Pėrgėnjeshtrim
Lexova, i habitur, shkrimin e z. Kristo Frashėri, botuar nė Gazeta Shqiptare tė dt. 15.10.2010. Lidhur me gjithēka qė shkruani pėr vizitėn time nė Pejė tė Kosovės, jam i detyruar tė shprehem si mė poshtė:
Nuk kam dhėnė asnjė intervistė pėr ndonjė gazetė tė shtypit serb dhe nuk kam mbajtur asnjė fjalim gjatė qėndrimit tim nė Kosovė.
Pa zbritur nga autobusi dhe pa filluar ceremonia e Fronėzimit tė Patrikut Irine, njė klerik i lartė serb mė pyeti: Si e ndieni veten tuaj nė kėto momente? Iu pėrgjigja me ēiltėrsi: Jam i gėzuar qė ndodhem kėtu nė njė situatė paqeje pas gjithė atyre dhimbjeve qė iu shkaktuan njerėzve tė pafajshėm nė vitin 1999. Jam i kėnaqur qė sapo mbėrrita nė kėtė vend tė shenjtė tė Patriarkanės suaj tė Hirshme.
Ēuditem sesi togfjalėshi Vend i Shenjtė, qė ėshtė sinonim i Tokės sė Shenjtė, ku ndodhet Jerusalemi,ėshtė keqinterpretuar nga shtypi sikur unė tė kem thėnė se Peja ėshtė Jerusalemi i Serbisė, gjė qė unė nuk e kam thėnė dhe e hedh poshtė kategorikisht.
Gjej rastin tė deklaroj se me bujari dhe dhimbsuri, si njeri i Perėndisė, u kam qėndruar afėr refugjatėve kosovarė nė kampet e rrethit tė Beratit, nė Moravė dhe nė Kuēovė, duke u ofruar ndihma nė ushqime, nė veshmbathje dhe duke i vizituar nė spitalin tonė rajonal.
Para se tė vija nė Shqipėri, nė vitet 90tė, e nė vazhdim refugjatėt Shqiptarė nė Greqi i kam konsideruar si bijtė e mi dhe i kam ndihmuar, duke i strehuar e punėsuar dhe prandaj ata mė kanė quajtur dhe mė quajnė baba.
Gjithmonė kam punuar me pėrkushtim pėr tė mbjellė midis njerėzve dashuri, respekt, mirėkuptim, bashkėpunim dhe harmoni vėllazėrore.
Misioni im ėshtė tė mbizotėrojė dashuria dhe paqja nė Shqipėri dhe kudo.
Me urimet dhe konsideratat mė tė larta
Mitropoliti i Beratit, Vlorės, Kaninės dhe gjithė Myzeqesė.
Krijoni Kontakt