Jemi shteti mik dhe aleati më i afërt i Kosovës!

Në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Shtetit është edituar si transkript fjalimi i Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, drejtuar stafit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, gjatë vizitës që ajo i bëri Kosovës më 13 tetor. Ky fjalim është edituar të enjten edhe në disa nga ueb-faqet e mediumeve të rajonit.


Në vazhdim lexoni fjalimin e plotë të shefes së diplomacisë së Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, përpara stafit të Ambasadës të mbledhur në Grand Hotel:

Është me të vërtetë bukur të vizitosh shtetin më të ri në botë dhe për të takuar siç tha ambasadori (Christopher Dell) me ekipin tonë më dinamik në diplomaci. Unë jam e lumtur kam pasur mundësi për të ardhur këtu dhe të mbështes punën tuaj, për të inkurajuar qeverinë dhe popullin e Kosovës, por edhe për të parë statujën e burrit tim.

Dua të falënderoj ambasadorin, së bashku me zëvendësin e tij, Michael Murphy, për punën e jashtëzakonshme. Në të njëjtën kohë unë dua të falënderoj sidomos mysafirët tanë të veçantë këtu, trupat amerikane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, që është misioni i dytë më i madh i NATO-s, menjëherë pas atij në Afganistan. Jam krenare për rolin që kanë këtu trupat amerikane, për kryerjen e shkëlqyeshme të obligimeve të tyre. Falënderime të veçanta për pjesëtarët e Gardës Kombëtare.

Unë vetëm sa përfundova një diskutim shumë të mirë me një numër të të rinjve në këtë vend. Po ashtu unë dhe ambasadori takuam disa kryetarë të komunave të reja ku serbët janë shumicë. Jam takuar edhe me autoritetet më të larta të Kosovës. Në të gjitha rastet, unë kam dëgjuar për çdo gjë në lidhje me atë që ju po bëni këtu, e cila është një nxitje e veçantë për t’ju falënderuar për arritjet e diplomacisë sonë. Dhe, kjo vlen për secilin prej jush individualisht, këtu në Prishtinë. Sepse, ju e meritoni këtë falënderim për atë që keni bërë dhe po bëni për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimit në strukturat euro-atlantike, për krijimin e institucioneve demokratike, zhvillimin ekonomik dhe në shërbim të popullit të këtij vendi.

Tani ne do të punojmë me të vërtetë shumë në mënyrë të vendosur, së bashku me partnerët tanë të BE, për të mbështetur bisedimet e drejtpërdrejta midis Prishtinës dhe Beogradit, të cilat do të krijojnë bazën për marrëdhëniet e reja mes Kosovës dhe Serbisë. Unë jam mirënjohës për orët tuaja të gjata të punës, në shërbimin civil apo ushtarak, sepse ju tregoi qartë se Amerika është shteti mik dhe aleati më i ngushtë i Kosovës, dhe se ne do të vazhdojmë të punojmë në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Unë e di se Beth Sreenan dhe Merita Stublla -Emini qenë në ballë në inkurajimin e Kosovë për forcimin e sundimit të ligjit. Ku jeni tani ju dyja, dua t’ju shoh të dyjave, ju falënderoj personalisht.

Vitin e fundit, Qeveria e Kosovës miratoi një reformë që synon modernizimin e sistemit gjyqësor dhe krijimin e një gjyqësori profesional, jo-politik. Unë e konsideroj atë hap shumë të rëndësishëm në mbështetje të demokracisë së re. Një tjetër prioritet i rëndësishëm për ne është për të bindur dhe për të inkurajuar qytetarët e Kosovës të përqafojnë diversitetin si thelbin e forcës së vet. Jose Garzon, Jeton Cana dhe Fred Boll kanë ndihmuar për të inkurajuar serbët e Kosovës në jug që të angazhohen në institucionet komunale të Qeverisë së Kosovës. Ku jeni ju tre, ju falënderoj shumë.

Shteti ka bërë arritje të shquar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, dhe për këtë unë jam mirënjohëse Angelica Maviki-t dhe Lori Salihut. Ato ndihmuan Qeverinë e Kosovës për të zhvilluar dhe realizuar strategjinë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, e cila është strategjia e luftës kundër skllavërisë. Ju jeni atje, ju shoh dhe ju falënderoj.

Do të doja të falënderoj zëdhënësen tonë Emilia Puma. Unë jam një mbështetëse e madh i metodave të reja dhe teknologjive në fushën e komunikimit ... Shumë ka ndryshuar vetëm vitin e kaluar, dhe unë nuk do të thosha vetëm në Facebook or Tëitter. Kur në vitin 1999 hapë ambasadën në Prishtinë ka pasur disa trima amerikanë dhe një grup i njerëzve nga këtu, që kanë punuar pa ndërprerje për të vendosur paqen në Kosovë. Sot ne kemi më shumë se 400 njerëz që punojnë në Ambasadën tonë dhe nuk do të ishin kaq të suksesshëm sikur të mos ishin aq shumë banorë të vlefshme lokal. Ju lutemi të ngritur dorën për tu parë edhe juve, sepse unë dua të theksoj se ne kemi bërë shumë në sajë të njohurive dhe përvojës tuaj, dhe shumë prej jush kanë qenë me ne këtu për dhjetë vjetësh. Këtë verë do të kemi një ndryshim i mirëpritur për anëtarët e misionit tonë diplomatik. Hera e parë që ata do të jenë në gjendje të sjellin së bashku edhe anëtarët e familjes. Deri tani, sinqerisht, ishte mjaft e rrezikshme, por tani unë mendoj se kjo mundësi është prova e përparimit të bërë në Kosovën tonë. Unë jam e lumtur që në shtetin më të ri në Evropë do të ketë edhe të rinj amerikanë.

Në sajë të punës tuaj të përditshme të bërë mirë, në përpjekjet shtesë për të organizuar vizitën time, unë do të thosha se Kosova është vend ku ndeshen interesat amerikane, vlerat amerikane dhe shpresat amerikane për të ardhmen. Ne kemi një shans të madh që vërtetë përpjekjet tona të sjellin ndryshime të mira në jetën e njerëzve, si rezultat i punës tuaj të deritashme me popullin e Kosovës. Në takimin që pata me të rinjtë, një i ri më pyeti se si unë e shoh të ardhmen e Kosovës. U thash se unë jam shumë optimist për sa i përket çështjes së Kosovës, por unë jam realiste. Unë e di se do të duhet shumë punë, edhe pse kanë ndodhur ndryshime të mëdha, ato më të rëndësishme nuk do të ndodhin kaq shpejt, pa marrë parasysh nëse ne jemi duke folur për jetën e një individi ose të një kombi të tërë.

Por Kosova është në rrugën e drejtë dhe Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka munden që të mbeten partneri juaj derisa ju të keni siguruar një të ardhme më të mirë. Prandaj jam e kënaqur që do të punoj me juve që jeni këtu, me qeverinë dhe popullin e Kosovës, dhe unë jam e bindur absolutisht se ne do të shohim shumë ndryshime pozitive në vitet që vijnë. Faleminderit shumë.