Beograd, 21 tetor
Prokuroria publike serbe dje ka njoftuar se do të hapë hetimet rreth raporteve mediale shokuese për dërgimin e fëmijëve serbë në kampet ruse “ushtarake-patriotike” në Siberi.
Në ueb faqet e shoqatave ultranacionaliste serbo-ruse janë botuar edhe letra të atyre fëmijëve serbë, të cilët përshkruajnë se si gjatë verës së shkuar në Rusi kanë mësuar të shtiejnë me armë zjarri, të zbërthejnë e të mbërthejnë pushkët, të hedhin bomba, të përdorin thikat, pastaj teknikat luftarake të mundjes dhe njohuritë e tjera, të cilat janë shoqëruar me ligjërata nga historia dhe religjioni ortodoks sllav.
Lajmi, sipas portalit 24sata, që në këtë hapësira ka shkaktuar rrëqethje dhe indinjatë ndër shumë njerëz, në Rusi dhe në disa vende të ish BRSS-së, nuk është lajm. Kampet e tilla ka në gjithë hapësirën e atij rajoni dhe ndërlidhen me arsimin shkollor dhe fakultativ sovjetik (zbërthimi i revoles dhe i pushkës automatike, masat në rast të sulmit atomik e të tjera). Disa kampe veprojnë nën patronatin e Kishës Ortodokse ruse, disa janë me orientime pro regjimit, e disa haptas neo-naciste, dhe për këtë arsye të ndaluara për shkak të ekstremizmit.
Por ky është rasti i parë që në aso programesh, që disa të rikujtojnë rininë neo-naciste Hitler Jugend, kanë përfunduar fëmijë nga Ballkani. Sekretari i Shtetit në Ministrinë serbe të Drejtësisë, Sllobodan Homen, ka thënë se përveç mëdyshjes, dërgimi i adoleshentëve në stërvitje për përdorimin e armëve përmban edhe elemente të veprës penale.
Bëhet fjalë për fëmijë nga 7 deri në 17 vjeç, kurse në kampe rreth Novosibirskit i ka dërguar “Fronti patriotik – Shoqata e Veteranëve të luftës të vendeve serbe 1990-1999” (luftërat në Kroaci, BeH dhe Kosovë), bëjnë të ditur mediet kroate.
Aleksander Kravçenko, një nga mësuesit në ato kampe dhe bashkëthemelues i sajteve ortodokse-militariste (Stjag, Fronti i Kosovës), nga njëra anë provon të tregojë aktivitetin e vet si paqësor, por në të njëjtën kohë prezantohet si vullnetar kozak, i cili gjatëve viteve 90’ në BeH ishte në anën e serbëve. Do thënë se njësite të ndryshme paramilitare (kozake), herën e fundit janë parë në vepër në Gjeorgji më 2008, kur ushtarë rusë u përcollën për betejat në Osetinë e Jugut (dhe me këtë rast u akuzuan për plaçkitje dhe krime të tjera ndaj civilëve).
Nëse mund t’i besohet Kravçenkos me rastin e promovimit të punës së tij, në Rusi aktualisht veprojnë rreth 2 500 kampe fëmijësh, në të cilat ligjërohen njohuri e shkathtësi të ndryshme, ndërkaq i ndjekin 100 deri në 150 mijë fëmijë. Të tretën e tyre e financon Kisha Ortodokse Ruse.
“Nuk i mësojmë fëmijët të luftojnë, por të jetojnë. Ne i tërheqim kështu nga rruga, alkoolizmi e narkomania, në sporte dhe ua mësojmë patriotizmin, shkathtësitë luftarake, vlerat morale ortodokse, traditën, kulturën”, citohet të ketë thënë Kravçenko.
koha.net
--------------------------------------------
Ky eshte kriminaliteti i futur deri ne gjene i dy popujve kriminel qe edhe ne te ardhmen mendoj qe do jau sheh sherrin se pari fqinjet e tyre,dhe e tere Evropa apo bota.Kriminalitet i mbjellur qysh ne femijeri.
Ne anen tjeter Evropa flet per demokratizim te serbeve.
Krijoni Kontakt