Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Mark Krasniqi

    Mark Krasniqi

    Emri i plotė: Mark Krasniqi
    Ditėlindja: 19 Tetor 1920
    Vendlindja: Gllaviēicė, Pejės
    Aktiviteti: Profesor, Akademik ,
    Politikan, Shkrimtar
    Nėnshtetėsia: Shqiptar

    Mark Krasniqi ėshtė profesor, shkrimtar e akademik, lindi mė 19 tetor 1920 nė fshatin Gllaviēicė (Shėngjon) afėr Pejės.
    Tabela e pėrmbajtjeve
    [fshih]

    Shkollėn fillore e kreu nė fshatin e lindjes, kurse mė 1941 gjimnazin nė Prizren. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letėrsinė nė Universitetin e Padovės (Itali), e prej 1946- l950 ka studiuar gjeografinė e etnografinė nė Universitetin e Beogradit. Mė 1945-1946 ka qenė gazetar-redaktor i gazetės Rilindja nė Prizren, bashkė me Esad Mekulin e Omer Ēerkezin, kurse prej vitit 1947-l949 ka punuar nė Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve nė gjuhėn shqipe) gazetar-redaktor. Prej 1950-1961 ka punuar nė Akademinė Serbe tė Shkencave nė Beograd asistent, pastaj bashkėpunėtor shkencor. Ka diplomuar mė 1950 nė Beograd, kurse mė 1960 ka doktoruar nė Universitetin e Lubjanės. Prej 1961-1981 ka qenė profesor nė Universitetin e Prishtinės, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e pėrjashtoi nga procesi mėsimor. Ka qenė disa herė prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenė nėnkryetar e kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, kryetar i parė i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės (1970) dhe kryetar i Partisė Shqiptare Demokristiane tė Kosovės (1993). Ėshtė anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės dhe i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Ka botuar mė se 20 libra shkencorė, letrarė, publicistikė e tekste shkollore dhe ka pėrkthyer disa romane e pėrmbledhje poezish nga serbishtja e sllovenishtja nė gjuhėn shqipe.

    Mark Krasniqi ndėr tė tjera ėshtė edhe autor i pėrmbledhjes sė poezive pėr fėmijė "Posta e porositur". autori shkruan poezi pėr fėmijė dhe tė rritur, po ashtu merret me studime shkencore nė lėmitė e gjeografisė dhe etnografisė.
    [redakto] Tituj tė veprave
    [redakto] Letėrsi

    * Posta e porositur - Pėrmbledhja e poezive pėr fėmijė

    [redakto] Botime tė veēanta

    * Mikpritja nė traditėn shqiptare, 2005 - Prishtinė

    [redakto] Mirėnjohjet

    * Medalja e Artė e Lidhjes sė Prizrenit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Festohet 90 vjetori i lindjes sė Mark Krasniqit
    Ardianė Pajaziti | 20-10-2010 13:40 CET
    Pėr 90 vjetorin e lindjes sė akademik Mark Krasniqit, tė martėn ishin mbledhė pothuajse tė gjithė akademikėt e Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės nė ambientin e kėtij institucioni mė tė lartė shkencor, pėr tė kujtuar virtytet, krijimtarinė dhe biografinė e kėtij akademiku.

    “Ėshtė njė ditė e gėzuar, e hareshme pėr ne, njė ditė feste pėr Akademinė tonė, sepse profesor Mark Krasniqi pas profesor Idriz Ajetit qėndron me ne i shėndetshėm e energjik edhe pas nėntėdhjetė vjet jete”, ka thėnė akademik Besim Bokshi, kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės.

    “Ky jubile i Mark Krasniqit ėshtė edhe jubile i pėrpjekjeve frytdhėnėse kundėr sė keqes nė kushtet e rėnda nė Kosovė”, ka thėnė Bokshi, i cili pėr jetėn e Mark Krasniqit para tė pranishmėve ka prezantuar copėza nga fėmijėria e tij, rinia, shkollimi dhe veprimtaria e tij nė pjesėn krijuese dhe nė fushėn akademike.

    “Mark Krasniqi ėshtė ndėr personalitet qė i nevojitet kohės sonė pėr tė hapur shtigje drejt njė jete tė dinjitetshme njerėzore. Ai si intelektual i orėve tė para ndėr ne, me ndjenjė tė fortė individualizmi , qėndroi brenda synimit kolektiv pėr emancipim dhe prosperitet tė popullit shqiptar. Ai eci nėpėr jetė me ndjenjėn e theksuar tė pėrgjegjėsisė shoqėrore kombėtare, me guximin e kėmbėnguljen pėr tė ndihmuar realizimin e aspiratave pėr liri”, ka thėnė mė tej Bokshi, i cili figurėn e akademik Krasniqit e ka quajtur si figurėn mė tė shquar tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar.

    “Ai arriti ta lėrė tė qėndrueshėm emrin e tij nė rrjedhat e shkencės sonė kombėtare e tė kulturės qė hyn nė kujtesėn e kombit. Mark Krasniqi la njė tė pėrmendur tė vijueshėm, njė pėrmendore pėr vete e pėr kohėn e tij. Mark Krasniqin dėshirojmė ta kemi edhe mė tutje tė shėndetshėm dhe

    energjik, tė pandalshėm nė aktivitetet shoqėrore e nė shfrytėzim tė energjisė sė tij krijuese”, ka thėnė akademik Bokshi, i cili referimin e tij pėr kėtė datėlindje e ka pėrfunduar me urimin “Urime edhe njė herė, rrofsh edhe shumė vite”.
    Nė anėn tjetėr, akademiku Pajazit Nushi me rastin e datėlindjes sė Mark Krasniqit ka fole pėr veprimtarinė shkencore tė tij.

    “Me shėnimin e pėrvjetorit tė 90-tė tė lindjes sė Mark Krasniqit, ASHAK nderon dhe respekton personalitetin, i cili me krijimtarinė e tij nė fushėn e etnografisė, tė gjeografisė, tė letėrsisė dhe me veprimtarinė shoqėrore dhe politike ėshtė ndėr tė parėt qė ka vė gurė themelin e zhvillimit tė mendimit kulturor e shkencor ndėr shqiptarėt e Kosovės dhe mė gjerė”, ka spikatė nė fillim akademik Nushi.

    Duke numėruar veprat e tij: 11 vepra shkencore gjeografike-etnologjike, tri tekste shkollore tė gjeografisė, 10 vepra letrare, 9 pėrkthime nga letėrsia dhe gjashtė shpalosje publicistike, akademik Nushi ka thėnė se akademik Mark Krasniqi ishte ndėr prijatarėt e veprimtarisė intelektuale, kulturore dhe shkencore dhe prijatar i zhvillimit tė mendimit shkencor. Duke pėrmend krijimtarinė, aktivitetet dhe virtytet e Krasniqit, akademik Nushi ka thėnė se nė kėtė front tė gjerė tė betejave ja ka arrite qė tė dalė ngadhėnjimtarė.

    Kurse Xhevat Syla nė kėtė pėrvjetor urimi ėshtė ndalė nė veprėn letrare tė Mark Krasniqit, duke filluar nga krijimtaria e tij pėr mė tė vegjlit duke vazhduar mė pas edhe pėr tė rriturit.

    Nė fund, vet akademik Mark Krasniqi qė ishte i emocionuar pėr shėnimin e 90 vjetorit tė lindjes sė tij, i vetėdijshėm qė po pėrkėdhelej nga kolegėt e tij akademik ka kujtuar se nuk ėshtė e lehtė ta kalosh njė rrugė tė gjatė e me gropa nė njė shpejtėsi prej 90 kilometrave nė orė, ashtu sikurse nuk ka qenė e lehtė rruga jetėsore e tij nėpėr rrethanat qė kanė ekzistuar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Impresionuese..!
    90 -vjeēarė e duket si 50-tė !
    ---
    Baca Mark Krasniqi gėzoftė edhe shumė datėlindje !
    ----------
    Ndoshta ėshtė deputeti mė i vjetėr nė gjithė botėn...

    Nuk i pash nė kėtė ceremoni shumė domethėnėse disa akademik....baballarė tė vetshpallur tė kombit !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nga Prof Mark Krasniqi kam lexuar dikur me shum deshir e kenaqsi librin Gjurme e Gjurmime..
    Ishte nje mrekulli..

    Urime e jet te gjate Akademikut te Shquar e atdhetarit te madh..!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •