuniste. Por nuk ndodhi ashtu. Me votën e tyre unanimisht kundër, ata vërtetuan edhe një herë, që lidhjet ideologjike të të majtës së sotme me diktaturën komuniste ishin shumë të forta. AND-ja e komunizmit është mbartur në mënyrë konstante dhe sistematike tek bijtë që janë krenarë për etërit e tyre biologjikë e shpirtërorë komunistë.

    Arkitekturë nuk do të thotë vetëm të ndërtosh, e ajo nuk është vetëm art. Arkitektura ka gjuhën e saj, e cila ndikon fuqishëm në ndërtimin dhe mirëfunksionimin e një shoqërie. Kështu, Akropoli në Athinë është një rrugë e përpjetë, që simbolizon ngjitjen drejt hyjnores, por në të njëjtën kohë, simbolizon edhe faktin që njerëzit janë të vdekshëm e jo në një nivel me atë që konceptohet si hyjnore, e për t'u bërë i denjë, duhet të bësh rrugë të gjatë, duke ngjitur shumë shkallë.

    Ka rryma që thonë, që ka arkitekturë fashiste ose komuniste: rasti më i përfolur është ai i arkitektit të Hitlerit, Albert Speers, i cili mendohet se përkthente mendimet e të ashtuquajturit artist Adolf Hitler në projekte. Ai shfaq përsëri shkallët si simbol. Gjithashtu, ata që duhet të takonin Hitlerin duhet të bënin deri tek tavolina e tij e punës një rrugë të gjatë, në të cilët të bindej se sa i vogël dhe i përulur ishte ai para Udhëheqësit.

    Por ka edhe rryma që thonë, që ka arkitekturë demokratike: si në rastin e Günter Behnisch, i cili përveç veprave të shumta që la pas, solli një term të ri në projektin e Sallës së re Plenare të Bundestagut gjerman: Arkitekturë demokratike

    Arkitektura është shprehje e asaj se në çfarë sistemi kemi jetuar, jetojmë, e ku duam të shkojmë e çfarë dëshirojmë të bëhemi.

    Po Piramida e Enverit çfarë përfaqëson për Tiranën, apo çfarë përfaqëson për të gjithë ne shqiptarët?

    Ish-muzeu "Enver Hoxha" u ideua menjëherë pas vdekjes së diktatorit, u projektua në vitin 1986 nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit, përkatësisht vajzës dhe dhëndrrit të Enver Hoxhes. Në hyrje të tij, ashtu si ZEUSI, u vu në mermer të bardhë, busti i Enverit, vepër e Kristaq Ramës, babait të Edvinit. Në të u ekspozuan sende personale të Enverit si veshje, këpucë, foto, armë, libra, aparate, makina e tij e parë, madje u imitua edhe dhoma ku kishte lindur etj. U përurua në vitin 1988. "Piramidë" e mori emrin gjatë lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990.

    E parë nga ana etike, e fshehur nën gjoja formën e shqiponjës, muzeu i diktatorit është perceptuar në fakt si "Piramidë" bazuar edhe në legjendën e Keopsit, ku mbretëruan mbretërit gjakatarë të Egjiptit (Piramida e Keopsit është më e madhja nga tre piramidat kryesore në Giza dhe piramida më e lartë në botë. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 3100 p.e.s - 2700 p.e.s. Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatësinë e çdo brinje të bazës e ka 227 m. Përbëhet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 - 5 tonë secila. Kështu, masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri. Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët "Libër shkencor i shkruajtur në gurë").

    Në mes të një kompleksi të ndërtuar që nga koha e Zogut me bulevardin, ministritë, ndërtesën e Këshillit të Ministrave, Kryesinë e Kuvendit, Universiteti etj, "Piramida", përveçse simbol sundimi dhe plotfuqishmërie, nuk është aspak në harmoni me to e nuk ka asgjë të përbashkët me arkitekturën përfaqësuese të zhvillimit të shoqërisë shqiptare si dhe me arkitekturën demokratike.

    Ngritur si muze për diktatorin, pavarësisht se prej kohësh janë hequr sendet personale të tij si dhe I është ndryshuar emri dhe funksioni, ajo godinë aspak e hijshme, mban ende brenda saj gjënë më të keqe të kombit shqiptar: diktaturën e më të egër komuniste.

    Pra, në mendimin tim, ajo ndërtesë, si nga ana arkitekturore ashtu edhe morale, nuk i përket Tiranës dhe shqiptarëve, të cilët meritojnë një ndërtesë më domethënëse e më dinjotize. Ngritja e tempullit të demokracisë në vend të saj, do të hiqte edhe simbolin e fundit të komunizmit në Shqipëri.

    Por, Edvini dhe socialistët refuzojnë të shkëputen nga simbolet e diktatorit dhe të diktaturës komuniste, duke u munduar ti rikthjejnë në cilëndo formë e mënyrë. Kështu:

    Të gjithë kujtojmë Bllokun komunist, ku jetonte kupola më e lartë e Partisë Komuniste. Askush nuk dinte çfarë ndodhte aty, por të gjithë e dinin se planifikoheshin intrigat, komplotet, vrasjet. "Blloku", dikur mollë e ndaluar për të gjithë shqiptarët e thjeshtë (nuk e kam fjalën këtu për shumë kolegë opozitarë apo për bijtë e nomenklaturës komuniste, që janë me shumicë në Grupin parlamentar të Partisë Socialiste) ra si bastion komunizmi menjëherë pas rënies së tij. Por jo për Edvin Ramën. Duke mos pranuar të ndahet nga kjo ide bllokmene, me fuqinë që i jep pushteti i tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, jashtë çdo ligji e rregulli të shkruar, mundi të krijojë një minibllok të tijin dhe ndërtuesve pranë tij, duke ndaluar në një zonë prej 20-30 m të kalojnë makina që do të shqetësonin sadopak nostalgjikët e rinj apo të vjetër të komunizmit.

    Piramida, edhe pse e boshatisur, mbetet një simbol për bijtë e bllokmenëve, sepse dhe rrëzimi i tij do të ishte shembja e një muri për të hyrë në Bllokun e Partisë Socialiste, ku kriter i vetëm është të jesh pasardhës i etërve komunistë.

    Vetë Edvini, kryetari i Partisë Socialiste, në emër të Bllokmenëve të vjetër e të rinj, në datë 16 tetor, pra ditën e lindjes së Enverit, shpalli me nxitim, në mes të natës, martesën e tij të tretë, në përpjekje për ta rikthyer si ditë të shënuar, të paktën për socialistët.

    Për të gjithë ata që e kujtojnë, në muzeun e Enverit përveç relikeve të tjera u vendosën edhe çorapet e arnuara të Enverit, si simbol i asaj varfërie që duhej të ishte në popull. Të gjithë shqiptarët duhet të ishin të varfër, pa prona, pa fe, pa para, pa ide, pa të drejta e pa fjalën e lirë.

    Nën gjurmët e atit të tij shpirtëror, Edvin Kristaq Rama, personi që ka në pronësi de fakto, të paktën 20% të çdo ndërtimi për të cilën ai vetë ka dhënë leje ndërtimi, deklaron se është i pastrehë, se ka vetëm 3000 euro pasuri, e që edhe pas dasmës më të madhe ndonjëherë në Shqipëri, jeton me nusen e tij të re në një shtëpi me qera. Tirana nuk meriton një kryebashkiak, i cili nuk mendon dot as për familjen e tij. Ai meriton të ndihmohet bujarisht.

    Së fundmi, nën gjurmët dhe modelin e piramidës së atit të tij shpirtëror, Enverit, Edvini në këto vite të tij në pushtet (qeveri e bashki) ngriti më shumë kujdes e përkushtim piramidën e korrupsionit më të madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe tej kufijve, piramidën e 20% të lepujve dhe sekserëve të tij.

