Që në vitin 1992 shteti shqiptar u pati premtuar shqiptarëve të Kosovës se do t'u mundësohet të kenë dyshtetësinë dhe natyrisht edhe pasaporta shqiptare.
Deri me tashti kjo nuk u realizua kurrë.
Di kush, vallë të ketë shpresë tani të realizohet kjo?
Që në vitin 1992 shteti shqiptar u pati premtuar shqiptarëve të Kosovës se do t'u mundësohet të kenë dyshtetësinë dhe natyrisht edhe pasaporta shqiptare.
Deri me tashti kjo nuk u realizua kurrë.
Di kush, vallë të ketë shpresë tani të realizohet kjo?
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Une mendoj qe kjo ka mu realizu se shpejti sepse kur ja nis me fol Albin Kurti behet te gjitha.
Kur te na lejohet nga amerikanet. Ose nga BE-ja, qe do fshinte shengenin per ne nese do e benim. Megjitahte vete nuk shoh se pse duhet dhene dy-shtetsia. Te heqesh cdo pike doganore ehste nej gje, po njesimi i shtetesise (dy-shtetesia aty do conte) eshte teresishst tjeter. nuk kemi c'fitojme, as ne shqiperi, as ne ksoove, nga kjo.
Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!
Zoti Basha, po them për vete unë do të kisha dëshirë të kisha një pasaportë shqiptare. Jo që më hyn dicka në përdorim, por thjesht kam dëshirë.
P.S. Sa për pasaportat shqiptare, në vitet e 90 kanë pasur një rëndësi të vecantë. Sa njeriu ka rrezikuar, ndoshta edhe ka humbur jetën, për mungesë të një pasaporte shqiptare, të cilën në fakt "pushteti" ua pati premtuar shqiptarëve të Kosovës.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
E kan premtu!Po nuk e kan premtu pa lek.....(Aty duhet me u pagu roja te spitali,e ti kerkon pashaporta).
Hahah, ai person qe ju ka premtu pashaporta ca thote tani nuk e thote pas 5 minutash![]()
valla un jom thellsisht e indinjume, jo per nenshtetsi jo, po qysh nuk na dha pare shteti i Shq neve t'Kosove per deklarimin e ton si shqiptar more amon!!edhe un du pare sikur ata neper Himare e Co. lol...
nejse, duke lon hajgaret me ni an, nuk e shoh si gjo normale me jep nenshtetsi kshtu veq hajt...qdo Shtet ka rregullat e tij qe duhet me rrespektu per me marr nenshtetsin...shumica e shqipeve n'Kosove prsh jon autokton, nuk osht qe kan emigru nga Shqipnia, kshtu qe dhonja e nenshtetsin nuk m'duket gjo e arsyshme...ka disa kosovar amo qe kan origjin nga Shqipnia e, nqs jon n'gjendje me vertetu prejardhjen e tyne, duhet me pas te drejt me u pajis me nenshtetsin e Shqipnis...
un personalisht boll qef kisha pas me fitu ni pashaport t'Shq, jo per gjo po e kisha pre ate shqiponjen dhe e kisha kap mi harten me ylla te pashaportit tem kosovar lol..
Ndryshuar për herë të fundit nga Hanny : 05-11-2010 më 06:33
MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON
Krijoni Kontakt