Close
Faqja 23 prej 23 FillimFillim ... 13212223
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 223 prej 223
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Prishtinė, 21 nėntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa reagon ndaj deklaratave tė Ukė Rugovės bėrė nė media. Mustafa konteston deklarimet e Rugovės se oferta e tij ka qenė jo serioze.
    “Ėshtė shumė serioze t`i ofrohet dikujt pozita e deputetit”, ka thėnė Mustafa. Gjithashtu ka kundėrshtuar thėnien e Ukė Rugovės se LDK nuk ėshtė reformuar, raporton RTK. Sipas Mustafės 50% e kryesisė sė LDK-sė janė njerėz tė cilėt nuk kanė qenė pjesė e kryesisė mė parė, ndėrsa ka shtuar se pjesa e mbetur nga kryesia e vjetėr nuk ka mundur tė hiqet, sepse janė njerėz qė udhėheqin degėt e LDK-sė. Isa Mustafa ka thėnė se nuk ka pas asnjėherė qėllim tė bėjė revulucion, qė do tė nėnkuptonte shuarjen e LDK-sė sė vjetėr dhe krijimin e njė LDK-je tė re. Ai ka thėnė se LDK tani do tė tregohet si forcė e rėndėsishme politike nė Kosovė, duke ruajtur frymėn rugoviane. Ai ka paralajmėruar se LDK do t`i nėnshtrohet njė procesi tė reformave tė brendshme.

    koha.net

    ----------------------------
    Mustafa: Oferta jonė ka qenė shumė serioze

    Derisa djali i presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova, Ukė Rugova vazhdon tė konsideroj se ka qenė jo serioze oferta e kryetarit aktual tė LDK-sė, Isa Mustafa, ky i fundit ripėrsėriti se oferta e tij pėr Ukėn ka qenė serioze.

    Ukė Rugova vazhdon tė konsideroj se kryetari aktual i LDK-sė, Isa Mustafa i ka bėrė ofertė jo serioze pėr tė hyrė nė strukturat e partisė dhe pėr mė shumė Mustafėn e sheh si peng tė strukturave tė vjetra tė LDK-sė.

    Lidhur me kėto ka reaguar Isa Mustafa, i cili tha se oferta pėr tė qenė deputet ėshtė serioze dhe se reformat nė LDK vėrehen qysh nė kryesi, ku ka njė ndryshim tė madh nga pėrbėrja e kaluar.

    "Konsideroj se oferta jonė ka qenė shumė serioze, sepse ėshtė mjaft serioze oferta pėr deputet tė Kuvendit tė Kosovės dhe e dyta kryesia e partisė prej 50 pėr qind, pra prej 23 anėtarėve 12 janė tė rinj, qė nuk kanė qenė pėrpara nė kryesi dhe kemi edhe njerėz tė moshės sė re", tha ai.

    Sipas tij, kjo ėshtė reforma nė LDK dhe se pjesa e mbetur nga kryesia e vjetėr nuk ka mundur tė hiqet, sepse janė njerėz qė udhėheqin degėt e LDK-sė dhe pėlqehen nga anėtarėsia.

    Mustafa ka thėnė se nuk ka pas asnjėherė qėllim tė bėjė revolucion, qė do tė nėnkuptonte shuarjen e LDK-sė sė vjetėr dhe krijimin e njė LDK-je me struktura tė reja.

    "Ne vetėm po tė kishim bėrė revolucion, se ndryshe do tė kishte qenė dashur tė shuajmė krejtėsisht strukturat e LDK-sė pėr tė bėrė njė LDK tė re. Unė atė nuk e kam koncept, por unė e kam konceptin e ruajtjes sė substancės, ruajtjes sė trashėgimisė rugoviane tė LDK-sė dhe udhėheqjes sė politikave pragmatike...", ka thėnė Mustafa.

    Sidoqoftė Mustafa ka paralajmėruar se LDK do t`i nėnshtrohet njė procesi tė reformave tė brendshme edhe pas mbajtjes sė zgjedhjeve tė pėrgjithshme, ku pėr bazė do tė merret edhe rezultati qė do tė dal nga zgjedhjet.

    Ndėrkaq kryetari i LDK-sė e ka quajtur si pjesė tė fushatė vendimin e kryeministrit Hashim Thaēi pėr tė rritur pagat e mėsimdhėnėse nga 1 janari i vitit tė ardhshėm prej 50 pėr qind.

    bota sot
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fattlumi : 21-11-2010 mė 18:33

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Mustafa: Jap dorėheqje, nėse nuk rritet LDK-ja

    Prishtinė, 25 nėntor – Dorėheqjen dhe rrėzimin e Qeverisė i ka pėrmendur tė mėrkurėn Isa Mustafa. Tė parėn ka thėnė se do ta bėnte sikur nuk do t’ia rriste votat e LDK-sė partisė, nė krye tė sė cilės ėshtė vėnė dy javė mė parė, kurse tė dytėn nė rast se partia e tij do tė mbetej nė opozitė dhe do ta konsideronte qeverisjen jofunksionale.

    Nė njė intervistė dhėnė “Kohės Ditore”, Mustafa ka folur pėr ndryshimet qė ka bėrė nė LDK dhe pėr balancėn midis gjeneratave qė mėton ta krijojė pa dridhje e trazira. Ka folur edhe pėr mosbesimin pėr tė qeverisur qė ka nė ish-ministrat, tė cilėt i ka dhėnė deri tash LDK-ja. Ka premtuar njerėz tė rinj e tė painkriminuar nė resorė ekzekutivė, nė rast se LDK-ja del e para nė zgjedhje. Por nė rast se mbetet pas PDK-sė, ai ėshtė treguar i gatshėm qė ta lėrė partinė pėr herė tė parė nė historikun e saj nė opozitė. Kjo, ngaqė i ka vėnė “vijė tė kuqe” partneritetit qeverisės me partinė e Hashim Thaēit. Mustafa nuk e ndien veten shkaktar tė afrimit tė Bujar Bukoshit dhe Ukė Rugovės me partinė e Ramush Haradinajt. Tregon se i ka thėnė shefit tė dikurshėm tė tij se lufta pėr reforma duhet tė zhvillohet brenda partisė, e jo jashtė saj. Kurse pėr djalin e presidentit, Ibrahim Rugova, ai ėshtė i sigurt se i ka dalė hakut. Ka shpjeguar se i ka ofruar vend nė listė pėr deputet, edhe pse nė parim nuk ka pasur nevojė ta bėnte njė gjė tė tillė. I pari i LDK-sė vazhdon tė ketė respekt pėr pararendėsin e tij, Fatmir Sejdiu, dhe nuk e pėrjashton mundėsinė qė t’i kėrkojė falje nėse nuk arrin t’ia sjellė partisė njė votė mė shumė se nė zgjedhjet e vitit 2007. Ai befasohet se si sot askush nuk e akuzon Jakup Krasniqin se po e shkel Kushtetutėn, duke kryer aktivitete partiake nė cilėsinė e ushtruesit tė detyrės sė presidentit, po aq sa nuk e akuzon askush kryeministrin nė dorėheqje, Hashim Thaēi, qė e ka kthyer nė punė ish-kryetarin e Rahovecit, 45 ditė pas dorėheqjes sė tij. Mustafa ėshtė treguar i gatshėm qė ta lėrė postin e kryetarit tė Komunės sė Prishtinės, vetėm nė rast se partia konsideron se ai duhet tė bėhet kryeministėr.
    Ka thėnė se nuk do tė vepronte njėsoj pėr postin e deputetit. Ai nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė qė dikush tjetėr nga LDK-ja tė mund ta marrė drejtimin e Qeverisė, por ėshtė shprehur kategorik qė postin e kryeministrit tė mos ia lėrė ndonjė partie tjetėr.

    Pėr ndryshimet nė LDK-ja nga dita kur ka ardhur nė krye tė partisė,

    Mustafa tha se nė pikėpamje tė organizimit ka ndryshime, tė cilat i konsideroj tė mėdha, sepse ka mjaft ndryshime nė Kėshillin Qendror tė LDK-sė, diku nė bazė tė evidencės sonė janė mbi 60 pėr qind njerėz qė nuk kanė qenė pėrpara nė Kėshillin Qendror, prej 107-ve. Nė listėn pėr deputetė po ashtu ka ndryshime. Rreth 70 pėr qind janė njerėz tė rinj.
    Sipas Mustafės, ka edhe ndryshime cilėsore. Do tė ishte iluzion tė mendohej qė pėr katėr ditė, prej 7 nėntorit, kur ėshtė mbajtur Kuvendi, deri mė 11 nėntor, kur ėshtė dashur tė dorėzoheshin listat, tė mund tė bėnim reformėn esenciale nė LDK, ka thėnė ai. “LDK-ja ka mbajtur filozofinė rugoviane, por nė politikat tona tė mėtutjeshme do tė jemi shumė pragmatikė dhe do tė merremi me problemet ditore, me problemet tė cilat ballafaqohet shteti i Kosovės, sepse ne duhet tė ofrojmė zgjidhje pragmatike pėr kėto probleme”, ėshtė shprehur Mustafa nė intervistėn pėr “Koha Ditore”.
    Pėr ankesat qė janė dėgjuar nė terren pas zgjedhjeve partiake, ai ka pėrmendur dy degė ku do tė pėrsėriten zgjedhjet - ėshtė Dega e Gjakovės dhe Dega e Obiliqit. Tė gjitha degėt e tjera janė nė rregull. Ai po ashtu ka mbrojtur qėndrimin se “Ne duhet ta ruajmė substancėn e LDK-sė”, siē ėshtė shprehur duke iu kundėrvėnė vėrejtjeve pėr emra qė dėgjohen tash 20 vjet nė strukturat udhėheqėse tė LDK-sė. Kjo nėnkupton qė tė ruhen edhe njerėzit qė kanė punuar pėr njė kohė tė gjatė nėpėr degė tė LDK-sė, veprimtarė tė LDK-sė, themelues tė LDK-sė. Ata njerėz e kanė autoritetin e tyre nė degėt e tyre.
    Mustafa ia ka konfirmuar “Kohės Ditopre” se nėse fiton nuk do tė krijojė qeveri me ministrat e kaluar. Kur iu pėrmendėn emrat Skėnder Hyseni e Lutfi Haziri, ai sqaroi se nė qoftė se ne i fitojmė zgjedhjet, tash shpresojmė se do t’i fitojmė, atėherė do tė ketė vende pėr tė gjithė.
    I pyetur se nė rast fitoreje, a do ta linte postin e kryetarit tė Komunės pėr atė tė deputetit, ai u pėrgjigj “Nė qoftė se do tė gjejmė zgjidhje adekuate tė kryeministrit, me tė cilin ne do tė pajtohemi tė gjithė se ėshtė njė zgjidhje e mirė, tė themi edhe nė suaza tė konsultimit tė elektoratit, atėherė unė do ta mbaj postin e kryetarit tė Prishtinės dhe do ta lėshoj atė pozitė pėr njė kandidat tjetėr tė LDK-sė. Por, nuk do t’ua japim tė tjerėve”.
    Pėr koalicionet e mundshme paszgjedhore, Isa Mustafa tha se parimi ynė ėshtė tani qė ne nuk orientohemi pėr asnjė parti, nuk jemi qė tė bėjmė koalicion me Partinė Demokratike, s’jam as unė personalisht dhe e kam deklaruar kėtė publikisht edhe moti, edhe pėr arsyen se atė e kemi kundėrshtarin kryesor gjatė fushatės dhe ai ėshtė rivali ynė kryesor.
    “Vija e kuqe ėshtė vetėm pėr PDK-nė dhe unė konsideroj vėrtet se prapė ne me PDK-nė do tė jemi partitė qė do tė fitojmė numrin mė tė madh tė votave dhe nė qoftė se ne bėjmė njė koalicion tė tillė tė madh, atėherė do tė ngufasim demokracinė nė Kosovė, sepse nuk do tė ketė opozitė tė vėrtetė nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės”.
    Pėr qeverisjen me AAK-nė ai tha se s’mund tė thotė se ka ndonjė pėrvojė shumė tė ndritshme. Punė tjetėr ėshtė qė qeverisja me zotin Haradinaj ka zgjatur shumė shkurt. Mustafa ishte kategorik se edhe sikur PDK-ja tė dilte e treta nė zgjedhje, nuk do ta ndryshonte qėndrimin ndaj saj. Ndėrkaq ka pohuar se nėse PDK-ja del e para, LDK-ja do tė mbetet nė opozitė. “Ne me PDK-nė s’do tė bėjmė koalicion”, ėshtė shprehur Isa Mustafa.
    Kryetari i porsazgjedhur i LDK-sė, Isa Mustafa pėrkujtoi se Bujar Bukoshi ishte angazhuar pėr reformim tė brendshėm tė LDK-sė. “Me tė kam biseduar edhe gjatė kohės kur ai ka vendosur tė angazhohej. I kam sugjeruar qė angazhimin ta bėjė brenda partisė, sepse ėshtė e vėshtirė qė LDK-ja tė reformohet me veprime jashtė forumeve dhe organizmit tė saj”, i tha ai “Kohės Ditore”. Ndėrkaq nė ndėrhyrjen e “Kohės Ditore” – prandaj ju “e shpėrblyet” me mospėrfshirje nė listėn zgjedhore tė partisė, Mustafa u pėrgjigj: “Jo, s’ėshtė puna pėr “shpėrblim”, sepse Bujarin e kam mik dhe vazhdoj ta kem mik. Por, bėhet fjalė pėr atė se ai nuk ka marrė pjesė nė zgjedhjet e LDK-sė”. Mustafa pėrmendi po ashtu se
    as Ukė Rugova nuk ka marrė pjesė, por pėr tė ka qenė njė disponim i Kryesisė, pėr arsye tė familjes sė zotit Ibrahim Rugova qė ai tė mbetej. “As Uka, as Bukoshi s’kanė qenė delegatė tė Kuvendit Zgjedhor. Ata s’kanė qenė as delegatė tė Degės sė tretė. Ata kanė dalė jashtė gjatė procesit zgjedhor nė degė”. Sipas pohimeve tė tij as ai vetė “deri nė ditėn e fundit, por as Sejdiu, nuk kemi vendosur qė tė kandidoheshim”. Zotit Bukoshi i kam thėnė se nėse kandidohemi e konsideroj tė arsyeshme qė ai tė mbetej kandidat pėr kryetar ashtu siē edhe e ka paralajmėruar. Nuk kemi pasur arsye qė t’i themi njėri-tjetrit ‘tėrhiqu, se po hyj unė tash’. I kam thėnė se ėshtė shumė demokratike tė futeshim nė kėtė proces, unė, ti dhe Sejdiu dhe ndoshta do tė kishte edhe tė tjerė qė do tė konkurronin. Por, ndėrkohė, ndodhi formimi i Listės “Rugova”.

    Pėr takimet me Ukė Rugovėn njė ditė pas Kuvendit, kur ai doli shumė i zhgėnjyer, Isa Mustafa sqaroi me kėtė rast ai nuk ka manifestuar zhgėnjim. “Zhgėnjimi mė tepėr ėshtė shprehur pėrmes letrave. Unė kam komunikuar me tė edhe dy herė pas atij takimi. Kam biseduar njė herė kėtu dhe ia kam shprehur qėndrimin e Kryesisė dhe tė Kėshillit qendror se ekziston disponimi i tyre qė tė rezervohet njė vend pėr tė nė listėn pėr Kuvend, e jo edhe nė listėn partiake, sepse ajo ishte mbyllur me Kuvendin zgjedhor tė partisė. Por njė disponim i ngjashėm nuk ka ekzistuar pėr anėtarėt e tjerė tė ekipit tė tij, pėr tė cilėt ai kėrkoi tė pėrfshiheshin nė listėn e organeve partiake.


    Isa Mustafa ėshtė shprehur optimist se LDK do t’i fitojė zgjedhjet e 12 dhjetorit. Optimizmin e shpreh nė disponimin qė po shoh nė degėt dhe nė anėtarėsinė e LDK-sė. Deri tash kam vizituar Degėn e Gjakovės tri herė. Kam vizituar Degėn e Pejės, Deēanit dhe atė tė Junikut. Kam vizituar degėt e Ferizajt, Gjilanit, Vushtrrisė, Mitrovicės. Sot do t’i vizitoj Suharekėn dhe Prizrenin. Nesėr do t’i vizitoj Malishevėn, Klinėn dhe Istogun. Kam pėrshtypjet e mia tė plota se LDK-ja nė krahasim me atė qė e kam parė nė zgjedhjet e fundit lokale ėshtė shumė mė mirė nė pikėpamje tė masivizimit. Kjo mė bėn tė bindem se ne do tė fitojmė. P.sh, nė Ferizaj, qysh tani jam i bindur se LDK-ja do tė jetė e para pa asnjė dyshim, ėshtė shprehur i bindur ai (mė gjerėsisht sot nė “Koha Ditore”).

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Isa e ndau LDK-nė sikur Sejdiu
    E premte, 26 Nandor 2010 20:17

    Beadin Syla

    Prishtinė, 24 nėntor



    kombetareeKreu i LDK-sė, Isa Mustafa, shpresa e shumė anėtarėve tė kėsaj partie pėr reforma rrėnjėsore, doli tė jetė njeriu qė kishte pėrdorur tė gjitha mundėsit pėr ta shkatėrruar kėtė parti pėr interesa personale. Ish-anėtari i LDK-sė, Zejnullah Rrahmani, nė njė intervistė pėr “Infopress”, ka thėnė se Isa Mustafa pėrdori edhe grupin e tifozėve “Plisat” pėr tė bėrė protesta pėr tė kėrkuar rrėzimin e ish-shefit tė tij, Fatmir Sejdiu, dhe duke tradhtuar pėrkrahėsit e tij, madje edhe mikun e tij tė vjetėr, Bujar Bukoshin, ministėr i cilit ishte nė qeverinė e tij nė ekzil. Rrahmani ka thėnė se Isa e ndau partinė siē e kishte ndarė ish- kreu i saj, Fatmir Sejdiu. Sipas Rrahmanit, Isa Mustafa la jashtė partisė Ukė Rugovėn dhe figura tė tjera tė rėndėsishme, duke e shndėrruar LDK-nė nė njė parti lokale tė Llapit e Gollakut.



    Infopress: Z. Rrahmani, deri para mbledhjes sė Kėshillit Qendror tė LDK-sė ishit pjesė e kėsaj partie, pse u larguat nga punimet e tij?

    Rrahmani: Mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė e kam lėshuar nė shenjė pakėnaqėsie me listėn e imponuar tė Kryesisė sė LDK-sė. Aty ėshtė parė qartė qė kryetari i ri i LDK-sė ka mbetur peng i njė strukture tė kryesisė sė Fatmir Sejdiut, njė kryesi qė e ka ndarė LDK-nė tashmė disa herė dhe qė ėshtė nė zė pėr korrupsionin shtetėror, sepse ka qenė pjesė e tri qeverive tė kaluara, ose e legjislaturės sė kaluar dhe gjithkund ka lėnė nam pėr korrupsion dhe nepotizėm. Nuk ka ndodhur asgjė nė LDK, pos qė Isa Mustafa e ka zėnė vendin e kryetarit. Gjithė angazhimi i tij verbal kėshtu ėshtė bėrė i pavlefshėm dhe vetėm edhe njė pėrpjekje pėr ta mashtruar elektoratin. Tė mos harrojmė qė vetė Isa Mustafa ėshtė zgjedhur kryetar i LDK-sė nė njė Kuvend zgjedhor, nė tė cilin nuk ka pasur tė drejtė tė flasė asnjė delegat i Kuvendit, dhe ku ėshtė dėgjuar fjala e vetėm tre personave: Sabri Hamitit, qė e ka pasur rolin e konferencierit; e Fatmir Sejdiut, qė ka paraqitur njė fjalė tė hallakatur dhe Isa Mustafės, qė ka thėnė tre - katėr fjali, por nuk ka paraqitur program.



    Infopress: Ju ishit kundėr njerėzve qė pėrzgjodhi kryetari i ri i LDK-sė afėr vetės, apo pse ju nuk ju futi nė strukturat udhėheqėse?

    Rrahmani: Futjen nė struktura udhėheqėse unė nuk e shoh nė kėtė mėnyrė siē ka bėrė ai. Unė kam qenė ndėr ata qė ka reaguar dhe punuar publikisht dhe brenda partisė qė pėrēarėsi i LDK-sė, ish-kryetari i saj tė largohet sa mė parė tė jetė e mundur. Ai ishte duke e shkatėrruar plotėsisht kėtė subjekt. I tashmi, Isa Mustafa, ia ka marrė atė karrige. Deri atė ditė ka qenė kėshilltari i tij dhe i preferuari i tij nė pėrgjithėsi, aq sa i bėheshin vėrejtje se ishte vėnė nė shėrbim tė tij! Mirėpo, ka mbetur peng i njerėzve tė fuqishėm tė Kryesisė qė qėndronin kurdoherė prapa Sejdiut. Nėse e lexoni listėn e saj, e shihni qė aty janė tė gjithė ata, me rokada tė vogla vendesh, qė shkojnė nga anėtarė deri tė nėnkryetar etj., mirėpo ata janė njerėzit qė i mbajnė prej 5- 10 funksione qė pasurinė e tyre familjare e kanė qindfishuar brenda kėtyre viteve tė pasluftės, prandaj edhe i mbrojnė interesat e veta dhe frikohen. Mė tutje lista e Kryesisė degėzohet nė tresh dhe janė asistentėt. Detyra e kėtyre qė Isa Mustafa thotė se janė tė rinj ėshtė tė pėrkrahin shefat e tyre. Nė njė pėrbėrje tė tillė unė nuk e shoh veten.



    Isa e ndau LDK-nė



    Infopress: Keni qenė kundėr formės se si Fatmir Sejdiu po e udhėhiqte LDK-nė, tani nuk u pajtuat as me Isėn, ēfarė ndryshimesh prisni nė LDK?

    Rrahmani: Sejdiu nuk e ka udhėhequr LDK-nė, e ka pėrgjysmuar dhe ia ka humbur ēdo kualitet dhe autoritet qė ajo ka pasur dhe e ka humbur edhe karrigen e kryetarit tė Kosovės, gjė qė nė njėqind vjetėt e ardhshme nuk besoj qė do t’i ndodhė njė kryetari nė Kosovė. Nuk shkon. Isa ka punuar shumė gjatė si ministėr i 3 pėrqindėshit nė qeverinė Bukoshi dhe pastaj nė mandat tė Sejdiut si kryetar i Prishtinės. Sejdiu e ndau LDK-nė. Isa e ndau duke pėrjashtuar Ukė Rugovėn dhe Bukoshin. A nuk ėshtė e njėjta gjė. Merreni shikoni sa njerėz ka pėrjashtuar Isa qė tė nesėrmen qė e ka marrė kreun e partisė dhe do ta kuptoni ēka ka pėr tė bėrė nė tė ardhmen. Tek e fundit, a nuk e keni dėgjuar arrogancėn e tmerrshme se mund tė largohet kush tė dojė etj. Etj., nė vend se tė pėrpiqet t’i afrojė njerėzit e tė sheshojė terrenin midis pjesėve tė pakėnaqura tė LDK-sė, LDD-sė, pjesė tė AKR-sė, njerėz qė momentalisht janė strehuar nė AAK etj. Unė kujtoj qė armiqėsia e tij dhe e kėsaj kryesie e hapur me familjen Rugova, pėrjashtimi prej radhėve tė saj tė Ukė Rugovės dhe pėrkrahėsve tė tij, por edhe i gjithė tė tjerėve qė nuk e duan njė LDK tė tillė ēfarė po pėrpiqet tė na e japė kėto ditė Isa dhe grupi i tij, janė argumente tė mjaftueshme qė LDK-ja tashmė ka bėrė edhe njė hap prapa dhe ajo del si e dėmshme pėr gjithė vendin.



    LDK-ja e Isės, parti e Llapit e Gollakut



    Infopress: Me kėtė reformė qė ka ndodhur nė LDK, a mendoni se ajo do tė arrijė ta rimarrė vetėn pėr tė riparuar humbjet e zgjedhjeve tė kaluara?

    Rrahmani: Nuk ka pasur reformė nė LDK. Lexoni listėn e Kryesisė dhe ju e shihni qė janė tė njėjtėt emra. Imazhi i tyre nė opinionin kosovar ėshtė tėrėsisht i rrėnuar. E dyta, aty duhet tė shtrohen pyetje shumė mė serioze, si ta zėmė: pėrse u pėrdorėn grupe militantėsh tė uniformuar (me T- shirt) dhe ēka do tė thotė kjo pėr demokracinė e Kosovės! E treta, opinioni dashamirės i LDK-sė duhet ta dijė qė nė proces tė zgjedhjeve nė LDK janė pėrdorur grupe tė tilla, vėrtet pa uniforma, mirėpo tė bartura prej njė aktivi nė tjetrin dhe prej njė nėndege nė tjetrėn, kėshtu qė qysh atje me manipulim tė plotė tė votės e tė listave janė eliminuar kuadro tė njohura tė LDK-sė, njerėzit me shumė autoritet profesional e politik nė Kosovė. Zgjedhjet e brendshme tė LDK-sė, me njė fjalė, nuk kanė qenė aspak demokratike dhe pse tė besoj unė qė ata njerėz do tė instalojnė demokracinė nė Kosovė, kur nė parti janė sjellė ashtu!? Sė fundi, shumica prej asaj Kryesie kanė siguruar vetėn pėrmes familjarėve e militantėve tė paguar, duke u zgjedhur me aplauze si delegatė nga degėt e tyre, sepse nuk kanė pasur guxim t’i nėnshtrohen votės sė fshehtė si delegatėt tjerė, “mė pak tė rėndėsishėm”. Isa dhe Kryesia e tashme e kanė paraqitur LDK-nė si njė parti lokale, me dominim tė qartė tė Llapit e Gollakut, ndėrsa kuadri nga viset tjera ėshtė i parėndėsishėm dhe margjinal, unė nuk e kam parė dhe nuk e shoh LDK-nė si parti lokale. Argumenti i fundit qė kėtu dua tė pėrmendi ėshtė fakti qė me kėtė udhėheqje, LDK-ja i ėshtė afruar njėsimit tė plotė me parti tė nostalgjikėve pėr kohėn e kaluar, siē ka thėnė njė diplomat i huaj.



    Infopress: Cilat kishin me qenė reformat sipas jush?

    Rrahmani: Programi i ri i LDK-sė. Parti e qendrės sė djathtė me sens pėr gjendjen sociale tė kosovarėve. Lufta e ashpėr kundėr korrupsionit. Regjistrimi i anėtarėsisė. Zgjedhja nė tė gjitha instancat partiake me votė tė fshehtė, pa lista tė pėrgatitura “diku (!?) mė lart”, me lista me tre e mė tepėr kandidatė. Me shpallje tė programit tė partisė pėr zgjedhje.





    Infopress: Mendoni se LDK-ja u nda edhe njė herė me shkuarjen e kėtij grupi nė AAK?

    Rrahmani: Kjo ėshtė e qartė pėr tė gjithė. Lista i ėshtė bashkuar AAK-sė sepse Isa Mustafa dhe Kryesia e tij e LDK-sė e ka pėrjashtuar Ukė Rugovėn nga LDK-ja e tashme. Unė e kam thėnė edhe mė herėt nė Kėshill tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė, qė kjo udhėheqje ka tė bėjė pak me Rugovėn dhe ka tė bėjė shumė me interesat e mėdha materiale, qė shumica prej tyre i kanė siguruar vetės dhe familjarėve tė tyre. Emri i Rugovės dhe i familjes sė tij tė respektuar ėshtė shpėrdoruar nė mėnyrė tė paskrupullt. Tash qė njė pinjoll i asaj familjeje ka kėrkuar tė futet nė jetėn politike e partiake, nė LDK, e kemi parė tė gjithė se si i janė pėrgjigjur ata, duke e fyer e poshtėruar, duke i thėnė qė ata e duan mė shumė Rugovėn se djali i tij, duke ia mbyllur derėn para hundės dhe duke e etiketuar se e ka lėshuar LDK-nė.



    Infopress: Pse Isa hezitoi t’i marrė afėr vetės tė tjerėt e i bėri ftesė vetėm Ukės?

    Rrahmani: Kjo ėshtė pyetje pėr Isa Mustafėn. Unė mund tė flas nga perspektiva e njė dashamiri, mendoj qė ka gabuar qė ia ka mbyllur derėn atij dhe tė tjerėve. LDK-ja ka nevojė pėr tė gjithė. Ma merr mendja qė nė kėtė rast Isa e ka sakrifikuar mikun e tij, Bujar Bukoshin, dhe tė tjerėt sepse ėshtė peng i atyre qė e sollėn aty dhe qė tash i ka nė kryesi.



    Infopress: A do tė thotė qė me distancimin e familjes Rugova nga LDK-ja e tanishme, fryma Rugova nė LDK ka pėrfunduar?

    Rrahmani: Me “fryma Rugova” gjithkush kupton ēka dėshiron vet. Kjo viteve tė fundit ka shėrbyer pėr tė gjitha ato veprime qė opinioni kosovar i ka shumė tė freskėta dhe i ka pėrjetuar mbi kurrizin e vet: qeverisja e keqe, me afera tė pambarim dhe tė pėrditshme korruptive, me vendosje kadrovike tė dėshtuara dhe me punė qė e vendosin Kosovėn nė kuadrin e njė shteti tė dėshtuar dhe tė izoluar, ku varfėria dhe obskurantizmi kanė pėrfshirė pjesėn kryesore tė shoqėrisė e tė vendit, gjė qė e radhitė atė nė tė gjitha raportet ndėrkombėtare nė vende si ato tė Afrikės apo Azisė. Por, dikur “fryma Rugova” ka qenė pajtim i shqiptarėve, Kosova e pavarur, demokraci, krijim i miqėsisė me Evropėn dhe raport special me SHBA...etj., orientimi perėndimor i shqiptarėve nė pėrgjithėsi. LDK-ja e tashme vėshtirė qė u pėrgjigjet koncepteve tė tilla. Tek e fundit, ne e kemi parė se si nė Kuvend udhėheqja e saj as nuk ka denjuar ta pėrshėndesė pėrfaqėsuesin e Ambasadės Amerikane nė Prishtinė, dhe madje gjithnjė e mė shpesh na ka rėnė ta shohim se si funksionarėt e LDK-sė “nuk e vėrejnė” qė ėshtė aty...Tash sa i pėrket Familjes Rugova, unė mendoj qė ajo ėshtė dhe duhet tė gėzojė respektin mė tė lartė nė kėtė vend. Ajo ėshtė nė familje qė ka sakrifikuar dhe ka dhėnė pėr Kosovėn aq sa tė gėzojė njė mirėqenie nė Kosovė. Natyrisht qė pėrjashtimi i Ukės dhe gjėrat tjera qė kėto ditė na bie tė dėgjojmė qė ndėrmerren ndaj asaj familjeje (ndėrprerja e tė ardhurave etj.) duhet tė jenė brengosėse pėr secilin qytetar.



    Deklarata elektorale



    Infopress: Do t’i kthehemi edhe njėherė kryetarit tė LDK, ku para fillimit tė fushatės ai ka filluar tė deklarojė se nuk do tė bėjė koalicion me atė apo kėtė parti, janė kėto deklarata elektorale?

    Rrahmani: Janė vetėm deklarata elektorale dhe asgjė mė shumė. Nėse e shihni listėn e kryesisė do ta vėreni se aty janė shumė prej ministrave tė kabinetit Thaēi dhe njė pjesė e tyre kanė qenė bashkėpunėtorė tė shkėlqyeshėm tė tij dhe tė partisė sė tij, duke qenė deputetė tė Kuvendit. Disa prej tyre janė tashmė janė miq edhe nė jetėn e pėrditshme. Nėse ai u propozon vende nė kabinetin e tij tė ardhshėm (nėse e fiton natyrisht), ata do ta pranojnė menjėherė. Nėse flas si njeri i politikės, do tė thosha qė njė qėndrim i tillė i ngurtė ėshtė i dėmshėm politikisht pėr kėndo qė e shpreh, sepse nuk duhet tė ketė armiqėsi subjektesh politike, po vetėm mospajtime programesh.



    Infopress: Sa do tė ketė zgjedhje tė lira dhe fer, kur kihet parasysh koha e shkurtėr pėr pėrgatitjen e tyre?

    Rrahmani: Koha e shkurtėr nuk ėshtė pėrcaktuar pėr tė pasur zgjedhje tė lira e fer. Pėrcaktuese ėshtė vullneti i partive pėr tė bėrė garė tė lirė e fer. Kjo nėnkupton qė udhėheqjet e partive, sidomos tė partive qė kanė qeverisur, PDK-LDK, tė urdhėrojnė strukturat e tyre dhe militantėt qė t’i pėrmbahen rregullave dhe ligjit. Zgjedhjet e liria, demokratike, tė padhunueshme dhe tė padhunshme i bėjnė nder tė gjithėve, si subjekteve politike, fitimtarėve dhe tė humburve, i bėjnė nder Kosovės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 23 prej 23 FillimFillim ... 13212223

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •