Mat, familja e varfër në Zenishtë, jetojnë vec me bukë e sheqer
MAT-Të rrisësh një fëmijë ëm 13 muajsh me bukë dhe sheqer, ky është realiteti në vitin 2010 në një familje matiane.
Këto janë kushtet në të cilat jeton familja Murra në fshatin Zenisht të Matit. Kryefamiljari i mbetur invalid nga një plagosje në vitin 1997 nuk përfiton as pensionin për statusin që i takon, ndërsa familja mbijeton me 2 mijë lekë të reja ndihmë, një shumë qesharake e cila nuk mjafton as për të blerë ushqimin e përditshëm që sikurse shihet është vec bukë, sheqer dhe caj mali i mbledhur gjatë verës.
Por, as jetesa në dhomën prej 12 metrash katrorë nuk mund të quhet e tillë. 5 anëtarët e kësaj familje të varfër përballen cdo dimër me shiun që futet brenda dhe të ftohtin që nuk u kursen as shëndetin.
Shumë herë janë të afërmit që i ndihmojnë për të kaluar ditët me pak ushqime, por sic thotë një fjalë e urtë “A mbahet shtëpia me miell borxh”.
vidio.http://www.balkanweb.com/TV/index.ph...7&IDVideo=7102
Krijoni Kontakt