Urime zotri Mustafes, nenkryetar dhe antar te kryesis kush u zgjedh ?
Urime zotri Mustafes, nenkryetar dhe antar te kryesis kush u zgjedh ?
Me nje lule te vyshkur nuk qel pranvera struktura e LDK.se prap mbete ajo qe ishte e njejta e mbyllur hermetikisht per reforma brenda LDK.se trregusi me i mir ikesaj esht aje se si u zgjodhe sot Isa Mustafa po kjo struktur neo-komuniste anti-Rugoviane paraprakisht i blindoj te gjitha dyert dhe zgjodhi pinguinin e saj te ardhshem Isa Mustafa .
Me sa duket shqiptaret e kan memorjen e shkurter dhe harrojn shum shpejt se ky Isa Mustafa ishte minister i Ekonomis per 10 vite ne qeverin e Bujar Bukoshit keshtu qe se pari njeher ky Isa Mustafa duhet te dali para shqiptarve dhe te jape llogari per 3% te cilin e menagjoje po ky Isa Mustafa .
Po ashtu ky Isa Mustafa ka refuzuar postin e ofruar nga Ibrahim Rugove qe te jet minister i ekonomis ne kohen kur u krijua qeveria nga LDK dhe AAK kta jan disa tregus se ky Isa Mustafa ka qen nje anti-RUGOVISTE i hershem dhe aleate i alenaces puqiste anti-RUGOVISTE te struktures se larte te LDK:se.
Hiē s'po ju keshet, ky njeri ka qere depresive !
"Shqiptar, Elhamdulilah"
Me nje lule te vyshkur nuk qel pranvera struktura e LDK.se prap mbete ajo qe ishte e njejta e mbyllur hermetikisht per reforma brenda LDK.se trregusi me i mir ikesaj esht aje se si u zgjodhe sot Isa Mustafa po kjo struktur neo-komuniste anti-Rugoviane paraprakisht i blindoj te gjitha dyert dhe zgjodhi pinguinin e saj te ardhshem Isa Mustafa .
Me sa duket shqiptaret e kan memorjen e shkurter dhe harrojn shum shpejt se ky Isa Mustafa ishte minister i Ekonomis per 10 vite ne qeverin e Bujar Bukoshit keshtu qe se pari njeher ky Isa Mustafa duhet te dali para shqiptarve dhe te jape llogari per 3% te cilin e menagjoje po ky Isa Mustafa .
Po ashtu ky Isa Mustafa ka refuzuar postin e ofruar nga Ibrahim Rugove qe te jet minister i ekonomis ne kohen kur u krijua qeveria nga LDK dhe AAK kta jan disa tregus se ky Isa Mustafa ka qen nje anti-RUGOVISTE i hershem dhe aleate i alenaces puqiste anti-RUGOVISTE te struktures se larte te LDK:se.
a ka kush mundesi te na sjelle ketu biografine e plote te prof.dr Isa Mustafes..besoj se duhet ta dime te gjithe kush eshte udheheqesi me i ri i LDK...ju lutem jo me shpifje e trillime por biografine e tij ...nese di dikush ...
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
Malsor,e ke ne fillim te temes biografine e Isa Mustafes.
-----------------------------------
Nje analize nga Enver Robelli.
Partia e dikurshme e Ibrahim Rugovės gjendet para shpėtimit ose shkapėrderdhjes: Fatin e LDK-sė e kanė nė duar delegatėt e Kuvendit zgjedhor. Para se tė vendosin mbi rrugėn e mėtejme ata do tė duhej ta lexonin pėrrallėn „Hansi fatlum“ tė vėllezėrve Grimm – dhe pastaj tė zgjedhin njė kryesi tjetėr mė premtuese!
1. Kujtesa dhe kotrupi.
Kur delegatėt e Kuvendit tė shtatė zgjedhor tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės tė mblidhen tė dielėn pėr tė vendosur me votat e tyre se kush do tė jetė nė krye tė partisė dhe cila do tė jetė pėrbėrja e kryesisė sė saj, atėherė ndonjėrit prej tyre do t’i kujtohen dy deceniet e fundit. Dhjetėvjetėshi i parė (1989-99) do tė kujtohet si periudhė e sakrificave, e organizimit tė zgjedhjeve tė fshehta, e ndėrtimit tė shoqėrisė paralele tė mbijetesės dhe rezistencės. Dhjetėvjetėshi i dytė (1999-2010) nga delegatėt mbase do tė mbahet nė mend vetėm si fazė e zhgėnjimeve, kur partia e tyre, ndonėse kishte mė sė shumti vota deri nė vdekjen e Ibrahim Rugovės, megjithatė, nuk arriti as tė qeverisė tamam vendin, as tė realizojė gjė nga programi, as tė ndikojė nė ndryshimin pozitiv tė Kosovės. Tre vjetėt e fundit, ndėrkaq, delegatėve do t’u kujtohen si etapė e humbjeve drastike zgjedhore, si etapė kur partia e tyre si pjesė e qeverisė nuk la asnjė gjurmė nė pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve. Simptomatike ishte sė fundi mėnyra se si shakaxhiu i kortezhit, Eqrem Kryeziu, u pėrgjigj kur njė gazetar e pyeti me kėmbėngulje nėse mund tė numėronte sė paku njė sukses tė LDK-sė nė qeveri. “Paj, dishka u ba...”, tha ai me mospėrfillje dhe tek pasi u mendua gjatė, por prapė nuk diti tė tregonte “shka u ba...”! “Dishka” vėrtet ėshtė bėrė - ashtu si shumė ministra e funksionarė tė PDK-sė edhe disa tė LDK-sė i kanė hequr me gajret disa gajle financiare. Pėr degradimin e LDK-sė ėshtė fajtor, nė radhė tė parė, kotrupi prijatar, pra kryesia, qė parasysh i kishte vetėm interesat personale dhe klanore. Me njė fjalė: Nė vitet e fundit LDK-sė si parti ia kanė parė hairin disa funksionarė tė saj tė fosilizuar, por jo anėtarėsia e saj, aq mė pak shoqėria e Kosovės. Kjo udhėheqje e LDK-sė e ka keqpėrdorur besimin dhe votėn e qytetarėve, duke vrapuar pas interesave tė ngushta – tamam ashtu sikur Hansi fatlum nė pėrrallėn mė tė njėjtin titull tė vėllezėrve Grimm.
2. Tyxhari me florinj.
Delegatėt e LDK-sė, tė cilėt do ta lexojnė kėtė pėrrallė, me siguri do ta kenė mė lehtė qė nė Kuvend tė marrin vendime tė rėndėsishme pėr shpėtimin e LDK-sė ose sė paku ndėrprerjen e trendit tė shkatėrrimit, tė cilit i ka prirė me vite drejtoria e tanishme. Hansi fatlum i vėllezėrve Grimm nė fillim kishte njė grumbull me florinj, tė cilėt i kishte marrė si shpėrblim pėr punėn e dobishme qė kishte bėrė. Pastaj ai i ndėrroi florinjtė me njė kalė, kalin me njė lopė, lopėn me njė derr, derrin me njė patė dhe patėn me njė gur. Sa herė qė bėnte kėso ndėrrimesh Hansi mendonte se po vepronte si duhet. Tė tjerėt e bindnin Hansin lehtė dhe i thoshin se me pazarllėqe tė tilla do tė dilte fitimtar. Njė ditė Hansi fatlum u ndal te njė bunar pėr tė pirė ujė – dhe kėtu i ra guri nė fund tė pusit! Pak a shumė kėshtu, sikur Hansi fatlum, ka vepruar edhe LDK-ja. Ka fituar florinjtė nė formė tė votave, por udhėheqja pastaj i ka shitur ato me ēmim tė ulėt pėr shkak tė interesave personale, familjare, klanore. Tash LDK-sė i ka rėnė guri nė bunar, sepse ka asgjėsuar shumė vlera tė saj, e ka harxhuar rezervėn programatike dhe e ka pėrzėnė personelin qė sillte vota. Tani e tutje kėsaj partie i mbetet tė dėshmojė nėse ka ndonjė dobi praktike pėr kėtė shoqėri.
3. Kalėrim antidemokratik.
Nėse i kanė parasysh dy dekadat e fundit dhe pėrrallėn me shije tė uthullt tė vėllezėrve Grimm, atėherė delegatėt e Kuvendit tė LDK-sė mund tė marrin vendime tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e partisė sė tyre, madje mund edhe tė pėrcaktojnė deri diku kahun e ecjes sė kėtij vendi. Ndonėse njė pjesė e konsiderueshme e tyre janė zgjedhur delegatė nė saje tė inxhinierisė manipulative tė kryesisė aktuale, ēdonjėri do ta ketė nė duar fatin e LDK-sė, kur do tė mbahet Kuvendi kėtė fundjavė. Tashmė po shihet se anėtarėsia e LDK-sė e ka zgjedhur kryetarin e partisė. Pėr ata qė s’e kanė marrė vesh ende, mund ta pėrsėrisim kėtu edhe njėherė emrin e tij: Isa Mustafa. Nuk ka asnjė dyshim se sikur anėtarėsia tė kishte mundėsi tė vendoste me votėn e saj, atėherė profesor Mustafa ngaherė do ishte nė krye tė partisė. Kėtė disponim tė anėtarėsisė u pėrpoqėn ta injorojnė me tė gjitha mjetet ish-kryetari kushtetutshkelės i Republikės dhe ata qė po ia tėrheqin plugun. Dolėn nga qeveria jo pse e ndienin veten tė keqtrajtuar nga Hashim Thaēi, por me synimin pėr tė pėrshpejtuar, zhvlerėsuar dhe manipuluar zgjedhjet brendapartiake nė LDK. Kėshtu ia vendosėn topin Thaēit nė njėmbėdhjetėmetėrsh, e futėn shtetin nė qorrsokak dhe nė zgjedhje tė jashtėzakonshme, bash nė interes tė atyre qė kanė kapacitet pėr tė vjedhur vota. Zgjedhjet do tė organizohen shpejt dhe votat do tė vidhen shpejt, kudo ku ekziston njė mundėsi e tillė. Kryesia e LDK-sė (ose ajo pjesė e saj qė po i nėnshkruan deklaratat publike) u ngut tė bllokonte ēdo garė pėr kreun e partisė, duke provokuar dhe rrezikuar pėrēarje tė reja. Para disa ditėsh kjo kryesi e quajti Ukė Rugovėn “primitiv”, ndėrsa tash - pėrmes deputetit Fatmir Rexhepi - e pėrgjėron publikisht tė birin e Ibrahim Rugovės qė tė vijė nė Kuvendin zgjedhor. Para disa ditėsh militantė tė kryetarit kushtetutshkelės shkruanin grafitė kundėr “vjedhėsve tė trepėrqindėshit” – njė fyerje kjo e drejtuar jo vetėm kundėr Bujar Bukoshit, por veēanėrisht kundėr Isa Mustafės, i cili ka qenė ministėr i Financave nė qeverinė nė ekzil. Tash mes rreshtave sejmenė tė Fatmir Sejdiut sinjalizojnė se do tė radhiten pas Mustafės, vetėm se paraprakisht po kėrkojnė t’u garantohen privilegjet. Mustafa nuk do duhej tė hynte nė lojėra tė tilla.
Bllokimi i garės pėr kryetar tė LDK-sė u bė me shpresėn groteske se kjo kryesi do tė kontrabandohet edhe pėr njė mandat dhe pastaj, nė katėr vjetėt e ardhshėm, eksponentėt e saj sėrish, si deri tani, do tė pushojnė nė gjirin e ngrohtė tė Hashim Thaēit. Epilogu i kėtij kalėrimi antidemokratik nė LDK ėshtė tepėr i dėmshėm: Tė dielėn delegatėt do tė kenė pėrballė kandidatin (apo kandidatėt) pėr kryetar, por nuk do tė kenė asnjė informatė se cilat janė synimet e tij, cili ėshtė programi, cili ėshtė vizioni – sepse njė mundėsi tė tillė e ka bllokuar kryesia aktuale, pasi qė mendonte se do tė qėndrojė nė majė tė partisė pėrjetėsisht, prandaj s’paskėsh nevojė as pėr debat, as pėr garė. Anėtarėsia, ndėrkaq, aty ku ka pasur pak mundėsi ka treguar se ēfarė mendon: Pėr shembull i ka brohoritur Isa Mustafės dhe i ka ndėshkuar disa tahmin-demokratė sikur Ramė Manaj, i cili nė zgjedhjet brendapartiake s’arriti tė fitonte as nė Klinė, nė zonėn e origjinės sė tij. Nėna parti, megjithatė, u kujdes qė biri i saj i devotshėm tė kontrabandohet disi nė strukturat drejtuese. „Marrėzia ėshtė e shkurtėr, pendimi i gjatė“ – shkruan Friedrich Schiller nė poezinė e tij „Kėnga e kambanės“. Do tė kalojnė ndoshta edhe disa vjet derisa anėtarėsia e penduar dhe e zhgėnjyer do tė shohė tė gjitha pėrmasat e dėmit qė ia ka shkaktuar LDK-sė kryesia aktuale.
4. Njė shans i ri.
Nėse Isa Mustafa e fiton garėn pėr kryetar tė LDK-sė, e gjasat janė tė mėdha pėr kėtė, gjithsesi me kusht qė tė mos futet nė pėrdorim kombajna pėr manipulim tė votave, atėherė pritjet nga kryetari i Prishtinės do tė jenė edhe mė tė mėdha. Deri tani anėtarėsia e LDK-sė, por edhe disa eksponentė tė shoqėrisė civile e kanė mitizuar Mustafėn si njeri qė mund tė bėjė mrekulli. Por, Mustafa mjafton tė bėjė politikė. Pėr shkak tė prestigjit publik qė gėzon ai do duhej tė takonte tė gjitha grupet dhe fraksionet nė LDK me qėllim qė tė arrihet njė pajtim mbi pėrfaqėsimin e palėve nė Kėshillin e Pėrgjithshėm dhe nė kryesi, por edhe nė listėn pėr deputetė nė Kuvendin e ardhshėm tė Kosovės. Me maturi mund tė arrihet njėsimi i partisė. Parakusht pėr kėtė ėshtė qė eksponentė tė Kryesisė sė deritanishme tė LDK-sė tė ndėrpresin lojėn e tyre destruktive. Parakusht ėshtė, po ashtu, qė Ukė Rugova tė heqė dorė nga aventurat politike dhe tė tregohet i gatshėm pėr kompromis me Isa Mustafėn. Pėrvojat e deritanishme tė copėtimit tė partisė kanė treguar se ēmimin e dėmit duhet ta paguajnė tė gjithė. Kėtė ēmim e ka paguar Fatmir Sejdiu me sjelljen arrogante ndaj Nexhat Dacit. Tani kėto dy figura do duhej tė kuptonin se nuk kanė qenė nė gjendje tė menaxhonin njė krizė brendapartiake dhe i kanė bėrė dėm nė radhė tė parė partisė sė tyre deri dje tė pėrbashkėt, pastaj edhe tė ardhmes sė tyre politike. Tani ata do duhej tė sistemoheshin nė ndonjė pozitė sipas punės qė e kanė bėrė, ku do tė kishin mjaft kohė t’i shėronin edhe plagėt nga pėrleshjet politike tė pamenduara mirė. Lidhja Demokratike e Dardanisė ėshtė krijuar si pasojė e pėrzėnies sė grupit tė Dacit nga LDK-ja. Me largimin e Sejdiut nga kreu i partisė nuk ekziston asnjė arsye qė LDD-ja tė mos bashkohet me LDK-nė. Dallime programore mes kėtyre dy partive nuk ka. Pengesė mund tė jenė vetėm egot, por pėrvoja e sė kaluarės ka dėshmuar se ata politikanė qė nuk dinė ta frenojnė egon shpejt zėnė nė thua. Ėshtė nė interes tė Kosovės qė vendi tė ketė sė paku dy parti tė mėdha, tė cilat do tė kenė mundėsi tė bėjnė koalicione duke e pėrjashtuar njėra-tjetrėn. Koalicionet e mėdha krijojnė qeveri tė pėrrallave tė mėdha. Ato nuk janė efikase dhe shpesh ngurtėsohen nė politika klienteliste dhe korruptuese, siē ėshtė parė nė tre vjetėt e fundit. Por, kjo ėshtė muzikė pėr tė ardhmen. Tani nė rendin politik tė ditės ėshtė Kuvendi i shtatė zgjedhor i LDK-sė. Pa marrė parasysh se nė ēfarė rrethanash janė zgjedhur pėr tė qenė pėrēues tė zėrit tė anėtarėve tė LDK-sė, delegatėt e Kuvendit – secili veē e veē – janė pėrgjegjės pėr votėn e tyre. Nėse nuk duan qė t’i brejė ndėrgjegjja mė vonė, ata duhet tė votojnė pėr njė udhėheqės tjetėr, pėr njė kryesi tjetėr, pėr njė vizion tjetėr dhe pėr njė Kosovė tjetėr, me fytyrė simpatike. Njė Kosovė, e cila i bėn qytetarėt e saj krenarė dhe nuk i turpėron para botės.
Shkruan: Enver Robelli
Urime per Isen dhe LDK-ne ishalla ja shofin hajrin ises edhe bizneseve te tija ..
Mustafa: Do ta pėsojnė ata qė kurdisėn zgjedhjet e parakohshme
Prishtinė, 7 nėntor - Nė komunikimin e parė zyrtar me gazetarėt pas zgjedhjes kryetar i LDK-sė, Isa Mustafa, i cili mban njėkohėsisht edhe postin e kreut tė Komunės sė Prishtinės, tha se do tė prijė listės zgjedhore tė LDK-sė nė zgjedhjet e jashtėzakonshme tė 12 dhjetorit.
Mustafa shtoi se nuk do tė aplikohet politika e pėrjashtimit ndaj askujt dhe se tė gjithė ata persona qė duan t’i bashkohen Lidhjes Demokratike tė Kosovės do tė mirėpriten pėr tė dhėnė kontributin, sipas tij, drejt fitores, transmeton REL.
Mustafa paralajmėroi gjithashtu se tė gjithė personat qė kurdisėn zgjedhjet e jashtėzakonshme do t’i bartin vetė pasojat e tyre.
“Do tė bėjmė gjithēka qė tė fitojmė. Tė gjithė ata qė i kurdisėn kėto zgjedhje para kohe, pasojat do t’i bartin vetė”, u shpreh Mustafa.
priteni furtunen e llapit e koq.evellit kunder isa mustafes..duket ky ka me jua ngrene arrat mafies se pd...
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
Posht LDK-Isa Mustafa,poshte kolobracionistet.titistet,udbashat.komunistet.trad hetaret,posht gjithe ata qe e votojne Lidhjen Komuniste te Kosoves ne krye me Kryekomunistin Isa Mustafa.
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
Krijoni Kontakt