Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi janë marrë vesh edhe për prishje të koalicionit...

    Marrëveshja e Sejdiut dhe e Thaçit


    nga Naser Rugova më 2010-10-21 në orën 8:53.MD

    Deri sot kam menduar se prishja e koalicionit do të ishte lajmi më i mirë për Kosovën por ngjarja e fundit më ka bindur se edhe akti i prishjes së koalicionit është lajm i keq derisa vjen nga ky koalicion i deridjeshëm. Manipulimet me qytetarin dhe besimin e qytetarit në institucione nuk patën fund për tre vite radhazi. Fatkeqësisht manipulimet nuk kanë të ndalur.



    Sot jam tronditur tej mase saqë këtë tronditje po e ndaj me ju miqtë e mi në FaceBook. Po e ndaj sepse nuk po e di si ta them ndryshe në opinion. Madje edhe unë si politikan e kam të vështirë që të gjej qetësinë që ta shprehi diku tjetër.



    Sot i pata dy takime me disa kolegë deputetë nga PDK dhe LDK. U takuam sepse jo vetëm që jemi kolegë në parlament por edhe njihemi tash gati dy dekada. Miqtë janë miq pavarësisht bindjeve të tyre politike. Ndoshta ishte ky respekt i kësaj miqësie që ata i bëri ta ndanin me mua një fakt që më tronditi tej mase.



    Po i bie shkurt!



    Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi janë marrë vesh edhe për prishje të koalicionit. Prishja e koalicionit është lojë dhe marrëveshje e këtyre të dyve si një proces që të dyve do u shkojë për shtati për interesa të brendshme partiake.

    Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, PDK i ka ofruar Sejdiut rizgjedhje të sigurt si President të Kosovës me 2013 nëse ai tërhiqej nga LDK-ja por Sejdiu nuk i ka besuar këtij propozimi e madje as partisë së vet. Në vend të kësaj Sejdiu dhe Thaçi janë pajtuar që Sejdiu të tërhiqet nga koalicioni me qëllim që kjo t’ia rris popullaritetin e luhatur në parti dhe që ta qes prej loje çdo opozitë të brendshme në LDK. Si hap tjetër janë marrë vesh që LDK mos të kërkoj votëbesim dhe që për asnjë çast autoriteti i Thaçit si kryeministër mos të lëkundet. Kjo edhe po shihet këto ditë sepse LDK vetëm formalisht ka dalë nga koalicioni dhe në asnjë formë nuk po e sfidon Thaçin. Madje PDK e LDK ende luajnë lojëra jo dola, jo po kthena, jo kthehuni, jo nuk po dojmë.. etj etj... e krejt kjo me qëllimin që PDK dhe LDK ta dominojnë opinionin dhe ta vendosin në plan të dytë neve opozitën ne parlament por pse jo edhe partitë e reja që patën fituar popullaritet.



    Pyeta se çka po fiton tjetër Thaçi prej kësaj pune? E fiton Sejdiun si figurë politike përherë të gatshme për bashkëpunim por e fiton edhe një hov që edhe ai të rregulloj punët brenda partisë së vet.



    Kam besuar se koalicioni do të binte si rezultat i mospunës, shpalosjes së të palarave, korrupsionit, ku Ministrat e LDK-së hiq nuk janë më të mirë se ata të PDK-së, e një pjesë e imja në mënyrë naive ka dëshiruar që koalicioni të prishej edhe për shkak të parimeve. Mendoj se parimet duhet të na udhëheqin në politikë por ndjehem i dëshpëruar tej mase me ato çka po shohë dhe çka po përjetoj çdo ditë.



    Sot ma shumë se kurrë besoj në atë se zgjedhjet nuk duhet mbajtur ne Dhjetor por ato duhet të mbahen NESËR në mënyrë që kjo klasë e mashtruesve dhe e manipulantëve të dënohet nga elektorati.



    Kjo ishte e tëra miq të mi.



    Sinqerisht ju sugjeroj se nëse keni ndonjë mundësi sado të vogël që të bëni karrierë në jetë, qoftë ajo edhe mjeshtër e zanatlinj shfrytëzoni rastin e mos u merrni me politikë.



    A do të kenë ndonjëherë fund lojërat me këtë popull?



    Nuk më mbetet tjetër pos që për këtë t’i lutem vetëm Zotit se punët po tregojnë se këta nuk kanë gajle për askë e asgjë tjetër.



    21 Tetor 2010
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Një fjalë e urtë thotë: "Livadhin e shkretë e hanë kuajt qorra"

    Populli, populli duhet të vetëdijësohet kur voton!

    Jepja votën atij që sjell mirëqenie dhe mos ia jep votën nëse nuk e meriton qoftë ai vëllai juaj.

    Lërini krahinarizmat! Po e shihni që as krahinarizmi nuk solli asgjë ( përjashtimitsht përfitoi xhepi personal dhe ndonjë klan i ngushtë ). Përkundrazi "të tillët" turpërojnë edhe krahinën nga vijnë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 22-10-2010 më 10:12
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3

    Fatmir Sejdiu - Naten "patriot" Si Thaqi, Diten "intelektual" Si Rugova

    SEJDIU NUK ESHTE NJERIU QE ZGJIDH PROBLEME, POR AI DIN T'I ZHAGIS ATO DERI NE PAMBARIM. TERHEQJA NGA KOALICIONI QEVERITAR KA PER QELLIM T'I MBULOJË TURPIN KESAJ QEVERIE

    nga Fadil Demaku ,më 2010-10-22




    Nëse Sejdiu ka menduar ndonjëherë në dobi të LDK-së do të duhej të hiqte dorë nga LDK-ja dhe jo nga presidenca, por ai e bëri pikërishtë të kundërten, që do të thotë se nuk i intereson asgjë tjetër përveq karrierës së tij.

    Dje përgjysmoi LDK-në e nesër ?!...

    Nëse ai prap do të zgjidhet në krye të LDK-së përfundimisht do të varrosë LDK-në, por shpresoj se antarësia e LDK-së, tashmë është vetdijësuar.

    Bashkëveprimi i Thaqit dhe Sejdiut nuk datojnë nga vdekja e Rugovës. Sejdiu edhe për të gjallë të Rugovës rrinte në dy karriga. Në njëren "patriot" me Thaqin dhe në tjetren "intelektual" me Rugovën. Ditën me Rugovën, natën me Thaqin.

    Fatmir Sejdiun e njoh vetëm si tip "labil" i politikanit i gatshëm të udhëheqë edhe PDK-në nesër, njësoj si LDK-në sot apo secilën parti që do t'i sigurojë një karrige dhe pushtet.

    Sejdiu nuk është personi që zgjedh probleme në Kosovë, por personi që do të zhagisë zgjidhjen e tyre deri në pambarim.

    Sejdiu nuk i duhet LDK-së, po e them me keqardhje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 22-10-2010 më 12:13
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Fatmir Sejdiu ne bashkpunim me Thaqin e krijuan ket kriz qe vet te dalin fitues .Ktyre lloj njerzve nuk ju intereson as gje tjeter vetem karriera dhe paraja.Nuk ju intereson gjaku i deshmorve nuk i intereson imazhi i keq per kosoven .nese dalin parashikimet e tyre do zgjedhet nji tjeter fafmir si krytar i ldk-es e ky ateher do ket perkrahjen e shokut Hashim qe te emrohet prap krytar si deri tani .

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Fatmir Sejdiu ne bashkpunim me Thaqin e krijuan ket kriz qe A te dalin fitues .Ktyre lloj njerzve nuk ju intereson as gje tjeter vetem karriera dhe paraja.Nuk ju intereson gjaku i deshmorve nuk i intereson imazhi i keq per kosoven .nese dalin parashikimet e tyre do zgjedhet nji tjeter fafmir si krytar i ldk-es e ky ateher do ket perkrahjen e shokut Hashim qe te emrohet prap krytar si deri tani .
    Prandaj populli duhet t'i hapë mirë sytë në zgjedhje, sepse fjala e urtë thotë:"livadhin e shkretë e hanë kuajt qorra", prandaj këtë livadh (popull) të shkretë po e hanë...
    mos i shikoni nejrëzit a është pdk e ldk a pppkkkkmmmm, po shikoni kush bjen mirëqenie në Kosovë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    E thash edhe ne nje postim tjeter. Aktivisteve te viteve 90 dhe clirimtarve duhet tu thuhet me ane te votes 'faleminderit per cdo gje qe keni bere ne te mire te kombit, por eshte koha te shkoni'. Ketu bejne pjese edhe njerez te afert te mi, por tani kemi aritur ne kete pike kritike.

    E arritet qellimin qe e kishit; kontribuat ne rezistence, kontribuat ne clirim, arritet qe te hyni ne librat e historise, arritet qe te dilni ne TV, arritet qe te grumbulloni aq pasuri sa nuk e dini as vet se sa keni...tani shkoni, thjesht shkoni.

    Kosova ka nevoje per rimekembje ekonomike dhe per mentalitet te ri te te berit politike. Mentaliteti i odave te katuneve e sjelli Kosoven deri ne kete pike.

    Kosova ka nevoje per njerez te ri, energjik, kreativ, te edukuar me fryme patriotike dhe te pakorruptuar.

    Duhet ti thuhet stop 'te diplomuarve' te pasluftes ne UP, pa e ditur as ku gjendet objekti i fakultetit ku ka diplomuar.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    E thash edhe ne nje postim tjeter. Aktivisteve te viteve 90 dhe clirimtarve duhet tu thuhet me ane te votes "faleminderit per cdo gje qe keni bere ne te mire te kombit, por eshte koha te shkoni". Ketu bejne pjese edhe njerez te afert te mi, por tani kemi aritur ne kete pike kritike.

    E arritet qellimin qe e kishit; kontribuat ne rezistence, kontribuat ne clirim, arritet qe te hyni ne librat e historise, arritet qe te dilni ne TV, arritet qe te grumbulloni aq pasuri sa nuk e dini as A se sa keni...tani shkoni, thjesht shkoni.

    Kosova ka nevoje per rimekembje ekonomike dhe per mentalitet te ri te te berit politike. Mentaliteti i odave te katuneve e sjelli Kosoven deri ne kete pike.

    Kosova ka nevoje per njerez te ri, energjik, kreativ, te edukuar me fryme patriotike dhe te pakorruptuar.

    Duhet t'u thuhet stop 'te diplomuarve' te pasluftes ne UP, pa e ditur as ku gjendet objekti i fakultetit ku ka diplomuar.
    Fatkeqësisht të tillët nuk e bënë vetë këtë akt patriotik, por pas shumë dështimesh që patën, priten t'ua themi ne!!
    Sa vështirë e patëm dhe sa vite të rënda petëm!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 22-10-2010 më 14:10
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •