Vdes oktapodi Paul
Ka ndėrruar jetė nė Oberhausen tė Gjermanisė oktapodi Paul, i cili ishte bėrė yll i planetit gjatė Botėrorit tė fundit. Oktapodi kishte bėrė sensacion global, duke bėrė parashikime tė sakta tė shtatė ndeshjeve tė Gjermanisė, por edhe tė finales, tė cilėn e fitoi Spanja.
Oktapodi Paul, i cili bėri sensacion global me parashikimet e ndeshjeve nė Botėrorin e fundit, ka ndėrruar jetė qetėsisht, nė moshėn dyvjeēare. Stefan Porwoll, menaxher gjeneral i akuariumit gjigant, Oberhausen Sea Life, qendėr nė tė cilėn Paul i kishte bėrė parashikimet, e ka konfirmuar kėtė lajm. Ai vdiq mbrėmė, i qetė, me vdekje natyrale, ka thėnė Porwoll.
Paul, i cili ishte lindur nė janar tė vitit 2008 nė qytetin anglez, Weymouth, ka parashikuar saktė shtatė ndeshjet e Gjermanisė nė Kampionatin Botėror tė Afrikės sė Jugut (fitoret ndaj Australisė, Ganės, Anglisė, Argjentinės e Uruguai dhe humbjet nga Serbia e Spanja), i cili u mbajt gjatė verės qė shkoi, plus ishte i pagabueshėm nė finalen ndėrmjet Spanjės dhe Holandės, duke e zgjedhur Furinė e Kuqe.
Gjatė Botėrorit tė fundit, Paul i bėnte parashikimet e tij duke e zgjedhur njėrėn nga dy kutitė qė pėrmbanin ushqim tė tij tė preferuar, dhe qė nė pjesėn e tyre tė jashtme ishin vendosur flamujt e dy Kombėtareve pėrkatėse, qė ishin tė involvuara nė atė ndeshje.
Koha kalonte dhe parashikimet e tij bėheshin tė vėrteta, duke e bėrė sensacion global, me ērast tėrhoqi para tė mėdha prej njerėzve tė pasur qė ofronin para tė majme pėr ta blerė, pas kėtij kompeticioni.
Pronarėt e akuariumit Oberhausen Sea Life i refuzonin kėto oferta, pasi insistonin ta mbanin yllin e tyre atraktiv. Ata kanė mbetur tė shkretė, kur morėn vesh pėr lajmin e humbjes sė Paul.
Ne tė gjithė e donim atė dhe, me tė vėrtet tė gjithėve do na mungojė Paul, vazhdoi Porwoll.
Pas Botėrorit, pronarėt e kėtij akuariumi kishin bėrė tė ditur se Paul do tė pensionohej dhe se nuk do tė parashikonte mė fituesit e takimeve, nė ndeshje futbolli. /express/
Krijoni Kontakt