MIT’HATI, SEJDIU DHE INSTITUCIONI I DORËHEQJES
Nga Fadil Lushi
* Që nga koha e Mit’hatit institucioni i dorëheqjes politike te shqiptarët do t’i futet një gjumi të vdekjes që të zgjohet në momentin kur Fatmir Sejdiu, duke u gjendur në një alternim mes postit të presidentit të shtetit dhe kryetarit të partisë politike - Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të zgjedhë këtë të fundit. Këtë zgjedhje nuk do ta bëjë pse institucioni i presidentit të shtetit paskësh qenë një post më i avancuar dhe më autoritar, krahas postit të kryetarit të partisë dhe anasjelltas, por pse deshi që me këtë dorëheqje, përfundimisht ta riartikulojë filozofinë e politikëbërjes në hapësirat kosovare, nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, do të zgjedhë rrugët më të përshtatshme që çojnë drejt demokratizimit të mirëfilltë të shoqërisë kosovare, një shoqëri që ende vuan shëndetin e brishtë, një shëndetlig që detyrohet t’i shtrohet një kurimi intensiv dhe nën mbikëqyrjen e rreptë të ndërkombëtarëve.
* Dhe, kështu siç analizohet, kjo dorëheqje duhet të Aë një leksion i avancuar politik, (që humanizon dhe emancipon institucionet) jo vetëm për shtetet rreth Kosovës, por edhe për shtetin amë të Shqipërisë, ku në vijimësi frymon politika recidiviste, e rrezikshme dhe joparimore, qoftë ajo në rrafsh qendror, po edhe në rrafsh vendor, pavarësisht se bëhet fjalë për politikën e pozitës a opozitës, të cilat toptan mëtojnë ta rimarrin e ta grabisin pushtetin absolut!?
* E gjithë kjo politikëbërje e shtetit amë, është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me teorinë e Monteskies lidhur me ndarjen e domosdoshme të pushtetit. Sipas kësaj teorie, pushteti duhet t’i takoj pozitës dhe opozitës. Ndofta, politikës shqiptare i duhet një dorëheqje kolektive, me përjashtim të presidentit të shtetit, Bamir Topi, i cili kundërshtoi politikën e grushtit të hekurt dhe politikën e pushtetit absolut të kryetarit të qeverisë dhe të kryeparlamentares së Parlamentit shqiptar.
Krijoni Kontakt