    Por, ashtu si piramidës së Enverit, simbolit të fundit të diktaturës më të egër komuniste po i vjen fundi, edhe Piramidës së Bashkisë së Tiranës, piramidës së 20% të Edvinit, po i lëkunden themelet. Lepuri, prej vitesh i strukur diku në themelet e saj, i trazuar nga miqtë apo mikeshat e reja, apo mbase edhe nga zhurmat e festës në Pezë apo nën çadrat e grevës së urisë, doli i trembur nga strofka e tij, duke lëkundur gurët e Piramidës Enviniane, që shumë shpejt do të fillojnë të rrëzohen një nga një.

    nga Albana VOKSHI

    ----------------

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    fatlum..

    ke sjell artikull te albanes.. ku mes tjerash ajo diskuton arkitekture..
    mirpo e kemi te fresket rastin se sa albana e don arkitekturen..
    rasti tan lepuri qe albana na e beri te ditur ne shqiptareve te thjeshte.. tregoj se.. boset e ndertimit.. nuk pj.erdhin per arkitekture por vetem per fitimi e super fitim..

    nji nga boset qe u perlye me tan leprat e kapomafiozit edvin ishte vet bashkjetuesi albanes..
    ai pranoj (sic e thot kte vet albana) te jape miliona rrushfet kodoshit te edvinit.. qe te merrte te drejte me bo pallate tek liqeni..
    sic e kam thene dhe tek ajo teme.. nji arkitekt i ndershem nuk jep asnji qindarke me ndertue atje ku morali e estetika e interesi i femijve por dhe i te rriturve te tiranes qe vuajn per pak oksigjen.. te thot STOP.
    tartari nuk po.rdhi per moral.. por shkoj i dha edvin lepurit shumen e kerkuar..
    kjo tregon se.. tartari si shum te tjere nuk i behet vone.. per ajrin.. per arkitekturen..
    ne se kur.vicat e edvinit.. nuk do ta kishin nguc albanen..per licensat e hidrocentraleve.. as albana skish pas ndermend me fol per 20% edvino lepro-iste..
    pra albana e ka hup te drejten me fol per principe e estetika arkitekturore.. e as per politik..
    ajo do ishte dasht me i than shokut te vet..
    siiii po don tan lepri kaq e aq miliona qe me marr ti i dashtun tarotar.. leje tek edvini me bo te liqeni pallate?
    joooooo.. jo i dashur se.. ku do luajn fmijet e tiranes qe mafiozi edvin ja ka betonizue krejt qytetin.. qe dhe fushen ali dem ku lujshin fmit e lagjes albanes e bani beton e grataciel..
    jo tartar i dashtun.. se babi im sadik andej del nga liqeni.. si pensionist e takon shokat..
    pra asnji metelik atyre m.ut.erve..

    keshtu fatlum i nderuar..


    ne teme tani..

    cfar do beja un.. qe parlamenti te ish tempull demokracie..
    ska rendsi se ku do ish instalue ky parlament..
    rendsi do kish qe..kur hapej festushem nji legjislature do desha qe.. te vijne ne kembe.. varg varg deputetet ne hyrje te selise se parlamentit.. e tu qeshnin fytyrat..
    po a mund te qeshe erion altin aldo bare bracja?
    joo..
    po ruc gjoleka e mime sekserja.. e arte dade arapja e aldo bares.. e luizat e vlores.. e kapterrat e m.utit te semes..
    qeshin vetem atdhetaret e mire.. njerzit e paster..
    pra te sjellesh ne parlament njerez te mire e atdhetare.. do te thote se e ke bere tempull demokracie.. nji ndertese cfare do te parlamentit..
    bile dhe nji barake sic thot dydrinasi..
    si te doje ta ndertoje Saliu kuvendin e ri..perderisa gati 70 cope.. ..pra gati gjysma..jan kulish bllokqener e kriminele e hajdute.. ska asnji vlere.. pallati i ri..

    un nuk gezoj se.. po na benet me zyre taulant palla.. apo sesere sekseret e tjera te edvin mafies..
    ndoshta saliu me Jozin gzohen.. sdi..
    puna me minimizue hallet e njerzve nga vermoshi ne konispol.. sjell..demokratizimin.. sepse sjell entusiazmin e shpresen e besimin e njerzve te PD-ja.
    dhe njerzit i thojn nji her e mire bllokqenve e gjakpiresve.. hajt shkoni ne te semes.. dhe votojn .. nje brez atdhetaresh te mrekullueshem..
    athere e kemi ba tempull demokracie Kuvendin me salle e me zyra e me Wc-ra..lol.

    po ben gabim saliu qe don me e shit kte marri.. (kte prish e ndreq qe kushton miliarda.. ) si perpjekje per demokratizim..
    po bejn gabim dhe 71 deputete demokrate qe qorrazi po i binden.. doktorit qe duket qarte se ka nji krize nervore..

    nuk eshte turp te semuret nji njeri nga lodhja e stermundimi ..

    turp eshte te mos e vesh re e ta lesh te trashet marrija..

    saliu po punon pa kolegjialitet..

    pik.

    e kjo eshte katastrofe..


    ..
    pra me bilionat qe kushtojne kto aventurat qe don me ba saliu.. behet nji hekurudhe elektrike.. tiran-rrogozhin-vlore.. e del dhe per elbasan..

    ose tre spitale moderno.. .. nji ne fier.. nji ne vlore.. nji ne tepelene..

    dhe keshtu laleria e laberia qe na mbush kuvendin tash 20 vjet.. me staliner e envera e hysni kapora e khmer rruzha.. e bushtra kanibale.. i therret mendjes.. dhe.. kujtohet me ne fund te VOTOJE PARTIN E MIRE.. pra PD-ne.

    kjo eshte..





    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-10-2010 më 14:31

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    E ngaterron Sala apo e ngaterron ti? Meqe po na ben krahasime me varrin e Shen Pjetrit dhe Vatikanin, me lejon te te jap edhe une nje krahasim paksa me dinjitoz? Shko e hidhi nje sy ikones se Ringjalljes se Krishtit. Krishti u ngjall se vdekuresh, me vdekjen, vdekjen shkeli. E ke pare ne ate ikone se si Krishti ka shkelur vdekjen me ate kryqin e madh. Triumfi i jetes mbi vdekjen. Triumfi i lirise mbi roberine. Triumfi i se mires mbi te keqen.



    Koha e Ramizit njihet ne historine shqiptare si "koha e tallonit". Koha e Berishes sot njihet si koha e bilionit. Per here te pare ne historine e atij shteti, buxheti vjetor i vendit nuk matet me miliona por me miljarda dollare. Prandaj mos i qaj hallin as popullit, as shtetit, e as Berishes, pasi eshte sot me mire se kurre ndonjehere me pare ne keto 100 vjetet e ekzistences se vete.

    Por meqe ju pinjollet e baballareve komuniste jeni shume te shqetesuar per parate e buxhetit te shtetit, une do ti jepja Berishes e shtetit shqiptar nje ide tjeter per financimin e vepres qe u perket gjithe shqiptareve: le te ndermarin nje fushate publike financimi per ndertimin e Kuvendit, duke i ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe jane ne Shqiperi e ne bote qe te japin nje kontribut financiar nga xhepi i tyre per ndertimin e vepres. Dhe emrat e te gjithe atyre qe kane kontribuar, te vendosen ne nje pllake perkujtimore ne nje nga muret e godines. Une do te jem i pari qe do te jap kontributin tim dhe si une jam i bindur qe do kete plot shqiptare te tjere ne Shqiperi e ne bote. Aman te keqen, vetem ju mos u prishni terezine per "buxhetin e shtetit".

    Albo
    O albo mos ma merr per keq por eshte gallat kur i lexoj keto postimet e tuaja plot delir e pasion po ama pa fakte. Ti thua qeveria e Berishes eshte qeveria e biljonit? E biljonave dollar borxhe se per gje tjeter nuk eshte shquar Berisha. Albo, meqe je djale i mbare e i zgjut a ka mundesi te me thuash sa perqindje te gdp-se perben borxhi aktual i qeverise se 'biljonit'? Albo, a e di te qe akoma edhe sot ekonomia e shqiperise mbahet me ndihmat e diaspores? A e di ti qe shqiperia ne qeverine e biljonit 30% e popullsise vuan per buken e gojes se s'kane pune?

    Denglat e RD-se (Zeri i Popplit i diteve tona) dhe shitje malokve kokpalar me pese klas shkolle jo mua.

    E di qe eshte e kot te besh replike me ty se prape ne vend qe te me pergjigjesh do hedhes akuza jo pinjoll komunist jo po ku ta di une. (Prape se prapi ve bast qe ne familje do kem me shume te perndjekur nga regjimi se sa ty).

  4. #134
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Ti je fut ndonjehere te piramida ne demokraci, apo te kallte daten sa e shikoje qe larg?
    Une jam fut ne kohen qe sapo ishte inaguru. Edhe pse e kam pare si muze per Enverin, nuk me vete mendja ta shikoj me si te tille, sepse nuk eshte me i tille. Futu njehere se mbase te iken frika.
    Eshte e veshtire per t'ju spjeguar disa koncepte, dhe nuk mund te behet ne forume.Lexoni pak me teper,shikojeni boten se si ka evoluar.Nejse,po me more ti perdore te me shoqeosh atje ndoshta me del pak frika.Uuuuu,sa frike..

  5. #135
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    piramida do behej ashtu sic eshte nje tempull demokracie.. nese aty do instalohej parlamenti.. por ne se ne vend te erionve e ballve.. e feleve e mimeve e rucve e dokleve e dadeve e leskojve.. perandoresha te verteta te tiranes.. te bera te tilla nen hundet e saliut.. (sepse ato jan boset e mijra pallateve.. te larta sa 20 fishi piramides) do te kishim ty albo deputet.. apo dydrinasin.. apo djalin epirotas.. e seminaristin..
    Aktualisht, piramida eshte simboli i KRIMIT TE ORGANIZUAR shqiptar, qe ka mberthyer piraminden, ka mberthyer politiken, dhe pastron parate e trafiqeve ilegale duke ngritur Top Media e duke ngritur pallate lluksoze qe ua shesin emigranteve si puna jone. Parate e droges derdhen ne beton e mermer, dhe parate e emigranteve qe i blejne ato apartamente kalojne ne llogarite bankare te klaneve kriminale qe kane sot ne dore jo vetem piraminden, por kane ne dore dhe nje pjese te mire te politikes shqiptare qe e instaloi ate sistem mafioz e kriminal per nje dekade.

    Ish-kryeministrat socialiste, se bashku me kryetarin aktual te bashkise, ua falen piramiden klaneve kriminale qe te ndertonin atje piramiden e tyre mediatike, Top Media. Ua falen duke ua dhene me qira qesharake e per nje kohe shume te gjate duke ligjeruar ne kete menyre aktivitetin e tyre kriminal.

    Prandaj i dashur brari, piramida nuk simbolizon vetem jeten e epoken e nje diktatori komunist, por eshte edhe sistemi nervor i klaneve mafioze ne Shqiperi qe i perdorin ato mediat per te manipuluar opinonin publik dhe bere presion politikes, ne mbrojtje te interesave kriminale.

    Gjermanet ruajne me fanatizem kampet e perqendrimit, ju po na luftoni komunizmin me "prishjen e simboleve".
    Prishja e Piramides eshte prishje e historise, kurse prishja e burgjeve dhe kampeve te perqendrimit eshte FSHIRJE E KRIMEVE te komunizmit.
    E di dallimin midis kampeve te perqendrimit dhe bunkerit te Hitlerit ne Berlin? Ketu nuk po flasim per perjetesimin e vuajtjes se qindra mijera shqiptareve qe u vrane, burgosen apo internuan nga ai rregjim komunist ne 50 vjet, po flasim per piramiden e faraonit komunist ne mes te kryeqytetit shqiptar. Edhe sot e kesaj dite, viktimave te komunizmit ne Shqiperi nuk u dihet varri.

    O albo mos ma merr per keq por eshte gallat kur i lexoj keto postimet e tuaja plot delir e pasion po ama pa fakte. Ti thua qeveria e Berishes eshte qeveria e biljonit? E biljonave dollar borxhe se per gje tjeter nuk eshte shquar Berisha. Albo, meqe je djale i mbare e i zgjut a ka mundesi te me thuash sa perqindje te gdp-se perben borxhi aktual i qeverise se 'biljonit'? Albo, a e di te qe akoma edhe sot ekonomia e shqiperise mbahet me ndihmat e diaspores? A e di ti qe shqiperia ne qeverine e biljonit 30% e popullsise vuan per buken e gojes se s'kane pune?
    Cinizmi i shqiptareve si puna tende mua nuk me habit. Une i njoh mire shifrat e buxhetit te shtetit pasi me intereson ti mesoj, por shiko hidhu edhe ti nje sy se ku i dihet, mbase te ndihmon te cirohesh nga cinizmi yt per cdo gje qe ka lidhje me Shqiperine. Shteti shqiptar per here te pare ne historine e tij 100 vjecare, ka arritur nje buxhet mbi 1 miliard dollare. Shteti shqiptar per here te pare ne historine e tij 100 vjecare, ka siguruar investime te huaja qe kapin shifrat e miliarda dollare. Shteti shqiptar per here te pare ne historine e tij 100 vjecare, ka arritur te siguroje te ardhura per fryme qe jane disa mijera dollare. Shteti shqiptar per here te pare ne historine e tij 100 vjecare, ka arritur te siguroje kredi nga banka private disa qindra milione euro per financimin e veprave gjigande ne infrastrukture si rruga Durres-Kukes. Shteti shqiptar per here te pare ne historine e tij 100 vjecare ka arritur te shesi borxhin e tij te jashtem ne tregun nderkombetar. Ato kompanite e medha financiare qe kane zgjedhur qe te blejne ato bonot 300 milion euro te borxhit, kane besim qe reformat qe shteti shqiptar ka marre kane qene te suksesshme dhe kane besim qe shteti shqiptar do t'ua paguaje borxhin me interes.

    Prandaj mos na cudisni me cinizmin tuaj, pasi cudia me e madhe per shqiptaret cinike eshte pikerisht, qe vendi i tyre po ndryshon per mire e po zhvillohet me kohen si gjithe vendet e tjera te botes. Mbase Shqiperia duhet te vuaje ne menyre qe ju te mund te justifikoni stereotipet dhe cinizmin tuaj.

    Ti qe nuk paguan taksa ne Shqiperi,je gati te japesh "miratimin" tend,per nje godine madheshtore dhe luksoze,duke anashkaluar qellimisht problemet e verteta me te cilat populli shqiptar duhet te ndeshet perdite.
    Une qe paguaj taksa ne Shqiperi e kam detyrim moral,qe te kerkoj perdorimin e tyre,per kauza humane,qe jane me te vertet shume me te rendesishme,se ngritja e nje salle kuvendi.
    Kur per te shtuar ironine e rastit,sapo u shpenzua 800,000 €,per te modernizuar sallen aktuale.
    Eshte normale qe ti vjen nga USA,dhe si nje turist do te deshiroje te shikoje madheshtine e kuvendit shqiptar.Do te doje qe djali yt te shikonte madheshtine e kuvendit shqiptar.
    Leci, meqenese jeton ne Tirane, a e di se sa jane 800,000 €? Me ate shume, ne Tirane nuk blen dot me shume se 10 apartamente ne ato pallatet luksoze qe po ndertohen. Per nje shqiptar te varfer eshte nje shume astronomike. Per buxhetin e shtetit shqiptar eshte mbase 0.0001% e te ardhurave vjetore. Dhe sic ta bera te qarte me lart, shteti shume mire mund ta shesi godinen e vjeter te kuvendit per nje shume 100 here me te larte se sa investimi qe beri per rinovimin, duke mos humbur asnje qindarke per investimin e bere.

    Me pak fjale ti po thua qe nuk do qe taksat e tua te shkojne per ndertimin e nje kuvendi te ri. Eshte e drejta tende ti shohesh gjerat ne kete menyre e kaq ngushte. Me lart une te shpreha gadishmerine time si ide, dhe jam gati ta ndihmoj shtetin shqiptar me sensibilizimin e shqiptareve ne bote, per te kontribuar financiarisht per ndertimin e kesaj vepre. Une i pari, qe nuk paguaj taksa ne Shqiperi, jam gati te paguaj nga buxheti im familjar per ndertimin e kesaj vepre. Dhe jam i bindur qe si une ka me mijera emigrante te tjere ne bote qe do te kontribuonin, duke mos i kushtuar keshtu asnje qindarke buxhetit te shtetit shqiptar, apo ty si taksapagues.

    Mua me vjen turp te mendoj, qe patriote si Ismail Bej Vlora sakrifikuan gjithe pasurine e tyre per ndertimin e nje shteti shqiptar te pavarur nga hici 100 vjet me pare, kurse ne, sterniperit e tyre sot, numerojme qindarkat per ndertimin e institucionit me te rendesishem te demokracise shqiptare, Kuvendit te Shqiperise.

    Albo

  6. #136
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Kuvendi i ri, 351 mijë euro për konkursin

    Projekti i miratuar javën e kaluar në Kuvend parashikon që kjo shumë të shpenzohet për ngritjen e një jurie dhe vendosjen e çmimeve për kompanitë pjesëmarrëse me projektin më të përshtatshëm. Ky projekt i miratuar nga deputetet, në total 110 faqe, është një ripunim i projektit, i cili është miratuar në vitin 2004. Në të parashikon edhe detajet e ndërtimit dhe kushteve që do të ketë kompleksi i ri parlamentar, duke filluar nga zyrat e deri tek restorantet, baret dhe parkimet brenda kompleksit të ri.

    Kostoja
    Sipas projektit, është parashikuar që të shpenzohen në masën e 120 mijë euro vetëm për 3 çmimet e para të kompanive, që do të konkurrojnë për projektin e ndërtimit të Parlamentit të ri. Kështu, kompania e parë do të marrë 70 mijë euro, çmimi i dytë 35 mijë euro, ndërsa e treta do të marrë 15 mijë euro. Nga ana tjetër, 10 pjesëmarrës do të rimbursohen me 105 mijë euro në total. Sipas shifrave të shpenzimit, 5 persona për njësinë e projektit do të paguhen 700 euro në muaj, me një shumë totale prej 9600 eurosh. Nga ana tjetër, komisioni i vlerësimit për 5 veta, për 10 ditë do paguhet në masën e 6 mijë eurove. Shtatë personat e jurisë do të paguhen 10 mijë euro secili, ndërsa dietat e shpenzime të tjera do të paguhen në masën e 20 mijë eurove. E gjithë kjo punë duhet të kryhet brenda 1 viti sipas projektit. Projekti nuk përmban një kosto financiare totale për ndërtimin e kësaj vepre.

    Projekti
    Projekti i ri parashikon vende në sallë për 140 deputetë, por që mund të ketë edhe 250 deputetë në të ardhmen. Është parashikuar që Presidenti i vendit të ketë një lozhë më vete, me sipërfaqe 15 metra katrorë, si dhe lozha për personalitetet të ndryshme, me kabina përkthimi apo me monitorë e sisteme elektronike të teknologjisë së fundit. Parashikohet që vetëm salla të jetë 500 metra katrorë, ndërsa holli në masën 790 metra katrorë. Më tej parashikohet të ketë 100 zyra për deputetët, ku mund të sistemohen nga dy deputetë për në zyrë, ndërsa do të ketë zyra të posaçme për krerët e komisioneve parlamentare. Në të njëjtën kohë do të ndërtohet një parking i nëndheshëm me kapacitet për 400 makina, duke përfshirë vende për deputetët dhe punonjësit. Projekti parashikon edhe një apartament për kryetarin e Kuvendit brenda kompleksit me sipërfaqe 250 metra katrorë. Në total blloku i zyrave do t'i kalojë 17 mijë metra katrorë. Zyrat e deputetëve do të jenë nga 20 metra katrorë. Do të ketë edhe një sallë biblioteke, 400 metra katrorë.
    Brenda kompleksit do të ketë edhe 2 restorante të mëdha me kapacitet 250 persona për secilin, por që deputetët do kenë restorant më vete. Do të ketë edhe disa bar-kafe, me sipërfaqe 400 metra katrorë. "Hollet, korridoret, shkallët, ashensorët, do të trajtohen me shtresa të rafinuara të nivelit luks", thuhet në projekt. Përsa i përket parkingut, ai do të jenë nëntokësor. Sistemit i sigurisë është parashikuar të survejohet nga kamerat dhe sisteme të tjera 24 orë në ditë, madje me sensorë teknikë. Do të ketë vëzhgim për çdo ambient të Kuvendit, ndërsa brenda do të ketë edhe shërbim sanitar për çdo nevojë.

    Panorama

  7. #137
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    A jetoni ne ket planet ju apo c'fare?Kush jane keta turiste qe vijne per piramiden?
    Mos e ke fjalen per grupe marksiste leniniste nostalgjike te asaj kohe?Apo katunaret e shumte qe populluan Tiranen?Per keta turiste e ke fjalen?Po te kishim shkuar me mendjen e ketyre turisteve ne do te kishim akoma shtatoren gjigande te vampirit ne mes te qytetit.Ik goc e vogel ha i akullore e freskohesh nga trute icik.
    Jo mi goc nuk jetoj une ne kete planet, jetoj ne nje planet tjeter
    Ju PD-istat pse e ka then Shefi nje gje duhet te zbatohet edhe pse nuk eshte e mire apo e bukur. Ate piramiden ta marrin dhe ta bejne ndonje muze, teater apo dicka tjeter por formen mos te ia prishin se eshte intesante. Po cka ka lidhje a ka qen e Sales apo e Enverit se te dy njelloj jan. Po ta zhdukin krejte Shqiperine pastaj se Enveri ka sundua sa vite ne te, duke zhdukur piramiden mendojne qe populli s'do ta kujtoj Enveren? Hahahaha
    Po ne c'do vend ka qen komunizmi dhe ca gjera i ruajn, pavarsisht se populli e din se cfar personi ka qen Enveri
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  8. #138
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    psiqika e semure e shokit sali e sheh shokin enver si nje rival ne mbreterimin e Shqiperise ... mirpo piramides i mbet emri ashtu si puna e zogut te zi ...

    keq, shume keq ... shoki sali merret edhe me "rivale" te vdekur ...

    shpirtra te vdekur!

  9. #139
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Ja edhe poeti popull fet e fet pergjigjen:

    Zemerimi yt nuk ndalet,
    Mbi simbol te tiranise,
    Pse nuk prish hidrocentralet
    Qe kane emrin e Partisè?
    Mund te ngrihet Parlamenti,
    Me parametra te rènda,
    Po s'do te shtojne ndonje vlere,
    Ata qe do jenè brenda!



    Ketu e ka shkelur se Tempulli i Demokracise do kete brenda parametra e renda dhe te renda fare. Ja psh:

    DASHNOR SULA - ILIR RUSMALIT
    Po mbylle këtë m*** mbledhje o burr se u bo... e q*** muhabetin fare...
    PALOKA – TAHIRIT
    Do ta q* motrën o k**...atë motrën do të q*...atë motrën e di ti...motrën...motrën
    YLLI LAMA - EDI PALOKËS
    Qetësohu o burr...ca merresh me atë k****
    (SAJMIR TAHIRI, në korridor nga jashtë sallës së komisionit shan EDI PALOKËN)
    Do të q*** robt un ty po hë...do sqarohemi mirë bashkë
    PALOKA – TAHIRIT
    Qepe gojën se do të *** motrën...do të *** robtë o k**
    (deputetët demokratë ndërhyjnë sërish për të qetësuar EDI PALOKËN, i cili tenton të dalë jashtë sallës së mbledhjes)
    EDI PALOKA - deputetëve të PD
    Më lini rehat dhe ju...do dal të pi një cigare po hë..se ja rregulloj unë atij byth****
    -

  10. #140
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Ministri është ndalur edhe në ndërtimin e infrastrukturës rrugore me Malin e Zi, ku projekti më kryesor është ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë-Ulqin.
    Ky pa dyshim do te ishte nje projekt me randsi te veçant ,i cili do bente te mundur reduktimin e distances ,ndersa qarkulimi i njerzve dhe mallrave te jete me shpejte dhe me lire...,Kjo do te bente te mundur dhe vallorizimin dhe zhvillimin e ekonomise dhe turizmit ne keto zona ,ndersa Lezha do jete nje kryqzim dhe qender e rendsishme veri-perendimore dhe lindore e shqiprise dhe e kombit ne pergjithsi...

Faqja 14 prej 40 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Homoseksualiteti
    Nga Psikostudenti në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 02:01
  2. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54
  3. Parlamenti europian rrëzon projektin e Korridorit 8
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 16:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •