Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Kryetari Shqiptar Moisiu ne Londer

    Moisiu: Ftesa e Elizabeth II, vlerėsim pėr Shqipėrinė


    TIRANĖ- Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu e ka konsideruar si njė vlerėsim pėr Shqipėrinė ftesėn e bėrė nė adresė tė tij nga mbretėresha e Britanisė sė Madhe, Elizabeth II. Nė njė njoftim pėr shtyp, kėshilltari i presidentit, Arjan Konomi, theksoi se kreu i shtetit gjatė takimit me ambasadorin e Britanisė sė Madhe, David Landsman, shprehu vlerėsimet e tij pėr ftesėn e mbretėreshės Elizabeth II. “Ftesa e Madhėrisė sė Saj, Mbretėreshės Elisabeth II, ėshtė njė respekt i veēantė qė i bėhet Shqipėrisė, njė vlerėsim pėr shqiptarėt dhe historinė e tyre, - u shpreh presidenti Moisiu. Presidenti Moisiu nė fillim tė takimit shprehu vlerėsimin qė Mbretėria e Bashkuar i bėn vendit tonė. Presidenti Moisiu theksoi rėndėsinė pėr shtetin shqiptar tė marrėdhėnive midis dy vendeve tona, marrėdhėnie kėto qė kjo vizitė do t’i forcojė akoma edhe mė shumė. Presidenti Moisiu pėrmendi rolin e ēmuar qė luajti Britania e Madhe nė ndihmė tė popullsisė shqiptare tė Kosovės, gjatė luftės sė Kosovės si dhe ndėrtimin e institucioneve demokratike atje. Mė tej presidenti Moisiu tha se shqiptarėt nuk harrojnė lidhjet me britanikėt, nuk harrojnė Lord Bajronin dhe Edit Durhamin, Eduart Lir, qė e deshėn Shqipėrinė dhe e promovuan atė nė Europė. Gjithashtu ai pėrmendi rolin e rėndėsishėm qė luajtėn nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. “Ftesa pėr tė vizituar vendin tuaj, - u shpreh presidenti Moisiu, - nė njė moment ndėrkombėtar si ky i tanishmi merr njė rėndėsi tė veēantė dhe ėshtė shprehje e qartė e mbėshtetjes qė Britania e Madhe i jep Shqipėrisė dhe politikės sė saj. Ne kemi mbėshtetur dhe do tė vazhdojmė tė mbėshtesim luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, e cila do tė bėjė tė mundur eliminimin e vatrave terroriste, nga e cila mund tė shkaktohen humbje jetė njerėzish tė pafajshėm”. Presidenti Moisiu do tė zhvillojė nė Londėr njė vizitė nga data 9 deri nė 12 mars.
    B.Hoti


    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt e Bashkuar dhe Shqipėria e Bashkuar

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pėrshėndesim poashtu mesazhin e kryetarit shqiptar Moisiu drejtuar familjes Jasharaj, me rastin e pesė vjetorit tė rėnies heroike tė tyre.
    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt e Bashkuar dhe Shqipėria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Presidenti Moisiu niset pėr vizitė nė Britaninė e Madhe, me ftesė tė Mbretėreshės Elisabet II


    TIRANE, 8 mars - Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, niset nesėr pėr nė Britaninė e Madhe, ku do tė zhvillojė njė vizitė zyrtare. Zyra e Shtypit e Presidentit tė Republikės, bėn tė ditur se vizita e Presidentit Moisiu bėhet me ftesė tė qeverisė sė Madhėrisė sė Saj, Mbretėreshės Elisabet II. Kjo vizitė do tė zhvillohet nga datat 9-12 mars. Presidenti Moisiu do tė jetė i shoqėruar gjatė kėsaj vizite zyrtare nga Ministri i Drejtėsisė, Spiro Peēi, nėnkryetari i grupit Parlamentar pėr Politikėn e Jashtme, Besnik Mustafaj, nga stafi i ngushtė i tij, nga njė grup biznesmenėsh shqiptarė dhe njė grup gazetarėsh. Ditėn e hėnė Moisiu do tė takohet me Sekretarin e Jashtėm Britanik, Jack Straw, me sekretarin britanik tė Mbrojtjes, Geoffrey Hoon, me themeluesin e Fondacionit "Butrinti" Lordin Rothschild, si dhe do tė ketė njė takimin me drejtues tė Forumit britanik tė "Tre Besimeve". Ditėn e martė Moisiu do tė zhvillojė njė takim nė Institutin e Shėrbimeve Mbretėrore tė Studimeve nė fushėn e Mbrojtjes, ku do tė mbajė edhe njė fjalė tė shkurtėr. Po te marten, Baronesha Scotland e Asthl-it, (Ministrie e Drejtėsisė e Mbretėrisė se Bashkuar) nė emėr tė Mbretėreshės Elisabeth II, do tė japė njė pritje pėr tėrė delegacionin shqiptar, ku Presidenti Moisiu do tė mbajė edhe njė fjalė tė shkurtėr pėrshėndetėse. Po ditėn e martė, nė mbrėmje Presidenti Moisiu dhe delegacioni qė e shoqėron do tė marrė pjesė nė pritjen e dhėnė nga Ambasada shqiptare nė Londėr, ku ėshtė organizuar edhe njė takim mė komunitetin shqiptar qė jeton nė Britaninė e Madhe. Nė ditėn e fundit tė qėndrimit nė Londėr, 12 mars, Presidenti Moisiu do tė takohet dhe do tė zhvillojė bisedime me Zv/Sekretarin Parlamentar tė Shtetit, Bon Ainsvorth. Mė pas Presidenti Moisiu do tė drejtohet pėr nė "Buckingham Palace", rezidenca zyrtare e Mbretėreshės Elizabeth II, ku do tė pritet nga Admirali I Mbretėreshės, Blackburn. Pritja do tė shoqėrohet nga njė Pėrshėdetje Mbretėrore prej Trupave tė Rojeve tė Nderit tė Mbretėreshės. Pas ceremonisė mbretėrore, nė orėn 12.20, Presidenti Moisiu do tė ketė njė takim me Madhėrinė e saj, Mbretėreshėn e Mbretėrisė sė Bashkuar, Elisabeth II. Gjatė qėndrimit nė Londėr janė oraganizuar edhe takime tė grupit tė biznesmenėve shqiptarė me personalitete tė biznesit britanik.

    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt e Bashkuar dhe Shqipėria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    Ky eshte nje nder qe i behet Shqiperise dhe presidentit Moisiu. Kete fat nuk e ka patur asnje prej parardhesve te tij.

    Mbeshtetja ndaj presidentit Moisiu, eshte mbeshtetje ndaj vazhdimesise se reformave demokratike ne vend. Presidenti, eshte i vetmi person i institucioneve shqiptare qe garanton vazhdimesine e reformave. Prandaj edhe Perendimi shohin tek ai nje pikembeshtetje ku mund te kanalizojne ndihmen e tyre per Shqiperine.

    Takimi do te rregulloje ndjeshem marredheniet midis dy vendeve, ashtu sic do te ndikoje pozitivisht ne imazhin shqiptar qe egziston ne Britanine e Madhe.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Presidenti Moisiu ngushėllon familjen Malile


    TIRANĖ- Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu i ka dėrguar njė telegram ngushėllimi familjes Malile, me rastin e ndarjes nga jeta tė diplomatit Reis Malile. Nė tekstin e telegramit thuhet: “Mė lejoni t’ju shpreh ngushėllimet e mia mė tė sinqerta pėr humbjen e njeriut tuaj mė tė dashur e mė tė afėrt. Reis Malile do tė mbetet dhe do tė kujtohet me nderim si njė figurė e respektuar dhe njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė diplomacisė shqiptare”. Ish-ministri i Jashtėm, Malile u nda nga jeta pėrpara disa ditėsh.

  6. #6
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Cere po thoni mre , cere nderi po ju boka,, Z Moisi...papapapapapapap. sa te mira do te kete shqiperia edhe shqiptaret nga kjo vizite. Sidomos biznesmenet shqiptare qe do te mund te hapin ndonje llogari bankare edhe ne angli.
    I gjo se kom more vesh vallai a merr DJETA PRESIDENTI apo i pagun nga rroga e vet keto vizita. Sepse te them te drejten me duken vizita bosh merre me long se mishi u maru. A po vetem nese i bojne noj VAKSINE ANTIKORRUPSION ,, qe kur te shkoje ne shqiperi te luftoje korrupsionin- Ishalla nuk ja HYJNE NE DRU ne LONDER,, ashtu sikurse ndodhi ne BRUKSEL ...
    NDER i modh qe i bohet presidentit. Anglezt nuk dine se ku kane koken tani me ceshtjen e IRAKUT ,, presidenti shqiptar do te takoje ca BARONE , e BARONESHA qe ne angli jane thjeshte NJEREZ TE ZAKONSHEM ME TITUJ MBRETERORE,,, edhe ne i bim trumpetes, uuuuuuuuuuuuuuuuyyyyyyyyy si gjithmone...
    Shnet boll me tilla idiotlliqe ju lutemi.

  7. #7
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Se kuptova shkakun pse e kishin ftu GJENERALIN ne angli ?
    Cfare meritash ka ai a mund te ma beje njeri te qarte. Apo se nxorri nga BURGU djemte e Spartak DROGAXHI BRAHOS ?
    Se kuptoj pse nuk i kane permendur BBSAXHINJTE KAMPET e planifikuar per tu ndertuar ne shqiperi ?
    Rrofte mretnesha edhe gjerneral Moisiu...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ
    ---

    DADE SULMON ANGLEZET

    Delegacioni shqiptar qe vizitoi ditet e fundit Londren, pervec sadisfaksionit qe ka ndjere gjate takimeve te ndryshme, eshte ndeshur, ne fakt, edhe me nje surprize jo te kendshme. Gjate nje takimi me njerez te afert me Lordin Rothschild, nje nga personat e famshem te Londres dhe me ndikim ne qarqet me te larta britanike, delegacioni shqiptar qe kryesohej nga Presidenti Moisiu ka mbetur i befasuar.

    Teksa ne Londer shkembeheshin mesazhe dashamirese dhe mirekuptimi per interesat e te dy vendeve, ketu ne Tirane, Arta Dade kishte marre kazmen ne dore per te shkulur edhe ate prani modeste te investimit anglez ne Shqiperi. Behet fjale per punen admiruese qe po ben Fondacioni Butrinti ne Qytetin Antik, qytet i klasifikuar ne fondin e trashegimise se kultures boterore. Fondacioni Butrinti kryesohet pikerisht nga Lordi Rothschild. Sipas nje marreveshjeje mes ketij fondacioni dhe qeverise shqiptare, brenda parkut te Qytetit Antik te Butrintit nuk duhet te kete ndertime ose investime te ndryshme. Brenda ketij parku, Fondacioni Butrinti po punon perdite, duke germuar per te nxjerre ne pah mrekulline arkeologjike, cka e pasuron me shume qytetin antik dhe, si rrjedhim, e ben ate me atraktiv per te huajt dhe turistet. Arta Dade ka menduar se ky proces duhet te marre fund dhe, sipas saj, aty do te ishte me mire te ngrihej ndonje motel, kazino, restorant, etj. Keshtu, ajo i ka derguar nje leter drejtuesve te Fondacionit Butrinti, ne te cilen u thote atyre se Ministria e Kultures ka vendosur qe te pezulloje germimet atje, me pretekstin se ato kane deshtuar. Ne fakt, ideja eshte gjetke. Ideja eshte prodhim origjinal i ansamblit babezia dhe konsiston ne dhenien e lejeve per ndertim. Miqte dhe klanet, dhe njerezit e tarafit, mezi po presin te shtine ne dore perlen e Butrintit, nje nga gjerat e pakta te pasurise sone kombetare qe ka mbetur pa u prekur.

    Para nje jave, gjate nje takimi qe pati me ambasadorin anglez ne Tirane, Kryeministri Nano shprehu vullnetin per intensifikimin e marredhenieve Londer-Tirane, si dhe kerkoi shtimin e prezences se biznesit britanik ne Shqiperi. Nderkohe qe, ministrja e Nanos kerkon te deboje pranine prestigjioze angleze ne Butrint. C'hipokrizi! Nese Nano nuk e di levizjen e fundit te Dades, gje qe ka 0 per qind mundesi te jete e vertete, atehere duhet te reagoje menjehere, per te vendosur gjerat ne vend. Ne menyre qe skandali qe po pergatit ministrja e Kultures te mos marre permasa te atilla qe te demtoje imazhin e vendit tone ne Londer, nje nga kryeqendrat e botes qe, pervec te tjerash, vendos edhe per integrimin e vendit tone ne BE.
    -----

    LESI DHE MUSTAFAJ, INTERPELANCE ME DADEN

    Nenkryetari i Komisionit te Jashtem parlamentar, Besnik Mustafaj dhe Kryetari i PDK-se, Nikolle Lesi, duke qene ne delegacionin qe shoqeroi Presidentin ne Angl, sapo moren vesh se c'po gatuhej ne zyrat e qeverise, ne lidhje me Fondacionin Butrinti, kane bere nje kerkese urgjente per interpelance me ministren e Kultures, Arta Dade. Mustafaj dhe Lesi iu luten Kryetarit te Kuvendit, Pellumbi, qe ta marre ne konsiderate kerkesen e tyre dhe ta fuse me shpejtesi ne axhende, sepse koha nuk pret. Kjo sepse, me 19 mars, ekzaktesisht pas 5 ditesh, Fondacioni Butrinti, me qender ne Londer, ka vendosur te beje nje mbledhje ne lidhje me kerkesen e ministres Dade per pezullimin e punimeve ne parkun e Butrintit. Vendimi qe do te merret, mesa duket, eshte i qarte. Anglezet duhet te ndjehen te fyer nga fakti qe ministrja e Kultures, Dade, ka konkluduar qe germimet atje kane deshtuar, nderkohe qe te kunderten pohojne eksperte vendas dhe te huaj, qe e njohin arkeologjine dhe turizmin. Keshtu qe, lypset qe Pellumbi te marre ne konsiderate kerkesen per interpelance te dy deputeteve, ne menyre qe te jape edhe ai kontributin e tij per te parandaluar aktin pothuajse antikombetar qe po pergatit "anglofilja" Dade. Ne te kundert, nuk eshte e tepert te mendosh se edhe Pellumbi e ka te veshtire te ngrihet mbi interesat mafioze te disa klaneve ne qeveri.

    ----
    JA KE SULMON ARTA DADE

    Kush eshte Lordi Rothschild

    Lordi Rothschild renditet me dinjitet ne krah te 20 familjeve me te pasura te Anglise. Ai eshte mik personal i figurave me eminente te Botes, si me Drejtorin e Pergjithshem te Bankes Boterore, me Sekretarin e Pergjithshem te OKB-se, Kofi Anan, etj. Te mos flasim per njohjet dhe ndikimet qe ai ka ne politiken angleze. Loja e Dades me Lordin, eshte njesoj si i nje grereze me nje gjigant. Dhente Zoti qe diabolizimi i shqiptares ministre te frenohet, sepse kjo vecse vendit tone dhe ne shqiptareve qe kerkojme integrim, na ben dem. Germimet e fondacionit ne Butrint jane parashikuar te rifillojne ne muajin prill. Per kete arsye, eshte shume e rendesishme, qe te ndalohen menjehere dadaizmat e Dades dhe shefave te saj.


    -----
    CFARE ESHTE DHE CFARE KA BERE FONDACIONI BUTRINTI

    Ky fondacion u themelua 10 vjet me pare, nen kujdestarine personale te Lordit Rothschild. Puna qe ka bere ky fondacion ne keto 10 vite ka sjelle disa avantazhe si; financim per ruajtjen e arkeologjise se Butrintit, bashkim te organizatave private financuese, UNESCO dhe institucione nderkombetare donatore, per te punuar me autoritetet shqiptare per te ardhmen e Butrintit, permiresim te imazhit te Shqiperise ne arenen nderkombetare, nxitjen e disa organizatave partnere per t'u angazhuar ne pjese te tjera te Shqiperise, si p.sh Packard Humanities Institute, si dhe ka nxitur se tepermi turizmin dhe per kete flasin edhe shifrat.

    Per 10 vjet ky fondacion ka pasur marredhenie shume te mira me autoritetet shqiptare. Mirepo, ne vitin 2002, filluan te shfaqen disa veshtiresi qe kulmuan para nje muaji, kur nje shkrese nga Ministria e Kultures mberriti ne zyrat e fondacionit, ku kerkohej nderprerja e punimeve. Kulmi i te gjithave eshte se, sipas Ministrise se Kultures, germimet nuk kane ofruar standardet e kerkuara. Keto gjera, perfaqesuesit e fondacionit i hedhin poshte me force dhe argumente. Nderkohe qe, kerkesa per ndalimin e germimeve ne parkun e Butrintit, pa bisedime paraprake me fondacionin, e thellon akoma me shume skandalin e ri Dade.

    ---Koha jone ----

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  3. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24
  4. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •