Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Çollaku: Shqipëria, pranë liberalizimit të vizave me SHBA

    INTERVISTA/ Ish-zv.ambasadori i Shqipërisë në SHBA për 5 vite, Kreshnik Çollaku, shprehet se ekziston një plan për liberalizimin e vizave me shtetin më të fuqishëm të botës. Çollaku zbulon se janë zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit për regjimin e lirë të vizave: “Shqipëria ka plotësuar kushtet,nuk duhet të çuditemi nëse pas një viti të vinte ky lajm i mirë”

    Sipas tij, në Uashington ekziston një përpjekje që edhe Shqipëria të ketë një liberalizim vizash ashtu si me vendet e zonës "Shengen". Çollaku shprehet se në disa takime me institucionet amerikane, Shqipëria klasifikohet ndër të parat në listë në të gjithë rajonin, por edhe me gjerë përsa i përket përmbushjes së kritereve teknike, siç janë pasaportat biometrike dhe siguria e kufijve. Ai sugjeron që të ketë një lobim më të fortë nga autoritetet shqiptare, pasi administrata e SHBA-së është më liberale në këtë çështje, nisur edhe nga kriteri politik e niveli i marrëdhënieve mes dy vendeve. Mbeten vetëm pak çështje teknike për t'u arritur, si nënshkrimi i disa marrëveshjeve mes dy vendeve dhe në harkun kohor të një viti mund të ketë një lajm të mirë. Çollaku flet edhe për situatën politike, si dhe qëndrimin e SHBA-së.

    Zoti Çollaku, mëse 1 vit nga zgjedhjet e kaluara opozita vijon të ketë një marrëdhënie të kufizuar me Kuvendin. Ju si një ish- zëvendësambasador i Shqipërisë në SHBA, a mund të na thoni se cili është qëndrimi i qeverisë

    amerikane për situatën politike në Shqipëri?
    Zgjedhjet e 28 qershor i kam ndjekur nga Uashingtoni, për shkak të detyrës. Mund të them me siguri të plotë atë që unë kam ndjerë dhe kam parë atje. Zgjedhjet e 28 qershorit ishin një test i madh për vendin dhe zgjedhjet e para demokratike, pas anëtarësimit në NATO. Dihet që një prej sponsorizuesve kryesorë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një farë mënyre, po të kthehemi prapa në kujtesë, zgjerimi i NATO-s ishte një proces që u kundërshtua nga mjaft vende të tjera si Rusia. Një kritikë që i bëhej SHBA-së ishte çështja e neglizhimit të standardeve demokratike. Këtu aludoheshin problemet që Rusia kishte me Gjeorgjinë, Ukrainën. Ishin një test për Shqipërisë, sepse u bënë pas anëtarësimit në NATO dhe në një farë mënyre ishin test edhe për vetë SHBA-të, për të parë zgjedhjet e një vendi që ata kishin dhënë garanci fort për të. E nesërmja e 28 qershorit ishte një ditë e lumtur për ne, sepse u panë zgjedhje që nuk ishin bërë ndonjëherë në Shqipëri dhe më pas ato u pranuan e u përshëndetën nga të dyja forcat politike kryesore. Atë ditë mbërritën mesazhe të ndryshme nga zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë, të cilët jo vetëm na uronin, por na falënderonin sepse në një fare "na zbardhët faqen" për këto zgjedhje të lira. Sigurisht, ngërçi politik që pasoi këto zgjedhje është i papëlqyeshëm e i pamerituar për standardet drejt të cilave Shqipëria ecën. Loja e protestave, bojkoteve dhe grevave të urisë, shkon në kundërsens të ritmit dhe prospektivës që Shqipëria duhet të ndjekë. Nuk është sekret të deklaroj se dhe këto u panë e perceptuan me shumë qartësi nga administrata amerikane. Nuk ka pasur asnjë zyrtar të të gjitha niveleve që nuk më ka pohuar se ky kurs i ndjekur nga opozita është i pa motivuar, i pakuptimtë dhe pa asnjë të ardhme politike. Aq bezdisëse u bë kjo sjellje e njërit kah të politikës për administratën amerikane, saqë vetë zv/sekretari i shtetit, Stainberg, u detyrua për të sqaruar përfundimisht dritëhijet, të cilat më së shumti ishin "Made in Tirana" mbi qëndrimin amerikan për zgjedhjet, kur deklaroi se "kryeministri i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit është një kryeministër legjitim". Pa asnjë ekuivok ky ka qenë qëndrimi i SHBA mbi zgjedhjet dhe ngërçin politik në Tiranë.
    Së shpejti pritet të fillojë liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarët në zonën Shengen. Mendoni se ky proces mund të shërbejë që SHBA të ketë një regjim të lirë vizash me qytetarët shqiptarë?
    Për një kohë të gjatë personalisht jam marrë me këtë çështje në Uashington DC. Duhet pohuar se çështja e regjimit apo liberalizimit të vizave për të hyrë në SHBA nuk është çështje vetëm e Shqipërisë, por dhe shumicës se vendeve të tjera të rajonit. Kjo çështje madje prek dhe vende të rëndësishme anëtare të BE-së. Duhet kuptuar se kushtet e kriteret, të cilat vende të ndryshme duhet të përmbushin për të përfituar nga regjimi i liberalizuar i vizave në SHBA, janë në disa pjesë të ngjashme, por në disa pjesë të ndryshme nga ato të BE. Për administratën amerikane pika më nevralgjike dhe kushti më kryesor për t'u përmbushur në ketë drejtim është pajisja e shtetasve me pasaporta biometrike, me një nivel sigurie të lartë dhe garancia e siguria në kontrollin e kufijve (sistemit TIMS). Një pikë e rëndësishme është bashkëpunimi me qeveritë përkatëse në luftën globale kundër terrorizmit, pastrimit të parave e krimit të organizuar. Qëndrueshmëria politike dhe stabiliteti ekonomik është një kërkesë gjithashtu. Në krahasim me shumë vende të tjera të rajonit, madje krahasimisht dhe me vende të tjera anëtare të BE-së si Hungaria, Bullgaria apo Çekia, Shqipëria kryeson listën e përmbushjes se këtyre kritereve madje shpesh-herë në takime, forume të përbashkëta qoftë në institucionet e administratës Obama, apo në Kongresin e SHBA-së, në takime të përbashkëta me përfaqësues të ambasadave të vendeve të rajonit e të tjera të BE-së, të cilat aspirojnë të përfitojnë nga ky program, Shqipëria është klasifikuar në krye të listës së përmbushjes së këtyre kërkesave e shpeshherë kampione e realizimit të tyre. E vetmja barrierë që në fakt ekzistonte më shumë si barrierë psikologjike ishte fakti se megjithë këto kërkesa të përmbushura në disa raste më mirë se të tjerët, shqiptarët nuk kishin të drejtën e lëvizjes në vendet e BE-së. Tashmë, pa eufori mund të deklaroj se është shumë afër dita që Shqipëria do të përfitojë nga regjimi i liberalizuar i vizave me SHBA-në.
    A kanë institucionet e SHBA-së një plan konkret për të pasur një regjim të lirë vizash?
    Në Uashington sot ekziston një përpjekje që përfshin edhe Shqipërinë. Është më e gjerë se kaq. Kjo çështje prek të gjitha vendet e Ballkanit, por edhe vende që janë pjesë e BE-së. Për këtë çështje lobohet fort në Uashington nga të gjitha këto vende. Unë kam qenë vetë promotor dhe pjesëmarrës në disa tryeza pune për këtë çështje, me përfaqësues të ambasadave të vendeve të rajonit si dhe me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë, Kongresit si dhe FBI-së. Këto janë institucione që prekin këtë çështje dhe në të gjitha rastet që është diskutuar për çështjet teknike dhe Shqipëria konsiderohet pas asnjë dyshim në kreun e listës së vendeve që kanë përmbushur kriteret për të përfituar një regjim të lirë vizash. Kryesore për SHBA-në dhe për të përfituar këtë regjim të lirë të vizave me SHBA-në, është pajisja e qytetarëve me pasaporta biometrike, të një sigurie dhe standardi të lartë. Shqipëria mban kampion në rajon për këto dokumente, si dhe në shpejtësinë e pajisjes së qytetarëve me to. Ka për të qenë shumë e afërt dita kur qytetarët do të udhëtojnë pa viza në SHBA. Ky është një projekt konkret, i cili është një proces dhe besoj se qeveria me këtë ritëm që realizoi liberalizim me BE, me pak sforco ky proces do të ecë shpejt edhe me SHBA-në.
    Çfarë duhet të bëjnë më shumë institucionet shqiptare përveç lotimit, në mënyrë që të përfitohet liberalizimi i vizave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
    Autoritet shqiptare kanë realizuar volumin kryesor të procedurave, që janë dokumentet elektronike si dhe siguria e kufijve. Është realizuar një bashkëpunim perfekt në luftën kundër terrorizmit dhe jemi partneri kryesor i SHBA-ve në rajon. Stabiliteti ekonomik dhe politik i vendit është një tjetër aset. Pjesa që ka mbetur për t'u realizuar, e cila besoj se është duke u realizuar, janë disa marrëveshje formale mes dy vendeve për shkëmbime informacione etj., teknike, që janë shumë të mundshme të realizohen shpejt. Me thyerjen e barrierës me BE për liberalizimin e vizave, besoj se kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt me SHBA-në.
    Duke pasur parasysh procesin dhe kriteret që ndjekin SHBA-të edhe me vendet e tjera, mund të ketë një afat konkret se kur mund të ndodhë kjo gjë?
    Nuk do të doja të jepja afat konkret, sepse duhet t'i përmbahesh atij. Por ju garantoj se ka për të qenë shumë afër kjo ditë. Unë besoj dhe nuk duhet të çuditemi, që në harkun kohor të një viti të vinte ky lajm i mirë për Shqipërinë. Mendoj se mund të realizohet.
    Nëse do të përfitohet shpejt, çfarë regjimi ndjekin amerikanët në liberalizim e vizave? Është e ngjashme si me vendet me zonën Shengen, ku shqiptarët udhëtojnë lirshëm në harkun kohor të 90 ditë brenda 6 muajve, apo kanë ndonjë sistem tjetër?
    Kanë sisteme të ndryshme në kohëqëndrim dhe në shkallëzime të ndryshme. Mendoj se mund të aplikohet në mënyrë të ngjashme si me vendet e BE-së, por duhet parë në realizim konkret. Mund të aplikohet në 90 ditë, në 2 muaj, në 1 muaj apo deri në 1- vjeçare. Kjo është në varësi të marrëveshjeve që do të kryhen mes dy vendeve. Duhet kuptuar që sistemi amerikan është ndryshe me sistemin e vendeve të BE-së, ndonëse ngjajnë shumë. Edhe vendimmarrja e administratës amerikane ndaj një vendi është më shumë subjektive, sesa ajo kolektive e vendeve të BE-së.
    Ndikon kriteri politik në këtë rast, duke iu referuar marrëdhënieve mes vendeve?
    Sigurisht që ndikon dhe garancia është kriteri politik, pra kriteri i bashkëpunimit të administratave krahas tyre kritereve teknike. Në një pikëpamje, SHBA është më shumë liberale në marrjen e vendimit nëse një vendi i ofrohet një regjim i lirë vizash. Në këtë klimë, qeveritë e të dyja vendet kanë shanse për të arritur këtë rezultat, duke pasur parasysh që vendi ynë është shumë para edhe mjaft vendeve anëtare të BE-së.
    Pra, qytetarët shqiptarë me të njëjtat kushte do udhëtojnë lirshëm edhe në SHBA, nëse arrihet regjimi i lëvizjes së lirë?
    Absolutisht që po. Kriteret janë të njëjta. `MARE NGA GAZETA PANORAMA`
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    do ishte se cdo ishte sikur usa ti kishte liberalizuar vizat per shqiptaret me para pedove te brukselit. homot e europes do ngeleshin si te permjer.

    ps/ angel mos te ren menia se e lexova artikullin nga titulli dhe dy rreshtat e pare un diskutoj perher
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mr Zeid : 18-10-2010 më 21:56

  3. #3
    Ky do te jet nje realitet.Brenda vitit 2015 shqiptarert kan per te lveziur te lire dhe ne SHBA..
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #4
    Vizat, Qeveria: Negociata me SHBA
    E MARTË, 19 TETOR 2010 11:58

    Mes dy vendeve kanë nisur negociatat në çështje teknike dhe pala shqiptare ka kërkuar një regjim më të lirë vizash për qytetarët shqiptarë, sesa ai aktual. Një burim diplomatik shpjegoi për gazetën se negociatat mes Shqipërisë e SHBA-së pritet të kenë një rezultat konkret. Aktualisht SHBA-ja përdor 30 lloje të ndryshe regjime lëvizjesh për shtete të ndryshme, në varësi të marrëdhënieve mes vendeve si dhe sigurive teknike. Sipas të njëjtit burim diplomatik, SHBA-ja do të shohë nga afër fillimisht eksperiencën e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në zonën Shengen. Pas fillimit të liberalizimit të vizave me vendet e BE-së, pala shqiptare do të kërkojë një regjim më të lirë vizash se ai që aplikohet sot me qytetarët shqiptarë.
    Pritet që përdoruesit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit të mos marrin më vizë, ndërsa për qytetarët të ketë një lehtësi në marrjen e vizës. Shqipëria do të kërkojë të përfitojë në një nga 30 programet e regjimit të dhënies së vizave që përdor SHBA-ja. "Duke pasur pasaportën e re, nuk do të shmanget viza por marrja e saj do të jetë disa herë më e lehtë si proces sesa është aktualisht. Një qytetari shqiptar që kërkon të shkojë në SHBA, do t'i kërkohet më pak llogari dhe do t'i ofrohet viza më shpejt seç i jepet sot", shprehet për gazetën një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme. Plotësimi i kritereve teknike si pasaportat biometrike dhe sigurimi i kufijve vlerësohet nga administrata amerikane. Sipas zyrtarëve të ministrisë, është ende një proces negociatash i komplikuar, por në hark të shkurtër kohor, do të ketë një vendim pozitiv për Shqipërinë. Duke pasur parasysh negociatat deri në këtë kohë, pritet që një vendim pozitiv të merret kur administrata amerikane të bindet pas lëvizjes së lirë me vendet e BE-së.
    Sipas zyrtarëve në Ministrinë e Jashtme, aktualisht bisedimet janë në fazë teknike, ndërsa pohohet nga ana tjetër se administrata amerikane pret të shohë përvojën e liberalizimit të vizave me zonën Shengen. "Në këto momente, SHBA-ja po mban shënime. Më në fund kemi hequr një barrierë, që ishin vizat me zonën Shengen", shprehet për gazetën Fatmir Çela, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve Bilaterale, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sipas tij, negociatat "janë në nivel teknik" ndërsa liberalizimi i vizave me vendet e BE-së shihet si tepër pozitiv. "Në këtë fazë nuk kemi gjë konkrete sepse jemi në diskutime si me SHBA-në, ashtu edhe me shumë vende të tjera. Diskutimet prekin edhe tema të tjera. Diskutimet kanë qenë në nivel teknik deri tani dhe gjithçka varet nga pala tjetër, në këtë rast nga vetë SHBA-ja. Nuk dihet se sa mund vonojë", shpjegon Çela.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Te liberalizoheshin vizat me SH.B.A , do i kishim ber kaken Europes. :P
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Ky do te nje realitet.Brenda vitit 2015 shqiptarert kan per te lveziur te lire dhe ne SHBA..
    Deri ne vitin 2015 shqiptarve nuk do ti plasi fare per liberarizimin e vizave me Ameriken. Ato qe kan ndermend te ikin atje do ken ikur deri atehere, pjesen tjeter qe eshte edhe pjesa me me vlere e shqiptarve po e mer Kanadaja

    Amerikanet deri ne 2015 i kan gjasat te emigrojn vete ne Kanada
    Revolution 1848

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Deri ne vitin 2015 shqiptarve nuk do ti plasi fare per liberarizimin e vizave me Ameriken. Ato qe kan ndermend te ikin atje do ken ikur deri atehere, pjesen tjeter qe eshte edhe pjesa me me vlere e shqiptarve po e mer Kanadaja

    Amerikanet deri ne 2015 i kan gjasat te emigrojn vete ne Kanada
    Problemi nuk esht ne i plas a jo shqiptareve me hik ne SHBA.Thuaj te behet realitet kjo qe po lexojme.Jan me numra vendet ne te gjithe boten qe i kan vizat e lira me SHBA-ne.Ky do te ishte vertet nje privilegj per te gjith kombin shqiptar..
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    [A=EuroStar1;2899139]Deri ne vitin 2015 shqiptarve nuk do ti plasi fare per liberarizimin e vizave me Ameriken. Ato qe kan ndermend A ikin atje do ken ikur deri atehere, pjesen tjeter qe eshte edhe pjesa me me vlere e shqiptarve po e mer Kanadaja

    Amerikanet deri ne 2015 i kan gjasat te emigrojn vete ne Kanada[/QUOTE]

    Kanadaja eshte nje kosh plehrash akoma me i madh se USA.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga master Lexo Postimin
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Deri ne vitin 2015 shqiptarve nuk do ti plasi fare per liberarizimin e vizave me Ameriken. Ato qe kan ndermend A ikin atje do ken ikur deri atehere, pjesen tjeter qe eshte edhe pjesa me me vlere e shqiptarve po e mer Kanadaja

    Amerikanet deri ne 2015 i kan gjasat emigrojn vete ne Kanada
    Kanadaja eshte nje kosh plehrash akoma me i madh se USA.
    Kosha plehrash po bëhen të gjitha vendet. Kush më shpejt e kush më vonë, drejt një rruge janë.

  10. #10
    Opo e rendesishme eshte te behet realitet kjo ender e cdo shqiptari..mundesia na jepet te gjithve..pune tjeter pastaj ju qe tregoheni pesimista dhe e nenvlersoni kete arritje gjigande duke ofenduar e duke thene vend plerash apo ku ta di une.Nqs njeriu rri pasiv vend plerash do i duket dhe vendi me standart jetese me te mire dhe me te larte ne bote.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •