A M A N E T I

1. NJERĖZIA

UNI unė, unė vetė, jam i tillė
Ti je ti,vet je ti, s’ jam pėrzi
Ferr pėr mua, satan pėr ty pa njerėzi
O i mjer, o i gjorė, o njeri !!!?


2. JAM

Jam si s’jam
Edhe kur isha s’isha
Pėr tė qenė duhej tė jesh
Edhe sikur tė jesh pėrsėri s’je askush
Kuptova se qėnkam tokė- urė kaluese e njerzimit.


3. UNĖ

Unė nuk thotė Ai qė i takon UNI
Ėshtė Zoti Krijuesi i botėrave; i vetėm i pashoq.
Imperativ e ka njėjsin e tij, nuk ka tjetėr pos tij,
Pėrsėri nuk thot unė.
NE krijuam qiejt edhe tokėn,
NE e bėmė kėte dhe ate duke pėrfshirė engjujt me Te.
E kush jam unė ?
Fazė kaluese e kėsaj bote!
Dhe tė rrah nė gjoksin tim?


4. PO KUSH

Po kush tjetėr duhet tė bėj punėn time,
Puna ime ėshtė ekipore, nuk bėhet vetė,
Po kush tjetėr duhet tė mė shoqėroj mua
Puna jote ėshtė kuj i ke pirė kafenė.
Po kush duheshka tė mė bėj kafenė?
Puna jote ėshtė se kuj i cokat nė derė!
Po kush duhet tė mė tregoj derėn?
Puna jote ėshtė se ēfar emri thret.
JO, nuk pajtohem!
Kėtė qė thoni Ju, Shqipėria e tha nė mbrėmjen e vitit tė ri 1982:
“NUK MUND TĖ THEM GĖZUAR E MIRĖSE ARDHKE OR VIT I RI
PA MARĖ VESH SE I BIRI KUJT JE ? “

5. KU JANĖ MALET

Ėshtė fjali shumė vullgare
Ėshtė fjali shumė reale
Ėshtė fjali pėr ta kuptuar
Ėshtė fjali pėr tė mos gabuar

Fjalia thotė:
Janė ulė malet,
Janė ngrit halet

6. ERDHI

Prit me muj e prit me vjet
Pushkė e Lilės spo kėrset.
Kėshtu thotė kėnga popullore
Kėshtu thanė varret shekullore.

Erdhi dita, ditė e re
Pesimizmi ra pėr dhe
Nuk ishte ėndėr por ideal
Tė padrejtės t’i thuash NDAL.

Pushkė e parė nė Tanushė
Tytė e tankut nė Radushė
Fushė mejdani nė Likovė
Hyrėm brenda nė Tetovė.

N’Haraēinė kur kemi mbri
Veē mė n’Shkup kishim hy
Pas kėsaj gazetat shkruan
Se shkiet Naton e kėrkuan

E kerkuan se spatėn qare
UĒK-ja i nxori fare
Mirė disfatėn e kanė pranue
N’shekullin e ri si me jetue.


7. MENDO
Mendo shqip o shqiptarė
Lexo shqip o i mabarė
Shiqo shqip ore djalė
Marsho shqip nė vend tė parė.


8. SEDI

Thash, s’thash
Kesh, s’kesh
E di, se di
PO
Ėshtė e vėrtet se nuk e dinė
Se shpesh tė hikė kėrthiza
Mbaje kėrthizėn e burrė.



9. DIJE

Hem pare, hem mbare – nuk ka !!!


10. MALI

Mali ka hije
Mali ka fije
Mali ka druj
Mali ka huj
Mali ka ujė tė kulluar
Mali ka bukė tė gatuar
Mali ka zogj, ka edhe hut
Mali ka shkėmbinj, ka edhe barut.
Mali ka ligj edhe rend
Urdhno fushė e ēoe ne vend.

11. ISHTE ‘81

Ishte ’81-shi me marsin e dalluar
Numri 11 nė sport gol shėnuar
Ishte kėngė e re sa filloi t’kėndohet
Me mekam tė ri qė duhej t’kuptohet
Korri ishte shumė, disa do tė numrojmė
Qė duhet ti dimė, kur mos i harojmė
Nga ata qė sjanė, por janė nė shpirtin tonė:
Jusufi, Rexha, Nuhiu,
Metushi, Kadriu, me emra u thonė.
Mbani mend kėto emra, gjithmonė ti kujtoni
Por edhe tė gjallėt nė mesin tuaj kėrkoni.
Kėrkoni ti gjeni edhe ti nderoni
Janė shokė tė idealit, pas tyre marrshoni.


12. ETAPAT E JETĖS

Fėmija deri mė 7 vjet thotė:
Mė trim e mė luftėtar se babi im nuk ka
e din frigėn

Prej 7 deri mė 15 vjet thotė:
Jo vetėm trim por edhe mė tė menēur se babai im nuk ka.
Ka filluar tė shkoi nė shkollė

Prej 15 deri mė 25 thotė:
Babai im din, por edhe unė dij pak.
Puberteti e bėn tė veten

Prej 25 deri mė 35 thotė:
Mė budallė e mė tė marrė se babai im nuk ka.
Dallim gjenerate

Prej 35 deri mė 45 thotė
Ky plaku nuk dinė,nuk dinė; por nga njė fjalė e qėllon.
I afrohet shkamit

Prej 45 e pėrpjet thotė:
Rahmeti i qoftė babės: Njė fjal njė lirė e kishte.
U ul nė shkam tė tija.
Kupto me kohė se nuk jetojmė me shqipet e malit.


13. DY VETĖ NJĖ JETĖ

Dy zogj nė dru po kėndojnė
Dy shokė nėn hije po dėgjojnė
Po dėgjojnė e po mendojnė
Kėtė jetė si ta kalojnė

Qė tė dy njėsoj mendonin
Asnjėri tjetrit smund t’ja thonin
Ishin tė rinj 17 vjeēar
Ishin trima guximtar

O Fejzė vėlla a po ndėgjon
Po Naim kėtu jam
Lufta n’Kosovė ia filloi
Nuk mė rihet dua tė shkoi

Nuk e disha ēka mendon
Tė njėjtėn desha me ta thon
I madhi Zot tė qofshim falė
Babė e nėnė tė na bėjnė hallall

Ku je luftė e qofshė e shenjtė
Plumbi shkaut nuk na vret
Nė Kosovė veten e dėshmuan
Se pėr Preshevė ata vazhduan

Gjuha e filmit paska ninxha
Gjuha e luftės i quajti kinxha
Shumė tė urtė edhe tė mbarė
Besa besė,t’vėrtet shqiptarė

Dol nė sqenė ushtria Kombėtare
Erdhėn n’Tanushė tuj qekė valle
Plumb i tyre kur s’shkoi fal
Tuj e kaq armikun n’ballė

Tė dy njė brengė,tė dy njė hallė
Pėr njė ditė thash dualėn nė mal
Pėr njė vit tė dy na janė fejuar
Pėr njė vit babat jetė u kanė ndėruar

Lufta qe kryer, ushtarėt tė amnestuar
Deshėn pėr bajram nėnat pėr t’i gėzuar
Kaluan kufirin pėr tė ardhė nė shtėpi
Paprit i godit e zezė fatkeqėsi

Kėtu ndruan jetė tė dy djemt e ri
Mos na qani kur e jona shoqėri
Tė jeni krenar, gjithmonė ballė ēel
Misionin tonė e kryem me nderė.



14. O VARRE …

Kaluan dy dekada por erdhi qAMETI
Erdhi faqe bardhė,shkoi n’vend AMANETI
Jemi frymė e Juaj, nga ju tė frymzuar
Besa gjenerat, nga gjitha mė e nderuar

Ajo qė ishte ėndėr e vetme e juaj
Dora e armikut, ndali hapat tuaj,
Ėndra u bė zhgėndėr kėtė e dėshmuam:
E ėndruam,
e inicuam,
e organizuam,
e filluam,
e shoqėruam,
u rreshtuam,
e pėrfunduam,
bile edhe e manifestuam.
O varre,
Po tė doni, qetė pushoni
Po tė doni, ngrihuni tė shiqoni
Janė gjithė shokėt, meta dhe qAMETI
Falė gjakut tė rėnė
U krye AMANETI.

15. DASHURIA E VĖRTET

Tė duash atėdheun dhe Lirinė
mė shumė se jetėn dhe veten
Kėtė e dėshmuan pjestarėt e
Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare.


16. FJALĖ PLAKU ( NGA POETI DIBRAN)

Uca ucėn e ka guca gucėn,
Guca gucėn e ka hama hamėn,
Hama hama e ka llama llamėn,
Llama llama e ka bama bamėn,
Bama bama e ka pama pamėn,
Pama pama e ka gjama gjamėn.

( Mos na provo nė vėlla o Zot )


17. FJALĖ E URTĖ

Fėmija pa nėnė
Si nata pa hėnė
Kush thot ska Shypni
Qoftė faqe zi

Kush haron dėshmorėt
Nė jetė e marshin horėt
Kush s’nderon Flamurin
Mbi varrė shkulja gurin

Kush nuk njeh ushtrinė
E gėzoftė tradhėtinė
Kush nuk din gjuhėn e vet
Qoftė hibrid gjithmon e jetė.


18. KĖRMBILLI

Kudo qė shkoj
Nė shpinė mbaj shtėpinė
Krejt mund tė tė kėthejnė shpinėn
Shtėpia jote sado e vogėl tė hapė portėn.


19. RINI

Jeni vėrtet intelektual
Nga ne mė pėrparimtar
Por mė pak shqipėtar

Komjuterin do ta dini
Edhe botėn do ta njihni
Por shokė s’do tė kini

Me shumė punė e pak fjalė
Do tė mbėrini kapital
Por pa ideal


20. LIRIA

Lufta sjell lirinė,
I liri ka emėr dhe mbiemėr,
Rastit mos ia fal,
Ishte, ėshtė dhe do tė jetė,
Atėdheu gjė e shenjtė.


21. ELITA

Sikur gjithė bletėt tė mbledhin mjaltė
Mjalta do tė ishte pa pare.
Bleta edhe nėse tė kafshon
Ėshtė barė qė tė shėron

Nėse greza tė kafshon
Duhet mjeku tė tė shėron.
Zgjidhė e mendo:
Dėmto ose ndihmo.


22. DIKUR

Ishte Dielli, Zot i gjithėsisė
Edhe gjarpėri , i shtėpisė
Janė simbole tė parve tanė
Qė me diellin nė kėtė vatanė.

Teutė, Agron flet historia
Adresė e saktė ėshtė Shqipėria
Gjuha laps i pėrsosur
Shqiponja e ka vulosur

Kostumi “Tesavuf” nga Ibrahimi
E kėrkoni ke Hoxhė Tahsini
Arianitėt buzė Rajnės i gjeni
Arnavud tė pa kthyer u themi.

Er-rijanu ka ndonjė kuptim
Nė az-harė hudhė njė shikim
Vėrtet na lodhi historia
Tė marshojmė nga ardhmėria


22. KISHIM NDERIN

Emėr i madh ėshtė LEFTER
Vallė ke ndėgjuar ndonjėher?
Fshati Bicaj past Urat
Qė na dha kėtė emėr t’artė.

Trim i rrallė i pa pėrshkruar
Trimėri e pa zėvendėsuar
Me gradė, oficer i lart
Besnik dhe gojė mjaltė

Speciale e kishte njėsinė
Tė veēantė strategjinė
ARM-nė e kaplonte trmeri
Kur dėgjonte emrin TELI.

Kur t’mallngjyeni pėr kėtė trim
N’Elbasan sot ka shtėpinė
I ka falė Zoti ēikė dhe djal
Tel ka qenė e Tel ka lanė.


23. DY

Thonin pėrpara por thonė edhe tani
Njė shqiptarė dy parti.
Pse jo,
gjithė punėt nga dy i kemi

Flamurin me dy ngjyra
Shqiponjėn me dy krera
Qiftelinė me dy tela
Thikėn me dy teha

Njė trup me dy degė
Gjysma toskė, tjetra gegė

Dy kėsula:
Rumbullake dhe tė rafsha
Ku rrafsha mos u vrafsha
Tė paēa mos tė qafsha

Pėrveē dyshit ėshtė njė njish
Nuk na duhet e ndarė nė dysh
Do tė vdesim qė tė jetojmė
Njė je nėnė Shqipėria jonė.


24. TĖ LUFTOJMĖ

Kur hap sytė dhe shiqonė
E bardha nga e zeza dallon
Nėse shpirtin e ke tė ndyrė
Faqe zi, mbetesh i p’shtyrė.

Deshėm luftė dhe luftuam
Armiqtė e jashtėm i fituam
Nėse doni tė vazhdoni
Nga shtėpitė tė filloni

Skemi vojtur nga fashizmi
Sa po vuajmė nga fanatizmi
Ėshtė armik i betuar
Shumė shtrenjtė e kem paguar

Tė jeshė fetar, kėnaqėsi
Por fanatizmi ėshtė ndytėsi
Tė lėmė gurin edhe bungin
Vetėm pyka e ēan cungin.


25. SHTĖPIA

Kėnga popullore thot:
Mos na prekni nga kufiri
Se kėndon qafholla
Si gojė bylbyli.

Po kur jeni shumė vllazni
Bėni tė gjithė nga njė shtėpi
Se shtėpia kat mbi kat
Do tė bėhet godinė e lartė.

Si godina ashtu ndėrtesa
Brenda saj shumė banesa
Formojnė kėshillin shtėpiak
Mos me i hy tjetrit nė hak.


26. MENDJA
( PROVERB ARAB)

E kishin pyet njėher Mubarek bin Abdylazizin:

Cila ėshtė gjėja mė e vlefshme nė trupin e njeriut?
Ishte pėrgjigjun: MENDJA.

Mirė se e ka po nėse nuk e ka?
Atėher le tė heshtė.

Mirė se mundet por nėse nuk mundet?
Atėher le tė ofron shokė tė menēur rreth vete.

Mirė se i ka por nėse nuk i ka.
Atėher mė mirė ėshtė tė mos jetė nė mesin e njerėzve.



27. NĖSE


Nėse e ka menden nė lesh
Ėshtė tip i dalldisun
Nėse e ka menden nė xhep
Ėshtė tip interesi
Nėse e ka menden nė shtėpi
Ka frigė nga gruaja
Nėse e ka mendjen nė ballė
Ėshtė tip inatēorė
Nėse e ka mendjen ke truri i vogėl
Ndiqe pas se nuk gabon.


28. GRYKA ?!

Kaur!Karp! Karpate! Karpallėk ?!
E nesėrmja e sė sotmes ?!
Drejtėsi, djegėsi ?!
Mė mirė vonė se hiē ?!

Rrush, rrugė, rrufe ?!
E mendon mendja ?!
E pranon zemra ?!
E egzekuton dora ?!

Bojron,Bojon,Bollėk ?!
Pėr njė njish, dhjetfish ?!
E hoqe,e poqe, e dogje ?!
I hina, i prina, su frina ?!

29. RĖFIME:

Abazi pėr Tigrin:
“ U LINDE NĖ KOSOVĖ,
LUFTOVE PĖR LIRI
NĖ TOKON ILIRI.”


30. JETA

Jeta nuk ėshtė asgjė tjetėr
pos njė luftė
mes tė drejtės dhe tė padrejtės
urdhno e gjeje veten

31. HIJA

Gjith ata qė janė shqiptarė
Dhe ke Zoti besimtar
E panė hijen mbi Luboten
Mėshirė e Zotit ajo ka qenė.


32. Fėtyra e vet

Fjalė me vend, fjala e vjetėr
Jepi pare bėhet tjetėr
Po i dhe edhe pak pushtet
Shpejt demaskon fėtyrėn e vet.

33. Kėndvėshtrimet

Mos tė huajėn birrė, se ka Zot
Shpejt tė huajėn, kur si sot.
Mos me hajni, hajdut aga nuk ka
Shpejt me hajni, si ky zanat nuk ka.

34. AI

Ėshtė Ai qė gjithkush e di,
Pėr atė ti tregoi birit ,
I biri le t’ju tregon nipėrve,
Sot flasim ne, nesėr historia.

Ai qė veshi uniformėn,
Ai qė luftės i dha formėn,
Ai qė u ngjit nė mal,
Ai qė i thonė gjeneral.

Ėshtė oficer i ushtrisė Kombėtare
Ėshtė luftėtar i luftės ēlirimtare
Ėshtė komandant i shqiponjave qė kemi
Ėshtė vetė Ai, qė nė shpirt e kemi.

35.NE DHE JU

Ne: nė ’68-ėn flamurin kemi kėrkuar
Ju: atėherė ecnit n’kėmbė dhe duar
Ne: nė ’81-shėn me shokėt kishim nderė
Ju: asi kohe xhironit me kamerė

Ne: mė pas vepruam n’diaspor
Ju: u graduat u bėtė redaktor
Ne: nė ’90-ėn pėr Zot e Atėdhe
Ju: nga Beogradi pranuat detyrėn e re

Ne: nė ’97-ėn nė luftė tė shoqėruar
Ju: nė Bllacė kufirn kishit bllokuar
Ne: n’2001-tėn luftėn e filluam
Ju: na thatė banditė, hajna tė t’merruar

Ne: pranuam vdekjen qė tė mbrojmė vatanė
Ju: pranuat lekėt dhe shitėt kalanė
Ne: kishim dėshmorėt qė e falėn jetėn
Ju : kishit Boshkovskin, pranuat pistoletėn

Ne: me mund vazhduam tė marshojmė burrėrisht
Ju: thatė,qeni i keq e bjen ujkun n’torisht
Ne: kėrkuam unitet tė krijojmė
Ju: nuk pranuat kėshillin ta formojmė.

Ne: publikisht popullit mbarė i themi
Ju kemi vėllezėr, tė njė gjaku jemi.



36. NĖ SHKUP ’ 90-ta

Po,
Mu nė mes tė Shkupit.
Erdhi shoku, Erdhi vėllau.

Po
Ai erdhi si pranvera,
Te shoki,Te vėllai
Po
Ishte Komandanti,
Ishte shoku,
Ishte vėllau.


Po,
Kemi pirė ēaj,
Me shokun Me vėllaun.

Po,
Me ta ishte Ismeti
Ishte shoku, Ishte vėllau.

Po,
Mori me vete Halilin
Si shokun, Si vėllaun.

Po,
Shkuan nė Shqipėri
Te shoku, Te vėllau.

Po,
Takuan Nazmiun
Shokun, Vėllaun.

Po,
Filluan stėrvitjet,
Me shumė shokė dhe vėllezėr,
Ishte ADEM JASHARI.



37. SA ?

Njė, dy, dy.
Tre, tre, tre.
Tre nga tre nga tre nga …
Numėro SA?


38. KU JE SHOKI

Nė 83-tėn i inkuadruar
Nė shkollė tė mesme jemi takuar,
Aty celulėn kemi formuar
Shumė Gjilani na ka ndihmuar

Qori punėn ka organizuar
Hoxha gazetėn ka siguruar
Zėri i Kosovės dhe materiale tjera
Tu i shpėrnda e lene ke dera.

Mirdita shoki, - Qoftė mirė.
A po e donė? - Vullneti e bėnė.
Ku je shoki? - Tuj lėviz!
Si quhet? - Proēesi!
A po hec? - Po lėviz!
Kush po prinė? - Lėvizja
Ju priftė e mbara, - Tė mbarėn ndihmoe

Mbarė bėhet pėr tė gjithė.

Mė 90-tėn me UNIKOMBIN
Bashkė me ne kishim FRONTIN
Nė Tiron shtabin kemi formuar
Me Mentorin jemi takuar.

Nė seniorėt dhe Juniorėt
U formuan dy taboret
Qese kishim Qeverinė
Shtrat e kokė Shqipėrinė

Nė flamur ishim betuar
Presim ditėn pėr t’luftuar
Se pėr Zot e pėr Atdhe
Do tė vdesim nė bete.


39. PLAKU DHE TELEVIZORI

Buzė shkupit nė njė shtėpi me origjinė rekali,
Njė plak aty po jeton, televizionin po shikon.
Viteve tė tetėdhjeta kur e vėshtirė ishte jeta.
Partia merte qėndrim, Komiteti sillte vendim.

J.Llazarevski po ju prin, n’televizion mban fjalim.
“Albancite treba da gi otkorneme od koren” - tha pisi
Kė thot ky derr derri, pyet plaku nga fisi.
Shqiparėt duhet t’i mēkulim pi rijni- pėrktheu i nipi.

O nip, diftaj atij derri, kė do tė thom unė:
Shqiptarėt janė si rriiij bagreeemi,
Nja da m’ēkulish dhiiijet da mbijnė.
Pėrfundoi plaku dhe mbylli televizorin.



40. O ZOT

O ZOT.
Kur do boet SHYPNI???
ZOTI tha:
Hap sajtė e ēullo,
Ēel veshėt e ngjo,
Ataj ku bukės i thoėn bukė
E ujtit i thoėn ujė
Ēajo oshtė SHIPNI.
Punoe, jetoe, jetėsoe, Xhanoe, Xhallnoe, Gjazmoe.
ZOTI njiher fol.


41. LUANI DHE HIENAT

Edhe kafshėt nė kėtė jetė
Paskan zgjedhė mbretin e vet
I zgjedhur apo emruar
Sot e mot i respektuar

Ėshtė i pari pėr gjuetinė
Garantues pėr sigurinė
Tmer i armikut, kur ulurinė
Mbron gjallnesat, rruan shtėpinė.

Ky mbret do tė gėzon autoritet
Pėr derisa punėt i kryen vet
Nėse lėshon fronin ose shkėmbin
Shpejt hienat e mėkėmbin

Por na falė i madhi Zot
Pėr ca gjėra kot e kot
Pėr shumė hiena lajkatare
Qė shetiten nėpėr varre

Shumė hiena grabitqare
N’emėr t’luanit hedhin valle
Mbysin njerin, shkelin nderin
Mbjellin kobin, vjellin vnerin.

Jargė qeni kėta kanė
Sepse bushtrėn e kanė nėnė
Si ka pjell luanesha
Tė jenė petrita e sokolesha.




42. NĖ DY KĖMBĖ

Krijesa n’dy kėmbė tė krijuara
N’qiell dhe nė tokė tė vėnduara
Ato njė dite Kano pėr tu tatuar
Dėshira e Zotit pėr tu plotėsuar

Dhe nė marsin plot diamant
Forma tė ndryshme anė e Kand
Nė tė mirė tė njerėzis
Nė shėrbim tė astrologjisė.



43. KU

Kush ėshtė komandanti i shejtanėve:
“ HOXHA”
Vallė a na tregoni se ku qėndron shejtani?
N’BITHĖ T’HOXHĖS.



44. MO ZOT …

Mo Zot ma keq
E mo Zot ma zi
Se kur s’pyes
Kur nuk di.
Mo Zot ma keq
E mo Zot ma zi
Kur pas luanit
Ka shumė hiena t’kėqij
Mo Zot ma keq
E mo Zot ma zi
Hasmi mė i keq
Ai qė ėshtė nė shtėpi


45. PRANVERA

Shumė e dua unė pranverėn
Kur ajo vjen nė kohė tė vet
Shumė e dua unė pranverėn
Kur gjelbron vendin e vet
Shumė e dua unė pranverėn
E di unė pse e dua.



46. I L I R I A

Sllavėt e jugut, sot sėrbėt barbar
Ndėr shekuj, armik pėr shqiptarė
Duke djeg e duke kallė
Duke prerė e duke vrarė
S’haroet masakra e novi pazarit
As shpėrngulja e leskovcit
Me shekuj e luftoi drenicėn
Sot kėrkon tėrė mitrovicėn
I urdhėnon peshkop Pavles plak
Qė tė lus krishtin e larė nė gjak
Tė copėtohet Shqipėria
tė mbetet vetėm sėrbia.
Si duket Zoti lutjen ua ndėgjoi
Edhe coptimi shpejt ia filloi
Filloi lufta, filluan tė ndarat
Sllovenia ndėr mė tė parat.
E njėjta ndodhi nė kroaci
Pak mė vonė mali i zi
Kosova shpalli pavarsinė
Kurse sėrbia po ulurinė
Aman Zot ēka punove,
Lutjen tonė a se ndėgjove?
Lutjen tuaj e dėgjova
Dhe dėshirėn ua plotėsova
Por njė gjė dua tė ju tregoi
Me hartat e vjetra une punoi
ĖSHTĖ SHQIPĖRIA ILIRIA?
Tani rradhėn e ka konfederata.
Pas saj ballkani vet e katėrta.
Lindje Tatarėt me bugarinė
Perendim Ilirėt me Shqipėrin,
Veriu sllav me Sėrbinė
Nė jug helenasit me Greqin.


47. Fjalė e Shypnie:
Ku ka tym, ka edhe zjarr.
1983. Mos luani me zjarr, se po luajtėt me zjarr tė parėt Ju do tė digjeni nė te.

Chi non sa fare, non sa kommandare
« kush nuk asht i msuem, nuk din me urdhenuem »

Una mano laua l’altra, & le due lauano la faccia
Njėra dorė lanė tjetrėn, tė dyja lajnė faqen

Un vecchio nemico non puo diuentar amico, & se sara non sara perfetto
Armiku plak nuk te bahet kure mik, edhe nu baft nuk bahet i drejtė

Il vicino a molta ragione – Scoghi kaa sume aresye


Fialete iane graa, maa te bamete iane burra
Le parole sona femine, i fatti sono maschi


48. PYETJET DHE POROSITĖ E DĖSHMORĖVE

1. Ku ėshtė balta mė e ėmbėl se mjalta?
 Nė varrin ku prehemi tė qetė.

2. Kushdo qė sot ėshtė burrė dhe shqiptarė i vėrtetė,
Emri si shuhet kurrė dhe nderi i rron pėr jetė.
 Mė mirė tė na haroni, se sa tė na ē’nderoni
3. Sot niset njė tjetėr jetė, gėnjeshtrėn poshtė e shtie,
Mbretėron fjalė e vėrtet, tė mirat gjithė i bie.
 Lejoni tė besojmė qė thoni tė vėrtetėn

Dikur herėt dikush kishte pyet bashkėluftėtarėt e tij:
A thu ēfar guhe po asht kjo guhė e ligė dhe nga mrini n’malsinė tonė?
E dinė ma mirė ata qė e flasin, por e dijmė edhe na qė po e paguajmė me gjak e varrė nė trup si dhe me varre tė reja rreshtu pranė tė vjetrave.

Pagu e kemi shtrenjte guhėn e moskovit dhe klyshve tė tij. Besoni more burra se nuk po mė dhimbset shpirti pse mė kafshon e mė copton luani, por pėr besė tė zotit nuk ka ma keq se me tė shkye hienat dhe argati i keq.
Po mor po, aq sa janė tė kėqija hienat e sllavit po aq ma shumė e ma tė kėqia janė kopilat e tyne bij e djem fisi me gjuhė pisi, qė pėr dinarė e bajrak tė shkjaut, shesin nderin dhe gjakun e vllaut.
Po pyetemi neve sot:
A thu nuk mjafton tė kujtojmė Jasharajt. Bacė Ademin bashkė me bacin Hamzė tė cilėt flijuan djem e vajza, nuse e gra, pleq e plaka, fėmijė qė akoma nuk kishin kuptuar jetėn por jetės ia falėn jetėn dhe jetsimin e saj e ujitėn me gjakun e njomė tė tyre.
Nė paēit pak krypė nė sy, nė qoftėsė pak e ktheni kokėn nga kėta varre pėr tė cilėt sot krenoheni duke thėnė se jeni pjesė e asaj qė ndriēon nėn shkėlqimin e shkronjave: U Ē K , keni parasysh parollėn e vjetėr se kompromisi me armikun ėshtė TRADHĖTI.


AUTORI.
DAIM HISENI