Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nuk e di, në mos ky veprim është i tejserviluar, i panevojshëm dhe i padobishëm fare. Zoti Adili nuk pranohet vetëm në SHBA, edhe atë me siguri për shkak të sllavo-maqedonëve, por edhe ai moslejim hyrje duhet të hiqet nga ana e autoriteteve amerikane sepse është i pabazë fare, kurse Shqipëria ajo nuk ka pasur kurrnjë arsye për të bërë një gjë të tillë, kjo nuk po bëhet as nga përëndimi.
    Është fakt që AKSH-ja, duhet të bëhet një cikë më realiste me planprogramin e saj, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të mbrojnë të drejtat kombëtare shqiptare të nëpërkëmbura nga disa qarqe shoviniste në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Camëri, por mendoj se për momentin nuk mund të dilet para opinionit publik me plaprograme të tilla, ndoshta jam gabim por kështu mendoj unë, pamvarësisht dëshirës dhe të drejtës natyrore,morale, por edhe ligjore, të gjitha do të bëhen me kohë por jo me luftë, nuk mendoj se duhet të bëjmë lufta më ne shqiptarët.
    Ata duhet ti tregojnë sllavo-maqedonasve por edhe gjithë botës që zvarritja e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, do të cojë në konflikt të ri armatosur në Maqedoni, sepse shqiptarët nuk lejojnë nëpërkëmbjen e të drejtave të tyre kombëtare (por më duket se edhe atje ka filluar të zbatohet me hapa të shpejta) , e po kështu edhe serbëve për problemin e Luginës së Preshevës (por edhe këtu tani nuk është gjendja keq për shqiptarët e kësaj lugine, përvec disa arrestimeve të fundit), dhe në Camëri hapja e shkollave shqipe atje, dhe kthimi i camëve të shpërngulur, pra këto mendoj se janë gjëra të cilat realisht AKSH duhet të kërkoj dhe që arsyetojnë ekzistencën e saj.
    Me zgjidhjen e këtyre problemeve edhe AKSH duhet të pushojë së ekzistuari.
    Kurse për bashkimin kombëtar nuk duhet të kihet frikë nga askush, cdo shtet mbron interesat e veta kombëtare e edhe Shqipëria, pra ska pse të frikohet nga kjo gjë, por kjo sdo të thotë se ne bëhemi destabilizues, për momentin ka ardhur koha e bashkimit me Dardaninë dhe kjo do të sjell edhe stabilizimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të rajonit, e në të ardhmen padyshim që do ti vijë rradha edhe Maqedonisë e edhe Camërisë.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    O shok forumsa...tema, artikuj,komente me te njejtin objekt postoini ne te njejtin vend...plzzz


    AKSH-te dhe realitetet. nga "REPORTAZH"


    -------
    Alban Berisha: kundërshtari im nuk më njeh


    Misteri / AKSH-1


    Një ushtar i AKSH-së

    Alban Berisha, me origjinë nga Malësia e Gjakovës, që nga viti 1993 ka jetuar jashtë Sh qipërisë. Aktualisht jeton në Maqedoni, (IRJM) e Kosovë. Udhëton edhe në Perëndim herë pas here. Eshtë zëdhënës i formacionit politiko-ushtarak, të njohur si Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH). Alban Berisha është emëri i koduar i Agron Rexhës i cili që nga qershori i vitit 2001 përfaqëson Shtabin e Përgjithshëm të këtij formacioni. Opinioni publik eshte njohur me dy AKSH, një të përfaqësuar nga ju e një të përfaqësuar nga Idajet Beqiri? E njihni personalisht Idajet Beqirin? Opinioni publik që nga 4 dhjetori i ’99-tës, është njohur me një AKSH, e cila ka vepruar konkretisht dhe i ka gjurmët publike me aksionet e ndërmarra që nga ajo kohë. AKSH-ja nuk është “fiction” medial, siç po përpiqet ta paraqesë dikush e as nuk është laborator për riciklim të politikanëve të dështuar, siç është për shembull Idajet Beqiri, për të cilin ju po thoni se përfaqëson një AKSH. Sa di unë, Idajet Beqiri e ka provuar veten si kryetar i një partie për 12 vjet – asaj të Unitetit Kombëtar, por që tani nuk po më kujtohet se si e ka emrin, sepse ia ka ndërruar. Në kohën komunizmit, Beqiri ka qenë kryetar gjykate dhe si i tillë ka dënuar me burg e internime njerëz të pafajshëm, për të cilat është dënuar me 15 vjet burg, të cilat nuk i ka kryer ende sepse në ’97 ai ka përfituar nga rrëmujat dhe ka dalë jashtë shtetit. Për të mos bërë këtu histori, ka të dhëna se Idajet Beqiri, rreth muajit prill të vitit të kaluar, është udhëzuar dhe urdhëruar nga struktura të shërbimeve sekrete të një vendi evropian, jo-dashamirës ndaj shqiptarëve, që të hyjë në lojën e nisur më parë nga ultramarksistët e njëfarë Partia Revolucionare Shqiptare e Gafurr Adilit në Perëndim. Ai ka hyrë në të ashtuquajturin KKCMTSH, që më vonë do ta marrë emrin FBKSH (Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar) dhe ka arritur të bëhet aty njeriu kryesor, jo më pak se sekretar politik i këtij Fronti. Kjo është një organizatë që pretendon se ka nën kontroll AKSH-në, gjë që disa herë e kemi bërë të qartë se nuk është e vërtetë. Cila është AKSH që ju përfaqësoni? AKSH është formacion politiko-ushtarak, ka strukturat e saj komanduese ku më i rëndësishmi është Shtabi i Përgjithshëm dhe Drejtoria Politike. AKSH i ka qëllimet e veta të shpalosura qartë në Platformën e vet që konsiston në krijimin përmes veprimeve luftarake të kushteve të volitshme, që shqiptarët në Ballkan të vendosin vetë për fatin e tyre, pa qenë të detyruar në çdo rast dhe për gjithshka të marrin orientimet dhe miratimet e faktorit ndërkombëtar. Jo për të zhvlerësuar ndikimin e këtij faktori, por historia na ka mësuar me shembuj të shumtë se jo gjithmonë shqiptarët ja kanë parë hajrin zgjidhjeve që u ka ofruar faktori i jashtëm. AKSH me veprimet e saj përpiqet të ndikojë që interesat shqiptare të mos shkelen në emër të parullave që lëshohen çdo ditë nga kancelaritë ndërkombëtare. AKSH ka numër të konsiderueshëm të anëtarëve, dhe urdhërat për mobilizim (nëse ka nevojë) i jep Shtabi i Përgjithshëm. Mund të them se AKSH ka njerëz të mjaftueshëm për të realizuar hap pas hapi qëllimet e veta, po ashtu ka mjaft kërkesa nga të gjitha trojet shqiptare për t’iu bashkangjitur. Natyrisht,ka disa kritere, për vetë kushtet specifike në të cilat AKSH vepron, që të bëhesh anëtar i saj. Kryesisht njësitë tona përbëhen nga të rinj që më parë kanë luftuar në Kosovë, Luginë të Preshevës e Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM). Simbolet tona, ashtu si edhe betimi janë vazhdimësi e ish-Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, e cila u detyrua ta kufizojë misonin e saj vetëm në Kosovë, për rrethana që tashmë dihen. Kemi simbolet dhe gjithë inventarin tjetër që e karakterizon një formacion ushtarak dhe të gjitha njësitë tona veprojnë konform rregulloreve të caktuara. Jeni ju autorë të sulmit me bombë në Gjykatën e Strugës? Jo, AKSH nuk ka asnjë lidhje me shpërthimin në Strugë. E kemi theksuar këtë edhe në deklaratën tonë të 21 shkurtit, të cilën mund ta gjeni në www.aksh.info. Nuk mund të marrim përsipër gjëra që nuk i bëjmë e nuk janë në favorin tonë, siç bëri dje FBKSH e Idajetit që morën përsipër menjëherë një incident në Muhovc afër Bujanocit. Besoj se i keni përcjellë reagimet histerike të Beogradit zyrtar, të cilët i inskenojnë vetë këto incidente që më pas t’u vërsulen shqiptarëve tani në këtë kohë kur vëmendja e opinionit ndërkombëtar është e drejtuar tek zhvillimet në Irak. Serbët dhe maqedonasit, janë duke përpiluar plane që si e si t’i lajnë hesapet me shqiptarët dhe mendojnë se tani është momenti ndaj dhe provokojnë vazhdimisht. Por ne nuk do biem në grackat e tyre. Drejtoria Politike e ngarkuar nga Shtabi i Përgjithshëm është duke e përpiluar strategjinë e veprimit te AKSH-së në rrethanat kur aleati më i rëndësishëm i shqiptarëve në botë, SHBA-të provokohen nga një vend jashtë Ballkanit. Nuk dëshirojmë ta kemi keq me Uashingtonin, edhe pse figurojmë në listat e tyre të të padëshirueshmëve.


    -----------

    Idajet Beqiri: AKSH vepron në 6 zona, ne jemi realitet







    Merret me politikë që nga viti 1970. Eshtë kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar të Shqipërisë, parti të cilën e udhëheq prej më shumë se 12 vjetësh. Aktualisht jeton në Bruksel dhe ushtron profesionin e avokatit. Eshtë një ndër udhëheqësit politikë të FBKSH-së, pjesë e të cilës është edhe AKSH-ja. Cili jeni ju dhe çfarë përfaqësoni? Quhem Idajet Beqiri dhe gëzoj statusin e të burgosurit politik. Këtë status ma ka dhënë Departamenti Amerikan i Shtetit, “Amnisty International” dhe Mbretëria e Belgjikës. Nga burgimet e padrejta që më janë bërë vërtetë kam vuajtur, por edhe jam pasuruar. Jam pasuruar shpirtërisht, politikisht, moralisht dhe ekonomikisht. Duke fituar 3 pafajësi nga organi më i lartë gjyqësor, siç është Gjykata e Lartë e Shqipërisë, kam marë disa miliona lekë kesh për burgimet e padrejta. Qeveria belge më akordoi një bursë për master në drejtësi, të cilin e kreva me sukses. Mbasi mora liçencën e “Avokatit International”, u instalova në një Kolegj Avokatësh Ndërkombëtar, ku dhe punoj si avokat. Jam ai Idajet Beqiri që inicova dhe kontribuova, së bashku me bashkëpunëtorët e mi, për organizimin e Kuvendit të Bashkimit Kombëtar më 1991, hodhëm idenë për të hartuar një Platformë të vetme politike për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Në opinionin publik është krijuar ideja se ekzistojnë dy AKSH. Cilin grupim ushtarak përfaqësoni? Unë jam një ndër përfaqësuesit politik të FBKSH-së, që sikurse theksova është bashkim forcash politike, atdhetare, intelektuale, të cilat në programet e tyre dhe në idetë e tyre shikojnë si rrugë të vetme të zgjidhjes së tragjedisë sonë kombëtare Ribashkimin e Shqipërisë, ashtu siç ka qënë në të vërtetë, as e madhe, as e vogël. AKSH-ja është shumë më e vjetër se FBKSH-ja. Ajo ka qenë dhe ka mbetur NJË. “Alban Berisha” ose Agron Rexha e shumta mund të bëhet preçedent për të futur në burg ndonjë Nevzat apo Ismet, por nuk ka këllqe të krijojë “AKSH” të dytë! Ata që fshihen pas tij, për interesin e “ustallarëve”, përmes luftës virtuale, mund të “krijojnë” ndonjë “ushtri” paralele. Kjo “ushtri” mund t’i bashkojë 5 apo 6 kriminelë ordinerë, që grabisin në emër të gjoja “AKSH”-së. Ky fenomen, që bëhet kryesisht për të njollosur imazhin e mirë dhe qëllimet fisnike të AKSH-së, është kuptuar tashmë nga masa e madhe e popullit dhe po merr e do marrë përgjigjen e merituar. Janë bërë tre luftëra në Kosovën historike (Kosovën Veriore, Kosovën Lindore dhe Maqedoni). Luftëtarët shqiptarë i hodhën armët krahëve për të hequr nga qafa e tyre zgjedhën koloniale serbo-sllavomaqedone. Këto luftëra nuk përfunduan për shkak të bllokimit të përkohshëm që u bënë faktorët e interesuar ndërkombëtar, nën ndikimin e faktorëve të dyshimtë shqiptarë. Pati marrëveshje pas luftërave të papërfunduara. Por shqiptarët i mbajtën armët. I mbajtën armët sepse nuk u zgjidh tragjedia e tyre. Këta shqiptarë, të shumtë në numër, u riorganizuan nën emblemën e një strukture të re të armatosur. Ata nuk kishin një udhëheqje politike, nuk kishin një Platformë të qartë për çka ishin organizuar e bashkuar. Të përgjegjshëm para interesave kombëtare FBKSH-ja mori atributet e udhëheqjes së vetme politike të AKSH-së. Ky ishte një akt i madh politik dhe atdhetar. Kjo shënoi kthesën historike në veprimtarinë e AKSH-së. Cilat janë qëllimet tuaja, çfarë doni të arrini? Qëllimet e FBKSH-së janë të hedhura në Platformën e saj. Ne kërkojmë që të zgjidhim një herë e përgjithmonë tragjedinë tonë kombëtare. Jemi populli më i vjetër autokton në Evropë, por jetojmë padrejtësisht në 5 shtete të ndryshme. Sot, në shekullin e 21-të të globalizmit dhe integrimeve, ne shqiptarët nuk kemi pse të durojmë më padrejtësitë historike të shekullit 18-të. Ne shqiptarët kemi mbetur vendi i vetëm në botë i kolonizuar nga serbo-sllavomaqedonët. Pra, ne jemi të vendosur të bashkojmë shqiptarët në trojet e tyre etnike në një shtet të vetëm kombëtar në Ballkan. Kjo është një kërkesë e natyrshme. Këtë kërkesë forcat politike që i janë bashkuar FBKSH-së e kanë në platformat e tyre politike, të cilat janë legale. Rradhët e FBKSH-së dhe të AKSH-së shtohen çdo ditë me një numër marramëndës njerëzish, pasi me sa duket padrejtësia dhe tragjedia ndaj një kombi e ka një fund. FBKSH-ja ka kohë që ka nisur një Memorandum. Ajo organizoi para Këshillit të Ministrave të BE-së në Bruksel edhe një protestë masive. Gjatë protestës, një delegacion i jonë u prit edhe nga përfaqësuesë të BE-së, me ç’rast u morë në dorëzim edhe protesta me kërkesat e shqiptarëve. Disa thonë se FBKSH-ja dhe AKSH-ja janë fenomene interneti, ose disa të tjerë i quajnë terroristë? Cili është mendimi i juaj? Nëse do të ishte vetëm “fenomen interneti” ju nuk do e bënit këtë intervistë. Nëse është vetëm “fenomen interneti” pse mblidhen ministrat e mbrojtjes dhe të rendit të dy shteteve brenda një dite ku diskutojnë vetëm për FBKSH-në dhe AKSH-në? Nëse do të ishte vetëm problem interneti FBKSH-ja dhe AKSH-ja nuk do të përbënin lajm për masmedian botërore dhe shqiptare, krahas krizës në Irak. Gabojnë ata që e nënvleftësojnë këtë forcë. FBKSH-ja dhe AKSH-ja janë të përcaktuara qartë në luftën kundër terrorizmit. Pushteti serbo-sllavomaqedon dhe aleatët e tyre si Ukrahina etj, e furnizojnë me armë dhe i japin mbështetje Sadam Huseinit. Ky bosht i së keqes kërkon të tërheq vëmendjen e botës nga konflikti në Irak dhe të fusë në Ballkan një konflikt të ri. Ata duan të na tërheqin ne, shqiptarëve në këtë lojë, me qëllimin e dyfishtë: edhe Sadam Huseinit t’i vinë në ndihmë, por edhe imazhin e shqiptarëve, posaçërisht në raport me mikun tonë të madh, SHBA-në, ta prishin. Ne, FBKSH-ja dhe AKSH-ja nuk do të biem në këtë grackë. Nëse në datën 15 shkurt 2003, në mes të Brukselit, në protestën masive që organizuam ngritëm lartë krahas flamujve kombëtar shqiptarë, edhe ata amerikanë. Ku vepron AKSH-ja dhe çfarë lidhje ka ajo me sulmin ndaj Gjykatës së Strugës dhe policëve në Bujanoc në Luginën e Preshevës? AKSH-ja shtrihet kudo ku ka troje shqiptare dhe popull shqiptar që jetojnë në to. Ajo po bëhet ushtri e popullit dhe po fiton karakteristikat e një formacioni politiko-ushtarak tepër serioz. Faktori ndërkombëtar është i ndërgjegjshëm se ka një problem të madh kombëtar shqiptar të pazgjidhur. Ata janë ndërgjegjësuar se zgjedhën koloniale shqiptarët nuk po e durojnë më. Nuk mund ta zësh dot grykën e tij. FBKSH-ja vepron në 6 zona: në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Malin e Zi, në Çamëri dhe në Diasporë. Presheva, e cila nuk është luginë, por së bashku me Bujanocin e Medvegjën është Kosova Lindore, duhet të çlirohet prej Serbisë dhe t’i bashkohet Shqipërisë. UÇPMB-ja ka kohë që nuk ekziston më. Për rrjedhojë as që mund të flitet për lidhje apo kontaktime. A jeni takuar me ish-liderin e UÇK-së në Maqedoni, Ali Ahmetin, po me liderë të tjerë? Kontaktet e udhëheqjes së këtij Fronti me udhëheqësit politik shqiptarë, të pozitës dhe opozitës kanë qënë dhe do të jenë të vazhdueshme. Personalisht me Ali Ahmetin nuk jemi takuar, por me njerëzit e tij, me forcën politike që ai drejton, jemi takuar dhe do të takohemi përsëri në të ardhmen.

    -----------

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Si do të reagonit nëse një "mik" flet keq për ju pas shpine?
    Nga [Perla] në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 11-02-2025, 06:00
  2. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll
    Nga Cimo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 05-10-2016, 05:16
  3. thike pas shpine ceshtjes came
    Nga stavri22 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:44
  4. Thikë pas shpine vëllait për një celular
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-01-2006, 16:16
  5. sapo isha zene me ate italianin pas shpine!
    Nga snake në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2003, 19:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •