Podgoricë, 29 nëntor – Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të jap dorëheqje nga funksioni i kryeministrit në pjesën e dytë të dhjetorit, ose më së largu në fillim të janarit të vitit të ardhshëm. Mirëpo, ai nuk do ta lëshojë vendin udhëheqës në Partinë Demokratike Socialiste (DPS) të Malit të Zi, së paku edhe dy vjet, raporton sot gazeta malazeze “Vijesti”, duke cituar burime nga kreu i DPS-së.
Gjukanoviq planifikon të tërhiqet nga Qeveria, menjëherë pasi që qeveritë, anëtare të BE-së, në Samitin e BE-së që do të mbahet nga mesi i dhjetorit do t’i japin Malit të Zi statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, pohojnë burimet e “Vijestit”.