Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Shën Minai, Martiri i Madh - 11 nëntor

    Shën Minai, Martiri i Madh - 11 nëntor

    Ishte bir paganësh egjiptianë, me një trup të lidhur, burrëror dhe një ushtar i mençur në veriperëndim të Azisë së Vogël. Duke i ardhur neveri nga përndjekjet, u fsheh në mal dhe pasi mori fuqi nga kreshma dhe lutjet zbriti dhe pohoi Krishtin në mes të një feste paganësh. E rrahën tmerrësisht me kamxhik, e shqyen me thonj hekuri,e fërkuan me copa prej lesh dhie,e dogjën me qirinj, e tërhoqën sipër rrodheve prej hekuri, e goditën me shkopinj me gjemba. Ai dëbonte miqtë e tij, që i luteshin që të sakrifikonte qoftë edhe në dukje. Ndaj, i prenë kokën më 11.11.296,në moshën pothuajse 50-vjeçare dhe e hodhën në zjarr. Çfarë ngeli nga zjarri u mblodh nga të krishterët dhe u varros sipas dëshirës së shprehur, në atdheun e tij.
    Në varrin e tij, në jugperëndim të Aleksandrisë, në Alamein e sotëm (d.m.th. vendi i Minait), Konstandini i Madh (21 maj), ndërtoi një manastir, ndërsa perandori Zinon (474 – 491) ndërtoi “qytetin e Shën Minait”. Shënjti bën mrekullitë dukshme: Mblodhi copat e trupit dhe e ngjalli një njeri që vajti të falej në varrin e shënjtit dhe atje dikush e grabiti dhe e masakroi. Si rezultat, solli në vete kriminelin. Dikush mbajti një tabaka të argjendtë – të cilën ia kishte taksur shenjtit - portabakaja ra në det së bashku me shërbëtorin e tij, i cili shpëtoi në mënyrë paradoksale, kështu që zotëria e tij u pendua. Ruajti nga çnderimi një grua, që erdhi të falej dhe ndreqi të shthurrurin, që tentoi të abuzonte me këtë grua. Një i çalë dhe një e verbër u shëruan në “mënyrë të hirshme”. U zbulua me anë të një mrekullie një person që kishte mbajtur paratë, që ia kishte besuar një hebre, kështu që abuzuesi u pendua ndërsa hebreu i tronditur nga kjo u pagëzua. Më 1826, i hipur në kalë, në Iraklio të Kretës, shpërndau turqit që kishin rrethuar kishën e tij (që ishte historike edhe para kësaj mrekullie), për të shfarosur të krishterët, të cilët s’kishin dijeni fare dhe po bënin Ngjalljen. Kjo ngjarje festohet të martën e Javës së Ndritshme. Kisha e re, pranë kishës së vjetër, kisha katedrale e Kretës,është një nga kishat më madhështore të Lindjes. Gjithashtu, u shfaq në betejen e El Alamein(1942), ku fitimtarët mirënjohës ia dhanë këtë zonë Patriarkanës së Aleksandrisë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-08-2005 më 00:48

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Siç thuhet ne shkurtoren e se shtunes ne mengjes:
    Bota te blaton o Zot, mbjelles i krijeses, deshmoret Hyjprures si kulloshter te natyres, me lutjet e tyre ruaje Kishen tende ne paqe te thelle, me anen e Hyjlindeses, o meshireplote!

    O martiri, deshmori dhe i paepuri Shen Mina, ndermjeto per ne!

    Ta gezojne diten e emrit te pagezuarit Mina.
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. ~ 28 Nëntori - Dita e Flamurit ~
    Nga PrInCiPiEl në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 25-11-2010, 14:58
  2. Dita e clirimit te Shqiperise
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 08:48
  3. Festimi i 94 vjetorit të pavarsisë
    Nga Fiori në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 16:25
  4. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  5. C'ti Them Nënës , Nëntor Thuamë???
    Nga Elna Durrësi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-11-2002, 17:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •