Edhe une jam dakord me ty Qyfyre, qe fjalori shqip, patjeter qe te tille nuk ka para 1972, eshte nje baze e mire per fjaleformimin e sotem. Por, eshte budallallek qe me te ne dore te dalesh kundra cdo termi. Sic te thashe, te pakten ky eshte mendimi im, gjuha 1972 nuk mund te sherbeje si dogmatizim dhe ngurtezim i gjuhes, aq me teper qe eshte produkt i nje kohe dhe ideologjie te caktuar. Dhe se termonologjia kulturore fetare mund te vleje perkrah gjuhes letrare, aq me shume ne nje shoqeri multi-fetare.
Fjale te gjuhes shqipe dhe fjale me prejardhje shqipe jane gjera te ndryshme. Ato me prejardhje shqipe jane vetem nje pjese e fjaleve ne gjuhen shqipe. Te gjitha ato fjale qe permende jane ne fjalorin e gjuhes shqipe (pervec musliman qe duhet mysliman), sic jane dhe shume fjale te tjera me prejardhje te huaj si makine, profesor, doktor etj etj.
Por ama nuk mund te shkruajme musliman, orthodhoks, doctor, machine etj. Duhen shkruar ashu sic i ka fjalori i gjuhes shqipe.
P.S. Pra nuk e kuptoj se c'rendesi ka besimi im ne kete mes.
Po nė aspekt gjuhėsor thuhet "mysliman", por kjo i ngjan diēkaje mė tė vjetėr. Sot nė Kosovė nga mediat qoftė elektronike apo tė shkruara vėrejmė emrin "musliman" kjo ngase ėshtė origjinalja e ketij emri.
Ēdo tė mirė!
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
Ti je kullė fuqi baroti...
Po ky pra eshte gabimi. Ti ve fjalorin e gjuhes shqipe (1972) si nje fare dogme mbi edhe vete gjuhen shqipe.
Si nga ana shkencore gjuhesore edhe nga ana kulturore por edhe ajo politike je gabim.
Terminologjia, jo vetem fetare, por edhe e shume fushave te tjera, sigurisht qe ka fjalet e veta qe pak nga pak do shtohen ne fjalor, nese nuk jane. Jam i sigurte qe shume nga termat qe perdoren sot ne kishe dhe xhami per ritualet apo poste te ndryshme, nuk jane fare ne fjalor. Por ama nuk mund te kete dy menyra te ndryshme te shkruari per nje fjale. Njera per gjithe shqiptaret dhe tjetra per komunitetin apo fushen e caktuar.
Fjala "orthodhoks" nuk ka pse te thuhet si ne greqisht pasi dhe shume fjale te tjera si ortopedia nuk thuhen ashtu si ne greqishten e lashte. Ashtu dhe "musliman" nuk ka pse thuhet si ne anglisht apo turqisht, kur ne fjalorin shqip eshte "mysliman".
Pikerisht ky rregull i shqiperimit te fjaleve te huaja per mua eshte shume i rendesishem. Ne kete menyre e dime te gjithe se si shqiperohet nje fjale e huaj. Kjo nuk eshte bere aspak per fene, se ka rregulla per lloj lloj fjalesh dhe lloj lloj kombinimesh te fjaleve te huaja. Dhe ne fakt keto rregulla jane dicka natyrale qe ne i perdorim pa i ditur fare sa here qe shqiperojme nje fjale te huaj.
Krijoni Kontakt