Ambasada Gjermane i refuzon vizėn biznesmenit shqiptar
E henė, 18 Tetor 2010 09:21
Kostika Gjylameti, administrator i "Albania Distribution", distributor ekskluziv i "Birra Korēa", ishte ftuar nga gjiganti i prodhimit tė birrės KRONES, nė panairin "Brau Beviale 2010", qė zhvillohet nė datat 10-12 nėntor 2010, nė Nurenberg tė Gjermanisė. Biznesmeni aplikoi pėr vizė nė Ambasadėn Gjermane nė Tiranė, duke paraqitur edhe ftesėn e kompanisė sė njohur gjermane KRONES, e cila konfirmonte pjesėmarrjen e tij nė aktivitet. Aplikimi pėr vizė u refuzua. "Aktiviteti ėshtė njė nga panairet mė tė mėdha qė zhvillohen nė fushėn e industrisė sė birrės. Nė kėtė panair, nga grupi "IHB" u ftua njė grup pėrfaqėsuesish, mes tė cilėve bėja pjesė edhe unė", thotė Kostika Gjylameti. Ai sqaron se pėr shkak tė pasaportės sė re, nuk ishte pajisur me vizė. Prandaj, pasi konfirmoi tė gjitha formalitetet e nevojshme, biznesmeni aplikoi pranė Ambasadės Gjermane, mė 20 shtator 2010. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Panorama", Gjylameti shpjegoi gjithė procedurat e ndjekura dhe pėrgjigjen e kthyer nga ambasada.
Kur aplikuat pėr vizė dhe cilat ishin konkretisht dokumentet qė paraqitėt, a plotėsuat formularin dhe procedurat tjera?
U njoha me procedurat qė duheshin ndjekur pėr aplikimin pėr vizė, pasi edhe mė parė kam qenė i pajisur me leje qėndrimi italiane, sepse kam studiuar nė Itali. Pas kėsaj, plotėsova gjithė dokumentacionin e nevojshėm, tė cilin e mora nė faqen zyrtare tė ambasadės dhe u paraqita nė sportel nė datėn e caktuar. Punonjėsi i ambasadės, pasi verifikoi qė dokumentet ishin tė plota dhe nuk kishte asnjė mangėsi, pranoi dokumentacionin, mė dha numrin (kodin) e aplikimit, si dhe mė caktoi datėn pėr t'u paraqitur nė ambasadė pėr tė marrė pėrgjigjen.
Ēfarė ndodhi mė pas me aplikimin tuaj?
Nė datėn 7 tetor 2010, u paraqita pėr tė marrė pėrgjigje pranė Ambasadės Gjermane nė Tiranė. Tek dera e jashtme, njė punonjės i saj mė dha njė letėr, mė dorėzoi pasaportėn me njė vulė refuzimi pėr vizėn dhe njė shkresė nė tė cilėn theksohej se "informacionet e paraqitura rreth qėllimit dhe kushteve tė qėndrimit tė synuar nuk kanė qenė tė besueshme". Kėrkova shpjegime tė mėtejshme dhe m'u tha se duhej tė kontaktoja me faks pranė zyrave konsullore tė Ambasadės Gjermane nė Tiranė.
Vitet e fundit, ndėrsa procesi i liberalizimit tė vizave ka kaluar nė etapat e tij, vendet e zonės "Shengen" kanė zbatuar njė regjim tė lehtėsuar vizash pėr disa kategori qytetarėsh shqiptarė, siē janė pėrfaqėsuesit e biznesit, ku bėni pjesė edhe ju. Nė kėtė rast duket se kjo normė nuk ėshtė respektuar, ju ia bėtė tė ditur ambasadės statusin tuaj nė Shqipėri?
Kjo ėshtė arsyeja pse ndodhem kėtu dhe po e bėj prezent kėtė shqetėsim. Sepse gjykoj se vendimi i ambasadės nuk ėshtė i vetmi nė rastin tim, pasi nė kėtė refuzim nuk u zbatua "regjimi i lehtėsuar" qė pėrmendni ju, pėr tė cilin ėshtė folur shumė kėto vite. Unė kisha paraqitur ekstraktin e regjistrimit nė QKR pėr aktivitetin qė unė drejtoj, pėr statusin tim si administrator i kompanisė. Ky ishte njė tregues tjetėr qė viza e kėrkuar prej meje ishte pėr shkaqe pune dhe nuk kishte asnjė synim pėr shkeljen e saj.
Si e konsideroni vendimin e ambasadės ndaj aplikimit tuaj pėr vizė pėr tė qenė pjesė e aktivitetit nė Gjermani, ku ju ishit ftuar nga njė kompani e njohur biznesi?
E konsideroj vendim tė padrejtė. Nuk arrij tė jap njė shpjegim apo njė argumentim, pasi pėrgjigja e dhėnė nuk mė duket aspak e besueshme nė statusin tim, pėr shkak tė dokumenteve tė paraqitura prej meje nė aplikim, tė cilat i plotėsonin tė gjitha kushtet e duhura pėr vizė. Ėshtė pėr t'u theksuar se ishte njė vizė pune, me ftesė nga njė partner biznesi shumė serioz nė Gjermani. Dua tė theksoj faktin, se ndėrsa flitet pėr liberalizim vizash, nėpėr dyert e ambasadave tė huaja nė Shqipėri mbizotėron akoma mentaliteti refuzues edhe ndaj biznesmenėve shqiptarė qė bashkėpunojnė me kompani tė njė niveli ndėrkombėtar.
KRONES ftoi biznesmenin nė Nurenberg
Grupi KRONES, me seli nė Neutraubling tė Gjermanisė dhe me filiale nė disa prej qyteteve mė tė mėdha, zhvillon, prodhon dhe shpėrndan makineritė qė mbulojnė ciklin e plotė teknologjik tė prodhimit, paketimit dhe shitjes sė birrės. Kompania KRONES, e cila kishte ftuar nė panair biznesmenin shqiptar, ėshtė themeluar nė vitin 1951. Ajo ka njė numėr tė pėrgjithshėm punonjėsish prej 10.238 persona dhe zotėron mė shumė se 1300 patenta pėr shėrbimet dhe linjat e saj tė prodhimit, qė karakterizohen nga procedura tė rrepta pėr standardin cilėsor, i cili realizohet nga njė staf i kualifikuar, gjithnjė nė kėrkim tė ideve inovatore.
panorama.
Krijoni Kontakt