Si u islamizua Vlora nga osmanėt
E henė, 18 Tetor 2010 10:03
Nga:Prof.Dr.FERIT DUKA
Vlora ėshtė njė prej qyteteve shqiptare, roli...
...dhe rėndėsia e tė cilave, gjatė kohės sė sundimit osman, kanė qenė tė spikatura. Kjo qendėr e rėndėsishme urbane ka qenė ndėr tė parat qė u pėrfshi brenda rrezes sė sundimit osman. Nė vitin 1417, bashkė me Kaninėn, Vlora iu dorėzua osmanllinjve nga ana e sundimtares lokale, Rugina Balsha.
Ndonėse nga tė parat qytete qė u futėn nėn sundimin osman, ende sot e kėsaj dite, burimet historike tė hershme me prejardhje osmane ku tė jetė pasqyruar qyteti i Vlorės, pothuajse mungojnė fare. Regjistrimet osmane pėr sanxhakun e Vlorės qė kanė mbėrritur deri nė ditėt tona i pėrkasin fundit tė shek. XV (kohės sė sulltan Bajazitit II) si dhe shek. XVI. Ėshtė fjala pėr defterė pėrmbledhės (mücmel, icmāl) dhe tė hollėsishėm (mufassal) qė pėrmbajnė tė dhėna tė ēmuara pėr qytetin dhe pėr krejt sanxhakun me tė njėjtin emėr.
Falė pozitės gjeografike si dhe vendit tė privilegjuar qė zinte nė planet politike dhe ushtarake tė shtetit osman, Vlora nė shek. XVI renditet ndėr qytetet qė shfaqin njė zhvillim tė shpejtė ekonomik e shoqėror. Dinamika e kėtij zhvillimi duket, pikėsėpari, nė tiparet origjinale tė evolucionit demografik tė qytetit. Tė dhėnat e defterit tė hollėsishėm tė regjistrimit tė vitit l520 flasin pėr njė rritje befasuese tė numrit tė popullsisė qytetare. Nga 762 shtėpi qė numėronte qyteti nė vitin 1506, nė vitin 1520 regjistron 1367 shtėpi.
Duket qartė se njė rol tė veēantė nė rritjen demografike tė qytetit ka luajtur, krahas vėrshimit drejt tij tė popullsisė sė fshatrave tė rrethinės, edhe ardhja nga Perėndimi e njė numri tė madh azilantėsh hebrenj. Pėrsa i pėrket faktorit tė parė, d.m.th. zhvendosjes drejt qytetit tė popullsisė rurale, duhet theksuar se ai vihet re si dukuri shumė mė herėt se disa qytete tė tjera siē janė Berati dhe Elbasani, nė tė cilat ngulimi masiv i banorėve me origjinė nga rrethina fshatare, dokumentohet vetėm nė dhjetėvjeēarėt e gjysmės sė dytė tė shek. XVI. Kjo tregon mė sė miri se qyteti i Vlorės kishte hyrė mė herėt nė rrugėn e zhvillimit tė shpejtė shoqėror-ekonomik se sa qytetet e tjera tė lartpėrmendura. Nė mesin e popullsisė sė ardhur nga rrethinat e qytetit, njė vend tė dukshėm zėnė banorėt e zhvendosur nga Kanina, njė nga qendrat urbane dhe ushtarake tė njohura tė mesjetės, roli dhe rėndėsia e sė cilės nė kėtė kohė po vinte duke u zbehur pėr llogari tė Vlorės. Ndėrsa pjesa tjetėr e popullsisė fshatare tė vendosur nė qytet, ishte nga fshatrat Palasė, Nartė, Drashovicė, etj.
Njė pjesė e mirė e popullsisė vlonjate pėrbėhej nga hebrenjtė (531 shtėpi), gjė qė tregon se qyteti i Vlorės u bė nė kėtė kohė edhe njė nga pikat mė tė rėndėsishme tė pėrqendrimit tė refugjatėve hebrenj tė dėbuar nga Spanja, Portugalia dhe vende tė tjera tė Perėndimit dhe tė pranuar nga sulltanėt osmanė pėr t`u vendosur nė territoret e perandorisė. Shtimi i shpejtė i valėve tė eksodit hebraik drejt Lindjes pasqyrohet qartė nė ndryshimin e shpejtė tė numrit tė banorėve hebrenj tė regjistruar nė qytetin e Vlorės. Nga 97 shtėpi hebrenjsh nė vitin 1506, mė 1520 regjistrohen 531 shtėpi ose 39 pėr qind e numrit tė pėrgjithshėm tė shtėpive tė qytetit. Vlerėsuar nga pėrqindja e popullsisė hebreje, Vlora nė kėtė kohė linte prapa qendra tė rėndėsishme tė Perandorisė Osmane tė banuara nga hebrenj, siē ishin vetė kryeqyteti i Perandorisė, Stambolli, qytete tė tilla tė rėndėsishme si Manastiri, Shkupi, Tėrhalla, Serezi, Edirneja, Bursa, etj., duke u vendosur menjėherė pas kryeqendrės hebreje tė Ballkanit, Selanikut. Kolonia hebraike e Vlorės sė gjysmės sė parė tė shek.XVI paraqitej nė formėn e njė mozaiku bashkėsish tė ndryshme nga njėra-tjetra nė pikėpamje social-kulturore, gjė e cila reflektonte nė njė farė mėnyre gjeografinė e shpėrnguljeve tė hebrenjve iberikė dhe italikė
Po tė ndiqet me kujdes gjendja demografike e qytetit nė rrjedhėn e shek. XVI, vihet re se aty nga fundi i shekullit, numri i pėrgjithshėm i popullsisė qytetare ka pėsuar rėnie. Nė defterin e hollėsishėm tė regjistrimit tė sanxhakut tė Vlorės tė vitit 1583 janė regjistruar gjithsej 962 kryefamiljarė (pėrfshij kėtu edhe beqarėt) tė cilėt po tė konvertohen nė shtėpi, mund tė shkojnė gjithsej nė rreth 800 shtėpi.
Rėnia e numrit tė popullsisė qytetare lidhet me njė varg arsyesh. Kėtu mund tė pėrmenden epidemitė (nė vitin 1557 Vlora u prek nga murtaja), largimet periodike tė popullsisė hebreje, ngjarjet e stuhishme qė shkaktuan konfliktet ushtarake periodike tė shtetit osman me vendet perėndimore (qyteti i Vlorės pėr shkak tė rolit dhe pozitės sė tij strategjike vuante shumė nga rrjedhojat e kėtyre ngjarjeve etj.), si dhe zbehja graduale e rėndėsisė si qendėr administrative e njėrit prej sanxhakėve mė tė rėndėsishėm tė krijuar nga shteti osman nė tokat shqiptare. Aty rreth mesit tė shek. XVI, nga sanxhaku i Vlorės u shkėputėn njė pjesė e rėndėsishme e krahinave jugore tė tij, tė cilat formuan sanxhakun e ri tė Delvinės.
Mė tej, pėr mungesė burimesh tė drejtpėrdrejta, ėshtė vėshtirė tė flitet nė mėnyrė tė detajuar pėr panoramėn demografike tė qytetit tė Vlorės gjatė shek. XVII. Njė nga burimet kryesore tė kėsaj kohe, udhėpėrshkrimi i Evlia Ēelebiut, megjithė tė dhėnat e vlefshme pėr qytetin, pėr aspektin demografik nuk jep ndonjė tė dhėnė tė rėndėsishme. Nė se do t`i referohemi njė dokumenti tjetėr tė fundit tė kėtij shekulli, njė defteri tė regjistrimit tė popullsisė tė pėrpiluar nė vitin 1695 pėr disa krahina tė jugut tė Shqipėrisė, kėtu shėnohet njė qendėr urbane me njė emėr tė padėgjuar deri mė tani "Gjoniqestra" ose "Gjyliqestra" ose "Gjoliqestra". Nė njė punim tonin tė mėparshėm, nė mėnyrė krejt hipotetike, ne e kemi identifikuar kėtė vendbanim me Vlorėn. Nėse ėshtė me tė vėrtetė fjala pėr Vlorėn, gjė qė mbetet tė sqarohet me kėrkime tė mėtejshme, atėherė duhet tė pohojmė se tkurrja demografike e qytetit, e vėrejtur nė fund tė shek. XVI, ka shkuar mė tej, duke u reflektuar si nė pakėsimin e banorėve vendas, ashtu edhe tė atyre hebrenj (numri i kėtyre tė fundit vėrtitet rreth 50-60 shtėpi).
Qyteti i Vlorės paraqet njė tipar specifik mjaft tė rėndėsishėm kur ėshtė fjala pėr pėrkatėsinė fetare tė popullsisė qytetare. Ndryshe nga shumė qytete tė tjera shqiptare, popullsia e tė cilave, pas vendosjes sė sundimit osman nė njė pjesė tė madhe tė saj, iu nėnshtrua procesit tė islamizimit, Vlora, tė paktėn deri nė vitin 1583, ka ruajtur homogjenitetin e krishterė tė popullsisė vendase (kėtu nuk flitet pėr parinė e islamizuar apo banorėt hebrenj)
Madje, ajo ndryshon nė kėtė pikėpamje edhe po tė krahasohet me qytetet e tjera tė tė njėjtit sanxhak si Beratin, Delvinėn, Gjirokastrėn, etj., tė cilat nė fund tė shek. XVI regjistrojnė pėrqindje jo tė vogla tė popullsisė sė islamizuar.
Megjithatė, ne mendojmė se panorama fetare e qytetit mė pas ka ndryshuar nė tė mirė tė pėrhapjes sė islamit, gjė qė kuptohet nga njoftimet e udhėpėrshkruesit osman Evlija Ēelebiu, i cili flet pėr ekzistencėn, nė vitet '70 tė shek. XVII, e mėhallėve me emra myslimanė (pėrmenden mėhallėt e xhamisė sė Hynqarit, e Tabakėve, e Hysen Agait, e Mahqemesė, etj.). Gjithashtu, Ēelebiu na bėn tė ditur praninė nė qytetin e Vlorės tė shumė objekteve tė kultit islam, midis tė cilėve pėrmend xhaminė e sulltan Sulejmanit, si njė monument qė binte nė sy me kubenė e saj prej guri tė mbuluar me plumb dhe me njė minare tė shembur. Veē kėsaj, i njėjti burim pėrmend edhe xhaminė e Mumxhuzadesė, tė mbuluar me tjegulla dhe me minare me gurė tė gdhendur, xhaminė e Hysen Agait me tė njėjtat karakteristika, tri medrese, tri teqe, etj. Midis kėtyre tė fundit pėrmenden teqja xhelvetiane e Jakup Efendiut, me qindra dervishė, si dhe teqja bektashiane e Baba Sulltanit, e quajtur ndryshe Kuzgun Baba (brenda nė ullishtė, sot: Kuz Baba - F.D.) Prania e bektashizmit nė mesin e besimtarėve myslimanė tė Vlorės nė kėtė kohė ishte njė fakt i pamohueshėm, njė tipar themelor i pamjes fetare tė qytetit, pėrderisa E. Ēelebiu, kur fliste pėr mungesėn e ujit tė pijshėm nė qytet, shprehte dėshirėn qė me pak shpenzime, njė bamirės tė mund tė kėnaqte shpirtrat e "dėshmorėve tė Qerbelasė" (ėshtė fjala pėr banorėt myslimanė tė urdhrit bektashian - F.D.), d.m.th. tė zgjidhte problemin e ujit pėr qytetin.
panorama.
Krijoni Kontakt