Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Organizata ” Besa” Simbol I Lufës Për Shqipërinë Etnike

    Vebi Xhemaili: Organizata ‘’Besa’’ simbol i luftës për Shqipërinë Etnike
    E Diel, 18-04-2010, 07:58pm (GMT+1)


    Me rastin e 75- vjetorit të themelimit të Organizatës “Besa”
    ORRGANIZATA ” BESA” SIMBOL I LUFËS PËR SHQIPËRINË ETNIKE
    RRUGËTIMI I ORGANIZATËS STUDENTORE “BESA” DREJT BASHKIMIT KOMBËTAR (1935-1941)

    Nga Prof. Dr. Vebi Xhemaili



    Shqiptarët midis dy luftërave Botërore ishin të ndarë përsëri në disa kampe politike, ata nuk kishin program të përbashkët kombëtar. Një vit pas themelimit të Mbretërisë SKS në luginën e Vardarit dhe në Kosovë ka vepruar Partia Myslimane e njohur me emrin “Xhemijet” (Bashkimi), që përfaqësonte interesat e popullatës të gjithë shqiptarëve, myslimanëve dhe turqve, nën sundimin jugosllav. Kjo parti gjatë veprimit të vet nuk arriti të artikulonte interesat e popullatës që përfaqësonte. Në këto rrethana lufte, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, (tani më e njohur në historinë më të re si nacionalizma shqiptare), ka pasur mangësi të mëdha në zgjedhjen e drejtë të çështjes shqiptare.
    Gjatë sundimit të Mbretërisë Jugosllave, Shkupi ishte shndërruar në qendër të nacionalizmës shqiptare. Aty tuboheshin studentët shqiptarë që studionin nëpër universitetet e Jugosllavisë si në Beograd, Zagreb dhe qytete tjera. Shkupi luante qendrën e lëvizjes kombëtare të shtresës intelektuale në atë kohë, ku bënin pjesë edhe nxënësit e medreseve që shumica shkolloheshin në Shkup. Me rivendosjen e regjimit serb në trojet tona, Hasan Prishtina u lagua nga Shkupi, i shpallur si person tejet i rrezikshëm nga regjimi serb. Udhëheqës më në zë q vepronte tani më në Shkup mbeti vetëm Ferat bej Draga. Prandaj me shpalljen e diktaturës jugosllave, regjimi serb, Fehrat Dragën e kishte pagëzuar si “Gandist” dhe bashkëpunëtor të shërbimeve të huaja. Regjimi jugosllav deklaronte: “Ferat Draga është udhëheqës i vërtetë për masën shqiptare si “Gandi në Indi” Për ta thyer këtë botëkuptim kundër Ferat Dragës, tani për tani është e pamundur”.[1]


    THEMELIMI I ORGANIZATËS “BESA”

    Organizata studentore “Besa”, u themelua me ndërmjetësimin e Legatës Shqiptare në mars të vitit 1935.[2] Këtë organizatë në fillim të vitit 1935, e ndihmoi Sekretari i Parë i Legatës Shqiptare në Beograd Shermet Xherxhuli. Me ndihmën e tij, filloi së vepruari kjo organizatë nacionaliste me seli në Beograd. Ky diplomat shqiptar në fillim arriti të anëtarësojë 12 studentë nga Kosova dhe Shqipëria Lindore.[3] Ky diplomat shqiptar organizatën “Besa” e organizoi pastër në baza kombëtare, kjo organizatë politike, kishte për detyrë ngritjen e vetëdijes kombëtare te popullata shqiptare, në luftë kundër regjimit të egër Jugosllav. Koordinator i parë i kësaj lëvizje djathtiste ka qenë studenti Abdulla Saqipi nga Presheva. Ky në fillim të lëvizjes njihet edhe si Kryetar i Këshillit Iniciativë, të kësaj organizate studentore, para mbajtjes të kuvendit. Aktiviteti i Abdullah Saqipit, në këtë vijë është ndër të parët nismëtarë dhe organizatorë i organizatës “Besa”, njëherrit edhe kundërshtar i përbetuar i regjimit serb.[4] Sipas dëshmive që na ofrojnë dëshmitarët e organizatës “Besa”, Abdulla Saqipi ka qenë një ndër studentët e parë shqiptar në Beograd. Atij iu ngarkua detyra e propagandës dhe punoi shumë për përhapjen e idesë për bashkim kombëtar. Ky punoi me të madhe kundër nacional-shovinizmit serb në mbrojtje të çështjes kombëtare. Abdullahu para se të themelohej organizata “Besa”, ka pasur marrëdhënie të mira me konsullin shqiptar në Beograd. Ka qenë kryesori që ka mbrojtur fuqishëm rrymën djathtiste në organizatën “Besa”. Ky kërkonte me çdo kusht që Kosova t’i bashkohej Shqipërisë, pa marrë parasysh se çfarë regjimi shoqëror ka Shqipëria e Ahmet Zogut. Po ashtu ishte kundër bashkëpunimit të studentëve shqiptarë me komunistët, qofshin ato edhe shqiptarë, në veçanti me organizatën studentore “Kosmet”, ku bënin pjesë edhe disa shqipfolës si; Meto Bajraktari, Ali Shukriu e disa të tjerë.
    Këtë organizatë politike, me mjete financiare e ka ndihmuar shteti shqiptar i Zogut. Në veçanti ndihmë të madhe ka ofruar, Sekretari i Parë i Legatës Shqiptare në Beograd, Sheremet Xherxhuli. Ky ka marrë pjesë aktive në mbledhje me anëtarët e shoqatës “Besa” në “Koshtunjak”, një paralagje e Beogradit, duke u dhënë detyra konkrete anëtarëve të organizatës për veprim. Detyra e parë ishte grumbullimi i të dhënave statistikore për popullsinë shqiptare në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare të aneksuara nga sundimi jugosllav.[5]
    Në fillim kjo organizatë përbëhej nga studentë të trojeve të Shqipërisë Verilindore, që studionin në Universitetin e Beogradit.[6] Por, ka pasur student edhe nga Shqipëria politike që kanë studiuar në Beograd si studentët; Abdyl Selfo Sejko, i cili pas studimeve u punësua në Filat. Ndërsa studenti tjetër nga Shkodra, Ilia Banushi, pas kthimit në Shqipëri, punoi si profesor në gjimnazin e Tiranës. Pastaj u transferua si dhespot në Gjirokastër, u burgos në vitin 1945, nga pushteti i Enver Hoxhës si nacionalist.[7] Ndërsa shumica e këtyre studentëve tjerë ishin nga qytetet e “Banovinës së Varadarit” pra nga Kosova, Presheva, Kumanova, Tetova, Gostivari, dhe Struga. Të gjithë këta studentë më parë kishin mbaruar medresenë në Shkup. Koordinator i të gjitha lëvizjeve me karakter progresiv ishte studenti dhe komunisti, Shaip Mustafa nga Presheva.[8]
    Kjo organizatë ka vepruar ilegalisht, në plan të parë ka pasur për objektiv përhapjen e idesë për çlirimin e Shqipërisë Lindore dhe bashkimin e saj me Mbretërinë Shqiptare të Mbretit Zog. Këta studentë, kudo që shkonin propagandonin idenë, që në momentin e dhënë të bashkohen me Shqipërinë. Në platformën e tyre për bashkim kombëtar u dalluan studentët: Ibrahimi Lutfiu nga Prizreni, Qazim Bllaca nga fshati Bllacë i Malishevës, Imer Esat Berisha nga Gjilani, Nexhip Deva nga Mitovica, Abdulla Saqipi nga Presheva, Tahiri Ismaili nga Matejçi i Kumanovës, Shaip Mustafa nga Presheva, me Jahja Osmanin nga Kumanova, të dy anonin kah e djathta. Këta dy vepronin së bashku, në Shkup me rrethinë. Xhevdet Pallaska dhe Sokol Dobroshi nga Gjakova. Sokol Dobroshi pas kthimit në vendlindje ka punuar si stazhit te senatori dhe avokati i njohur i nacionalizmës shqiptare në Gostivar, Kadri Saliu.[9] Nga Tetova, më i njohuri ishte Ikona e nacionalizmës shqiptare nga fshati Gajre i Tetovës, Shaip Kamberi. Ky nga viti 1943 u emërua kryetar komune në Tetovë. Ndërsa nga viti 1944 nxori edhe gazetën “Zani i Sharrit”. Nga Struga më i njohuri ishte Esat Doko. Ky, në fund të luftës, gjatë muajt tetor-nëntor 1944, kalon nga forcat partizane.[10]
    vazhdon

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Programi themelor i kësaj organizate ishte, çlirimi i trojeve shqiptare me Kosovë, Preshevë, Shkup deri në Veles dhe bashkimi i tyre me shtetin amë. Anëtarët e organizatës “Besa”, kanë pasur për detyrë sipas programit të tyre kombëtar që në kontaktet me qytetarë të përhapin platformën për bashkimin e trojeve shqiptare të aneksuara me dhunë nga pushteti Jugosllav, ti bashkëngjiten Shqipërisë.[11]
    Pas themelimit të Organizatës “Besa” me iniciativën e Legatës Shqiptare, ajo në fillim veproi si e bashkuar, por më vonë ajo ndahet në dy rryma politike: në majtistë dhe djathtistë. Në krahun e majtistë më i njohuri ishte preshevari Shaip Mustafa nga Presheva dhe Jahja Osmani nga Kumanova që vepronin në Shkup. Ndërsa këtij krahu i takonin edhe Abdulla Saipi dhe Xhevdet Pallaska.
    Ndërsa si djathtistë më të njohur në organizatën politike “Besa” ishin: Ibrahim Lutfiu nga Suha Reka, Sokol Dobroshi nga Gjakova, Shaip Kamberi nga Tetova, i cili ishte dhe mbeti simbol i nacionalizmës në Tetovë me rrethinë, deri në vrasjen e tij nga OZN-a. Këta atdhetarë të palodhshëm kurrë nuk i besuan platformës komuniste për barazi ndëretnike dhe çlirim nacional. Këta ishin kundër bashkëpunimit me komunistët shqiptarë dhe malazez që kishin erdh në Kosovë si kolonistë dhe vepronin nën platformën e Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Më vonë kësaj organizate iu bashkëngjit edhe Ferhat Draga, i cili ka marrë pjesë si mediator midis ambasadës italiane dhe organizatës “Besa” të Beogradit.[12]
    Me formimin e kësaj organizate të fshehtë politike me karakter mbarëkombëtar, nëpërmes një telegrami u informua edhe Mbreti Zog.[13] Organizata “Besa” ka mbajtur kontakte të pa ndërprera me Legatën shqiptare në Beograd dhe Shkup.[14] Në manifestimin e ditës së Flamurit më 28 nëntor 1936, diplomati shqiptar në Beograd Rauf Fico, në përshëndetjen e tij me rastin e ditës së flamurit ndër të tjera tha: “Bijtë e mijë, ju jeni të lumtur. Ju keni një atdhe të lirë, ju një Mbret të Madh e të mençur. Shqipëria është e juaja, Mbreti është i juaji. Keni mbret gjenial. Ai rri zgjuar për fatin e kombit”.[15]
    Në Beograd, kundër veprimtarisë nacionaliste “Besa”, vepronte organizata studentore “Kosmet”, e themeluar poashtu në Beograd, ku shumica nga këta studentë ishin kolonistë malazez, që ishin vendosur në Kosovë nëpërmes reformës agrare. Kjo organizatë studentore e ashtuquajtur “Kosmet”, pas vitit 1937, ka qenë shumë e fuqishme edhe ndër studentët shqiptarë që studionin në Beograd dhe qytete tjera të Jugosllavisë. Kjo organizatë për të përfituar shqiptarët në anën e tyre, u tregua shumë e vendosur në veçanti kundër grabitjes së pronësisë ndaj shqiptarëve. Ajo publikisht doli kundër vendimit të Qeverisë Serbe për marrëveshjen që kishte lidhur ajo me Qeverinë Turke, në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.[16]
    Me këtë platformë të ideologjisë komuniste jugosllave vepronin edhe disa studentë shqiptarë që studionin në Universitetin e Beogradit: si Ali Shkriu, Meto Bajraktari, Zejnel Ajdini, Rashid Dedoviqi, Hivzi dhe Azis Selejmani, Shaip Mustafa, Selim Selimi, Mexhid Saliu, Abdulla Presheva, Abduraman Hajdar Pasha e tjerë. Ndërsa takimet i mbanin në klubin “Kosova” në Beograd.[17]
    Për pozitën e vështirë ekonomike dhe politike të shqiptarëve nën sundimin Jugosllav, kanë pasur njohuri edhe shtet e evropiane. Në veçanti shërbimi informativ italian i cili ka pasur lidhje me disa organizata shqiptare dhe krerë të saj, pasi ajo ishte shumë e interesuar për gjendjen e shqiptarëve nën Jugosllavi. Në veçanti diplomacia konsullore mbante lidhje të ngushta, me organizatën studentore “Besa” të Beogradit.
    Me këtë rast duhet theksuar se demonstratat e shqiptarëve në Shkup, të organizuara më 10 maj 1941 kundër sunduesve bullgarë i kanë organizuar anëtarët e organizatës studentore “Besa” të Beogradit. Parulla e tyre ishte: “Shkupi e Kumanova me Preshevë t’i bashkohen Shqipërisë”. Po ashtu kjo organizatë ka organizuar një manifestim edhe në Tetovë, po me të njëjtën kërkesë.[18]
    Qazim Bllaca ka qenë student i drejtësisë në Beograd. Gjatë luftës së Dytë Botërore ishte kryetar komune në Prizren. Ky para luftës ishte anëtar i Organizatës “Besa”. Sipas të dhënave që disponojmë, ai u bë anëtar i organizatës nga fundi i vitit 1935, në fillim të vitit 1936.[19] Ky ishte rreshtuar në krahun e Ibrahim Lutfiut. Te ky si kryetar komune erdhën një grup veprimtarësh, si Jahja Osmani, Shaip Mustafa, Xhevdet Pallaska, Sokol Dobroshi, ku së bashku i shkruan një qarkore, Kryetarit të Qeverisë Shqiptare, Rexhep Mitrovicës, në të cilën kërkohej: “Ne studentët shqiptarë nuk pajtohemi me politikën e ndarjes së një pjese të Kosovës, nga Shqipëria, që duan ta zbatojnë forcat bullgare dhe pushteti italian”.[20]
    Poashtu duhet cekur aktivitetin e dendur të Esat Imer Berishës nga Gjilani. Ky si student i drejtësisë në Beograd nga viti 1934, ka qenë shumë aktiv në ngritjen e vetëdijes kombëtare. Në organizatën “Besa” ka mbajtur krahun e Kryetarit Ibrahim Lutfiu. Gjatë luftës ka qenë funksionar politik i degës së Partisë Fashiste në Gjilan, mbante postin e Sekretarit të partisë. Gjatë kësaj kohe ka punuar në gjyqin e Gjilanit. Me këtë shoqërohej Aqif Tetova dhe nënprefekti Rakip Raça, nga Shqipëria, ky më vonë përcaktohet me detyrë në Gostivar. Rakipi pasi vendoset në Gostivar, arrin sëbashku me Xhevat Kallajxhiun të bindin Xhemë Hasën, që të kthehet në Gostivar, që të veprojë në anën e forcave nacionaliste, në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, nga depërtimi komunist jugosllav.
    Ndërsa Aqif Tetova është i njohur për veprimtarinë e tij kombëtare në Gjilan me rrethinë. Ky e kundërshtoi Fadil Hoxhën fuqishëm, në një tubim që patën në Livoç, ku i thotë; “ Fadil mos u beso sllavëve, se atyre nuk besohet, ata përsëri do të na mashtrojnë”.
    Gjilani në këtë kohë i takonte Prefekturës së Prishtinës e cila kishte në kuadër të saj edhe nënprefekturën e Ferizajt, me gjithsejtë 21 komuna dhe tri bashki. Pushteti italian deri në gusht të vitit 1941 kishte formuar vetëm tri Prefektura në tokat e liruara: Dibrës, Prizrenit dhe Prishtinës.[21] Esat Berisha, gjatë studimeve në Beograd, ka marrë ndihma financiare nga Drejtoria e Vakëfeve në Shkup, ndërsa më vonë ka marrë ndihma edhe si aktivist i organizatës “Besa”, nga Legata Shqiptare në Beograd.[22]
    Studentët komunistë shqiptarë që studionin në Beograd e forcuan propagandën komuniste me kthimin e Fadil Hoxhës në Kosovë. Ky kishte mbaruar shkollimin në Tiranë, atje ishin nxënësit shqiptarë ishin frymëzuar me literaturë marksiste-leniniste, që u printe Asim Vokshi, i cili ishte bë i njohur me pjesëmarrjen e tij në rezistencën e Fierit në vitin 1935, pastaj edhe u burgos për disa muaj nga regjimi i Amet Zogut. Asimi duke shpërndarë literaturë marksiste-leniniste, i porosiste nxënësit shqiptarë që të lexojnë veprën e Maksim Gorkit “Nëna”, por më e lexuara ndër nxënësit kosovarë ishte “Rruga e një bolsheviku”. Ky arriti të përvetësonte edhe shumë mësues tjerë që shkolloheshin në atë kohë në Tiranë dhe qendra tjera. Shumica nga këta nxënës, me fillimin e luftës u kthyen në Kosovë dhe filluan propagandën e idealeve komuniste, internacionaliste që propagandonin “vëllazërim bashkimin” me të gjithë komunistët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale.
    Ndër veprimtarët më të njohur të ideve komuniste që u kthyen në Kosovë ishin: Emin Duraku, Hajdar Dushi, Xheladin Hana, Qemal Bakija, Xhevdet Hamza, Ymer Pula, Mazllum Këpuska, Veli Deva, Ismet Mula, Hysen Shita, Ismet Shaqiri, Xhavit Nimani, Ramadan Çitaku, Sadik Stavileci, Mehmet Hoxha e shumë të tjerë. Mehmet Hoxha gjatë sundimit italian ka qenë nëpunës në Elbasan, pastaj emërohet Prefekt i Dibrës, por këtu ka bashkëpunuar fuqishëm me lëvizjen komuniste, duke i bërë dëme të mëdha së pari Prefekturës së Dibrës, ku bënin pjesë; Tetova, Dibra, Kërçova, Struga. Këto qytet shqiptare u bashkuan me trungun e vet. Njëherrit ajo rrezatohej edhe kundër institucioneve të shtetit bashkuar shqiptar, pas copëtimit arbitrar të Shqipërisë në Konferencën e Londrës më 22 mars 1913.
    Me lejen e Mehmet Hoxhës, Organizata e Partisë Komuniste në Dibër, i nxjerr Tempos dhe shoqes së tij letër njoftimi, duke e bërë qytetar të Dibrës, për të lëvizur lirshëm nëpër qytete shqiptare. Pasi Tempo bëhet banor i Dibrës, kah Struga shkon në Elbasan, ku takohet me Enver Hoxhën dhe koordinatorin e PKSH, Milladin Popoviqin.[23]
    Anëtarët e Besës u bënin apel studentëve shqiptarë të mos bien pre e propagandës komuniste. Në këtë veprimtari kombëtare është dalluar Sokol Dobroshi nga Gjakova, njëri ndër më aktivët në këtë organizatë.[24]
    Sokol Dobroshi, ka marr pjesë në Kuvendin themelues të organizatës “Besa”, të mbajtur në mars të vitit 1935. Ai ka propozuar që emri i organizatës të ishte “Liria”, ose “Besa”, u pranua “Besa”, thotë një ndër themeluesit, Abdulla Saqipi.[25] Sokoli i ka takuar krahut me bindje të fuqishme djathtiste, ka luftuar për shkëputjen e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Ka qenë mediator që organizata të lidhet sa më ngushtë me konsullatën shqiptare në Beograd. Sokoli ka punuar në fillim si ndihmës te avokati i njohur Kadri Saliu në Gostivar. Sokoli ka merita për formimin e degëve të “Besës” në Gostivar, Strugë, Tetovë, Gjilan dhe Prizren.[26]
    Lidhjet e organizatës me Kosovën i mbante Sadik Tafarishi nga Gjakova. Ai ka sjellë letra dhe raporte nga Kosova për Rexhep Stabllevën në Shkup, “për brendinë e letrave i tregonte vetëm Nevzat Maksutit”.[27]
    Politika e shtetit shqiptar, në krye me Mbretin Zog, në atë kohë ishte shumë e interesuar që përmes organizatës “Besa”, të frymëzohej rinia shqiptare që jetonte nën sundimin jugosllav për organizimin e rezistencës kundër shpërnguljes dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare për çlirimin e trojeve shqiptare nga sundimi jugosllav. Në atë kohë shteti shqiptar u ndante edhe para veprimtarëve të organizatës “Besa”, përmes diplomatit Ymer Rashidi, i cili në vitin 1938 u emërua konsull në Shkup.[28]
    Në atë kohë diplomacia shqiptare ishte shumë e interesuar për të bashkuar shqiptarët në rrafshin politik. Kjo ishte arsyeja që Rexhep Steblleva dhe Shaip Presheva biseduan për rrethanat politike në Jugosllavi dhe pozitën tejet të vështirë të shqiptarëve në Kosovë dhe Banovinën e Vardarit. Biseda u fokusua në të mirë të veprimit të përbashkët të parisë shqiptare kudo që vepronte. Prandaj konsulli shqiptar në Shkup, Ymer Rashidi, e luti Shaip Musatafën që të koordinonte veprimet politike me Ferat bej Dragën. Por Shaipi, i mbushur përplot me ide komuniste, në fillim nuk pranoi bashkëpunim me Ferat Dragën.[29]
    Për rëndësinë politike të organizatës “Besa” fletë edhe takimi që kanë pasur udhëheqësit e organizatës “Besa”, Lutfiu dhe Shaipi në Paris, me udhëheqësit e Komitetit të Kosovës, ku bënë këmbimin e informatave dhe i caktuan detyrat për zhvillimin e mëtejshëm të organizimit të popullit drejt bashkimit me Shqipërinë.[30]
    Programi politik i organizatës “Besa”, të Beogradit;
    1. Përhapja e propagandës midis myslimanëve, se ata kurrsesi nuk mund të jenë turq, por janë shqiptarë.
    2. Çdo anëtar e kishte për detyrë që të përhapte idenë për Shqipërinë Etnike dhe të luftonte për bashkimin e shqiptarëve; në Kosovë, Preshevë, Bujanovc dhe luginën e Vardarit.
    3. Ti jepet rëndësi mësimit të gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës shqiptare.
    4. Kërkohej një regjistrim i plotë i popullatës shqiptare, që struktura e saj të jetë më bindëse para diplomacisë evropiane.
    5. Kërkohej që turqit të deklaroheshin shqiptarë dhe të mësonin shkrim dhe lexim në gjuhën shqipe.
    Propaganda komuniste për dështimin e politikës jugosllave akuzonte anëtarët e organizatës “Besa”. Ajo publikisht deklaronte: “se përçarje më të mëdha midis serbëve, malazezëve dhe shqiptarëve ka futur organizata “Besa”.[31] Pas 28 prillit të vitit 1941 në trojet shqiptare të Maqedonisë Perëndimore vendoset ushtria italiane.[32] Ata kudo në krahinën e Maqedonisë Perëndimore u pritën si çlirues, me lule dhe shumë manifestime në të gjitha trojet shqiptare që u aneksuan nga regjimi jugosllav, me vendimin e Konferencës së Bukureshtit që nga 29 korriku i vitit 1913.[33]
    Në vitin 1938 në Tetovë, me iniciativën e Shaip Kamberit në bashkëpunim me Nexhbedin Besimin, Selim Shehapin dhe Idris Cërcërin, në shtëpinë e Selman Shehapit, të vëllait të Selim Shehapit u themelua Dega e “Besës”, në praninë e 16 anëtarëve, ku për kryetar u emërua Ibrahim Ibrahimi-Cërcëri.[34]
    Okupatori fashist ishte i njohur mirë me rrethanat politike dhe ekonomike të shqiptarëve nën sundimin e Mbretërisë Jugosllave. Në anën tjetër edhe Lëvizja Kombëtare në territorin shqiptar ishte forcuar fuqishëm në prag të luftës së Dytë Botërore. Propaganda shqiptare dhe aspiratat e saja për çlirim nacional në krahinën e Maqedonisë e sidomos në viset përgjatë luginës së Vardarit dhe Kosovës ishin permanente në zgjidhje të çështjes shqiptare. Në këto rrethana të vështira politike, ekonomike ku shqiptarët kërkonin shpëtim dhe drejtësi, diplomacia italiane doli me platformën për të korrigjuar gabimet e së kaluarës, duke u premtuar shqiptarëve bashkimin kombëtar. Pasi këto territore u pushtuan pas luftës së Parë Ballkanike në vitin 1912, dhe me Paqen e Bukureshtit në vitin 1913, i mori dhuratë Serbia.[35] Kërkesat e shqiptarëve midis dy luftërave botërore politika ditore sllave e karakterizoi si kërkesë separatiste për krijimin e Shqipërisë Etnike, në dëm të Jugosllavisë.[36]
    Kjo ishte arsyeja që forcat nacionaliste përkrahnin fuqishëm premtimin e forcave të boshtit qendror dhe ishin të “bindur”, se fashizmi u ofron më shumë të drejta në aspektin nacional, që deri atëherë nën sundimin jugosllav ishin të sanksionuara me ligj: si arsimi, gjuha, kultura dhe simbolet kombëtare. Shqiptarët para organeve zyrtare serbe nuk kishin të drejtë të deklaronin përkatësinë e vetë nacionale dhe i detyronin me forcë të paraqiten si turq.[37] Klasa sunduese serbe i kishte verbuar shtetet Evropiane dhe forcat demokratike deri në skajshmëri. Klasa sunduese serbe haptazi deklaronin: “Se më mirë ne të jemi sundues të tyre, se ata, pasi ne jemi më të kulturuar dhe dimë të udhëheqim”. [38]
    Në anën tjetër, pas Paqes së Shën Stefanit, Bullgaria me përkrahjen e Rusisë gjithmonë ka qenë prezentë politika e saj hegjemoniste, në veçanti kundrejt Shqipërisë Etnike. Në prag të Luftës së Dytë Botërore, aspiratat e saj u ringjallën si gjatë luftës së Parë Botërore, kur ajo e pushtoi një pjesë të Kosovës, tërë krahinën e Luginës së Vardarit deri në Dibër.[39] Në atë kohë, në krye të saj ishte qeveria e Filovit e cila pretendonte jo vetëm krahinën e Maqedonisë të banuar me shqiptarë, por kërkonte zgjerimin e saj deri në Pogradec. Interesi i politikës gjermane ishte për të pasur Bullgarinë në boshtin e saj për të dominuar mbi Ballkanin. Ajo propagandonte: “Duhej rregulluar padrejtësitë e bëra ndaj Bullgarisë pas mbarimit të luftës së Parë Botërore. Hitleri publikisht i deklaroi Duçes: “Se duhet kënaqur aspiratat e shtetit bullgar”. Kjo deklaratë i erdhi për shati Car Borisit dhe qeverisë bullgare në krye me Fillovin. Këto aspirata hegjemoniste e shtyn Bullgarinë që për së treti herë të hy në këto lojëra katastrofale në dëm të shteteve fqinje. Në radhë të parë ajo donte të zgjerohej në dëm të Shqipërisë Lindore, duke pushtuar territore shqiptare që kurrë nuk i kanë takuar Maqedonisë, siç pretendojnë ta paraqesin sot bullgarët dhe maqedonasit.[40]
    Historikisht nga periudha ilire ato kanë qenë dhe janë me tapi toka të Shqipërisë Lindore, duke filluar nga Tetova, Shkupi, Kumanova deri në Preshevë e Bujanovc, ka dominuar gjithmonë elementi etnik shqiptar.[41]
    Nacionalizma shqiptare e udhëhequr nga Komiteti i Kosovës dhe shumë nacionalistë tjerë kurrë nuk u mashtruan me këto plane të fashizmit, që ishin premtime gjysmake, ku në radhë të parë vinin interesat e tyre strategjike.[42] Prandaj nacionalizma shqiptare kërkonte Shqipërinë e vërtetë, por jo dhuratë nga fashizmi. Kjo shihet më së miri në bisedat që pati Hasan Prishtina me diplomatin italian: “se në rast lufte kundër Jugosllavisë ai ishte i gatshëm të mobilizojë mbi 100 mijë shqiptarë”.[43] Kjo u vërtetua kur forcat nacionaliste iu kundërvunë ndarjes së re të shqiptarëve sipas projektit gjerman, që Tetova, Gostivari, Struga dhe Dibra ti takojnë Bullgarisë fashiste. Kësaj ndarje të re iu kundërvunë Forcat nacionaliste shqiptare, në krye të lëvizjes ishte Organizata Besa”.[44]
    Me ardhjen e Italisë një pjesë e Maqedonisë Perëndimore, iu bashkua Shqipërisë politike, pasi historikisht këto ishin territore shqiptare të grabitura nga pushteti serb, që ajo i trajtonte si koloni të veta që nga viti 1912-1913. Në atë kohë Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës, në mënyrë arbitrare, i dhuruan Mbretërisë Serbe, tërë Vilajetin e Kosovës, me disa qytete të vilajetit të Manastirit si: Kërçovën, Strugën, Velesin, Manastirin Prilepin dhe Ohrin. Pra, u realizua ëndrra serbe, për krijimin e Serbisë së Madhe në dëm të tokave etnike shqiptare.[45]
    Pas kapitullimit të Jugosllavisë në fillim të vitit 1941, u bë deri diku korrigjimi i drejtësisë ndaj trojeve të okupuara shqiptare. Me copëtimin e Jugosllavisë një pjesë e tokave etnike përsëri iu bashkua trungut të vetë Shqipërisë. Kjo ishte arsyeja pse luftonin forcat nacionaliste, “që Tetova me Kosovë të mbetet pjesë integrale e saj.“[46]
    Jugosllavia kapitulloi vetëm për 12 ditë; shkaqet ishin të shumta; lufta sociale, pozita e vështirë ekonomike, mungesa e barazisë, dhe e drejta për vetëvendosje të kombeve, si formë më demokratike për një popull të ekzistoj i lirë. Kjo është e mundur vetëm në kufijtë etnik të saj që mos të vij deri te eksplodimi i brendshëm i kufijve artificial, si shembull më eklatant mund të merret rasti me Jugosllavinë e Versait. V.Xh).

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    KONTRIBUTI I ORGANIZATËS “BESA” NË SHPALLJEN E SHQIPËRISË ETNIKE NË PRILL TË VITIT 1941

    Pas invazionit që i bëri Italia fashiste Shqipërisë, diplomacia e saj deklaroi nëpër mes F. Jakaomonit: “Se Italia është tejet e interesuar për pozitën e shqiptarëve në krahinën e Kosovës, ku historikisht bënin pjesë Presheva, Shkupi, Tetova dhe Gostivari”. Në këtë kohë u paraqitën hartat e vërteta të banuara me shqiptarë që ishin nën regjimin jugosllav. Disa historianë shqiptarë gabimisht këto territore i kanë trajtuar si territore të Jugosllavisë, të cilat për herë të parë u pushtuan nga Serbia me largimin e Turqisë në vitin 1912.[47] Në këto troje, shqiptarët me kompaktësinë e tyre; gjuhësore, etnike, kulturore dhe historike, njihen që nga epoka ilire deri më sot, si popull më i vjetër midis Ballkanit. Është një fakt historikisht i pranuar, për etnogjenezën dhe kompaktësinë e tyre.[48] Nacionalizmi shqiptar kishte marr fletë pas deklarimit publik të Mustafë Krujës, në fjalimin që mbante në Akademinë Mbretërore të Italisë në Romë, në maj të vitit 1941, kur ky përmendi kufijtë etnik të Shqipërisë. Po ashtu, në këtë frymë është botuar edhe punimi i Gjergj Fishtës “Shqipëria e jonë”.[49]
    Forcat nacionaliste arritën rezultatet e para të bashkimit kombëtar, në veçanti pas vizitës që i bëri Tetovës Komisari i Lartë Fejzi Alizoti, cili në sheshin e Tetovës deklaroi: “Se pas ardhjes të italianëve në trojet shqiptare u aplikua paralelisht gjuha shqipe me atë italiane”. Kjo u dha sinjal nacionalistëve shqiptarë se vinë ditë më të mira për shqiptarët, se sa pozita që kishin pasur deri tani nën sundimin jugosllav, ku nuk gëzonin kurrfarë të drejta elementare.[50] Prandaj, propaganda italiane ishte e interesuar për të ushtruar një pushtet paralel kundrejt popullit shqiptar, duke i premtuar edhe bashkimin e trojeve tjera shqiptare, që deri tani ishin nën sundimin jugosllav.
    Nacionalizma shqiptare e bindur thellë, se me ndihmën e forcave italiane, do ta realizon idealin e programit të Lidhjes së Parë të Prizrenit për Shqipërinë Etnike, ku populli shqiptar i robëruar nën sundimin jugosllav, do të realizonte idealin e vet historik, të jetonte i lirë dhe i bashkuar, një komb një shtet.
    Në krahasim me regjimin jugosllav të paraluftës, në këtë territor shqiptar (Shqipërisë Lindore), nuk ka pasur asnjë shkollë ose ent tjetër kulturor në gjuhën shqipe.[51] Me ardhjen e pushtetit italian hapja e shkollave shqipe në territorin e Luginës së Vardarit, edhe pse ka pasur shumë vështirësi, ka qenë për çdo lëvdatë. Ky problem arsimor të cilin e përmend edhe propaganda komuniste jugosllave, u zgjidh deri diku me ardhjen e italianëve. Ajo pranon se gjatë sundimit jugosllav shqiptarëve jo që nuk u lejuam shkolla në gjuhën amtare, por ndaj tyre u bënë presione të pa para të shtypjes dhe terrorit në aspektin ekonomik, politik, social dhe kulturor.[52]
    Nga të dhënat që disponojmë për disa muaj në Prefekturën e Dibrës valoi lirshëm Flamuri Kombëtar, këndohej himni shqiptar, të gjitha rrugët, sheshet, bibliotekat, institucionet dhe shkollat, u emërtuan me atdhetarë dhe heronj, nga historia e jonë e lavdishme kombëtare.
    Për herë të parë në trojet e Shqipërisë Lindore, u hapën mbi 33 shkolla fillore dhe shumë kurse për të mësuar shkrim-lexim në gjuhën shqipe, ku vepronin mbi 74 arsimtarë.[53] Pra, edhe pse ishte gjendje lufte, të gjithë nacionalistët vepronin sëbashku, në ngritjen e vetëdijes kombëtare drejtë e Shqipërisë demokratike, një komb një shtet.






    --------------------------------------------------------------------------------


    [1] Raport i Komandës së Armatës së III nga Shkupi, Ministrisë së Punëve të Jashtme në Beograd, Kut. 36/7, nr. 759. 1 maj 1940, Shkup.
    [2] Tome Batkovski, Veliko Allbaska igra vo Makedonija, Shkup 1994, f.33: Sipas Gkorgji Mallkovskit kjo organizatë u themelua një muaj më parë në shkurt 1935, shih veprën: Gjorgji Mallkovski, “Ballisti”, Shkup, 2002, f. 35.
    [3] Arkivi i Maqedonisë-Shkup, mikrofilmi, 348; (Ilegalna Organizacija na Beogradskom Univerzitetu).
    [4] UDB-a, kut. 11. Për anëtarë të “Besës” ka qenë edhe Nexhip Deva, nga Mitrovica, student i Drejtësisë në Beograd, nga viti 1934. Ka qenë i papërcaktuar, por më shumë ka anuar me bindje politike të djathta. Ka marrë para nga legata shqiptare deklaron Ismail Tahiri.
    [5] Po aty UDB-a, Kut.11; Sheremet Gjergjlyli u ka ndarë edhe para veprimtarëve të organizatës “Besa” nëpërmes Imer Rashidit.
    [6] Sllavka Fidanova, Në punimin e saj në librin Tetovo i tetovsko v. 1991, në f. 200, deklaron se kjo organizatë politike u themelua në Beograd në prill të vitit 1935. Në bazë të dokumenteve më të reja kjo organizatë politike u themelua në mars të vitit 1935.
    [7] Shyqiri Hysi, Rauf Fico, tiranë 2007, 145.
    [8] Shaip Mustafa, kishte mbaruar medresenë në Shkup. Pastaj vazhdoi drejtësinë në Beograd, bashkëpunonte me të gjithë që kishin ide progresive për çështjen kombëtare, rrjedhke nga një familje fshatare, baba i Shaipit quhej Ibrahim.
    [9] Vebi Xhemaili, Xhemë Hasa me vullnetarë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, Tetovë 2007, f. 131.
    [10] OZN-a, kut, 11.
    [11] Po aty. Po ashtu këta kanë regjistruar popullsinë në Kosovë me të dhëna të sakta për shqiptarët dhe të tjerët që kanë jetuar në Kosovë, -pastaj janë interesuar edhe për reformën Agrare dhe për kolonizimin e Kosovës dhe shënime tjera për situatën në Kosovë dhe më gjerë.
    [12] UDB-a, kut. 2.
    [13] Po aty; anëtarët e saj kanë marrë dhuratë nga legata shqiptare ka 1000 lekë në muaj, po ashtu kanë marrë ndihma edhe kur ishin në shërbime tjera shtetërore.
    [14] Arkivi i Maqedonisë në Shkup. Fond. OZN-a, fletorja, 18.
    [15] Gazeta “Arbëria”, Tiranë, dhjetor 1936.
    [16] Millutin Foliq, Akcije studenata Kosova za prava Albanskog naroda u periodu 1937-1941, “Kosova”, nr. 8, Prishtinë 1979, f. 54.
    [17] Mustafa Memiq, Velika Medresa i njeni uçenici u revolucionarno, pokretu, Shkup 1984, f. 142; Në këtë organizatë bënte pjesë Ali Shkriu, Meto Bajraktari e tjerë. Në klubin “Kosmet” bënte pjesë edhe Meto Bajraktari Zejnel Ajdini, Rashid Dedoviq, Hivzi dhe Azis Selejmani, Shaip Mustafa, Selim Selimi, Mexhid Saliu, Abdulla Presheva Esad Imeri dhe Abduraman Hajdar Pasha.
    [18] Sllavka Fidanova, INI, pun. i cit. f. 141. Mustafa Memiq, Velika Medresa...vep. e cit. f. 192.
    [19] UDB-a Kut. 11. Qazim Bllaca; Ai ka lindur në Prizren. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte kryetar i komunës së Prizrenit. Anëtarët e kësaj shoqate kanë marrë para nga njëmijë dinarë nga legata shqiptare, më vonë këtë shoqatë e financon ambasada italiane. Ka qenë stipendist i Drejtorisë së Vakëfeve në Shkup.
    [20] OZN-a, kut. 1-17.
    [21] Millan Obradoviq, Okupacioni sistem Kosova, ”Kosova”, Prishtinë, 1978, f. 121; Femi Rexhep, Sistemi i pushtimit në Gjilan me rrethinë 1941-1944,”Kosova”, Prishtinë 1978, f.366.
    [22] Po aty, UDB-a,
    [23] Vebi Xhemaili, Shqiptarët e Maqedonisë, Tetovë 2008, f.106.
    [24] Udb-a, kut.11; Poashtu anëtar i organizatës “Besa” ishte dhe Nexhip Deva nga Mitrovica. Ai studionte drejtësinë në Beograd në vitin 1934. Anëtar i organizatës u bë pas vitit 1936, kur ishte kryetar Ibrahim Lutfiu. Për këtë dëshmon Shaip Kamberi nga Tetova. Pas luftës Nexhip Deva është likuiduar nga pushteti komunist, gjë të cilin e vërteton edhe Abdullah Saqipi.
    [25] Deklaratë e Abdulla Saqipit, para organeve të hetuesisë në UDB-a.
    [26] Udb-a, Kut. 11; Në deklaratën dhënë në Udb-a nga Shaban Jashari. Dr. Josip Kovaçi nga Tetova, i cili i ka ofruar të dhëna OZN-as pas luftës, dëshmon për shumë ngjarje në Tetovë. Për Sokolin ai thotë: Ishte shumë aktiv në organizatën “Besa”. Gjatë okupacionit ka qenë deputet, si përfaqësues i Prizrenit, në Parlamentin Shqiptar në Tiranë
    [27] Po aty, Udb-a; Sadik Tafarishi u dënua me 12 vjet burg të rendë nga pushteti komunistë.
    [28] Po aty.

    [29] OZN-a, kut.11, fletorja 1; Sllavka Fidanova, Albanska narodnost vo Makedonija vë vremeto na Narodno-osloboditelnata vojna i narodnata revolucia, INI, Shkup, 1973, 139.

    [30] Sinan Hasani, Kosova, të vërtetat dhe mashtrimet, Prishtinë, 1986, f. 86.

    [31] Organizata “Besa”, pas kapitullimit të Jugosllavisë.
    [32] Vlado Ivanovski, Oslloboditelna vojna vo Zapadna Makedonija 1941-1945, Shkup 1973, f. 23; OZN-a, fletorja, 17.18.
    [33] Istorija na makedonskiot narod, Shkup 2003, f. 53; Vera Aceva, Pismo do Tempo, Shkup 1988, f. 27.

    [34] Sllavka Fidanova, Allbanskata narodnost vo Makedonija vo vremeto na narodno-oslloboditellnata vojna i narodnata revollucia, Shkup 1973, f. 141-143; Tome Batkovski, Veliko Allbaska igra vo Makedonija, Shkup 1994, f. 34; Shefqet Sulejmani, i lindur më 1924 në Tetovë, anëtar i organizatës “Besa”; Ky si pjesëmarrës i organizatës “Besa”, historiatin ia ka dorëzuar autorit në dorëshkrim, më 24 mars 2004 në Tetovë. Sipas tetovarëve dega e “Besës”, u themelua më vitin 1936-1937.
    [35] Pavle Mitrevski, Srpski dokumenti, za istoriata na Oridsko-strushkiot region (1890-1940), Strugë 2002, f. 8.
    [36] Istorija na makedonskiot narod, INI, Tom. V, Shkup 2003, f. 47; Istoriografia sllave në të gjitha paraqitjet e saj kërkesat e shqiptarëve për Shqipërinë Etnike i paraqet si kërkesa të shqiptarëve kinse për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”. Kjo propagandë sllave u ka shërbyer qarqeve borgjeze sllave për të manipuluar me popullin e vetë, për ti arsyetuar luftërat e tyre pushtuese kundrejt Shqipërisë Etnike dhe territorit shqiptar.
    [37] Amet Pere-Selman Kasapi, Represaliet e shqiptarëve të Maqedonisë për liri e pavarësi, 1941-1947, f. 148. (Monografi në dorëshkrim- Libri i Parë,), Tiranë 1989.
    [38] Vlladan Djorgjeviq, Arnauti i Velike Sille, Beograd 1913, f. 177.
    [39] Vebi Xhemaili, Shqiptarët e Pollogut në luftë për çlirim e Bashkim kombëtar 1912-1918, Tetovë 2003, f. 274.
    [40] Kiçevo i kiçevsko, vo NOB, 1941-1945, (dokumenti), Kërçovë 1985, f. 10.
    [41] N. Jorga, Breve histoire L’Albanie peuple Albanais, Bucarest, 1919, f. 67-68.
    [42] Dokumenti i materiali u oçi Drugog Svetskok rata, pjesa I, Zagreb 1949, f. 47-61.
    [43] Italianski diplomatski dokumenti za Makedonija, Tom. I, Shkup 2005, dok. 47, f. 194.
    [44] Arkivi i Maqedonisë Shkup; Raport i sigurimit gjerman për situatën politike në Tetovë, (Izveshtaj o Nemaçkim agenturama); raport për tre grupet që kanë vepruar në Tetovë; Shqiptarët, bullgarët dhe emigracioni rus.
    [45] Konstatin Jeriçek, Istorija Srba, Beograd 1922, f. 202.
    [46] Deklaratë e disa anëtarëve të organizatës “Besa”, në Tetovë. (Shefeqet Sulejmani, anëtari më i ri i kësaj organizate), nëntor 2005.
    [47] Vebi Xhemaili, këta territore kurrë nuk kanë qenë të Jugosllavisë, ato territore Jugosllavia i ka marrë si dhuratë nga Konferenca e Londrës kur Serbia dhe Mali I Zi u zgjeruan mbi 50% mbi territoret shqiptare. Shih librin; Shqiptarët e Pollogut në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar 1912-1918. f 87.
    [48] Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, (dokumente), Tiranë 1963, dok. 135. f. 99.
    [49] Revista “Shkëndija”, V.II. Nr.4, Tiranë, 1941.
    [50] Momçillo Stefanoviq-Milisav Krstiq, Velike Bugarseke pretenzije, vep. e cit. f.74
    [51] Veliko bugarske pretenzije, vep. e cit. f. 73
    [52] Arkivi i RM-Shkup, mikrofilmi nr. 348; Millutin Foliq, Akcije studenata za prava Albanskog naroda u periodu 1937-1941, “Kosova”,nr.8, Prishtinë 1979, f.45.
    [53] AM, Prefektura e Dibrës; Raport i inspektorit të arsimit nga Tetova, dërguar ministrit të Arsimit në Tiranë. 4. prill 942.

  4. #4
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Forcat Vullnetare Kombëtare Ngrenë Flamurin E Skënderbeut Në Shkup

    FORCAT VULLNETARE KOMBËTARE NGRENË FLAMURIN E SKËNDERBEUT NË SHKUP

    Nga Prof. Dr. Vebi Xhemaili

    Në shtator të vitit 1944, Qemal Jashari, me përcjellësin e tij Qemal Iljazin, u nisën për Kaçanik dhe ndaluan para dyerve të fabrikës së çimentos “Sharr’. Në këtë rajon vepronte Ushtria Vullnetare Shqiptare dhe bënte përgatitjet e fundit që të hyjë triumfalisht në Shkup. Policia rrugore e emëruar nga Komandanti i saj Avdyl Dura, pasi e legjitimojnë Qemal Jashar beun, e kuptojnë se kush janë dhe menjëherë e dërgojnë në oborrin e fabrikës, ku ishte zyra e Komandantit Avdyl Dura.[1] Pas një bisede të gjatë e cila zgjati mbi dy orë në mes këtyre dy udhëheqësve shqiptarë për veprim të mëtutjeshëm të forcave vullnetare në përgatitjen e planit për marrjen e Shkupit dhe ngritjen e flamurit kombëtar në Shkup.[2]
    Në këtë kohë Avdyl Dura ishte komandant në rajonin midis Ferizajt-Kaçanikut dhe Gjilanit, ky e mbante në duar të veta kontrollin e këtij rajoni që lidhej me Tetovën. Ky pasi bisedoi me Emin Jashar beun për situatën e krijuar në Shkup me rrethinë, i telefonoi Komandës në Kaçanik që ta presin si duhet në biseda udhëheqësin e shqiptarëve të Shkupit i cili po bënte përgatitje me krerët shqiptarë për marrjen e qytetit.[3]
    Pas kapitullimit të Bullgarisë, në koordinim me Xhafer Devën, Hamit Ferat Kruja erdhi në Shkup, i cili më parë kishte qenë Prefekt në Gjilan.[4] Në Shkup u bashkua me Komitetin e Shkupit, në krye të cilit ishte Emin beu, pasi e kishte zëvendësua Stefan Stefanovin. Ky me largimin e Bullgarisë e kishte lëshuar vet Komitetin. Hamit Kruja me Emin Jasharin së bashku shkuan në komandën gjermane dhe kërkuan që armët e mbledhura t’i kthehen përsëri rinisë shqiptare, për vetë mbrojtje.[5]
    Gjatë sundimit bullgarë në anën e Kumanovës vepronte me çetën e vetë Sulejman Sulejmani si “kontraçetnik”. Ky pas kapitullimit të Bullgarisë deklaron: “Më thirri Hamit Kruja dhe Xhafer Deva në Prizren”. Në këtë takim merrnin pjesë disa atdhetarë dhe një oficer Gjerman. Në këtë takim unë mora urdhër për ngritjen e flamurit kombëtar në Matejçe dhe themelimin e Shtabit për mbrojtjen e vendit që me çdo kusht mos të lejojmë depërtimin e forcave partizane në këto anë, sepse komunistët do të bëjnë kërdi në këto troje shqiptare. Në këtë takim kuptova se në Shkup është themeluar pushteti shqiptar në krye me Hamit Krujën. Nga dëshira e madhe për lajmin e hapur, kur Hamit Kruja u nis për Shkup unë i ofrova 15 ushtarë vullnetarë për mbajtjen e rendit dhe paqes në qytetet me rrethinë”.[6]
    Në marrjen e Shkupit kanë marrë pjesë: Xhemë Gostivari, Arif Kapetani, Mefailat e Kërçovës. Pasi hynë në Shkup, mbajtën një konferencë te Medreseja e Isa Beut. Pas tubimit te Ura e Gurit e ngritën flamurin e Skënderbeut.[7]
    Forcat partizane ishin shumë afër Shkupit, në këtë kohë vazhdojnë luftimet në disa drejtime: më të njohura janë beteja e Treskës dhe ajo e Karadakut. Një aradhë Tetovare me vullnetarë nga fshatrat e Tearcës, Sllatinës, Odrit, Nershtit e tjerë, vazhdojnë luftën mbrojtëse në drejtim të Karadakut. Udhëheqës i kësaj aradhe ka qenë Arif Kapetani. Në betejën e Karadakut ranë dëshmorë kapedanët e çetave: Kadri Azemi, Ferit Saliu nga fshati Dobrosht. Për pjesëmarrje në këtë luftë më vonë do të pushkatohn nga pushteti komunist Fetah Bakiu, Isni Velia, Xhelil Sulejmani, dhe Abdiraman Qazimi të gjthë nga fshati Nerasht. Më vonë nga ky fshat do të zhduket nga dora çetnike e UDB-a jugosllave edhe Zulçe Emini.[8] Po ashtu në luftërat e Shkupit dhe Karadakut, pati edhe disa të rënë nga Tetova dhe disa fshatra të Gostivarit.[9] Historiografia maqedonase pranon: “Se Xhemë Gostivari gjatë kësaj periudhe kishte krijuar territorin lirë, dhe kishte shpallë në pjesën e Maqedonisë Perëndimore ”Shtetin e pavarur shqiptar ”.[10]
    Sipas dëshmive të Luan Gashit: pas lirimit tim nga kampi i internimit në Prishtinë, unë me disa bashkëveprimtarë kemi ndihmuar në furnizim me armatim dhe veshmbathje edhe çetat e Mefailit të Madh dhe Xhemë Gostivarit, me ç’rast këta heronj shkruan epopenë e lavdishme antikomuniste të Maqedonisë shqiptare. I bindur se krahas luftës me armë në dorë kundër komunistëve, bullgarëve dhe maqedonasve. Këtë aktivitete luftarak, duhej gërshetuar me një propagandë konkrete, gjatë kësaj kohe Luan Gashi dhe Ibrahim Kelmendi organizojnë marrjen e Radio – Shkupit dhe fillojnë aty emetimin e emisioneve në gjuhën shqipe. për rreth 3 muaj, deri në ndërhyrjen e “nacionalçlirimtarëve” sllavo maqedonas.
    Radio-Shkupi, i drejtuar prej këtyre dy burrave nacionalistë, jo vetëm që foli në gjuhën shqipe, por u kumtoi krejt banorëve të Maqedonisë shqiptare, të ngriheshin në këmbë për të fituar lirinë dhe bashkimin kombëtar.[11]



    KONTRIBUTI I SULË HOTLËS DHE IBRAHIM KELMENDIT NË MBROJTJEN E PRESHEVËS NGA KOMUNISTËT

    Pas largimit të Bullgarisë fashiste, Sulë Hotla me çetën e vetë vazhdoi luftën për mbrojtjen e popullatës sipas direktive që mori nga Komiteti i Prizrenit. Ky me ftesë të Hamit Krujës u takua më parë në Gjilan. Në këtë takim Hamit Kruja i tha Sulë Hotlit se duhet të ngrihej flamuri kombëtar në rajonin e Kumanovës, më konkretisht në fshatin Matejçe.[12] Poashtu veproi edhe Ibrahim Kelmendi në rajonin e Preshevës, ky e ngriti flamurin në ndërtesën e Komunës dhe filloi përgatitjet për mbrojtjen e qytetit. Këtu del në pah lufta heroike e shqiptarëve të Preshevës duke çuar në vend urdhrin e Komandantit të Përgjithshëm të shtetit shqiptar Fuad Dibrës, për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike.[13] Por edhe sipas vendimeve të Komitetit të luftës me seli në Prizren, parashihej organizimi i forcave vullnetare shqiptare, për mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë Etnike, sipas nenit I.[14] Për organizimin e luftës Komandanti i Kumanovës Sulë Hotla dëshmon: “Në këto rrethana të përgatitjes së luftës kundër partizanëve u ftova në Prizren, në një Konferencë së bashku me Xhafer Devën dhe disa udhëheqës tjerë.[15] Sulë Hotla deklaron: “Pas themelimit të Shtabit ushtarak u thirra në Prizren te Xhafer Deva, atje takova Hamit Krujën dhe disa oficerë gjerman me grada ushtarake”. Në këtë mbledhje u vendos që të luftojmë së bashku kundër partizanëve deri në Preshevë. Komanda gjermane pranoi se do të na ndihmojë me armë dhe municion. Pas kësaj mbledhje gjenerali gjerman shkroi një letër: ku e emëronte Hamit Krujën për Prefekt të Shkupit.[16]
    Në marrëveshje me Hamit Krujën, rashë dakord se duhet të jap disa njerëz për mbajtjen e rendit dhe qetësisë në Shkup. Kur Hamiti u nis për Shkup i dhashë 15 vullnetarë, që t’i merr me vete si përcjellës.[17] Kur themelova Shtabin tim të luftës, deklaron Sulë Hotla, kam marrë urdhër nga Xhafer Deva dhe Hamit Kruja.[18] Në anën tjetër forcat vullnetare të komanduara nga Xhemë Hasa e kishin marrë Shkupin dhe këtu me përpikeni funksiononin organet e Shtetit i shqiptar.[19]
    Pas largimit të bullgarëve Sulë Hotla u bë komandant i pavarur dhe ka bërë disa beteja kundër partizanëve, së bashku me Dinë Hoxhën, Mulla Idrizin, Adem Staniqi, Fazli Seferi nga Bersalci, Ramiz Cërnica i Parteshit, Prof. Ibrahim Kelmendi, Ali Staneci dhe Limon Staneci Prefekt i Preshevës. Isen Tërpeza deklaron: “në Preshevë e filluam luftën ‘me besa besë’ por na tradhtuan komunistët e Fadil Hoxhës”.[20]
    Sulë Hotla në një bisedë që ka pasur me një komandant komunist i deklaron: “se ne luftojmë për Shqipëri”. Komunisti Teodor Georgievski pasi e dëgjon mirë Sulë Hotlën, ky i fundit e çon te hekurudha e Kumanovës që lidh vijën Nish-Beograd i thotë:”‘se njëra është e jona dhe i takon Shqipërisë, ndërsa tjetra është e juaja, bllokut partizanë”.[21] Në vendin e vetë Sula ishte i plotfuqishëm dhe jepte vendime në kokën e vetë, pra, ishte i pavarur.[22] Gjatë këtyre luftërave heroike në çetën e Sulës kanë marrë pjseë: Jusuf Azir Bajrami, së bashku me Sherif Asipin, Esat Alinë, Mexhit Sulejmanin dhe shumë atdhetarë tjerë.[23]
    Periudha e Shqipërisë së bashkuar zgjati deri më 14-15 nëntor 1944, kur edhe Presheva u shpall si zonë e lirë dhe e bashkuar me tokat etnike. Por me ardhjen e pushtetit komunist ajo terrorizua si Shkupi, Kumanova, Kaçaniku, Tetova, Bllaca dhe viset tjera shqiptare. Pra fjalët Fadil Hoxhës se kjo do të jetë Shqipëri ku bukës i thuhet bukë, e ujit-ujë, pas luftës nuk ndodhi.[24] Ndërsa fjalët e Sulë Hotlës dhe Hysen Tërpezës kundër komunistëve dolën shumë të sakta. Kosova ra në duar të armiqve.[25]
    Sipas Hysen Tërpezës, Forcat Vullnetare luftonin në çdo vend, ata shkonin nga beteja në betejë për të ndalë depërtimin komunist në këto anë që mos të bëjnë kërdi mbi popull. Kjo tezë e tyre doli shumë e saktë, partizanët bënë terror të paparë në gjitha qytetet shqiptare duke filluar nga Bujanoci, Presheva, Gjilani e deri në Dibër e Strugë.[26]
    E para në front, në këto ngjarje tragjike ishte Presheva heroike e cila përjetoi një terror të pa parë duke ra viktimë nga partizanët dhe OZN-a edhe pas luftës, ku numri i të vrarëve arinë mbi 600 vetë.[27] Një ngjarje trishtuese përjetoi edhe Ali Aliu nga Presheva me të birin e vet. Këtë komunistët e lidhën me tel, për trupin e djalit, por teli ishte këputur, ku ishte i lidhur me djalin e vrarë, Aliu u kishte shpëtuar plumbave dhe kishte kërcyer natën murin e shtëpisë, ku ishte komunisti dhe komandanti preshevarë Abdulla Presheva. Aliu i patë thënë: :”Ore Abdulla Presheva, të dëgjova deri sot, do të dëgjoja edhe nesër, por dëgjomë edhe ti njëherë: lëre që ma vranë djalin, e këputa telin, ku isha i lidhur me dorën time, por i vranë edhe 70 veta tjerë. I shkretuan fshatrat: Stanec, Bukiq, Ilndë, Bukurocë e kuqe.[28] Ne dolëm t’i presim me gëzim ata me yll të kuq në kapela, siç na pate porositur ti, Abdulla Presheva, por ata na vranë. “Nuk kemi pandehur se janë vrasës të tillë sllavo-komunistët, këta sllavo-komunistët që mbanin flamuj të kuq, por edhe yll të kuq kishin, e në këto shenja kishin fshehur sadizmin, o Abdulla Presheva. Pse na vranë, o Abdulla Presheva”!. Ai heshti sa nuk shpërtheu në vaj nga heshtja e turbullt. Unë kurrë nuk kisha pandehur, edhe sikur të ma këputnin kokën, si Ali Aliu që jam, se do ta shihja kaq të zhgënjyer dhe kaq të pikëlluar Abdulla Preshevën. Dy-tri ditë më vonë po ata sadistë të kuq e helmuan edhe Abdulla Preshevën. Vdiq në rrethana tejet të dyshimta.[29] Sipas Selim Selimit, “Abdulla Presheva ka vdekur nga sëmundja e barkut në spitalin e Shkupit.”[30]
    Shqiptarët për këtë tradhti shpejtë u bindën pas kapitullimit të Bullgarisë, pasi ushtria e saj qe reshtua me komunistët në të gjitha anët e Jugosllavisë, dhe në disa divizione në Kosovë. Por grushtin më të madh kosovarëve ja patën dhënë brigadat komuniste të Shqipërisë, të cilat në Kosovë komandoheshin prej Shefqet Peçit dhe në Maqedoni prej Aqif Leshit. Si thotë profesori i Historisë Ibrahim Kelmendi: “Arma më e fortë e tyre ishte propaganda në gjuhën shqipe, për të cilën gjuhë shqiptarët luftonin”. Mbas marrjes së qyteteve dhe të vijave të komunikacionit, bullgarët qenë tërheqë. Ndërsa brigadat shqiptare të komanduara nga Shefqt Peçi, e pranuan bashkëpunimin dhe tradhtinë e luftës, edhe për shumë kohë në trojet etnike. [31]
    Pas mbarimit të luftës me një grup luftëtarësh Sulë Hotla doli në mal, me të kanë qenë Samiu, Shuka, Amza, Isen Sahiti dhe disa të tjerë. Komandant Sula, u fliste luftëtarëve të vetë: “se në qoftë se vinë në pushtet Komunistët, ata do të therin dhe do të vrasin popullin shqiptar dhe nuk do të ngel asnjë xhami dhe kishë”. Në mal Sulën e ka ndihmuar Ferat Qazim Ganiu i cili i çonte bukë dhe duhan. Në vitin 1945 Ganiu dezerton nga ushtria partizane dhe shkon në fshatin Brest, ku takohet me Sulën, ku qëndroi 4-5 ditë. Pas këtij takimi Ganiu rregullisht e ka ndihmuar Sulën dhe Shukën në mal.[32]
    Efendi Shaban Jashari në emër të komunistëve shkon te Sula për ta kthyer ka partizanët por Sula kurrë nuk pranon dhe botërisht deklaron: “Unë më parë do t’i lëshojë të hynë bullgarët dhe rusët se sa partizanët”. Shaban Jashari një ditë mori një letër nga Komandanti i Brigadës së III Cekiqi, që të shkojë te Sula ta lus për dorëzimin e tij, por ai më tha: “se kurrë nuk do të lëshoj që këndej rrugës të futen forcat partizane”. Herën e katërt na dërgoi Shtabi Bullgar që Azem Hoxhën ta largojmë nga çeta e Sulës. Pranova të shkoj në Likovë dhe fshatra tjerë që t’i lus që të mos luftojnë. Para u futa në Likovë në dyqanin e Qazos dhe Selimit, i luta ata që ishin prezentë që të largohen nga çeta e Sulës dhe mos ta ndihmojnë atë. Nga dyqani u nisa për te Sula i cili ishte në shtëpinë e Haxhi Alisë, aty e takuam Sulën me 20 vetë vullnetarë. Këtu ishte edhe Azem Hoxha. Ata pyetën se çfarë ka të re në Kumanovë dhe për çfarë arsye ke ardhur, u thashë se kam ardhur që mos të luftoni dhe se kush nuk është fajtor do të kthehet lirisht në shtëpi dhe se nuk do të përgjigjet para ligjit. Ndërsa ata që kanë faj do të dalin para gjyqit.[33]Pas kësaj bisede Azem Hoxha, Efendi Shaban Jashari dhe Sula, shkuan në shtëpinë e Haxhi Ramazanit që të flenë. “E luta Sulën përsëri që mos të sulmojë partizanët në fshatin Vaksincë, pasi sulmi ishte i paraparë për këtë natë. Komandant Sula nuk dha përgjigje definitive. Në mëngjes Sula kishte shkuar në aksion kundër partizanëve, ndërsa ne u kthyem në Kumanovë”.[34] Në viti 1947, Sula me shokë duke kaluar kufirin për Greqi, kapet nga sigurimi jugosllav.[35] Ndërsa pas luftës OZN-a vendosi të shpërngulte me dhunë edhe Shaban Jasharin. Shabani përgjigjet: “Ju mund të më pushshkatoni, por unë, nuk kam ku të shkoj”.[36]
    Bajram Rashqja (Kaçaniku), si i besuar i Ismail Hoxhës ishte komandant i një çete kontraçetnike kundër partizanëve. Çeta e tij ka numëruar mbi 15 veta. Kjo çetë ishte e formuar me lejen Asen Bogdanovit, i cili ishte kryeshef i policisë Krahinore në rajonin e Shkupit.[37] Pas kapitullimit të Bullgarisë, ky bashkohet me Forcat e Xhemës dhe Arif Kapetanit, e çlirojnë Radushën, fshatin Rashqe me rrethinë dhe së bashku hyjnë në Shkup.[38] Më 12 shtator 1944, Xhemë Hasa e ngriti flamurin kombëtar mbi urën e Gurit, duke e mbrojtur Shkupin me Forca Vullnetare Kombëtare nga depërtimi komunist, deri më 14 nëntor 1944.



    Marrë nga Libri i Prof.Dr. Vebi Xhemailit;


    “Shqiptarët e Maqedonisë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1941-1945”


    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] Ramadan Asllani, Avdyl Dura me bashkëluftëtarë për Shqipërinë Etnike, Prishtinë 1998, f.78,141, 149; Ka lindur në vitin 1893 në fshatin Duraj, rrethi Kaçanikut.
    [2] UDB-a, kut. nr. 11. 18.
    [3] UDB-a p aty.
    [4] UDB-a, kut. 11.
    [5] UDB-a, kut. 11.
    [6] UDB-a, po aty. kut. 11.
    [7] OZN-a, kut.12, Dëshmi të Qemal Rasim Ilijazit, 8.XII.1948.
    [8] Xhevair Shaqiri, Profesor nga fshati Nerasht, i lindur në vitin 1922.

    [9] Shënime të mbledhura nga terreni.
    [10] Boro Mitrovski, Tetovo i tetovsko vo nov 1941-1945, Tetovë, 1991, f.321
    [11] Deklaratë e Rakip Raçës në OZN-a; në Gjilan Prefekt ishte Rifat Berisha unë shoqërohesha me të deri sa isha me detyrë në Gjilan, Rakip Raça kur ishte në punë në Gjilan pastaj vendoset në Gostivar
    [12] OZN-a, kut.11; Deglaratë e Sulë Hotlës.
    [13] Ibrahim Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, Preshevë 2006, f.102-116.
    [14] Daut Bislimi, Formacionet politike-ushtarake në Kosovë, vep. e cit. f.111.

    [15] OZN-a. Kut, 11. Dëshmi të Sulë Hotlës.
    [16] Po aty
    [17] Po aty.
    [18] Sulejman Sulejmani, deklaratë e tij në OZN-a.
    [19] Sulë Hotla flet vetë para organeve të hetuesisë në Shkup.
    [20] Hysen Tërpeza, një legjendë për Kosovën…..
    [21] OZN-a, Kut XIII, Sulë Hotla është i lindur në vitin 1875, në fshatin Hotël, Rrethi i Kumanovës, Gjatë Jugosllavisë së vjetër ka qenë kryetar komune në fshatin Matejçe. Gjatë luftës u bë udhëheqës i kontra çetës kundër partizanëve. Ka mbajtur lidhje me kryeshefin e policisë krahinore të Shkupit Asen Bogdanovin. Nga i cili merrte armë dhe material luftarak.
    [22] Sulo Hotla ka qenë në burg në vitin 1941 dhe e ka liruar Krsto Konjushki. Shukri Hasani e ka pasur inat Sulë Hotlën. Ai në Shkup ka pasur Lidhje edhe me Shaban Jasharin i cili pastaj deklaroi se e ka lut Sulën që të mos formojë çetë, por Sula i ka thënë: “se unë do të formoj çetë dhe se çeta ime do të jetë shembull dhe se nuk do të bëjë dëme askujt”.
    [23] Sulë Hotla, po aty.
    [24] Adem Murati, Ramadan Agushi, Prishtinë 2003, f. 76.

    [25] Ibrahim Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, vep. e cit. f.180.

    [26] Hysen Tërpeza, Një legjendë për Kosovën, Prishtinë 2004; Mehmet Kajtazi, Shqiptarët në Goli-Otok, Prishtinë 1991, 83; Në Goli Otok pati nga viset shqiptare edhe nga Tetova, f. 88.
    [27] Ibrahim Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, vep. e cit. f.182; Vebi Xhemaili, Forcat kombëtare në mbrojtje të Shqipërisë etnike 1941-1945, vep. e cit. f. 365.

    [28] Po aty. Mehmet Kajtazi, Shqiptarët në Goli-Otok.
    [29] Ibrahim Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, f.132.

    [30] Selim Selimi, Kohë e svidave historike, Preshevë, 1995, f. 115; Sipas dëshmive të Selim Selimit, Abdulla Presheva ka vdekur nga sëmundja e barkut në spitalin e Shkupit.
    [31] Ibrahim Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, Preshevë 2006, f.178.

    [32] Po aty
    [33]Po aty, Kut. XVIII, Deklaratë e Shaban Jasharit dhe Azem Hoxhës në OZN-a,
    [34] OZN-a, kut. XVII; Deklaratë e Jashar Shabani në OZN-a; Ali Presheva udhëheqës i një kontra çete në Preshevë, së bashku me Ismail Hoxhën dhanë 30 shqiptarë, për formimin e aradhës së Birmanit në gjysmën e dytë të vitit 1943.
    [35] Po aty
    [36] Hajrrilla Kola, Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve në viset e tyre etnike në Jugosllavi 1941-1967, Tiranë 200, f. 177.

    [37] OZN-a, Po aty.
    [38] Ismail Iseni nga Saraji; këto shënime të mbledhura nga terreni Radushës dhe rajoni i Rashqes.

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Reagimet E Forcave Kombëtare Në Kosovë Ndaj Vendimeve Të Kuvendit Të Prizrenit (1945)

    REAGIMET E FORCAVE KOMBËTARE NË KOSOVË NDAJ VENDIMEVE TË KUVENDIT TË PRIZRENIT (1945)


    Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
    Sabile_basha@hotmail.com


    Pas ripushtimit dhe aneksimit të Kosovës më 1945, dhe pas ngritjes së murit më makabër të ndarjes ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve, çështja e Kosovës dhe e trevave tjera që ngelën nën ish-Jugosllavi edhe më tutje do të mbetej e pazgjidhur. Në Kuvendin e Prizrenit, mbajtur më 8-10 korrik 1945, Kosova edhe zyrtarisht do të aneksohej nga Serbia. Me aprovimin e Rezolutës nga Kuvendi Federativ më 23 korrik 1945 dhe nga ai serb më 1 shtator 1945 çështja e Kosovës do të konsiderohej çështje e mbyllur[1]. Pavarësisht se gjatë LANÇ-it ishin marrë shumë vendime dhe ishin bërë shumë marrëveshje për vetëvendosjen sipas vullnetit të popullit, ato jo vetëm që nuk u respektuan[2], por në mënyrën më të vrazhdë u shkelën, dhe u quajtën vendime armiqësore, kurse njerëzit, që i përpiluan ato, u quajtën armiq të popullit, të cilët si të tillë u ndoqën dhe u likuiduan.
    Në Rezolutën e Kuvendit të Prizrenit (Mbledhja e dytë e “Këshillit Nacionalçlirimtar” të Kosovës, Prizren, korrik 1945), u shpall se Kosova “ me dëshirë të popullsisë së saj i bashkohej Serbisë Federale në kuadër të Federatës Jugosllave”[3]. Një zgjidhje e tillë e çështjes “me dëshirë të vetë popullsisë së Kosovës” kundër logjikës së karakterit objektiv të strukturës kombëtare të Kosovës dhe të hapësirës së gjerë e, me vazhdimësi të shumicës etnike shqiptare në Ballkan, jo vetëm që nuk mbyllte historikisht problemin e Kosovës dhe atë shqiptar, por e rihapte këtë çështje në mënyrë virtuale në kontekst të ri historik, në masë gjeopolitike në Ballkan[4]. E tërë kjo që pasoi ndikoi që forcat nacionaliste në Kosovë të reagojnë ashpër për vendimet që solli kuvendi në mënyrë arbitrare.
    Gjatë hulumtimeve që kam bërë për hartimin e kësaj teme vetvetiu mu imponua pyetja se kur dhe kush mori vendim për aneksimin e Kosovës me zonat e tjera shqiptare të ish-Jugosllavisë, dhe copëtimi i saj midis Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.
    Kuvendi i Prizrenit nuk ishte as i pari e as i fundit i cili solli vendime që Kosova të aneksohej nga Serbia e Jugosllavia. Aneksimi nga kjo njësi federale kishte filluar qysh më herët, ndërsa nga Kuvendi i Prizrenit pushtetarët jugosllav kërkonin formalisht vetëm një “verdikt të popullit”
    Në të vërtet, me 9-12 nëntor 1944 në Beograd, në mbledhjen e Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Serbisë, para se sa Tito të priste një grup shqiptarësh nga Kosova që vinin për tu interesuar për fatin e saj jetik[5] u bë fjalë për Kosovën. Thënë më drejt, për Kosovën ishte bërë fjalë edhe me 2 shtator të vitit 1944, kur Shtabi Kryesor i UNÇ dhe AP të Kosovës, me urdhrin e Shtabit Suprem të UNÇ dhe APJ u vu nën komandën e Shtabit Kryesor të UNÇ dhe AP të Serbisë. Prej kësaj kohe, Shtabi Kryesor i UNÇ të Kosovës u bë Shtab Operativ i UNÇ dhe AP të Kosovës.[6]
    Në shkurt të vitit 1945, në KQ të PKJ-së u organizua një mbledhje, ku veç debateve tjera u fol edhe për Kosovën dhe statusin e ardhshëm të saj. Nga e tërë kjo doli se zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë ishte se “Kosova e Metohija t’i bashkohen Shqipërisë, kurse Shqipëria të hyjë në federatën jugosllave”, por, meqenëse rrethanat ndërkombëtare nuk janë të favorshme për një hap të tillë- për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe hyrjen e Shqipërisë në federatën jugosllave, Kosova dhe Metohija si autonomi duhet ti bashkohen Serbisë[7]. Kishte edhe aso propozime që Kosova ti takojë vetëm Malit të Zi, ngase kishin një “histori të ngjashme” dhe një mentalitet të përafërt me shqiptarët.
    Në dokumentet e Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Serbisë, që u mbajt me 7-9 prill të vitit 1945 në Beograd, nga Kosova merrnin pjesë si mysafirë Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha, të cilët në seancë diskutuan dhe sipas dokumentit thuhej se shprehën “dëshirën” në emër të popullit të Kosovës që “Kosova të jetë nën Serbinë federale”[8]. Në diskutimin e Dushan Mugoshës në mes tjerash veçojmë këtë kur ai në emër të Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit “përcjellë përshëndetjet dhe dëshirat se popujt e Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit, t’i bashkohemi Serbisë federale vëllazërore”. Duke shprehur këtë “vullnet” të Këshillit Krahinor “Nacionalçlirimtar”, shpreh “dëshirën e popullit shqiptar”, të popullit serb e malazias[9].
    Po në këtë frymë diskutoi edhe mysafiri tjetër nga Kosova, Mehmet Hoxha, i cili me diskutimin e tij vërtetoi fjalët e të mëparshmit duke thënë se “Dëshira, të cilën e shprehu shoku Mugosha, që Kosova e Rrafshi i Dukagjinit t’i bashkohen Serbisë Federale, nuk e frikëson popullin shqiptar të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit”, por “e forcon dhe i jep siguri” se do të ketë po ato të drejta që i kanë edhe popujt e tjerë të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit[10]. Nga këto diskutime që u bënë në Beograd mund të konkludohet se Kosova iu bashkua Serbisë në mënyrë arbitrare, në bazë të diskutimeve që u bënë nga dy mysafir, e dihej mirë në bazë të dokumenteve historike se Kosova dhe populli i saj asnjëherë nuk diskutoi, nuk u pyet dhe nuk votoi që ajo të ngeli në kuadrin e Serbisë federale.
    Për të qenë “çdo gjë në rregull dhe e ligjshme”, Serbisë dhe Jugosllavisë iu nevojit edhe ana formale për të marrë “pëlqimin, e popullit në një Kuvend” sado formal që të jetë, meqë para opinionit të gjerë donte që ta justifikojë tradhtinë e menduar me aq perfiditet.
    Andaj, për të dal “vendimet e ligjshme” u thirr Kuvendi i Dytë i Këshillit Krahinor “Nacionalçlirimtar” i Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit. Mbledhja e Kuvendit u mbajt me 8-10 korrik 1945, dhe i tërë ky tubim kaloi me presione nga më të ndryshmet ngase aty merrnin pjesë shumë atdhetarë e patriotë të shquar të cilët as me çmimin e jetës nuk pranonin që tokat shqiptare të ngelnin nën ish- Jugosllavi.
    Ata që e kundërshtuan një hap të tillë, më vonë u njekën, u burgosën pa arsyetim, e disa edhe u likuiduan tinëzisht nga organet e OZN-ës. Të tillët ishin shumë, por po përmendim vetëm rastin e patriotit të shquar të Anamoravës, Ramiz Cërrnicën i cili në kuvend doli haptas kundër qëndrimeve gllabëruese të Serbisë duke thënë se “Ne jemi shqiptar, kemi një gjuhë e një gjak me shqiptarët e Shqipërisë... Ku keni parë ju në historinë e njerëzimit që fëmija t’ia kthej shpinën nënës e ta përqafojë njerkën? Kjo s’është as e logjikshme e as e pranueshme për ne shqiptarët[11], por pas këtij diskutimi, në sallë pasoi një tollovi e paparë. Disa nga udhëheqësit kërkuan që ti ndërpritet fjala, disa kërkuan që të nxirret jashtë dhe dolën shumë propozime të tjera. Por, kalvari i Ramiz Cërrnicës nuk përfundoi me kaq, ai më vonë u ndjek dhe u arrestua nga organet e OZN-es, ku u dënua me 20 vjet burg të rëndë. Edhe pas daljes nga burgu, atë nuk e lanë të qet njëherit edhe anëtarët e tjerë që morën pjesë në kuvend dhe nuk u pajtuan me vendimet që u morën në te, u përcollën nga udbashët dhe disa nga ta kaluan vite të tëra nëpër burgjet jugosllave.
    Aneksimi i Kosovës nga Serbia do të shohim më vonë se, ishte vetëm një pjesë e padrejtësisë që u bëhej shqiptarëve në Jugosllavinë komuniste. Sepse çështja e Kosovës nuk ishte krejt çështja shqiptare. Padrejtësia që i bëhej popullit shqiptar në ish-Jugosllavi e rëndonte edhe më tepër copëtimi i trevave në të cilat shqiptarët ishin popullatë e vetme apo shumicë dërmuese në tri republika jugosllave: në Republikën e Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi[12]. Kosova, jo vetëm që u shkëput nga trungu amë, por asaj iu shkoqën jo vetëm trevat e banuara kryekëput ose kryesisht me popullatën shqiptare në Maqedoninë Veri-Perëndimore dhe në Mal të Zi, por edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, në të cilat shqiptarët ishin shumicë dërmuese.
    Në mbarim të vitit 1945, menjëherë pas mbarimit të luftës, të gjitha problemet, që lidheshin me Kosovën dhe të ardhmen e saj, ato u shtruan dhe u tentuan të zgjidhen në kuadër të Jugosllavisë së Titos. Gjatë luftës, udhëheqësit e PKJ-së kishin premtuar se e ardhmja e Kosovës do të zgjidhej nga vetë popujt që jetonin atje, me mirëkuptim, nga partitë e regjimet demokratike popullore që do të vendoseshin në Shqipëri e në Jugosllavi, pas fitores mbi fashizmin[13]. Gjatë luftës vazhdimisht ishte folur e shkruar se pas saj ( luftës), do të respektohet Deklarata e Moskës[14], Karta e Atlantikut[15], Deklarata e Teheranit[16], Letra e Titos[17] e botuar në gazetën “Proleter”, Rezoluta e Bujanit[18] e, shumë dokumente të tjera me rëndësi historike.
    Në ish-Jugosllavi në fund të luftës, deklarohej se kriteri kombëtar do të vihej në themel të ndarjes territoriale dhe administrative të vendit. Por, pas përfundimit të saj, këto kritere për pushtetin jugosllav, nuk ekzistonin, dhe si të tilla nuk u morën parasysh. Edhe pse territoret shqiptare përbënin një tërsi territoriale, ishin kompakt nga pikëpamja kombëtare, kishin një vijueshmëri e shtrirje të përcaktuar qartë nga pikëpamja gjeopolitike gjatë kufirit me trungun amtar dhe me republikat e tjera të Jugosllavisë, u ndanë midis njësive federale[19]. Të gjitha këto, ndikuan që te populli shqiptarë të rritet pakënaqësia. Këtë më vonë e pranuan edhe vet udhëheqësit jugosllav.
    Aneksimi i Kosovës në Serbinë Federale shënon manovrimin më dinak sllavo-komunist, dhe fillimin e një tragjedie të re për shqiptarët këndej kufirit. Shqiptarët e Kosovës edhe për kundër sakrificave të mëdha që bënë në luftën antifashiste, nuk përfituan nga rasti në përmbushjen e ëndrrës së tyre të çlirimit kombëtar. Ata, pas legalizimit të ri-okupimit në Kuvendin e Prizrenit, u detyruan të ndiqnin një politikë më ndryshe dhe më të pranuar në kohë e hapësirë. Se, lufta për çlirim dhe për të ardhmen e tyre kombëtare nuk do të pushoi, natyrisht me forma të reja, të imponuar nga situatat e krijuara.
    Ato forca nacionaliste dhe ata patriotë, që kishin luftuar gjatë tërë kohës për një Shqipëri etnike, pas kësaj që ndodhi, vendosën që në mënyrë të organizuar, legalisht, por edhe ilegalisht të luftojnë dhe të veprojnë për bashkimin e tokave shqiptare. Shi për këtë, ishte e natyrshme që të bëhej një organizim i atillë, sepse ku ka okupim dhe robëri, lind edhe rezistenca e qëndresa e popullit.
    Pas aneksimit të Kosovës, për popullin shqiptar filloi një etapë e errët, një kalvar i vërtetë. Filluan përsëri masakrat masive mbi popullatën e pafajshme, dhe likuidoheshin patriotët dhe intelektualët e paktë. Në Drenicë dhe në shumë vende të tjera të Kosovës bëhej gjenocid i vërtet. Edhe pse ishte e pushtuar Kosova, ajo edhe më tej trajtohej si zonë e rrezikshme dhe e pasigurt për shkak se banohej me një popullsi shumicë jo sllave, e shtypur dhe e diskriminuar[20]. Andaj edhe ekzistonte frika tek okupuesi.
    Me këtë gjendje të imponuar, ku “liria” dhe “barazia” e popullit shqiptar ishin shndërruar në robëri nga një pakicë kombëtare –serbët dhe malazezet, kuptohet se populli liridashës nuk ishte i kënaqur. Meqë popullata shqiptare që jetonte përgjatë kufirit me shtetin amë, edhe zyrtarisht ishin shpallur si element i pabesueshëm[21], për këtë arsye edhe ndiqeshin, burgoseshin, torturoheshin, detyroheshin të shpërnguleshin, madje edhe vriteshin dhe askush nuk merrej në përgjegjësi. Fundja, të gjitha masakrat, që ua bënë shqiptarëve, ishin të legalizuara nga organet shtetërore, që si bazë u shërbenin “Naçertania “ e Garashaninit, elaboratet e I. Andriqit, I . Vukotiqit, elaboratet I,II të Vasa Çubrilloviqit, të cilat vazhduan të zbatohen me përpikëri si dhe projekte të tjera të mëvonshme.
    Duke e parë tradhtinë e madhe që ndodhi me 8-10 korrik 1945, forcat nacionaliste shqiptare u detyruan që të kërkonin përkrahjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin e forcave demokratike në vendet perëndimore. Ilegalja shqiptare duke e parë se tokat shqiptare po rrëshqitnin në prehrin sllav, filluan organizimet për t’iu kundërvënë qëllimeve gllabëruese të tyre.
    Viti 1945, vlen të cekët se tek populli shqiptarë do të kujtohet si viti më i përgjakshëm në historinë e Kosovës, sepse do të pushkatohen disa dhjetëra mijëra veta, shumë të tjerë do të zhdukën pa gjurmë, mbi 30 mijë do të futën në burgje dhe do të vendosën në kampe, qindra mijëra të tjerë do të marinë botën në sy ( si në Turqi, Greqi e vende të tjera), e shumë të tjerë do të vriten jashtë Kosovës[22] . Të gjitha këto do të bëhen nën maskën e njëfarë “Vëllazërim-bashkimit” iluzor.

  6. #6
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Administrimi ushtarak në Kosovë

    Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha


    Administrimi ushtarak në Kosovë


    Ndërsa Pushteti i Administrimit ushtarak në Kosovë u vendos në kohën kur organet më të larta të PKJ-së dhe të LANÇ-së, vendosën që Kosova, si njësi autonome, t’i aneksohej Republikës së Serbisë. Kjo koincidencë nuk ishte e rastit, ajo ishte e lidhur ngushtë me detyrat që qëndronin përpara tij. Qëllimet e këtij pushteti ishin :
    1. Administrimi ushtarak synonte t’u mohonte shqiptarëve arritjet dhe të drejtat që kishin realizuar gjatë luftës,
    2. T’u impononte zgjedhjet që ishin projektuar për ta në rregullimin federativ të Jugosllavisë së pasluftës.
    3. Ai kishte për detyrë të pengonte me çdo mjet shpërthimin e pakënaqësisë tek shqiptarët, e cila mund të çonte edhe në një kryengritje të përgjithshme popullore,
    4. Të thyente rezistencën e popullit shqiptarë që kishin filluar në anë të ndryshme të Kosovës[23].
    5. Në rast nevoje, të pengonin ndërhyrjen e Ushtrisë Shqiptare, që do ti vije në ndihmë Kosovës, dhe
    6. Administrimi Ushtarak, justifikohej me pretekstin se gjoja ishte vendosur për luftimin e forcave “kundërrevolucionare “ shqiptare në Kosovë.
    Administrimi ushtarak në Kosovë u vendos me 8 shkurt 1945, me propozimin e J.B.Titos[24] dhe e tërë kjo u konceptua edhe si riorganizim i formacioneve ekzistuese ushtarake në Kosovë dhe u shoqërua me formimin e brigadave dhe të divizioneve të reja, ndërmarrjen e masave për thyerjen sa më të shpejt të rezistencës në Kosovë, që u organizua në disa pjesë të saj. Gjatë ekzistencës së pushtetit ushtarak, vëmendja kryesore u përqendrua në largimin e kontingjenteve të të rinjve shqiptar nga këto treva, të cilët për këtë shkak u dërguan në veri të Jugosllavisë, ose në radhët e “brigadave të punës”[25]. Rruga që përshkuan këta të rinj ishte shumë e vështirë, për arsye të presioneve të shtabeve jugosllave.
    Ndryshime të shumta u bënë në organizimin e reparteve ushtarake, në kuadrin komandues të këtyre reparteve dhe të seksioneve të shtabit të qarkut. Për drejtimin e tyre u caktuan kuadro serbe e malazeze, të cilët në shumë raste u thirrën nga rajonet e tjera të Jugosllavisë. Nga detyra u shkarkua Fadil Hoxha, i cili në këtë kohë ishte komandant i Shtabit Kryesor, e më pas i Shtabit Operativ të Kosovës. Shef i Shtabit Operativ për Kosovë u emërua Dushan Vukotiqi, i cili deri në atë kohë kishte qenë zëvendës komandant i Divizionit të 46- të jugosllav. Shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviq,[26] i cili u dërgua nga Shtabi Kryesor i Serbisë.
    Mu nga këto ndryshime që u bënë në kreun ushtarak në Kosovë, del se në riorganizimin e ri nuk u emërua asnjë nga shqiptarët, vetvetiu kuptohet edhe qëllimi i administrimit ushtarak.
    Komandës së Administrimit ushtarak iu dhanë autorizime të plota, ndërsa për të gjitha veprimet ajo jepte përgjigje vetëm para Komandantit Suprem[27]. Me fillimin e veprimit të pushtetit ushtarak në Kosovë, gjenocidi ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, mori formën e jetës së rëndomtë, populli filloi të jetojë në ankth, për ditët që do të vijnë.
    Ndërsa me 19 shkurt 1945 (11 ditë pasi u vendos administrimi ushtarak), në Prishtinë, OZNA dhe ushtarakët thirrën mbledhjen e Komitetit Krahinor të PKJ- së dhe morën vendim që organizata partiake e Kosovës t’i bashkëngjitej organizatës partiake të Serbisë[28]. Për të gjitha këto ndërmarrje populli e as anëtarësia nuk pyetej fare. Por, edhe sikur të pyeteshin, përfaqësimi i shqiptarëve në radhët e PKJ-së ishte shumë i vogël. Nga kjo del se pas luftës aspiratat kombëtare të popullit shqiptar në ish—Jugosllavi nuk u morën parasysh, por u shtypen me dhunë e terror. Udhëheqja e PKJ-së dhe politika serbe i shfrytëzuan si marrëdhëniet që u krijuan ndërmjet PKJ-së dhe PKSh-së ashtu dhe parullat për “vëllazërimin, bashkëpunimin e internacionalizmin”, për realizimin e qëllimeve të veta grabitqare ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar[29] që u manifestua edhe më vonë.
    Po qe se shqyrtojmë hollësisht dokumentet ushtarake (LANÇ) dhe partiake (PKJ), nxjerrim përfundime, se Kosova si njësi autonome nuk lindi pas vitit 1945, por autonomitetin e saj e gjejmë shumë më herët. Ajo gjatë gjithë viteve të luftës pati të drejta të barabarta, si edhe republikat tjera të ish-Jugosllavisë. Mirëpo, ç’është e vërteta, populli shqiptar asnjëherë nuk e shikoi me “admirim” pushtetin e ri, që kishte gdhirë mbi Kosovën pa dashjen e saj. Edhe në dokumentet partiake të kohës thuhet se shqiptarët me vështirësi pranonin të anëtarësoheshin në radhët e PKJ-së. Ta zëmë se vetëm në mars të vitit 1945, në Kosovë kishte 1020 anëtarë të PKJ-së, prej tyre vetëm 328 ishin shqiptarë, ose 33% nga numri i përgjithshëm[30]. Përbërja kombëtare ndryshonte edhe në komitetet partiake të rretheve. Pas lufte, organizata partiake në Kosovë u nda në shtatë komitete partiake të rretheve. Vetëm në komitetin e rrethit partiak të Gjakovës, sekretar i organizatës ishte shqiptar ( Xhevdet Hamza). I cekëm sekretarët e komiteteve vetëm e vetëm që ilustrimi i padrejtësive në përfaqësimin e strukturës kombëtare të jetë më argumentues.
    Diskriminimi kombëtar vërehet edhe në udhëheqësin më të lartë partiake të Kosovës. Sekretar politik i Byrosë së Komitetit të Partisë për Qarkun e Kosovës ishte Milladin Popoviqi, sekretar organizativ ishte Dushan Mugosha, ndërsa anëtar të saj ishin :Pavle Joviqeviq, Spasoje Gjakoviq, Ismet Shaqiri, Fadil Hoxha, Boshko Çakiq, Xhavit Nimani, Kërsta Filipoviq dhe Mita Milkoviq. Po kjo gjendje e organizimit partiak për nga struktura kombëtare u ruajt edhe pas vrasjes së Milladin Popoviqit[31] ( 13 mars 1945), e cila zgjati deri më vitin 1968, kur për herë të parë u zgjodh një shqiptar- Veli Deva. Mund të themi lirshëm se e tërë kjo ishte bërë me paramendim, ngase organet partiake luanin një rol shumë të madh për vendosjen e fateve të kombeve në ish- Jugosllavi.
    Dhe do të shtoja se, asnjë komb në ish- Jugosllavi nuk ishte i ndarë në dysh dhe i copëtuar si shqiptarët, ku gjysma e tij quhej komb dhe gjysma tjetër kombësi. Asnjë komb në ish-Jugosllavi nuk ishte më i ekspozuar ndaj dhunës, dhe, nuk e ka përballuar atë, ashtu sikur se e përjetoi populli shqiptar, dhe, asnjë kombi, nuk i është rrezikuar ekzistenca e substancës kombëtare, sikur e shqiptarëve.
    Më 8-13 maj 1945, në Beograd u mbajt Kongresi Themelues i PK të Serbisë. Në të, përveç konstatimit se “është zgjidhur çështja e pakicave kombëtare”, që e zuri në gojë sekretari politik i Komitetit Krahinor të PKS-së për Kosovë- Gjoka Pajkoviqi. Ai në mes tjerash kishte cekur edhe dobësitë dhe gabimet e shumta që u bënë ndaj popullit të Kosovës.
    Po në këtë tubim, për të njëjtat gabime foli edhe Aleksandër Rankoviqi, njeriu më i dëshmuar për krimet që kishte bërë ndaj shqiptarëve[32]. Këto dy dëshmi dolën mu nga ata, që nuk kursyen asgjë për likuidimin e shqiptarëve. Shtrohet pyetja athua pse e bënë këtë?! Për të lehtësuar ndërgjegjen e tyre, apo për të fshehur masakrat e tjera, që u bënë në mënyrën më tinëzare, në natën e historisë. Mendoj, se, kjo e dyta është shumë më afër mendjes, e në favor të saj flasin shumë likuidime dhe shumë varre masive të shqiptarëve, si në Drenicë, në Gjilan, në Pejë, në Gjakovë, në Prizren e për të cilat askush nga kompetentët nuk mori përgjegjësinë.
    Planet për Kosovën dhe trevat e tjera shqiptare ishin, që ato të serbizohen dhe të sllavizohen, prandaj me nguti, menjëherë pas “çlirimit” në vende kyçe udhëheqëse në Kosovë, u caktuan serbët e malazezët si në gjyqe e vende të tjera[33]. U hoq Gjyqi Krahinor dhe me kërkesën e drejtpërdrejt të Dushan Mugoshës, u krijuan katër gjykata qarqesh: në Pejë, në Prizren, në Prishtinë dhe në Gjilan ( me qendër në Ferizaj), ku të katër kryetarët e gjykatave ishin serbomalazezë: Petar Shoshkiq, Dragutin Jakiq, Voja Stankoviq dhe Svetozar Nediq [34]. Serbët e malazezët dominonin edhe në Këshillin Krahinor, në Komitetin Krahinor dhe në çdo vend tjetër me rëndësi politike.
    Kosova e dërrmuar nga pushteti ushtarak, me 8-10 korrik 1945 do të arrij në Konferencën e Dytë të Këshillit NÇ për Kosovë që u mbajt në Prizren. Siç është tani veç e ditur, kjo konferencë u mbajt nën presion dhe nën kërcënimet e grykës së pushkëve. Pjesën më të madhe të delegatëve e përbënin serbët e malazezët, por për të krijuar huti te delegatët shqiptarë ata kishin vënë plisa[35] të bardhë në koka.
    Në mënyrë arbitrare, ky kuvend, shpalli të paligjshme dhe korigjoi vullnetin dhe aspiratat shekullore të popullit të Kosovës, të shprehura në Konferencën e Parë të Këshillit NÇ për Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit, të mbajtur në fshatin Bunjaj të Malësisë së Gjakovës ( 31 dhjetor 1943-1 e 2 janar 1944). Konferenca u mbajt në kohë lufte dhe pikërisht në atë kohë kur edhe kombet e tjera të Jugosllavisë themeluan organet më të larta të pushtetit të dala nga LANÇ-i, në kohën kur çdo komb po realizonte sipas dëshirës e vullnetit të tij të drejtën për vetëvendosje[36], por për shqiptarët sipas të gjitha gjasave nuk vlenin këto parime.
    Duke ecur në gjurmët e nacionalizmit shqiptar, mbledhja e Bunjanit ( 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944), përcaktoi si synim madhor bashkimin e tokave shqiptare. Këto vendime që u morën në këtë mbledhje, nuk ishin shfaqje e ndonjë nacionalizmi ekstrem, edhe pse më vonë nuk u përfillën vendimet e saja. Nuk u mor parasysh e drejta e vetëvendosjes së popullit shqiptarë për luftën e sakrificën që bënë. Periudha e mëvonshme provoi se ky copëtim, ishte burim kryesor i pakënaqësive që ndodhën në popullatën shqiptare.
    Të tëra këto padrejtësi me arsye krijuan tek shqiptarët pakënaqësi. Shi për këtë, një organizim më i shpejt dhe më i mirë pritej nga patriotët e intelektualët. Në këtë periudhë dhe nën këtë trysni të vazhdueshme lindën dhe vepruan forcat nacionaliste që në mënyrë të organizuar, nëpër mes të organizatave ilegale artikuluan qëllimet e kërkesat e veta parësore e supreme të cilat ishin: Çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me shtetin amë- Shqipërinë.
    Edhe pse pushteti jugosllav i dinte qëllimet e nacionalizmës shqiptare, ajo propagandonte se, këto organizata ishin armiqësore, nacionaliste, separatiste, dhe që vepronin pa sukses, të nxitura nga shtetet perëndimore.
    Në këto momente kritike të historisë, nacionalizma shqiptare ende zotëronte një potencial njerëzor si në aspektin politik, ekonomik dhe në atë ushtarak, i cili pas padrejtësive të shumta po vihej në veprim për ta ndryshuar situatën.
    Bërthamën e forcave nacionaliste për formimin e Ushtrisë Demokratike Shqiptare e gjejmë diku në nëntor 1944. Pas formimit të Komitetit Suprem të Kosovës të Adem Gllavicës më 1 dhjetor 1944[37], lindi ideja që në çdo pjesë të Kosovës, aty ku jetojnë shqiptarët të formohen organizatat ilegale si dhe grupet më të vogla të ilegales shqiptare. Në vazhdën e këtij aktiviteti të lëvizjeve atdhetare, u formuan shumë organizata patriotike shqiptare, me një distancë kohore të caktuar, e, që manifestoheshin sidomos pas vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945. Në këto vite, nga populli i okupuar formohen organizatat më të fuqishme nacionaliste siç ishin : Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH), Besa Kombëtare (BK), Organizata nr.2[38] dhe Këshilli i të Dymbëdhjetëve[39] e disa të tjera më pak të njohura.
    Në këto grupime nacionaliste përfaqësoheshin gjerësisht inteligjencia e re shqiptare e cila aspironte për një Shqipëri të bashkuar dhe demokratike.
    Nga ana tjetër, është e domosdoshme të nënvizohet se nacionalizmi shqiptar ka një dallim esencial nga nacionalizmat e tjerë ballkanik. Ai në veprimtarinë e vet nuk ishte ekstrem, nuk kishte parashtruar revizionizmin e dhunshëm territorial, nuk bazohej në fundamentalizëm fetar dhe në ekskluzivizmin etnik [40].




    Delegacioni shqiptar në takim me Titon




    Duke i parë rrjedhat politike, të muajve të parë të vitit 1945, gjenocidin e terrorin e paparë ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, me iniciativën e disa patriotëve shqiptarë meret qëndrimi që të bisedohet shtruar për çështjen e Kosovës me vetë Titon. Ngase, gjatë luftës ishte premtuar e thënë shumë herë për vetëvendosjen e popujve. Duke u nisur nga këto premtime populli shqiptar, mori pjesë aktive në luftë për çlirimin nga fashizmi, dhe për bashkimin e tokave shqiptare në një shtet të vetëm. Vizita e delegacionit shqiptarë në Beograd u zhvillua me 6 prill 1945, dhe sipas dokumenteve thuhej se temë kryesore ishte statusi i ardhshëm i Kosovës dhe çështja agrare. Në delegacion merrnin pjesë: Mehmet Hoxha, Halim Spahija, Mehmet Krileva, Qamil Luzha, Demë Taraku, Ahmet Nishku, Hilmi Zariqi, Rifat Berisha, Ismajl Haxhi- Kaçaniku, Ahmet Efendi Mitrovica, Vesel Rexhepi etj.
    Ata (Delegacioni shqiptar), kishin përgatitur me shkrim shtatë kërkesa, të cilat ia dorëzuan Titos, dhe në ato pika kërkohej :
    1. Ligji agrar të përmirësohet
    2. Administrata të mbahet në gjuhën shqipe në Kosovë
    3. Të sillën arsimtarët nga Shqipëria në Kosovë
    4. Shitblerja e tokave që janë bërë me kërcënime nga serbët mos të pranohen
    5. Të burgosurit pa faj me u fal
    6. Të garantohet përdorimi i Flamurit Kombëtar dhe
    7. Të njihej e drejta për vetëvendosje[41]
    Të pesë (5) pikat e para sipas një deklarate të Qamil Luzhës, Tito i pranoi,
    por dy të fundit publikisht i refuzoi, dhe nga kjo ishte shumë e qartë se çka po i priste shqiptarët.
    Në Konferencën e Tretë të PKJ-së për Kosovë, Bllagoje Neshkoviqi, mohonte çdo pjesëmarrje të shqiptarëve në LANÇ, duke thënë: “Ju në Kosovë dhe në Rrafshin e Dukagjinit nuk keni njeri që nuk ka pushkë dhe këta njerëz në çdo çast mund të çohen në kryengritje”, për të vazhduar më tutje se “ sa i përket fitores politike është e qartë se për të as që mund të flitet, sepse ne jemi mjaft larg prej saj. Populli nuk është me ne. Po e shohim se shqiptarët në numrin më të madh janë kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare[42].
    Këto vlerësime bëheshin kur Tito në bisedimet me delegacionin e shqiptarëve të Kosovës në prill të vitit 1945, kur ai në një mënyrë pranonte, por edhe në një tjetër e qortonte delegacionin se ata nuk ishin me LANÇ-in. Në kongresin Themelues të PKS-së 8-12 maj 1945[43], e prezanton diskutimin me delegacionin shqiptar, duke iu rrëfyer të pranishmëve se çfarë iu kishte thënë shqiptarëve në takim: “Ne e dimë se ju keni qenë me ushtrinë gjermane dhe se keni luftuar kundër nesh, mirëpo kjo nuk do të thotë se ne do të iu thërrasim në përgjegjësi...Ne nuk duam që shqiptarët në Kosovë të jenë qytetar të rendit të dytë apo të tretë. Ne duam që ju të keni të drejtat tuaja, barazi, të keni gjuhën tuaj, mësuesit tuaj, të ndiheni si në vendin tuaj[44]. (Me gjasë Tito-ja kishte harruar se shqiptarët ishin në tokat e tyre, e ata -serbet ishin vetë okupuesit, që donin të ndjeheshin si në vendin e vet).

  7. #7
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Formimi i Shtabit Suprem të Ushtrisë Popullore Demokratike Shqiptare në Kosovë

    Formimi i Shtabit Suprem të Ushtrisë Popullore Demokratike Shqiptare në Kosovë


    Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha


    Pa dyshim se Shtabi Suprem i Kosovës[45] ishte fryt i pamohueshëm i aktivitetit të forcave nacionaliste shqiptare, që vepronin në Zonën IV të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës. Ish- anëtarët e Shtabit të kësaj zone, me 1 dhjetor 1944 u takuan në fshatin Tërpezë dhe formuan Shtabin Suprem të Kosovës. Në takim merrnin pjesë krerët e Lëvizjes Kombëtare siç ishin : Adem Gllavica, Mulla Idriz Gjilani, Qazim Llugaxhiu, prof. Ibrahim Kelmendi e shumë të tjerë. Pas një diskutimi të gjatë e të gjithanshëm të situatës në Kosovë, u zgjodh udhëheqja e re e Shtabit Suprem të Kosovës. Komandant i SH.S.K u zgjodh Adem (Selim) Gllavica dhe zëvendës i tij u zgjodh Qazim Llugaxhiu.
    Kuvendi Themelues i Shtabit Suprem për Kosovën u mbajt në ndërtesën e xhandarmërisë në fshatin Tërpezë të Moravës së Epërme, ku merrnin pjesë edhe shumë nacionalist të njohur si: Luan Gashi, Hamdi Gashi (Mramur), Selim Maqestena, Mehmeti i Zi, Bahtir Dumnica, Abdyl Henci etj.
    Gjatë kësaj kohe u shtrua nevoja e ngutshme dhe e domosdoshme që krerët e lëvizjes të vepronin në ilegalitet të thellë. Kjo do të thoshte që duhej të bëhej një organizim tjetër, të cilën e impononte rrjedha e ngjarjeve, nga ai i mëparshmi. Gjatë kësaj periudhe, u formuan, vepruan dhe njëherit u zbuluan shumë patriot të shquar. Shumë veta u pushkatuan dhe shumë të tjerë u dënuan me shumë vite burgu. Kështu me 15-16 gusht të vitit 1945, Adem Gllavica si komandant i Shtabit Suprem të Kosovës mori qëndrim që t’i ftojë krerët e ilegales shqiptare, dhe përfaqësuesit e të gjitha organizatave të NDSH-së. Tubimi u mbajt në Kopilaçë[46], me 15-16 gusht, vend ndërmjet Moravës së Epërme e Karadakut të Shkupit. Në këtë takim kishin ardhur krerët kryesor të forcave nacionaliste si: Hysen Tërpeza, Adem Gllavica, Ibrahim Haki- Kelmendi, Luan Gashi, Tefik Tanisheci, Hasan Kabashi, Dinë Hoxha, Qazim Llugaxhiu, Sylë Hotla etj. Po ashtu në këtë tubim merrnin pjesë edhe shumë anëtar të LNDSH-së si: Qemal Ali Skenderi, Mexhid Haki –Zyberi, Xhemail Bllaca[47]etj, që përfaqësonin KQ të NDSH-së në Shkup.
    Tubimi i Kopilaçës zgjati dy ditë, dhe nga aty dolën qëndrimet më të rëndësishme historike, lëvizja e rezistencës shqiptare do ta konsiderojë tubimin si Kongresi III i Ballit Kombëtar ose si do të quhej më vonë si Kongresi i Parë i NDSH-së.
    Vendimet që kishin rëndësi e peshë të madhe për lëvizjen ishin: Lëvizja e Rezistencës Shqiptare u vendos të quhej ”Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare”, Ndër vendimet e tjera, kongresi mori qëndrim, që Komiteti Qendror i NDSH-së në Shkup, të jetë organi më i lartë partiak i Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare. Të gjithë nacionalistët, që luftonin për lirimin e tokave shqiptare të quhen “Ushtria Popullore Demokratike Shqiptare”[48]. Po në këtë kongres u vendos se duke pasur parasysh numrin e madh të luftëtarëve, të njësive dhe grupeve që ndodheshin në terren dhe ishin nën armatim, që të bëhet një organizim më i mirë dhe më i avancuar.
    Në kongres u formuan pesë batalione. Secili batalion në kuadrin e vet do të ketë edhe Shtabin komandues, i cili nën urdhrat e tij do të veprojë aty ku paraqitet nevoja. Po në këtë tubim u caktuan edhe komandantët e batalioneve sipas terrenit se nga ishin luftëtarët. Komandant i Batalionit të Parë, i cili si terren veprimi do të kishte Malet e Kopilaçës dhe pjesën kryesore të Karadakut, u caktua patrioti Hasan Kabashi. Ndërsa, Batalioni i Dytë u caktua të vepronte në malet e Presedelit me udhëheqës Bajrush Xhaklin. Batalioni i Tretë, i cili do të vepronte në malet e Keçekollës u caktua të udhëhiqet nga Rexhep Okllapi. Si udhëheqës i Batalionit të Katërt u caktua Shaban Haliti dhe do të vepronte në Malet e Jezercit dhe të Budakovës. Ndërsa në Malet e Kaçanikut dhe të Shkupit u caktua të vepronte Batalioni i Pestë me udhëheqës Din Hoxhën, i cili ishte një luftëtar i rryer dhe kishte një eksperiencë të begat organizuese.
    Po në këtë tubim u formua edhe “Shtabi i luftës”. Komandant Suprem i “Ushtrisë Popullore Demokratike Shqiptare” u caktua Hysen Tërpeza[49]. Në Shtabin e Luftës u caktuan të merrnin pjesë Adem Gllavica, Luan Gashi dhe Ibrahim Kelmendi, që ishin të caktuar në sektorin e propagandës, por i cili do të veprojë edhe në zonat e Shkupit e Tetovës nën përkujdesjen e Ibrahim Kelmendit, dhe në zonat e Therandës (ish-Suharekës) e Prizrenit nën përkujdesjen e Luan Gashit. Nga ky kongres Shtabi Suprem aprovoi edhe platformën që populli shqiptar t’i drejtohej me një proklamatë.
    Proklamata e cila u hartua nga Adem Gllavica, Abdullah Musliu e Ibrahim Cërnilla- Grainca, përfshinte pikat kryesore të situatës aktuale në Kosovë, siç ishin : aktet e tradhtisë komuniste, të komunistëve jugosllavë ndaj aleatëve komunistë e antifashistë shqiptarë, mandej në një pjesë të madhe u përfshin format e dhunës jugosllave ndaj popullit shqiptar[50]. Veç tjerash në të hidhet poshtë çdo lidhje e imponuar e Kosovës me Serbinë dhe me Jugosllavinë.
    Për tërë aktivitetin që zhvillonte Ushtria Popullore Demokratike Shqiptare dhe anëtarët e Organizatave ilegale, OZNA ishte e njoftuar dhe çdo lëvizje të tyre e përcillte me një kujdes të veçantë. Ajo kishte ndërmarrë masa ndëshkuese kundër forcave nacionaliste, anëtarëve të NDSH-es dhe familjeve të tyre. Shpeshherë ndodhte, që në aksionet e shumta UPDSH-ja të largohej me humbje të mëdha, ngase OZNA, e përcillte çdo lëvizje të tyre, andaj nuk ishte e rastit që të zbuloheshin. Për të gjitha këto që ndodhnin në Kosovë ishin të njoftuar Mithat Frashëri dhe Muharrem Bajraktari. Ishte krejt e natyrshme, që në fillim të tetorit 1945, nga këta të vijë një kërkesë për kalimin e forcave të rezistencës për në Greqi. Ndaj kësaj kërkese reaguan shumë personalitete të nacionalizmës, por ndaj saj reagoi edhe KQ i NDSH-së në Shkup.
    Krerët e Shtabit luftarak të UPDSH-së dhe të lëvizjes së rezistencës shqiptare, pas kërkesës së Muharrem Bajraktarit dhe Mithat Frashërit, para vetës kishin dy alternativa: Alternativa e parë ishte : të rrinë në Kosovë, të zhvillojnë një lloj lufte, që do të ndryshonte nga ajo që ishte zhvilluar deri më atëherë, e që pas situatës së nderë, që ishte krijuar në vend, mund të pasonte me viktima të mëdha, si në luftëtarë po ashtu edhe në popullatën e përgjithshme shqiptare, ngase në mënyrë intensive filloi të bëhej ndjekja dhe arrestimi i jatakëve të ilegalëve dhe i të gjithë atyre, që strehonin dhe ndihmonin luftëtarët e lirisë.
    Alternativa e dytë ishte: që për krerët e lëvizjes ishte edhe më e afërt dhe më e pranueshme për ta, largimi jashtë vendit ishte një shans i mirë, për të shpëtuar luftëtarët dhe, për të kursyer popullatën nga maltretimet e OZNA-së dhe të UDB-es. Qëndrimi u mor, të përkrahet alternativa e parë, sepse rruga më e mirë ishte mërgimi i luftëtarëve jashtë atdheut, që më vonë për të hyrë në shërbim të planeve globale anglo-amerikane për destabilizimin dhe për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri dhe në Jugosllavi, ndërsa çështja e çlirimit dhe e bashkimit të tokave shqiptare të aneksuara nga ana jugosllave do të vijë si pasojë e ndryshimeve të sistemit të dy vendeve fqinje, të Shqipërisë dhe Jugosllavisë[51].
    Me 28 nëntor 1945, Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UPDSH, Hysen Tërpeza me Batalionin e Parë mori qëndrim që të kalojë kufirin[52]. Ky batalion fillimisht kapte rreth 100 veta, por në udhëtim e sipër numri i luftëtarëve sa vinte e shtohej. Kështu në kalim të kufirit ky grup arriti në mbi 300 luftëtarë. Largimin e luftëtarëve, populli e përcillte me një shqetësim të madh dhe me lot në sy. Çdo kund kah kaluan ata u përcollën me pikëllim. Athua vallë, këta trima të lirisë i përcillte vetëm populli, apo me kujdesin më të madh i përcillte edhe OZNA dhe bashkëpunëtorët e saj. Për largimin e luftëtarëve me kohë ishte e njoftuar ushtria jugosllave. Kështu në territorin e Maqedonisë, afër kufirit jugosllavo-grek hasën në pritën e Armatës jugosllave, ku pasoi një luftë e rreptë në mes tyre.
    Për të dal jashtë vendit mori qëndrim edhe Batalioni i Dytë i udhëhequr nga Adem Gllavica. Ky grup, më 31 dhjetor 1945, kaloi kufirin jugosllavo- grek. Në rrugë e sipër, sikurse Batalionit të Parë, në pritë i kishin dal forca të mëdha të ushtrisë jugosllave. Edhe në këtë përleshje pati humbje të mëdha nga të dy palët.
    Këtij grupi nuk iu bashkua Ajet Gërguri, i cili me disa luftëtarë u kthye në Drenicë dhe vazhdoi luftën e armatosur derisa u zbulua dhe u arrestua. Edhe pse këta dy luftëtarë (Ajet Gërguri dhe Adem Gllavica), nuk u pajtuan rreth qëndrimit apo daljes jashtë atdheut, megjithatë edhe pse ishin larg njëri- tjetrit ata mbajtën lidhje të vazhdueshme ndërmjet veti, duke këmbyer mendime e ndihma, që për këtë i raportonin KQ të NDSH-së në Shkup.
    Edhe pse këto grupe e lëshuan Kosovën, konsolidimi i ri u bë shumë shpejt dhe, në Kosovë vepronin më tepër se 55 grupe ilegale si dhe organizatat patriotike- politike si LNDSH-ja, “Besa Kombëtare” e Prof. Ymer Berishës, “Organizata NO-2 “ e Ajet Gërgurit dhe që të gjitha mbanin lidhje të ngushta me KQ të NDSH-së në Shkup.
    Pas luftës nacionalizmi shqiptar do të zhvillohej në emigracionin e detyruar, ndërsa ato forca apo elemente, që mbetën në trevat etnike shqiptare në ish- Jugosllavi do të ndesheshin me këto regjime në një betejë të pabarabartë, fundi i së cilës ishte tragjik për ilegalen shqiptare.
    Në një dokument (Rekapitulim), që ishte përgatitur në zyrat e UDB-es, më 1947, e që kishte hiq më pak se 220 faqe shkrim, në mes tjerash thuhej se, në Kosovë, në nëntor-1944 dhe gjatë vitit 1945, vepronin 55 grupe të armatosura, të udhëhequra nga ana e një parie komanduese që e përbënte një efektiv prej 60 vetave më të vendosur [53] Grupet në fjalë, rreth vetes grumbullonin mbi 1375 veta. Megjithatë, grupi më i pa kompromis dhe më i vendosur për luftë kundër hordhive sllave ishte efektivi i përbërë prej 375 vetave. Grupi ishte heterogjen në të cilën merrnin pjesë intelektual (mbi 90 veta), fshatar (234 veta), ushtarak (36 veta), etj. Mirëpo në rast nevoje ky grup grumbullonte edhe deri 3.000- 4.000 veta.
    Intelektualët e shquar që iu kishin përgjigjur zërit të atdheut ishin të shumtë, me fakultete të mbaruara në perëndim dhe ushtarak të njohur, që më vonë formuan organizata dhe grupe ilegale e që deri në fund do të luftojnë për çështjen e pazgjidhur shqiptare. Në vazhdim do i përmendi vetëm disa nga ata si: Ymer Berisha, Luan Gashi, Gjon Sereqi, Qazim Sefa, Mulla Idrizi, Adem Gllavica, Halim Spahija, Tahir Deda, Ibrahim Lutfiu, Hasan Rema, Rexhep Abdullahu, Haki Myderriz Sermaxhaj, Halim Orana, e shumë e shumë të tjerë.
    Pa dyshim, se forcat nacionaliste që nga orët e para u udhëhoqën nga intelektual të dalluar. Vlen të veçohet aktiviteti dhe puna e pa kompromis e Prof. Ymer Berishës, si figurë që lente mbresa dhe të epte kurajo se liria është afër dhe patjetër duhej fituar.
    Vrasja e prof. Berishës e cila ndodhi me 10 korrik 1946[54] për ilegalen shqiptare ishte një humbje e madhe. Kjo u vërtetua me mbajtjen e Kongresit të V të LNDSH-së. Kongresi i V u thirr të mbahet me 25 qershor 1946 në malet e Lipovicës, por për të humbur gjurmë nga organet e sigurimit jugosllav lajmërohet se do të mbahet në Kozmaç. Kjo taktikë nga ana e udhëheqësve të NDSH-së pati sukses, sepse kongresi u mbajt pa u zbuluar nga organet e ndjekjes. Në Kongres merrnin pjesë mbi 250 delegat ndaj edhe ishte ndër më masivët gjatë veprimtarisë ilegale. Në këtë tubim të madh të forcave nacionaliste u shqyrtua situata në rrethana të një shtetrrethimi të plotë ushtarak jugosllav dhe mori vendime që brenda 2-3 muajve të ardhshëm të bëhej tërheqja e njësiteve të armatosura nga Kosova dhe tokat shqiptare nën okupimin serbosllavë dhe dalja e tyre përmes Shqipërisë dhe Greqisë në Evropë e gjetkë në botë, ku do të punohej në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe ku do të bëheshin përgatitjet për një kryengritje e për një luftë gjithëshqiptare kundër copëtimit të tokave të Shqipërisë etnike[55].
    Megjithatë, në kongres sikurse para “Ushtrisë Popullore Demokratike Shqiptare” dominuan dy opsione kryesore: Qëndrimi në Kosovë, pa marrë parasysh rrethanat dhe kushtet, dhe opsioni tjetër, mbështeste zbarkimin e përkohshëm të komitetit në Shqipëri, ku do të bashkërenditeshin forcat gjithëshqiptare. Krahu militant kishte mbështetur opsionin e parë,[56] edhe pas një konsultimi të gjatë sikur ishte arritur marrëveshja për formimin e një formacioni të armatosur për depërtim në Shqipëri.
    Më vonë, pasuan burgosjet, arrestimet dhe operacionet e vazhdueshme të reparteve jugosllave për gjëja “spastrimin e vendit nga mbeturinat e reaksionit” siç i quanin ata forcat nacionaliste. Ato u shoqëruan me masat për çarmatosjen e popullsisë civile. Aksionet për mbledhjen e armëve u karakterizuan nga keqtrajtimet dhe torturimi në masë i popullit shqiptar.[57] Gjenocidi antishqiptar u mpleks me shantazhin dhe me terrorin psikologjik, me anën e të cilëve u synua për ta mbajtur popullin shqiptar në ato treva nën presion, për ta detyruar atë që të linte tokat e veta. Rreth 120.000 shqiptarë hynin në listat e të dyshimtëve politikë, të përpiluara nga UDB-eja jugosllave dhe që ndiqeshin prej saj.
    Ish- Jugosllavia dhe Serbia, mendonin se vetëm me pranga, me burgje, e me dhunë do të arrinin të mbanin një popull të tërë të robëruar dhe në kolonizim të përjetshëm. Ata pandehnin se me arrestime e me dënime, me dënime drakonike burgimi do ta gjunjëzojnë një popull të tërë. Do ta detyrojë atë që të heqë dorë nga aspiratat e tyre shekullore, për një bashkim gjithëkombëtar dhe për një Shqipëri as të madhe e as të vogël, por për një Shqipëri të vërtetë në kufijtë e saj etnik.
    Megjithatë, qëllimet dhe aspiratat e forcave nacionaliste vazhduan të jetojnë ndër shqiptarët si vazhdimësi e lëvizjes së përgjithshme qytetëruese properëndimore, e qëndresës për çlirim të përgjithshëm kombëtar, të mbështetur në traditat e çmueshme të lëvizjes çlirimtare, themelet e së cilës u vunë që në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ( 1878 ), për të vazhduar edhe gjatë periudhës së Luftërave Ballkanike, gjatë Luftës së Parë Botërore e deri pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore[58], e në vazhdimësi deri më vitin 1998.
    Kjo edhe ishte qëllimi suprem i gjithë ilegales shqiptare. E këtë amanet të përcjellë brez pas brezi e gjeneratë pas gjenerate, ia doli ta kurorëzoi me sukses bija më e devotshme e këtij populli, e dalë nga gjiri i saj i përflakur – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.





    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] Sami Repishti, Fryma e LSHP dhe evolucioni politik i Kosovës në LSHP, Romë 1978, f. 127

    [2] Dr. Sabile Keçmezi- Basha, Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë ( 1945-1947), Prishtinë 1998, f. 127
    [3] Rezoluta e Kuvendit të Prizrenit ( Mbledhja e Dytë e” Këshillit Nacionalçlirimtar” të Kosovës), Prizren, 8-10 korrik 1945
    [4] Akademik Gazmend Zajmi, Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual ( Simpoziumi i mbajtur në Tiranë me 15-16 prill 1996, Tiranë 1996, f. 243
    [5] Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare ( 1844-1990), Gjakovë, 1991, f. 472
    [6] Dr. Hakif Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997, f. 269
    [7] Branko Horvat, Kosovsko pitanje, Zagreb 1988, f. 62
    [8] Rezoluta e Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Serbisë lidhur me vendimin e KAÇK të Sanxhakut dhe deklaratat e delegatëve të KKNÇ të Vojvodinës dhe të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit, Gazeta “Borba”, 9 prill 1945
    [9] Diskutimi i Dushan Mugoshës në séancën e Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Serbisë me 7-9 prill 1945
    [10] Diskutimi i Mehmet Hoxhës, në séancën e Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Serbisë me 7-9 prill 1945, Dr. Hakif Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997, f. 270
    [11] Afërdita Halimi- Cërrnica, Raif Halim Cërrnica ( veteran i luftës dhe i demokracisë në Kosovë), Tiranë, 2000, f. 21
    [12] Rexhep Qosja, Çështja shqiptare ( historia dhe politika), Prishtinë 1994, f. 195
    [13] Udhëzime të S.V. Tempos për KK të PKJ-së për Kosovë, me 2 tetor 1943, f. 2
    [14] Deklarata e Moskës u miratua në tetor 1943 , e cila kërkonte të “zbatohej bashkëpunimi më i ngushtë në udhëheqjen e luftës dhe në të gjitha çështjet, të cilat kanë të bëjnë me kapitullimin dhe çarmatimin e shteteve armike.
    [15] Karta e Atlantikut, u nënshkrua ndërmjet V. Çerçilit dhe F. D. Ruzveltit. Në këtë dokument të rëndësishëm në mes tjerash thuhet “kthimi i të drejtave sovrane dhe të vetëadministrimit atyre popujve , të cilëve u janë marrë ato dhe respektimi i të drejtave të të gjithë popujve , që të zgjedhin formën e vet të qeverisjes ( 14 gusht 1941)
    [16] Deklarata e Teheranit, u soll me 1 tetor 1943, u nënshkrua ndërmjet Ruzveltit, Çerçilit dhe Stalinit. Kjo deklaratë garantonte se të gjithë popujve aleatë në Luftën Antifashiste t’u njihet e drejta për të rregulluar marrëdhëniet e veta “sipas aspiratave të tyre të ndryshme dhe sipas ndërgjegjes së tyre vetanake”
    [17] Letra e Titos u botua në dhjetor të vitit 1942, në gazetën “Proleter”, me titull “Çështja kombëtare në Jugosllavi në dritën e Luftës Nacionalçlirimtare”. Në mes tjerash në lidhje me çështjen e shqiptarëve thuhej se “Çështja e Maqedonisë, çështja e Kosovës e Metohisë, çështja e Malit të Zi, çështja e Kroacisë, çështja e Sllovenisë, çështja e Bosnës e Hercegovinës do të zgjidhet lehtë ashtu siç dëshirojnë të gjithë, sepse do ta zgjidhë populli, kurse këtë të drejtë e fiton çdo popull, me pushkë në dorë, në këtë luftën e sotme Nacionalçlirimtare”
    [18] Rezoluta e Bujanit, u miratua me 31 dhjetor 1943 dhe me 1 e 2 janar 1944, në fshatin Bunjaj të Malësisë së Gjakovës, në Mbledhjen Themeluese të Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar të Kosovës e Dukagjinit. Në këtë mbledhje merrnin pjesë 49 delegatë ( 43 shqiptarë, 6 serbë e malazezë). Përveç Rezolutës që është një dokument me një rëndësi të madhe historike, u soll edhe Proklamata e Kryesisë së KNÇ-së së Kosovës, në të cilën thuhet: “Liria e juaj, qëndron në luftën tuaj, sepse vetëm lufta e armatosur, e përbashkët kundër okupuesit dhe ndihmësve të tij është rruga me të cilën sigurohet liria dhe e drejta për vetëvendosje dhe shkëputje”. Në këtë mbledhje u zgjodh edhe udhëheqsia e re prej 9 vetave ( 7 shqiptarë, 2 serbë e malazezë).
    [19] Dr. Lefter Nasi, E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë 1990, f. 409
    [20] Dr. Fehmi Agani, Demokracia, Kombi, Vetëvendosja, Pejë 1994, f. 77
    [21] Doracak i Seksionit të Punëve të Brendshme, Beograd 1957
    [22] Muhamet Mjeku, Lufta e Drenicës, Prishtinë 1991, f. 7-8
    [23] Dr. Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovës- shtator 1944- korrik 1945, Tiranë 1994, f. 162
    [24] AVIH, k. 1411 nr. Regj. 14/4, Urdhëresë tepër reserve. Nr. 13.8 shkurt 1945 e Komandantit Suprem të UNÇ dhe APJ, Josip Broz Tito
    [25] Krsto Filipoviq, Vojna uprava na Kosovu 1945 ( shenime stenografike), f. 308. I. Antonovski, Formiranje i razvoj Vojne uprave, f. 66
    [26] Viqentije Gjorgjeviq, Organizacioni razvoj partije na Kosovu i Metohiju 1945- 1952, (“Klasa punëtore e Mitrovicës dhe Rrethinës në lëvizjen punëtore-komuniste”), Mitrovicë, 1979, f. 562
    [27] Savo Dërleviq, Vojna uprava na Kosmetu, Beograd 1986, f. 79
    [28] Dr. Sabile Keçmezi- Basha, Gjurmët e autonomitetit, Rilindja, 21 prill 1986, Prishtinë
    [29] Dr. Lefter Nasi, Mbi statusin politiko- juridik të Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore, (Çështja e Kosovës një problem historic dhe aktual), Tiranë 1996, f. 220
    [30] Dr. Sabile Keçmezi- Basha, Zhvillimi historik i PKJ-LKJ-së në Kosovë 1945-1966, Prishtinë, 1987, f. 255-266
    [31] Spasoje Gjakoviq, Sukobi na Kosovu, Beograd, 1984, f. 253
    [32] Osnivaçki Kongres KPS, Beograd 1972, f. 158-159
    [33] Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare 1844-1990, Gjakovë 1991, f. 480. AIH, p-56, Rilindja, nr. 22.6.1946 Prizren
    [34] Narodni Odbor Autonomne Kosovsko-Metohiske Oblasti 1943-1953, Prishtinë 1955, f. 75
    [35] Kadri Rexha, Fati i luleve ( Rruga jetësore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla), Prishtinë 1993, f. 34
    [36] Dr. Jusuf Bajraktari, Rrënjet historike të autonomies së Kosovës, “Rrjedhat “, nr. 1, 1990, f. 9-15, Dr. J. Bajraktari, Aneksimi i Kosovës nga Serbia në vitin 1945, (“Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual”), Tiranë 1996, f. 125-132
    [37] Dr. Daut Bislimi, Formacionet politiko-ushtarake në Kosovë 1941-1945, Prishtinë 1997. f. 228
    [38] Organizatën nr. 2, e formoi Ajet Gërguri në prill të vitit 1945. Prej janarit të vitit 1946, quhet edhe me një emër të ri “Shtabi i Zonës II-të LPLTSH. Gjatë tërë veprimtarisë së saj ishte e lidhur ngushtë me organizatën patriotike “Besa kombëtare”. Anëtarët e kësaj organizate ishin njerëz të shquar të lëvizjes shqiptare si në fushën politike, ashtu edhe në atë luftarake. Për këtë arsye , kjo organizatë mori për detyrë përgatitjen e Kongresit të Lipovicës të LNDSH-së, të mbajtur me 25 korrik 1946 në malet e Lipovicës.
    [39] Në Kuvendin e Dobërdolit, u zgjodhën udhëheqësit e sektorëve sipas parimit territorial. Duke mos lënë anash as udhëheqjen ushtarake e politike të sektorëve. Pasi se Kosova në këtë Kuvend u nda në 12 sektorë, andaj ishte krejt e natyrshme të caktohen komandantë dhe po aq komisarë politikë. Ky grup i përbërë prej 12 komandantëve e komisarëve politikë u quajt “Dymbëdhjetë Këshilltarët” apo “Këshilli i të dymbëdhjetave “
    [40] Dr. sc. Beqir Meta, Nacinalismi shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, “E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike”- 2, Prizren, 2005. f. 10
    [41] Hakif Bajrami, Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948, Prishtinë 2002, f. 120
    [42] Referat i Bllagoje Neshkoviqit, mbajtur në Konferencën e Tretë të PKS-së për Kosovë e Metohi, mars 1945
    [43] Dr. Sabile Keçmezi-Basha, Zhvillimi historik i PKJ-LKJ-së në Kosovë (1945-1966), Prishtinë 1987, f. 19
    [44] Referati i Josip Broz Titos, Osnivaçki Kongres KP Serbije, Beograd 1972, f. 213
    [45] Shtabi Suprem i Kosovës ishte një organ , i cili me kohë do të merrte rolin drejtues mbi të gjitha territoret shqiptare nën pushtimin jugosllav. Nën udhëheqjen e tij, prej 1 dhjetorit deri në gjysmën e dytë të vitit 1945, rezistenca shqiptare zhvilloi disa beteja frontale ushtarake të përgjithshme me “çlirimtarët”, sikurse që ishin lufta e Gjilanit, e Ferizajt e në vende të tjera të Kosovës, ku “pushteti popullor “ ushtronte terror dhe likuidime të shumta ndaj shqiptarëve .
    [46] Branisllav Bozhoviq, Milorad Vaviq, Surova vremena na Kosovu i Metohiju, Beograd 1991, fq. 549, AVII, nj, k. 61, 12/1 – 45, 46
    [47] Dr. Daut Bislimi, Formacionet politiko- ushtarake në Kosovë 1941-1945, Prishtinë 1997, f. 227-230
    [48] Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idriz Gjilani, Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë 1995, f. 324
    [49] Hysen Tërpeza lindi më 1910 në fshatin Tërpezë- komuna e Vitisë. Ishte patriot i shquar i Anamoravës. Ishte kryetar i komunës në Pozhoran dhe ketë detyrë e kreu deri më 16 nëntor 1944. Menjëherë pas okupimit të Kosovës ai bashkë me luftëtarët tjerë organizoi rezistencën e armatosur kundër forcave çetniko-komuniste. Me 1 dhjetor 1944, në fshatin e lindjes – Tërpezë, u mbajt tubimi i forcave nacionaliste ku u formua Shtabi Suprem i Kosovës me komandant Adem Gllavicën dhe zëvendës i tij u zgjodh Qazim Llugaxhiu e Hysen Tërpeza u zgjodh anëtar i Shtabit. Me 15 gusht 1945, kur u bë riorganizimi i Shtabit, Hysen Tërpeza, u zgjodh komandant i Shtabit Suprem të Ushtrisë Popullore Demokratike Shqiptare. Në dhjetor të vitit 1944 mori pjesë në luftën e Ferizait e të Gjilanit. Pas këtij aktiviteti të dendur luftarak, në nëntor 1945, me batalionin e Parë të Shtabit Suprem me shumë luftëtar të tjerë, vetëm provizorisht tërhiqet për Greqi. Pas kësaj vlen të cekët se Hysen Tërpeza ka marrë pjesë aktive në të gjitha organizatat e lëvizjet e emigracionit shqiptar në Evropën Perëndimore, në Sh. B. A dhe në Turqi të cilat i organizonin kundër Jugosllavisë komuniste për çlirimin e Kosovës dhe formimin e Shqipërisë Etnike; Mustaf Xhemaili, Hysen Tërpeza, një legjendë për Kosovën, Prishtinë 2004
    [50] Dr. Muhamet Pirraku, vepër e cituar… f. 324-326
    [51] Letra e Mithat Frashërit, Muharrem Bajraktarit; Reginald Hibert,Fitorja e hidhur, Tiranë 1993, f. 374-379
    [52] Mustafë Xhemaili, Hysen Tërpeza, një legjendë për Kosovën, Prishtinë 2004, f. 89
    [53] Rekapitulimi i UDB-es pas vitit 1947. Dr. Muhamet Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë 1992, f.160
    [54] Gojko Medenica,Nata e frorit (Aksioni për zënien e komandantit të bandave balliste për Kosovë e Metohi, Ukë Sadikun), Rilindja 25 shkurt 1965; Hasan Shala, Izet Hoti, Besa e gurit, Prishtinë 1996, f. 60-70
    [55] Dr. Muhamet Pirraku, vepër e cituar... f. 165
    [56] Dr. Sabile Keçmezi- Basha, Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947, Prishtinë 1998, f. 79. Ahmet Qeriqi, Kongresi i Lipovicës- ngjarje e rendësishme e rezistencës popullore, Bujku 14 janar 1996
    [57] Dr. Jusuf Bajraktari, Format e gjenocidit të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nëpërmjet aksionit të mbledhjes së armëve (1913-1993), (Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej), Prishtinë, 1995, f. 149-155; Dr. Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovës shtator 1944- korrik 1945, Tiranë 1994, f.181
    [58] Dr. Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë 1997, f. 316

  8. #8
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Organizata “bashkimi Dibran” Në Mbrojtje Të Shqipërisë Së Bashkuar

    Vebi Xhemaili: Organizata ‘’Bashkimi Dibran’’ në mbrojtje të Shqipërisë së Bashkuar
    E Diel, 02-05-2010, 09:59pm (GMT+1)


    ORGANIZATA “BASHKIMI DIBRAN” NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË SË BASHKUAR

    Nga Vebi Xhemaili
    Vebi.xhemaili@gmail.com


    Në territorin e prefekturës së Dibrës, sidomos midis Dibrës dhe-Peshkopisë vepronin bajraktarët dibranë, të cilët përbënin “Bashkimin Dibran”, ata mbanin shumë njerëz të armatosur. Organizata “Bashkimi Dibran” luftonte hapur kundër sundimit italian. Kjo organizatë u shkatërrua pas kapitullimit të Italisë, disa nga pjesëtarët e tij kaluan në radhët e Abaz Kupit dhe të Ballit Kombëtar.[1] Ndër ta me të dëgjuar ishin: Hysni Dema, Ali Maliqi, Fiqri Dine, Faik Maliqi, Miftar Kaloshi, Azis Kaloshi, Selim Kaloshi. Ndërsa Aqif Lleshi dhe Haxhi Lleshi kaluan në anën e Luftës “Nacionalçlirimtare” të Shqipërisë.[2]
    Bajraktarët dibran kishin grumbulluar mbi 2 000 veta, të ndarë në disa grupe.[3] Shumica e këtyre ishin kundër Luftës partizane të ashtuquajtur “Nacionalçlirimtare”, këta bashkëpunonin me Legalitetin dhe Ballin Kombëtar. Gjatë viteve 1941-1944 një numër bajraktarësh nga Dibra bashkëpunuan me misionet ushtarake të Anglisë, në disa raste edhe me okupatorin italian e atë gjerman.[4] Anëtar i kësaj organizate ishte edhe Cen Elezi.[5] Dibra në këtë kohë ishte ushtarakisht e organizuar mirë, ku vepronin 6 njësite vullnetarësh, me një efektivë me mbi 1 200 luftëtarë. Njësiti me numrin me të madh të pjesëtarëve ishte ai i Miftar Kaloshit, i cili kishte mbi 600 veta.[6] Ai mori pjesë aktive në marrjen e Dibrës nga partizanët dhe ishte bashkëpunëtor i ngushtë me Xhemë Gostivarin në operacionet e përbashkëta luftarake.[7]

    “Bashkimi Dibran” kishte këto detyra:[8]
    -Të luftojë kundër italianëve;
    -Derisa të zgjaste kjo marrëveshje të ndërpriteshin hakmarrjet në mes njëri-tjetrit.
    -Të mirat materiale nga lufta, apo pagat që merrnin nga pushtuesit të ndaheshin sipas njerëzve që ishin angazhuar në aksione. Nërsa sipas Lutfi Rusit, “Bashkimi Dibran” ka vepruar vetëm për të mbrojtur pikë së pari interesat e tyre personale.[9]
    Më 12 prill 1943, “Bashkimi Dibran” thirri marrëveshjen e bajraktarëve dibran me ato të Peshkopisë, takimi u mbajë në Peshkopi, ku u shpallë “Besëlidhja Shqiptare”. Këtë marrëveshje e nënshkruan; Hysni Dema, Fiqri Dine, Cen Elezi, Halil Alija, Selim Kaloshi, Ramadan Hoxha, Jusuf Xhilaga, Vehbi Runja, Faik Shehu, Ali Maliqi, Osman Serdari, Sheh Emurllahi, Sabri Maqellara, Ramiz Dema, Ukë Cami, Mahmud Përvizi, Qemal Shehu, Sheh Aliu, Selman Shehu, Dervish Lusha, Muharem Hoxha, Azis Marku, Sali Markaja, e disa të tjerë. Sipas kësaj marrëveshje ndalohej hakmarrja, vëllavrasja, grabitja, prishja e qetësisë e tjerë.[10]
    Në këtë kohë Haxhi Leshi nuk ndodhej në Dibër, pasi ishte internuar që nga fillimi i vitit 1940, me ndërhyrjen e diplomacisë italiane, ishte vendosur në Jugosllavi. Qeveria jugosllave në pushtet Cvetkoviç-Maçek e internuan Haxhiun në Nish.[11] Haxhi Lleshi ka bashkëpunuar në atë kohë me shërbimin ushtarak serb për Dibrën, të udhëhequr nga Gojko Jovanoviçi, komandant i garnizonit, thotë në hetime Lutfi Rusi. Si ndihmës i Haxhi Lleshit ishte Xhavit Kaba. Ai pas luftës punoi si profesor i gjimnazit në Tetovë. Si personazh i dytë ishte Fadil Vërziolli, i cili pas luftës ishte nëpunës në Dibër.[12]
    Haxhiu, deri sa vepronte në Dibër, deri kah fundi i vitit 1940, ishte i lidhur edhe me “Inteligjens Servis”, me konsullatën angleze në Shkup dhe Beograd. Në Shqipëri Haxhiu me njerëzit e tij organizoi në lloj organizate në luftë kundër italianëve. Ai mbeti në arrati deri në vitin 1941, deri kur u rrëzua Qeveria e Cvetkoviq-Maçekut. Por me ardhjen në pushtet të Stojadinoviqit, dhe të lobit pro anglez, Haxhiu ishte i paguar me rrogë, për vete dhe për bashkëpunëtorët nga 300-500 dinarë në muaj, për të organizuar luftën kundër pushtuesve italianë.[13] Pas Lëshimit nga qeveria jugosllave, ky u kap nga organet italiane dhe u internua përsëri në brendi të Shqipërisë. Ky në maj të vitit 1943 u kthye nga internimi që vuante në Kavajë. Me kthimin e tij në Dibër filloi të dobësohej Lidhja midis bajraktarëve. Pas ardhjes së tij filluan bisedimet me bajraktarët, për të luftuar së bashku kundër italianëve, si dhe për të mbrojtur çdo bajraktar që rrezikohej.[14]
    Anëtarët e “Bashkimit Dibran” ishin:[15] Miftar Kaloshi, Hysni Dema, Ali Maliqi, Abdi Gola, Murat Kaloshi, Ukë Ramadan Cami, Feri Maliqi e tjerë.


    MARRJA E DIBRËS NGA FORCAT NACIONALISTE


    Për dallim nga Kërçova, pas kapitullimit të Italisë, sipas marrëveshjes së arritur në fshatin Sllovë, në Dibër erdhën edhe forca nacionaliste. Me bajraktarët në Dibër u bashkua edhe misionari anglez, kapiteni Hands, i cili ishte përgjegjës për këtë zone. Ai kërkoi nga shtabi i aradhës partizane të Dibrës dhe komandanti i saj, Haxhi Lleshi, që armatimi i ushtrisë italiane të ndahej midis forcave nacionaliste, si i quante Handsi, dhe partizanëve në mënyrë të barabartë.[16] Pasi Dibra u mor me forca të përbashkëta nën komandën e Haxhi Lleshit, njësitet partizane në këtë kohë vepronin përreth lumit Drin. Por këtu vepronte edhe paria e Dibrës, e cila mori një arsenal të madh luftarak.
    Tempo deklaronte: “lajmin për kapitullimin e Italisë e mora në Malin Karaorman, më 8 shtator 1943”, nëpërmjet radios partizane.[17] Në këtë kohë filluan të formohen edhe aradha të reja partizane. Ato së bashku sulmojnë Kërçovën, duke çarmatosur garnizonin italian.[18]
    Në muajin shtator 1943, Haxhi Lleshi erdhi përsëri në Dibër si komandant i aradhës partizane të Dibrës. Në një dasmë, në zonën e Koxhaxhikut u takua me disa udhëheqës dhe bajraktarë si: Aqif Lleshi, Fiqri Dino, Hysni Dema etj. Haxhiu filloi bisedimet për marrëveshje me bajraktarët e Dibrës. Si pikë e parë u caktua sulmi për marrjen e Dibrës nga forcat italiane. Në biseda ka marrë pjesë edhe Sali Lisi, nga Gostivari, si i dërguari special i PK-së për Maqedoni, për të bindur bajraktarët që të kalonin në anën e luftës partizane dhe së bashku të sulmonin Dibrën. Me këtë propozim në fillim ishte dhe Fiqri Dine, i cili dha mendimin që në Dibër të shpallej qeveria e parë shqiptare dhe në krye të saj të ishte vetë ai. Por deri te aksioni i marrjes së Dibrës nuk erdhi kurrë, pasi bajraktarët nuk donin të luftonin kundër italianëve.[19] Pas kapitullimit të Italisë, kemi edhe një marrëveshje tjetër, ku u kërkua që bajraktarët e Dibrës, me në krye Cen Elezin të sulmonin forcat gjermane në Strugë. Por bajraktarët me këtë propozim të Haxhi Lleshit nuk ranë dakord. Pas kësaj situate bajraktarët lëshuan qytetin e Dibrës. Së bashku me ta u largua nga Dibra edhe Mithat Frashëri, me bashkëpunëtorët dhe misionari anglez, i cili ishte së bashku me ta dhe u nisën për në Mat, ku i priste kordinatori i Ballit Kombëtar, Sulejman Muça.[20] Nga këto të dhëna mund të konstatohet se përpjekjet për formimin e organizatës së Ballit Kombëtar nuk u realizuan dhe jo vetëm për Dibrën, por për tërë territorin e Maqedonisë Perëndimore.[21]
    Struga mbeti jashtë fluksit partizan, në duar të forcave nacionaliste, në krye me Mentor Çokun. Paria e Dibrës nuk pranoi të sulmonte Strugën dhe u larguan me Mithatin për në Mat.[22] Sipas Tempos, ne kishim forca përreth Strugës, pasi forcat tona, të cilat nuk ishin pak, ndodheshin në pellgun e lumit Drin dhe në zonën e Debërcës. Në këtë kohë në qytetin e Strugës ishte i dislokuar një garnizon i vogël i forcave armike, por dominonin nacionalistët. Më në fund Tempo deklaronte: “Influenca partizane në Strugë me rrethinë ishte fare e vogël. Në këtë kohë pushtetin në Strugë e morën forcat nacionaliste, si në qytete tjera shqiptare, të cilët u shndërruan në bashkëpunëtorë të hapur të gjermanëve dhe luftonin kundër nesh për interesa të tyre.[23]Në këtë kohë kishte ardhur në Dibër edhe Kërste Crvenkovski, për të kërkuar ndihmë që forcat partizane të angazhoheshin edhe në qytetet shqiptare si në Strugë, Kërçovë dhe Gostivar. Por, pasi u njohë me situatën e krijuar në Dibër, ai i shkruante Shtabit të Maqedonisë ku, midis të tjerave, njoftonte se pushteti në Dibër ndodhej në duar të bajraktarëve, të cilët përpiqen të organizojnë një Kongres që do të proklamonte pavarësinë e Shqipërisë. Qëllimi kryesor i forcave nacionaliste dibrane ishte lidhja e saj me forcat e tjera shqiptare të Maqedonisë, që njësitet e tyre të vendoseshin në qytetet shqiptare nga Tetova deri në Strugë, për të dominuar mbi popullatën maqedonase dhe nëse kërkohej nga popullata shqiptare këto territore t’i ngelin Shqipërisë. Me ta ishin edhe krerët e Ballit Kombëtar. Ai e informonte Tempon dhe kërkonte forca të mëdha për të marrë Dibrën, pasi forcat nacionaliste paraqesin rrezik për të gjithë.[24] Pas largimit të Abdi Golës, gjatë sundimit italian, Shemsi Hatipi ishte kryetar bashkie në Dibër.[25] Haxhi Lleshi thoshte se Shemsiu ishte anëtar i Komitetit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit për Dibrën dhe luftoi me shpirt kundër partizanëve. Në vitin 1947 u vra si nacionalist.[26] Organizoi me Dacin çeta për mbrojtjen e Dibrës nga partizanët. Në këto luftëra u vra babai i Qerim Grevës, Xhemail Ahmeti etj.[27] Në këtë kohë në Dibër komandant i batalionit shtetëror të xhandarmërisë ishte Dilaver Dina, i cili deklaronte se, pas kapitullimit të Italisë, erdhën në pushtet shqiptarët dhe ata kur morën pushtetin themeluan xhandarmërinë dhe policinë financiare, me këta organe kanë udhëhequr vetë shqiptarët.[28]


    UDHËHEQËSIT E BALLIT KOMBËTAR NË DIBËR


    Katër muaj pas “Marrëveshjes së Dibrës”, me ftesë të Fiqri Dinës më 6-7 gusht 1943 në Dibër erdhën udhëheqësit më e lartë të Ballit Kombëtar, në krye me Mithat Frashërin, Hasan Dostin, Ali Këlcyra,Toma Orollogaj, Suleman Meçe, Faik Çuku, e disa të tjerë, të cilët organizuan një takim me përfaqësuesit e “Lidhjes Dibrane”, më 13 gusht në fshatin Homesh.[29] Nga paria dibrane merrnin pjesë: Hysni Dema, Fiqri Dine, Ali Maliqi, Azis Kaloshi, Miftar Kaloshi, Cen Elezi e shumë udhëheqës të tjerë. Rend i ditës ishte që të formohet organizata e Ballit Kombëtar në qytetet shqiptare të Maqedonisë, punën e së cilës do ta drejtonte “Komiteti Nacional” i Dibrës.[30]
    Po ashtu u lidhë edhe një marrëveshje midis komunistëve dhe Lidhjes dibrane për bashkëpunim në të mirë të atdheut. Nga komanda partizane, në mungesë të Haxhiut, merrte pjesë Esat Ndreu, Sotir Vullkani dhe Njazi Islami.[31] Në krye të kësaj marrëveshje qëndronte Cen Elezi dhe Esat Ndreu, të cilët do të përgatiteshin për një sulm të përbashkët për të çliruar Strugën nga forcat gjermane. Haki Stërmilli, në ditarin e vetë, shkruan: “unë këtu shoh një sherr të Mithatit, duke menduar se pas një lufte ne do të shpartallohemi dhe likuidohemi”.[32] Kërkesa u pranua nga Hoxha dhe ai urdhëroi Haxhiun, duke e porositur: “Ti të shkosh menjëherë në Dibër, se prezenca jote atje është e domosdoshme. Duhet me i vënë rendësi të madhe krijimit të këshillave partizane, të cilat do të marrin në dorë gjithë pushtetin”[33]
    Me të ardhur në Dibër, Haxhi Lleshi mblodhi Këshillin Nacionalçlirimtar të qytetit, i cili vendosi të bënte për herë të fundit një thirrje parisë: “të njihte këshillat nacionalçlirimtarë, si pushtet të vetëm të popullit, dhe të hidhej menjëherë në luftë kundër pushtuesve gjermanë, tok me partizanët e jo të largohej nga Dibra e Peshkopia. Ndryshe do të përdorej forca e armatosur: “Reaksionarët u matën të kundërvepronin, por duke e ndjerë veten të papërgatitur u shtrënguan të largoheshin me turp nga qyteti i Dibrës”.[34]
    Forcat nacionaliste pas disa ditë veprimi në rrethinën e Dibrës sëbashku me ato të Ballit Kombëtar u nisën për në fshatin Lurë, këtu merrnin pjesë përfaqësues nga Shkodra, Mirdita, Kruja, Mati, Luma e Dibra. Këtu ka marrë pjesë edhe Aba Kupi i njohur si zogist. Pastaj Cen Lezi, Muharrem Bajraktari, Hysni Dema, Miftar Kaloshi, Ukë Cami, Selman Mena, Adem Cara, Hetem Tahiri Gjakovë, dhe Aqif Leshi e shumë të tjerë.[35] Në këtë Kuvend të bashkuar midis forcave nacionaliste ku merrnin pjesë udhëheqësit më e lartë e Ballit Kombëtar dhe anëtarë të Legalitetit, Kuvendi miratoi programin e paraqitur nga “Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë” për vetëvendosjen e popujve dhe të rendit shoqëror; “Një Shqipëri të lirë demokratike e popullore”.[36]
    Pas largimit të Frontit nacionalist, në ditët e para të tetorit 1943, në Dibër dhe në Peshkopi u vu në veprim pushteti i këshillave nacionalçlirimtarë. Me këtë rast Komitetit Qendror të Partisë komuniste i vinte ky njoftim: “Në qytetin e Dibrës është vendosur plotësisht rregulli dhe pushteti i këshillit nacionalçlirimtar. Organizata e Partisë Komuniste të Shqipërisë ushtron udhëheqjen e plotë në qytet e në rrethe. Komunistët deklaronin: “Balli nuk ta liron pushtetin dhe askush tjetër, në qoftë se nuk e rrëmben me forcë, se është e drejta jote dhe e popullit”.[37]



    DIBRA NË PRAG TË LUFTËS CIVILE


    Situata politike në Dibër, në veçanti ka qenë shumë e ndjerë pas kthimit të Haxhi Lleshit nga Kavaja më 1943, ky kishte qëndruar në internim pas kthimit nga Jugosllavia. Sipas shërbimit sekret italian, Haxhi Lleshi akuzohet si bashkëpunëtor i shërbimit jugosllav, Haxhiu për këto merita ka qenë i paguar nga shërbimi i Beogradit dhe Mbreti Petar. Po ashtu ky ka marrë edhe nga 40 lira në muaj nga Ambasada franceze, për meritat që ka pasur baba i tij Halit Lleshi në luftën për rrëzimin nga pushteti të Mbretit Amet Zogu.[38]
    Më 8 shtator kapitulloi Italia, më 9 shtator çeta e Haxhi Lleshit e komanduar nga Aqif Leshi hyri në Dibër. Më 10 shtator në Dibër arrin edhe Tempo me Mihajllo Apstollskin. Në këtë kohë në kështjellën Skënderbeut erdhi edhe Krstre Crvenkovski dhe filloi të përzihet në qytetin e Dibrës, për dëbimin forcave nacionaliste që mbanin pushtetin në duart e veta. “Por nuk pati sukses”.[39] Sot e kësaj dite shtrohet pyetja çfarë kërkonin komunistët sllav midis Dibrës kur qeverisnin shqiptarët. V. X.h).
    Për situatën politike të krijuar në Dibër Krste Crvenkovski e lajmëron Tempon për gjendjen e krijuar. Kjo më së miri shihet në letrat që i dërgon Hamdi Dema Tempos, ku kërkon nga ai që të vijë në Dibër për t’i rregulluar punët e shqiptarëve”. Ai në këtë letër të datës 12. tetor 1943, i shkruan:” Situata politike është shumë e koklavitur nga paria reaksionare e Dibrës, unë mendoj se me ardhjen tënde këtu do të kishim një rregullim të shkëlqyer të situatës, unë jam i sigurt në shkathtësinë tënde dhe kompetencat tua. Unë u pres që ju të vini që të merremi vesh me të gjithë”. Mbaron letra e nënshkruar nga Hamdi Dema në fund të vitit 1943.[40]
    Në Dibër, sipas dëshmive të Lutfi Rusit, Balli Kombëtar nuk ka pasur degët e saja, por kanë dominuar vetëm forcat nacionaliste të udhëhequra nga Ysni Dema, në “Lidhjen Dibrane”.[41] Këta dy taborë janë njëra kundër tjetrës dhe nuk janë unikë. Ky i Dibrës mban lidhje edhe me misionin anglez, mund të ngjajë që me fjalë të jetë kundër gjermanëve, por kryesisht mbetet me ide nacionaliste dhe kundër komunistëve.[42] Bajraktarët dibranë në këtë kohë kishin grumbulluar mbi 2 000 vullnetarë, të ndarë në disa grupe.[43] Shumica e këtyre ishin kundër LNÇ dhe bashkëpunonin me Legalitetin dhe Ballin Kombëtar. Gjatë viteve 1941-1944 një numër bajraktarësh nga Dibra bashkëpunuan me misionet ushtarake të Anglisë, në disa raste, dhe me okupatorin italian e atë gjerman.[44] Anëtar i kësaj organizate ishte edhe Cen Elezi.[45] Dibra në këtë kohë ishte ushtarakisht e organizuar mirë, ku vepronin 6 njësite vullnetarësh, me një efektivë me mbi 1 200 luftëtarë. Njësiti me numrin me të madh të pjesëtarëve ishte ai i Miftar Kaloshit, i cili kishte mbi 600 veta.[46] Ai mori pjesë aktive në marrjen e Dibrës nga partizanët dhe ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Xhemë Gostivarit në operacionet luftarake.[47]
    Sipas komunistëve dibran me ide pro jugosllave problem paraqiste etnosi sllav dhe lufta nacionalçlirimtare e popullit maqedonas, sipas këtyre komunistëve rrezikun kryesor e përfaqësojnë reaksionarët me ide për Shqipërinë Etnike. Tani duhet mbrojtur tezën për lirinë, barazinë dhe vëllazërimin e popullit maqedonas dhe atij shqiptar. Tani është në vazhdim lufta e madhe midis nesh, që e mbrojmë idenë e lirisë, vëllazërimin dhe barazinë e popullit shqiptar dhe atij maqedonas kundër ideve të Mbretërisë së bashkuar shqiptare, që dëshiron të jetësoj Shqipërinë Etnike, në të cilën populli maqedonas do të ishte i shtypur dhe i robëruar. (Kështu mendonin komunistët shqiptarë -V. Xh).
    Pushteti ushtarak italian në viset e çliruara zgjati disa muaj, pastaj, me formimin e Komisariatit të Lartë për tokat e çliruara me qendër në Prizren, filloj të mëkëmbët dalëngadalë administrata civile shqiptare. Me këtë rast italianët hodhën parullën për krijimin e Shqipërisë Etnike. Parullë që edhe gjatë kohës së paraluftës bënë përpjekje ta shfrytëzojnë nacionalistët shqiptarë, në disa raste me sukses. Por në rastin e Dibrës me të kotë e kanë, “të bëjnë për vete masat e gjera të popullsisë shqiptare”.[48]
    Me organizimin e ri civil Dibra u bë qendër administrative e të gjithë banorëve të kësaj krahine. Nën juridiksionin e saj, u përfshi i gjithë territori shqiptar i Maqedonisë Perëndimore. Ndërsa nënprefektura u themeluan: në Strugë, Kërçovë, Radostushë, Gostivar dhe Tetovë. Kuptohet, organizimi administrativ civil nuk u realizua menjëherë, por dalëngadalë. Në tërë këtë territor shqiptar për herë të parë në historinë e saj, gjuhë zyrtare u bë gjuha shqipe.[49] Ky sukses i organizimit të pushtetit administrativ të shqiptarëve nën juridiksionin e Dibrës, nuk u pëlqente komunistëve serbo-maqedonas, këta asnjëherë nuk pranuan se këta qytete shqiptare kurrë nuk i kanë takuar Maqedonisë, këta u pushtuan nga pushteti serb gjatë luftës së Parë Ballkanike në tetor 1912. Falë luftës tani këto qytete shqiptare arritën përsëri të çlirohen dhe të bashkohen me shtetin e vetë amë, Shqipëria Etnike. V.Xh).
    Komunistët e Dibrës deklaronin; qyteti është i çliruar, por ne nuk e mbajmë pushtetin krejtësisht në duart tona, atë e ndajmë me disa nacionalistë, të cilët as për së largu nuk qëndrojnë në vijën tonë. Komunistët shqiptarë të Dibrës që ishin me ide pro jugosllave deklaronin; se ne do ti pastrojmë punët edhe me Haxhi Lleshin në qoftëse ai nuk është në vijën tonë-(jugosllave). Akuzat e komunistëve me ide pro jugosllave vazhdonin pa ndërprerë kundër Haxhi Leshit. Komunistët deklaronin: “Ky nuk ka qëndrim të prerë dhe të vendosur ndaj nacionalistëve “shqiptaromdhenj”. “Ne atëherë Haxhi Leshit do ti paraqesim veto dhe do të sjellim pushtet të atillë që do të garantoj lirinë, vëllazërimin e maqedonasve dhe shqiptarëve”.[50]
    Pas hyrjes të forcave partizane në Dibër, vëllai i Hamdi Demës, Hysni Dema, Abdi Gola dhe Sali Kalpashi erdhën në Gostivar për të bërë marrëveshje me Xhemë Hasën për marrjen e serishme të Dibrës nga komunistët. Pas dy muajsh të marrjes së Kërçovës, Xhema me Mefailin e sulmuan Dibrën. Lufta zgjati katër ditë, sipas Qemal Agollit, kjo ishte lufta e parë që u bë midis dy formacioneve shqiptare, pati të vrarë dhe të plagosur nga të dy palët. Ne u tërhoqëm me të shpejtë në Karaorman, duke u përqendruar te Shtabi partizan maqedonas, këtu qëndronte edhe Svetozar Vukmanoviq-Tempo.[51]
    Xhemë Gostivari kur e kuptoi se fronti i luftës ka qenë vetëm me shqiptarë, se maqedonasit dhe të tjerët ishin larguar para se të nisë lufta, i tërhoqi forcat e veta nga fronti dhe ne luftonim vetëm kundra gjermanëve. Këtu qëndron madhështia e Xhemë Hasë Gostivarit, deklaroi për herë të parë Qemal Agolli në praninë e Sabit Fidanit nga fshati Dobërdoll rrethi i Gostivarit, i cili me lot në sy deklaroi ” Na mashtruan komunistët jugosllav, prandaj luftuam për ta çliruar Jugosllavinë, deri në Zagreb”.[52]
    Komandanti më përgjegjës i luftës antifashiste për zonën e luftës në Maqedoninë Perëndimore pranon këtë që deklaroi ushtari i tij nga Gostivari: “Është shumë e saktë këtë që deklaron Fidani dhe shumë të tjerë”. Këtë hile të luftës e dëshmojnë faktet me parullën komuniste që e përdorën së bashku komunistët sllavo-shqiptarë, “Se po të marrin pjesë në luftën antifashiste dhe të luftonin së bashku kundër okupatorit, pasi të mbarojë lufta do të sigurohet vetëvendosja”. Shqiptarët do të kenë të drejtë të shprehin vullnetin e vetë deri në shkëputje. Me afrimin e fitores kundër fashizmit, udhëheqësit komunist jugosllav, të gjithë këta përkrahës të kësaj propagande filloi brenda nate t’i zhdukte. Qemali deklaron:”Kështu ndodhi edhe me vëllain tim Nexhatin, kurdisur nga OZN-a”.[53]
    Këto parime të luftës kurrë nuk u zbatuan në praktikë, pasi komunistët jugosllav dhe hegjemonizmi i tyre shpirtëror nuk mund të flakej ashtu si mendonin komunistët shqiptarë. Arsyeja e dytë është “Besa”, që kanë shqiptarët, duke i besuar edhe sllavit. Komunistët shqiptarë në çdo aspekt kurrë nuk dyshonin në marrëveshjet midis Kryesisë të Partisë Komuniste Shqiptare PKSH, në krye me Enver Hoxhën dhe asaj Jugosllave me Titon. Qemal Agolli dëshmon: “Ne besonim në marrëveshjet Tito-Enver Hoxha, por kurrë nuk u tregua dokument, “Ishte marrëveshje me shkrim, apo vetëm dakord me gojë.[54]
    Qemal Agolli pranon: “Inkuadrimi i im në Maqedoni u bë me pëlqimin e Tarrasit (Enver Hoxhës), që të veproj në qytetet shqiptare të Maqedonisë. Takimin e Parë me komunistët jugosllav e pata në Mavrovë, ku takova udhëheqësin e PKJ për Maqedoninë, shokun Svetozar Vukmanoviq Tempo. Ky ishte në Mavrovë në krye të shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë. Sipas Agollit, në gusht të vitit 1943, në Mavrovë u formuan pesë çeta shqiptare dhe dy maqedonase. Në këtë kohë shumë shqiptarë kërçovarë iu bashkëngjitën LNÇ.[55]
    Sipas dëshmive që na ofron Qemal Agolli: Në rajonin e Mavrovës dhe Gostivarit gjetëm edhe çetën më të vjetër që vepronte nën komandën e Tomë Nik Gjelajt, me komisar politik Selman Kasapin nga Korça, i cili deri në këtë kohë vepronte si mësues në Gostivar. Toma në fillim ka vepruar së bashku me Xhemën kundër italianëve në disa beteja. Sipas asaj që dëshmon Qemali për ndarjen midis Xhemës dhe Tomës, më së shumti ka ndikuar influenca e Xhevat Kajllajxhiut që Xhemë Hasa definitivisht të ndahet nga Toma dhe partizanët.[56] Në njësitin partizan të Qemalit, më vonë u bashkuan Hamdi Dema, përcjellësi i tij Ymer Domi dhe Hasan Tuhini me disa mësues nga Kërçova dhe Gostivari. Më vonë u themeluan tre batalione luftëtarësh. Ndërsa nga Tetova deri në këtë kohë nuk ka pasur asnjë aktivist, e mos flasim më për partizan.[57]
    Situata tejet e ndjerë në Dibër dëshmohet edhe në memoaret e Aqif Lleshit, i cili në këtë kohë mbante pozicionin e komandimit të policisë në Dibër, ky me autoritetin e vetë tentoi takim me krerët nacionalistë të Gostivarit, për ti bindë ata që të kalonin në anën e luftës partizane. Për këtë arsye; Aqif Lleshi, Selim Jegeni, Ibrahim Kaba, Muzafer Kajllajxhiu, Mexhit Osmani e të tjerë, u nisën me veturë nga Dibra për Gostivar. Takimi i parë me Xhemën u bë në fshatin Vërtok. Aty u takuan me Muherrem Bajraktarin, Osman Zyber Litën. Aqif Leshi i pyeti: “Ku janë njerëzit tjerë që duhet të takohemi”, Xhema iu përgjigj, kanë shkuar për Prizren. Xhema Hasa pastaj i luti që të shkojnë në qytet dhe të futemi në ndërtesën e Komitetit, ku priste edhe Kadri Saliu. Në komitet ishte një oficer gjerman me Mynir Tërshanën, njëherit edhe si përkthyes. Oficeri gjerman pyeti pse bëni këtë takim, dikush prej neve iu përgjigj: E bëjmë për bashkimin e trojeve shqiptare dhe sigurimin e kufijve etnik. Oficeri gjerman deklaroi se bashkimin e Shqipërisë e ka njohur Gjermania dhe kufijtë i mbron komanda gjermane. Ky takim në Gostivar nuk pati sukses, në këtë takim morën pjesë krerët nacionalistë: Kadri Saliu, Xhemë Hasa, Mefail Zajazi, Baba Qazim nga Tetova, Shaip Kamberi dhe Prefekti i Shkupit.[58]








    Marrë nga libri i Prof. Dr. Vebi Xhemaili, “ Shqiptarët e Maqedonisë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1941-1945”, botuar në Tetovë në vitin 2008.






    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] Gjorgji Mallkovski, “Ballisti”, vep. e cit., f. 46-47.

    [2] Masar Kodra, Shqiptarët e Maqedonisë, f. 95.

    [3] OZN-a, kut. 11.

    [4] UDB-a, kut. 17.

    [5] OZN-a, kut. 11.

    [6] OZN-a, kut. 1-11-17; komanda gjermane ka shkuar deri në Peshkopi pasi ka qenë shumë e interesuar të lidhet me Miftar Kaloshin.

    [7] Po aty. OZN-a.

    [8] AQSH-Tiranë, Fond. 153, dos. 342, f.158, 28, shkurt 1943.

    [9] OZN-a, kutitë 1, 17, 18, 26.

    [10] AQSH-Tiranë, Fond. 153, dos. 342, f. 158.

    [11] OZN-a, kut. 11.

    [12] Po aty.

    [13] Po aty, kut. 11.

    [14] UDB-a. kut.11. Këtë marrëveshje e kanë pranuar edhe Haxhi Lleshi, Dervish Lusha dhe Ali Maliqi, Man Dumani, nga fshati Buçevë. Gjatë kohës së Jugosllavisë së Vjetër ka qenë bashkëpunëtor i Haxhi Lleshit, dhe së bashku kanë shërbyer në shërbimin informative në të mirë të shërbimit të Jugosllavisë së Kralit para vitit 1941. Ky u burgos nga italianët, pasi ishte kapur me një pasuri të arit të dedikuar disa personave në Tiranë, së bashku me Myslym Pezën. Demir Leka, nga fshati Zogaj, ka qenë nënoficer i kuesturës së Dibrës, njëherit edhe njeri i Haxhi Lleshit dhe ithtar i Norit. Kep Lleshi nga Gjurica, ka qenë agjent i Aqif Lleshit, dhe ka vepruar për llogari të shërbimit informativ të Jugosllavisë.
    [15] Miftar Kaloshi ishte anëtar i organizatës “Bashkimi Dibran”. Dervish Lusha nga fshati Aras, anëtar i “Bashkimit Dibran”, Ramadan Kaloshi nga Shkodra i ka takuar organizatës “Bashkimi Dibran” Dilaver Dina major komandant i batalionit shtetëror të xhandarmërisë në Dibër. Dinë Dema nga fshati Izvir rrethi i Peshkopisë, nacionalist i njohur dhe funksionar i Ballit. Dine Dema i lëshoi disa të burgosur sllavë, pasi e luti Fiqri Dinen. Dine Dema si armik i Aqif Leshit gjatë Jugosllavisë së Vjetër ishte plagosur në pusi prej njerëzve të Aqifit. Si bajraktar i ka takuar organizatës “Bashkimi Dibran”. Ka qenë përfaqësues i fashizmit, Demir Dema, vëllai i Hamdi Demës. Hysni Dema nga fshati Homesh rrethi i Dibrës ka qenë udhëheqës i organizatës “Kreshnik Oficir” në Dibër. Hysni Dema ishte djali i vëllait të Hamdi Demës. Me gradë ishte gjeneral dhe komandant i forcave të xhandarmërisë. Ka bashkëpunuar me Xhemën dhe në aksion të përbashkët morën Dibrën nga partizanët. Ferit Maliqi, Ka organizuar çeta me Miftar Kaloshin në këto fshatra: Kërçisht, Bajnisht, Ame, Dibër dhe në fshatrat përreth Dibrës. Këta kur i thërriste komanda gjermane vepronin me këto çeta: ky kishte një çetë prej 50 vetë. Në pranverë të vitit 1944 ka bërë luftë te fshati Llukovë kundër partizanëve, këtë e dëshmon Ukë Ramadan Cami. Mahmut Golemi nga Delvina ishte një muaj Prefekt në Dibër, pastaj kaloi me detyrë në xhandarmërinë shqiptare. Luftoi shumë për bashkimin e Ballit me parinë komuniste shqiptare deri në vitin 1944. Për këtë u dënua nga pushteti komunist i Enver Hoxhës me 15 vjet burg të rëndë.
    [16] Historiku i LNÇ për popullatën e Dibrës, Tiranë, 1972, f. 18-23.

    [17] Istoriski Arhiv komunistiçke Partije Jugosllavije, Tom VII, Beograd 1951, f. 256; “Makedonija u narodno-oslbodilaçkom ratu i narodnoj revoluciji 1941-1944”.

    [18] Brigada na bratstvoto i edinstvo, vep e cit., f. 63-68; Me titull: “Napad na Kiçevo”.

    [19] Nexhat Abazi, Sali Lisi, (Monografi), Tetovë, 1999, f.102-104.

    [20] Haki Stërmilli, “Ditar”, f. 81-82.

    [21] Masar Kodra, Shqiptarët e Maqedonisë…, vep. e cit.,f.110.

    [22] Haki Stërmilli, f. 81-82.

    [23] Tempo, Borba za Ballkan, vep. e cit. f.129.

    [24] Zbornik NOR-a, Tom, VII, Knj.2. f. 30-31. Letra mban datën e 18 shtatorit 1943.
    [25] Lutfi Rusi, “Dëshmi”, Shkup, 1979, f. 58.
    [26] OZN-a, kut. 17, Ismail Hysa, nga Mati gjatë okupacionit ishte nëpunës në Dibër, më vonë u emërua nëpunës në Prishtinë, u vra nga partizanët më 1943 në një hotel të Shkodrës.
    [27] Udb-a, kut. 20.

    [28] Po aty. kut 1-26.

    [29] Mojsi Mura, Aqif Lleshi, jeta dhe veprimtaria, Tiranë 2005, f. 96.

    [30] Haki Stërmilli, Shtigjet e jetës, (Ditar), Tiranë 1967, f. 77-78.

    [31] Kadri, M. Dema, Fisi Dema…, vep. e cit., f.200.

    [32] Haki Stërmilli, po aty, f.79.

    [33] Enver Hoxha, Vepra, vëll. I, f. 390. Letër drejtuar Haxhi Lleshit, më 24 shtator 1943.

    [34] Mojsi Mura, Aqif Lleshi, vep. e cit. f. 96; Kështu quheshin forcat nacionaliste nga forcat partizane dhe ato komuniste.

    [35] AQSH-Tiranë, Fond. 270, dos. 4, viti 1944,

    [36] Po aty.

    [37] Enver Hoxha, Vepra, vëll. I, f.426-427. Letër dërguar komiteteve qarkore të partisë më 1 tetor 1943.
    [38] UDB-a, kut. 11.
    [39] . INI, Shkup, Lutfi Rusi, Dëshmi për luftën në Dibër
    [40] IN I. Kut.31. nr..2332, Letër dërguar Tempos, më 12. 10. 1943.

    [41] Lutfi Rusi, INI, Dos, 365/3, Shkup, “Dëshmi”

    [42] Po aty “Dëshmi”.

    [43] OZN-a, kut. 11.

    [44] UDB-a, kut. 17.

    [45] OZN-a, kut. 11.

    [46] OZN-a, kut. 1-11-17; Komanda gjermane ka shkuar deri në Peshkopi pasi ka qenë shumë e interesuar të lidhet me Miftar Kaloshin.

    [47] Po aty. OZN-a.

    [48] INI, Dos, 365/3, Lutfi Rusi, “Dëshmi”.

    [49] Tetovo i tetovsko, vep. e cit. f.267

    [50] Deklarat; e Haxhi Lleshit, “Dëshmi” vështirë e kamë pasur në Dibër, me komunistët jugosllav, deklaratë e tij në Tiranë, viti 1992.

    [51] Qemal Agolli, deklaratë e tij në Tiranë, qershor 1994.

    [52] Sabit Fidani, luftëtar i Brigadës së VII, Shqiptare dhe luftëtar i pandarë i Qemal Agollit edhe pas luftës.

    [53] Qemal Agolli deklaratë e tij në Tiranë 1994.

    [54] Po ay. Qemal Agolli.

    [55] Po aty.

    [56] Qemal Agolli, deklaratë e tij dhënë autorit në Tiranë, me rastin e botimit të librit “Çlirimtarët nga Dibra deri në Zagreb”, shtator të vitit 1994,.

    [57] Po aty deklaratë e njëjtë; si duket Qemal Agolli edhe aradhat i krahasonte me batalionet, duke haruar se ato kanë dallime të mëdha në numër të ushtarëve.

    [58] Moisi Mura, Jeta dhe Vepra e Haxhi Lleshit, Tiranë 2005, f. 103-104.


    -----------------------------------------------------------------------------------------------------

  9. #9
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Revista “drita E Lirisë” Dhe Kontributi I Saj Në Ilegalen Shqiptare

    Sabile Keçmezi-Basha: Revista ‘’Drita e Lirisë’’ dhe kontributi i saj në ilegalen shqiptare
    E Merkure, 05-05-2010, 10:02pm (GMT+1)


    REVISTA “DRITA E LIRISË” DHE KONTRIBUTI I SAJ NË ILEGALEN SHQIPTARE


    “DRITA E LIRISË”, revista e parë ilegale shqiptare në Kosovë


    Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
    sabile_basha@hotmail.com


    Pas Luftës së Dytë Botërore Kosovës do t’i mohohej hapur e drejta për vetëvendosje. Do t’i mohohej e drejta për t’u vetë përcaktuar për të ardhmen e vet. Në vend të krijimit të kushteve për vetëvendosje, në Kosovë më 8 shkurt 1945 pushteti jugosllav do të vendosë administrimin ushtarak. Një administrim i këtillë ushtarak në Kosovë kishte detyrë të veçantë paralizimin dhe shuarjen e çdo shprehjeje të pakënaqësisë së popullit kundër zgjidhjes së padrejtë të statusit të Kosovës. Mirëpo, kjo dëshirë e natyrshme dhe e drejtë legjitime dhe e patjetërsueshme e popullit shqiptar në Kosovë shkelej e mohohej hapur jo në heshtje por shoqërohej me forma gjenocidale kundër tij. Në këtë periudhë në Kosovë filluan të paraqiten në skenën politike në mënyrë më të organizuar edhe forcat nacionaliste shqiptare, të cilat kishin hetuar shumë më herët se komunistët serbosllavë po luanin lojën me hile për fatin e shqiptarëve në Kosovë dhe të viseve të tjera shqiptare që mbetën nën ish-Jugosllavi. Dhe, mu për arsye të mbetjes së Kosovës me dhunë në kuadër të Serbisë shprehja e pakënaqësisë si formë institucionale e demokratike ishte rreptësisht e ndaluar. Ata që patën guximin të shprehin revoltën lidhur me statusin e tillë të Kosovës u ndëshkuan rëndë. Atyre do t’u mbetej vetëm edhe një mundësi: organizimi ilegal i Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare. Në bazë të këtij organizimi, gjatë vitit 1945 u formuan dhe vepruan shumë organizata shqiptare ilegale-patriotike, siç ishin Organizata Nacional Demokratike Shqiptare, që njëherësh ishte vazhdimësi e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, si dhe organizata politike-ushtarake “Besa Kombëtare”, që udhëhiqej nga profesori i nderuar Ymer Berisha. Nga ana tjetër, grupi i të rinjve pejanë që vepronte në kuadër të kësaj organizate, përveç aktivitetit që zhvillonte në kuadër të organizatës, si grumbullimi i informatave për veprimtarinë e armikut, evidencimi i bashkëpunëtorëve shqiptarë e të tjerë që punonin për OZN-në, sipas mundësive mblidhte ndihma për trimat që luftonin maleve”. Megjithatë, e tërë kjo punë që po bënin do t’u dukej fare e paktë këtyre atdhetarëve të rinj. Ata shin të interesuar që të bënin më shumë dhe kërkonin forma e mënyra më të përshtatshme për të depërtuar deri te masat e gjera shqiptare. Me ndihmën e të riut - atdhetarit Viktor Gashi, i cili kishte marrë udhëzimet e duhura nga miku i tij Frano Çifllaku ( Frano Çifllaku ishte nxënës në gjimnazin e Prishtinës dhe mbante lidhje me profesor Ymer Berishën dhe prof. Gjon Serreqin), doli propozimi i nxjerrjes së një reviste e cila me shkrimet e veta do të përkrahë dhe do të njoftojë opinionin e gjerë për lëvizjen ilegale e cila lufton kundër okupuesit dhe të gjitha synimet grabitqare jugosllave dhe do të propagandojë idenë e bashkimit dhe të organizimit të të gjitha forcave shqiptare për liri e pavarësi.

    Organizata e të rinjve të Pejës dhe revista “Drita e lirisë”

    Të rinjtë që aderonin në grupin e të rinjve të Pejës, të inspiruar nga shpirti demokratik i moshës rinore dhe që ishin shumë larg nga realiteti komunist, kishin krijuar urrejtje ndaj armikut, pasi që ishin të zhgënjyer me premtimet e dhëna gjatë luftës. Ata ishin të dëshpëruar me pushtetin e instaluar okupues në Kosovë. I tërë ky angazhim, e tërë kjo veprimtari, grupit të të rinjve që vepronin ilegalisht në gjimnazin e Pejës u dukej pak. Ata ishin të pakënaqur prandaj kërkonin rrugë e mundësi të reja për të bërë më shumë për popullin e tyre. Kështu do të lindë nevoja që organizata të ketë edhe shtypin e vet, me anë tët të cilit do të shprehnin idetë, qëllimet dhe orientimet e tyre e të vetë organizatës ilegale, duke synuar realizimin sa më të shpejtë të aspiratave kombëtare. U vendos që për një informim sa më të drejtë të popullit, të fillojnë nxjerrjen e një reviste e cila në fillim do të dilte dy herë në muaj e më vonë ndoshta edhe më shpesh. Organi i këtij grupi do të quhej “DRITA E LIRISË”. Anëtarët e grupit u pajtuan njëzëri për këtë emërtim dhe redaktor të revistës caktuan gjimnazistin Skender Rizaj, ndërsa anëtarë të redaksisë Viktor Gashin, Ramiz Kelmendin, Shefqet Kelmendin, Engjëll Berishën, Osman Bashën dhe Kamber Pajazitin. Pas marrjes së këtij vendimi anëtarët e redaksisë fillimisht mblidhnin punimet, bashkërisht i përpunonin ato, ndërsa redaktori që ishte caktuar nga shokët i merrte ato, i lexonte, i analizonte, i radhiste dhe pasi e kryente punën redaktoriale materialet e kompletuara për numrin e revistës i jepeshin Viktor Gashit.
    Në librin “Një brez i veçantë” atdhetari Gashi shkruan: “Materialet ia dorzoja Frano Çivlakut. Ai e ngarkonte Jak Krasniqin për me e shtypë. Ai ato i shtypte me makinën e shkrimit të at Bernard Llupit. I shkruente në kishë, ndërsa frati nuk e dinte se ç’punë bëhej. Prej andej, gjithmonë duke rrezikue, Jak Krasniqi i shumëzonte në shaptilografin e komunës, jashtë orarit të punës, se aty punonte si nënpunës i rëndomtë”. Çfarë guximi, çfarë trimërie, çfarë sakrifice bënte vrulli rinor në vitet kur çdo gjë ishte nën saçin e skuqur. Dhe pasi i kryenin të gjitha punët, revistën e përgatitur e merrte Frano Çifllaku, i cili ishte lidhje e ilegales me prof. Ymer Berishën dhe Gjon Serreqin. Ai një numër të caktuar të saj ia dorëzonte grupit që e përgatiste revistën – domethënë grupit ilegal të Pejës, ndërsa shpërndarja bëhej nëpërmjet Osman Bashës, ndërsa pjesën tjetër të revistës e shpërndante Frani me shokët e tjerë të ilegales. Vlen të theksohet se u mor qëndrimi që të gjitha shkrimet në revistë të botohen me pseudonime dhe kjo mënyrë e kamuflimit të veprimit u tregua si shumë e përshtatshme edhe për mbrojtjen e veprimtarëve në rast zbulimi nga ana e agjentëve të UDB-së, ngase nuk do ta kishin të lehtë t’i zbulonin autorët.
    Në shkrimet e tija në revistë Viktor Gashi prezantohej me pseudonimin “Shpresa”. Ai për revistën siguronte informacione e lajme nga vendi, por shpeshherë paraqitej edhe me shkrime e artikuj të ndryshëm, por nuk mbetej anash pa u prezantua edhe me ndonjë kritikë e vjershë patriotike. Ramiz Kelmendi që mbante pseudonimin “Hijet e lirisë” për revistën shkruante artikuj të ndryshëm, dhe, siç thotë edhe vetë, kishte shkruar madje edhe një vjershë, e gjetur pas shumë vitesh (pasi që ishin gjetur revistat nga arkivisti i Arkivit të Kosovës Hysen Azemi) ishte një befasi e këndshme edhe për vetë autorin. Shefqet Kelmendi me pseudonimin “Leku” botonte vjersha të shkëlqyeshme dhe shokët jo ashtu kot e quanin Naim Frashëri i kohës. Skender Rizaj me pseudonimin “Fishkëllima” në revistë trajtonte tema të ndryshme dhe përgatiste faqen e fundit me lajme të shkurtra nga vendi dhe bota. Pseudonimin “Agimi” e mbante Engjëll Berisha, i cili përgatiste vizatimet, skicat dhe karikaturat për të cilat temat i merrte nga jeta e përditshme dhe me një mjeshtëri të rrallë prezantonte padrejtësitë dhe torturat e shumta që i pësonin shqiptaret nga pushteti i ri komunist. Në revistë botoheshin kryesisht artikuj që trajtonin problemet aktuale, masakrimet, vrasjet, rrahjet, keqtrajtimet, aksionin e mbledhjes së armëve, grumbullimin e drithit, marrjen e kafshëve nga fshataret etj. dhe për t’i botuar të gjitha këto redaksia jepte vlerësimin e vet në mbledhjet ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët e grupit.
    Duke i lexuar materialet e organizatës ilegale, dëshmitë e anëtarëve të grupit dhe tre numrat e revistës “Drita e lirisë”, mund të themi se gazeta kontribuoi shumë në aktualizimin e çështjes kombëtare, duke sqaruar shumë çështje të rëndësishme mbi okupimin dhe padrejtësitë e shumta që i bëheshin Kosovës dhe viseve të tjera të banuara me shqiptarë të cilët kishin mbetur nën ish-Jugosllavi. Që nga fillimi e gjer në mbarim të daljes së kësaj gazete materialet e botuara në të shërbenin si direktiva dhe orientime të vetë grupit ilegal, por edhe si mbështetje për ngritjen politike dhe ideologjike të anëtarëve të saj. Ajo në vete ngërthente dhe trajtonte çështje politike dhe universin e kësaj reviste e përbënin atdheu, liria, koha, njeriu dhe mendësia. Botoheshin edhe kronika e lajme të ndryshme nga vendi e bota, vjersha me përmbajtje atdhetare, e edhe kritika që mëtonin të ishin shkencore, por duke e pasur parasysh moshën e autorëve mund të themi se ishin të përgatitura mirë. Mund të thuhet po ashtu se grupi i të rinjve ilegal të Pejës në rrethanat dhe kushtet e atëhershme të veprimit bënte një punë të cilës do t’ia kishin lakmi shumë veprimtarë ilegalë që kishin më shumë përvojë të jetës ilegale. Në bazë të analizave të shkrimeve në revistë shihet se në punën dhe veprimtarinë e anëtarëve të redaksisë mbretëronte një disiplinë e rreptë. Osman Basha tregon se, “Sipas këshillave të Viktor Gashit kishim për detyrë të mblidhnim sa më shumë informata për shtrirjen e forcave të pushtuesit të ri, të mblidhnim ndihma materiale e sanitare për trimat që luftonin në male. Mundësisht edhe të holla e ndonjë armë”. Dhe, sipas të gjitha gjasave, këta të rinj informatat që i mblidhnin për grupin i botonin në revistën e tyre.
    Në kohën kur u botua revista luajti rolin e një megafoni në errësirën e heshtjes, në mënyrën më të drejtë zbulonte të gjitha padrejtësitë që i ishin bërë dhe i bëheshin popullit shqiptar në trojet e veta. Sa më shumë që organizohej lëvizja ilegale, aq më e nevojshme ishte të forcohej informimi dhe propaganda. Roli i shtypit dhe i informimit antijugosllav, në rend të pare, ishte demaskimi i ideologjisë dhe i propagandës komuniste që po zhvillohej nëpërmjet gazetave e revistave të shumta që botoheshin në serbisht e në shqip anekënd vendit.
    Fillimisht thuhej se takimet e grupit këta të rinj i mbanin në shtëpinë e Skender Rizës dhe pas disa takimeve të shpeshta, në mbledhjen e nëntorit të vitit 1945, sipas rrëfimeve të një dëshmitari është thënë: “Ramiz Kelmendi apo Shefqet Kelmendi, nuk më kujtohet se cili propozoi shtypjen e nji reviste, ku do të shkruanim për krimet e shumta që filluan të bëhen kundër popullit shqiptar, për vrasjet e panumërta të shqiptarëve për çdo natë në Tabe të Pejës dhe padrejtësitë e mëdha ndaj nesh. Të gjithë të pranishmit në atë mbledhje konsultative u pajtuan që revista të pagëzohet “Drita e lirisë”, organ i një fryme djelmoshash shqiptarë. Siç mund të shihet nga koleksioni i ruajtur i revistës, për kushtet e asaj kohe në pikëpamje teknike gazeta ishte e shtypur mirë, shtypej në letër të formatit A – 4, e kjo do të thotë se anëtarët e grupit angazhoheshin shumë që ana teknike të ishte e kapshme për lexuesin. Derisa i shfletoj revistat e një moshe 58-vjeçare, jam e emocionuar dhe këndshëm e befasuar , se si ajo letër e zverdhur u përballoi viteve, errësirës e presionit politik të ish-Jugosllavisë.

    Numri i parë i revistës - festë për grupin

    Numri i parë i revistës doli në janar të vitit 1946. Në ballinë ishte i vizatuar (me dorë) flamuri kombëtar, me ngjyrat kuq e zi dhe shqiponjën në mes, kuptohet pa yll, pa simbole ideologjike, ngase për rininë predikimet e bukura për komunizmin ishin vetëm fjalë boshe. Pas aneksimit të Kosovës popullata shqiptare ishte thellësisht e zhgënjyer dhe më në fund u bind se ishte e mashtruar, sepse nga premtimet e dhëna nuk u realizua asgjë. Të tre numrat e kësaj reviste janë të shtypur me makinë dore dhe të shumëzuar në shaptilograf. Vetë titulli i revistës është i shkruar me dorë, sikur edhe vizatimi të cilin e ka përgatitur autori me pseudonimin “Agimi”, që shumë vonë zbulohet se pas tij fshihej emri i vërtetë i piktorit tonë të njohur Engjëll Berisha.
    Ndonëse kanë kaluar shumë vite, duhet thënë se një pjesë e mirë e këtyre të rinjve fëmijërinë e vet e kaluan në periudhën e vështirë të luftës, periudhë që i ngjante një nate të gjatë e tmerrësisht të errët, por që s’mundi të pengojë traditën e këtij vendi, sidomos të këtij qyteti, që të nxirrte përsëri figura të ndritura kombëtare. Pas parullës së “çlirimit të vendit” iluzionet për popullatën shqiptare u kthyen në zhgënjim e më vonë në mllef. Dhuna lindi revoltën morale, sepse s’vonoi të hiqte maskën dhe të gjakoste kombin. Vitet e para të pasluftës kur ditët e netët ishin të mbarsura me pasiguri e frikë, papritmas në skenë u paraqit revista e cila me një mjeshtri djaloshare filloi të plazmonte mendjet dhe shpirtin e popullit. E tani mund të thuhet se nuk ishte fort e lehtë që në një revistë çfarë ishte kjo të shtjelloje të gjitha ato shkrime dhe ato krijime të shkruara me aq pasion të madh në moshën më të njomë të rinisë. Këto shkrime nuk janë vetëm mbresa e ndjenja djaloshare. Ato mund të themi se janë edhe mendime të pjekura të mbrujtura me hallet dhe problemet e pazgjidhura të atdheut e që i shqetësonin vazhdimisht. Në këtë revistë ndodh nganjëherë të jetë shkruar për çështje krejt të thjeshta, por përsëri ndjehet preokupimi për problemet që e shqetësonin popullin liridashës. Ndër të tjera kishte edhe shkrime që në mënyrë të theksuar shtronin luftën për bashkim kombëtar. Në shumë shkrime të botuara theksohej se çlirimi kombëtar mund të arrihet vetëm me bashkimin e të gjitha forcave liridashëse shqiptare dhe potencoheshin kërkesat për organizimin e një rezistence të fuqishme për shkëputjen e plotë nga thundra serbe dhe komuniste.
    Numri i parë i revistës ilegale “Drita e lirisë” u botua në Pejë, ose siç qëndron në origjinal - DRITA E LIRISË - VITI I , PEJË – KALLNUER - 1946 - Nr. 1. Ky numër ka vetëm 6 (gjashtë) faqe që në numrat e mëvonshëm shtohen. Revistës i paraprin “Parathënja” me të cilën njoftohet opinioni i gjerë shqiptar pse është marrë iniciativa që të dilet me një revistë të këtillë. Aty, ndër të tjera, thuhej; “Që të rritej populli shqiptar me ndjenja kombtare: që të formohet dhe në popullin tonë nji ndergjegje, nji dashuri e tepert ndaj atdheut dhe Nanës së vet Shqipnisë dhe me nji të pameshirshme ndaj zaptusve, tradhtarve -mashtruesve të partisë komuniste, ose ma mirë me thonë (partisë terroriste), filluam të shkruejm këtë revistë të vogël”. Në vazhdim shkruhej se këtë revistë e nxjerr një grup i vogël atdhetarësh të cilët duan që masës së gjerë t’ia bëjnë me dije që të mos mashtrohet dhe të mos bjerë pre e gënjeshtrave të emisarëve të Partisë Komuniste dhe njoftohet se revista që ka filluar të dalë ilegalisht do të dalë dy herë në muaj. Por, siç dihej, okupuesit pendën e kishin frikë, e sidomos shkrimet e atdhetarëve të dalluar. Ata, gjahtarët e OZN-së, pendën e urrenin më shumë se shpatën ngaqë këtë të dytën e përdornin vetë, ndërsa të parën e përdornin intelektualët e paktë që ishin. Shkrimet në revistë i trembën fort dhe pas daljes së numrit të parë filluan me të madhe gjurmimet. Nuk ishte e rastit që pas numrit të tretë ata u vërsulën me tërë egërsinë mbi popullatën vetëm e vetëm që të zbulonin grupin që nxirrte këtë revistë. Ata u zbuluan dhe u arrestuan në mars të vitit 1946.
    Në vazhdim autori me pseudonimin “Shpresa” (Viktor Gashi) prezantohet me shkrimin “Nacionalizma shqiptare” ku thotë se “e gjithë bota punon për lirin e popullit të vet dhe për mbrojtjen e kufijve të vet”, për të pyetur më vonë se “Pse ne kosovarët të mos punojm për lirinë tonë dhe për kufijt tonë”. Dhe, nën shprehjen kufijtë tanë autori nënkupton dhe tregon se e drejta dhe kufijtë tanë janë “me u bashkue me nanen t’onë Shqipnin”. Në vazhdim të shkrimit ai shpjegon se ç’është nacionalizmi shqiptare dhe cilat janë qëllimet e përgjithshme të saj:
    1. Të ketë nji Shqipni të lirë dhe indipendente, 2. Të ruaj kufijt e saj etnik të mbledhun rreth nji ideali, 3. Të jenë gadi djemt e të gjithë popullit shqiptar për sakrificat tona të përbashkëta, 4. Për të mbërri këtë qëllimi duhet qe të gjithë shpresën ta kemi në vehten tonë, të kemi vullnet dhe asgja tjetër, 5. Nacionalizma shqiptare dëshiron që me kombet e saja fqinje te shkoj në nji marrveshje miqësore, të rrojë në nji harmoni , kjo miqësi duhet të jetë e thellume mbi respektin e të drejtave të të dy palve, 6. Nacionalizma shqiptare nuk ka qellim me ba kerkujt, por edhe s’ka deshirë që t’i baj keq asaj, pse po i bani keq nacionalizmes shqiptare, i ka ba keq kombit të vet, atdheut të vet, Shqipnisë dhe ma ne fund të gjithë popullit shqiptar. Për të shpjeguar më vonë se “Nacionalizma shqiptare nuk banë asnji luftë ideologjike. Parimet e saja janë patriotike dhe mundohet të forcojë patriotizmen”.
    Ky shkrim del si një zë i ndërgjegjes, i cili arrinte të identifikohej me kolektivitetin e vet kombëtar, me fatin dhe tragjiken e tij historike. Edhe lirinë artikullshkruesi e përafron me gjërat më të çmuara njerëzore, që vjen si një gjakim i përhershëm dhe që kërkon me ngulm që ky gjakim edhe të realizohej njëherë e përgjithmonë. Ndërkaq, në punimin “Pse e dua Kosovën” numërohen shumë arsye pse duhet vendi i vet. Shkrimi nuk ka autor, mirëpo njeriu habitet dhe befasohet për të mirë kur i sheh të numëruar faktet dhe argumentet historike, demografike, etnografike dhe në fund statistikat e shumta e cekura, siç ishin ato të vitit 1941, sipas të cilave në Kosovë rrojnë më shumë se 800.000 mijë shqiptarë dhe se në bazë të të dhënave të vetë serbëve autori i shkrimit thotë:

    “Ata vetë na provojnë se 75 deri 97% e sajë banohet prej nji popullsisë krejt shqiptare”. Për të vazhduar se “E duam Kosovën se dhe historikisht ajo ne na perket kur Romaket dhe sllavet s’kishin shkelë akoma në Ballkan, ajo bante pjesë në mbretnit e stërgjyshve t’onë ilirijan… E duam pse atje u hodhën themelet e rilindjes shqiptare, qe lidhja e Prizrenit me 1878, ajo që përhapi si vetimë në të gjitha anët e atdheut shkëndijen e patriotizmit”, duke e përmbyllur shkrimin se “Në ditët e sotme vendimtare , nji qellim, nji deshirë, nji vullnet: Ja liri me Kosovën - Ja skllaveni per të gjithë”. Në faqen e tretë të revistës është një vizatim që paraqet varjen e tre shqiptarëve në litar, një tjetër shqiptar paraqitet i prangosur dhe shqiptari tjetër duke e rrahur një partizan i “UNÇ” - së. Pra një vizatim që flet shumë për fatin e popullatës së pafajshme shqiptare, që trajton një kohë të rebeluar, ku shqetësimi i autorit reflektohet nëpër çdo vijë e vijëzim, nëpër çdo fjalë e fjali. Ky vizatim sikur del jashtë kornizës së vet dhe në një moment tjetër bëhet ligj, imanentë e të ekzistuarit. Vizatimi kthehet në fakt, në dokument, në rezolutë, akt ky i vendimeve që i aplikon okupuesi mbi popullatën e pafajshme. Autori me këtë vizatim në kontekstin aktual të kohës përgatit një mobilizim të ri shpirtëror të masës. Me autor “Agimi” (Engjëll Berisha) nën të janë të shkruara fjalët “Kjo asht e drejta, liria dhe puna e parë me popullin shqiptar të Kosovës. Shiqoni pra lirin që na e pruni ushtria “Nacional Çlirimtare (Shkatrrimtare) , shiqoni pra” Punimi “Djelmosha shqiptar” i drejtohet djelmënisë shqiptare, duke u prononcuar se çka është dashuria ndaj atdheut, ndaj kombit dhe ndaj flamurit, dhe shtrohet pyetja, vërtet sa vjeçar ishin këta djem që ishin vetëm gjimnazistë të pambaruar. Dhe, duke e lexuar këtë shkrim lindin shumë dilema, të cilat zgjidhen gjatë procesit gjyqësor. Dilemat paraqiten edhe te trupi gjykues meqë edhe ai nuk beson se këta të rinj ishin autorë të këtyre shkrimeve. Duke u nisur nga kjo prej këtyre të rinjve kërkohet dhe bëhet presion që të pranojnë se shkrimet i kishin shkruar profesorët e tyre. Mirëpo para trupit gjykues autori i shumë shkrimeve me pseudonimin “Hija e liris’”- Ramiz Kelmendi, me një zë të pathyeshëm i drejtohet trupit gjykues: “Më jepni laps e letër t’iu shkruaj në çast nji tregim”. Ndërkaq Shefqet Kelmendi (“Leku”), që të bindte trupin gjykues se vetë i kishte shkruar poezitë për Haki Tahën, filloi t’i recitojë ato. Dhe me këtë këmbëngulësi i shpëtuan profesorët e tyre nga pushkatimi i sigurt.
    Punimi tjetër “Djelmosha shqiptarë” iu drejtohej të rinjve shqiptarë dhe në të bëhej fjalë për atdheun dhe në këtë kontekst atdheu ka kuptimin biblik, me një fjalë “Atdheu është dheu i birit e i atit e i shpirtit të shenjtë”, për të vazhduar se ai del si shenja më sublime në emblemën tonë ekzistenciale. Autori thotë: ”Atdheu ashtë çdo vend ku jeton nji popull me gjakun, gjuhen dhe zakonet e tij”. Kombi për autorin është “… gjithë njerzit e nji gjakut e nji gjuhet që përfshinë atdheun, jo vetëm ata që ka në gjijtë e tijë por edhe ata që rrojnë të shpërndamë jashta tijë e që kanë nji gjuhë, nji gjak e nji palë zakone si të parët, me fjalë të tjera“, për të theksuar më tej se çfarë është flamuri kombëtar për shqiptarin dhe dashuria e madhe ndaj tij e cila shkon deri në vetëflijim. “Shihne atje naltë atë Flamur të bukur të kuq e të zi që po valon e ngrehet krenar përpjet! A e dini qasht ay e q’perfytyron? Asht Flamuri jonë vllezen, flamuri i shejt i Skenderbeut tonë, që rrethë tijë janë turrë kushedi sa trimave dhe janë kendue sa e sa kangë, hymne e lavdrime. Ay flamurë që aq mburrun e madhështor po valon, përfaqëson madhninë e kombit tonë ashtë simbol i naltë e shenja e kombesisë s’onë, asht ideali i Perendijt i atdhesisë sonë dhe ngjyrat e bukura që ka e kuqja e e zeza, si dhe shkaba dy krenare midis na tregojn nga nji anë gjakun tonë te kulluem e fisnik, gjakun që u derdhë për nderin e lavdrim të atdheut, gjakun vllaznor që vlon në zemrat e çdo shqiptari…” dhe shkrimi i cili është pa autor përfundon me fjalët: ”Rroftë Shqipnija Etnike në të cillën hyjnë të gjithë shqiptarët kudo që janë, Rroftë Rinia shqiptare e Kosovës e cila punon per Shqipni Etnike.”
    Autori i shkrimit “Hija e lirisë” (Ramiz Kelmendi) në faqen e pestë të revistës paraqitet me shkrimin “Partia Komuniste, Liriprusja e popujve të robëruar”. Me një lexim të kujdesshëm vijmë në përfundim se sa kanë qenë të zhgënjyer këta të rinj, duke mos abstraktuar popullatën në përgjithësi. Shkrimi sugjeron një kontekst të caktuar kohe në të cilën proklamohen raportet e një sistemi okupues, ndërsa lufta e brezave vazhdon për lirinë e vendit. Që në ditët e para të “çlirimit”, nga ato premtime për lirinë, barazinë dhe bashkimin me Shqipërinë nuk mbeti asgjë ngase të gjitha ato fjalë ishin mashtrim dhe fjalë boshe të okupuesit. Që në ditët e para të çlirimit populli shqiptar u ballafaqua me vrasjen e njerëzve të pafajshëm, me torturat ndaj patriotëve, me zhdukjen e tyre pa gjurmë, me burgosjet e tyre. Në këtë shkrim bëhet fjalë për të gjitha këto që i përjetuan në ditët e para kur kishin dalë t’i prisnin “çlirimtarët”. Ja se çfarë shkruan në artikullin e vet autori, i cili njëherësh ishte dëshmitar i gjithë kësaj ngjarjeje: “Nga vujtjet e tepërta që pësuem në kohën e fashizmit patem nji simpati ndaj partisë komuniste për të cilën thojshin se ashtë liriprursja e të gjithë popujve të robnuem”. Mirëpo, pas asaj që përjetoi populli të gjithë ishin të zhgënjyer se “Porsa hynë në Pejë më 17 nanduer, mbas dite u vra nji shqiptar në mjedis të rrugës që ishte tue manifestue për shlirimin që e kishte prue ushtria e qujtun nacionalshlirimtare”.”Nji natë të dhjetorit”, shkruan “Hija e lirisë”, “OZNA (mbrojtsja e popullit = për ta pushkatue popullin e pafajshem shqiptar) ishte plotë.” Kjo dëshmon se shqiptaret menjëherë pas lufte vriteshin pa gjyqe, pa dëshmitarë dhe zhdukeshin pa gjurmë. Por, amaneti i të gjithë të vramëve , siç thotë artikullshkruesi, ishte “Poqese dikush del gjallë le të ju thojnë gjithë shqiptarve që të punojnë për atdheun e tone - për Shqipnin dhe me nji luftë t’ashpër me ta (prej nanduerit deri në mars ma tepër se 200 (dyqind) shqiptar vetëm prej qytetit të Pejës janë vramun, të marrin gjakun t’onë”. Mesazhi i këtij autori është shumë i qartë dhe nuk ka nevojë për koment.
    Në këtë numër të revistës, veç artikujve që u cekën më lart, botohen edhe vjershat: “Fati sillet porsi bota”,”Vuajtjet e shqiptarve të Kosovës”, dhe “Poshtë padrejtsit”. Në të tri vjershat bëhet fjalë për fatin e shqiptarëve, padrejtësitë e shumta, robërinë e tyre dhe thuhet se është i vetmi popull në Ballkan që nuk e gëzon lirinë. Të gjitha këto vjersha, do të thoshim, paraqesin një dëshmi tronditëse për zezonat shqiptare që i kishte sjellë koha e pasluftës e që drejtpërdrejt pasqyronte dhe linin vragë në kujtesën e popullit. Në vjershën ”Poshtë padrejtsia” Ramiz Kelmendi shkruan: ”Gjithë shqiptaret çohu në kambë / ta luftoni padrejtësin /dhe thirrni anë e mban /ne e duem Shqiperin”. Në këtë vjershë, ndër të tjera, theksohet se pushteti komunist në Kosovë e ka vetëm hijen dhe po qe se ne shqiptaret të gjithë ngrihemi në këmbë, bëjmë rezistencë dhe i dëftojmë botës se jemi pjesë e pandashme e Shqipërisë.
    Gazeta “Drita e lirisë” përpiqej ta informonte opinionin mbi ngjarjet e asaj kohe në trevat e Kosovës dhe në viset e tjera të banuara me shqiptarë, por një gjë e tillë ishte e vështirë ngase çdo gjë përcillej me shumë kujdes nga organet e UDB-së. Pushteti i atëhershëm ishte i vetëdijshëm se decenie me radhë ishte në konflikt të përhershëm me popullin shqiptar dhe në luftë të vazhdueshme për fitoren e të drejtave të ligjshme autonome politike të shtetësisë. Këto armiqësi të gjata, thuaja të përhershme të shqiptarëve ndaj pushtetit okupues, ishin në rend të parë fryt i tradhtisë së këtij pushteti ndaj shqiptarëve, andaj vetë okupatori i priste pakënaqësitë dhe lëvizjet ilegale antishtetërore.

    Jehona e numrit të dytë të revistës “Drita e lirisë”

    Revista doli në muajin shkurt të vitit 1946, me të njëjtët autorë (redaksi), vetëm se tani ky numër kishte shtuar faqet prej 6 (gjashtë) sa kishte në numrin e parë, në 12 (dymbëdhjetë). Ballina e numrit të dytë në krahasim me numrin e parë ishte më e thjeshtë ngase në të ishte e vizatuar vetëm shqiponja e zezë, pa yll, dhe revista hapej me një vjershë në formë të parathënies me titull ”Parathanje e revistës t’onë”, shkruar nga “Leku” që ishte pseudonim i Shefqet Kelmendit. Autori me vargjet e bukura shprehte dëshirën pse kishin marrë iniciativën për të botuar këtë revistë: “Këtë revist t’one kombtare / me nji material te paket fare / dole ne dritë për herë të parë / prej nji fryme djelmash shqiptar”. për të vazhduar me shkrimin “Besa shqiptare” që vazhdon edhe në numrin 3 (tre) të revistës. Në këtë shkrim autori vazhdimisht shtron pyetje, por se edhe vazhdimisht vetë përgjigjet: “Po a e dini mirë, vllazën cilla asht kjo “Besa shqiptare” për të cilën janë shkrue aq e aq vepra dhe janë kushtue aq lavdrime”, për të vazhduar se “Besa shqiptare” vllazën, asht fjala që del prej gojës së shqiptarit, fjala e premtimit, ose e betimit, fjala e burrnisë e e nderit te nji shqiptari i cili s’ka zakon të betohet mbi Perendin, ose mbi profetet e shejtnit e tij, mbi prindet, ose mbi te dashurit e tij. Prej të gjithëve ketyne shqiptari ka preferue gjithmon te betohet vetem mbi besen e tij qe ashtë fjala karakteristike e fisnikrisë së tij. Pra besa asht burma, fisnikrija e karakteri i shqiptarit dhe keshtu e shihni bukur mirë se Besen e shqiptarit e konsideron si ma te naltin e ma te shejtin betim, qi mund ta ket e qe mund te ja nep tjeter kujt”. Autori thotë se besa e shqiptarit ka edhe kuptimin e mbrojtjes dhe të sigurisë, të jetës e të nderit. Kur shqiptari e jep besën për diçka, në bazë të këtij shkrimi, del se puna është e mbaruar, fjalën e dhënë shqiptari s’e shkel kurrë, se po qe se nuk e mban atë, e quan turp e çnderim.
    Shikuar në tërësi, në këtë numër dominojnë vjershat e shumta disa prej të cilave u mungojnë emrat e autorëve. Ta zëmë, vjersha “Duaj atdheun” është pa autor, ndërsa vjershën “Kushtrimi” e ka shkruar autori me pseudonimin “Shpresa”. Megjithëkëtë mendojmë se që të dy vjershat i ka shkruar i njëjti autor, pra vetë Viktor Gashi. Në to autori vazhdimisht bën apel dhe një dialog me njerëzit, me kohën dhe me problemet thelbësore të tij kur thotë: “Shqipninë e ke Atdhe / e duaj e e ndero / per te gja mos kurse / dhe jetën ja dhuro”, ose në vjershën “Kushtrimi” autori pyet “Kush asht trim i mirë shqiptar / Ne kambë sot duhet me u çue / Kush asht i ndershem atdhetar / Lypet sot me u bashkue”. Në këtë vjershë është fjala dhe guximi , mbi të gjitha është besa e dhënë dhe urtia e popullit, trimëria e fortë stërgjyshore dhe dëshira për t’i realizuar gjakimet shekullore. Nga vjersha “Shqiptarve” me autor “Leku” (Shefqet Kelmendi) mund të marrim edhe ndonjë varg sa për ilustrim. “Ne kambë pra shqiptarë / nuk ashtë koha me pushue / ja sot ja kurrë si atdhetare / duhet jetën për me nderue”. Karakteristikë e kësaj është se vargjet shprehin konkretisht kushtrimin dhe mobilizimin e tij si shkalla më e lartë e stoicizmit në popull.
    Syzheu i shkrimit “Shqiptaret janë gadi” nga “Hija e lirisë” (Ramiz Kelmendi), mëtonte të ishte zëdhënës për masakrat e shumta që iu bënë popullit shqiptar brez pas brezi, për të vazhduar me konstatimet rrëqethëse: ”Për të shkrue për masakrimet qe ju banë shqiptarve gjatë ketij vjeti nga ana e serbve (partisë komuniste-partizane-malazeze etj…etj… duhet vollume e vollume. Sa herë që ndonji shqiptar ngrehi zanin per lirin e popullit shqiptar mori si shpërblim çelijat e burgut…”. Më vonë flet për planin që e kishin bërë okupuesit me vite. “Plani i tyne ashtë Shqiptaret ti masakrojn, te cilet asgja su kanë ba, veqse pse në token arbenore kërkojn lirine. Pse shqiptaret duhen masakrue. Pra shqiptaret e Kosovës duhet të zhduken fizikisht”, e përmbyll shkrimin autori 15-vjeçar tani shkrimtari i njohur Ramiz Kelmendi. Ndërkaq skicat vizatimore që jepen në revistë prezantohen si “Fakti II-të mbi shqiptaret”. Në faqen e pestë prezantohet një ilustrim shumë interesant, ku paraqite shqiptari me plis mbi kokë duke thirrur liri dhe partizanin me çekan duke e goditur në kokë. Sikurse edhe ilustrimet e tjera, edhe këtë e ka përgatitur autori me pseudonimin “Agimi” (Engjëll Berisha).
    Kemi në këtë revistë edhe citate të marruara nga librat e të tjerëve, siç është rasti me shkrimin e autorit “Hija e lirisë” (Ramiz Kelmendi), të marruara nga libri “Sulm e lot”. Në vazhdim autori nëpërmjet një vjershe të huazuar konstaton dhe dëshmon për realitetin e padrejtësitë e shumta ndaj shqiptarëve si para lufte ashtu edhe pas saj. Autori cek se shkrimet që i shkruajnë komunistët, se “Neve nuk e kemi për qëllim me i ja mohue të drejtat shqiptarve sikurse që ka ba rezhimi i vjetër antipopullor, por neve si nji rezhim popullor qe jemi do të keni edhe ju te drejta sikurse te gjithë popujt e tjerë te Jugosllavisë”, për të përfunduar me dëshpërimin më të madh se “Liri nuk patë dhe përsëri nuk kemi,” se okupuesi vetëm fytyrën e ndërron por aspiratat gllabëruese asnjëherë.
    Vargjet e këtyre dy vjershave prezantohen nga autori me pseudonimin “Leku” (Shefqet Kelmendi), si “Shqipnisë” dhe “Kosovës”. Në të parën qahet fati i Shqipërisë, e cila pa dashjen e saj mbeti nën kthetrat e sistemit komunist, se dashuria e madhe e autorit për Shqipërinë i imponon të shkruajë edhe këto vargje: “Shqipni o nana ime / pse kalon kohën ne mjerime / dite as natë tue mos pa gezime / por ke ulun koken si nji jetime”, për të vazhduar me vjershën “Kosovës”. Po ajo dashuri dhe i njëjti zjarr e djeg vjershëtarin kur thotë: “Ne kambë Kosovë se u afrue dita / mblidhi djemt që të kanë pshtue / ata, qe anmiku smujti me i farue / se te dera po te pret drita”. Vargjet që buronin nga shpirti shprehte shqetësimet e tij, por njëherësh edhe optimizmin se diku aty afër ishte edhe drita kaherë e pritur.
    Shkrimet në këtë revistë janë të qarta, me mesazhe të drejtpërdrejta dhe opinionit të gjerë ia bënin me dije të gjitha të këqijat që i vinin nga pushtuesi i ri. Të tilla janë shkrimet e autorit “Hija e lirisë” (Ramiz Kelmendi)- “Shqiptaret e Kosovës “ dhe “Kosovarve”, si dhe ato “Fishkllima” , “Lirin që na pruen”. Shkrimi “Shqiptaret e Kosovës” është herë – herë një lloj apeli që bëhet për shpëtimin e Kosovës: “Mos u besoni pra ketyne tradhëtarve të poshtër! Mos u besoni ketyne mashtrusve qe i banë gjithë ato masakra dhe tortura ne popullin e pafajshem shqiptar gjatë nji vjeti. Te keni besim ne luftën e drejt tone se do te dali triumfuse kunder ketij barbari i cili asht mbshtet ne fuqin e popullit shqiptar t’onin”. Në shkrimin “Kosovarve” autori shpreh dëshirën e madhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhembjen pse ky bashkim nuk ndodhi më herët, por megjithatë është optimist se ajo së shpejti do të ndodhë: “Kosova e bashkume me Shqipnin ne pakë kohë do të bahesh nji nga ma te bukurat të t’Europës e të gjithë dheut…”. Çdo gjë të bukur e të mirë autori e sheh vetëm me realizimin e dëshirës për bashkim kombëtar dhe supozon se te kjo mund të arrijmë kur të angazhohet çdo shqiptar për lirinë e vendit.
    Duke iu qëndruar besnik këtyre temave të ngjarjeve konkrete, veçanërisht duke u përballur për çdo ditë me këto, autori “Fishkllima” (Skender Rizaj) në tekstin “Lirin që na prune” ironizon për lirinë që nuk na e sollën.” Në vend të lirisë së premtuar,”Partizanët” serbë e malazezë keqtrajtuan, dënuan dhe vranë mijëra shqiptarë. Dhe, duke parë zhgënjimin nga “çlirimtaret”, autori thërret: “Të gjithë atdhetarët e dashtun te luftojn kundër gjakpirësve, kundër tradhëtarve, kundër partisë komuniste (teroriste), mos të lajm ma pisat e Malit të Zi te na robnojn, por t’a kapim na shqiptaret pushtein ne dorë se jemi nji shumë prej 85% dhe gjithëmon ka qenë ky vend i jon qysh nga Ilirijanet”. Dhe në fund të revistës jepen lajmet shkurt nga vendi dhe bota që i japin një karakter politik revistës. Së pari bëhet prezantimi i situatës së brendshme politike si në Pejë, Prizren etj. Situata politike në Pejë paraqitet kësisoj: “Çdo tregtarit ju mur malli, gjithashtu dhe zanatlive …”. Për Prizrenin thuhet: “Nga vujtjet e mdha të gjendjes ekonomike te popullit shqiptar te Prizrenit vdiqen nga uria disa persona“. Lajmet shkurt nga bota jepen si nga Athina, Roma, Londra, Beogradi, Moska etj. Në një lajm nga Beogradi thuhej: “Radio i Beogradit lajmron se Nediçi derisa ishte tue kalue prej katit të tretë ne të katertin te nji pallati kecen posht ne tokë dhe vdiç.” Në një lajm nga Moska thuhej se “Radio e Moskës ne emisionin e gjuhës shqipe lajmron se 10.000 jugosllav jasht Jugosllavisë janë tue punue kundër Jugosllavisë se Titos nen udheheqjen e kral Petrit”. Me këto të dhëna mbyllet edhe ky numër i revistës.
    Ndonëse shkrimet e kësaj gazete ilegale shkruheshin nga disa të rinj, me leximin e tyre mund të supozohet se në një të ardhme jo fort të largët kishte pretendime që kjo gazetë të merrej në mënyrë edhe më të pjekur me çështjet e pazgjidhura të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Gazeta “Drita e lirisë” ka rëndësi gjithashtu edhe për iniciativën e informimit ilegal dhe pasqyrimin e angazhimit politik në zhvillimin e mendimit politik të popullit shqiptar që jetonte i okupuar. Dhe, në fund me anë të kësaj gazete mund të themi se mund të ndriçohen shumë raporte politike e kundërthënëse të pranishme në Kosovë. Në anën tjetër, gazeta “Drita e lirisë” ka një rëndësi të madhe për historinë dhe zhvillimin e shtypit ilegal, ngase kjo është edhe gazeta e parë e këtij lloji në Kosovë.

    Qëndrimi i revistës “Drita e lirisë” ndaj çështjes kombëtare

    Për daljen e numrit të tretë anëtarët e redaksisë u angazhuan shumë dhe gjatë muajit shkurt e nxorën atë si dy numërsh, tamam ashtu siç kishin premtuar. Numri i tretë doli në fund të muajit shkurt. Në çfarë kushte e rrethana u përgatit ky numër nuk kemi të dhëna, por në ballë të tij nuk ka asgjë të vizatuar, në materialin e marr nga Arkivi i Kosovës. Në ballinë është vetëm një letër e pastër dhe pa kurrfarë shkrimi apo skice vizatimore. Për dallim nga dy të mëparshmit, në këtë numër shkrimet dallohen për nga cilësia dhe gjithsesi për ruajtjen e kontinuitetit tematik të numrave të përparshëm. Edhe këtij numri i prin “Parathënje – Rinisë shqiptare”, që kryesisht i kushtohet rinisë. “Për Ty o rini e dashne po shkruaj ketë studim të thjesht dhe ty po ta kushtoj. Skam tjetër qëllim veçse të ndez në zemren t’ande dashuninë e zjarrtë t’Atdheut, dashunin që në vendin tonë të bukur ka frymzue kaq e kaq therori dhe qe edhe sot e kësaj dite bajnë të rahin nji tok zemra bujare”. Domethënës është mesazhi që del nga ky shkrim që thotë se ne duhet ta duam Shqipërinë edhe pse nuk është vend i pasur dhe, fundja, është çfarë është atdheu, ai është i yni dhe se çfarëdo që është atë duhet dashururar, mbrojtur dhe me të duhet krenuar.
    Po ashtu në faqen e parë prezantohet edhe vjersha “Këndonjësve”, e shkruar nga “Leku” (Shefqet Kelmendi), që i kushtohet revistës dhe lexuesve të saj: “Me nji kohë të paket fare / Revista e jonë kombtare / Duel në kohë të caktueme përsëri në dritë / Mbasi prej këndonjësve e kalumja ma mirë ashtë pritë”. Është me interes të thuhet e në këto vjersha hetohet njëfarë ndryshimi cilësor në të shkruar. Autori shprehet optimist se për këtë numër kanë sakrifikuar kohën e tyre, por e rëndësishme është se ajo është pritë mirë dhe në numrat e ardhshëm do të punojnë më shumë dhe lexuesve do t’iu ofrojnë informata më të shumta.
    Në gjithë punimin “Nderi, karakteri e virtytet e shqiptarit” vërehet se ai që e ka shkruar këtë ishte një njohës i mirë i traditës, i mikpritjes dhe i besës shqiptare, për të vazhduar: “Shqiptari, vllazën, ka vyrtiyte të rralla. Ka karakter, bujari e fisnikri te pa shoqe por ma fort ka njerzi, që se ka asnji komb në botë”, ndërsa për karakterin e shqiptarit thotë: “Shqiptari prej natyre ashtë i ftoft e flegmatik, flet pak, por fjalet e vendeta e te themelta. S’di të thot ky fjalë të kunderta me njena-tjetren”. Në këtë numër vazhdon shkrimi për “Besën shqiptare”, duke bërë prezantimin e shumë rasteve të dhënies dhe mbajtjes së besës dhe përfundon se “Shqiptari preferon të vdes, por kurr me e shkel besën që e dha”.
    Në shkrimin “Kufijt etnografik të Shqipnisë, të caktueme po prej nji sllavi”, autori këta kufij i prezanton në bazë të një shkrimi të një sllavi - P. F. Bradasku, i cili i ka botuar në “Patmannos Mitte ilunden” të vitit 1869 (XII) në një studim kushtuar sllavëve në Turqi (Die Slloven inder Turkei). Ky autor serb kufirin e Shqipërisë e paraqet kështu: “Këta kufij nisen prej buzve t’Adriatikut nga gryka e Spuzec (Spiza), pak ma ne veri të Tivarit, dhe keshtu permbyllen - tuej e ndjek nji drejtim të veri - lindjes - liqenin e Shkodres, malet e Tërgovishtes të Shkodrës, Hotit, të Grudës, Gusisë, Plavës, të Pejës, krejt rrafshinen veriore të Mitrovicës, deri në katundet e Kurshumlisë dhe të Prokupës: prej ketu zbresin kah jugu deri në Kumanovë tue e ndjekun vijen e caktume prej qytetit të Shkupit, te Shqiptaro - Serbeshë, por me nji shumicë të pa bisedushme Shqiptar: dhe tjetra e perfshime ndërmjet qytetit të Dibrës, Shkupit e Kosturit prej shqiptaro - bullgarësh, por gjithnji me nji shumicë të dukshme shqiptare”, gjë që edhe tani do të ishte me interes ta dinë shumë të ashtuquajtur shkencëtarë serbë.
    Shkrimi “Ngjarje nëpër katunde” i autorit me pseudonim “Fishkllima” (Skender Rizaj) paraqet ngjarjet në nji fshat “ku forcat partizane pas lufte futen në nji fshat dhe e msyejn nji shtëpi fshatari i cili ishte lirua nga ushtria. Edhe pse fshatari i kishte dokumenta me të cilat dëshmonte se ishte i liruar, ata e moren dhe e pushkatuan 20 metra larg shtëpisë”. Si në shumicën e rasteve, autorët janë edhe vetë dëshmitarë të ndodhive që i pëshkruajnë. Është e ditur se pas lufte forcat partizane bënin kërdi në fshatrat e Kosovës. Autori thotë se edhe në shtëpinë tënde, ndonëse ishe i liruar nga ushtria, askush nuk mund të të siguronte jetën, prandaj liria edhe më tej për shqiptaret mbeti vetëm një ëndërr e paarritshme. Në këtë shkrim autori merret kryekëput me kohën e vet, me njerëzit e vet dhe me problemet e kohës së vet, duke kërkuar me ngulm të vertetën dhe drejtësinë që s’e kishin.
    Në revistë ka biografi e vjersha që u kushtohen heronjve kombëtarë. Njëri ndër ta është Haki Taha tek i cili më shumë ndihet zëri i krenarisë dhe i protestës.“Hija e liris” (Ramiz Kelmendi) shkruante një biografi të shkurtër për Hakiun, për të cilin thotë se ai, duke e parë tradhtinë e Miladin Popoviqit ndaj shqiptarëve vendosi ta likuidonte, duke thënë se “ky u vra me 13 mars 1945 n’ora 10 para dite në zyrën e tij (fjala është për Miladin Popoviqin), marrja vesh nder partizanet për vrasjen e Miladinit, vrapuen anë e mbanë për gjetjen e vrasësit, kështu që të nesërmen, tue pa se ishte tue u nxanë prej anmiqve dhe tradhtarve partizan, tue mos dasht që ta gjykojn fëmija, e hapi gjoksin në të cilën gjoks ishte flamuri i kuq me shkaben dy krenare dhe vrau vehten”. Për të apeluar më vonë autori me dhembje të thellë “Vajtojeni pra , burra e gra, djem e fëmi, pleqë e të ri, vajtojeni Haki Tahen dhe ju o nuse diftojuni fëmijve të juaj në djep se për atdhe duhet me vdek si Haki Taha”. Në gjithë punimin dominojnë karakteri dhe vyrtytet e qarta të figurës së Haki Tahës si liridashës, trim dhe vetëflijues për punë të atdheut.
    Edhe Shefqet Kelmendi me pseudonimin “Leku” i kushton një poezi heroit Haki Taha, ku shkruan për trimëritë e tija dhe se për atdhe lindet edhe atëherë kur vdiset. Në vargjet e veta ai kështu e paraqet vdekjen e tij: “Me të vertet Hakiu jetë ka ndrrue / por mos mendoni se ashtë harrue / se kush nep jetë për atdhe / Aj kurr ska vdekë, por ka le”. Në të vërtetë vjershat që prezantohen në revistë më shumë kanë karakter mesazhi, që lexusve iu ofron atë që duhet thënë poeti për kohën e vet. Në skicën “Bashkimi banë fuqin” të shkruar nga një autor me pseudonimin “Blerimi”, thirret populli që të jetë i bashkuar për arsye se vetëm si të tillë do të jemi më të fuqishëm, më të fortë dhe se vetëm si të tillë do ta mundim edhe robërinë që na ka pllakosur. Ky tekst shprehet dëshira për afirmimin e gjakimit shekullor për një bashkim kombëtar: “Ah, sa kohë e lumtur kishte me qenë dhe sa ditë fatbardhë kur shqiptari pa kqyrë a asht katolik apo musliman edhe në shqypen dykrenare në ballin e shndritshem të florinjet të tij, tue e mbajt atdheun e tij, atdheun e çdo shqiptari. Në ketë mënyrë tue u bashkue me nanen t’onë Shqipni”. Në shkrimin “Le ta din pra…” përsëri thirrje për bashkim, përsëri thirrje për unitet. Me gjasë në kohën kur u shkrua ky artikull autori më së shumti e ndiente mungesën e unitetit, andaj edhe apelonte me të madhe për të. Dhe, ky apel nuk mori fund vetëm në ato vite, ai u përsërit brez pas brezi, u përcoll si amanet nga të parët dhe edhe sot do të ishte aktual. Autori me pseudonimin “Fishkllima” (Skender Rizaj) e kishte hetuar më herët rrezikun që kërcënohej për shkak të përçarjes së popullit, andaj edhe përsëriste me ngulm: “Shqiptar të dashtun, bashkohuni të gjithë për ta zhdukur ket tradhëtar se na robnoj, se per ndryshe do të jemi ma të shtypun. Mos u mashtrohuni, që do të na bjen nji i huaj lirinë që deshirohet, nuk asht e mundun që me ndihmen e huaj do të gëzojm nji liri”, për të vazhduar: “Çohuni prej gjumit të randë o vllazën shqiptarë, se perndryshe do të jemi te robnuem prap prej tradhtarve të pa shpirt, se jemi nji shumë e vogël shqiptaresh edhe nuk na përkrah kerkushi për pa luftue vet per shlirimin e atdheut”.
    “Fishkllima” (Skender Rizaj) prezantohet edhe me një vjershë që i kushtohet “Popullit tonë”, ku, ndër të tjera, thërret: “kush asht trim shqiptar / bashkohuni të gjithë mbar / për flamur e për shtet / se ne Shqipnija po na thrret”.
    Ramiz Kelmendi, ose “Hija e lirisë”, paraqitet me shkrimin “Bashkim e interes”, ku ndër të tjera thotë: “Bashkim dmth. fuqi e asgjë tjetër, pa bashkim ske fuqi”. Më pas thekson se shqiptaret gjatë luftës u bashkuan me partisanët, luftuan dhe pas tërë kësaj ata (shqiptarët) përsëri mbetën të robëruar, që do të thotë se bashkimi që na u imponua nga serbët e malazeztë ishte bashkim prapa të cilit fshihej interesi.
    Vizatimi diku në mes të revistës me titull “Fakti III mbi shqiptaret” paraqet vrasjen e shqiptarëve në grumbull nga ana e serbo-malazezve. Autori “Agimi” (Engjëll Berisha) shkruan nën vizatim: “Të betohemi se do ta marrim hakun e dëshmorve të panumert që dhanë jetën për ATDHE”.
    Poezitë janë ana e “dobët” e autorit me pseudonimin “Leku “ (Shefqet Kelmendi). Ai edhe në këtë numër paraqitet me vjershat “Juve kosovar…” të cilët në formë kushtrimi i thërret të zgjohen, se qëllimi i tyre nuk është që të heshtin, trimeria e tyre nuk është e panjohur për Ballkanin, por ekziston rreziku që po qe se kështu vazhdojmë “mundemi edhe me u shue”. Autori ka frikë, ka drojë, është i shqetësuar se mund të ndodhë më e keqja dhe pikërisht këtë të keqe ai nuk e do për popullin e vet. Nga vjershat e shumta që prezantohen në këta numra të revistës shihet se poetët e rinj merren me të vërtetën elementare jo vetëm të jetës së njeriut si individ, por edhe të kolektivitetit perkatës nacional.
    I njëjti autor shkruan për popullin e Rugovës, duke e ngritur në piedestalin më të lartë. Sipas tij, rugovasit janë popull trim, i patrembur dhe mbi të gjitha e dun lirinë. Më tej ai vazhdon: “çdo anmiku, që ka ardhë dhe e ka okupue vendin e tyne, ketu me pushkë e pa pushkë kanë ba kryengritje të panumert dhe gjithmonë padrejtsit i kanë luftue”. Edhe në këtë numër jepen lajme shkurt nga vendi dhe bota. Kështu në një lajm nga nga Peja thuhet: “Në Pejë mbrenda dhe në të gjitha rrethet e Pejës asht tue u zhvillue reforma agrare. Neper katunde i ashtë marrë toka pergjithësisht tue mos i dhanë asnji pllomë dhe ashtë dhanë komunistave serbo - malazezë. Në Pejë psh.Shqiptarve nuk i ashtë lanë ma tepër se 2-3 hektar, e dikujt ja kanë marr krejt”. Nëpërmjet këtyre lajmeve nga vendi autori paraqet lëndimin e qenies shqiptare, praninë e pushtuesit me realitetin konkret, i cili shqiptarit ia merr tokën, ia rrezikon ekzistencën. Në lajmet e jashtme përfshihen ngjarjet në Londër, Parisë, Meksikë, Atinë, Beligrad e vende të tjera.
    Edhe pse ishin bërë përgatitjet për të nxjerrë numrin e katërt të revistës “Drita e lirisë”, ajo nuk ndodhi për shkak se anëtarët e redaksisë u zbuluan e u arrestuan për shkak se revistat kishin rënë në duart e UDB-së.
    Për situatën e tërësishme në Kosovë gazeta “Drita e lirisë” ka një rëndësi të veçantë dhe jashtëzakonisht të madhe jo vetëm pse më të fillon periudha e shtypit dhe e veprimtarisë botuese ilegale, por pse ajo ishte një burim i vetëm i informimit tek masat e gjera patriotike e liridashëse dhe merrte përsipër rolin e megafonit për popullarizimin e aspiratave dhe të lëvizjes për bashkimin e tokave shqiptare. Aq sa mundte gazeta përcillte ngjarjet dhe ecuritë politike dhe ngjarjet e rëndësishme që shqetësonin popullatën, e të menjëherë pas lufte ishin shumë dramatike e tragjike për popullin shqiptar. Këto ecuri politike në mënyrë të veçantë ishin të shprehura para dhe pas mbarimit të LDB-së. Për to shkroi kjo revistë, e cila veçmas i kushtoi rëndësi orientimit demokratik e properëndimor të shqiptarëve. Në pjesë të madhe të shkrimeve revista ua kushtoi kërkesave të shqiptarëve për vetëvendosje ngase ata pa dashjen e tyre mbetën nën ish-Jugosllavi. Revista vente në pah të gjitha vështirësitë e mëdha nga shtypja, terrori dhe masakrimet fizike që bënin forcat çetnike-serbe me simbolin pesëcepësh në kokë. Rëndësia e revistës bëhet edhe më e madhe ngase pasqyronte gjendjen reale nën okupim dhe dhunën e pakrahasueshme që ushtrohej mbi popullin shqiptar në Kosovë. Të gjitha këto bënë që një numër i konsideruar lexuesish të përqendronin vëmendjen te kjo revistë për t’u njohur me padrejtësitë e shumta që i bëheshin popullatës së pambrojtur shqiptare.
    Si rezymim i krejt kësaj dhe, si konstatim përmbyllës, mund të thuhet se revista “Drita e lirisë” në radhë të parë ruan ecurinë evolutive të ngjarjeve tragjike që ndodhën në Kosovë menjëherë në vitet e para të pasluftës, sepse me përshkrimin objektiv të situatës politike në vend ajo do të bëjë informimin dhe do të mbrojë me vendosmëri edhe të drejtën e vetëvendosjes së popullit shqiptar. Revista jo vetëm që ishte një hallkë në zinxhirin e pakëputshëm të veprimtarisë ilegale, por luftoi me pendë për realizimin e qëllimeve kryesore dhe më supreme për bashkimin e saj me shtetin amë – Shqipërinë.
    Meritë e kësaj gazete është edhe se ajo doli dhe informoi opinionin në një periudhë të jashtëzakonshme kur Kosova përpëlitej midis jetës dhe zhdukjes kombëtare.

  10. #10
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Mashtrimi serbobizantin për Rezolutën e Bujanit e jo për bashkimin shqiptar
    Shkruan: Prof.dr. Nuri Bashota
    E vërteta objektive për Kosovën shqiptare si vazhdimësi e Dardanisë së lashtë ilire(7)
    Vendimi explicit të PKJ-së ishte potencuar edhe nga vetë Pavle J. Joviçeviq-Nënkryetarit të “Konferencës së Parë të KNç për Kosovë e Metohi” në Konferencën e Bunjajt më 1 janar 1944, ku përveç tjerash theksoi: “Së parit, vendimet e “AVNOJ-it” u garantojnë të gjithë Serbëve dhe Malazezëve të drejta të plota kombëtare dhe politike. Së dyti, ato shqiptarëve në Kosovë dhe Metohi u garantojnë të drejtat e tyre të plota të pakicës kombëtare”. Mirëpo, tragjedia më e madhe për shqiptarët në përgjithësi dhe Shqipërinë etnike në veçanti, ndodhi në Mbledhjen e KQ të PKSH-së të mbajtur më 3 shtator 1943 në Labinot, kur Enver Hoxha sipas porosisë së emisarëve të PKJ-së M. Popoviq, D. Mugosha S. Vukmanovviq – Tempo, V. Stojniq etj., e prishi me plot paramendim “Marrëveshjen Historike të Mukjes” për luftë të përbashkët kundër çdo okupatori dhe krijimin e Shqipërisë etnike, duke nxitur edhe luftën shkatërrimtare vëllavrasëse qytetare në Shqipëri. Me këtë emisarët e PKJ-së arritën që jo vetëm të pamundësojnë angazhimin e Shqipërisë për krijimin e Shqipërisë etnike dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës, por vuan në pyetje edhe ekzistenca e vetë Shtetit Shqiptar, duke u përpjekur që ta gllabërojnë “Shqipërinë socialiste” duke e “integruar” si Republikë të Shtatë në përbërje të të Jugosllavisë së Re, përkatësisht të RFPJ-së. Njëherësh, pas Luftës së Dytë Botërore, po këta instruktor serbomalazez të KPJ-së jo vetëm që injoruan realizimin e “Rezolutës së Bujanit” të aprovuar më 1 janar 1944 në Bunjaj, por kërkuan vendosjen e Kosovës në rrethim të vazhdueshëm të Administrimit Ushtarak, që u aplikua më 8 shkurt 1945 me urdhrin e J.B.Titos.

    Administrimi ushtarak në Kosovë

    Për të arritur këtë diversion spektakular antishqiptarë, me urdhrin e Shtabit të UNÇ-së të Jugosllavisë ishte transferuar Brigada VII dhe brigadat e tjera të Kosovës me 23.000 shqiptarë për në Vojvodinë, Srem, Dalmaci dhe kalvarin e Tivarit, duke e lënë popullin shqiptarë të Kosovës pa mbrojtje dhe në mëshirën e brigadave partizane-çetnike që u derdhen nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët zbatuan një terror të tmerrshëm ndaj popullsisë shqiptare. Mu për këtë, me urdhrin Nr.2735 të datës 21. IX. 1945 të Shtabit të Armatës së V-të ët Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë që e kishte okupuar Kosovën, ishte urdhëruar tërheqja nga Kosova të Brigadës V dhe VI të UNÇ-së të Shqipërisë si dhe largimi i të gjithë nëpunësve, arsimtarëve dhe mësuesve të ardhur nga Shqipëria në Kosovë. Si është e njohur vetëm gjatë aplikimit të “Administrimit Ushtarak” të Kosovës sipas urdhrit të J.B.Titos të datës 8 shkurt 1945, u zbatua një dhunë e paparë ndaj popullsisë shqiptare, duke vrarë vetëm gjatë viteve 1945 – 1966 me ç’rast u shpërngulën më se 52 mijë shqiptarë dhe dëbuar për në Turqi.

    Prandaj, komunistët serbomalazez ( anëtarë të PKJ-ve për Kosovë e Metohi) në Bunjaj duke shfrytëzuar naivitetin e shqiptarëve anëtarë të PKJ- të cilët nuk kishin njohësi elementare për vendimet e Mbledhjes së parë në Bihaç më 1942 dhe të Dytë të AVNOJ-it të mbajtur më 29-30 nëntor 1943 në Jajce, përdoren një mashtrim sllavobizantin, duke u pajtuar formalisht me nxjerrjen e “Rezolutës së Bujanit”, jo për të siguruar bashkimin e Kosovës me Shqipëri sipas vetëvendosjen deri në shkëputje, por vetëm sa për të nxitur (mashtruar) rininë shqiptare për tu inkuadruar në aradhet partizane dhe ushtrinë jugosllave, të cilën deri atëherë e refuzonin kategorikisht. Këtë na e dëshmon ky citat: “ Ju vendin e keni në radhët e para luftarake të klasës punëtore, e cila po lufton për lirinë e vet dhe tuajën dhe pavarësi të vërtetë. Nga kjo luftë varet ardhmëria e juaj dhe e fëmijëve tuaj”.

    Me këtë karrem mashtrues spektakular, komunistët jugosllav me plotë paramendim krijuan një “fatamorganë” tërheqëse për pjesëmarrësit shqiptarë–anëtarët e KPJ-së që nga viti 1941, se gjoja pas fitores mbi fashizmin do tu mundësohej shqiptarëve të “Kosmetit” ribashkimin me Shqipërinë sipas vetëvendosjes deri në shkëputje. Si thuhej në Rezolutën e Bujanit “Garanci për këtë është UNÇ e Jugosllavisë dhe UNç e Shqipërisë që janë të lidhura ngushtë midis tyre. Përveç kësaj, janë garante edhe Aleatët tonë të mëdhënjë - Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe dhe Amerika”.

    Një mashtrim sllavobizantin flagrant dhe tradhëti “par exelans” iu bëri “Jugosllavia e Re” anëtarë të KPJ-së sidomos në “Konferencën e Dytë të KNÇL për Kosmet” të mbajtur me 9-10 korrik 1945 në Prizren. Këtu, në kushte të Administrimit Ushtarak dhe të shtetrrethimit të vazhdueshëm, pjesëmarrësit shqiptarë anëtarë të PKJ-së, të cilët njëherësh kishin qenë edhe nënshkrues të “Rezolutës së Bujanit” më 1-2 janar 1944, po kështu me 10 korrik 1945 në Prizren pak nga frika e më shumë nga karrierizmi nënshkruan “Rezolutën e Aneksimit të Kosovës e Metohisë nga Serbia Federale”, që u aprovua njëzëri me aklamacion nga 82 të ashtuquajturit “delegatë”, prej tyre 51 shqiptarë dhe 31 serbomalazezë të cilët nuk i kishte zgjedhur populli, por të emëruar me dekret nga pushteti okupues Jugosllav. Me këtë akt tradhtie i ashtuquajturi “Kuvendi Populluer i Kosovës e Metohisë” nën udhëheqjen e renegatit Mehmet Hoxha, gjoja se në bazë të “vetëvendosjes” së shqiptarëve për hyrjen e “vullnetshme” të Kosovës në përbërje të Serbisë Federale, varrosi definitivisht “Rezolutën e Bujanit” të cilën po këta komunist edhe e kishin nxjerrë më 1 janar 1944, çka tregon se këta nuk kishin qenë të vetëdijshëm për prapavinë e pajtimit formalisht të serbëve me “Rezolutën” e Konferencës së Bujanit më 1 janar 1945.

    Rezoluta për aneksimin e Kosovës nga Serbia

    Këta komunist shqiptarë-anëtarë të PKJ-së, duke aprovuar “Rezolutën për aneksimin e Kosovës nga Serbia Federale” sipas vullnetit të këtyre pjesëmarrësve multietnik, në fakt tradhtuan “Rezolutën e Bujanit” që vetë e kishin nxjerrë dhe nënshkruar sejcili prej tyre në Bunjaj më 1-2 janar të vitit 1944. Njëherësh, po këta udhëheqës komunist shqiptarë anëtarë të PKJ-së e hodhën poshtë edhe vendimin historik të 300 delegatëve të Këshillave Popullore të Rretheve të Kosovës më 19-24 mars 1945 në Prishtinë, (edhe pse të kërcënuar nga forcat partizane-çetnike), ata kërkonin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duke u thirrur në të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje sipas “Rezolutës së Bujanit”.

    Ajo që ishte më e papranueshme për ardhmërinë e Kosovës, ka të bëjë me faktin se po këta udhëheqës komunist shqiptarë të “Kosmetit” nuk përkrahen kërkesat legjitime të Halim Spahisë e të anëtarëve tjerë të “Delegacionit të Parë të shqiptarëve të Kosovës” të J.B.Titoja në Beograd më 4 prill 1945 për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë sipas “Rezolutës së Bujanit” dhe “Kartës së Atlantikut”. Mirëpo, pas arsyetimit të J.B.Titos “Se jemi marrë vesh me Enver Hoxhën që për disa vite ta lënë Kosovën në Jugosllavi, pasi nacionalizmi shqiptarë është tejet i fuqishëm në Kosovë dhe në Veri të Shqipërisë, ashtu që me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë për këtë moment do të vinte në rrezik Pushteti i Enverit”. Atëherë Halim Spahia parashtroi kërkesën që së pakut tu lejohej formimi i Republikës së veçantë të shqiptarëve të trevave shqiptare të mbetur në RFP të Jugosllavisë. Mirëpo pasi edhe kjo kërkesë u refuzua me arsyetim “se ju shqiptarët nuk keni të drejtë të formoni republikën e juaj në Jugosllavi, pasi nuk jeni komb por kombësi”, Halim Spahia bashk me disa delegatë bashkëmendimtarë të tij, e braktisën demonstrativisht Rezidencën e J.B.Titos dhe pasi biseduan në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd me ambasadorin -Hysni Kapo, ata u kthyen në Kosovë, ndërsa Halim Spahia shkoi në Tiranë në takim me Enver Hoxhën për të kërkuar përkrahjen e Shqipërisë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Vijon

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •