Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Nëntë vjet nga vrasja në pritë e Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit

    Më 19 tetor bëhen nëntë vjet nga vrasja në pritë e Bekim Kastratit, gazetar i gazetës kombëtare “Bota sot’ dhe Besim Dajakut, pjesëtar i njësisë për mbrojtje të presidentit Ibrahim Rugova.

    Përvjetorët e vrasje të pasluftës vijnë e shkojnë, të vrarëve u ka mbirë dheu mbi varre, familjarët a tyre ua freskojnë varrezat me lule e kurorë, ndërkaq vetëm vrasësit nuk janë arrestuar.

    Nëntë vjet më parë në një pritë të organizuar në hyrje të Skënderajt, një grup kriminelësh, në terrin e natës shtinë me armë zjarri në drejtim të veturës ku ishin Bekim Kastrati, Besim Dajku, Gani Geci e Shani Geci . Kjo vrasje në pritë, në terrin mbrëmjes së 19 nëntorit të vitit 2001 ka mbetur ende në “terr”, e pazbuluar. “Kapuçonjë të zinj” të natës, në dalje të Skenderajt u dolën në pritë dhe shtinë me armë automatike në drejtim të veturës ku ishin Bekimi, Besimi, Gani Geci. Bekimi mbeti i vrarë në vend. Besimi erdhi gjallë deri në spital, ndërkaq Gani Geci u plagos në këmbë.

    Besimi ishte nisur për realizuar një intervistë për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai nuk ndalej duke shkruar për gazetën kombëtare “Bota sot” edhe atëherë kur e kërcënonin në format më të rënda.

    Të zhgënjyer në institucione

    Nëntë vjet pas kësaj vrasje pas shpine, familjarët kujtojnë me zemër të thyer e me pikëllim të madh atë natë tragjike.

    Hajrzi Kastrati, babai i Bekimit kujton atë natë me dhembje në shpirt. “Çka të them! Vitet po kalojnë e dhembja po na shtohet. Dhe sa më shumë që po kalojnë vitet, vrasja e Bekimit dhe e Besimit po tretet në harresë nga organet e ndjekjes e të sigurisë. Në fillim u bënë disa hetime e si duket tash kanë humbur të gjitha dosjet. Ku ka më keq sesa të vidhen dosjet e krimeve në Policinë e Kosovës. Tash këta tanët as që janë interesuar që të bëjnë diçka për zbulimin e kësaj vrasje. Veç ne familjarët dhe gazeta “Bota sot” po e rikujtojmë këtë vrasje. Vetëm ne po kërkojmë zbulimin e kriminelëve që e vranë Bekimin e Besimin” shprehet i zemëruar e me zëmër të plagosur xha Hajrizi.

    Edhe Liridon Dajaku, vëllau i Besimit shprehet i zhgënjyer me organet e drejtësisë vendore e ndërkombëtare, derisa thotë ai se kanë kaluar nëntë vite dhe asnjë veprim konkret nuk është arrit.”Për ne që kemi punuar si familje edhe paraardhësit tanë edhe nga ne për t’i krijuar këto institucione që i kemi, këto nuk kanë bëra asgjë për të zbardhur vrasjet e pasluftës. Nuk është interesuar asnjë institucion në Kosovë që të zbardhin rastin e vrasjes se Besimit e të Bekimit, por as edhe vrasjet tjera të cilat janë bërë pas luftës në Kosovë.”, thotë Liridoni . Ai nuk shpreson se me një ritëm të tillë të hetimeve mund të ketë rezultate konkrete në zbulimin e vrasësve. Ai pohon se interesimi i familjes së tij për të mësuar më shumë lidhur me hetimet ka qenë i vazhdueshëm, por asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete. Sipas tij dëshmitë për rastin e vrasjes janë dorëzuar në atë kohë edhe në policinë e UNMIK-ut dhe atë të Kosovës, dhe tani dëshmitë janë në EULEX. Liridoni shpreson se organet e drejtësisë dhe hetuesisë së misionit EULEX do të përfundojnë hetimet dhe të zbardhen vrasja e Besimit dhe të Bekimit , por edhe vrasjet tjera. Ai thotë se familja e tij në të gjitha rastet është e gatshme për bashkëpunim, sikur edhe deri më tani me të vetmin qëllim që këto vrasje të zbardhen dhe autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

    Vazhdimisht na thonë: “Hetimet vazhdojnë!”

    Ismajl Kastratai, vëllau i Bekim Kastratit, nuk ndjehet i qete derisa nuk zbulohet se kush ishin vrasësit e Bekimit . Ai përveç barrës së rëndë që ka për humbjen e vëllait , atë tashmë e mundon edhe mos angazhimi i institucioneve të vendit për të zbardhur vrasësit që ata të marrin dënimin e merituar për privimin nga jeta e vllahun e tij.

    “Baba im është angazhuar vazhdimisht për të mësuar për hetimet për rastin e vrasjes së Bekimit , por asnjëherë nuk është thënë diçka konkrete .Vazhdimisht babait i kanë thënë se hetimet po vazhdojnë në zbardhjen e rastit , por deri më tani asgjë nuk është bërë.”Nuk kanë bërë asgjë deri më tani për të gjetur vrasësit e Bekimit , dhe siç po shihet nuk do të bëjnë asgjë edhe në të ardhmen, Nuk janë të interesuar që të zbardhen rastet dhe të gjenden vrasësi”, tha Kastrati. Vëllau i Bekimit thotë se babai i tij ka qenë disa herë në EULEX-, dhe po ashtu ka marrë të ndejat përgjigje, për vazhdime te hetimeve në këto raste.”Baba ka qenë në EULEX disa herë dhe ka kërkuar të mësoj më shumë për hetimet, madje pas deklarimeve në Kuvend se dosjet e vrasjes së Bekimit e Besimit janë zhdukur, babai ka shkuar dhe ka kërkuar të dijë nëse vërtet nuk eksitojnë ato vrasje, por atje në EULEX i është thënë se dosjet janë dhe hetimet për vrasjet po vazhdojnë”, thotë vëllau Ismajli. Ai ka fituar një bindje se derisa nuk ka asnjë rezultat edhe pas 9 vitesh institucionet përkatëse nuk janë të interesuar që të zbulojnë ato vrasje. Ai edhe pse nuk shpreson shumë tek organet e drejtësisë vendore e ndërkombëtare , megjithatë thotë ai shpresa mbetet gjithmonë.

    Në nëntëvejtorin e vrasjes së Bekim Kastratit, dy vajza të reja vazhdojnë jetën e tyre jetime. Janë Vesa 10 vjeçe dhe Era 8 vjeç që tash e nëntë vjet po rriten pa dashurinë prindore. Babai i tyre Bekimi është vrarë nga një kriminel i panjohur e ato po rriten me buzëqeshje të ngrirë në fytyrë.


    Besim Dajaku

    Bekim Kastrati

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Vesa nuk i kishte mbushur dy vjet të plota kur ia vranë Babin

    Varri ku prehet ne amshim Bekim Kastrati


    Marrë nga bota sot

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Kosova në nëntëvjetorin e rënies së heronjve Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku

    Më 19 tetor 2001, plot nëntë vjet më parë, në një pritë të pabesë, binin në altarin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës heronjtë Bekim Kastrati, gazetar i gazetës kombëtare „Bota Sot“ dhe Besim Dajaku, truproja i Presidentit të Shtetit të Kosovës Ibrahim Rugova. Binin dy djem të rinj, dy djem plot ëndrra, dy luftëtarë të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dy shokë armësh në luftë dhe shokë idealesh në jetë. Ata që i merrnin në shënjestër këta bij trima të atdheut dhe të kombit donin t’i përgjaknin zgjedhjet e para parlamentare të mbante Kosova pas çlirimit të saj nga okupatori serb, donin të përgjaknin fjalën e lirë shqipe, së cilës i kushtohej Bekim Kastrati, donin të vrisnin mendimin e lirë kombëtar të Kosovës, donin t’ia mbyllnin gojën gazetës kombëtare „Bota Sot“, luftëtares së pamposhtur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, luftëtares së paepur për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës, për të drejtën dhe të vërtetën e kombit. Prej atëherë Kosova ka mbajtur të tjera zgjedhje në nivel të përgjithshëm dhe vendor, secila më shembullore se tjetra, secila me standarde më të larta perëndimore se tjetra. Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku jetuan dhe ranë pikërisht për një Kosovë të të tillë të hapësirave të lira, për një Kosovë të frymëmarrjes së lirë, për një Kosovë të së ardhmes së sigurtë, të cilën askush të mos ketë të drejtë t’ia cenojë, ranë për Kosovën të cilën e gëzojmë sot ne të gjithë, Kosovën tashmë me pavarësi të zyrtarizuar që nga 17 Shkurti 2008. Ata ranë për një Kosovë krejt të ndryshme nga ajo e kohës së okupacionit, një Kosovë me një përditshmëri krejt tjetër nga ajo e kohës së okupacionit. Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku ranë përballë mbeturinave të kohës së okupacionit, përballë atyre që vazhdonin të mbartnin mendësinë e dikurshme të mbjellë nga okupatori. Ata ranë për një mendësi krejt të re, për një frymë e për një frymëmarrje krejt të re të Kosovës, ku të gjithë të jenë luftëtarë të ndërtimit dhe të konsolidimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, të jenë luftëtarë të ndërtimit të jetës së re të Kosovës, të shoqërisë së lirë dhe vëllazërore të Kosovës. Nëntë vjet pas rënies së Bekim Kastratit ende drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj, ende në bankën e të akuzuarit nuk kanë shkuar vrasësit e tyre dhe të burrave të tjerë të shquar të Kosovës. Nëntë vjet pas rënies së Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut, heronjve të lirisë dhe të pavarësisë kombëtare të Kosovës, Kosova më shumë se kurrë e dënon çdo akt që synon t’ia cenojë popullit të Kosovës të sotmen dhe të ardhmen e vet për të cilat ai është martirizuar më shumë se një shekull, për të cilat ka derdhur oqeane të pafundme të gjakut. 19 tetori le të shndërrohet në thirrje të Kosovës për bashkim dhe unitet kundër çdo të lige dhe çdo të keqeje, kundër çdo mbrapshtie. Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë Kosovën tonë për të gjithë ne, Kosovën siç e deshën të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës, Kosovën siç e deshi Ushtria Çlirimtare e Kosovës e komandantit legjendar Adem Jashari, ku ishin të rreshtuar edhe Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku deri në çastin e fundit të jetës, ideal për të cilin luftojnë e punojnë të gjithë ata që e duan Kosovën paqësore demokratike, ku të sundojë ligji, ku të sundojë drejtësia, ku të mbretërojë stabiliteti, paqja, përparimi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    kush jan keta a ban ta dim ei

    mos e kie fjalen per dy veta qe i pat qit ne prit deputeti e adhuruesi i rugovnen e antari i kryesis se LDK-se e tash LDD-se njifar gani geci
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    Llap, a mos ke qene diku aty afer edhe ti qe po e din qe Gani Geci i ka qit ne prit. Edhe Ganiu ka qene i plagosur ne ate atentat makaber.
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    kush jan keta a ban ta dim ei

    mos e kie fjalen per dy veta qe i pat qit ne prit deputeti e adhuruesi i rugovnen e antari i kryesis se LDK-se e tash LDD-se njifar gani geci
    Pyeti ne Drenice se kush kane qene keta,atje te tregojne.

    Sa per pritë,do del ne shesh se kush i qiti dhe kush ishin ato hiena qe i vrane keta dy djem te forte te Kosoves.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    llap matematike e thjeshte eshte kjo se kush i ka qit ne prite!!
    azem syla, sabit geci jane planifikuesit, organizatoret dhe vrasesit nuk kane rendesi!!

  8. #8
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Vrasja e Bekimit dhe e Bardhylit, vrasje e lirisë së shtypit
    Tetuta Rexhepi Bota sot

    http://www.botasot.info/mesme/bek.bar.jpg

    3 maji apo Dita Ndërkombëtare e lirisë së medieve shënohet edhe në Kosovë, në ndërkohë që Kosova nuk ka pse të krenohet me lirinë e medieve.
    Edhe gazetarët dhe mediet kanë ditën e tyre të veten. 3 maji është dita botërore e lirisë së medieve. Kjo datë shënohet edhe në Kosovë, në ndërkohë që Kosova nuk ka pse të krenohet me lirinë e medieve.
    Dita Botërore e Lirisë së Shtypit festohet çdo vit, anë e mbanë botës, me 3 Maj. Ky, sipas Kombeve të Bashkuara, është një rast për të nënvizuar parimet themelore të lirisë së shtypit, si edhe për të vlerësuar lirinë e shtypit anë e mbanë botës, për të mbrojtur mediat nga sulmet ndaj pavarësisë së tyre dhe për të nderuar gazetarët të cilët kanë humbur jetën duke kryer detyrën e tyre.
    Shefki Popova është gazetari i parë i vrarë në kohën e pasluftës në Kosovë. Ai u vra më 10 shtator të vitit 200 në afërsi të shtëpisë së tij në Vushtrri.
    Në ndërkohë një dhunë e paparë me pasoja të vrasjeve është shënuar kundër gazetarëve të gazetës kobmëtare “Bota sot”. Të përballur me shantazhe e forma të tjera të prsionit, më 19 tetor të vitit 2001 u vra Bekim Kastrati, gazetar – korrespodent nga Skëndeeraj. Ai u vra në një pritë bashkë me Besim Dajakun trupëroje e presidentit Ibrahim Rugova ndërsa u plagos edhe Gani Geci.
    Katër vjet më pas më 3 qershor të vitit 2005 u vra edhe Bardhyl Ajeti, kolumnist I “Botës sot” një nga ata që denoncuan shpesh krimin e organizuar në Kosovë.
    Por prej këtyre vrasjeve, nuk ka “pësuar” askush. Megjithëse janë bërë disa hetime formale, hetimet për këto vrasje janë mbyllur në sirtarët e hetuesve policorë të cilat dosje më pasj edhe janë zhdukur.
    (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Bota sot")
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    o mer vllezer te nderuar vrasesit po dihen me emer e mbiemer po kush mi arestu, pak me ja shtrengu dhembet nazim bllaces e faruk gashit e hyzri rames kejt i qesin ren zingjir dalin kejt njana mas tjetres, po sa te kemi ne pushtet kta njerz nuk zbulohet gja mor vlla, ata zhduken mjira dosje nga dhoma e deshmive e tona drog e ju mendoni se kjo polici e shikistav e stankovecve do te zhgjidh diqka

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ngushllime familjeve e miqve te ketyre dy Trimave te vrare ne Prita te pabesesh!.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Keta Djem i takojn Klanit të gecajve të laushes dhe ka shume të bej të ken patur përplasje me Sigurimin e Atdheut grup i ndar në dysh nga LDK-ja ndermjet Rugoves dhe nejrzve te tij brenda LDK-s gjë qe u pa me vonesa kan qen të përplasur në mese vetes ku dhe u rrahen në Kuvendin e tyre me grushta dhe karrika e deri tek nxerrja e armeve nga brezi

    keta dy djem skan pasur ndoj velere politike dhe skan rrezikuar dike në Kosovë pos atyre brenda grupit të tyre qe ishte i ndar qysh para luftes Bukoshi-Rugova dhe e gjith lufta behej për parat e 3 %

    kan shkuar si qeni në rrush thon nga neve


    grepi, dora vetë

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    matematike e thjeshte eshte se kush eshte prapa kesaj vrasje makabre!
    azem syla, sabit geci jane planifikuesit, organizatoret dhe vrasesit nuk kane rendesi!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    matematike e thjeshte eshte se kush eshte prapa kesaj vrasje makabre!
    azem syla, sabit geci jane planifikuesit, organizatoret dhe vrasesit nuk kane rendesi!

    po përse duhet ti ket vrar Azem Syla keta ? kan qen në Gjakë apo i kan patur gje borxh Azem Syles keta djemt apo si ?

    mua me duket me drejt te drejtohen hetimet atje brenda LDK-së dhe LDD-së e SIA-as se ata kan patur gjith ato përplasje ndermjet vetei dhe aty esht burimi i krimit !

    grepi, dora vetë

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    grep leri filmat.. se nuk ju shkojne..
    i di poplli tani gjerat..
    kini vra sa kini desht..

    me vra arkana ish zor..
    e zgodhet kte me te lehten.. me vra bij e bija te kosove se e dinit qe eshte jetime kosova e ska kush ju gjen ..





    --

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Brari

    neve vetem mendime po japim dhe une mendoj me mire te hetohet andej nga mund te ket ardh vrasja sepse Azem syla skishte pse ti vriste keta djem qe si ka njohur kush kurr për se gjalli vetem ate dite qe u vran !

    atje ne mes veti keta kishin pas probleme dhe u desh te vdes rugovna dhe të dalin sheshit problemet dhe gjitha flliqsirat qe kishin patur keta ruajtsin e qetsis në Kosovë !

    besa dhe drogen e kan lujt shume keto grupet e tyre dhe mos u habit nese dhe për drog jan vrar, prostuticion besa e qka ska tek ta, ti a di qe Ram Maraj shefi i tyre posedon Clubin Majami Beach në prishtin dhe plot moldave dhe bullagre e ke aty, pra keto jan ftyrat e verteta te tyre dhe jo ka nje foto me kallash e amblem të UCK-së se keto vetem për maskim i kan patur
    Ndryshuar për herë të fundit nga grepi, dora vet : 03-05-2011 më 14:41

  16. #16
    Del e verteta ne shesh. Kosova nuk ka per te ndertuar asnjehere nje shoqeri te lire dhe demokratike, pa denuar krimin dhe kriminelet!

    Sot per sot nuk ka institucione, tek njerezit mbreteron frika e krimineleve, mirepo kjo nuk do te zgjate shume.

    Ne Kosove jane vra shqiptare vetem pse kane menduar ndryshe, vetem pse nuk u jane bindur urdherave kriminale te gjeneraleve te vetshpallur, qe kane dashur ta kthejne Kosoven ne Shqiperine e vitit 1944!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-05-2011 më 14:42

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga grepi, dora vet Lexo Postimin
    po përse duhet ti ket vrar Azem Syla keta ? kan qen në Gjakë apo i kan patur gje borxh Azem Syles keta djemt apo si ?

    mua me duket me drejt te drejtohen hetimet atje brenda LDK-së dhe LDD-së e SIA-as se ata kan patur gjith ato përplasje ndermjet vetei dhe aty esht burimi i krimit !

    grepi, dora vetë

    enver haradinaj kujt i pat borgj?
    avni elezi kujt i pat borgj?

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    enver haradinaj kujt i pat borgj?
    avni elezi kujt i pat borgj?
    Sadik Musaj dhe Xheladin Musaj nga Strellci i kan vrar që të dyt ore G dhe të jan vrar vetem pse kan qen me UCK-në dhe kete e dim të gjith në Kosovë !
    Sadik Musaj dhe e gjith familja e Musaj nga Strellci kan qen të lidhur ngusht me LDK-në dhe Sigurimin e Atdheut që ka qen i kontrolluar nga vete Brahim rugova dhe esht krijuar me urdher te tije, pra kush paska qen vrases ? une po them se duhet kerkuar atje tek SIA dhe LDK-ja dhe LDD-ja dhe mese 90 % e vrasjeve atje e kan origjinen dhe burimin

  19. #19
    Citim Postuar më parë nga grepi, dora vet Lexo Postimin
    Sadik Musaj dhe Xheladin Musaj nga Strellci i kan vrar që të dyt ore G dhe të jan vrar vetem pse kan qen me UCK-në dhe kete e dim të gjith në Kosovë !
    Sadik Musaj dhe e gjith familja e Musaj nga Strellci kan qen të lidhur ngusht me LDK-në dhe Sigurimin e Atdheut që ka qen i kontrolluar nga vete Brahim rugova dhe esht krijuar me urdher te tije, pra kush paska qen vrases ? une po them se duhet kerkuar atje tek SIA dhe LDK-ja dhe LDD-ja dhe mese 90 % e vrasjeve atje e kan origjinen dhe burimin
    Origjinen dhe burimin e kane te Zeri i Kosoves dhe te te gjithe klyshet enveriste ne Zvicer e ne vendet nordike.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Origjinen dhe burimin e kane te Zeri i Kosoves dhe te te gjithe klyshet enveriste ne Zvicer e ne vendet nordike.
    Zëri i Kosovës ka vite që ka pushuar aktivitetit dhe esht mbyllur e ti flet kaqa pordhica se zvicrra qenka çerdhja e krimit ?

    ma kriminel se LDK-ja dhe njerzit e tyre sbesoi të ken partit tjera në Kosovë dhe Shqipri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •