Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    PERSHENDETJE

    Me beri pershtypje kjo tema qe kishte hapur Claudia!Une rastesisht kam degjuar nje keng shqipe te vjeter qe tregon nje histori te dhimshme ,por esht nje histori e vertet qe ka ndodhur tek ne ,ne Shqiperi ne kohen e Skenderbeut,por sot nuk ma shkon mendja, tek ne ne Shqiperi te ndodhin keto gjera.Ja ku po ja u shkruaj fjalet e kenges:

    Rash ne gjume e pash nje ender
    tuj shit nanen ,tuj shit baben
    me shit baben s'po me ban pare
    me shit nanen po m'vjen marre
    shite djal ti nusen tane
    vesh e math kan ra n'pazar
    na kan has ne nje Bej tuj ardh
    sa e ke nusen ti mor djal?
    une e kam 300 lireta
    fut ka djali doren ne xhep
    qit na ka 300 liret
    esht kthy djali ka shku ne shpi
    qeka vrant e mjegullu
    pika ne qafe i ka fillu
    kur shkoj djali ne shpi t'vet
    paska ba dasem tre dit e net
    kur shkoj djali ne shtrat me fjet
    na i ka ra nje pellum ndermjet
    casht mar pellumb tan ky gazep?
    sesht gazep qysh duhet ma kan
    pyete nusen a ke pas kan
    nje vlla te vogel e kam lan
    Rexh Demia i kan pas than
    ne krah te djatht ka nje nishan
    Ja ka lan xhaku me dham
    Hater djali nxjer nishanin
    gryka n'gryk ata jan marr
    miku miku fjal po i con
    300lira te kjoshin fal
    nusja moter mu me ka dale:
    ME RESPEKT ALBA
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #12
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anëtarësuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499
    Une do kisha vrar veten!
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

  3. #13
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Postuar më parë nga Estella
    Nuk besoj se dicka e tille do te ndodhte ne ditet e sotme ne shoqerine shqiptare. Gjera te tilla ndodhin ne vende si Amerika ku 30% e femijeve nuk e njohin babane e vet. Megjithate edhe ne Amerike eshte pothuasje e pamundur.
    Ne shqiperi mbase ka edhe raste, por ato numurohen vetem ne gishtat e nje dore.


    Estella,
    Incesti, seksi me antare te familjes nuk eshte vetem dukuri amerikane, as e nxorri Amerika. Sa per informacion eshte fenomen i lashte boteror. Dhe nuk ka te beje me rastet e jashtezakonshme kur vellai apo motra po babai e nena jane rritur larg njeri tjetrit dhe me vone dashurohen apo ngaterrohen ne marredhenie seksuale.
    Duke filluar qe nga lashtesia kemi te dhena per incestin. Duke filluar nga Eskili me tragjedine e "Edipit Mbret" qe u martua me nenen e vet deri tek Konstandini i Madh, themeluesi i Bizantit dhe ai qe solli krishterimin ne Perandorine Romake. Konstandini i Madh i lindur ne Dardani te Ilirise, u martua me motren e vet.
    Dhjata e vjeter eshte e mbushur me inceste .Ne Shqiperi ekziston ky fenomen, por deri dje ne erresiren e diktatures shume raste ngeleshin ne heshtje. Sot "liria" e shtypit ( lexo sensacioni i gazetave) e nxjerr ne pah nepermjet shtypit. Ishte dhe vazhdon te jete nje fenomen qe te gjithe e dine se ndodh por askush nuk do te flase per te.

    Do tju lutesha bashkebiseduesve mundesisht te japin dhe nje shpjegim , perse sipas tyre eshte dicka "Taboo" incesti. Pergjigjet e tipit:"Si mund te besh seks me motren?" " Apo jeni cmendur!!" nuk japin shpjegim. Thjesht perforcojne "TABOO"-ne. Nuk e shpjegojne perse jo nuk duhet bere.
    Me mirekuptim Toro
    "Who is John Galt?"

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    pershensetje

    Une mendoj se ata njerez, qe ndoshta nuk e din se e kan njeri tjetrin vlla apo moter, dhe martohen,nuk esht faji i tyre,por i prindeve te tyre te cilet nuk ja u tregojn renjet e familjes femijeve.Ndersa ato qe dashurohen apo martohen duke e ditur qe jan vella e moter,ato ose nuk do te ken gjakun e njejte,ose jane futur ne rangun e kafsheve, dhe nuk e njohin gjakun e tyre.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #15
    larg forumit Maska e Klaudia_20
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    224
    Nga kjo ane e vertet eshte kjo qe thua..qe fajtor ne nje lidhje te tille mund te jene edhe prinderit...po pse duhet te vuajne femijet "budalleqet"e prinderve te tyre,nese ata prinder si kushtojne vemendje...keto gjera te vogla mund te sjellin tragjedira te medha..dhe ne kete rast ata qe vuajne jane femijet...
    Mundohu te jesh vetvetja!
    Ylli you are the best;)

  6. #16
    DeJaMe AmAr...! Maska e La rondine
    Anëtarësuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    Chihuahua
    Postime
    73
    Eh...kush pyet per pasojat ne ato momente.Vuajne dhe vete ata prinder qe jane aq te papergjegjshem e nuk mbajne pergjegjesi per faktet e tyre,por....thone"kur te vijne mendte sti hane as qente"Keshtu dhe me ata lloj prinderish,pendohen ata,por kur eshte shume vone.Sa per ata qe martohen duke e dijtur qe jane moter e vella(qe eshte shume shume e rralle dicka e tille)arrijne te behen dhe ata si puna e prinderve te tyre,te papergjegjshem.Kot nuk i thone"femija pasqyra e prinderve"E vura dhe kete shprehje duke u referuar prape tek pasojat qe do te kene kalamajte e ketyre te fundit,jane dhe ata po aq te papergjegjshme dhe aq hipokrite s amendojne vetem per veten e tyre,te ndjehen vetem ata mire.Pastaj femijet lindin me defekte gjenetike dhe prinderit i bjene kokes me grushte!
    [size=0.6]DaCa O NoApTe As Fi PlEcAt
    DiMiNeAtA Ai StIi Ce-Ai Ce-Ai ViSa
    Si AdORmI aSa LaNgA InImA mEa!

    Lasa LuMeA Sa ZiCa Ce VrEa
    N-o MaI cReDe AsCuLtA-Ti InImA
    StiI pReA bIne,NuMaI tIe Ti-As Da
    JuMaTaTe DiN pErNa MeA![/size]

  7. #17
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Mundohuni ta shikoni nga kjo pikepamje...
    Sikur te dashurohen nje vella e moter, te martohen te bejne nje jete te lumtur me femije e cfaredo tjeter tju sjelle fati.
    Sikur ata te dy te mos e merrnin vesh kurre, sikur asnje tjeter mos ta dinte qe ata jane vellezer...fakti qe jane nje gjak, mendoni se do ishte nje tragjedi apo skandal apo mjerim apo cfaredo lloj fjalesh te tjera qe jane permendur me siper.

    Per mendimin tim, eshte thjesht influenca e normave morale te shoqerise qe e ben te duket sakrilegj.

    faktikisht ju dhe une e dime, qe sot e kesaj dite disa shoqeri e kane dica krej normale martesen brenda fisit, biles eshte dicka qe inkurajohet.

    Edhe une qe jam i influencuar si ju nga shoqeria ne te cilen jetoj, do ta konsideroja si dicka shume tronditese -- po fundi i fundit...eshte brenda ne kaplloqe ku fle problemi.
    Summertime baby!

  8. #18
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Bashkgjakesia ka qendruar shume larg mentalitetit dhe realitetit shqiptar. Nga anet tona, para nje martese, duhej analizuar mire prejardhja e dy kandidateve te mundshem per lidhje. Nese ata kishin lidhje gjaku, qofte deri ne brezin e shtate, nuk behej fjale per martese dhe kjo ishte kategorike. Shkencerisht eshte e vertetuar se bashkgjakesia ka pasoja te renda tek trashegimtaret, pervec efektit psikologjik. Trashegimtaret e ketyre lidhjeve, kane probleme. Atyre u shfaqen shume lloj semundjesh si ; albinizmi, semundje gjaku, kane rezistence te ulet etj. E njejta gje ndodh edhe tek kafshet. Pra jo vetem te nje barku, por deri ne shtate breza, nuk duhet realizuar lidhja.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #19
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Mina,
    Bashkegjakesia eshte larg mentalitetit te shoqerise shqiptare ne pergjithesi, por eshte shume afer realitetit.
    Sa per martesen dhe femijet qe lindin nga bashkegjakesia jam dakort me ty qe shkencerisht jane provuar qe jane shkaktare te semundjeve te ndryshme, por jo ne ate grade sa besohej deri dje. Lexova para disa javesh nje artikull ne nje gazete amerikane ku thuhej se perqindja e femijve qe kane keto semundje gjaku nga prinder te nje gjaku krahasuar me ata femije qe jane me prinder me gjak te ndryshem eshte vetem 7%. Dmth nese ne 100 000 femije me prinder me gjak te ndryshem, 100 dalin me semundje gjaku dhe albinizem, ne 100 000 femije me prinder me gjak te njejte( brenda familjes) numri i tyre eshte 107 !!!!. Pra shifra eshte e paperfillshme.
    Mos dalim tek martesa dhe tek femijet, por te ngelemi tek veprimi .Perse eshte e ndaluar seksi ose dashuria nepermjet vellai apo motres? Ne se keta do te binin ne konsensus qe te mos kene femije, nuk do te ndryshoje asgje as per ty , as per mua qe jemi kunder incestit. Por perseri veprimi i tyre do te ngelet dicka e ndaluar per shoqerine qe jetojme sot. Ligjerisht nuk eshte e ndaluar, por moralisht po.Perse?
    "Who is John Galt?"

  10. #20
    larg forumit Maska e Klaudia_20
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    224
    Ehh kjo eshte e gjitha Toro..qe i ushtrojme te gjithe pyetje vetes perse duhet te ndodhi dicka e tille...po pyetja eshte retorike..pyetje qe veshtire i gjen pergjigje...nejse uroj qe keto raste te shkojne drejt zhdukjes...se me verte eshte gje fatale te mendosh qe nje vlla edhe nje moter krijojne nje familje(mendimi im)
    Mundohu te jesh vetvetja!
    Ylli you are the best;)

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  2. Kriza e botës bashkëkohore
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 12:44
  3. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  4. Besimi, Ndjenjat dhe Veprimi
    Nga Hyllien në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 05-04-2004, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •