Vizat, Qeveria: Negociata me SHBA
E MARTË, 19 TETOR 2010 11:58
www.panorama.com.al
Mes dy vendeve kanë nisur negociatat në çështje teknike dhe pala shqiptare ka kërkuar një regjim më të lirë vizash për qytetarët shqiptarë, sesa ai aktual. Një burim diplomatik shpjegoi për gazetën se negociatat mes Shqipërisë e SHBA-së pritet të kenë një rezultat konkret. Aktualisht SHBA-ja përdor 30 lloje të ndryshe regjime lëvizjesh për shtete të ndryshme, në varësi të marrëdhënieve mes vendeve si dhe sigurive teknike. Sipas të njëjtit burim diplomatik, SHBA-ja do të shohë nga afër fillimisht eksperiencën e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në zonën Shengen. Pas fillimit të liberalizimit të vizave me vendet e BE-së, pala shqiptare do të kërkojë një regjim më të lirë vizash se ai që aplikohet sot me qytetarët shqiptarë.
Pritet që përdoruesit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit të mos marrin më vizë, ndërsa për qytetarët të ketë një lehtësi në marrjen e vizës. Shqipëria do të kërkojë të përfitojë në një nga 30 programet e regjimit të dhënies së vizave që përdor SHBA-ja. " pasur pasaportën e re, nuk do të shmanget viza por marrja e saj do të ë disa herë më e lehtë si proces sesa është aktualisht. Një qytetari shqiptar që kërkon të shkojë në SHBA, do t'i kërkohet më pak llogari dhe do t'i ofrohet viza më shpejt seç i jepet sot", shprehet për gazetën një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme. Plotësimi i kritereve teknike si pasaportat biometrike dhe sigurimi i kufijve vlerësohet nga administrata amerikane. Sipas zyrtarëve të ministrisë, është ende një proces negociatash i komplikuar, por në hark të shkurtër kohor, do të ketë një vendim pozitiv për Shqipërinë. Duke pasur parasysh negociatat deri në këtë kohë, pritet që një vendim pozitiv të merret kur administrata amerikane të bindet pas lëvizjes së lirë me vendet e BE-së.
Sipas zyrtarëve në Ministrinë e Jashtme, aktualisht bisedimet janë në fazë teknike, ndërsa pohohet nga ana tjetër se administrata amerikane pret të shohë përvojën e liberalizimit të vizave me zonën Shengen. "Në këto momente, SHBA-ja po mban shënime. Më në fund kemi hequr një barrierë, që ishin vizat me zonën Shengen", shprehet për gazetën Fatmir Çela, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve Bilaterale, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sipas tij, negociatat "janë në nivel teknik" ndërsa liberalizimi i vizave me vendet e BE-së shihet si tepër pozitiv. "Në këtë fazë nuk kemi gjë konkrete sepse jemi në diskutime si me SHBA-në, ashtu edhe me shumë vende të tjera. Diskutimet prekin edhe tema të tjera. Diskutimet kanë qenë në nivel teknik deri tani dhe gjithçka varet nga pala tjetër, në këtë rast nga ë SHBA-ja. Nuk dihet se sa mund vonojë", shpjegon Çela.
Krijoni Kontakt