Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708

    Wink Kifle Formash Të Ndryshme

    Përbërësit: 2 qeska tharm buke, 1/2 lit qumësht,2-4 lugë sheqer,pak kripë,2 vezë,1 filxhan kafeje vaj,1 sheqer vanileje,afro 800 gr miell, 1 vezë për lyerje, susam,50 gr gjalpë.



    Maja ulet në pak qumësht të vakët me 1 lugë të vogël sheqer dhe 1 lugë miell.Në qumështin e vakët shtohen tharmi i ardhur,vezët,vaji,kripa,sheqeri,sheqeri vanilje dhe mielli i situr.Brumi përzihet dhe pak tundet me lugë druri e pastaj derdhet në tavolinë të përmillur dhe ngjeshet mirë e mirë gjersa të gatuhet një brum i butë dhe i lëmuar.Brumi i butë vendoset në enë ku është zënë,lyhet me vaj për të mos krijuar kore,mbulohet për të ardhë dhe dyfishuar volumin për afro 2 orë në vend të ngrohtë.Brumi i ardhur ngjeshet pak, ndahet në afro 20 toptha.Hapen kuleçtë në madhësi pjate dhe, me ose pa djathë ose xhem brenda, mbështillen kiflet në forma të ndryshme.Kiflet vijnë 30-40 minuta,kyçet furra në 190 gradë C, pastaj lyhen me vezë të tundur,u hidhet mbi susam,nga një copëz gjalpë dhe futen në furrë për t’u pjekur gjersa të fryhen e të marrin ngjyrë të kuqrremtë.Mbulohen me pecetë për 10 min.që të zbuten,pastaj shërbehen.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  2. #2
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    oj Prishtinase tregona si marohet flija moj,lol
    te ikim pak prej postimeve te politikes lol
    pershendetje

  3. #3
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    jo mi loqke spo boim flija tashi po boim bakllava se do fitoj thaqi hahhaha
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Keto kiflet jane shume te shijshme ,provojini nuk do t pendoheni...

  5. #5
    Qenkan si bukë-furre

    A i keni provuar kiflët (croissant) franceze ?
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •