Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 71
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e klor
    Anëtarësuar
    11-01-2005
    Postime
    3

    Post Emigranti hap shkollën e parë shqiptare në Athinë

    Në vend të nxitjes ranë mjegullat e harresës.


    Në Janar të vitit të kaluar (2005), në qendër të Athinës, në rrugën “3 Septemvriu”, u hap një shkollë shqipe (kurse për mësimin e gjuhës Shqipe, kurse për mësimin e kompjuterit, të gjuhës Angleze, Greke etj..). Këtë nismë e mori një djalë nga Fieri, Lorenc Koka, pasionant në profesionin e tij. Bukuri, mund të thotë dikush. Por a duhet parë kaq thjeshtë ? Lorencin, për të ndërmarr këtë nismë, nuk e shtyti nevoja për tu angazhuar me punë, por diçka tjetër , diçka që ka të bëjë me ndjenjën kombëtare, me personalitetin e bashkatdhetarëve të vet, sidomos të asaj shtrese të inteligjencës që endej (dhe endet) nëpër mugëtirën e emigracionit pa mundur të gjente ( të gjej) qetësinë shpirtërore. Mandej, për shumë vite është përfolur se do hapet një shkollë shqipe për fëmijët e emigrantëve, interesim ky nga ana e qeverisë shqiptare, por deri tashmë përderisa nuk shohim tym në horizont nuk mund të themi se diku është ndezur zjarri. E atë që s’mundi të bëjë qeveria deri më tashti në marveshje me shtetin grek, e bëri Lorenci, pavarësisht se dikush mund të thotë se nuk i ka përmasat dhe kriteret e një shkolle, apo çfarëdo lloj argumenti tjetër që mund të stisi, ( sigurisht që snobizmi s’ka alternative dhe logjikë tjetër!!) megjithatë ai është një institucion që flet në gjuhën shqipe, që ndihmon bashkatdhetarët e vet, që në një farë mënyre duke mos e njohur mirë gjuhën e vendit ku jetojnë këtu e disa vite, u çliron mendimin dhe pasionet nga ngërthimet që të imponon mosnjohja e gjuhës, rrit prestigjin e personalitetit që nëpërkëmbet si pasoj e ushtrimit të presioneve psikologjike që flurojnë në çdo hap të jetës së përditshme të emigrantit. Mendoj se në atë strehë që krijoi Lorenci, ata ndihen si në shtëpinë e tyre, si në sofrën e tyre duke komunikuar në gjuhën amtare. A nuk do ta ndiente veten të përçmuar një intelektual shqiptar nëse do të donte të aftësohej në informatikë kur mësimet do jepeshin në gjuhën greke dhe ai nuk do mundte të komunikonte? Sa të vështirë do ta kishte përvetësimin e njohurive pa njohjen gjuhësore? E pra, Lorenci dha një zgjidhje, dha një ndihmesë, dha tek bashkatdhetarët ndjesinë e një pjesëze të kupolës qiellore shqiptare. Përveç kësaj , për këdo që ndjek kursin tarifat janë më ekonomike se ato analoget në gjuhën greke, madje me diferenca të theksuara. Për të arritur gjer këtu nuk ishte kaq e thjeshtë, përpjekjet e Lorencit nuk kaluan nëpër rrugë të shtruara. Ai pati vështirësi qoftë ekonomike dhe administrative. Askujt nuk iu drejtua për ndihmë,as ambasadës e as ministrisë së jashtme në Shqipëri. Ai kishte besim tek forcat e veta , prandaj iu fut “ detit për të çarë dallgët” Mund të dështonte? Pse jo. Kapitalizmi dështimin e ka alternativë të parë. Por çështja s’ishte vetëm në aspektin ekonomik. Aspekti nacionalist , pra i përdorimit të gjuhës shqipe në një institucion, edhe pse privat, kjo e shqetësonte më tepër nismëtarin. Nëse procedura e përgatitjes së dokumenteve do të binte në dorën e ndonjë maniaku nacionalist sigurisht që avancimi do të ishte bërë i pamundshëm. Por Lorenci, ky djalë kurajoz, i cili në Shqipëri ishte diplomuar për mjekësi, por pasioni për informatikë e bëri të ndiqte studimet në New York College, sapo i shkeli këmba tokën helene, dhe që e mbaroi me rezultate të shkëlqyera, ia doli mban. Kur ende ishte duke ndjekur vitin e tretë të studimeve i shkoi nëpër mend të hapte për bashkatdhetarët shkollën për informatikë. Por si u prit ky eveniment? (mendoj se duhet përdorur ky term!) Kur përfundoi kursi i parë prej më se tridhjetë studentësh dhe do pajiseshin me diplomat përkatëse, sigurisht që ai çast duhej festuar. U shpërndan shumë ftesa, midis të tjerëve iu dërgua dhe trupës diplomatike Shqiptare në Athinë. Ambasada, për të përgëzuar shkollën dhe të diplomuarit, dërgoi një prej përfaqësuesve të saj. Por a duhet të mbetej me kaq? Një nismë, siç është kjo për të cilën bëmë fjalë pak më sipër, pavarësisht nëse është shkollë, kurs, a çfarëdo qoftë, në vend që të bëhet nxitje për të patur «çelje» të tjera, lihet që të bien mbi të mjegullat e harresës. Përse e themi këtë ? Sepse nga askush nuk pati ngacmime të tjera. Nga ministria e jashtme a nuk duhej të kishte qoftë dhe një urim? Nuk e kanë marrë vesh, do thotë dikush? Si është e mundur? A nuk duhej të ndiqej nga afër fati i kësaj shkolle, paçka se është private, por ama është shqipe ? A nuk duhej të thirrej diku që të jepte përvojën dhe pse jo të bëhej nxitje dhe për të tjerët? Se pranë kursit të informatikës Lorenci së bashku me bashkëshorten hapën dhe kursin e gjuhës angleze duke folur po shqip. Dhe përsëri s’e vuri kush ujin në zjarr. Dhe çfarë të bënë përshtypje ? Nëse Lorenci në festën që ai organizoi në hotel Titania, për diplomimin e studentëve të parë që dolën nga shkolla që ai krijoi, e ftoi trupën diplomatike, kurse trupa diplomatike kur organizoi festën kombëtare me rastin e datave 28-29 Nëntorit, nuk u kujtua t’i çonte ftesë. Përse të ndodh kështu? Thjesht harresë? Apo detyrat e tyre janë kaq të shumta, kaq të rënda, kaq të komplikuara, kaq të trazuara, kaq e kaq…sa nuk i lënë jo të mendojnë, por as të ngrejnë kokën, nga kokëdhimbjet!
    Por, unë mendoj, se dhe kur kokëdhimbjet janë të mëdha, duhet të jemi pak kombëtar, pra, nëpër dhimbje duhet të mendojnë për emigrantin, për hallet dhe problemet që ai ka, e jo të jemi thjesht zyrtar...
    Tashmë trupa diplomatike shqiptare ne kryeqytetin grek, në Athinë ka në krye të saj Ambasadorin e ri, i cili qysh në ditët e para tregoi një interesim të veçantë për aktivitetin që kryejnë biznesmenët, shoqatat dhe njerëzit e letrave shqipe këtu në emigracion. Dhe kjo shpresojmë se do të jetë nisja për të terratisur mjegullat e harresës dhe për ti dhënë dritë evenimenteve që kanë të bëjnë me çështjet e kombit pa marrë parasysh ç‘përmasa kanë ato
    Irena Petro

  2. #2
    Hallall i qofte ketij birit te Fierit dhe te gjtihe atyre qe i kane dhene krah ne kete iniciative... Tani lind pyetja a ka akreditim kjo shkolle nga qeveria greke dhe shqiptare? Dmth sa vlen kjo diplome ne keto dy vende.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    2
    Nje BRAVO shume te madhe duhet te marri zoti Lorenc dhe zonja Orieta pra mesuesi i kompjuterit dhe mesuesja e anglishtes te shkolles "sHKOLLA SHQIPTARE E ATHINES" te cilet me aktivitetin qe hapen ose me sakte me shkollen qe hapen eshte nje ndihme e madhe per ne shqiptaret qe ndodhemi emigrant ne Athine te Greqise, ne kaq vite emigracion nuk pame dhe degjjuam te hapet ndonje shkolle, kurse as te kompjuterit dhe q

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    2

    Post Urime nga studentja Mirela

    Nje BRAVO shume te madhe duhet te marri zoti Lorenc dhe zonja Orieta pra mesuesi i kompjuterit dhe mesuesja e anglishtes te shkolles "sHKOLLA SHQIPTARE E ATHINES" te cilet me aktivitetin qe hapen ose me sakte me shkollen qe hapen eshte nje ndihme e madhe per ne shqiptaret qe ndodhemi emigrant ne Athine te Greqise, ne kaq vite emigracion nuk pame dhe degjjuam te hapet ndonje shkolle, kurse as te kompjuterit dhe as te anglishtes gje ae eshte e domosdoshne dhe per ne te emigracionit, edhe pse per disa nga ne ka kaluar mosha e shkolles te mesosh nuk eshte kur vone dhe mesimi nuk ka moshe. Gjithashtu te dy mesuesit me respektin qe tregojne per ne dhe durimin mbi shpjegimin e mesimit disa here deri sa ta kuptojme [pra te [pa pertuar], tregon
    qe kete rruge e filluan me deshire per te na ndihmuar dhe per te futur dije dhe te ne. Pra shume faleminderit mesuesve te shkolles dhe suksese te me tejshme ne j
    jete. Ju urone nxenesja e shkolles tuaj te kursit te anglishtes dhe te kompjuterit.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    1

    Thumbs up

    The nga ana ime nje BRAVO me shkronjea te mbllaja per shkollen shqiptare qe keni apur ne athine.
    Nga nje student i kompjutrit. ENDRI.

  6. #6
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga sei
    The nga ana ime nje BRAVO me shkronjea te mbllaja per shkollen shqiptare qe keni apur ne athine.
    Nga nje student i kompjutrit. ENDRI.
    Jeni qe jeni tek ai kursi, kaloni dhe tek klasa ngjitur te beni dhe ca mesime per shqipen drejtshkrimore!

    shkronjea?- Shkronja
    apur?- Hapur
    athine? Athine
    kompjutrit?-kompjuterit.

  7. #7
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Vini ndonje adrese te kesaj shkolles ketu dhe ndonje informacion me te gjere per programin e kurseve, pasi mund t'i vije ne ndihme shume vetëve.

    Urime per kete nismë kaq të guximshme në një farë mënyre, por edhe unë kam të njëjtën pyetje si Sterolla, a është kjo një shkollë e mirëfilltë, arsimimi nga e cila njihet nga shteti (çertifikatë etj?) apo janë thjesht kurse private për përdorim vetjak?

    Urime dhe njëherë.
    Perëndia nuk është mace...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Edhe unë do doja të dija diçka më shumë për këtë shkollë private që është hapur në Athinë. A nuk mendoni se është koha t'i bëni një rreklamë më të saktë kësaj shkolle?
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 25-03-2006 më 15:54
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    2

    Post Adresa e Shkolles Shqiptare ne Athine:

    Te dashur bashkeatdhetare kudo qe ndodheni, ju uroj nga zemra shendet dhe mbaresi!
    • Shkolla Shqiptare e Athines eshte qender e vetme trajnimi dhe testimi e "Certifikates Europiane per Kompjuter Xpert" per Greqine
    • Per femijet e emigranteve Shqiptare qe banojne dhe punojne ne Athine zhvillohet falas mesimi i gjuhes shqipe, historise dhe gjeografise se Shqiperise ora 10:00--14:00. (Cdo te Shtune e te Diele).
    • Zhillohen kurse per mesimin e kompjuterit ne gjuhen shqipe, me libra dhe tekste ne gjuhen shqipe, per te gjitha nivelet, per te gjitha grupmoshat dhe gjithe ditet e javes.
    • Zhvillohen kurse per mesimin e gjuhes Angleze dhe Greqishtes se re.
    • Kurse speciale per te huaj qe duan te mesojne gjuhen shqipe.
    • Cdo emigrant shqiptar me banim ne Greqi qe do te certifikoj aftesit e tij ne perdorimin e kompjuterit mund te japi provimin te kjo qender dhe te marri deshmin e certifikates gjermane Xpert qe njihet ne Shqiperi dhe ne shume shtete Europiane
    Per dijeni:
    Adresa e SHKOLLES SHQIPTARE ne Athine eshte:
    Rruga "3 Septemvriou" Nr. 18 (Kati i 8)
    Omonia-ATHINE. T.K 104 32

    Tel.:210 52 03179 - Cel.:693 71 87 695 - E-mail:shkolla.shqiptare@gmail.com


    Me respekt:

    Tomori (Student i kursit te pare te Informatikes)

  10. #10
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    aaa? falas qenkan mesimet? thashe te applikoja dhe une per professor se cunami i akribeias na ka gjunjezuar fare ..
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •