Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Policia, "zbor" emigrantëve që vijnë nga Anglia

    Policia, "zbor" emigrantëve që vijnë nga Anglia

    Shoqatat paralajmërojnë protestë përpara ambasadës shqiptare në Londër

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë shprehur indinjatën e tyre se si ata po trajtohen nga policia shqiptare kur mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit apo Portin e Durrësit.
    Shqiptarët që kanë mundur të pajisen me pasaporta britanike, të cilët vijnë me pushime në vendlindje, po ndeshen me një mori pyetjesh që kanë të bëjnë me fitimin prej tyre të pasaportave, madje u kërkohet të rrëfejnë edhe se ku do të shkojnë. Shoqatat e emigrantëve në Londër, përballë një situate të tillë, pohojnë se janë duke parë mundësinë e protestës përpara ambasadës shqiptare në Londër, nëse abuzimet me emigrantët nuk do të ndalen nga shteti shqiptar. "Ankesat e emigrantëve tanë që shkojnë me pushime nga Anglia në Shqipëri sa vijnë e shtohen. Ata po trajtohen në mënyrë aspak të denjë kur u kontrollohen pasaportat. Madje ka pasur raste kur kontrollorët e pasaportave në pikat aeroportuale u kanë thënë emigrantëve duke u bërë presion se do t‘ia sekuestrojnë pasaportën me pretekstin se e kanë fituar me mashtrim", deklaroi, Lutfi Vata, drejtor i shoqatës "Ardhmëria" në Londër.
    Sipas gazetarit të gazetës "Shqip" në Durrës, Vali Qyrfyqi, dy ditë më parë, në Portin e Durrësit, shqiptari me nënshtetësi britanike Astrit Shëngjergji u arrestua nga strukturat antikorrupsion të policisë së këtij qyteti. Motivi i arrestimit sipas policisë ka qenë hetimi i gjenialiteteve të pasaportës britanike.

    Reagimi

    Shoqatat e emigrantëve në Londër thonë se janë dakord që duhet të bëhet pa diskutim zbatimi i ligjit në pikat e kontrollit të kufirit të shtetit shqiptar, në arrestimin e personave që janë të kërkuar dhe mund të jenë pajisur me pasaporta britanike. Por sipas tyre, emigrantët e ndershëm nuk duhen të futen në një thes duke u bërë presion psikologjik, madje t‘u merren pasaportat. Në ato raste kur policia dyshon se ka të bëjë me individë që kërkohen prej drejtësisë, duhet të veprojë.
    Ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i "Klubit Londinez të Lëvizjes Mjaft" ("London Mjaft Club"). Alban Bytyçi, aktivist i saj, shprehet se policia duhet të zbatojë padyshim ligjin në ato raste kur ja vlen për t‘u hetuar dhe jo të nisë një fushatë vënieje "gjobash" për shqiptarët e thjeshtë që shkojnë me pushime.
    "Është e arsyeshme që policia shqiptare të hetojë rastet e falsifikimeve apo aktiviteteve që bien ndesh me ligjet shqiptare apo ato ndërkombëtare ku Shqipëria aderon. Ndërkohë besojmë që trysnia e tipit ‘fshesë‘ që ushtrohet mbi të gjithë mërgimtarët shqiptarë si të ishin në vendin fqinj në Jugun e Shqipërisë, është një praktikë që ne si ‘London Mjaft Club‘ në diasporë mendojmë që do të armiqësojë emigrantët me institucionet e vendit amë. Si rrjedhojë, kjo do të ndikojë negativisht në rolin ekonomik që diaspora luan me dërgesat e parave në vend. U bëjmë thirrje organeve përkatëse të rishikojnë dhe të ndërpresin praktikën e deritanishme që shumë mërgimtarë e kanë përshkruar si arrogancë institucionale ndaj tyre".

    Një vit më parë

    I njëjti problem me keqtrajtimin e emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Anglia është vënë re edhe vitin e shkuar. Pas një interesimi nga "Top Media" për këtë problem, vetë ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, premtoi se strukturat e kontrollit të pasaportave në pikat kufitare do të sillen në mënyrë korrekte me shqiptarët që vijnë nga Anglia. Duket se vartësit e zotit Nishani e kanë harruar këtë pohim të shefit të tyre një vit më parë dhe me sa duket kanë nevojë që t‘u përsëritet se ata janë atje të kontrollojnë pasaportat dhe jo t‘i marrin në pyetje emigrantët njësoj sikur ata të kenë bërë ndonjë krim.

    Protesta

    "Shqip" ka mësuar se në ditët në vazhdim pritet zhvillimi i një takimi me pjesëmarrjen e të gjitha shoqatave shqiptare në Angli për të diskutuar rreth këtij problem. Organizatorët e takimit pohojnë se gjatë tij do të diskutohen hapat e mëtejshëm. Fillimisht nga ky takim do t‘i dërgohet një letër proteste Presidentit Bamir Topi dhe Kryeministrit Sali Berisha për t‘i dhënë fund të tilla bezdisjeve që po ndeshin emigrantët që vijnë nga Anglia. Gjatë takimit do të diskutohet edhe rreth një proteste të mundshme përpara ambasadës shqiptare në Londër, nëse autoritetet e larta shtetërore nuk do të marrim masat e duhura për t‘i thënë stop këtij presioni policor në pikat e kontrollit të pasaportave.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    eshte e vertete qe te gjithe emigrantet ankohen per stresin qe krijohet ne rinas

    kontrolli nuk behet si ne te gjitha pikat kufitare nderkombetare

    me keq ndjehesh ne vendin tend se ne cdo vend tjeter dhe ka shume emigrante
    qe ngurrojne te vijne ne vendlindje vetem per kete aresye

    fatkeqesi, duhet bere dicka per te ndryshuar kjo gjendje
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  3. #3
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    po teper e vertet kjo ,cdo here e me shume ne rinas ndihemi te diskriminuar .
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  4. #4
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    mire ua bejne qe i kontrollojne biles nuk i kontrollojne shume do thoja une !!! ku keni pare ju me lirshem se sa ne aeroportin shqiptar te levizet !!! ne mire qe nuk na ka vene ne shenjester al kaeda se do kishte bere namin aq rregulla te buta ka ne aeroportin e rinasit !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  5. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    jo vetem emigranteve qe vijne nga anglia?

    emigrantet konsiderohen si burim rushfeti i majme nga keta te korruptuar deri ne palce.

    ps.shembull,pikerisht me kte lap top qe po shkruaj,kam hequr te zezat e ullirit ne shqiperi,sigurisht kisha dokumentin ku e kam blere,por ai hafija i policise the se e kisha vjedhur meqenese dokumenti ishte ne italisht dhe ai nuk kuptonte gjuhen.

    sinqerisht,nuk e urreva,vetem me erdhi peshtire qe ne bote egzistojne keta lloj njerezish.


    nuk duam fare qe shteti jone te interesohet per ne ne perendim,ne çajme vete,duam vetem te mos na çajne t,rapin,kur shkojme ne Shqiperi,kaq e beni dot?!,ne emigrantet sjellim miliarda € ne shqiperi,pa ne shqiperia nuk mbijeton dot.

  6. #6
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Une nuk jam ndeshur ndonjehere me probleme te tilla ne aeroport, dhe shpresoj te mos kem kesaj radhe kur te shkoj. Nje procedure e forte kontrolli ne aeroport eshte e arsyeshme, por jo te kalohen kufijte me gjera irrituese siq e kan zakon autoritetet Shqiptare, dhe eshte per te ardhur turp ! . Nje vit me pare me arrestuan per nje fotografi ne mes te Tiranes (ne afersi te ambasadave)
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  7. #7
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar më parë nga BvizioN Lexo Postimin
    Une nuk jam ndeshur ndonjehere me probleme te tilla ne aeroport, dhe shpresoj te mos kem kesaj radhe kur te shkoj. Nje procedure e forte kontrolli ne aeroport eshte e arsyeshme, por jo te kalohen kufijte me gjera irrituese siq e kan zakon autoritetet Shqiptare, dhe eshte per te ardhur turp ! . Nje vit me pare me arrestuan per nje fotografi ne mes te Tiranes (ne afersi te ambasadave)
    opo te izolon per arsye koti ne dhom me vete e pastaj vjen pa pike edukate thote mos ke qen ne kete pub ti dije ne darke?ke kush qendrove ne tirone,pse erdhe? pse qendrove kaq gjate ketu?ose pyetja me idjote kur ishe heren e fundit kure ne dore ka pasaporten dhe shef daten ne vule ,,,,,, e ne fund fare thote ik ik se kot te ndaloi ai thjeshte dyshonte ne fotografin tende ,,,,,pra thone aq gjera pa pike kuptimi mes tyre sa te bejn te mendosh ,a jane te sakte mendeerisht keta persona ? ne rinas jane punesuar njerez debila kyekeput,,,,,,,,,,
    njer pyeten vellain tim ca e kishe ate gruan (per mamin) mami tha vellai , ok ndalo ketu ti i thane ,vajten ke mami dhe i than ce ke ate cunin ke sporteli,po djal mo e kam tha mami ca jane keto pyetje kur ai ka nje pasaport ne dore ,,,
    jane nje staf pa pike kualifikimi per te qen oficera aeroporti,,, cdo ere e me shume pa na iken deshira per te vizituar shqiperin nga keto menyra diskriminuse qe po perdorin ndaj nesh ne aeroport.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bebushja : 20-06-2008 më 14:53
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  8. #8
    A ndodh kjo vetem me ata qe kane pashaporte angleze apo me te gjithe shqiptaret qe vijne nga jashte? Per veten time nuk flas dot se kam 9 vjet pa ardhur qe kur ika por kushurinjte e mi qe jane me pashaporte amerikane dhe vijne shpesh thone qe asnjehere nuk i bezdisin per pune dokumentash, e vetmja here eshte kur ata kane mbush ndonje valixhe me shishe me raki dhe atehere thone te bejne naze qe t'ju japesh ndonje leke. Cne paskan kaq inate vetem me shqiptaro-anglezet ata?!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Sa per dijeni , nuk eshte se ndalojne te gjithe emigrantet nga Anglia por duke qene se ne Angli ndodhen dhe nje pjese e madhe e personave te kerkuar nga policia shqiptare at'here jane te detyruar te ushtrojne nje kontroll me rigoroz ndaj ketyre te fundit. Ka raste qe nga kontrolli i ushtruar ne sistem dalin dhe ngjashmeri ne emra ose mbiemra me persona qe kerkohen dhe behet verifikimi per te qene te sigurt . Nuk e keni idene se sa shqiptare ka me emra e mbiemra te njejta . Nqs ka raste kur me ju eshte abuzuar ose ju eshte kerkuar ryshfet mund ti drejtoheni dhe SHKB-se (Sherbimi Kotrollit te Brendshem) .
    http://www.moi.gov.al/english/index....=62&Itemid=168

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    o kleos para 2 vjetsh isha ne shqiperi me gruan dhe femijet me lane tre ore ne rradhe edhe pse ne cdo shtet te botes do lejonin nje fmije 5 muajsh te kishte me perparsi por si duket donet lek kur vajta te sporteli me tha qe femija nuk eshte i imi dhe se pse kishim dy pasaporta si angleze si dhe amerikane kur asnje nga keto shtete se ndalon dy nenshtetsin madje dhe pse e kisha hequr nenshtetesin shqiptare e ku di une ca pyetje koti ne fund me kerkoi nje kafe e raportova dhe madje thirra dhe ambasaden kur vajta sivjet nga janari e pashe qe per probleme se kerkojne leke dhe me e forta kesaj here ishte femer kontrolli beshty ne nje leter dhe po mundohej qe ta ferkonte ne pashaporte per te pare a i dilte boja se kisha ca viza ne pashaporten angleze madje kur vizat nuk ishin per ne shqiperi fare por per nje shtet tjeter u ankova se po ma sillte ne maje te hundes kur me vjen shefi a kud i une qa e thirrnin qe ishte ai i para dy vjeteve dhe me tha ti ske qejf te pagush dhe sa here te jete ai aty do kem probleme dhe madje se tropojanet sharrojne lehte me tha dhe une i thashe se neshtetesin shqiptare e kam hequr pikirisht nga kafshe si puna e tij qe shesin lopen e behen police. Une ne angli punoje ne Hommoffice qe eshte zyre e migracionit dhe ministria e brendshme nuk i pals njeriu se qa bejne ata idiotet ne shqiperi madje as se qa shkruan nje gazetare apo polic shqiptare por qeveria shqiptre duhet te kete kujdes se do krijoje incident diplomatic pasi keta njerez qe ndalojne jane neshtetas te nje vendi tjetr si dhe po acarojne nje nder komunitetet shqiptare me te forte ekonomikisht jashte pasi secili nga 259780 shqiptaret qe ndodhen ne angli qon nje shume prej 40 ose 50 mije dollaresh ne shqiperi per cdo vit dhe kjo vjen nga studimet e bera nga instuticionet angleze.

    per ata qe i kerkon ligji ka instuticione anglia qoje listen e tyre me emra fotografi e shenja gishtash dhe per 24 ore i ke ne rinas sa per ato qe kane neshtetsi angleze dhe sikur te kene shkelur ligjin do nje periudhe te madhe gjygjesore e kohore qe te ndalohen nga shqiperia dhe ka nje kosto te madhe ekonomike pasi ka shume raste qe gjykatat angleze nuki njohin vendimet e shume shteteve dhe kostoja ekonomike do i shkonte shqiperis pasi ne angli ke te ashtequajtur kriminele lufte por ky shtet i ka dhene neshtetsin dhe i mbron se tashme i ka neshtetas e jo ata qe kane shkelur ligjin ne shqiperi kur ne kete vend nuk ekziston ligji ku te ndale polici e te ve gjob pa asnje arsye me plotesu normen si kohe te enverit sa per ankesat te ministri nishani eshte po ky qe e ka kthyer mininstrin ne qiflig te tij duke marre ryshfete dhe per emrime qa thua ti ne te ankohemi ata ti ngrejne ne detyre si hajdut shembullore.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge
    Nga daniel00 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 03:41
  3. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  4. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •