Kisha Katolike në Kosovë, një e vërtetë që nuk mund të mohohet!
nga dr. don Shan ZEFI
"Këto janë, ndër të tjera edhe arsyet që serbët shpeshherë territorin e Kosovës e mbajnë si “djep i Serbisë së vjetër” e kohën e fundit barazohej edhe me Tokën e shenjtë – si “Jeruzalemi serb”..., por e vërteta qëndron krejt ndryshe, sepse të dhënat historike, arkeologjike ... flasin në favor të popullit autokton shqiptar. Të shohim në vijim pse Kosova s’mund të mbahet si dheu i serbëve?"
Përhapja e krishterimit në Kosovë, gjegjësisht në territorin e Ipeshkvisë Shkup-Prizren mund të thuhet se zë fill qysh në kohën apostolike. Edhe pse mungojnë drejtëpërdrejt burimet historike, arkeologjike..., megjithatë lypset të kihet parasysh udhëtimet apostolike me predikimet e Shën Palit apostull, veçanërisht nëpër qytete të këtyre anëve të Evropës Juglindore përmes rrugëve të njohura të komunikacionit e të tregtisë në botën ilire-romako-greke, siç ishin Heraklea, Linkestris, Nikea, Stobi, Scupi, Ulpiana... gjë që dëshmon se krishterimi do të ketë mundur t’i lëshojë rrënjët tashmë më shekujt e parë. Ç’është e vërteta, në Koncilin Ekumenik të Nicesë (Nicaenum 325) i gjejmë, mes të tjerëve, edhe ipeshkvijtë e Dardanisë: Budin nga Stobi (Budius Stubiensis – tani Pusto Gradsko) dhe Dakën e Dardanisë (Dacus Dardaniae), metropolit i provincave të Dardanisë që shtrihej në atë epokë deri në Naissus (Nishin e sotëm në Serbi) dhe Veles (në Maqdoni).
vazhdon-->
Krijoni Kontakt