Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Ajo.

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Alize
    Anėtarėsuar
    09-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    26

    Ajo.

    Shshshsh-i bertita gjethes tek pema afer ballkonit, ndersa camarrokja vallzonte me eren dhe dicka i thoshte duke pare nga une. -Cfare po i thua, e?- ju drejtova duke i tundur gishtin e holle me kercenim.
    -Hic-mu pergjigj duke vazhduar vallezimin-nuk po i them ASGJE per ty, por se shpejti do tregoj gjithshka nese nuk fillon te na tregosh per veten tende ashtu si na premtove heren e fundit.
    -Camarroke, do ti them vete, ti mos thuaj asnje fjale. Kuptove?
    La, la, la, la Alize, la, la, la Alize eshte me nerva, Alize eshte me nerva. Hi hih h ihi.
    Hmm, c'me gjeti me kete torollaken-them me vete dhe futem brenda ne shtepi te marr nje verrige rrushi te bardhe. Kepus nje nga nje kokrat e lengshme, dhe dal prape ne ballkon duke pare me endje kercimin elegante te ciftit ere-gjethe.
    -Madam-degjoj dhe kthej syte andej nga erdhi zeri.
    -Uh, diell-them dhe pulis syte-s. si , si je?
    -Madam, ne te gjithe kemi pritur per kete dite. Per nderin tend une kam ftuar edhe disa miq te tjere qe presin me padurim te degjojne per ju.
    -Miq? Hedh syte pertej kopshtit te vogel qe shtrihet para ballkonit. Nje turme e vogel e perbere prej minj e miushe, buburreca, zogj, lule te verdha e te kuqe, dege te gjata e te shkurtra, shkurreza dhe fije bari jeshile, kane ngritur veshet perpjete(ata te cileve veshet u dukeshin sigurisht).
    Me duhet te filloj seriozisht tani.
    Ahem...une jam Alize, Alize, Al...
    -Ej, po une e di emrin tend, me thuaj gjera te tjera-bertet gjethja qe ka vendosur te mos me lere rehat sot.
    -Pusho, dreq, di vete si ti lidhe fjalet- i them dhe kruar fytin perseri.
    -Ahmmm,
    -Ahmmm, meme jeta erdhi te une para disa ditesh duke me dhene rruazen e 22-te.
    -ohhhhh--u degjua nga turma.
    -Po, dhe une sigurisht nuk doja ta pranoja. Boll i kisha 21. Por, mema jeta nguli kembe derisa ja terhoqa rruazen nga dora tere inat, dhe e hodha ne nje cep te dollapit me te tjerat. Nuk e dua, nuk e dua, dhe nuk e dua, i thashe para se ta merrja, po ajo filloi te qeshte dhe me tha se vitin tjeter do me takoje prape dhe do me sjelle te 23-ten rruaze qe e ka ruajtur per mua bashke me te tjerat.
    Jete mendjemadhe, i thashe para se te zhdukej nga dritarja tere tersellik, dhe i nxorra gjuhen e kuqe me inat. Mire ja bera, apo jo.
    Qetesi!
    -Ahem. Po.Une jam Alize me flokeza te kuqe, duar te holla, hunde pipiruqe dhe buzka te rozta. Te shtrenjtit e mi, ky qytet nuk ka asgje terheqese, as aromen e detit, as ate te jodit, mmmm, kripes, reres, cironkave, palmave, gureve te lagur. Asgje! Ajo aroma, eshte parfumi me magjepes dhe ndjelles ne bote, ju siguroj per kete. Po ketu, s'ka.
    AHA!!!bertett gjethja. E dija, E dija qe nuk ishe prej ketu.
    Gjethe!!!!!!
    Duke vazhduar.... si shtepiza ime nuk ka, edhe si gjethet e mia, NUK KA. -ehehhe-mire ta bera, dhe shoh ate gjethen camarroke qe me ka ngacmuar tere diten sot.
    Edhe neteve vone, buburrecet e mi te dashur, ndersa etur perpij shkronjat e librave te mi te shtrenjte, dhe krahet i le te vallzojne hijshem nen "sonaten e henes", syte me lundrojne ne copeza malli dhe kujtimesh.
    5 vjet, miqte e mi, dhe 5 vjet jane shume, po vec ta dini sa shpejt kemi udhetuar bashke. Ndonjehere duket sikur do ngelemi te gjithe pilgrime tere kohes-une, vitet, dhe kujtimet. Por, gjithsesi, miush e miushe, s'eshte edhe aq keq te jesh pilgrim tere kohes. Te bie rasti te perplasesh me njerez interesante, e ne proces e siper shume gjera marrin ngjyre tjeter...si floket e mia qe s'po gjejne rehat me nje ngjyre. Por, floket e mi jane histori per dite tjeter. TAni per tani, kohen me te madhe ato (floket) e kalojne ne ate shkollen e madhe, Universitet, qe ka nje oborr te maadh, me peme me floke te kuqe, si une. PO, Po ka edhe peme te kuqe qe shkelqejne shume kur dielli i perkedhel mengjeseve, apo jo diell. (i shkel syrin). Gjeja me e bukur, vecse, eshte kur mbasditeve dhe fundjavave shkoj ne nje restorant ku njerez vijne te hane. Detyra ime eshte tu mbaj stomakun te lumtur me ushqim edhe me buzeqeshje, flirtim ndonjehere me raste nese eshte e nevojshme. Po kur flirton edhe dielli, une s'kam faj.
    Ah, restoranti eshte vendi ku mund te takoni njerez nga me interesantet, qe ta bejne naten dhe fytyren ngjyra-ngjyra. Po, ne fund te turnit, jane ato jeshilet qe te ngrohin me shume. Mbas neteve te lodhshem, vijne momentet e qetesise ne boten time te cudirave. Atje, te dhoma ime. Atje....
    -Madame, nese ndiheni e lodhur e vazhdojme nje dite tjeter-me thote dielli duke mu afruar afer veshit.
    Uhhhhhh....nxhehte.
    -Diell i dashur, i them, duke i bere me shenje te me afrohet- e vazhdojme here tjeter se u be pak nxehte. QEsh. Jo per fajin tend, bucko-i them me te qeshur. TAni me puth pak majen e hundes si e ke zakon.
    Muah. Auuuuuuu
    Buburece dhe buburecka, mi dhe miushe, gjethe, peme, e kushdo tjeter, faleminderit per vemendjen dhe durimin. Deri heres tjeter, kujdesuni per majat e hundeve.
    Kaq them dhe drejtohem per nga dera.
    -He he he he, une jam Alizeee, me duar te holla, hi hi ihi... zeri camarrok me ndjek mbrapa vetes.
    -Ahhhh, them une e bezdisur, por e kenaqur. S'ka gje me te mire ne bote se te kesh dike qe te degjon, qofte kjo edhe nje gjethe torollake.





    quote:
    --------------------------------------------------------------------------------
    to be continued
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri : 11-05-2002 mė 13:54

  2. #2
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anėtarėsuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499
    pse nuk e ke vazhduar kete?
    pls!
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •